| Mjeksia-Grup
| Histori e Letërsisë Shqiptare | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:47 pm | |
| 11.6 Dramaturgjia në Shqipëri nga viti 1944 deri më sot
Me veprat e Etëhem Haxhiademit (1902-1965), dramaturgjia shqiptare kishte bërë një-farë përparimi në mes të viteve tridhjetë. Për herë të parë qenë krijuar pjesë teatrale që i kapërcenin farsat komike apo tragjeditë sentimentale me temë kombëtare të viteve të mëparshme. Ndërsa drama si gjini e letërsisë shqiptare ende nuk qe pjekur plotësisht, themelet tashmë ishin hedhur. Por, në fund të viteve dyzet, shumica e dramaturgëve të periudhës së paraluftës ose ishin ekzekutuar, si Ndre Zadeja (1891-1945), ose u gjendën në burg, si Etëhem Haxhiademi, Kristo Floqi (1873-1951), Ndoc Nikaj (1864-1951), dhe Vinçenc Prenushi (1885-1949). Kjo valë e paparë përndjekjesh kundër intelektualëve shqiptarë natyrisht që i ligshtonte dhe ua priste duart të gjithë shkrimtarëve të shpëtuar ose dramaturgëve të ardhshëm të brezit të ri. Trazirat politike në vitet e para të pasluftës dhe manovrimi, ngritja dhe rënia e udhëheqësve dhe grupeve të ndryshme politike brenda partisë komuniste e forconin më tej këtë ndjenjë pasigurie, duke paralizuar praktikisht të gjitha forcat krijuese të vendit. Në çastin kur ia doli të forcojë pozitën e vet e të vendosë një farë qëndrueshmërie politike, me dashje apo pa dashje, Enver Hoxha kishte krijuar një zbraztësi letrare në Shqipëri, e cila zgjati deri në fillim të viteve gjashtëdhjetë. Prandaj dramaturgjia shqiptare do të ecte e zhvillohej shumë ngadalë në periudhën e pasluftës me gjithë dobinë e dukshme që ka si mjet edukimi, propagande e ndikimi politik.
Megjithatë, tamam në vitet e pasluftës u ngritën për herë të parë teatro dhe ansamble artistike të financuara nga shteti në pjesën më të madhe të qyteteve kryesore. Institucionalizimi i teatrit shqiptar eci krahas eliminimit të qëllimshëm të grupeve amatore të së kaluarës, të cilat kishin më shumë gjasa t'i shmangeshin kontrollit të partisë e të shtetit. Me vitet 1960 teatri amator i pakontrolluar nga shteti ishte zhdukur plotësisht, çka përbën një nga humbjet më të mëdha kulturore të kohës. Është thënë se teatri profesionist i pasluftës i realizmit socialist burimet i kishte në grupet teatrore amatore të lëvizjes partizane në Shqipëri nga 1942 deri më 1944, por është e qartë se rrënjët i ka më herët, dhe pikërisht në ansamblet e viteve njëzet e tridhjetë. Grupet amatore të lëvizjes partizane, që udhëtonin nga një zonë në tjetrën në vitet e fundit të luftës, jo vetëm argëtonin partizanët, por edhe bënin punë edukative me fshatarët për idealet dhe domosdoshmërinë e revolucionit komunist në vend. Ishte ky një teatër politik, ku gërshetohej debati e polemika, heroizmi, nacionalizmi, sentimentalizmi dhe satira. Ndër autorët e parë të teatrit partizan e socialist qenë Zihni Sako (1912-1981), Gjikë Kuqali (1921-1944), dhe Besim Levonja (1922-1968) nga Elbasani. Levonja është veçanërisht i njohur për komedinë me tri akte Prefekti, Tiranë 1948.
Pas marrjes së pushtetit nga komunistët në nëntor 1944, dramaturgjia shqiptare, sikundër proza e poezia, u reformua në pajtim me doktrinën e realizmit socialist e të zhdanovizmit. Si pasojë, në vitet pesëdhjetë ajo ra thellësisht nën ndikimin e modeleve sovjetike, dhe konkretisht të veprave të dramaturgut rus Konstantin A. Trenjov (1876-1945), Boris A. Lavrenjov (1894-1959), Nikollaj F. Pogodin (1900-1962), dhe Boris L. Gorbatov (1908-1954). Ndërkohë që një valë e druajtur e traditave të mëdha teatrore të Konstantin Stanislavskit (1863-1938) të Teatrit të Moskës dhe Ervin Piskatorit (Erwin Piscator, 1893-1933) të Berlinit mund t'i ketë njomur brigjet e Adriatikut jugor, ato që vërshuan tani në Shqipërinë staliniste, në përgjithësi qenë elementet e dobëta të teatrit evropiano-lindor. Ai shfrim sentimentalizmi, që kishte karakterizuar një pjesë të mirë të teatrit të paraluftës, tani kishte rënë, por nga stili deklamativ dhe përdorimi me dorë të rëndë i propagandës politike shumë pjesë të viteve pesëdhjetë e gjashtëdhjetë qenë ende fare të padurueshme.
Hapin e parë në dramaturgjinë e realizmit socialist e bëri Kolë Jakova (l. 1916), bir i një argjendari nga Shkodra, me dramën heroike Halili dhe Hajrija, Tiranë 1950. Kjo dramë, edhe e përkthyer në rusisht (Moskë 1958), pasqyron luftën e fisit të Kelmendit të Shqipërisë veriore, me kryetar Halil Garrinë, figurë kjo e folklorit shqiptar, kundër Sulejman Pashës së Shkodrës në shekullin e gjashtëmbëdhjetë. Motra e Halilit, Hajrija, është e martuar dhe jeton e lumtur me Selim Agën, shqiptar ambicioz në shërbim të turqve. Selim Aga e fton Halilin me trimat e tij për darkë, që pastaj t'i presë në besë e t'i kapë rob. Halilin e madh, kësisoj, e zënë dhe e dënojnë me vdekje. Kur e kupton se i shoqi e ka turpëruar, Hajrija merr hak dhe e vret atë ditë që ai do të festonte marrjen e titullit të beut. Hajrija pastaj merr malet dhe bashkohet me luftëtarët e tjerë. Teknikat dramaturgjike të kësaj vepre të parë zyrtare të teatrit shqiptar të pasluftës janë të diskutueshme, ndonëse dobësitë kompozicionale i kompenson deri diku ndjenja e thellë atdhetare dhe heroizmi prekës i protagonistit të dramës para vdekjes. Me nivel më të lartë artistik e më e pëlqyer është drama në katër akte e Jakovës Toka jonë, Tiranë 1955, e cila gjendet edhe në përkthimin gjermanisht (Halle/Saale 1961) dhe spanjisht (Tiranë 1978). Lokja, nënë dyzetetrevjeçare e dy djemve, detyrohet të ikë nga fshati buzë lumit Mat, kur fshatari i pasur, Tuç Maku, i njollos emrin duke përhapur fjalë të këqia me qëllim që t'i marrë tokën. Kthimi në shtëpi dhe lufta për të rifituar të drejtat në një mjedis armiqësor bëhen të mundur vetëm me fillimin e reformës agrare në vjeshtë 1946.
Një dramaturg i njohur, poet satirik dhe humorist në vitet gjashtëdhjetë ka qenë Spiro Çomora (1918-1973) nga Vunoi në bregdetin himariot, i përmendur për komedinë me tri akte Karnavalet e Korçës, Tiranë 1961, përkthyer greqisht (Athinë 1980), dhe Dy me zero, Tiranë 1969. Në të parën veprimi shtjellohet në Korçë në vitin 1936 rreth përpjekjeve të parreshtura të një tregtari të pasur, por koprac, Nikollaq Jorganxhiut, për të martuar të bijën Afroviti me sa më pak pajë e shpenzime. Komedia zhvillohet në sfondin e kontradiktave të thella sociale dhe të varësisë gjithnjë e më të madhe të Mbretërisë së Shqipërisë nga Italia fashiste.
Sulejman Pitarka(l.1924) nga Dibra e nisi karrierën e dramaturgut me dramën Familja e peshkatarit, Tiranë 1955, edhe e përkthyer rusisht (Moskë 1956), anglisht (Tiranë 1980), dhe italisht (Tiranë 1980). Në këtë dramë pak emocionante, me gjithë lëvdatat zyrtare, kemi djaloshin Petrit, djalë i peshkatarit Jonuz Bruga, që rrezikon jetën për të shpëtuar shokun e plagosur e të fshehur për të mos rënë në duar të fashistëve italianë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me një teknikë dramaturgjike pakëz më të ndryshme është tragjedia klasike e Pitarkës Trimi i mirë me shokë shumë, Tiranë 1958, e cila vë në qendër, si shumë e shumë drama të tjera shqiptare, heroin kombëtar Skënderbeun dhe luftën e tij kundër turqve.
Ndër dramaturgët e tjerë të këtyre viteve të para janë Ndrekë Luca (1927-1993), drama historike me pesë akte e të cilit Shtatë shaljanët, Tiranë 1958, ka në qendër luftën për autonomi të fiseve malësore të Shqipërisë së veriut në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë; Andrea Skanjeti (1906-1992), që në fillim u shqua e më pas u përndoq për pjesën e tij me tri akte Nora, heroina e bjeshkëve, Tiranë 1961, me ngjarje të viteve 1632-1639; dhe Jonuz Dini (1925-1982) nga Shkodra. Goditja e dytë që pësoi teatri shqiptar pas zhdukjes së grupeve amatore qe ndalimi i të gjithë repertorit të huaj. Publiku shqiptar nuk kishte pasur kurrë mundësi për të parë teatër bashkëkohës evropian, ndonëse një numër veprash klasike qenë përkthyer shqip dhe vënë në skenë. Molieri, Shekspiri dhe Shileri, për shembull, kishin pasur sukses në qarqet e shkolluara. Por edhe këta klasikë e pësuan nga entuziazmi politik i revolucionit kulturor (1965-1969) si dhe në vitet pas spastrimit të liberalëve (1973), kur praktikisht gjithë kultura perëndimore konsiderohej borgjeze e dekadente. Drama revolucionare à la chinoise do të zotëronte skenat shqiptare dhe televizionin për disa vjet me radhë.
Dramaturgu që pasqyron më mirë prirjet e periudhës është Loni Papa (l. 1932). Drama e tij e njohur me dy akte Cuca e maleve, Tiranë 1967, pasqyron luftën e një vajze për barazi në fiset malësore feudale të Shqipërisë së veriut më 1949. Kjo luftë u bë më e frytshme sidomos në fund të viteve shtatëdhjetë, në kulm të fushatës për emancipimin e gruas në Shqipëri. Cuca e maleve, edhe në përkthim frëngjisht (Tiranë 1978), është ndoshta refleksi shqiptar më i dukshëm i teatrit revolucionar kinez dhe operës së kohës së Mao Ce Dunit (1893-1976) dhe, sikundër shumë vepra të ngjashme kineze, u bë edhe operë e balet.
Dramaturgu Fadil Paçrami ka lindur në Shkodër më 25 maj 1922 dhe, ndonëse me prejardhje myslimane, u shkollua te françeskanët dhe u dërgua në Bolonjë për të studiuar mjekësi. Më 1942 ndërpreu studimet për t'u bashkuar me lëvizjen partizane në Shqipëri. Pas luftës punoi në organizatën e rinisë komuniste, u bë zëvendësministër i arsimit dhe kulturës nën Sejfulla Malëshovën (1901-1971), si dhe kryeredaktor i gazetës së përditshme Zëri i popullit nga 1948 deri më 1957. Më 1965-1966 qe ministër i kulturës e i arteve dhe nga 1971 deri më 1973 kryetar i Kuvendit Popullor. Prandaj edhe pjesët teatrale të Paçramit në këtë periudhë janë brenda caqeve të realizmit socialist. Deri në vitin 1973 kishte shkruar trembëdhjetë drama, nëntë nga të cilat qenë botuar. Ndër to janë: Çështja e inxhinier Saimirit; E bardha dhe e zeza; Lagja e varfër; Ngjarje në fabrikë; Mbi gërmadha, për shtetëzimin e industrisë; dhe Shtëpia në bulevard, një pjesë prekëse për kriteret e dyfishta të moralit në shoqëri. Në Plenumin e Katërt të Komitetit Qendror më 26-28 qershor 1973, Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja, drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar, u piketuan nga Enver Hoxha në një fushatë kundër ndikimeve të huaja liberale në kulturën shqiptare. I shkarkuar nga të gjitha detyrat, Fadil Paçrami u arrestua më 21 tetor 1975 dhe në fillim u mbajt tetëmbëdhjetë muaj në burgun e Tiranës për të pritur gjyqin, për të hequr pastaj të njëjtat vuajtje si dhe intelektualët e tjerë shqiptarë të mëparshëm kur sundonte vetë Paçrami. Në mars 1977 u shpall fajtor për sabotim në fushën e kulturës, sepse kishte lejuar ndikime të huaja dhe, ashtu si Sokrati, kishte korruptuar rininë, për të mos përmendur akuzat standarde për agjitacion e propagandë. U dënua me njëzet e pesë vjet burg. Pas pesëmbëdhjetë vjetësh e pesë muajsh u lirua më 17 mars 1991. Paçrami nuk ndenji aspak duarkryq në burgun e Burrelit e në Kosovë të Madhe. Ai shkroi atje pesëdhjetë e një drama, ende të pabotuara, mjaft nga të cilat pasqyrojnë luftën e mundimshme të vendit të tij për liri e demokraci.
Fushata e spastrimeve Paçrami dhe Lubonja më 1973 shpuri në mënjanimin e shumë figurave të tjera në prozë e arte figurative, po edhe në dramë. Minush Jero (l. 1932) nga Vlora qe kritikuar më 1969 nga Enver Hoxha për dramën Njolla të murrme, 1968, e cila kishte fituar çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të Teatrit atë vit. Pas saj u përpoq të ndreqë të metat duke shkruar dramën revolucionare Të pamposhtur, 1971, por pa dobi. Bashkë me regjisorin Mihallaq Luarasi të teatrit Çajupi në Korçë, Jero u arrestua më 30 prill 1973, dhe u mbajt në burg deri më 28 dhjetor 1978. Në Plenumin e Katërt të vitit 1973 u dënuan prapë edhe Rrethimi i bardhë i Naum Priftit dhe Drama e një partizani pa emër e Fatos Arapit. Të gjitha pjesët dhe shfaqjet në skenë zunë të verifikoheshin për pastërti ideologjike dhe çdo gjë që shihej si moderniste, liberale ose e huaj hiqej menjëherë.
Regjisori i talentuar Kujtim Spahivogli (1932-1987) u dënua si anarkist e u dërgua në fshat për të punuar si punëtor ndërtimi. Madje edhe skenografë u flakën nëpër kampe pune për shkak të dekoreve të tyre moderniste. Kjo periudhë 'revolucionare', sikundër është përkufizuar dhe interpretuar nga Partia e Punës e Shqipërisë ose, më saktë, nga Enver Hoxha dhe skota e tij, qe një pengesë e madhe për përparimin e teatrit shqiptar në vitet shtatëdhjetë. Megjithatë një farë përparimi u vu re nga viti 1982 e këndej, edhe pse dramaturgjia shqiptare mbetet ende një gjini mjaft e prapambetur. Sot në Shqipëri ka dhjetë teatro profesioniste të qëndrueshme, e përveç tyre janë edhe pesëmbëdhjetë teatro të estradës dhe disa teatro kukullash. Niveli artistik i lojës së aktorit dhe i regjisurës është ngritur mjaft, sidomos në skenat më të mira, si në Teatrin Popullor të Tiranës, Teatrin Migjeni të Shkodrës, dhe Teatrin A. Z. Çajupi të Korçës. Por, duke gjykuar me kritere perëndimore, konstatojmë se deri në fund të diktaturës tematika mbeti jointeresante.
Ruzhdi Pulaha (l. 1942) nga Korça ka qenë ndoshta një nga dramaturgët e sotëm me më shumë sukses. Komedia e tij Zonja nga qyteti, Tiranë 1976, me humorin tipik shqiptar, vë përballë një zonjë nga derë e mirë me realitetin konkret të jetës në fshat. Një komedi tjetër, I harruari, u vu në skenë në Tiranë më 1988 me një farë suksesi. Autorë të tjerë që i kanë kushtuar energjitë e tyre më shumë skenës janë: Xhemal Broja (1918-1986), veprat e të cilit qenë ndaluar; Ibrahim Uruçi (1925-1989), që përmendet për dramën me tri akte Doktor Aleksi, Tiranë 1966, vënë në skenë para se të binte politikisht; Selman Vaqari (l. 1928); Fadil Kraja(l. 1931); Hamza Minarolli (l. 1931); Dritëro Agolli (l. 1931), i njohur si dramaturg me pjesët Mosha e bardhë, Prishtinë 1975, dhe Fytyra e dytë; Naum Prifti (l. 1932) nga Korça, i lëvduar nga autoritetet për dramën në katër akte me temë partizane Mulliri i Kostë Bardhit, Tiranë 1971; Dhimitër Xhuvani (l. 1934); Teodor Laço (l. 1936); Maku Pone (l. 1939); Pëllumb Kulla (l. 1940) nga Zemblaku afër Korçës, tani ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara; Fahri Balliu (l. 1954); dhe Artur Zheji (l. 1961), i cili emigroi në Romë në nëntor 1990.
Gjatë gati gjysëm shekulli të 'pushtetit popullor', dramaturgjia iu nënshtrua pa pushim një kontrolli e censure politike shumë më të madhe se proza e poezia, prandaj dhe në të vërtetë nuk pati mundësi të ecte vetë e të lulëzonte. Nëse një vëllim në prozë në vitet shtatëdhjetë e tetëdhjetë duhet të kalonte në duart e dhjetë a pesëmbëdhjetë 'revizorëve', një pjesë teatrore duhet të lexohej akoma më shumë nga specialistë të tillë, dhe gjithçka, që mund të interpretohej si kritikë apo që dilte e diskutueshme, hiqej. Fryma e jokonformizmit, aq e kudondodhur në teatrin dhe kulturën perëndimore përgjithësisht, as nuk mund të merrej me mend, sikundër nuk mund të përfytyrohej një individ me ide që ta vinin në mendime spektatorin, ose t'i ngjallnin atij zemërim. Për arsye politike dramaturgët shqiptarë heshtën mjaft ose, për të mos ua ngrënë hakun, nuk patën mundësi të shfrytëzonin deri në fund fuqinë e skenës e të vinin spektatorin në mendime me një lëndë të vërtetë dramatike e me ato lloj shfaqjesh skenike bujëmëdha me të cilat është mësuar spektatori i teatrit në Perëndim. Në vend të kësaj, ata mbetën te gërshetimi i pjesëve moralizuese edukative dhe dramave historike plot patos patriotik e ide politike të treguara e të thëna katërcipërisht. Edhe pse niveli i shkëlqyer i regjisurës dhe i lojës së aktorit arrinte deri diku ta kompensonte, pasojë e kësaj ndërhyrjeje politike qe shterpësia absolute e teatrit shqiptar, dhe paaftësia e dramaturgjisë shqiptare edhe sot për të konkurruar, qoftë për nga sasia, qoftë për nga cilësia, me poezinë dhe prozën. Drama bashkëkohore në Shqipëri ende mbetet për t'u krijuar nga hapat e parë të saj, ndërsa jeta e shqiptarëve është plot me drama të mëdha. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:48 pm | |
| 12. LETËRSIA SHQIPTARE NË KOSOVË
12.1 Vendi i shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi
Gjuha shqipe flitet nga dy deri tre milionë banorë në ish-Jugosllavi (krahasuar me tre milionë e gjysmë në vetë Shqipërinë). Qendër e popullsisë shqiptare është ish Krahina Autonome e Kosovës me kryeqytet Prishtinën, tani e vetëshpallur Republikë e Kosovës, që është ende nën sundimin serb. Në Kosovë, shqiptarët me ritmin jashtëzakonisht të lartë të lindjeve përbëjnë tani rreth 90% të popullsisë; pjesa tjetër prej 10% është kryesisht serbishtfolëse. Deri para pushtimit ushtarak serb në verë 1990, të dyja gjuhët ishin zyrtarisht të njohura dhe në përdorim të plotë në të gjitha fushat e jetës në krahinë.
Edhe republika jugore e Maqedonisë ka një popullsi të madhe shqipfolëse në pjesën perëndimore të saj. Shqiptarët e Maqedonisë gëzojnë një farë statusi juridik, por u mungojnë të gjitha të drejtat gjuhësore që kishin bashkëkombësit e tyre në Kosovë (p.sh. shkollimin dhe institucionet e plota kulturore në gjuhën shqipe) dhe, me gjithë numrin e tyre, ende trajtohen si 'pakicë kombëtare' e jo si qytetarë të barabartë. Bashkësi të tjera të mëdha shqipfolësish gjenden në Mal të Zi dhe në mbarë Jugosllavinë jugore në përgjithësi. Shkupi, kryeqytet i Maqedonisë dhe i përmendur me humor si qyteti më i madh shqiptar mbi tokë, shërben si qendër e dytë për botimet dhe kulturën shqiptare, ndonëse është shumë më pak i rëndësishëm se Prishtina, e cila, deri para pushtimit serb, arrinte të konkurronte Tiranën në çdo aspekt si kryeqendër e veprimtarisë botuese e letrare shqiptare e si qendër botimi për letërsinë në gjuhën shqipe. Serbët dhe shqiptarët kanë jetuar së bashku në 'Fushën e Mëllenjave' me shekuj dhe historia fatkeqësisht i ka bërë armiq, ashtu sikundër ka ndodhur me hebrenjtë dhe arabët në Izrael e me protestantët e katolikët në Irlandën e Veriut. Pas shëmbjes përfundimtare të Perandorisë Osmane në Luftës e Parë Botërore, Kosova iu dha Serbisë, e cila e kish lakmuar në shekuj si djep të qytetërimit serb. Përfshirja e kësaj krahine në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve e la thuajse gjysmën e popullsisë shqiptare në Ballkan jashtë atdheut të vet.
Shqiptarët e Kosovës nuk kaluan më mirë nën sundimin serb se ç'kishin qenë nën sundimin e sulltanëve. Me të drejtat gjuhësore, kulturore e arsimore të mohuara, vendi i tyre ishte vetëm ai i fshatarëve bujq në një shtet që tani u përkiste vetëm sllavëve. Shkollat në gjuhën shqipe mbetën po aq të paligjshme nën serbët sa ç'kishin qenë nën turqit, madje edhe librat shqip ishin rrezik në Kosovë për ata pak vetë që mund të lexonin. Në vitet njëzet dhe tridhjetë e madje deri më 1960 qindra mijëra shqiptarë etnikë u dëbuan me dhunë për në Turqi me sebepin e pakuptimtë se ishin turq, kurse në tokat e tyre erdhën me shumë dëshirë e u ngulën kolonë serbë. Tipik për qëndrimin e autoriteteve serbe para Luftës së Dytë Botërore ishte një Memorandum paraqitur qeverisë së Beogradit më 7 mars 1937 nga historiani i njohur serb Vaso Çubrilloviq (1897-1990) mbi 'Dëbimin e shqiptarëve'. Ky program, i cili të lë mbresën e një varianti të zbutur të procesverbaleve të Konferencës naziste të Vanze-it (Wannsee) më 1942, parashikonte një fushatë energjike për 'të shpopulluar' Kosovën nga banorët shqiptarë e për t'i zëvendësuar me kolonë serbë. Kësisoj, besnikëria e shqiptarëve ndaj shtetit mbretëror jugosllav u prish kur fuqitë e Boshtit pushtuan Kosovën më 1941 dhe e ribashkuan krahinën me Shqipërinë, duke u dhënë për herë të parë shqiptarëve të Kosovës shkolla e institucione kulturore në gjuhën e tyre.
Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dëshmoi një masakër masive mbi shqiptarët e Kosovës. Kosova zyrtarisht iu kthye Jugosllavisë në fillim të vitit 1945. Titoja i bindi udhëheqësit komunistë në Shqipëri që të hiqnin dorë nga parimi i vetëvendosjes, një zgjidhje 'marksiste' kjo, për krahinën, duke e ditur mirë se kurrë nuk do të siguronte mbështetjen serbe për një referendum. Me ripërfshirjen në Jugosllavinë e Titos, Kosova megjithatë u njoh si Krahinë Autonome brenda Republikës së Serbisë, e jo si tokë serbe. Dallimet e skajshme politike midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që patën shpërthyer më 1948, ua bënë të qartë që në fillim shqiptarëve të Kosovës se nga Tirana nuk mund të prisnin gjë tjetër veç mbështetjes morale në fushën e arsimit e të kulturës. Gjuha shqipe më në fund ishte shpallur 'një nga gjuhët zyrtare në Kosovë', por të drejtat arsimore e gjuhësore të vendosura teorikisht për popullsinë shqiptare të Kosovës mbetën për një kohë të gjatë më shumë abstrakte se konkrete. Ai që mendohej si pasardhës i Titos, zëvendëspresidenti Aleksandër Rankoviq (1909-1983), e shfrytëzoi mjaft policinë sekrete për të shtypur dhe terrorizuar popullsinë shqiptare, të cilën e shpërfillte në të mirë të 'Serbisë së Madhe', derisa ra nga fuqia në Plenumin e Brioneve në korrik 1966.
Përmirësimi i marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare pas pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë më 1968 dhe vendosja e lidhjeve të plota diplomatike midis dy vendeve në shkurt 1971 solli një shkrirje akujsh në politikën ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më 1968 ata fituan të drejtën të mbajnë flamurin kombëtar, kurse në nëntor 1969 u hap Universiteti i Prishtinës, institucioni i parë i arsimit të lartë në gjuhën shqipe. Autonomia e plotë kulturore u arrit për herë të parë e me shumë vonesë me kushtetutën jugosllave të vitit 1974, ndonëse vetëm për Kosovën, e jo për bashkësinë e madhe shqiptare në Maqedoni.
Duke pasur mundësi për arsim në gjuhën shqipe e për institucione kulturore, letërsia dhe kultura shqiptare në Kosovë lulëzuan si kurrë ndonjëherë. Por ishte vetëm një pranverë e shkurtër, gjatë së cilës u bë një përparim i jashtëzakonshëm brenda pak kohe, në arsim, në kulturë, në letërsi. Ajo liri dhe autonomi në dukje që shqiptarët gëzuan gjatë gjithë viteve shtatëdhjetë mori fund menjëherë më 1981, kur kërkesa popullore për statusin e republikës e për barazi me popujt e tjerë të Federatës Jugosllave, kërkesë e përkrahur nga mbi nëntëdhjetë për qind e popullsisë në Kosovë, u ndesh me tanket dhe automatikët e Beogradit. Kryengritja e mars-prillit 1981 dha shenjën e mbarimit të bashkekzistencës paqësore në Kosovë dhe, njëherazi, të fillimit të shembjes së Jugosllavisë. Gjatë viteve tetëdhjetë gjendja politike dhe ekonomike e krahinës u keqësua dhe, si rrjedhim, marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve morën një kthesë drastike për keq, paralajmërim i asaj që do të ndodhte me të gjithë Jugosllavinë në fillim të viteve nëntëdhjetë. Pushtimi ushtarak serb i Kosovës në verë 1990 e shpuri krahinën në prag të luftës civile. Parlamenti i zgjedhur dhe qeveria e Kosovës u rrëzuan, e vetmja gazetë e përditshme në gjuhën shqipe Rilindja u ndalua, kurse gjithë transmetimet radio-televizive në gjuhën shqipe u mbyllën. Që atëherë, ligji i gjendjes së jashtëzakonshme ka lehtësuar pushtimin e drejtpërdrejtë të gjithë industrisë së Kosovës dhe dëbimin jo vetëm të drejtuesve shqiptarë, por edhe të të gjithë punonjësve me 'racë inferiore'. Në vjeshtë 1991 u pezulluan mësimet në Universitetin e Prishtinës, me përjashtim të kurseve për pakicën serbe, kurse të gjithë profesorët shqiptarë u përjashtuan. U mbyllën edhe shumë shkolla fillore e të mesme në gjuhën shqipe. Që nga rënia e Nikolae Çausheskut në Rumani, të drejtat e njeriut në Evropë nuk janë shkelur në mënyrë aq flagrante e sistematike sa në Kosovë.
Gjendja ka qenë e tmerrshme sidomos për shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë të Kosovës. Ata përbëjnë kërcënimin më serioz për hegjemoninë serbe në rajon sipas udhëheqësit populist Sllobodan Millosheviq i cili, sikundër Rankoviqi para tij, nuk ka dëshmuar tjetër veçse mospërfillje ndaj kërkesave për barazi dhe të drejta njerëzore të popullatës shqiptare. Pa punë,pa burim të ardhurash, pa të drejtë për shkollim dhe pa shpresë për ndryshim tani për tani, gjendja e sotme duket tepër e zymtë në Fushën e Mëllenjave. Edhe pse pa tradita të pasura letrare si gjuha sllovene, kroate e serbe, letërsia shqiptare në zhvillim të vrullshëm në Kosovë tani mund të ecë pa vështirësi krah për krah letërsive të tjera ish-jugosllave. Letërsia e sotme e Kosovës është po aq dinamike sa edhe ajo e Shqipërisë, kurse për sa i përket larmisë dhe forcës shprehëse të poezisë së saj, shpesh ia kalon edhe tokës amë. Duke mos i pasur ato kufizime ideologjike që iu imponuan letërsisë dhe kulturës në Tiranë për një gjysmë shekulli, letërsia e Kosovës ka qenë në gjendje të lulëzojë krahasimisht e lirë nga dogmat. Prandaj edhe ka karakter më eksperimentues dhe i ofron lexuesit një gamë më të gjerë temash dhe idesh. Edhe pse niveli i përgatitjes së prozatorëve në Kosovë ende nuk ka arritur atë të Tiranës, fakti se praktikisht të gjithë intelektualët e Kosovës e zotërojnë fare mirë serbokroatishten u ka dhënë mundësi jo vetëm të njohin letërsi të ndryshme artistike të popujve të tjerë të ish-Jugosllavisë, por edhe më shumë vepra të letërsisë botërore që nuk gjenden të përkthyera ende shqip.
Me dëshirën për të kapërcyer izolimin nga i cili vuan dhe ku është shtrënguar në mënyrë dramatike që nga pushtimi ushtarak i vitit 1989/1990, brezi i tanishëm i shkrimtarëve të rinj kosovarë është i etur të marrë nga ndikimet dhe rrymat e huaja të mendimit evropian bashkëkohor që qenë hedhur poshtë në Tiranë. Në të njëjtën kohë, kjo letërsi më shumë eklektike, për habi, nuk ka humbur fare nga aroma tradicionale shqiptare. Fuqia dhe dinamizmi i saj janë rezultat i drejtpërdrejtë i nevojës që shqiptarët e Kosovës ndiejnë për të mbrojtur vlerat e tyre kulturore në një rajon të prekur nga konflikte etnike, trazira politike dhe katastrofa ekonomike. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:48 pm | |
| 12.2 Lindja e prozës shqiptare në Kosovë
Themelimi më 1949 i revistës letrare Jeta e re i dha mundësi brezit të ri të shkrimtarëve shqiptarë në Jugosllavi për t'u shprehur dhe shërbeu si tribunë e parë për botime letrare. Në vitet pesëdhjetë qenë botuar disa libra, por vetëm në mesin e viteve gjashtëdhjetë letërsia shqiptare dhe ajo shqiptare e Kosovës nisi të botohej në shkallë të gjerë në Jugosllavi. Ndër prozatorët klasikë të viteve të para të letërsisë së Kosovës kanë qenë Zekeria Rexha (1910-1972) nga Gjakova, aktiv në fushën e arsimit si në Kosovë edhe në Shqipëri, humoristi Sitki Imami (1912-1984) nga Gjakova, autor i Drejt ditëve të reja, Prishtinë 1953, e para përmbledhje tregimesh shqip e botuar në Kosovë, dhe Hivzi Sulejmani (1910-1975), i lindur në Mitrovicë, i cili dha ndihmesë për ta nxjerrë letërsinë e Kosovës jashtë krahinës dhe provincializmit. Përmbledhja e tij e pritur mirë me tregime Era dhe kolona, Prishtinë 1959, u pasua nga Njerëzit, Prishtinë 1966, roman i gjerë e në thelb autobiografik me ngjarje të viteve të paraluftës, dhe Fëmijët e lumit tim, Prishtinë 1969, roman me subjekt që shtjellohet në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të censurës shtetërore, veprat e Sulejmanit u botuan shumë vjet pasi ishin shkruar. Ai gjithashtu është autor krijimesh në dramë e në poezi.
Fillimet e prozës serioze në Kosovë mund të datohen në periudhën 1956-1960. Një brez autorësh shqiptarë të rinj nisën të botojnë këtu në një kohë kur në vetë Shqipërinë krijimtaria me cilësi ishte shuar nën dorën e rëndë të stalinizmit. Ndër prozatorët kryesorë të këtij brezi të parë ishin Kapllan Resuli (l. 1935), i njohur edhe si Kapllan Kallushi, Adem Demaçi (l. 1936), Anton Pashku (1937-1995), Azem Shkreli (1938-1997) dhe Ramadan Rexhepi (l. 1940). Por për këtë grup intelektualësh shqiptarë kushtet nuk qenë më të mira se ç'ishin në Shqipëri. Autoritetet serbe kundërshtonin me tërbim çdo përparim në arsim e kulturë për shqiptarët, kurse intelektualët, ashtu si në Shqipëri, përbënin rrezikun kryesor për pushtetarët. Ishte një fat tragjik ky që brezi i parë i shkrimtarëve, që mund të kishin hedhur themelet e prozës së Kosovës, u asgjësuan politikisht para se të sillnin në dritë një kulturë të re të shkruar. Nga ata të gjashtë shkrimtarë që përmendëm, vetëm dy, Anton Pashkun dhe Azem Shkrelin nuk i gjeti gjë. Adem Demaçi u burgos nga autoritetet serbe më 1958, Ramadan Rexhepi u arratis në Suedi, kurse Kapllan Resuli bëri gabimin e hidhur që vajti në Shqipëri, ku ky i dyti pas ca kohe do ta shihte veten në burg. Nga kjo shprishje e qëllimshme e një brezi të tërë shkrimtarësh, për shumë vite më pas proza kosovare nuk do të arrinte ndonjë nivel të kënaqshëm. Kjo humbje për letërsinë shqiptare ndihet edhe sot.
Shkrimtari dhe disidenti Adem Demaçi (1) (l. 1936) ka lindur në Prishtinë. Tregimet e para të Demaçit, mjaft prej tyre me ngjyrim kritik social, u botuan në Jeta e re në vitet pesëdhjetë. Por si shkrimtar ai u afirmua me romanin Gjarpijt e gjakut, Prishtinë 1958, që ngjalli mjaft diskutime. Ky roman, me interes më fort etnografik se letrar, sillet rreth institucionit të dhimbshëm të gjakmarrjes, fatkeqësi për Shqipërinë veriore dhe Kosovën deri tani së voni. Titulli i veprës vjen nga një alegori për tre gjarpërinj gjigantë ngjyrash të ndryshme që u sulen tre burrave - një turku, shërbëtorit të tij raja dhe një shqiptari - të cilët, në udhë e sipër për të kërkuar fatin, hyjnë në një shpellë të madhe ku banon një plak dhe gjejnë strehë për të kaluar natën. Në errësirë, gjarpëri i verdhë i përdridhet turkut rreth qafës dhe e pickon në ballë. Gjarpëri i dytë i përdridhet rajasë rreth këmbës dhe e pickon në themër. Gjarpëri i kuq si gjaku, nga dhe merr titullin vepra, i përdridhet shqiptarit rreth dorës së djathtë dhe e pickon në gisht. Të nesërmen në mëngjes, banori i shpellës ua rrëfen fatin: | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:48 pm | |
| <BLOCKQUOTE>Turkut i ki pa thanë: "Ty t'ka thimthue gjarpni i sefás! Ti kie me bâ sefa sa t'jenë jeta. Ty ta ka çkrue Perenija veç me nejtë kamkryq e me sunue!" Rajës i ki pa thanë: "Ty t'ka thimthue gjarpni i vimit. Ti kie me punue e me vye sa t'jenë jeta! Ty ta ka çkrue Perenija me u çue me knojsit e parë e me ra mâ i mrami i t'tanve!" Shyptarit i ki pa thanë: "Ty t'ka thimthue gjarpni i gjakut. Ti kie me e vra vllaun tan e vllau yt ka me t'vra ty e s'kanë me t'u dá gjaqet sa t'jenë jeta! Ty ta ka çkrue Perenija gjak me pi e gjak me vjellë!"...</BLOCKQUOTE>Ky është një rrëfim për konfliktin midis dy brezave, që Demaçi i kupton e i sheh me dashamirësi. Kryetari patriarkal i një familjeje konservatore kosovare nuk sheh rrugë tjetër veçse të ndjekë gjakmarrjen si të vetmin mjet për të mbrojtur nderin e burrit, kurse i biri i kupton pasojat shkatërruese të saj dhe lufton më kot, që t'i japë fund gjakmarrjes, e cila ka fshirë nga faqja e dheut sa e sa fise të malësisë në Shqipërinë e veriut në fillim të shekullit. Në fund i biri u kërkon fëmijëve të vet t'ia shtypin kokën gjarprit. Pas më se njëzet e tetë vjet burg, Adem Demaçi, i cilësuar shpesh si Nelson Mandela i Evropës, u lirua papritur më 28 prill 1990. Ky veprim i vullnetit të mirë nga ana e qeverisë serbe duhej të ishte bërë prej kohësh e jo kaq vonë. Ai kishte qenë arrestuar më 1958 për kritikat ndaj dëbimit të qindra mijë shqiptarëve etnikë në Turqi. Më 1964 u dënua edhe me pesëmbëdhjetë vjet të tjera për gjoja organizim të një lëvizjeje nacionalçlirimtare në Kosovë e për shpërndarje broshurash studentore me kritika ndaj sistemit politik. Më 1976 iu dha një dënim tjetër me një gjyq qesharak, pesëmbëdhjetë vjet të tjera burg, ku qëndroi deri më 1990 si një nga disidentët politikë më të shquar të Jugosllavisë. Dikur bir i angazhuar në luftën për një botë më të mirë, Demaçi tani është kthyer në një baba shpirtëror për tre milionë shqiptarë të ish-Jugosllavisë. Që me lirimin, ai ka nënvizuar nevojën e një zgjidhjeje paqësore të krizës së sotme politike, kryesisht të qëndresës pasive, dhe ka përsëritur përkushtimin e shkruar në veprën që botoi në Prishtinë më 1958: "Jo atyre që janë trima të ngrehin gishtin e krimit, por atyre që janë burra të shtrijnë dorën e pajtimit." Adem Demaçit iu dha Çmimi Saharov për vitin 1991 në Strasburg.
Anton Pashku (1937-1995) është shkrimtar që nuk synon masat e gjera të publikut, por atë lexues të shkolluar që pëlqen vrojtimet hermetike dhe imtësitë e analizës së karakterit në romanet psikologjike. Shtypja e egër politike mbi brezin e parë të prozatorëve në fund të viteve
__________________________________________________ _________________
1 kr. Radon…iƒ 1990. __________________________________________________ _________________
pesëdhjetë e bëri të tërhiqet nga shtrati kryesor i krijimtarisë letrare e të krijojë një botë hermetike të vetën. Pashku ka lindur në Grazhdanik afër Prizrenit në një familje fshatare nga malësia e Hasit. Për disa kohë punoi gazetar në Prishtinë dhe pastaj redaktor i prozës dhe dramës në shtëpinë botuese Rilindja. Tregimet, romanet dhe pjesët teatrore eksperimentale, që dëshmojnë afri me veprat e Xhorxh Oruellit (George Orwell, 1903-1950), Franc Kafkës (Franz Kafka, 1883-1924) dhe Robert Musilit (1880-1942) janë në vetvete studime të holla e mjeshtërore të njeriut, ndonëse kërkojnë durim nga lexuesi i thjeshtë. Ndër botimet e tij përmenden: përmbledhjet me tregime Tregime, Prishtinë 1961; Kjasina, Prishtinë 1973; Lutjet e mbrëmjes, Prishtinë 1978; romani befasues Oh, Prishtinë 1971, i cili është një ushtrim dore për stilin dhe krijimin e groteskut, si dhe diçka e pashoqe në letërsinë shqiptare; dramat Sinkopa, Prishtinë 1969; dhe Gof, Prishtinë 1976. Anton Pashku renditet ndër stilistët më të mirë në letërsinë shqiptare.
Ramadan Rexhepi (l. 1940), i njohur edhe me emrin Ramadan Rexhepi-Osmani, ka dhënë ndihmesë që herët për prozën shqiptare në Kosovë me përmbledhjen me tregime Kumbonaret, Prishtinë 1963. Më vonë arriti të arratiset nga Jugosllavia kur ndjekja dhe shtypja u bë e padurueshme, dhe kërkoi strehim në Suedi. Bashkë me poetin mërgimtar Kosovë Rexha- Bala (l.1929), sot është botues i revistës kulturore Qëndresa, organ i shoqatës së shqiptarëve të Suedisë në Malmö.
Një prozator që ka debutuar në vitet pesëdhjetë e që nuk ka humbur aspak nga talenti i tij është Ramiz Kelmendi (l. 1930) nga Peja. Tregimet dhe romanet e tij janë pritur mirë nga publiku. Heshtja e armëve, Prishtinë 1971, është roman për emancipimin e gruas që rrëfen historinë tragjike të dashurisë së një vajze e cila, në pajtim me zakonet shqiptare, ka qenë e destinuar që në lindje të martohet me një të panjohur. Në roman ajo i kundërvihet kësaj tradite duke mos pranuar të respektojë këtë zakon të lashtë malësor. Për këtë e kërcënojnë me gjakmarrje nga fisi tjetër. Ahmet Koshutani, Prishtinë 1973, është një përmbledhje me gjashtë tregime për fatin e intelektualit shqiptar të Kosovës në vitet pesëdhjetë nën sundimin e Rankoviqit. Në romanin satirik me shtatë kapituj Shtatë persona ndjekin autorin, Prishtinë 1975, Kelmendi pasqyron jetën dhe mendësinë e njerëzve në vitet shtatëdhjetë.
Rexhep Qosja (l. 1936) është një nga kritikët letrarë më të shquar e më prodhimtarë të Ballkanit, akademik, ish-drejtor i Institutit Albanologjik në Prishtinë dhe autor antologjish dhe librash të shumtë me studime, ndër to edhe i historisë së letërsisë shqiptare të periudhës së romantizmit në tri vëllime. Ai është autor i njërit prej romaneve më shumë të pëlqyer Vdekja më vjen prej syve të tillë, Prishtinë 1974. Ky roman, i përkthyer serbisht (Beograd 1976), sllovenisht (Lubjanë 1979), bullgarisht (Sofje 1982), frëngjisht (Paris 1994) dhe gjermanisht (Insbruk 1995), është një vepër me kompozicion e teknika narrative origjinale, 'trembëdhjetë tregime që mund të bënin një roman'. Protagonisti i romanit, Xhezairi i Gjikës, është shkrimtar profesionist i zënë në një rrjetë intrigash politike e policore të fshehta, hetimesh e torturash, një botë kjo plot me aludime mjaft të përcaktuara ndaj gjendjes së vështirë me të cilën ballafaqohen intelektualët e sotëm shqiptarë në Kosovë.
Nazmi Rrahmani (l. 1941) është një romancier popullor e prodhimtar që shkruan për jetën në fshatin kosovar. Ka lindur në Ballovc afër Podujevës, mjedis tradicional fshatar nga edhe është frymëzuar mjaft. Në moshë të re Rrahmani hyri befas në skenën letrare të Kosovës me disa romane me frymë më tradicionale e që patën shumë sukses. Vepra e tij e parë, Malsorja, Prishtinë 1965, është një kronikë për zakonet fshatare në Kosovë dhe është vlerësuar me çmim. Gjatë jetës së saj të shkurtër, protagonistja e romanit, Hajrija, martohet me dy burra të moshuar që nuk i ka zgjedhur vetë, e prapseprapë, me gjithë trillet e fatit që ia përcaktojnë rrjedhën e jetës, arrin të pajtohet me atë fat e të gjejë një farë kënaqësie. Romanet e mëvonshëm, kanë pak a shumë po atë ndërtim strukturor: Tymi i votrës së fikun, Prishtinë 1969, ai me dy vëllime Toka e përgjakur, Prishtinë 1973, dhe Mbas vdekjes, Prishtinë 1975. Rruga e shtëpisë sime, Prishtinë 1978, është një roman mjaft i lexuar, në të cilin del në pah shqetësimi i Rrahmanit për vdekjen, si i vetmi element i përjetshëm në ekzistencën tonë të shkurtër. Në fakt kjo është historia e dëbimit me dhunë të shqiptarëve për në Turqi.
Romancieri Teki Dërvishi (l. 1943) nga Gjakova në romanet dhe tregimet e tij ka depërtuar në psikikën e njeriut bashkëkohor. Shkollën e mesme e kreu në Pejë, studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, kurse më pas punoi në Shkup si gazetar për gazetën në gjuhën shqipe Flaka e vëllazërimit. Romani i parë i Dërvishit, Pirgu i lartë, Prishtinë 1972, është një vepër meditative në një stil të ndërmjetëm midis poezisë dhe prozës. Padrona, Shkup 1973, u pasua nga Skedarët, Prishtinë 1974, një roman humoristik me ironi therëse për burokracinë dhe mediokritetin në marrëdhëniet shoqërore. Herezia e Dervish Mallutës, Prishtinë 1981, është një hetim alegorik për monasticizmin dhe herezinë. Dervish Malluta, djalosh intelektual, është në kërkim të identitetit të vet dhe hyn në një teqe, ku edhe zbulon misticizmin dhe vetëmohimin, por edhe paradokse, vetmi, hipokrizi, keqdashje e urrejtje. Është roman kompleks, me inkonsekuenca në stil e me disa inkoherenca aty-këtu në tekst, por që jep një tablo kureshtare të një bote ekzotike. Dërvishi është edhe autor tregimesh, pjesësh teatrale dhe tre vëllimesh me vjersha: Nimfa, Prishtinë 1970, Shtëpia e sëmurë, Shkup 1978, dhe Thashë, Shkup 1981.
Romancier premtues, që tashmë ka dëshmuar talent e mjeshtëri, është Jusuf Buxhovi (l. 1946) nga Peja. Shkollën e bëri në Gjakovë, kurse studimet e larta i kreu në Universitetin e Prishtinës më 1968. Romani i Buxhovit Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit, Prishtinë 1982, evokon figurën e dijetarit gjakovar të shekullit të tetëmbëdhjetë që zbuloi të vetmen kopje të mbetur gjallë të librit të parë shqip (1555), mesharit të Gjon Buzukut. Motivi kryesor i veprës nuk është jeta e Kazazit, por përhapja dramatike e murtajës në Gjakovën e shekullit të tetëmbëdhjetë, një tablo e ngjashme me La Peste, Paris 1947 (Murtaja) të Kamysë. Në Galeria e të vdekurve, Prishtinë 1987, dhe në më të fundit Libri i të mallkuarve, Prishtinë 1989, Buxhovi u kthehet temave historike, të cilat i dokumenton me mjeshtëri, saktësi dhe forcë imagjinate.
Fjalëpaku Zejnullah Rrahmani (l. 1952) nga Ballovci afër Podujevës është romancier me një stil të vetin. Letërsia e Zejnullah Rrahmanit është një shkrirje prustiane e prozës me poezinë, disa pjesë të së cilës janë art i lartë. Tema themelore e Rrahmanit është qëndresa shqiptare, jo vetëm ndaj sundimit serb, por, në një kuptim më të përgjithshëm, vullneti i shqiptarëve si popull për të mbijetuar e për ta mbartur etosin e tyre në një të ardhme më të sigurt. Tipik për trajtimin poetik që i bën identitetit shqiptar është romani i parë Zanoret e humbura, Prishtinë 1974. Pas Udhëtimi i një pikë-uji, Prishtinë 1976, rikrijim i një përralle, dhe E bukura e dheut, Prishtinë 1977, frymëzuar nga përralla me të njëjtin emër, ai botoi romanin 510-faqesh Sheshi i Unazës, Prishtinë 1978, që merret me ankthin kosovar për lirinë dhe me vdekjen e ringjalljen e një qyteti-shtet. Romani i tij Udhëtimi arbdhetar, Prishtinë 1992, është përsëri një hetim metaforik në thelbin e qenies shqiptare. Profesor Rrahmani jep teori letërsie dhe aktualisht është dekan i Universitetit të Prishtinës. Së bashku me Anton Pashkun, ai konsiderohet një nga stilistët më të mëdhenj të letrave të sotme shqiptare në Kosovë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:49 pm | |
| Mehmet Kraja (l. 1952) ka lindur në fshatin Kështenjë të Krajës në Mal të Zi dhe shkollën e mesme e ndoqi në Ulqin, ku dhe zbuloi magjinë tërheqëse të detit dhe të ëndrrave. Duke e ndërruar detin me brendësinë më të ashpër të vendit, ai vajti dhe kreu studimet në Universitetin e Prishtinës dhe deri vonë punonte si gazetar në të përditshmen Rilindja në Kosovë. Kraja është autor tregimesh të shkurtra, kritike letrare si dhe i pesë romaneve të njohura. Këto të fundit janë vepra narrative kryesisht me temë historike, por kjo vetëm në kuptimin e vizionit poetik mbi historinë. Duke përdorur gjerësisht monologë, simbole e metafora poetike, Kraja përpiqet t'i përcjellë lexuesit drejtpërdrejt mendimet dhe ndjenjat e tij për identitetin shqiptar. Dy romanet e parë, Gjurmë në trotuar, Prishtinë 1977, dhe Portali i perëndive të fyera, Prishtinë 1980, u pasuan nga Moti i madh, Prishtinë 1981, ku evokon figurën historike të Zef Serembes (1843-1901), figurë kombëtare dhe poet romantik arbëresh. Me bredhjet e pashpresa të Serembes nëpër detrat e mërgimit, Kraja krijon një alegori për vuajtjet kolektive të popullit shqiptar. Në Udhëzime për kapërcimin e detit, Prishtinë 1984, ai përsëri shtie në punë detin, i cili shfaqet shpesh në veprat e tij si simbol vuajtjesh. Këtu na shfaqet një figurë tjetër e historisë së letërsisë shqiptare, murgu frëng Brokard (i njohur edhe si frati Brochard apo Brochardus monacus), i cili ka qenë autori i Directorium ad passagium faciendum (1332), nga i cili e merr titullin Kraja. Ky tekst nga Mesjeta e vonë, nganjëherë i veshur Gullielmus Adam-it ose Adae, kryepeshkopi i Tivarit, ishte shkruar për t'i provuar mbretit frëng Filip VI Valua (sundoi 1328-1350) mënyrat e lehta për organizimin e kryqëzatave. Në të, Brokard/Adam-i përmend gjuhën shqipe, një nga përmendjet më të hershme për këtë çështje. Mehmet Kraja vetë nënvizon rëndësinë e gjuhës si thelb i qenies kombëtare. Romani i tij Sëmundja e ëndrrave, Prishtinë 1986, është një triptik kushtuar vendlindjes. Romani me 649 faqe Net bizantine, Prishtinë 1990, përbën ndoshta veprën më të mirë të Krajës deri tani, ku autori arrin pjekurinë e plotë si prozator. Netët e zymta bizantine janë natyrisht metaforë për shkëlqimin e Serbisë së Madhe.
Të tjerë prozatorë të shquar bashkëkohës janë Tajar Hatipi (1918-1977), i lindur në Elbasan e i njohur për tregime satirike; romancieri, tregimtari dhe poeti Murat Isaku (l. 1928) nga Tetova në Maqedoninë perëndimore; Rexhai Surroi (1929-1988), autor dhe figurë politike i lindur në Prizren; Nebil Duraku (1934-1989); tregimtari Daut Demaku (l. 1944) nga krahina e Drenicës; prozatori dhe poeti Musa Ramadani (l. 1944) nga Gjilani, autor i Zezona, Prishtinë 1978, dhe Ligatina, Prishtinë 1983; Resul Shabani (l. 1944) nga Struga; shpesh i mjegullti Lutfi Lepaja (l. 1945) nga Podujeva; Ymer Shkreli (l. 1945), autor proze e drame; prozatori dhe poeti Hasan Hasani (l. 1947) nga Jabllanica afër Gjakovës; tregimtari dhe poeti Eqrem Basha (l. 1948); humoristi Arif Demolli (l. 1949); dhe studiuesi Sabri Hamiti (l. 1950). | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:49 pm | |
| 12.3 Poezia në Fushën e Mëllenjave
Poezia gjithmonë ka qenë në ballë të letërsisë në Kosovë dhe ka gëzuar më shumë popullaritet ndër shkrimtarë e lexues sesa proza. Kjo imagjinatë poetike ka rrënjë të thella në këtë tokë e në popullin e saj të mbrujtur me aspiratat, mundimet dhe ëndrrat e veta. Kështu, poezia e Kosovës, si një organizëm i gjallë, kurrë nuk i ka humbur lidhjet me popullin. Deri në fillim të viteve tetëdhjetë në Kosovë ishin botuar rreth 70 romane, 40 përmbledhje me tregime dhe 50 drama përkundër 300 vëllimeve me poezi. Arsyeja e kësaj prirjeje nga poezia, e skajshme për normat perëndimore, qëndron në mungesën e një tradite të fortë të prozës në letërsinë shqiptare përgjithësisht, e pa dyshim në faktin se shkrimi dhe këndimi në këtë krahinë u bë i masave relativisht vonë. Kalimi nga një traditë gojore në poezinë e shkruar, që i ruan në thelb nga e para ritmet dhe tingëllimin e pasur, është bërë më me lehtësi sesa kalimi te veprat e gjata në prozë. Shkrimtari që konsiderohet përgjithësisht si ati i poezisë shqiptare të sotme në ish- Jugosllavi, Esad Mekuli (2) (1916-1993), nuk ka lindur në Kosovë, por në qytezën legjendare të Plavës në Mal të Zi, pranë kufirit të sotëm shqiptar, ku ende mbahen lart traditat kombëtare. Mekuli shkollën e bëri në Pejë në anën kosovare të grykës së thellë të Rugovës, kurse studimet e larta i kreu për veterinari në Universitetin e Beogradit. Atje u njoh me mësimet marksiste dhe
__________________________________________________ _______________
2 kr. Gjerqeku (red.) 1995. __________________________________________________ _______________
më pas mori pjesë në lëvizjen partizane të Luftës së Dytë Botërore. Më 1949 themeloi revistën letrare Jeta e re, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Mekuli ishte poet i angazhuar me ndërgjegje shoqërore, revolta e të cilit për padrejtësinë, dhunën, gjenocidin dhe shtypjen krahasohet me atë të poezisë pararevolucionare të mesianikut Migjeni (1911-1938) nga Shkodra. Përmbledhja e tij e parë, Për ty, Prishtinë 1955, i kushtohej popullit të Kosovës. Përveç vëllimeve të mëposhtme me poezi prej mjeshtri, Avsha Ada, vjersha nga ishulli, Prishtinë 1971, Vjersha, Prishtinë 1973, Midis dashurisë dhe urrejtjes, Tiranë 1981, Brigjet, Prishtinë 1981, dhe Drita që nuk shuhet, Prishtinë 1989, Mekuli ka botuar mjaft përkthime nga letërsia jugosllave, ndër to edhe veprat e poetit-princ malazez Petar Njegosh (1813-1851), si dhe përkthime në serbishte të mjaft librave nga letërsia shqiptare. Nga poezia e tij me temë sociale mund të përmendet në veçanti vjersha e njohur A asht fajtor shqiptari?, e shkruar më 1938 kur mësoi për Memorandumin famëkeq të Çubrilloviqit më 7 mars 1937, i cili bënte thirrje për dëbimin e qindra mijë shqiptarëve etnikë nga Kosova për në Turqi: <BLOCKQUOTE>"A asht fajtor Shqiptari pse nën kët qiell jeton, Nën kët qiell - në trojet e të parëve të vet? A asht fajtor pse asht, e përkundër të gjithave qindron, Shqiptari, rob e njeri që do i vetvetes të jet?!
A asht fajtor Shqiptari pse sytë flakë i vetojnë Tue shikue se si tjetri nga plangu e shtëpia e dëbon? A asht fajtor pse asht dhe kur të mos jetë dishirojnë, Pse për votër derdh gjak dhe i gjallë nuk e l'shon?
A asht fajtor Shqiptari pse, si të tjerët, po don Të jetojë si Njeri në të vetat sot e përjetë? A asht fajtor pse përkundër dhunës qindron Nën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!"</BLOCKQUOTE>Shtytje të ndjeshme zhvillimit të poezisë në fillim të viteve pesëdhjetë i dhanë dy përmbledhjet poetike të Martin Camajt (1925-1992). Poet dukagjinas i brezit të parë, Camaj pas pak kohe do të largohej nga Kosova për të ndjekur karrierë akademike në Itali e Gjermani. Nji fyell ndër male, Prishtinë 1953, dhe Kânga e vërrinit, Prishtinë 1954, janë frymëzuar pikërisht nga vendlindja, malësia e Shqipërisë së veriut. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:49 pm | |
| Enver Gjerqeku (l.1928) ka lindur në Gjakovë, ka studiuar për albanologji në Universitetin e Beogradit dhe ka dhënë letërsi shqiptare në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Vëllimi i parë me poezi, me titull Gjurmat e jetës, Prishtinë 1957, qe një pasqyrim melankolik i fëmijërisë së tij të vështirë. Më pas erdhën nëntë përmbledhje të tjera lirikash meditative, herë-herë ekspresive elegjiake, ndër to Bebzat e mallit, Prishtinë 1960, Ashti ynë, Prishtinë 1972, Pengu, Prishtinë 1977, Pengu i dashurisë, Prishtinë 1978, dhe Sogjetar amshimi, Prishtinë 1982. Gjerqeku ka prirje për forma më klasike e të ngurta, për sonetin për shembull. Ndonëse një pjesë e vargjeve të tij kanë një farë artificialiteti, Gjerqeku është mjeshtër i metrit.
Din Mehmeti (l. 1932) është ndër përfaqësuesit klasikë më të njohur të poezisë së sotme në Kosovë. Ka lindur në fshatin Gjocaj të Junikut afër Gjakovës dhe ka studiuar për gjuhë e letërsi shqiptare në Universitetin e Beogradit. Mehmeti gjithashtu ka dhënë mësim në shkollën pedagogjike në Gjakovë. Ndonëse ka botuar prozë, kritika letrare dhe një pjesë teatrore, ai njihet kryesisht për poezinë e tij plot figuracion, e cila ka dalë qysh më 1961 në dymbëdhjetë vëllime, ndër të cilat Rini diellore, Prishtinë 1966, Mallkimi i gjakut, Tiranë 1972, Ikje nga vdekja, Prishtinë 1978, Fatin tim nuk e nënshkruaj, Prishtinë 1984, dhe As në tokë as në qiell, Prishtinë 1988. Poezinë e Mehmetit e karakterizon ndjeshmëria popullore. Ai mbështetet, si dhe Ali Podrimja (l. 1942), edhe ky nga Gjakova, në shumë nga figura, metafora dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së veriut, dhe e gatuan e e ngjesh lirikën e tij të shqetësuar me vizionin stoik të malësorëve. Me gjithë flladin e lehtë romantik që fryn në poezinë e tij, sikundër është shprehur një herë kritiku Rexhep Qosja, ky asimilim krijues i folklorit shkrihet bukur me një rrjedhë realizmi dhe herë-herë ironik, që i ka rrënjët pjesërisht në moralin e revoltës së traditës së Migjenit (1911-1938) dhe Esad Mekulit (1916-1993). Megjithatë, shqetësimi poetik i Mehmetit nuk mblidhet e përqendrohet në protestë mesianike apo kritikë sociale, por në krijimtari artistike dhe përsosje individuale. Titulli i ciklit poetik Barka ime mbahu, nga një vëllim i fundit, shpreh në mënyrë simbolike praninë e letrave shqipe, madje të popullit shqiptar, në Jugosllavi. Ai vjen nga vjersha Dialog me liqenin, të krijuar në Strugë buzë liqenit të Ohrit, gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Strugë (gusht 1987): <BLOCKQUOTE>"Liqeni u nxi Liqeni u çmend
Barka ime mbahu
Këtej i ke shkëmbinjtë E eshtrave Andej ëndrrat e pavdekshme
Barka ime mbahu
Daljen kërkoje Në zemrën tënde
Kepi i shpresës është larg
Lulet e gjakut Do të arrijnë
Baraka ime mbahu."</BLOCKQUOTE>Po nga Gjakova është poeti dhe filologu Besim Bokshi (l. 1932). Që i vogël, Bokshi emigroi me gjithë familje në Shqipëri, dhe shkollën e bëri në fshatin Dukat afër Vlorës e pastaj në Tiranë. Më 1945 u kthye në vendlindje, Gjakovë, e më pas studioi në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit. Mbrojti doktoratën në Universitetin e Prishtinës, ku edhe dha mësim. Edhe pse në të vërtetë ka botuar pak, vendi i Bokshit në brezin e dytë të poetëve kosovarë është i merituar, së bashku me Enver Gjerqekun (l.1928), Fahredin Gungën (l.1936), dhe Din Mehmetin (l.1932). E njohur për karakterin përsiatës, poezia e tij doli në vëllimin Në pritje, Prishtinë 1966, të cilin e ribotoi më 1978. Ajo është një poezi e përpikërisë eliptike, dhe që mbahet mend për shumë figura origjinale.
Adem Gajtani (1935-1982) është poet i lirikës së njomë të dashurisë dhe natyrës. Ka lindur në Podujevë; studioi për drejtësi dhe punoi si gazetar në Shkup, ku dhe vdiq më 19 gusht 1982, duke lënë si testament poetik nëntë vëllime vjershash të holla intime, ndër to Drita në zemër, Prishtinë 1961, Ti kangë, ti zog i largët, Prishtinë 1968, Amfora e fundosur, Prishtinë 1977 dhe Kënga e mjellmës, Prishtinë 1980. Vizioni poetik neoromantik, të cilit i mbeti besnik në gjithë veprën, është vizion bukurie e magjie, i pacenuar nga problemet sociale e nga realiteti shpesh i trishtuar i ekzistencës njerëzore. Sikundër e ka shprehur kritiku Agim Vinca (l. 1947), bota e tij poetike "i ngan një oaze plot lule e blerim, plot flutura e zogj, shumë rrallë pikojnë djersa dhe gjaku (3)".
Entuziazmi karakteristik i poezisë kosovare të viteve gjashtëdhjetë mund të vërehet në veprat e para të Fahredin Gungës (1936-1997) nga Mitrovica. Gunga kreu studimet në Beograd dhe më pas punoi në shtëpinë botuese Rilindja në Prishtinë. Vëllimi i tij i parë poetik me harmoni ritmi Pëshpëritjet e mëngjezit, Prishtinë 1961, i cili doli edhe po atë vit me përmbledhjet e para poetike të Din Mehmetit, Adem Gajtanit dhe Ali Podrimjes, ishte elegjiak për nga toni, ku duket edhe një farë ankthi për vdekjen. Vëllimet e tjera, me nivel artistik të ndryshëm, ndër ta Mallkimet e fjetuna, Prishtinë 1970, Kepi i shpresës së mirë, Prishtinë 1973, Psalmet e gurta, Prishtinë 1977, Nokturno për Orkidenë, Prishtinë 1981, dhe Mallkimet e zgjuara, Prishtinë 1985, e kanë dëshmuar si poet të kërkimit, ndonëse herë-herë idetë e mjegullta, me simbolizmin abstrakt dhe metaforat e errëta të tyre, dashur pa dashur shpesh marrin një kthesë surrealiste.
Kritiku i shquar i poezisë në Kosovë Agim Vinca, edhe vetë poet i njohur, e ka cilësuar Azem Shkrelin (1938-1997) si poet idesh dhe gjykimesh kritike të thella. Azem Shkreli ka lindur në malësinë e Rugovës afër Pejës dhe ka qenë drejtor i Kosova-Filmit. Ai është poet i mendimit, ashtu si bashkëkohësi i vet Ali Podrimja, megjithëse pa diskutim proliks, por me fuqi shprehëse. Perceptimi qytetar i sendeve i ka dhënë një kuptim të ri përvojës së jetës fshatare mes njerëzve të malësisë së thepisur të luginës së Rugovës rrëzë Bjeshkëve të Nemuna me urtësinë dhe mënyrën e tyre tradicionale të jetesës. Vëllimet e para me vjersha, si Bulzat, Prishtinë 1960, Engjujt e rrugëve, Prishtinë 1963, dhe E di një fjalë prej guri, Prishtinë 1969, vizatojnë me mjeshtëri portrete të banorëve legjendarë të maleve. Ndër vëllimet e mëvonshme janë Nga bibla e heshtjes, Prishtinë 1975, Vjersha, Prishtinë 1977, Pagëzimi i fjalës, Prishtinë 1981, dhe Kënga e hutinit, Prishtinë 1986 (Përkth. angl. The call of the owl, Prishtinë 1989), një vepër solide vrojtimesh të pjekura e të heshtura. Peizazhi idilik që pikturon, edhe pse i ndërtuar në mënyrë të veçantë, nuk i zë sytë Azem Shkrelit për të mos parë problemet e moralit. Një pjesë e poezisë së tij u kushtohet popujve të shtypur të botës së tretë, duke shprehur një solidaritet poetik me ta kundër shfrytëzimit. Shkreli është gjithashtu autor i përmbledhjes emocionuese me tregime Sytë e Evës, Prishtinë 1965. Romani i tij Karvani i bardhë, Prishtinë 1960, bën portretin e Dyl Mehmetit, një malësor rugovas, që, si mjaft evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore, merr anë të gabuar. I bindur për drejtësinë e veprimeve të veta, Dyl Mehmeti është i shtyrë më fort nga qëndresa tradicionale kundër ndryshimeve sesa nga bindjet politike, dhe ndërkaq, ai përballet me një dilemë morale.
Një poet në evoluim të vazhdueshëm e që ka dhënë ndihmesë të konsiderueshme për modernizimin e poezisë shqiptare në Kosovë, është Rrahman Dedaj (l. 1939). Dedaj ka lindur afër Podujevës dhe ka ndjekur studimet për gjuhë e letërsi shqipe në Prishtinë para se të bëhej kryeredaktor në shtëpinë botuese Rilindja. Veprat e tij poetike karakterizohen nga një shprehësi e pasur, emocionale, nga një përpikëri gati matematike në strukturë e semantikë, dhe nga kërkimi për një barazpeshë midis traditës dhe bashkëkohësisë. Përmbledhja e tij e parë, Me sy kange, Prishtinë 1962, trajtonte motive intime e shoqërore. Në Simfonia e fjalës, Prishtinë 1968, lirikat e tij të ndjeshme marrin tone më neoromantike, në shumë anë si Adem Gajtani, me një botë orfeane lulesh e fluturash. Vëllimet e mëvonshme, sidomos Baladë e fshehur, Prishtinë 1970, Etje, Prishtinë 1973, Poezi, Prishtinë 1978, dhe Gjërat që s'preken, Prishtinë 1980, përurojnë një etapë të re në poezinë kosovare, më në harmoni me simbole e mite kontekstuale. Kjo poezi neosimboliste shpesh harliset e shfrenuar pas metaforash me kafshë e bimë të sistemuar në struktura eliptike e të disiplinuara. Dy përmbledhjet e tjera, Jeta gabon, Prishtinë | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:50 pm | |
| Ali Podrimja (l. 1942) ka lindur e është rritur në Gjakovë rrëzë Bjeshkëve të Nemuna. Pas një fëmijërie me halle, studioi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Prishtinë. Autor i më se dhjetë vëllimesh me poezi të fuqishme tonesh të larta që më 1961, ai njihet në Kosovë e në Shqipëri si poet i shquar novator. Madje, përgjithësisht merret si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare në Kosovë dhe është, pa dyshim, poeti me emër më të madh në shkallë ndërkombëtare. Përmbledhja e parë e Ali Podrimes, me vargje elegjiake, Thirrje, Prishtinë 1961, u botua kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme në Gjakovë. Vëllimi i dytë, Shamijat e përshëndetjeve, Prishtinë 1963, është pak a shumë në po atë shtrat. Dhimbë e bukur, Prishtinë 1967, që të kujton pakëz 'dhimbën krenare' të Migjenit, shfaqi elemente të reja në repertorin e poetit, prirjen për simbole e alegori. Vëllimet e mëvonshme deri në mesin e viteve shtatëdhjetë: Sampo, Prishtinë 1969, Torzo, Prishtinë 1971, Folja, Prishtinë 1973, dhe Credo, Prishtinë 1976, e dëshmojnë si simbolist të pjekur, me dorë të sigurt në një larmi të madhe rimash e metrash. Pas Sampo 2, Prishtinë 1980, dhe Drejtpeshimi, Prishtinë 1981, botoi përmbledhjen mjeshtërore Lum Lumi, Prishtinë 1982, e cila shënoi një moment kthese në poezinë e sotme kosovare. Ky homazh për Lumin, djalin që i vdiq, solli një preokupim ekzistencialist me dilemën e qenies, me elemente të vetmisë, frikës, vdekjes dhe fatit. Tipike është vjersha elegjiake E ti i vdekur nga cikli Të jetosh: <BLOCKQUOTE>"Ishte verë Mbi kokë dielli Hije ti rreth Evrope
Nga ai udhëtim i tmerrshëm Ktheve 'i ditë syzgurdulluar Në poezinë e babait hyre pa trokitur
Aty je më i sigurt Lumi Për besë nuk të gjen Asnjë e zezë
Verë ishte Dielli në perëndim E ti i vdekur dhe"</BLOCKQUOTE>Vëllimi Fund i gëzuar, Prishtinë 1988, ishte një vërshim tjetër i ankthit sizifian të Podrimes për fatin e njerëzimit, një përpjekje ironike dhe e pandërprerë për të kapur fillin e ekzistencës në një pirg dikotomish alegorike - e kaluara kundrejt të sotmes, periferikja kundrejt bërthamës, miti kundrejt realitetit, e veçanta kundrejt së përgjithshmes. Cikli i parë i kësaj vepre, A ju kujtohet, evokon elemente të historisë dhe mitologjisë shqiptare me protagonistët e tyre. Këtu, sikundër ndodh shpesh gjetiu, qëndresa ndaj tiranisë së huaj dhe mbrojtja e lirisë hyjnë në sferën e alegorisë. Figura e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar (1405-1468) që u bëri ballë me guxim turqve në shekullin e pesëmbëdhjetë, nuk e ka bjerrë aspak gjallërinë e vet si burim frymëzimi për letërsinë shqiptare. Cikli i dytë e ai i tretë, A ju dëgjon harrimi dhe Rekuiem për pyllin e prerë, që përbëjnë palcën e vëllimit, udhëton nëpër ngulimet e diasporës shqiptare në Itali e Greqi. Poeti, pasi u ka kënduar simboleve të qëndresës dhe kulturës fshatare tradicionale, bëhet plotësisht i vetëdijshëm se trashëgimia e arbëreshëve shqipfolës të Kalabrisë e Sicilisë dhe e arvanitëve të Greqisë qendrore dhe Moresë tani po humbet në detin e medias globale e të teknologjisë së lartë, në kushtet e të cilave qëndresa mund të konsiderohet si e kotë dhe e dhimbshme, për të mos thënë diçka më tepër. Rrallë ka ndodhur që një poet i sotëm shqiptar, me përjashtim të vetë shkrimtarëve arbëreshë si Vorea Ujko (1931-1989), të ketë mundur të shprehë kaq thellë përvojën historike e kulturore të arbëreshëve. Cikli i katërt dhe ai i pestë i librit, Këngë shendi, dhe Hija ime, përvijojnë krizën sociale, ekonomike, politike e morale të shoqërisë së sotme me një larmi të gjerë temash, shpesh duke hedhur një vështrim ironik mbi trillet e fatit, mbi mallin, mundimet dhe utopinë. Ali Podrimja është poet i kursyer. Poezinë e ka të ngjeshur e të lidhur në strukturë, kurse figuracionin konkret, shprehës e pa fjalomani prolikse artificiale. Çdo fjalë ka funksionin e vet. Çka e mahnit lexuesin shqiptar është mjeshtëria e lartë për të stolisur këtë peizazh shkëmbor të kursyer, që të kujton folklorin shqiptar, me metafora të pazakonta, struktura sintaksore të befta dhe rima të gjetura. Vepra e tij gurgullon nga metaforat. Dritëro Agolli (l.1931), ish-kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në Tiranë, ka thënë: "Ali Podrimja i shpërndan metaforat, ashtu siç shpërndahen sheqeri dhe arrat në bakllava dhe nuk hidhen vetëm në një thelë të saj, pasi atëherë do të na velnin." (4) Forma dhe struktura kanë vazhduar të evoluojnë në veprën e Ali Podrimes, si në vëllimet Zari, Prishtinë 1990, dhe Buzëqeshje në kafaz, Tiranë 1993. Ai ka sjellë për herë të parë dhe ka trajtuar tema të reja, ndonëse brenda kontekstit të obsesionit të tij klasik e pa iu ndarë atij.
Poeti më bashkëkohës i brezit pas Ali Podrimes është Eqrem Basha (l. 1948) nga Dibra e Madhe. Deri para disa kohësh ishte redaktor i dramës në televizionin e Prishtinës. Basha është autor i dhjetë vëllimeve të shkruara me një gjuhë bukur të punuar, ndër to më të fundit janë: Atleti i ëndrrave të bardha, Prishtinë 1982, Udha qumështore, Prishtinë 1986, dhe Brymë në zemër, Prishtinë 1989. Ai ka shkruar edhe proza të shquara dhe ka përkthyer shqip vepra të Zhan Pol Sartrit (Jean-Paul Sartre, 1905-1980), Eugjen Joneskos (Eugène Ionesco, 1912-1994), Albert Kamysë (Albert Camus, 1913-1960), Xhuzepe Ungaretit (Giuseppe Ungaretti, 1888-1970), Andre Malrosë (André Malraux, 1901-1976) dhe Samuel Beket (Samuel Beckett, 1906-1989). Basha ka një vështrim qytetar mbi realitetin dhe i shijon absurditetet e jetës së përditshme. Nuk ka më të huaj e më të largët për të sesa frymëzimi nga traditat e pasura folklorike të malësorëve të veriut e sesa poezia e angazhuar sociale. Poezia e tij është me humor, bisedore dhe më pak deklamative se ajo e paraardhësve. Ajo ka një kumbim melankolik surrealist, si veprat e Zhak Preverit (Jacques Prévert, 1900-1977), i cili vihet re në vjershën e njohur të Bashës Hyrje në kuptimin e një vetmie: <BLOCKQUOTE>"gjendet dikund një shtëpi e braktisur mure gërvishtur me kulm të përkulur në oborrin e saj bari i paprerë pluhuri i pafshirë dera e patundur
një qen e ruan
një njeri i vogël i harruar mjekërr parruar flokë kërleshur shëtit lart e poshtë sillet si i çmendur fytyrë humbur shpresë këputur</BLOCKQUOTE> __________________________________________________ _______________
4 Një udhëtim i shkurtër në poezinë e Ali Podrimjes në vëllim 'Ali Podrimja, Poezi' (Tiranë 1986), f. 6. __________________________________________________ _______________ <BLOCKQUOTE>qenin e kërkon"</BLOCKQUOTE>Lindur në Dumnicë afër Podujevës në Kosovën verilindore, poeti dhe kritiku Sabri Hamiti (l. 1950) ka studiuar për letërsi krahasuese në Zagreb dhe në Ecole Pratique des Hautes Etudes në Paris, ku dhe u ndikua mjaft nga gjysmë-perënditë e strukturalizmit francez. Mbrojti doktoratën në Universitetin e Prishtinës dhe punoi aty në shtëpinë botuese Rilindja. Hamiti është autor i shumë vëllimeve me poezi, prozë dhe dramë si dhe me kritikë novatore. Si kritik ai ka sjellë nocione dhe koncepte të reja në studimin e letërsisë shqiptare, duke këmbëngulur në një interpretim të pavarur nga proceset jashtëletrare. Duke u përqëndruar në kodet tematike, nocionet e statusit tekstual, dhe në strukturat narrative e poetike të të gjitha shkrimeve shqipe, ai e sheh këtë letërsi si një organizëm strukturor që duhet të shqyrtohet sa të jetë e mundur, jashtë optikës, vlerave dhe ideologjive të epokës në fjalë. Po të kemi parasysh filtrin e imët ideologjik nëpër të cilin detyrohej të kalonte çdo fjalë e shkruar në Shqipëri, është e qartë se ky qëndrim ka ndihmuar shumë në zhvillimin e letërsisë shqiptare. Si poet, Hamiti mbetet më i lidhur me mendimin se me ndjenjën, edhe pse ka afri të fortë me panteizmin mistik të Lasgush Poradecit (1899-1987). Ndër përmbledhjet më të fundit me vjersha janë: Thikë harrimi, Prishtinë 1975, Trungu ilir, Prishtinë 1979, Leja e njohtimit, Prishtinë 1985, dhe Kaosmos, Prishtinë 1990. Nga përmbledhja e vitit 1985 kemi vjershën Verbimi, kushtuar poetit dhe kritikut nihilist argjentinas Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges, 1899-1986): <BLOCKQUOTE>"Do të vdesësh Horhe i dashur një ditë Një natë, krejt i vetmuar e i harruar! A nuk e ndien që me vite je i dënuar Me vite ëndërron në terr, je i pa sy? Me gishta e lexon 'Komedinë hyjnore' Lahesh me pluhur qytetesh të harruar Si tojat i lidh nyje ndjenjën e kujtimin I shti të merren ngryk hapësirat në kohë. Do të vdesësh Horhe i dashur një natë Një ditë, krejt i vetmuar e i harruar, Shumë shumë do të jesh një grimë pluhur Që era e bart në shkretirat e Arabisë. Labirinti yt është shpikje e vetmisë Kurthë që e zë për gushe mjerimin. A nuk e ndien Horhe i mjerë, që me vite Je i dënuar me ëndrrën e territ?"</BLOCKQUOTE>Nga poetët e tjerë kosovarë me emër, të afirmuar me poezinë e tyre në vitet shtatëdhjetë, duhen përmendur: poeti dhe romancieri Abdylazis Islami (l. 1930) nga Tetova në Maqedoninë perëndimore; Muhamed Kërveshi (l. 1935) nga Mitrovica; Qerim Ujkani (l. 1937) nga Peja; origjinali Mirko Gashi (1939-1995) lindur në Kraljevo; Jusuf Gërvalla (5) (1943-1982), poet dhe veprimtar politik i vrarë në Gjermani, i cili me vdekjen e tij është bërë figurë simbol; poeti dhe prozatori Beqir Musliu (1945-1996) nga ana e Gjilanit; Agim Vinca (l. 1947), kritik i shquar i poezisë dhe poet nga Veleshta afër Strugës, poezia lirike popullore e të cilit mbështetet fort në tokën e vendlindjes e në vitet e fëmijërisë; Nexhat Halimi (l. 1949) nga Podujeva; arkeologia Edi Shukriu (l. 1950) nga Prizreni, e cila e gjen frymëzimin në të kaluarën iliriane.
__________________________________________________ _______________
5 kr. Rexha 1993. __________________________________________________ _______________
Të shumtë janë poetët e brezit të tanishëm, veprat e para të të cilëve në vitet tetëdhjetë kanë dhënë prova për larminë dhe dinamizmin e poezisë së sotme kosovare: gazetari Agim Mala (l. 1952) nga Gjakova; Adem Gashi (l. 1953) nga krahina e Drenicës; Shaip Beqiri (l. 1954) nga fshati Gllamnik i Llapit; gazetari Ramadan Musliu (l. 1954) nga Vitia; poeti dhe tregimtari Ibrahim Berisha (l. 1955); gazetari Milazim Krasniqi (l. 1955) i lindur në Breznicë afër Prishtinës; Kim Mehmeti (l. 1955) nga Shkupi; i talentuari Abdullah Konushevci (l. 1958) nga Prishtina që, edhe pse i dhënë pas arkaikes e mitologjisë, dëshmon një gjuhë poetike moderne; Naim Kelmendi (l. 1959) nga Ruhoti afër Pejës e që tani jeton në Zvicër; Basri Çapriqi (l. 1960) nga Ulqini; Lindita Aliu (l. 1963), ish pedagoge e gjuhës angleze në Universitetin e Prishtinës; si dhe letrarja befasuese Lindita Ahmeti (l. 1973) po nga Shkupi. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:50 pm | |
| 12.4 Zhvillimi i dramaturgjisë shqiptare në Kosovë
Sikundër në Shqipëri, dramaturgjia në Kosovë kurrë nuk ka njohur ndonjë traditë të shëndoshë. Fillimet e dramës shqiptare (6) në Jugosllavi gjenden, për çudi, jo brenda Kosovës, por në bregdetin e largët dalmat. Ashtu si poeti e tregimtari i hershëm Shime Deshpali (1897-1980), edhe Josip Rela (7) (1895-1966) lindi dhe u rrit në fshatin Arbanas (Borgo Erizzo), sot rrethinë e Zarës (Zadar), fshat i themeluar më 1726 nga shqiptarë të ardhur prej Brisku e Shestani në perëndim të liqenit të Shkodrës. Rela, i cili ka punuar mësues, drejtor teatri dhe drejtor shkolle në Zarë, është autori i një numri pjesësh melodramatike të shkruara në gegërishten e tij arkaike, pjesë që mund të thuhet se përbëjnë orvatjet e para serioze të dramës në gjuhën shqipe në Jugosllavi. Më e mirënjohura nga veprat e tij është tragjedia në katër akte Nita, e cila evokon fatin tragjik të një vajze nga Brisku, e zënë ngushtë midis dëshirave të saj dhe kanunit. Nitën e rrëmben një ushtar turk, por e shpëton Zefi, i cili e vret ushtarin. Për të shpëtuar nga hakmarrja e turqve, i gjithë fshati shtrëngohet të marrë arratinë. Vetëm Zefi, pasi u ka dhënë fjalën se do t'i ndjekë, mbetet në fshat, kurse Nita i jep fjalën se do ta presë. Kalojnë tre vjet. Për t'i shpëtuar trysnisë që po i bëhet për t'u martuar me dikë tjetër në vendin e ri ku kanë vajtur e për të mbajtur fjalën e dhënë, Nita, duke mos pasur më shpresë që të takohet me Zefin, bëhet sipas kanunit virgjineshë (8). Gjendja bëhet dramatike kur pas pak kohe mbërrin e del në skenë Zefi. E dëshpëruar, Nita e shkel betimin, diçka kjo që nuk mund të merrej me mend në shoqërinë tradicionale shqiptare. Edhe pse Zefi në fund arrin t'i bindë pleqtë e fshatit se Nita kishte bërë një betim tjetër më parë për ta pritur dhe se kanuni nuk duhej zbatuar në mërgim, Nita nuk gjen rrugë tjetër përveç vetëvrasjes.
__________________________________________________ _______________
6 Mbi dramën shqiptare në Kosovë në përgjithësi, kr. Shita 1991, dhe Rexhaj 1994.
7 kr. Qosja 1968.
8 Virgjinesha është një institut i kanunit në Shqipërinë e veriut, sipas të cilit femra, kur nuk dëshiron të martohet, betohet se do të ruajë virgjërinë dhe, nëse merr miratimin e dymbëdhjetë pleqve të fshatit, fiton statusin e burrit. Që nga ky çast ajo ka të drejtë të mbajë armë, të vishet si burrë e të shoqërohet si e barabartë me burrat e fisit. Virgjineshat kanë ekzistuar deri në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, disa edhe deri në kohët e fundit. Në një rast në Mal të Zi, të afërmit e të vdekurit e morën vesh vetëm pas vdekjes se xhaxhai i tyre plak kishte qenë hallë.
__________________________________________________ _______________
Murteza Peza (1919-1981) është dramaturg dhe prozator shqiptar nga Maqedonia. Ka lindur në Elbasan dhe është shpërngulur në Jugosllavi më 1941, ku dhe mori pjesë në lëvizjen partizane në Maqedoni. Ndonëse disa nga pjesët e tij teatrore, më e mira prej të cilave është Parajsi i humbur, janë të cekëta dhe thjesht moralizuese, ndihmesa e tij për fillimet e dramaturgjisë shqiptare nuk mund të mohohet.
Dramaturgë të tjerë me emër të kësaj periudhe janë Hivzi Sulejmani (1910-1975) nga Mitrovica, i njohur më shumë si prozator; Xhemil Doda (1915-1976) nga Prizreni, i cili ka përdorur mjaft material folklorik për dramatizimin e tragjedisë vetjake të një malësori në pjesën Halit Gashi; Kristë Berisha (l. 1923) nga Peja, i cili, me komedinë e tij burleske Kryet e hudrës në zhanrin 'commedia dell' arte' hodhi themelet e komedisë në Kosovë; gazetari dhe politikani Jusuf Kelmendi (l. 1927) me veprën e tij dramatike Hakmarrja, një hetim i hakmarrjes; aktori dhe kinoregjisori Muharrem Qena (l. 1930) nga Mitrovica, i shquar sidomos për dramën në tri akte Bashkëshortët, Prishtinë 1982, të nderuar me çmim.
Shfaqja e parë teatrore në gjuhën shqipe më Kosovë thuhet se ka qenë organizuar nga Mati Logoreci (1867-1941) nga Shkodra, i cili pati hapur të parën shkollë në gjuhën shqipe në Prizren më 1 maj 1889. Por përdorimi publik i gjuhës shqipe qe ndaluar si nën sundimin e Perandorisë Osmane ashtu edhe më vonë, kur Kosova u përfshi në Mbretërinë e Jugosllavisë më 1918. Ky ndalim natyrisht e pengonte zhvillimin e teatrit dhe të dramaturgjisë shqiptare. Gjatë pushtimit italian dhe gjerman nga 1941 deri më 1944 u hapën shkolla shqipe, kurse në mbarë Kosovën, për herë të parë, ndonëse në kushte mjaft të vështira, u dhanë shfaqje nga grupe teatrore amatore. Menjëherë pas 'çlirimit' më 1945, u ngrit një teatër profesionist, Teatri Popullor, në Prizren, i cili asokohe qe kryeqendra administrative e krahinës. Ky teatër jepte shfaqje në të dy gjuhët, shqip e serbokroatisht, por jetoi vetëm një stinë, sepse kryeqendra administrative u transferua në Prishtinë. Teatri Popullor Krahinor në Prishtinë u themelua në shtator 1948 dhe shfaqjen e vet të parë në gjuhën shqipe e dha më 1 maj 1949. Viti 1949 qe vit me rëndësi për kulturën shqiptare në Kosovë, sepse shënoi edhe themelimin e së parës revistë letrare në gjuhën shqipe Jeta e re, të botuar nga poeti Esad Mekuli (1916-1993). Me këtë revistë për herë të parë fituan një tribunë jo vetëm poetët dhe prozatorët, por edhe dramaturgët shqiptarë në mbarë Jugosllavinë jugore. Vitet pesëdhjetë dëshmuan edhe themelimin e Teatrit të Kombësive në Shkup, kryeqytet i Maqedonisë me një bashkësi të madhe shqipfolëse (9). Teatri i Shkupit tani konkurron me atë të Prishtinës dhe të Gjakovës si qendër e dramës në gjuhën shqipe në ish-Jugosllavi.
Pengesat më të mëdha për përdorimin publik të gjuhës shqipe e për evoluimin e kulturës shqiptare në Jugosllavi u ndërprenë me Plenumin historik të Brioneve të Komitetit Qendror më 1966. Më 1968 në Teatrin Popullor Krahinor në Prishtinë u ngrit një kurs dyvjeçar i dramaturgjisë, i cili u përfshi në programin e Institutit Pedagogjik për të përmirësuar nivelin e lojës së aktorit e të regjisurës në Kosovë. Dhe përmirësimi u ndie vërtet menjëherë. Deri në mesin e viteve gjashtëdhjetë, repertori i teatrove të Kosovës ishte përbërë thuajse tërësisht nga vepra jugosllave e të huaja të përkthyera shqip. Më 1967 poema shqiptare e fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë e Muhamet Kyçykut (1784-1844) Erveheja u përshtat për skenë me sukses nga Muharrem Qena, drejtor i Teatrit Popullor Krahinor dhe nga Ahmet Qirezi. Erveheja u vu në skenë më pas në Tiranë më 1972. Më 1969, në epokën e Samuel Beketit (Samuel Beckett, 1906-1989), Alber Kamysë (Albert Camus, 1913-1960), Zhan Pol Sartrit (Jean-Paul Sartre, 1905-1980) dhe Eugjen Joneskos (Eugène Ionesco,1912-1994), dramaturgu dhe romancieri kosovar Anton Pashku (1937-1995) nga Grazhdaniku i solli për herë të parë publikut shqiptar 'teatrin absurd' me pjesët e tij që ngjallën mjaft diskutime, Sinkopa, Prishtinë 1969, dhe Gof, Prishtinë 1976. Këto drama natyrisht nuk u vunë në skenë në Tiranë, ku eksperimente të tilla
__________________________________________________ _______________
9 Për teatrin bashkëkohor shqiptar në Maqedoni, kr. Ndoci 1991. __________________________________________________ _______________
shpalleshin kategorikisht të dëmshme për rininë e për përparimin shoqëror. Në fillim të viteve shtatëdhjetë një liberalizim i politikës së Jugosllavisë ndaj 'pakicës' shqiptare dhe një përmirësim i përkohshëm i marrëdhënieve midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë sollën një shtim të kontakteve kulturore midis Prishtinës dhe Tiranës, me shkëmbime ansamblesh, regjisorësh, aktorësh, shkrimtarësh dhe profesorësh universiteti. Ndonëse këto shkëmbime qenë të frytshme për të dyja palët, dobinë e patën të kufizuar. Dogmatizmi i rëndë në politikë dhe propaganda staliniste e palës shqiptare shihej me mjaft dyshim nga autoritetet jugosllave, kurse gama më e gjerë dhe natyra eksperimentale, eklektike e një pjese të mirë të teatrit në Kosovë shihej po me aq dyshim nga autoritetet e Tiranës. Në këto rrethana barrierat politike përsëri u bënë pengesë për zhvillimin e një kulture shqiptare të njësuar. Pas kryengritjes së vitit 1981 në Kosovë, të gjitha kontaktet kulturore me Shqipërinë praktikisht u ndërprenë.
Nga dramaturgët e tjerë të sotëm në Kosovë mund të përmenden sidomos studiuesi Rexhep Qosja (l. 1936), autor i Mite të zhveshura, Prishtinë 1978; poeti Azem Shkreli (1938-1997), autor i pjesëve Fosilet, përshtatje për skenë më 1969 e romanit të tij Karvani i bardhë, Prishtinë 1960, dhe Varri i qyqes; romancieri, poeti dhe kritiku Teki Dërvishi (l. 1943), autor i tragjikomedisë Pranvera e librave, Prishtinë 1990, dhe Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, Prishtinë 1990, në nëntë pjesë, që rikrijon botën e humbur të këtij autori shqiptar të shekullit të shtatëmbëdhjetë; Beqir Musliu (1945-1996) nga Gjilani; shkrimtari prodhimtar dhe krijues Ymer Shkreli (l. 1945), autor i Trilogjia e re, Prishtinë 1990; kritiku dhe poeti Sabri Hamiti (l. 1950), pjesa në pesë akte e të cilit Fata, Prishtinë 1988, ishte një refleksion politik për kryengritjen e vitit 1981; dhe poetja e arkeologia Edi Shukriu (l. 1950) nga Prizreni, drama e parë e së cilës Kthimi i Euridikës u botua më 1987. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:50 pm | |
| 13. GJAKU YNË I SHPRISHUR. LETËRSIA SHQIPTARE E SHEKULLIT XX NË ITALI E DIASPORË
13.1 Etapa e pjekurisë për letërsinë dhe studimet arbëreshe
Shekulli i ri qe një periudhë interesimi të paparë për kulturën shqiptare e arbëreshe si dhe për studimin e saj. Poetët, që gjithmonë kanë qenë shtylla e letrave shqiptare, tani kishin një traditë ku mund të kthenin sytë e mund të integronin veprimtarinë e tyre në një letërsi modeste, por të afirmuar mirë. Veprat e tyre, nuk ishin gjithmonë arritje të mëdha artistike të një kulture shkrimi të zhvilluar në shkallë të lartë. Por ato nuk u paraqitën më si shembuj të veçuar krijimtarie letrare në një gjuhë baritore të përdorur dhe vetëm për komunikim gojor në fshatrat malësore, ashtu sikundër kishte ndodhur gjatë mbarë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ato mund t'i cilësojmë tani si një dukuri reale.
Në këtë periudhë ndeshemi me disa poetë që, ndonëse ishin artistë pa ndonjë talent të jashtëzakonshëm, dhanë ndihmesë të rëndësishme për përparimin e letrave shqiptare. Më i shquari ndër ta është Agostin Ribeku (ital. Agostino Ribecco, 1867-1928), mjek dhe figurë publike nga qyteti Spixana (ital. Spezzano Albanese) në krahinën e Kozencës. Lirikat e tij romantike ngjasojnë me ato të Zef Serembes, edhe pse u mungon trishtimi i këtij të dytit. Ribeku, bashkëpunëtor i rregullt në një numër organesh shtypi të kohës, ka botuar një përmbledhje me vjersha të titulluar Vjersha malli, Sofje 1902, libër me poezi dashurie që, sipas traditës së romantizmit kombëtar të kohës, nuk përjashton vjersha dashurie për atdheun. Një variant i kësaj përmbledhjeje i zgjeruar me disa vjersha fetare u shtyp në Kastrovilari më 1917. Ribeku është edhe autor i një vepre filologjike të kohës si Vestutà della lingua albanese e sua importanza nella spiegazione del mondo anticho, Valle di Pompei 1922 (Lashtësia e gjuhës shqipe dhe rëndësia e saj për shpjegimin e botës së lashtë), si dhe i një përkthimi italisht të pjesës melodramatike të Sami Frashërit Besa. Domenik Anton Markezi (ital. Domenico Antonio Marchese, 1879-1927) nga Maqi (ital. Macchia Albanese) krijoi tri përmbledhje të vogla vjershash: Mërii, Koriljano Kalabro 1898, Rrëmpa, 1900, dhe Liufa e malle, 1915. Ky poet pak i njohur ka qenë edhe autor recensionesh dhe vjershash në organet e kohës. Avokati Kozmo Serembe (ital. Cosmo Serembe, 1879-1938), nip i Zef Serembes, nga Strigari (ital. San Cosmo Albanese), ka qenë studiues i zjarrtë për çdo gjë shqiptare. Ende student, botoi një vëllim të vogël me vjersha shqip me titull Kënka lirie, Bukuresht 1898, kushtuar Shqipërisë nën zgjedhën turke. Poema e tij epike për Skënderbeun, Kënkat e Krujës, me njëzet e pesë këngë dhe 20,000 vargje, mbeti e pabotuar (1). Çfarëdo merite të ketë pasur si poet, ai përmendet kryesisht pse ndërmori botimin pas vdekjes të poezisë së xhaxhait të tij më të talentuar Zef më 1926, por fatkeqësisht, duke vënë dorë në të, aq sa mund të thuhet që pjesa më e madhe e vjershave të botuara të Serembes nuk janë më autentike.
Në fushën e studimeve, ndër botimet e kësaj periudhe kemi të parën histori të rëndësishme të letërsisë shqiptare, Manuale di letteratura albanese, Milano 1896 (Doracak i letërsisë shqiptare), nga Albert Stratiko (ital. Alberto Straticò, 1863-1926). Kjo vepër me 280
__________________________________________________ _________________
1 Dorëshkrimi i kësaj vepre ruhet në Arkivin Shtetëror në Tiranë. kr. Z. Kodra 1967. __________________________________________________ _________________
faqe mbulon kryesisht letërsinë gojore, disa autorë të hershëm shqiptarë si Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, si dhe autorët më të shquar arbëreshë deri te bashkëkohësit e Stratikoit. Është e çuditshme se Stratikoi nuk ndalet fare te zhvillimi i letërsisë shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. P.sh., nuk përmenden Naim dhe Sami Frashëri, veprat e para të të cilëve kishin dalë në vitet 1880. Për Stratikoin letërsia shqiptare do të thoshte letërsi arbëreshe, kurse krijimtaria letrare matanë detit në Gadishullin Ballkanik ishte vetëm një kujtim i largët i së kaluarës.
Anselm Lorekio (2) (ital. Anselmo Lorecchio, 1843-1924) ka qenë botues dhe figurë e shquar publike arbëreshe. Ka lindur në Puhëri (ital. Pallagorio), në krahinën kalabreze të Katanxaros më 3 nëntor 1843 dhe ka studiuar për drejtësi në Universitetin e Napolit. Pas pak kohe iu kushtua studimit të kulturës shqiptare dhe mori pjesë aktive në lëvizjet politike e kulturore të kohës. Drejtoi punimet e Kongresit të Dytë Albanologjik në Ungër (ital. Lungro) më 1897, u zgjodh president i Società Nazionale Albanese (Shoqata Kombëtare Shqiptare) dhe botoi me shpenzimet e veta vepra të shumë shkrimtarëve arbëreshë. Edhe vetë ishte shkrimtar e poet. Përmendet si autor i La questione albanese, Katanxaro 1898 (Çështja shqiptare), Il pensiero politico albanese in rapporto agli interessi italiani, Romë 1904 (Mendimi politik shqiptar në lidhje me interesat italiane), si dhe artikuj të shumtë. Megjithatë, i njohur u bë për botimin e periodikut të shquar arbëresh La Nazione albanese (Kombi shqiptar), revistë e përdyjavshme politike e kulturore, e cila zgjati nga 1897 e derisa vdiq më 22 mars 1924. Ndër veprat që publiku arbëresh arriti të zbulojë me anën e La Nazione albanese qenë 'Histori e Skënderbeut' e Marin Barletit, manifesti politik i Sami Frashërit Shqipëria - ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhetë, dhe poema osianike e Gavril Darës Kënka e sprasme e Balës.
Një tjetër studiues dhe folklorist arbëresh i shquar në zgrip të shekullit ka qenë Mikel Markiano (ital. Michele Marchianò, 1860-1921) i lindur, si dhe Jeronim De Rada e Domenik Anton Markezi, në Maq (ital. Macchia Albanese) në një familje me tradita mësuesie. Ai punoi si mësues në Foxha e më pas u bë zëvendësdrejtor i një shkolle të mesme në Paola, në bregdetin kalabrez. Markiano është autori i të parit studim për De Radën dhe veprën e tij, L'Albania e l'opera di Girolamo De Rada (Shqipëria dhe vepra e Jeronim De Radës), Trani 1902, monografi që e ruan vlerën edhe sot e kësaj dite. Ai e ka botuar edhe një përmbledhje italisht me poezi të De Radës, Poemi albanesi di Girolamo De Rada, Trani 1903 (Poezi shqiptare të Jeronim De Radës). Markiano qe mjaft aktiv në fushën e folklorit. Libri i tij Canti popolari albanesi delle colonie d'Italia, Foxha 1908 (Këngë popullore shqiptare nga ngulimet në Itali), është një përmbledhje me vlerë e folklorit dhe e poezisë arbëreshe të fillimit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Ndër veprat e tjera janë Poesie sacre albanesi, Napoli 1908 (Poezi fetare shqiptare), me vargje fetare të fillimit të shekullit të tetëmbëdhjetë; Canti popolari albanesi della Capitanata e del Molise, Martina Franca 1912 (Këngë popullore shqiptare të Kapitanatës dhe Molizes); dhe një studim për përralla popullore greke.(3)
Imzot Pal Skiro (ital. Paolo Schirò, 1866-1941), peshkop dhe studiues arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet (ital. Piana degli Albanesi) në Sicili, ndoqi studimet, sikurse të vëllezërit Zef e Xhovani, në seminarin italo-shqiptar të Palermos, rektor i të cilit do të bëhej më vonë. Specialist për historinë dhe liturgjinë ekleziastike bizantine, ai është autor i mjaft përkthimeve fetare që dolën sidomos në të përjavshmen e tij Fiala e t'in' Zoti më 1912-1915. Arritja më e madhe kulturore e tij është se solli në dritë Mesharin e Gjon Buzukut (1555), i pari libër në gjuhën shqipe. Skiroi e fotokopjoi tekstin më 1909-1910 dhe përgatiti një transliterim e
__________________________________________________ _________________
2 kr. Mandalari 1939, dhe Antonini 1966-1967.
3 Për botime të tjera, kr. Elenco delle opere di Michele Marchianò në revistën La Nazione Albanese, vël. 17, nr. 18. __________________________________________________ _________________
transkriptim të tij. Për fat të keq, studimi i tij i gjerë për mesharin nuk u botua i plotë (4). Skiroi vdiq më 12 shtator 1941. Dekadat e para të shekullit të njëzetë dëshmuan një vazhdimësi të poezisë arbëreshe në dy drejtime: poezi e kultivuar dhe poezi popullore. Dallimi midis tyre nuk është përvijuar ndonjëherë në mënyrë bindëse. Filozofi dhe kritiku Benedeto Kroçe (Benedetto Croce, 1866-1952) ka thënë (5) se dallimi midis poezisë së kultivuar dhe poezisë popullore nuk qëndron kryesisht në prejardhjen kolektive apo anonime të së dytës, por në faktin se poezia e kultivuar është nga ana psikologjike më komplekse se ajo popullore, kompleksitet që më së miri pasqyrohet në formën e shprehjes. Përpunimi stilistik i poezisë së kultivuar na emocionon me pasionin, kujtimin, përvojën dhe mendimin e thellë, kurse vargu popullor është poezi e ndjenjës së drejtpërdrejtë e të thjeshtë dhe si rrjedhim e shprehur më thjesht. Këtë ndjenjë e përcaktojnë faktorë shoqërorë e historikë të kristalizuar në zërin kolektiv të popullit.
Një poet tipik popullor aty nga periudha e Luftës së Parë Botërore ka qenë Simeon Orac Kapareli (6) (ital. Simeone Orazio Capparelli, 1852-1930) nga Firmoza (ital. Acquaformosa) në krahinën e Kozencës. Ky rapsod fshatar, i njohur nga bashkëfshatarët si Don Oraxi, nuk dinte shkrim e këndim shqip. Ishte i zgjuar, por pa disiplinën e duhur për të bërë shkollë të rregullt, dhe e la shkollën pas klasës së tetë. Nga fshati me sa duket është larguar vetëm për të bërë ushtrinë në Kozencë. Ndër vargjet e tij me zgjuarsi fshatarake kemi lirika dashurie, vjersha me tema shoqërore politike me frymëzim socialist dhe satira.
Një tjetër poet lirik dhe satirik popullor i kohës ka qenë Salvatore Braile (7) (1872-1960), lindur më 12 mars 1872 në Shën Mitër (ital. San Demetrio Corone). Pjesa më e madhe e vjershave shqip, të krijuara midis viteve 1894 dhe 1953, ka mbetur e pabotuar. Ndodhet në një dorëshkrim me titull Vjersha në dialektin e kolonivet shqiptare të Kalabrís. Gjuhën e ka të pastër e pa artificialitete. Sikundër Kapareli, Braile e përdori satirën për të goditur padrejtësitë shoqërore e për të propaganduar ide të majta. Ndërkohë që punonte si mësues i italishtes në kolegjin françeskan në Shkodër në vitet 1924-1926, ai botoi një përmbledhje me vjersha rinore italisht, Fra un telegramma e l'altro, Koriljano Kalabro 1925 (Nga njëri telegram te tjetri). Pasi u kthye në Kalabri, punoi si nëpunës poste e si mësues filloreje. Përmendet në veçanti për përkthimin La commediante, satira ai galantuomini di San Demetrio Corone, Shkodër 1924 (Aktorja komike, satirë për fisnikët e shquar të Shën Mitrit), nga origjinali shqip i Konstantin Beluçi Shalës (ital. Constantino Bellucci Sciaglia, 1796-1867), poet popullor satirik arbëresh, që kishte banuar në Shën Mitër një shekull më parë. Braile, me nam për përkthime të bukura nga latinishtja (Virgjili, Katuli) dhe italishtja (Xhovani Prati), ka botuar edhe një vëllim me poezi të shkruara nga e motra, Mariantonia Braile (8) (1894-1917). Kjo përmbledhje e thjeshtë me vjersha të buta e melankolike, me titullin I canti, Koriljano Kalabro 1917 (Këngë), pasqyron mundimet e jetës së shkurtër të Mariantonias: lufta, sëmundja dhe vdekja e të birit.
__________________________________________________ _________________
4 kr. Schirò & Petrotta 1932. Për dorëshkrimet e Pal Skiroit në Kopenhagë, kr. Gangale 1973, f. 15 (II 9) si dhe thecae II 33, II 38, IV 3 dhe IV 15.
5 kr. Croce 1933.
6 kr. Rennis 1987.
7 kr. Petrotta 1932, f. 336, Gradilone 1958, 1960, f. 207-214, Schirò 1959, f. 226-228, dhe Faraco 1991.
8 kr. Gradilone 1960, f. 215-217. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:51 pm | |
| Me prirje melankolike ka qenë edhe poeti Aristidh Manes (9) (ital. Aristide Manes, 1897-1974) nga Shën Benedhiti (ital. San Benedetto Ullano). Manes u prek thellë nga kasaphana e kotë e luftimeve në frontin austriak gjatë Luftës së Parë Botërore. Mërgoi në Amerikën e Jugut dhe jetoi me radhë në Brazil, Argjentinë dhe Kili. Përsiatjet e tij plot mall janë botuar atëherë në organe të ndryshme. Në një të ardhme të afërt mund të botohet një përmbledhje me vjershat e tij.
Ndër poetë të tjerë popullorë të Kalabrisë janë Dhimitër Kidikimo (ital. Demetrio Chidichimo, 1846-1922), poet dhe prift nga Pllatani (ital. Plataci) dhe autor vargjesh me temë mbi Skënderbeun; Kozmo Çerigone (10) (ital. Cosmo Cerrigone, 1845-1933) me të birin Xhorxho Çerigone (ital. Giorgio Cerrigone, 1871-1960) nga Mbuzati (ital. San Giorgio Albanese); Agostin Xhordano Plaku (ital. Agostino Giordano, 1881-1967) nga Ejanina (ital. Eianina); dhe Skanderbeg Beluski (11) (ital. Scanderbeg Belluschi, 1851-1931) nga Shën Mitri, autor i Kërzë Kajzerit (Satirë për Kajzerin), krijuar më 1916.
Poeti Frano Krispi Glaviano (12) (ital. Francesco Crispi Glaviano, 1852-1933) qe shkrimtari i fundit shqiptar nga qyteti sicilian Pallaci (ital. Palazzo Adriano), ku tani gjuha shqipe është shuar. Ai ishte jo vetëm poet dhe shkrimtar prodhimtar, po edhe mbledhës i zjarrtë i folklorit. Kështu ndihmoi Xhuzepe Pitrenë (ital. Giuseppe Pitrè, 1841-1916) me material nga Pallaci për përmbledhjen e tij në katër vëllime me përralla popullore siciliane (13). Një pjesë e poezisë lirike të Krispi Glavianoit, me tema kombëtare apo vjersha dashurie, u botua në organet e kohës (Kombi, Arbri i ri). Vepra e tij më e madhe, e botuar pas vdekjes, është Mbi Malin e Truntafilevet, Palermo 1963, një poemë epike me rreth pesëdhjetë këngë për brengat e pafundme të shqiptarëve mërgimtarë në Sicili. Një herë në vit, në solsticin veror, banorët e Pallacit dilnin bashkë jashtë qytetit dhe i ngjiteshin Malit të Trëndafilave, aty afër, nga ku mund të shihnin detin. Me fytyrë nga lindja, ata këndonin himne e vaje për tragjedinë e mërgimit e për fatin e atdheut të humbur. Këtyre riteve kolektive plot mall të përvajshëm u bën homazh Krispi Glavianoi në këtë poemë të gjatë dhe të pasur me figura nga folklori.
Me vlerë madhore si për letërsinë arbëreshe ashtu edhe për studimet letrare shqiptare janë veprat e Zef Skiroit (14) (ital. Giuseppe Schirò, 1865-1927). Për ta dalluar nga historiani i letërsisë Zef Skirò i Riu (1905-1984), e cilësojnë edhe me emrin Zef Skirò Plaku. Skirò Plaku ka qenë poet neoklasik, prozator dhe studiues, veprat e të cilit mund të thuhet se shënojnë një pikë kalimi drejt letërsisë bashkëkohore shqiptare në Itali. Skiroi ka lindur më 10 gusht 1865 në Horën e Arbëreshëvet në Sicili. Që në moshë të re u ushqye me dashurinë për gjuhën dhe kulturën e kombit të vet nga kushërira Kristina Xhentile Mandalà (ital.Cristina Gentile Mandalà, 1856-1919), e cila më vonë e ndihmoi për të mbledhur përralla popullore shqiptare e
__________________________________________________ _________________
9 kr. Fortino 1988, f. 191.
10 kr. Gangale 1973, f. 101 (V 25).
11 kr. Faraco 1989.
12 kr. Petrotta 1932, f. 337, Schirò 1959, f. 157, K. Kamsi 1960, Gangale 1973, f. 26 (II 21), 63 (IV 9) si dhe thecae II 16, II 22, III 23, dhe Fortino 1988, f. 190.
13 kr. Pitrè 1875.
14 kr. Petrotta 1950a, f. 25-36, Schirò 1959, f. 205-226, Koliqi 1972b, f. 193-214, Gradilone 1974, f. 78-148, 1983, f. 39-85, Qosja 1986, vëll. 3, f. 384-421, dhe Mandalà 1990.
__________________________________________________ _________________
që vetë ka qenë autore e një përmbledhjeje të pabotuar me përralla popullore (15). Zef Skiroi e filloi karrierën letrare në moshën nëntë vjeç me një vjershë atdhetare kushtuar Skënderbeut. Gjatë studimeve të para në seminarin italo-shqiptar në Palermo vazhdoi të tregojë interes për kulturën e të parëve të vet si dhe për klasikët e letërsisë botërore që i lexonte me etje: Homeri, Dante, Ariosto, Servantes, Klopshtok, Gëte, Shiler dhe Tasso. Më 1887, së bashku me Françesk Petën (ital. Francesco Petta), Skiroi themeloi revistën Arbri i ri në Palermo dhe botoi përmbledhjen e tij të parë me vjersha. Përfundoi studimet për drejtësi më 1890, por pasionin e pati kryesisht për folklorin dhe letërsinë, sidomos për letërsinë klasike dhe italiane të cilën e dha në shkollën e mesme Garibaldi në Palermo nga 1888 deri më 1894. Kjo ka qenë një periudhë mjaft pjellore në krijimtarinë e Zef Skiroit, vite kur dolën veprat e tij letrare madhore. Ishte mik i romancierit dhe dramaturgut italian Luixhi Pirandelo (ital. Luigi Pirandello, 1867-1936), të cilin e kishte njohur në Universitetin e Palermos, edhe pse në krijimtarinë letrare pak i ngjan atij. Skiroi gjithashtu ka pasur letërkëmbim me albanologë dhe personalitete kryesore të kulturës shqiptare të kohës, ndër ta me filologun austriak Gustav Majer (Gustav Meyer, 1850-1900), me baroneshën Josefinë fon Knorr (Josephine von Knorr, 1827-1908), me albanologun frëng Ogyst Dozon (Auguste Dozon, 1822-1891), si dhe me shkrimtarët rilindës Kostandin Kristoforidhi (1830-1895), Pashko Vasa (1825-1892) dhe Visar Dodani (rreth v. 1875-1939). Më 1901 u emërua në katedrën e sapokrijuar të studimeve shqiptare në Institutin Oriental Mbretëror në Napoli, funksion që e mbajti gjithë jetën, kurse më 1904 botoi të përdyjavshmen jetëshkurtër Flamuri i Shqipërîs / La Bandiera albanese. Po në këtë periudhë doli vepra e tij për letërsinë e hershme dhe kulturën folklorike të arbëreshëve: Canti popolari dell'Albania, Palermo 1901, përmbledhje me poezi popullore shqiptare, këngë dasme, këngë epike dhe dashurie me një përkthim italisht; Canti sacri delle colonie albanesi di Sicilia, Napoli 1907 (Këngë kishtare të ngulimeve shqiptare në Sicili); dhe Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie albanesi di Sicilia, Napoli 1923 (Këngë tradicionale dhe sprova të tjera të ngulimeve shqiptare në Sicili). Skiroi punoi në Shqipëri si inspektor për shkollat italiane nga 1912 deri më 1914, vite që dëshmuan shembjen përfundimtare të Perandorisë Osmane dhe lindjen e shumëpritur të Shqipërisë së pavarur. Më pas vazhdoi veprimtarinë albanologjike në vendin e vet në Napoli, me botime, leksione dhe pjesëmarrje në kongrese. Vrasja e të birit Mino, viktimë e një intrige politike më 1920, ia rëndoi me trishtim vitet e fundit të jetës. Zef Skiroi vdiq në Napoli më 17 shkurt 1927, i nderuar e i respektuar si personaliteti më i madh i letërsisë bashkëkohore arbëreshe të Sicilisë.
Botimi i parë letrar i Skiroit, Rapsodie albanesi, Palermo 1887, doli kur autori ishte njëzet e dy vjeç. Sipas traditës osianike të Darës së Ri, Skiroi e paraqiti këtë vepër si antologji poezie tradicionale. Poezia shqiptare në këtë libër, e shoqëruar me një përkthim italisht, ishte aq bindëse, saqë specialistët dhe autoritetet e kohës, ndër ta Xhuzepe Pitrè dhe Gustav Majer u befasuan prej saj. Poema e tij Mili e Hajdhia, Palermo 1891, është një idil fantastik dashurie në tetëmbëdhjetë këngë në shembullin e Milosaos së Jeronim De Radës. Pinjoll i shqiptarëve të parë që lanë atdheun e tyre të drobitur luftërash dhe erdhën në pranverën e përjetshme të Sicilisë, heroi i poemës, Mili, magjepset kur vjen rasti për të takuar Hajdhinë e bukur. Më pas ajo sheh në ëndërr sikur takon një nga shokët e luftës të Skënderbeut, i cili i rrëfen për qëndresën heroike kundër turqve. Mili, tani i fejuar me Hajdhinë, niset për të luftuar për Shqipërinë. Kjo poemë sentimentale, ashtu si Milosao e De Radës, mbyllet me vdekjen tragjike të të dy të rinjve të dashuruar. Për sa i përket stilit, fjalorit poetik dhe metrikës, Mili e Hajdhia, me tri botime, më 1891, 1900 dhe 1907, mund të quhet kryevepër e poezisë shqiptare të shekullit të njëzetë, kurse nga pikëpamja estetike, ndoshta vepra më e mirë e Skiroit, me gjithë zgjatjet dhe trajtimin sentimental të personazheve kryesore. Por mungesa e njësisë në
__________________________________________________ _________________
15 kr. Gangale 1973, f. 17 (II 11) dhe 42 (II 40). __________________________________________________ _________________
konceptim, që vjen sidomos nga ndryshimet dhe shtesat në botimet e mëvonshme, bëjnë që t'i ulen vlerat tërësore artistike dhe sjellin një ngatërresë, që të kujton veprat e De Radës. Kënkat e luftës, Palermo 1897, është një përmbledhje vjershash kushtuar aspiratës për pavarësinë e Shqipërisë, që si nga përmbajtja edhe nga forma është në një hulli me poezinë e Rilindjes me frymë romantike kombëtare që krijohej asokohe në Shqipëri. Edhe pse thirrja entuziaste për të rrokur armët dhe flaka e patriotizmit sot mund të duken diçka e tepruar, ky tingëllim kombëtar është i kuptueshëm po të kemi parasysh sa e ngutshme ishte bërë kërkesa për të fituar pavarësinë në atë zgrip shekulli. Skiroi i këndon popullit të vet nën zgjedhën turke, luftërave të tij dhe ditës së re që po agonte për ta. Te dheu i huaj, Palermo 1900, i botuar me ndihmën financiare të Anselm Lorekios, është një idil i gjatë historik, i qëndisur me elemente të folklorit dhe mitologjisë, që rrëfen për ikjen epike të shqiptarëve të shekullit të pesëmbëdhjetë nga atdheu i të parëve për t'u ngulur në Sicili. Varianti përfundimtar i kësaj vepre iu botua pas vdekjes më 1940.
Elegjia me tetë pjesë Mino, e botuar në Canti tradizionali ed altri saggi delle colonie albanesi di Sicilia, sjell në letërsinë shqiptare një larmi të gjerë metrash të rinj: hekzametrin, pentametrin e vargun safik. Ajo është përjetim letrar i vdekjes tragjike të birit të poetit, Milo, viktimë e një vrasjeje politike më 23 korrik 1920. Ndonëse shqiptar i betuar, Skiroi e vlerësonte lart potencialin kulturor të Italisë. Në shqetësimet e tij për shtetin e sapolindur shqiptar, ai shpesh kishte theksuar rolin që Italia, nëpërmjet pakicës arbëreshe, mund të luante për mbrojtjen kulturore e politike të këtij vendi të vogël nga planet armiqësore të fqinjëve ballkanikë. Në Kënkat e litorit, Palermo 1926, ai shkonte edhe më tej duke i thurur lavde lindjes së lëvizjes fashiste italiane që në fillimet e saj.
Këthimi, Firence 1965, është një poemë heroike për pavarësinë e Shqipërisë, me dyzet e një këngë në 4077 vargje. Ajo dëshmon kthimin e poetit arbëresh në Shqipëri dhe përvojën e tij gjatë viteve të turbullta, kur përfundimisht u shpall pavarësia. Heroi Milo, personifikim i vetë autorit apo ndoshta i të birit të vdekur, ulet e puth tokën kur mbërrin në dheun e të parëve. Aty takon Esad Toptanin, Dervish Himën dhe Ismail Qemal bej Vlorën, i cili shpalli qeverinë e Shqipërisë në Vlorë më 1912. Po këtu i bëhet jehonë edhe mbrojtjes heroike të Shkodrës nën rrethimin malazez. Në ciklin e dytë, ndeshemi me botën meditative të bektashinjve në figurën e Baba Aliut, të parë me sytë e të krishterit Milo. Cikli i tretë i bën jehonë Prenk Bibë Dodës (1850-1920), princ i Mirditës, dhe rolit të arbëreshëve e të Italisë në mbështetje të lirisë së Shqipërisë. Ndërsa pjesë të veçanta të poemës Këthimi, e cila në brendi është më fort autobiografike se historike, përmbajnë vargje melodioze që mund të hyjnë në punë për tekste këngësh, pjesët e sipërpërmendura nuk arrijnë të shkrihen në një tërësi harmonike. Poema vuan po nga ajo mungesë njësie e veprave të mëparshme. Edhe për gjuhën e Skiroit ia vlen të thuhen dy fjalë. Ai përdor një leksik të pasur e të larmishëm me mjaft frazeologji të marrë nga letërsia gojore. Është i pari autor arbëresh që u përpoq mjaft për të shmangur përdorimin e italianizmave, të cilat i gjejmë në shumicën e veprave të mëparshme të letërsisë arbëreshe. Kur ndeshemi me fjalë të huaja, më tepër gjasa ka të jenë me prejardhje greke, çka dëshmon parapëlqimin që Skiroi kishte për qytetërimin bizantin.
Me gjithë meritat, Skiroi u vlerësua nga historianët e letërsisë në Shqipërinë komuniste më pak se shkrimtarët e mëparshëm arbëreshë si Jeronim De Rada dhe Zef Serembe. Besimi i patundur i Skiroit te Italia si mbrojtëse dhe roje e mundshme e kulturës së këtij vendi të vogël ballkanik binte ndesh me aspiratat e mëvonshme të nacionalizmit shqiptar, të bazuar në pavarësinë e plotë nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe Italinë. Sikundër ndodhi edhe me shumë shkrimtarë të tjerë të periudhës së paraluftës, kriteri politik ndërhyri jo për mirë në kritikën letrare për veprën e Skiroit. Skiroi u kthye e u bë anatemë në Shqipërinë komuniste (16), dhe për këtë ndikoi edhe më shumë animi i dukshëm i tij në fillimet e lëvizjes fashiste, siç e dëshmojnë edhe disa nga shkrimet e tij të mëvonshme. Megjithatë, duhet thënë se Skiroi ishte i pari që arriti të gërshetojë elementet romantike të poezisë folklorike arbëreshe me përpikmërinë artistike të poezisë klasike e neoklasike italiane, për të krijuar një korpus poetik harmonik e të barazpeshuar. Atë që kishte bërë për letërsinë arbëreshe Jeronim De Rada në shekullin e nëntëmbëdhjetë, e bëri Zef Skiroi në shekullin e njëzetë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:51 pm | |
| 13.2 Letërsia e sotme arbëreshe
Vetëm në vitet 1950 arbëreshët zunë të ndiejnë nevojën për një rizgjim apo ringjallje të veprimtarive kulturore. Tani ishin jashtë kohe e pa vend lirikat idilike e sentimentale të jetës fshatare dhe romantika nacionaliste që kishte frymëzuar brezat e kaluar. Si tribunë e parë për krijimtari letrare në këtë periudhë shërbeu revista Shêjzat, e përkohëshme kulturore, shoqnore e artistike / Le Pleiadi, revista culturale, sociale ed artistica, e themeluar në Romë më 1957 nga Ernest Koliqi (1903-1975). Ky organ letrar që jetoi shtatëmbëdhjetë vjet deri me vdekjen e Koliqit, dha shtytje jo vetëm për rishikimin e veçorive të kulturës arbëreshe, të letërsisë gojore në veçanti, por edhe për një vetëdije të letërsisë shqiptare në përgjithësi. Përveç kësaj, ajo shërbeu për të bërë të njohur një 'shêjz' të tërë të re poetësh e shkrimtarësh të rinj të talentuar. Më 1963 u themelua revista Zgjimi/Risveglio, edhe kjo kushtuar ringjalljes së kulturës arbëreshe. Më pas, organe të tjera kulturore e letrare qenë: Katundi ynë në Çift, Zjarri në Shën Mitër, Zëri i Arbëreshëvet në Ejaninë, Lidhja në Kozencë, Basilicata Comunità Arbëreshe (Bashkësia arbëreshe e Basilikatës) në Barile dhe Il mondo albanese (Bota shqiptare) në Horën e Arbëreshëvet.
Me këto mundësi modeste botimi që u krijuan, është rritur një brez i ri shkrimtarësh, shumica poetë, të cilët po dëshmojnë se letrat arbëreshe bashkëkohore janë ndarë përfundimisht me traditat e ngushta letrare të së kaluarës. Letërsia e sotme arbëreshe është fuqizuar dhe ka hyrë në shtratin e kulturës bashkëkohëse perëndimore. Ajo e ka kapërcyer mjaft karakterin provincial tipik për shumë letërsi të vogla e kryesisht fshatare, por njëkohësisht ka humbur mjaft nga trashëgimia e saj, duke zënë strehë në një nga banesat e përbashkëta të fshatit global botëror.
Poeti, prozatori dhe studiuesi Françesk Solano (17) (ital. Francesco Solano, l.1914), që në veprat letrare përdor pseudonimin shqip Dushko Vetmo, ka lindur më 18 nëntor 1914 në Frasnitë (ital. Frascineto) në krahinën e Kozencës, në një familje me prejardhje nga Çamëria. Më 1934 mërgoi në Argjentinë, si shumë kalabrezë, dhe studioi për teologji dhe gjuhë të huaja në kolegjin Klaiplos në Buenos Aires, ku dhe u shugurua prift e ku më pas dha mësim gjuhë dhe letërsi semitike. Pas njëzet vjetësh në Argjentinë, Uruguaj dhe Kili, u kthye në Itali dhe ishte pedagog i gjuhës shqipe, e veçanërisht i dialektologjisë arbëreshe, në Universitetin e Kozencës
__________________________________________________ _________________
16 kr. për shembull Razi Brahimi në Shuteriqi (red.) 1983, f. 325, dhe Xhiku 1989, f. 143-146.
17 kr. Zllatku 1976, f. 77-85, dhe Quaderni del Dipartimento di Linguistica 3, 1986, f. 11-24. __________________________________________________ _________________
derisa doli në pension. Ka qenë aktiv edhe për çështjet kishëtare në Eparkinë e Ungrës. Solanoja është autor veprash në gjini nga më të larmishmet. Në fushën e gjuhësisë dhe filologjisë është shquar me Manuale di lingua albanese, Koriljano Kalabro 1972 (Doracak i gjuhës shqipe), dhe Udhëzues për të biseduar shqip / Guida alla conversazione albanese, Koriljano Kalabro 1974, si dhe me shumë artikuj studimorë e studime dialektologjike. Ai gjithashtu ka redaktuar veprat e poetit, dramaturgut dhe romancierit arbëresh Françesk Anton Santori (1819-1894) dhe tekste të tjera të hershme arbëreshe. Botimi letrar më i parë i Solanos, i rrallë tani, është përmbledhja me vjersha Bubuqe t'egra, Buenos Aires 1946. Vepra të tjera në prozë, poezi e dramaturgji u botuan në Shêjzat në fund të viteve pesëdhjetë e në fillim të viteve gjashtëdhjetë, e më pas në Zjarri. Ndër to janë tregimet Ëndërrimet e Lalë Ndreut, 1958, dhe Te kështjell' i mallkuar, 1959, proza lirike I bir' i njeriut, 1959, dhe pjesët teatrale E po hëna, 1963, dhe Shkretëtira prej guri, 1974. Tregimet e tij u botuan të përmbledhura në Tregimet e lëmit, Shën Mitër 1975. Te praku, Trebizaçe (Trebisacce) 1977, është një përmbledhje me poezi, krijime të Solanos dhe përkthime shqip prej tij nga poezia japoneze. Në veprat e veta Solano është përpjekur të përdorë një gjuhë të kuptueshme jo vetëm për bashkatdhetarët arbëreshë, por edhe për folësit e gjuhës letrare shqipe. Gjuha e tij e pasur dhe e rrjedhshme ka shërbyer si model për shumë shkrimtarë të rinj.
Më popullori e më i respektuari nga poetët arbëreshë pa dyshim është Domenico Bellizzi (18) (1931-1989), që më fort njihet me pseudonimin Vorea Ujko. Ai qe një prift modest nga Frasnita (ital. Frascineto) që dha letërsi të sotme në Fermë (ital. Firmo), ku kujtimi i tij është nderuar mjaft që kur vdiq në një aksident automobilistik në janar 1989. Poezia e Ujkos, shprehje lirike e hollë e qenies arbëreshe, është botuar në shumë revista e antologji si dhe në shtatë përmbledhje, katër në Itali, dy në Shqipëri dhe një në Kosovë. Vorea Ujko është poet i një tradite të begatë, trashëgimtar i denjë i Jeronim De Radës dhe Zef Serembes, të cilët i çmonte shumë. Poezia e tij është e lidhur ngushtë me jetën arbëreshe, është spërkatur e larë me gjakun e shprishur. Njëherazi ajo i kapërcen ndjenjat rrënjëforta të romantikut kombëtar të poezisë shqiptare dhe motivet standarde të lirikës së kurbetit. Por në thellësinë emocionale të vargut të tij, Ujko nuk lë pa vënë në dukje fuqinë e lidhjeve arbëreshe me kulturën e stërgjyshëve ballkanikë, edhe pse kanë kaluar pesëqind vjet në dhé të huaj. Në vjershën Muzikë ai thotë: | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:51 pm | |
| <BLOCKQUOTE>"Dëgjoj muzikën e natës Kur suvala ra, Çdo ngjyrë u shua E hëna u përul Mbrapa lisave. Këtu unë s'kam shtëpi Dhe nuk ndihem i huaj. Në ballë do ta puthja Vashën që troket në derë Dhe pyet në gjuhën time Nëse dëshiroj një kafe. Ndoshta ajo mendon Se gjuhën e kam nxënë Për udhëtim nëpër botë Dhe nuk e di fshehtësinë</BLOCKQUOTE>__________________________________________________ _________________
18 kr. F. Arapi 1983, ribotuar në F. Arapi 1987, f. 196-215, Lidhja 21 (1979), f. 650-653, dhe A. Giordano 1992. __________________________________________________ _________________ <BLOCKQUOTE>Që çelet nga gjaku."</BLOCKQUOTE>Poeti Karmell Kandreva (ital. Carmelo Candreva, 1931-1982), ka lindur në Shën Japk (ital. San Giacomo di Cerzeto) në krahinën e Kozencës më 4 prill 1931. Edhe ky është poet i një ndjenje të fuqishme identiteti etnik, që i kushtoi energji luftës kundër analfabetizmit dhe nxitjes për të përdorur gjuhën shqipe në bashkësitë arbëreshe, sidomos në sistemin shkollor. Vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 20 qershor 1982. Poezia e Kandrevës, e botuar së pari në tre vëllimet: Shpirti i arbërit rron, Kozencë 1976, Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon, II, Kozencë 1977, dhe Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme, III, Koriljano Stazione 1979, është ribotuar në Prishtinë dhe në Tiranë. Kandreva ishte poet i krenarisë etnike, po edhe i angazhimit social, që ngriti zërin për të luftuar për të drejtat e pakicave e për drejtësi shoqërore. Pasi kishte jetuar deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç si bari, pak mundësi pati për shkollim në kohën e fëminisë. Por në malet e Kalabrisë fitoi diçka, fitoi lidhjen e ngushtë me tokën dhe me traditat e popullit të tij tmerrësisht të varfër e analfabet në fshatrat e thella. Njëkohësisht, dhe kjo është kryesorja, fitoi edhe vetëdijen se nuk mjaftonte lidhja me tokën. Personazhi idilik i vendlindjes ishte për të edhe vend i mjerimit dhe i mundimeve. <BLOCKQUOTE>"Në lugaja të gjera Mbretëron ulliri me ngjyra argjendi Dhe me pika të zeza, Që duken lotët e bujkut Q'i ka nxijtur buhua e jetës."</BLOCKQUOTE>Zef Skiro Di Maxhio(ital. Giuseppe Schirò Di Maggio, l.1944) është poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar nga Hora e Arbëreshëvet në Sicili. Ka studiuar në Universitetin e Palermos dhe ka jetuar për një farë kohe në Settimo Torinese afër Torinos para se të kthehej në vendlindje për të punuar mësues. Skiro Di Maxhio është forcë aktive në jetën kulturore të bashkësisë arbëreshe në Sicili dhe kryeredaktor i revistës Il mondo albanese (Bota shqiptare). Ai ka shkruar nëntë përmbledhje vjershash shqip, mjaft prej tyre të shoqëruara me përkthim në italisht. Ndër më të fundit prej këtyre librave janë Gjuha e bukës, Prishtinë 1981, Përtej maleve, prapa kodrës, Tiranë 1985, Vjeç të tua 500 anni tuoi, Hora 1988, dhe Laerti i jati, 1989. Toni ironik i Skirò Di Maxhios kur përqesh lexuesin dhe vetveten është mjet për të arritur qëllimin, sepse në analizë të fundit, Zef Skiro Di Maxhio është shkrimtar serioz e i angazhuar, i përkushtuar ndaj prejardhjes etnike dhe gjuhës së tij amtare. Me një farë mungese etike e me një farë qejfi për të mos u marrë seriozisht, Skiro Di Maxhio i ka dhënë frymëmarrje të re një letërsie të trajtuar shpesh vetëm si mjet për misionin e lartë të ruajtjes së trashëgimisë kombëtare. Ai frymëzimin e merr nga mjedisi i fshatit, nga jeta në Horën e tij të Arbëreshëve, si dhe nga fuqia apo dobësia e personazheve fshatarë, që mblidhen për muhabet e këmbejnë thashetheme mbrëmjeve në sheshin e fshatit. Rrëfimin për jetën e vet e nis kështu: <BLOCKQUOTE>"Zef Skiròi (duke shtuar edhe mbiemrin nga nëna Di Maxhio për t'u dalluar nga pak a shumë i shquari Zef Skiro) ka lindur në Horë të Arbëreshëvet aty nga fundi i gjysmës së parë të shekullit të njëzetë (më saktë, më 11 janar 1944) nën shenjën e Bricjapit. Pra, paraardhës të tij kanë qenë Alfieri, Poe, Niçe, Shpata e shumë të tjerë. Menjëherë pas lindjes, nisi të flasë shqip, 'mua... mua', duke dhënë shenja bindëse për atë që do të bëhej vokacioni i tij gjuhësor." (19)</BLOCKQUOTE>__________________________________________________ _________________
19 Schirò Di Maggio, Më para se të ngriset / Prima che si faccia buio, 1977, f.3. __________________________________________________ _________________
Ironia shakatare e gjallë e Skiro Di Maxhios del në krye e bie në sy menjëherë në pjesët e tij, shumica komedi me tri akte, disa prej të cilave janë vënë në skenë në Horë të Arbëreshëvet e në Shqipëri. Ato janë shkruar me një përzierje interesante gjuhësh, gjë që e huton dhe e zbavit spektatorin arbëresh. Në këta vitet e fundit ai ka shkruar këto: Mushti 1860, 1984, Orëmira, 1988, dhe Për tokën fisnike të Horës,1989. Ka përkthyer edhe veprën e Leopardit Paralipomeni della batracomiomachia, në shqip me titullin Lufta e mivet me brethqit,1975. Aktualisht janë edhe një numër i mirë poetësh, shkrimtarësh dhe studiuesish të tjerë nga bashkësitë arbëreshe në Kalabri e Sicili, që po japin ndihmesë për të ruajtur ritmin e zhvillimit të kulturës arbëreshe e për të siguruar rrugën e saj të mëtejshme në të ardhmen. Poeti dhe etnografi Lluka Perone (ital. Luca Perrone, 1920-1984) nga Ejanina ishte mësues i gjuhës e i letërsisë frënge derisa vdiq më 1984. Është autor i disa përmbledhjeve me vjersha, ndër to: Lule shkëmbi, Spixana 1968, Hjea e ariut, Kastrovilari 1969, dhe Vjershe lirije, Kastrovilari 1971, si dhe i një libri të vëllimshëm dygjuhësh me titull Novellistica italo-albanese, Firence 1967.
Malli për atdheun e humbur është temë qendrore në poezinë e Xhuzepe Del Gaudios (ital. Giuseppe Del Gaudio, l. 1921), nga Shën Kolli (ital. San Nicola dell'Alto) në krahinën kalabreze të Katanxaros. Një vëllim poetik, në traditën lirike të Zef Serembes, është botuar në Tiranë me titullin Zemër arbëreshe, Tiranë 1984. Del Gaudio tani banon në Melissa. Poeti Kozmo Roko (ital. Cosmo Rocco, l. 1925) nga Strigari (ital. San Cosmo Albanese) në krahinën e Kozencës, ka punuar zanatçi dhe ka qenë veprimtar në organizimin e grupeve folklorike. Pietro Napolitano (l. 1931) nga Ferma ka botuar disa vëllime me vjersha shqip dhe italisht, ndër to Nderim Fermës, Koriljano Kalabro 1976. Ai është mësues në fshatin Saracena midis Kastrovilarit dhe Ungrës. Poezia e Zef Skiro Di Modikës (ital. Giuseppe Schirò Di Modica, l. 1942) nga Hora e Arbëreshëvet është botuar në një numër organesh letrare në Itali të jugut e në Shqipëri. Ai ka nxjerrë edhe disa përmbledhje me vjersha, ndër to përmenden: Motive në dy gjuhë dhe Segmenti. Poeti Vinçenco Belmonte (ital. Vincenzo Belmonte, l. 1945) nga Strigari ka studiuar për filozofi dhe letërsi në Universitetin e Romës, kurse tani është mësues filozofie në Koriljano Kalabro. Përmbledhja e parë poetike e tij Vento di Ponente (Erë e perëndimit) doli më 1973. Matilda Ferraro (l. 1950) ka lindur në Shën Koll në krahinën e Katanxaros, sikundër edhe Zef Del Gaudio. Ajo ka studiuar në Universitetin e Barit dhe tani punon mësuese në fshatin Melissa. Një vëllim me lirika të saj është botuar në Shqipëri: Emocione, Tiranë 1990. Dy studiues nga katedra e gjuhësisë e Universitetit të Kalabrisë në Kozencë janë edhe letrarë aktivë: Gustin Jordani (ital. Agostino Giordano, l. 1950) nga Ejanina, i cili përdor pseudonimin Buzëdhelpri, dhe Françesko Altimari (ital. Francesco Altimari, l. 1955) nga Shën Mitri. Të dy kanë shkruar poezi të shquara shqip. Kate Xukaro (ital. Kate Zuccaro, l. 1955), nga Çifti në krahinën e Kozencës ka studiuar për mjekësi në Firence e në Napoli. Ajo respektohet si poeteshë dhe si mbledhëse folklori. Në Kosovë është botuar përmbledhja e saj me vjersha Gabim, Prishtinë 1982. Të tjerë shkrimtarë të sotëm të njohur janë: Paskal Renda nga Hora e Arbëreshëvet; Luis De Rosa (l. 1944) nga Ruri (ital. Ururi) në krahinën e Kampobasos (Molise), autor i librit Lule e gjemba, Romë 1978, që tani jeton në Romë; Karmine Abate (ital. Carmine Abate, l. 1954) nga Karfici (ital. Carfizzi) në Katanzaro, i njohur për romanin Il Ballo tondo, Gjenovë 1991 (përkthim shqip: Shtegtimi i unazës, Tiranë 1993); Françesko Paçe (ital. Francesco Pace) nga Ungra, i cili përdor pseudonimin Leshkuqi; Mario Belici (ital. Mario Belizzi, l. 1957) nga Shën Vasili (ital. San Basile); Anna Ventre (l. 1964) nga Shën Mitri; dhe Enza Skutari nga Shën Kostandini (ital. San Costantino Albanese) në krahinën e Potencës.
Letërsia e sotme arbëreshe mbetet një letërsi e vogël, por me një traditë të gjatë me vlera. Ajo është trashëgimia e një pakice prej rreth 90,000 folësish që mundohen të ruajnë qenësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe kulturore. Kjo është një mundim e përpjekje që sa vjen e më tepër duket se nuk do të realizohet tani që dhe shekulli i njëzetë po i mbyll dyert e tij. Ende mungon një shkollim i rregullt në gjuhën shqipe dhe ende mungon një gjuhë letrare arbëreshe e njësuar. Disa autorë shkruajnë në dialektin amtar, ndërsa të tjerëve u pëlqen të përdorin një variant mbikrahinor më të kuptueshëm për bashkësitë e tjera arbëreshe. Përherë e më tepër, shkrimtarët e sotëm arbëreshë po i drejtohen gjuhës letrare shqipe, e cila ka ndihmuar për të fuqizuar lidhjet e ndërsjellta me letërsinë shqiptare në Ballkan. Por pranimi në shkallë të gjerë i gjuhës letrare shqipe si mjet letrar për arbëreshët ka krijuar edhe një gjendje dygjuhësie të ngjashme me atë të gjermanëve të Zvicrës dhe të arabëve, tek të cilët gjuha e folur dhe gjuha e shkruar kanë dallime të mëdha. Kjo mungesë njësimi midis këtyre dy shtresimeve të shprehjes mund të sjellë, me kalimin e kohës, një farë artificialiteti apo shterpësie sidomos në poezi. Nga ana tjetër, duhet vënë në dukje se prodhim letrar arbëresh gjithmonë ka qenë fryt i një pakice intelektuale në gjendje për t'iu përshtatur ndikimeve të jashtme dhe rrethanave gjuhësore të ndryshueshme. Vetë gjuha shqipe nuk do të ketë aspak vështirësi për të mbetur gjallë në Italinë e jugut në këtë periudhë kur po hyjmë në shekullin e njëzetenjëtë. Mbetet për t'u parë nëse e njëjta vlen të thuhet edhe për letërsinë shqiptare në ngulimet arbëreshe. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:52 pm | |
| 13.3 Shkrimtarët shqiptarë në diasporë
Kur folëm për letërsinë arbëreshe, pamë se arbëreshët prej kohësh e quajnë veten kolonë shqiptarë në dhe të huaj, megjithëse banojnë në Italinë e jugut tash gjysmë mijëvjeçari. Por gjatë kësaj kohe shqiptarët janë ngulur edhe në shumë vende të tjera të globit, sidomos gjatë njëqind vjetëve të fundit. Jashtë Shqipërisë ka lindur një diasporë e vogël gjuhësore dhe, bashkë me të edhe fillimet e një letërsie shqiptare. Në këtë letërsi të diasporës natyrisht nuk hyjnë ç'është shkruar shqip në Italinë e jugut dhe në zonat e banuara prej shqiptarësh në ish- Jugosllavi, p.sh. letërsia e Kosovës etj. Atë mund ta përkufizojmë më saktë si fryt i kurbetit dhe ikjes nga vendi në shekullin e njëzetë në zona të tjera jashtë atyre tradicionaleve. Ndërsa letërsia ruse, e madje ajo estone, letone e lituane, këto të fundit pak a shumë në madhësinë e letërsisë shqiptare, as nuk mund të merren me mend pa krijimtarinë e shkrimtarëve në mërgim, shkrimtarët shqiptarë jashtë janë një dukuri e rrallë. Në krahasim me letërsitë e tjera të vendeve evropianolindore, nga jashtë apo nga mërgimi kemi pak letërsi shqiptare, kurse ajo çka është krijuar atje ka ndikuar fare pak në zhvillimin dhe rrjedhat e letërsisë dhe kulturës shqiptare në tërësi. Bota shqipfolëse është një kozmos tepër mikroskopik e i izoluar për të qenë në gjendje të përhapë kulturën e vet të shkruar jashtë zonave tradicionale të banimit, që përfshijnë Shqipërinë, Kosovën, Jugosllavinë jugore, Maqedoninë, Italinë jugore dhe Greqinë. Megjithatë, shkrimtarët e diasporës, sado të papërfillshëm mund të jenë shumica në zhvillimin e vetë letërsisë shqiptare, kanë rolin e tyre në mozaikun e kulturës së sotme shqiptare. Ata kanë dhënë ide të reja dhe mjaft larmi, çka është në të mirë të çdo kulture.
Viktor Eftimiu (20) (1889-1972), lindur më 24 janar 1889 në Boboshticë afër Korçës, ishte dramaturg, poet dhe prozator me prejardhje shqiptare, që si mjet të shprehjes letrare përdori rumanishten. Eftimiu fillimisht ndoqi një shkollë greke dhe më vonë, më 1897, mërgoi në Rumani bashkë me familjen e vet tregtare për t'i shtuar radhët e fryra të kolonisë shqiptare atje. Më 1905 familja u vendos përfundimisht në Bukuresht, kurse ai filloi të shkruajë e të botojë vjershat e para në revistat letrare. Më 1908 bashkëpunoi me Oktavian Gogën (Octavian Goga, 1881-1938) në Sibiu, në revistën letrare Úara noastr| (Vendi ynë) dhe nëpërmjet punës si redaktor letrar u njoh me personalitetet kryesore të letërsisë rumune të kohës: me dramaturgun
__________________________________________________ _________________
20 kr. Bala 1978. __________________________________________________ _________________
Jon Luka Karaxhale (Ion Luca Caragiale, 1852-1912), me romancierët Liviu Rebreanu (1885-1944) dhe Mihail Sadoveanu (1880-1961), dhe me poetët Aleksandru Makedonski (Alexandru Macedonski, 1854-1920) dhe Tudor Argezi (Tudor Arghezi, 1880-1967). Në vitet njëzetë, kur ishte bërë i njohur si letrar, punoi si drejtor i një teatri në kryeqytetin rumun, që atëherë quhej 'Parisi i Lindjes'. Më 1948, u emërua sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve Rumunë. Eftimiu është autor i rreth njëqind vëllimeve letrare në rumanishte: poezi, prozë, letërsi për fëmijë, kujtime, e sidomos drama e komedi bashkëkohore. Një numër i këtyre pjesëve teatrale, pesëdhjetë e shtatë gjithsej, kanë tema shqiptare me frymëzim nga fëminia në malet në jug të Korçës, p.sh. Akim 1912 dhe CocoÕul negru 1913 (Kokoshi i zi). Disa nga këto vepra janë përkthyer në shqip. Në qershor 1971, për herë të parë pas gjashtëdhjetë e pesë vjetësh, Eftimiu erdhi për një vizitë në Shqipëri dhe u prit ngrohtë në Tiranë dhe në fshatin e lindjes Boboshticë, ku i uruan mirëseardhjen me 'bukë, kripë e zemër' sipas traditës shqiptare. Vdiq vitin tjetër në Bukuresht më 27 nëntor 1972.
Studiuesi dhe shkrimtari Arshi Pipa (l. 1920) ka lindur në Shkodër, ku dhe ndoqi shkollën deri më 1938. Vjershat e para, të shkruara në fund të viteve tridhjetë në Shkodër, u mblodhën në vëllimin Lundërtarë, Tiranë 1944. Pipa ka studiuar filozofi në Universitetin e Firences, ku dhe fitoi gradën 'dottore in filosofia' më 1942 me një disertacion mbi Henri Bergsonin (1859-1941), dhe punoi si mësues në Shkodër e në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 1944 qe redaktor i revistës së përmuajshme jetëshkurtër të Tiranës Kritika. Meqë, pas kalimit radikal të pushtetit në fund të luftës, nuk deshi të konformohej, u arrestua në prill 1946 dhe u dënua me dhjetë vjet burg. Pasi u lirua më 1956, u arratis në Jugosllavi dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara dy vjet më vonë. Punoi si pedagog në disa universitete amerikane dhe kur doli në pension ishte profesor i italishtes në Universitetin e Minesotës në Mineapolis. Pipa i hodhi përjetimet e dhjetë vjetëve të tmerrit në burgje e kampe pune në Durrës, Vloçisht, Gjirokastër dhe Burrel në përmbledhjen 246-faqesh me poezi Libri i burgut, Romë 1959. Ka botuar dy vëllime të tjera me poezi në dialektin gegë: Rusha, Mynih 1968, dhe Meridiana, Mynih 1969, ky i dyti një përmbledhje në frymën romantike e nostalgjike të Xhakomo Leopardit. Efekt më të madh kanë pasur botimet studimore të Pipës, sidomos kritika letrare. Ndër to janë studimi letrar në tre vëllime Trilogia albanica, Mynih 1978, dhe monografia Montale and Dante, Mineapolis 1968 (Montale dhe Dante). Ai ka botuar edhe një studim sociolinguistik, që ka ngjallur polemikë dhe kundërshtime, mbi formimin e gjuhës letrare shqipe si gjuhë zyrtare e Shqipërisë, me titull The politics of language in Socialist Albania, Nju Jork 1989 (Politika e gjuhës në Shqipërinë Socialiste); një përmbledhje me pesëmbëdhjetë artikuj mbi tema politike me titull Albanian Stalinism. Ideo-political aspects, Nju Jork 1990 (Stalinizmi shqiptar. Aspekte ideopolitike), si dhe një studim të kohëve të fundit mbi letërsinë shqiptare të periudhës së realizmit socialist, Contemporary Albanian Literature, Nju Jork 1991 (Letërsia e sotme shqiptare).
Shkrimtari dhe studiuesi Thoma Kacori (l. 1920) ka lindur në Shtikë të Kolonjës në Shqipërinë e jugut dhe shkollën e bëri në Korçë, nga ku mërgoi për në Bullgari. Më 1950 kreu studimet për ekonomi në Universitetin e Sofjes e më pas punoi atje si pedagog i gjuhës shqipe. Ndër frytet e punës si mësues i shqipes në Universitetin e njohur Klement Ohridski ishte hartimi i një fjalori bullgarisht-shqip, Sofje 1959 si dhe i njërit prej doracakëve të rrallë të dobishëm për mësimin e gjuhës shqipe, në një botim bullgarisht dhe anglisht, Handbook of Albanian, Sofje 1979 (Doracak për gjuhën shqipe). Si prozator, Kacori ka botuar përmbledhjet me tregime Jetë me brenga, Tiranë 1957, Ditë që s'harrohen, Tiranë 1959, dhe Tregime, Prishtinë 1972, si dhe romanet Për mëmëdhenë, Tiranë 1961, 1963 në dy vëllime, dhe Bijtë e shtrëngatës, Tiranë 1989. Tematika e veprave të tij, që i këndon heroizmit partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore, në pajtim me rrugën e letërsisë shqiptare në vitet pesëdhjetë, e bëri autor të mirëpritur në Tiranën e kohës. Kacori ka botuar edhe disa vepra në bullgarishte.
Një shkrimtar emigrant me peshë shumë më të madhe si për studimet ashtu edhe për letërsinë shqiptare është Martin Camaj (21) (1925-1992), i lindur në Temal të Dukagjinit në Alpet e veriut më 21 korrik 1925. Camaj mori arsim klasik në kolegjin jezuit saverian në Shkodër dhe ndoqi studimet në Universitetin e Beogradit. Së andejmi shkoi për studime pasuniversitare në Itali, ku dha gjuhë shqipe dhe kreu studimet në gjuhësi në Universitetin e Romës më 1960. Nga 1970 deri më 1990 ishte profesor i albanologjisë në Universitetin e Mynihut dhe jetoi në fshatin malor Lenggries në Bavarinë e Epërme derisa vdiq më 12 mars 1992. Kërkimet universitare të Camajt janë përqëndruar në gjuhën shqipe e në dialektet e saj, sidomos në ato të Italisë jugore. Është autori i studimeve gjuhësore për dialektet arbëreshe të Greçit (ital. Greci) dhe Fallkunarës (22) (ital. Falconara Albanese) dhe i Albanische Wortbildung, Visbaden 1966 (Fjalëformimi në gjuhën shqipe), Lehrbuch der albanischen Sprache, Visbaden 1969 (Doracak për gjuhën shqipe) dhe Albanian grammar with exercises, chrestomathy and glossary, Visbaden 1984 (Gramatikë e gjuhës shqipe me ushtrime, krestomaci dhe fjalorth). Doracaku i fundit u jep mundësi studentëve anglishtfolës të depërtojnë në gjuhën letrare shqipe si dhe në dialektin gegë të autorit. Camaj ka qenë aktiv edhe në fushën e folklorit (23).
Krijimtaria letrare e Camajt gjatë një periudhe dyzetepesëvjeçare kalon nëpër disa faza zhvillimi. Ajo nis me poezi, gjini së cilës i mbeti besnik gjithë jetën, por më pas iu kushtua për herë e më tepër prozës. Vëllimi i parë me vargje klasike, Nji fyell ndër male, Prishtinë 1953, dhe Kânga e vërrinit, Prishtinë 1954, frymëzoheshin nga malet e vendlindjes, për të cilat, me gjithë kohën e gjatë në mërgim dhe pamundësinë për t'u kthyer, dashuria nuk i rreshti kurrë. Pas tyre kemi librin Djella, Romë 1958, roman i gërshetuar me vargje, për dashurinë e një mësuesi me një vajzë nga fusha. Përmbledhjet poetike Legjenda, Romë 1964, dhe Lirika mes dy moteve, Mynih 1967, që përmbanin variante të rishikuara të një numri vjershash nga Kânga e vërrinit, u ribotuan në librin Poezi 1953-1967, Mynih 1981. Poezia e periudhës së pjekurisë së Camajt dëshmon për ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Xhuzepe Ungareti (Giuseppe Ungaretti, 1888-1970). Me kalimin e kohës erdhi duke u shtuar karakteri metaforik dhe simbolik i gjuhës si dhe gama tematike e poezisë. Një përmbledhje vjershash të zgjedhura i është përkthyer italisht nga Françesko Solano në një botim dygjuhësh Martin Camaj - Poesie, Palermo 1985 (Poezi), anglisht nga Leonard Fox, Selected Poetry, Nju Jork 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe gjermanisht nga Hans-Joachim Lanksch, Gedichte, Mynih 1991 (Poezi). Romani Rrathë, Mynih 1978, është cilësuar si i pari roman psikologjik në gjuhën shqipe. Është vepra më e gjatë e autorit në prozë që i mori pesëmbëdhjetë vjet punë për ta shkruar. Agroni, shkrimtar dhe agronom në 'Arbërinë' pasrevolucionare, dërgohet në fshatin Ripa e Mesme për të njoftuar për mbërritjen e disa traktorëve të rinj. Këtu e magjeps malësia e veriut pas shpëtimit të bareshës së bukur Sose, personifikim i zanave të malit. 'Rrathët' e ujit, zjarrit dhe gjakut, me të cilët ndahet romani, simbolizojnë jo vetëm shtrëngesat metafizike e sociale, por edhe rrugën e shkrimtarit nëpër trashëgiminë mitike të së kaluarës së Shqipërisë drejt një të ardhmeje të re. Ndër botimet e tjera letrare të Camajt janë një vëllim me vjersha me titullin Njeriu më vete e me tjerë, Mynih 1978; Dranja, Mynih 1981, përmbledhje madrigalesh, siç i quan autori; Shkundullima, Mynih 1981, përmbledhje me pesë tregime dhe një pjesë teatrale; dhe romani Karpa, Romë 1987, me subjekt të vendosur në brigjet e lumit Drin në vitin 2338, prozë e gjatë
__________________________________________________ _________________
21 kr. Altimari 1991a, 1994, Mandalà 1991, Pipa 1991a, 1991b, f. 125-164, dhe Albanica vëll. 2 (pranverë 1991), si dhe A. Berisha 1994, 1995b.
22 kr. Camaj 1971, 1977.
23 kr. Camaj 1972, dhe Camaj & Schier-Oberdofer (red.) 1974. __________________________________________________ _________________
që Camaj e ka pëlqyer ta quajë parabolë. Temat më të zakonshme në veprën e Camajt janë humbja e traditës, vetmia në një botë në ndryshim e sipër dhe kërkimi i prejardhjes. Gjuha është e ngjeshur me mendim, e kursyer dhe herë-herë e lodhshme, ndonëse autori termin hermetik e quante të rastit. Për të përcjellë tablonë poetike të vendlindjes malore baritore buzë Drinit, me ujëvarat vezulluese e pyjet rrezeplotë, ai mbështetet në burimin gjuhësor tradicional e të gjallë të dialektit gegë të vendlindjes. Prandaj nuk është e rastit që Camaj zgjodhi për të banuar një vend të shkëlqyer, me atmosferë disi të paqme e të virgjër shtëpiake, si alpet e Bavarisë, që çdo çast i kujtonin malet e thepisura të vendlindjes, ku nuk do të mund të kthehej kurrë. Të gjithë shkrimtarët e tjerë të diasporës shqiptare janë të zbehtë para Martin Camajt. Megjithatë, me punën e tyre plot kurajë e shpesh të talentuar, ata kanë dhënë ndihmesë për t'ia zgjeruar horizontet kulturës shqiptare dhe, sado që pa ndonjë peshë të madhe, kanë vendin e tyre modest në këtë letërsi.
Pak para se të vdiste në Forestville, shteti Merilend, më 8 nëntor 1989, shkrimtari shqiptaro-amerikan Xhevat Kallajxhi (1904-1989) botoi vëllimin e dytë me poezi shqip me titull Tingëllimet e zemrës, Augusta GA 1988, tridhjetë vjersha me tema patriotike, personale e politike, disa prej tyre me fuqinë shprehëse të Naim Frashërit dhe të Fan Nolit. Kallajxhiu, i lindur në Gjirokastër, përmendet si botues i gazetës jetëshkurtër të Gjirokastrës Labërija më 1925 e sidomos për pasardhësen e saj, të përjavshmen Demokratia, e cila doli nga 28 nëntori 1925 e deri më 1939. Ka botuar edhe revistën satirike vjetore në vargje me titullin Pif-paf, e cila doli në Gjirokastër nga 1933 deri më 1938, në fillim si shtojcë e gazetës Demokratia. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Kallajxhiu ishte anëtar i Ballit Kombëtar dhe në fund të luftës iku në Itali, prej ku emigroi në Shtetet e Bashkuara. Atje punoi në seksionin shqip të Zërit të Amerikës, kurse më pas në gazetën Dielli të Bostonit. Kallajxhiu është autor i shtatë librave shqip të botuar në Shtetet e Bashkuara, ndër to Lot e shpresa, Milford NJ 1976, përmbledhje me vjersha patriotike. Si besimtar bektashi, ndihmoi për ngritjen dhe mbajtjen e teqes bektashiane të Detroitit më 1954 dhe botoi për këtë sekt panteist e për traditat e reja të tij në Amerikë broshurën Bektashizmi dhe teqeja shqiptare n'Amerikë, Nju Jork 1964. Romani i tij historik Larg atdheut mbeti në dorëshkrim.
Poeti dhe botuesi Kosovë Rexha-Bala (l. 1929) ka lindur në Gjirokastër dhe është rritur në Kosovë. Pas studimeve në Beograd, punoi për një farë kohe si mësues dhe gazetar në Kosovë. Më 1964 emigroi në Suedi. Në fillim punoi në industri e më pas si mësues në Gëteborg, ku banon edhe sot. Krijimet e para iu botuan në organe letrare të Kosovës, si Jeta e re. Është autor i dy përmbledhjeve me poezi në gjuhën shqipe: Belbëzime poetike, Gëteborg 1972, dhe Kronika poetike e një shpirti të ndezun, Gëteborg 1974, si dhe i dy vëllimeve me poezi në gjuhën suedeze: Poetiskt mummel, Gëteborg 1980 (Mërmërima poetike), dhe Viskningar och slammer, Gëteborg 1980 (Pëshpëritje e britma). Rexha-Bala gjithashtu ka botuar revistën kulturore në gjuhën shqipe Stinët e jetës në Västra Frölunda.
Nga Lindja e Mesme është Abdylatif Arnauti (l. 1941), autor e përkthyes siriano- shqiptar i lindur në Damask në një familje të ardhur nga fshati Dobërllukë afër Vushtrrisë në Kosovë. Kreu studimet për gjuhë dhe letërsi arabe në Damask. Arnauti, mbiemër ky me kuptimin 'shqiptari', është autor romanesh, tregimesh, përkthimesh dhe poezish arabisht (me pseudonimin Ibn Kosova) dhe shqip. Ndër veprat shqip janë dy romane, tregime për fëmijë nga Siria dhe një përmbledhje poetike me titullin Përtej maleve, deteve, Prishtinë 1981, që e përshkon malli i mërgimtarit për vendin e vet. Ka hartuar dhe ka përkthyer arabisht antologji të poezisë shqiptare, kosovare e jugosllave, si dhe ka përkthyer arabisht romane të Dritëro Agollit (l. 1931), Ismail Kadaresë (l. 1936) dhe të shkrimtarit kroat Miroslav Kërlezha (1893-1981). Edhe bashkësia shqiptare në Siri ka luajtur rol aktiv e me rëndësi për zhvillimin e kulturës arabe në atë vend (24).
Mustafa Huluki (1850-1915), për shembull, ka qenë poet arab-sirian i lindur në Damask në një familje shqiptare të ardhur nga Kavalla e Greqisë. Studimet i filloi në Damask dhe më pas ndoqi një kolegj ushtarak në Stamboll. Për një kohë ishte drejtor i Kolegjit al- Sultanije në Beirut dhe bashkëpunoi në hartimin e enciklopedisë al-Bustani. Poezia e tij, e shkruar arabisht dhe turqisht e që dëshmon për ndjenjat e tij nacionaliste kundërosmane, është botuar në një numër organesh shtypi siriane e libaneze në fillim të shekullit të njëzetë. I biri, Ali Huluki (l. 1910), që kreu studimet në Damask dhe punoi nga viti 1929 e këndej si mësues në vise të ndryshme të Sirisë, konsiderohet babai i tregimit sirian dhe pionier i realizmit në këtë gjini. Maruf Arnauti (1892-1948) ka qenë një tjetër shkrimtar i rëndësishëm arab-sirian me prejardhje shqiptare. I lindur në Beirut në një familje nga Vlora, studimet i kreu në kryeqytetin libanez, dhe më 1916 u shpërngul në Stamboll, ku shërbeu si oficer në ushtrinë osmane. Arnauti mori pjesë në kryengritjen arabe, që shpërtheu atë vit në Mekë, kurse më pas në lëvizjen për çlirimin e Sirisë nga pushtimi francez. Për pjesëmarrjen në këtë kryengritje e lëvizje u dënua me vdekje më 1920, por u lirua pas pak kohe nga një amnisti dhe jetoi në Damask derisa vdiq. Maruf Arnauti është autor i katër romaneve të para në letërsinë arabo-siriane.
Ndër autorë të tjerë të diasporës, mund të përmenden shkarazi: Prenk Gruda (l. 1912) nga Exhuotër (Edgewater) Florida, autor i librit autobiografik 766-faqesh Ditari i nji zemrës së lëndueme 1937-1975, Detroit 1985; shkrimtari dhe botuesi arbëresh Vinçenz Golletti-Baffa (l. 1924) që banon në Hajdelberg; Nijazi Sulça (l. 1938) nga Peja me banim në Ankara të Turqisë; Nexhmije Zaimi nga Nju Jorku, autore e Daughter of the eagle, the autobiography of an Albanian girl, Nju Jork 1937 (Bijë e shqiponjës, autobiografi e një vajze shqiptare); dhe Nermin Vlora Falaski (l. 1921) nga Roma, nga gjaku i Ismail Qemal bej Vlorës, e cila, përveç disa teorive të veçanta për prejardhjen e gjuhës shqipe, ka krijuar edhe prozë, poezi dhe sprova në italisht e në shqip. Sikundër u tha më sipër, shkrimtarët shqiptarë në diasporë nuk lozin rol të madh në letërsinë shqiptare e, me përjashtim të Martin Camajt, nuk kanë dhënë ndonjë ndihmesë me peshë për të. Më shumë se gjithçka tjetër, kanë rëndësi përpjekjet e tyre gjithëfarëshe në fushën e shkrimeve e të botimeve për të mbajtur ndezur flakën e qiririt të kulturës shqiptare në viset gjegjëse të globit.
__________________________________________________ _________________
24 kr. Mufaku 1981a, 1981b, 1983, 1990. __________________________________________________ _________________ | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:52 pm | |
| 14. KRONOLOGJI E LETËRSISË SHQIPTARE
1285 Përmendja më e hershme e gjuhës shqipe. 1405 Teksti Bellifortis. 1462 Pal Engjëlli: formula e pagëzimit. 1497 Arnold von Harff: fjalor shqip. 1504 Marin Barleti: De obsidione Scodrensi, Venedik 1504 (Mbi rrethimin e Shkodrës). 1508 Marin Barleti: Historia de vita et gestis Scanderbegi, Epirotarum princepis, Romë rreth v. 1508-1510 (Histori e jetës dhe bëmave të Skënderbeut, princ i Epirit). 1555 PROZË FETARE: 5 janar 1555: Gjon Buzuku mbaroi së shkruari Mesharin e tij, libri më i vjetër në gjuhën shqipe. 1592 PROZË FETARE: Lekë Matrënga: E mbsuame e krështerë, Romë 1592, katekizëm ku ndodhet e para poezi e botuar ndonjëherë në shqip. 1618 PROZË DHE POEZI FETARE: Pjetër Budi: Dottrina Christiana, Romë 1618 (Doktrina e krishterë). 1621 PROZË FETARE: Pjetër Budi: Ritvale Romanvm et Specvlvm Confessionis, Romë 1621 (Ritual roman dhe pasqyrë rrëfimi). 1635 LEKSIKOGRAFI: Frang Bardhi: Dictionarium latino-epiroticum, Romë 1635 (Fjalor latinisht-shqip). 1675 'Doktrina e Krishterë' e humbur e Bernardit të Kuintianos, Venedik 1675. 1685 PROZË: Pjetër Bogdani: Cuneus prophetarum, Padovë 1685 (Çeta e profetëve),e para vepër me rëndësi në prozë e shkruar së pari në shqip. 1706 Botimi në shqip dhe latinisht i dokumenteve të Kuvendit të Arbënit të vitit 1703. 1716 FILOLOGJI: Francesco Maria Da Lecce: Osservazioni grammaticali nella lingua albanese, Romë 1716 (Vëzhgime gramatikore në gjuhën shqipe), e para gramatikë e botuar e shqipes. 1725 POEZI: Vjersha e Muçi Zades për kafenë, më e vjetra vjershë shqipe me alfabet arab. 1731 POEZI: Nezim Frakulla përgatit një divan në gjuhën shqipe; Kodiku i Qeuti (Chieuti) përmban vargje të disa autorëve arbëreshë. 1732 Themelimi i Seminarit Korsini në Shën Benedhiti në Kalabri. 1740 Gjon Nikollë Kazazi zbulon Mesharin e Gjon Buzukut. 1744 Themelimi i Akademisë së Re ose Hellênikon Frontistêrion në Voskopojë. 1762 POEZI: Jul Variboba: Ghiella e Shën Mëriis Virghiër, Romë 1762 (Jeta e Shën Mërisë së Virgjër), poemë e gjatë lirike. 1770 LEKSIKOGRAFI: Theodhor Kavalioti: Prôtopeiria, Venedik 1770 (Abetare) me një fjalor trigjuhësh në greqisht, arumunisht dhe shqip me rreth 1170 fjalë. 1777 POEZI: Nikollë Keta krijon në Siqeli të parin sonet shqip. 1779 LEKSIKOGRAFI: Nikollë Keta përfundon variantin e zgjeruar 640 faqesh të veprës së tij Vocabolario italiano-albanese (Fjalor italisht-shqip), me 10,000 fjalë. 1798 Përfundimi i të ashtuquajturit kodik i Kostandin Beratit. 1802 LEKSIKOGRAFI: Dhanil Haxhiu: Eisagôgikê didaskalia, Venedik? 1802 (Studim hyrës), fjalor katër-gjuhësh në greqisht, arumunisht, bullgarisht dhe shqip. 1807 Traktati në italisht i Engjëll Mashi-t Discorso sull' origine, costumi e stato attuale della nazione albanese, Napoli 1807 (Fjalë për prejardhjen, zakonet dhe gjendjen aktuale të kombit shqiptar). 1809 LEKSIKOGRAFI: Marko Boçari harton një fjalor greqisht-shqip me nxitjen e Fransua Pukëvilit. 1814 LEKSIKOGRAFI: Botimi i fjalorit 2000-fjalësh greqisht-anglisht-shqip të Jani Evstrat Vithkuqarit nga William Martin Leake në librin e këtij të fundit Researches in Greece, Londër 1814 (Kërkime në Greqi). 1820 POEZI: Muhamet Kyçyku: Erveheja, rrëfim romantik në vargje. 1827 Botimi dygjuhësh shqip-greqisht i Dhjatës së Re, Korfuz 1827. 1835 POEZI: Tahir Boshnjaku: Vehbije. 1836 POEZI: Jeronim De Rada: Dalja në Napoli e botimit të parë të këngëve të Milosaos me titullin italisht Poesie albanesi del secolo XV. Canti di Milosao, figlio de despota di Scutari (Poezi shqiptare të shekullit XV. Këngët e Milosaos, djali i sundimtarit të Shkodrës). 1839 POEZI: Jeronim De Rada: Canti storici albanesi di Serafina Thopia, moglie del principe Nicola Ducagino, Napoli 1839 (Këngë historike shqiptare të Serafina Topisë, grua e princit Nikollë Dukagjini); Françesk Anton Santori: Canzoniere Albanese (Përmbledhje me këngë shqiptare). 1842 POEZI: Dalip Frashëri: Hadikaja (Kopshti), poemë bektashie me 65,000 vargje. 1844 FILOLOGJI: Naum Veqilharxhi: varianti i parë i Ëvetarit shqip. 1845 PROZË FETARE: Vincenzo Basile: Ruga e parrisit, Romë 1845, përmbledhje rrëfimesh edukative. 1847 Vincenzo Dorsa: Su gli Albanesi, ricerche e pensieri, Napoli 1847 (Mbi shqiptarët, kërkime e mendime). 1848 Jeronim De Rada themelon gazetën L'Albanese d'Italia (Shqiptari i Italisë), e cila përfshinte artikuj në shqip. 1854 Johann Georg von Hahn: Albanesische Studien, Jena 1854 (Studime shqiptare). 1855 Karl Heinrich Theodor Reinhold: Noctes Pelasgicae, Athinë 1855 (Netë pellazgjike). 1858 Hyacinthe Hécquard: Histoire et description de la Haute Albanie ou Guégarie, Paris 1858 (Histori dhe përshkrim i Shqipërisë së Epërme ose Gegërisë). 1859 Hapja e Kolegjias Papnore Shqyptare në Shkodër. 1862 PROZË FETARE: Ëngjell Radoja: Jesu Criscti n'semer t'mesctaarit, Romë 1862 (Jezu Krishti në zemër të meshtarit). 1866 POEZI: Jeronim De Rada: Rapsodie d'un poema albanese raccolte nelle colonie del Napoletano, Firence 1866 (Rapsodi nga një poemë shqiptare e mbledhur në ngulimet e krahinës së Napolit). FILOLOGJI: Dhimitër Kamarda: Appendice al saggio di grammatologia comparata, Prato 1866 (Shtojcë për një sprovë gramatike të krahasuar), përmbledhje me këngë popullore arbëreshe. 1868 POEZI: Shahin Frashëri: Myhtarnameja (Histori e Myhtarit), poemë bektashie me 12,000 vargje. 1871 POEZI: Zef Jubani: Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi, Trieste 1871 (Përmbledhje këngësh dhe rapsodish popullore shqiptare). 1872 Botimi i përkthimit gegërisht të Kostandin Kristoforidhit të Dhiatës së Re nga Shoqata Biblike Britanike dhe e Huaj në Londër. ROMANE: Romani në turqisht i Sami Frashërit TaaÕÕuk-u Tal'at ve Fitnat, Stamboll 1872 (Dashuria e Talatit me Fitneten). POEZI: Jeronim De Rada: Dalja e botimit të parë të Scanderbeccu i pa-faan, Koriliano Kalabro 1872. 1877 Dhjetor 1877: themelimi i Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare në Stamboll; Themelimi i Kolegjës Saveriane në Shkodër. 1878 10 qershor 1878: Lidhja e Prizrenit; 13 qershor 1878: Kongresi i Berlinit. POEZI: Hafëz Ali Ulqinaku: Ter—ume-i mevlud 'alâ lisân-i arnavûd, Stamboll 1878 (Përkthim i një mevludi në gjuhën shqipe). ANTOLOGJI: Thimi Mitko: Albanikê melissa, Aleksandri 1878 (Bleta shqiptare). 1879 Shtator 1879: themelimi i gazetës së përjavshme Hê fônê tês Albanias (Zëri i Shqipërisë) nga Anastas Kullurioti; 12 tetor 1879: themelimi i Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në Stamboll; Botimi i përkthimit në toskërisht të Kostandin Kristoforidhit të Dhiatës së Re nga Shoqata Biblike Britanike dhe e Huaj. FILOLOGJI: Auguste Dozon: Manuel de la langue chkipe ou albanaise, Paris 1879 (Doracak i gjuhës shqipe). 1880 DRAMË: Leonardo De Martino: Nata Këshnellavet, Shkodër 1880, e para pjesë teatrale shqiptare për Krishtlindjet. 1881 POEZI: Leonardo De Martino: L'Arpa di un italo-albanese, Venedik 1881 (Harpa e një arbëreshi), përmbledhje poetike 442-faqesh në italisht dhe shqip. 1882 Shkurt 1882: shfaqet në Kolegjin Saverian në Shkodër I biri i çifutit, pjesë teatrale nga Pashko Babi. 1883 Jeronim De Rada themelon revistën mujore dygjuhëshe Fiàmuri Arbërit - La bandiera dell'Albania. 1884 PROZË: Kostantin Kristoforidhi: Gjahu i malësorëvet, Stamboll 1884, një nga veprat më të hershme të prozës letrare moderne shqiptare. 1886 POEZI: Naim Frashëri: Bagëti e bujqësija, Bukuresht 1886. FILOLOGJI: Sami Frashëri: Abetare e gjuhësë shqip, Bukuresht 1886. 1887 7 mars 1887: hapja e të parës shkollë zyrtare shqipe në Korçë; 15 maj 1887: numri i parë i së përjavshmes Drita, më pas në rumanisht Lumina, doli në Braila në Danubin e poshtëm; Themelimi i periodikut Arbri i ri në Palermo. DRAMË: Botimi i pjesëve të para të dramës së Françesk Antonio Santorit Emira, e cila konsiderohet si drama e parë origjinale shqiptare. POEZI: Giuseppe Schirò: Rapsodie albanesi, Palermo 1887. 1888 POEZI: Botimi i Erveheja të Kyçykut në Bukuresht nga Jani Vreto. PROZË: Ndoc Nikaj: Vakinat e scêites kisc me 320 faqe, Romë 1888 (Histori e kishës së shenjtë). 1889 1 maj 1889: hapja e shkollës së parë në gjuhën shqipe në Kosovë. 1890 ROMANE: Pashko Vasa: Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise, Paris 1890 (Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare). POEZI: Naim Frashëri: Luletë e verësë, Bukuresht 1890. 1891 Mars 1891: botimi i të përmuajshmes fetare Elçija i Zemers t'Jezu Krisctit në Shkodër; 15 tetor 1891: hapja e shkollës së parë shqipe të vajzave në Korçë. POEZI: Giuseppe Schirò: Mili e Haidhia, Palermo 1891, një idil imagjinar dashurie me tetëmbëdhjetë këngë). 1892 PROZË: Ndoc Nikaj: Marzia e ksctenimi n'filles t'vet, Shkodër 1892. 1894 POEZI: Naim Frashëri: Parrajsa dhe fjalë fluturake, Bukuresht 1894. 1896 Themelimi i shtypshkronjës Mbrothësia nga Papa Kristo Luarasi. POEZI: Naim Frashëri: Fletore e Bektashinjet, Bukuresht 1896. STUDIME LETRARE: Alberto Straticò: Manuale di letteratura albanese, | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:52 pm | |
| Milano 1896 (Doracak i letërsisë shqiptare). 1897 10 maj 1897: numri i parë i së përdyjavshmes Shqipëria e botuar nga Vissar Dodani; Themelimi i periodikut Albania në Bruksel nga Faik bej Konica. POEZI: Giuseppe Schirò: Kënkat e luftës, Palermo 1897, një përmbledhje vjershash kushtuar qëllimit të pavarësisë së Shqipërisë. 1898 POEZI: Naim Frashëri: Istori' e Skenderbeut, Bukuresht 1898, poemë epike historike me 11,500 vargje, libri më i lexuar i letërsisë shqiptare për kohën; Qerbelaja, Bukuresht 1898, poemë epike shiite; Kosmo Serembe: Kënka lirie, Bukuresht 1898. ANTOLOGJI: Vissar Dodani: Mialt'é mblétese, Bukuresht 1898. 1899 Themelimi i shoqërisë letrare Bashkimi nga Preng Doçi. PUBLICISTIKE: Sami Frashëri: Shqipëria - Ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhetë. Mendime për shpëtimt të mëmëdheut nga reziket që e kanë rethuarë, Bukuresht 1899. 1900 Tetor 1900: themelimi i gazetës Besa-besën e botuar në Egjipt nga Milo Duçi. POEZI: Giuseppe Schirò: Te dheu i huaj, Palermo 1900, një idil i gjatë historik. 1901 Nëntor 1901: botimi i së përdyjavshmes Drita në Sofje nga Shahin bej Kolonja; themelimi i shoqërisë kulturore Agimi nga Ndre dhe Lazar Mjeda; Giuseppe Schirò: Canti popolari dell'Albania, Palermo 1901 (Këngë popullore të Shqipërisë). DRAMË: Shtjefën Gjeçovi: Dashtnia e atdheut. 1902 Qershor 1902: themelimi i gazetës Albanija botuar në Beograd nga Jashar Erebara. POEZI: Andon Zako Çajupi: Baba-Tomorri, Kajro 1902; Agostino Ribecco: Vjersha malli, Sofje 1902. DRAMË: Shtjefën Gjeçovi: Prijës i dy Dibrave. 1904 Themelimi i revistës mujore Besa, botuar në Egjipt nga Milo Duçi dhe Thoma Abrami. POEZI: Asdreni: Rézé djélli, Bukuresht 1904. LEKSIKOGRAFI: Kostandin Kristoforidhi: Lexikon tês albanikês glôssês, Athinë 1904. 1905 Themelimi i gazetës Shpnesa e Shcypeniis botuar në Dubrovnik nga Nikolla bej Ivanaj. DRAMË: Mihal Grameno: komedia me tri akte Mallkimi i gjuhës shqipe, Bukuresht 1905. 1906 15 qershor 1906: themelimi i së parës gazetë shqiptare në Amerikë, Kombi e Bostonit e botuar nga Sotir Peci; Themelimi i shoqërisë Malli i mëmëdheut në Buffalo NY nga Petro Nini Luarasi; Zbulimi prej Spyridôn Lampros i tekstit të hershëm shqip i njohur me emrin Perikopeja ose Ungjilli i Pashkëve. POEZI: Gavril Dara i Riu: Kënka e sprasme e Balës, Katanzaro 1906; Gjergj Fishta: Vierrsha i përshpirteshem, Shkodër 1906. DRAMË: Mihal Grameno: tragjedia historike me katër akte Vdekja e Piros, Sofje 1906. 1907 6 janar 1907: themelimi i shoqërisë Besa-besën në Boston; Themelimi i gazetës satirike shqip-greqisht Shkopi në Kajro botuar nga Jani Vruho dhe Athanas Tashko. POEZI: Gjergj Fishta: Anxat e Parnasit, Sarajevë 1907, vargje satirike. DRAMË: Andon Zako Çajupi: Burr' i dheut; Fan Noli: drama me tri akte Israilitë dhe Filistinë, Boston 1907.
1908 Shkurt 1908: themelimi nga Fan Noli i Kishës Ortodokse Shqiptare Autoqefale në Boston; Korrik 1908: themelimi prej Mid'hat Frashërit i gazetës së përjavshme Lirija në Selanik; 14-22 nëntor 1908: mbahet Kongresi i Manastirit për të vendosur për një alfabet përfundimtar të shqipes. FOLKLOR: Michele Marchianò: Canti popolari albanesi delle colonie d'Italia. Foxhia 1908; Spiro Risto Dine: Valët e detit, Sofje 1908, një përmbledhje 856- faqesh me folklor dhe letërsi shqiptare. 1909 Janar 1909: themelimi i të përmuajshmes së ilustruar Diturija nga Mid'hat Frashëri; Themelimi i Shtypshkroja Nikaj në Shkodër nga Ndoc Nikaj; 15 maj 1909: numri i parë i gazetës së përdyjavshme Shqypéja e Shqypënis botuar në Sofje nga Josif Jovan Bageri; Korrik 1909: numri i parë i gazetës së përdyjavshme Lidhja orthodhokse në Korçë botuar nga Mihal Grameno; 1 dhjetor 1909: themelimi i së parës shkollë pedagogjike në Shqipëri, Shkolla Normale, në Elbasan; Themelimi nga Jani Vruho në Kajro i së përmuajshmes në gjuhën shqipe Rrufeja; Themelimi i së përjavshmes Dielli të Bostonit nga Fan Noli dhe Faik bej Konica. TREGIME: Mihal Grameno: Oxhaku, Selanik 1909, E puthura, Selanik 1909, Var' i pagëzimit, Korçë 1909. POEZI: Gjergj Fishta: Pika voëset, Zadar 1909; Hilë Mosi: Këngat shqipe, Selanik 1909. DRAMË: Namik Selim Delvina: pjesa me tetë akte Dashurija e mëmëdheut, Selanik 1909; Kristo Floqi: pjesa me katër akte Fe e kombsi. 1910 DRAMË: Andon Zako Çajupi: komedia me një akt Pas vdekjes. PUBLICISTIKE: Shtjefën Gjeçovi: Agimi i gjytetniis, Shkodër 1910. 1911 1 shkurt 1911: themelimi në Korçë i gazetës së përjavshme Koha nga Mihal Grameno. PROZË: Petro Nini Luarasi: Mallkim i shkronjavet shqip dhe çpërfolja e shqipëtarit, Manastir 1911. DRAMË: Gjergj Fishta: Shqyptari i gjytetnuem. 1912 28 prill 1912: themelimi në Boston i federatës panshqiptare Vatra; 28 nëntor 1912: shpallja e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë; 17 dhjetor 1912: njohja ndërkombëtare e pavarësisë së Shqipërisë, nën suzerenitetin e Sulltanit, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. PROZË: Risto Siliqi: Pasqyra. Diteve pergjakshme në të pêstin shekull Shqypêniis të robënueme, Trieste 1912. POEZI: Asdreni: Endra e lote, Bukuresht 1912; Mihal Grameno: Plagët, Manastir 1912. DRAMË: Kristo Floqi: skeçi me një akt Dhëndërr me përdhuni. 1913 1 janar 1913: numri i parë i periodikut kulturor françeskan Zâni i Shna Ndout; 15 qershor 1913: themelimi në Shkodër i gazetës së përjavshme Shqypnia e re botuar nga Hilë Mosi dhe Risto Siliqi; Tetor 1913: themelimi i së përmuajshmes françeskane Hylli i dritës. PROZË: Ndoc Nikaj: Fejesa n'djep a se Ulqini i mârrun, Shkodër 1913, Shkodra e rrethueme, Shkodër 1913. POEZI: Gjergj Fishta: botimi i parë i Mrizi i zânevet, Shkodër 1913; Hilë Mosi: Zan' i atdheut, Trieste 1913. 1914 7 mars 1914: Mbërritja e Princ Vilhelm Vid në Durrës për të zënë fronin shqiptar. TREGIME: Mid'hat Frashëri: Hî dhe shpuzë, Sofje 1914.
ROMANE: Zef Mati Harapi: Pushka e trathtarit, Shkodër 1914. 1916 Ngrihet në Shkodër nga autoritetet austro-hungareze Komisija Letrare Shqype. POEZI: Hilë Mosi: Lotët e dashnís, Shkodër 1916. DRAMË: Kristo Floqi: pjesa me pesë akte Karllo Topija. 1917 POEZI: Ndre Mjeda: Juvenilia, Vjenë 1917. DRAMË: Anton Xanoni: Skënderbegu ose t'liruemit prej zgjedhës së turkut. 1918 PROZË: Ndoc Nikaj: Bukurusha, Shkodër 1918. 1919 Krijimi në Shkodër i Shoqërisë Teatrore Bogdani. 1920 Janar/shkurt 1920: Kongresi i Lushnjës dhe qeveria e parë pas Pavarësisë me selinë në Tiranë. PROZË: Ndoc Nikaj: Lulet në thes, Shkodër 1920. 1921 ROMANE: Foqion Postoli: Për mbrojtjen e atdheut. DRAMË: Milo Duçi: pjesa me tri akte Nderi, Konstancë 1921; Zef Mati Harapi: Oso Kuka. 1922 Themelimi i Shoqeria botonjesé shqipetaré në Kajro, e kryesuar nga Milo Duçi. PROZË: Milo Duçi: Midis dy grash, Kajro 1922. DRAMË: Milo Duçi: pjesa me tri akte E thëna, Kajro 1922; Kristo Floqi: farsa me katër akte Qérthulli politik, Tiranë 1922. 1923 15 prill 1923: numri i parë i së përjavshmes Ora e maleve në Shkodër; Tetor 1923: themelimi i së përmuajshmes fetare e kulturore Zâni i naltë. ROMANE: Mehdi bej Frashëri: Nevruzi, Tiranë 1923. POEZI: Gjergj Fishta: Gomari i Babatasit, Shkodër 1923, vargje satirike. DRAMË: Gjergj Fishta: Juda Makabé, Shkodër 1923; Kristo Floqi: tragjedia me pesë akte Pirro Neoptolemi; Zef Mati Harapi: Mustafa Pasha i Shkodrës; Haki Stërmilli: Dibraneja e mjerueme, Tiranë 1923, Dashuni e besnikëri, Tiranë 1923. 1924 27 qershor 1924: Peshkopi Fan Noli shpallet zyrtarisht kryeministër dhe më pas regjent i Shqipërisë; 24 dhjetor 1924: Ahmet Zogu vjen në fuqi në Shqipëri me një grusht shteti. ROMANE: Foqion Postoli: Lulja e kujtimit. POEZI: Ernest Koliqi: Kushtrimi i Skanderbeut, Tiranë 1924; Vinçenc Prennushi: Gjeth e lule, Shkodër 1924. DRAMË: Haki Stërmilli: Agimi i lumnuëshëm, Tiranë 1924. 1925 28 nëntor 1925: numri i parë i gazetës Demokratia në Gjirokastër. POEZI: Gjergj Fishta: Vallja e Parrîzit, Shkodër 1925, vjersha fetare. DRAMË: Foqion Postoli: Detyra e mëmës. 1926 POEZI: Zef Serembe: Vjersha, Milano 1926. DRAMË: Mehdi bej Frashëri: tragjedia me pesë akte Trathëtia, Tiranë 1926. 1927 POEZI: Hilë Mosi: Lule prendvere, Tiranë 1927. DRAMË: Gjergj Fishta: Sh. Luigji Gonzaga, Shkodër 1927. 1928 1 shtator 1928: Ahmet Zogu shpallet Mbret i Shqiptarvet. DRAMË: Filip Papajani: Moisi Golemi. 1929 Prill 1929: themelimi i së përmuajshmes kulturore jezuite Leka në Shkodër. TREGIME: Ernest Koliqi: Hija e maleve, Zadar 1929. ROMANE: Llambi Dardha: Kthimi i Skënderbeut në Krujë, Korçë 1929. DRAMË: Kostandin Kote: pjesa me tri akte Shperblimi i gjaksís, Zadar 1929. 1930 Korrik 1930: themelimi i periodikut Neo-Shqiptarismi nga Branko Merxhani. POEZI: Asdreni: Psallme murgu, Bukuresht 1930. 1931 DRAMË: Etëhem Haxhiademi: Ulisi, Akili, Aleksandri, Tiranë 1931. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:52 pm | |
| 1932 15 gusht 1932: themelimi në Tiranë i së përmuajshmes Minerva. STUDIME LETRARE: Nonda Bulka: Horizonte të reja për letërsinë kombëtare; Gaetano Petrotta: Popolo, lingua e letteratura albanese, Palermo 1932 (Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare). 1933 POEZI: Ernest Koliqi: Gjurmat e stinve, Tiranë 1933; Lasgush Poradeci: Vallja e yjve, Bukuresht 1933; Filip Shiroka: Zâni i zêmrës, Tiranë 1933. STUDIME: Shtjefën Gjeçovi: Kanuni i Lekë Dukagjinit, Shkodër 1933. 1934 4 mars 1934: botimi në Tiranë i së përjavshmes kulturore Illyria. PROZË: Nonda Bulka: Kur qan e qesh bilbili, Korçë 1934. DRAMË: Etëhem Haxhiademi: Pirrua. STUDIME LETRARE: Justin Rrota: Letratyra shqype, Shkodër 1934. 1935 TREGIME: Ernest Koliqi: Tregtar flamujsh, Tiranë 1935. ROMANE: Sterjo Spasse: Nga jeta në jetë - Pse!?, Korçë 1935. DRAMË: Etëhem Haxhiademi: pjesa me pesë akte Skënderbeu, Tiranë 1935; Lazër Lumezi: komedia me një akt Makaronat e shejtanit. 1936 15 prill 1936: themelimi i së përjavshmes kulturore të majtë Bota e re në Korçë; Tetor 1936: themelimi në Tiranë i së përmuajshmes kulturore Përpjekja shqiptare. TREGIME: Migjeni: përfundimi i dorëshkrimit të Novelat e qytetit të veriut. ROMANE: Haki Stërmilli: Sikur t'isha djalë, Tiranë 1936. POEZI: Migjeni: Vargjet e lira, Tiranë 1936; Lasgush Poradeci: Ylli i zemrës, Bukuresht 1936. DRAMË: Etëhem Haxhiademi: Diomedi, Tiranë 1936; Ilo Mitkë Qafëzezi: Dhaskal Gjoka, apo shkolla korçare e qëmoçme, Korçë 1936. 1937 Njëzetepesë vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. POEZI: Gjergj Fishta: Lahuta e malcís, Shkodër 1937, poemë epike historike me 15,613 vargje. DRAMË: Andon Zako Çajupi: Burr' i dheut, Kajro 1937, botuar pas vdekjes. 1938 TREGIME: Milto Sotir Gurra: Plagët e kurbetit, Tiranë 1938; Mitrush Kuteli: Nete shqipëtare, Bukuresht 1938. STUDIME LETRARE: Eqrem Çabej: Për gjenezën e literaturës shqipe, Shkodër 1938-1939. 1939 7 prill 1939: Italia pushton Shqipërinë. POEZI: Nexhat Hakiu: Këngët e zambares, Tiranë 1939; Etëhem Haxhiademi: Lyra, Tiranë 1939. DRAMË: Etëhem Haxhiademi: Abeli. 1940 15 korrik 1940: themelimi në Tiranë i së përmuajshmes letrare e artistike Shkëndija nga Ernest Koliqi; 30 dhjetor 1940: vdekja e Gjergj Fishtës. TREGIME: Vedat Kokona: Yje të këputur, Tiranë 1940. POEZI: Luigj Gurakuqi: Vjersha, Bari 1940. 1941 8 nëntor 1941: krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare. TREGIME: Musine Kokalari, Siç më thotë nënua plakë, Tiranë 1941. POEZI: Gjergj Fishta: botimi përfundimtar pas vdekjes i Mrizi i zânevet, Shkodër 1941; Ernest Koliqi: Symfonia e shqipevet, Tiranë 1941. DRAMË: Gjergj Fishta: Jerina, ase mbretnesha e luleve, Shkodër 1941; Ndre Zadeja: Rozafa. STUDIME LETRARE: Namik Ressuli & Karl Gurakuqi (red.): Shkrimtarët shqiptarë, Tiranë 1941. 1942 TREGIME: Mitrush Kuteli: Ago Jakupi e të tjera rrëfime, Tiranë 1943.
POEZI: Ali Asllani: Hanko halla, Tiranë 1942. 1943 POEZI: Fan Noli: Mall e brengë, Tiranë 1943. 1944 15 shkurt 1944: themelimi i së përdyjavshmes letrare Revista letrare; 27 mars 1944: numri i parë i së përmuajshmes letrare Kritika nga Arshi Pipa; 28 nëntor 1944: forcat komuniste nën Enver Hoxhën hynë në Tiranë. TREGIME: Musine Kokalari: ... sa u-tunt jeta, Tiranë 1944; Mitrush Kuteli: Kapllan Aga i Shaban Shpatës. Rrëfime - Rrëfenja, Tiranë 1944. ROMANE: Sterjo Spasse: Afërdita. POEZI: Migjeni: botimi i dytë i Vargjet e lira, Tiranë 1944; Shevqet Musaraj: Epopeja e Ballit Kombëtar, Tiranë 1944; Arshi Pipa: Lundërtarë, Tiranë 1944. 1945 7 tetor 1945: konferenca e parë e shkrimtarëve dhe themelimi i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, të kryesuar nga Sejfulla Malëshova, fillimisht me 74 anëtarë, komunistë dhe jokomunistë. POEZI: Lame Kodra (= Sejfulla Malëshova): Vjersha, Tiranë 1945; Dhimitër Shuteriqi: O Ptoleme, Elbasan 1945. 1946 11 janar 1946: shpallet Republika Popullore e Shqipërisë; 21 shkurt 1946: shkarkimi i Sejfulla Malëshovës nga posti i ministrit të arsimit. Dhimitër Shuteriqi bëhet kryetar i Lidhjes të Shkrimtarëve të Shqipërisë deri më 1973; Qershor 1946: konferenca e dytë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë shpie në eliminimin shkrimtarëve jokomunistë. POEZI: Vehbi Bala: Shtigje drite, Shkodër 1946; Dushko Vetmo (= Francesco Solano): Bubuqe t'egra, Buenos Aires 1946. 1947 POEZI: Aleks Çaçi: Ashtu, Myzeqe, Tiranë 1947. 1948 Shtator 1948: themelimi i Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës. POEZI: Aleks Çaçi: Me ty, Stalin, Tiranë 1948; Fan Noli: Albumi, Boston 1948. DRAMË: Besim Levonja: Prefekti, Tiranë 1948. 1949 1 maj 1949: e para shfaqje në gjuhën shqipe në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës; Maj 1949: rënia e Koçi Xoxes dhe fundi i gjuetisë së shtrigave në Shqipëri; Tetor 1949: konferenca e tretë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe ardhja e zhdanovizmit dhe e modeleve letrare sovjetike; Fundi i aleancës jugosllavo-shqiptare; Themelimi i Teatrit Migjeni të Shkodrës; Themelimi i revistës letrare Jeta e re e Kosovës. POEZI: Luan Qafëzezi: Poezi, Tiranë 1949; Llazar Siliqi: Prishtina, Tiranë 1949. 1950 POEZI: Llazar Siliqi: Rruga e lumtunis, Tiranë 1950. DRAMË: Kolë Jakova: Halili e Hajrija, Tiranë 1950. STUDIME LETRARE: Gaetano Petrotta: Svolgimento storico della cultura e della letteratura albanese, Palermo 1950 (Zhvillimi historik i kulturës dhe letërsisë shqiptare). 1951 22 qershor 1951: themelimi i Teatrit A.Z. Çajupi të Korçës. POEZI: Mark Gurakuqi: Kangë për jetën, Tiranë 1951. 1952 ROMANE: Dhimitër S. Shuteriqi: Çlirimtarët në dy vëllime, Tiranë 1952, 1955; Sterjo Spasse: Ata nuk ishin vetëm, Tiranë 1952. POEZI: Nonda Bulka: Në dritën e yllit, Tiranë 1952. 1953 11 janar 1953: themelimi i Teatrit Aleksandër Moisiu të Durrësit; 5 tetor 1953: Pro memoria e Kasëm Trebeshinës drejtuar Enver Hoxhës. POEZI: Martin Camaj: Nji fyell ndër male, Prishtinë 1953. 1954 Themelimi i Nëntori, e përmuajshme letrare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë në Tiranë.
TREGIME: Sitki Imami: Drejt ditëve të reja, Prishtinë 1954. ROMANE: Fatmir Gjata: Përmbysja, Tiranë 1954. POEZI: Ismail Kadare: Frymëzimet djaloshare, Tiranë 1954; Martin Camaj: Kânga e vërrinit, Prishtinë 1954. 1955 ROMANE: Kin Dushi: Udha e Velanit, Tiranë 1955; Sterjo Spasse: Afërdita përsëri në fshat, Tiranë 1955. POEZI: Llazar Siliqi: Mësuesi, Tiranë 1955; Esad Mekuli: Për ty, Prishtinë 1955. DRAMË: Kolë Jakova: Toka jonë, Tiranë 1955; Sulejman Pitarka: Familja e peshkatarit, Tiranë 1955. STUDIME LETRARE: Stuart Mann: Albanian literature, an outline of prose, poetry and drama, London 1955 (Letërsia shqiptare, vështrim mbi prozën, poezinë dhe dramën). 1956 POEZI: Loni Papa: Fillo këngën çifteli, Tiranë 1956. 1957 16 shtator 1957: themelimi i Universitetit të Tiranës; Shkrirja e Lidhjes së Shkrimtarëve me Lidhjen e Artistëve për të formuar Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; Kongresi i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; Themelimi nga Ernest Koliqi i revistës letrare Shêjzat, e përkohëshme kulturore, shoqnore e artistike, në Romë. ROMANE: Sinan Hasani: Rrushi ka nisë me u pjekë, Prishtinë 1957. POEZI: Enver Gjerqeku: Gjurmat e jetës, Prishtinë 1957; Ismail Kadare: Ëndërrimet, Tiranë 1957. STUDIME: Faik Konica: Albania, the rock garden of southeastern Europe and other essays, Boston 1957 (Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës juglindore dhe ese të tjera). 1958 ROMANE: Martin Camaj: Djella, Romë 1958; Adem Demaçi: Gjarpijt e gjakut, Prishtinë 1958; Petro Marko: Hasta la vista, Tiranë 1958. POEZI: Dritëro Agolli: Në udhë dolla, Tiranë 1958. DRAMË: Sulejman Pitarka: Trimi i mirë me shokë shumë, Tiranë 1958; Ndrekë Luca: Shtatë Shaljanët, Tiranë 1958. 1959 ROMANE: Ali Abdihoxha: Një vjeshtë me stuhi, Tiranë 1959; Fatmir Gjata: Këneta, Tiranë 1959. TREGIME: Hivzi Sulejmani: Era dhe kolona, Prishtinë 1959. POEZI: Ernest Koliqi: Kangjelet e Rilindjes, Romë 1959; Arshi Pipa: Libri i burgut, Romë 1959; Drago Siliqi: Këngë e re për dashurinë e vjetër, Tiranë 1959. STUDIME LETRARE: Giuseppe Schirò: Storia della letteratura albanese, Firence 1959 (Historia e letërsisë shqiptare); Dhimitër S. Shuteriqi, Koço Bihiku & Mahir Domi (red.): Historia e letërsisë shqipe, Tiranë 1959, 1960. 1960 ROMANE: Ernest Koliqi: Shija e bukës së mbrûme, Romë 1960; Petro Marko: Qyteti i fundit, Tiranë 1960; Azem Shkreli: Karvani i bardhë, Prishtinë 1960. POEZI: Llazar Siliqi: Ringjallje, Tiranë 1960; Azem Shkreli: Bulzat, Prishtinë 1960. 1961 1 janar 1961: numri i parë i gazetës Drita, e përjavshme letrare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë; 11 korrik 1961: debat letrar në një mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve që çoi në një ndryshim kursi në politikën letrare në Shqipëri; Dhjetor 1961: prishja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. TREGIME: Anton Pashku: Tregime, Prishtinë 1961. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:53 pm | |
| POEZI: Dritëro Agolli: Hapat e mija në asfalt, Tiranë 1961; Ismail Kadare: Shekulli im, Tiranë 1961; Adem Gajtani: Drita në zemër, Prishtinë 1961; Fahredin Gunga: Pëshpëritjet e mëngjezit, Prishtinë 1961; Ali Podrimja: Thirrje, Prishtinë 1961. DRAMË: Spiro Çomora: Karnavalet e Korçës, Tiranë 1961; Andrea Skanjeti: Nora, heroina e bjeshkve, Tiranë 1961. 1962 POEZI: Fatos Arapi: Shtigje poetike, Tiranë 1962; Rrahman Dedaj: Me sy kange, Prishtinë 1962. 1963 ROMANE: Ismail Kadare: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Tiranë 1963. TREGIME: Ramadan Rexhepi: Kumbonaret, Prishtinë 1963. POEZI: Adelina Mamaqi: Ëndrra vashërie, Tiranë 1963, vëllimi i parë me vjersha i botuar nga një grua në Shqipëri; Ali Podrimja: Shamija e përshëndetjeve, Prishtinë 1963; Azem Shkreli: Engjujt e rrugëve, Prishtinë 1963. 1964 TREGIME: Dritëro Agolli: Zhurma e erërave të dikurshme, Tiranë 1964. POEZI: Dritëro Agolli: Devoll, Devoll, Tiranë 1964; Martin Camaj: Legjenda, Romë 1964; Ismail Kadare: Përse mendohen këto male, Tiranë 1964. ANTOLOGJI: Enver Gjerqeku (red.): Panoramë e letërsisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi, Beograd 1964. 1965 TREGIME: Azem Shkreli: Sytë e Evës, Prishtinë 1965. ROMANE: Shevqet Musaraj: Para agimit në dy vëllime, Tiranë 1965-1966; Jakov Xoxa: Lumi i vdekur, Tiranë 1965; Nazmi Rrahmani: Malsorja, Prishtinë 1965. POEZI: Dritëro Agolli: Shtigje malesh dhe trotuare, Tiranë 1965; Aleks Çaçi: Ëndrat e mia, Tiranë 1965; Beqir Musliu: Rima të shqetsueme, Prishtinë 1965. 1966 Dimër: 'revolucionarizimi' i kulturës shqiptare nën ndikimin e Revolucionit Kulturor Kinez i cili kishte filluar në nëntor 1965; Korrik 1966: Plenumi i Brioneve i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe dënimi i Rankoviqit. TREGIME: Ismail Kadare: Përbindëshi; Bilal Xhaferri: Njerëz të rinj, tokë e lashtë, Tiranë 1966. ROMANE: Kapllan Resuli: Tradhëtia, Tiranë 1965; Nazmi Rrahmani: Malsorja, Prishtinë 1965; Dhimitër Xhuvani: Tuneli, Tiranë 1966. POEZI: Besim Bokshi: Në pritje, Prishtinë 1966; Enver Gjerqeku: Tinguj të zgjuem, Prishtinë 1966, Blerimi i vonuem, Prishtinë 1966; Din Mehmeti: Rini diellore, Prishtinë 1966. DRAMË: Ibrahim Uruçi: Doktor Aleksi, Tiranë 1966. 1967 POEZI: Martin Camaj: Lirika mes dy moteve, Mynih 1967; Sulejman Mato: Shtegu i blertë, Tiranë 1967; Ali Podrimja: Dhimbë e bukur, Prishtinë 1967; Bilal Xhaferri: Lirishta e kuqe, Tiranë 1967. DRAMË: Loni Papa: Cuca e maleve, Tiranë 1967; Erveheja e Muhamet Kyçykut, përshtatur për skenë në Kosovë nga Muharem Qena. 1968 Prill 1968: konferenca gjuhësore në Prishtinë heq përdorimin e gegërishtes letrare në Kosovë në të mirë të shqipes letrare. TREGIME: Kapllan Resuli: Ushtima e Korrabit, Tiranë 1968. ROMANE: Ismail Kadare: Dasma, Tiranë 1968. POEZI: Rrahman Dedaj: Simfonia e fjalës, Prishtinë 1968; Adem Gajtani: Ti kangë, ti zog i largët, Prishtinë 1968; Ismail Kadare: Motive me diell, Tiranë 1968; Arshi Pipa: Rusha, Mynih 1968; Frederik Rreshpja: Rapsodi shqiptare, Tiranë 1968.
DRAMË: Minush Jero: Njolla të murrmë, 1968; Fadil Paçrami: Tri drama, Tiranë 1968. 1969 Prill 1969: fundi i fushatës së 'revolucionarizimit' në Shqipëri. 24-26 prill 1969: Kongresi i Dytë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve; Nëntor 1969: përurimi i Universitetit të Prishtinës. ROMANE: Nazmi Rrahmani: Tymi i votrës së fikun, Prishtinë 1969; Hivzi Sulejmani: Fëmijët e lumit tim, Prishtinë 1969. POEZI: Bernardin Palaj: Opere, Romë 1969 (Vepra); Arshi Pipa: Meridiana, Mynih 1969; Ali Podrimja: Sampo, Prishtinë 1969; Azem Shkreli: E di një fjalë prej guri, Prishtinë 1969. DRAMË: Anton Pashku: Sinkopa, Prishtinë 1969; Azem Shkreli: Fosilet. 1970 ROMANE: Dritëro Agolli: Komisari Memo, Tiranë 1970; Sabri Godo: Ali Pashë Tepelena, Tiranë 1970; Elena Kadare: Një lindje e vështirë, Tiranë 1970, i pari roman i botuar nga një grua në Shqipëri; Ismail Kadare: Kështjella, Tiranë 1970; Dhimitër Xhuvani: Përsëri në këmbë, Tiranë 1970. POEZI: Aleks Çaçi: Ti je, Myzeqe?, Tiranë 1970; Rrahman Dedaj: Baladë e fshehur, Prishtinë 1970; Fahredin Gunga: Mallkimet e fjetuna, Prishtinë 1970. DRAMË: Fadil Paçrami: Edhe tri drama, Tiranë 1970. 1971 Shkurt 1971: vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë sjell një shkrirje akujsh në marrëdhëniet kulturore midis Shqipërisë dhe Kosovës. ROMANE: Ismail Kadare: Kronikë në gur, Tiranë 1971; Teodor Laço: Tokë e ashpër, Tiranë 1971; Jakov Xoxa: Juga e bardhë, Tiranë 1971; Ramiz Kelmendi: Heshtja e armëve, Prishtinë 1971; Anton Pashku: Oh, Prishtinë 1971. POEZI: Ali Podrimja: Torzo, Prishtinë 1971. DRAMË: Naum Prifti: Mulliri i Kostë Bardhit, Tiranë 1971. 1972 20-25 nëntor 1972: Kongresi i Drejtshkrimit në Tiranë miraton gjuhën letrare shqipe si gjuhë letrare të njësuar të Shqipërisë dhe të shqipfolësve në Jugosllavi; Themelimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. ROMANE: Teki Dërvishi: Pirgu i lartë, Prishtinë 1972; Frederik Rreshpja: Zëri i largët i kasolles, Tiranë 1972. POEZI: Natasha Lako: Marsi brenda nesh, Tiranë 1972; Enver Gjerqeku: Ashti ynë, Prishtinë 1972; Sabri Hamiti: Njeriu vdes i ri, Prishtinë 1972. 1973 26-28 qershor 1973: Plenumi i Katërt i Komitetit Qendror shkatërron 'lëvizjen liberale'; Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja dënohen si deviacionistë dhe armiq të popullit. Dritëro Agolli zëvendëson Dhimitër Shuteriqin si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. TREGIME: Anton Pashku: Kjasina, Prishtinë 1973. ROMANE: Dritëro Agolli: Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, Tiranë 1973; Nazmi Rrahmani: Toka e përgjakur, Prishtinë 1973. POEZI: Fatos Arapi: Më jepni një emër, Tiranë 1973; Rrahman Dedaj: Etje, Prishtinë 1973; Ali Podrimja: Folja, Prishtinë 1973; Frederik Rreshpja: Në këtë qytet, Tiranë 1973. 1974 Kushtetuta jugosllave garanton autonominë e Kosovës. ROMANE: Rexhep Qosja: Vdekja më vjen prej syve të tillë, Prishtinë 1974; Zejnullah Rrahmani: Zanoret e humbura, Prishtinë 1974. POEZI: Dritëro Agolli: Nënë Shqipëri, Tiranë 1974; Rudolf Marku: Shokët e mi, Tiranë 1974. 1975 TREGIME: Dushko Vetmo (= Francesko Solano): Tregimet e lëmit, Koriliano
Kalabro 1975. ROMANE: Dritëro Agolli: Njeriu me top, Tiranë 1975; Skënder Drini: Shembja e idhujve, Tiranë 1975; Sabri Godo: Skënderbeu, Tiranë 1975; Ismail Kadare: Nëntori i një kryeqyteti, Tiranë 1975; Teodor Laço: Përballimi, Tiranë 1975; Ramiz Kelmendi: Shtatë persona ndjekin autorin, Prishtinë 1975. POEZI: Sabri Hamiti: Thikë harrimi, Prishtinë 1975. STUDIME LETRARE: Mensur Raifi: Fan S. Noli dhe Migjeni, Prishtinë 1975. 1976 ROMANE: Sabri Hamiti: Njëqind vjet vetmi, Prishtinë 1976. POEZI: Ismail Kadare: Koha, Tiranë 1976; Karmell Kandreva (= Carmelo Candreva): Shpirti i arbërit rron, Kozencë 1976; Ali Podrimja: Credo, Prishtinë 1976. DRAMË: Anton Pashku: Gof, Prishtinë 1976; Ruzhdi Pulaha: Zonja nga qyteti, Tiranë 1976. STUDIME LETRARE: Dhimitër Shuteriqi: Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850, Tiranë 1976. 1977 Themelimi i Teatrit Popullor të Gjakovës. PROZË: Ismail Kadare: Dimri i madh, Tiranë 1977, Emblema e dikurshme, Tiranë 1977; Zejnullah Rrahmani: E Bukura e Dheut, Prishtinë 1977. POEZI: Adem Gajtani: Amfora e fundosur, Prishtinë 1977; Enver Gjerqeku: Pengu, Prishtinë 1977; Fahredin Gunga: Psalmet e gurta, Prishtinë 1977; Dushko Vetmo (= Francesko Solano): Te praku, Trebisacce 1977. 1978 29 korrik 1978: prishja e aleancës kino-shqiptare. Themelimi i revistës Les Lettres albanaises (Letërsia shqiptare), e përtremuajshme e Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë. TREGIME: Elena Kadare: Nusja dhe shtetrrethimi, Tiranë 1978; Anton Pashku: Lutjet e mbrëmjes, Prishtinë 1978. ROMANE: Martin Camaj: Rrathë, Mynih 1978; Skënder Drini: Midis dy kohëve, Tiranë 1978; Ismail Kadare: Muzgu i perëndive të stepës, Prilli i thyer, Ura me tri harqe, Tiranë 1978; Nazmi Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime, Prishtinë 1978; Zejnullah Rrahmani: Sheshi i unazës, Prishtinë 1978. POEZI: Martin Camaj: Njeriu më vete e me tjerë, Mynih 1978; Enver Gjerqeku: Pengu i dashurisë, Prishtinë 1978; Din Mehmeti: Ikje nga vdekja, Prishtinë 1978. STUDIME LETRARE: Koço Bihiku (red.): Historia e letërsisë shqiptare të realizmit socialist, Tiranë 1978; Arshi Pipa: Trilogia albanica, Mynih 1978. 1979 TREGIME: Zija Çela: Pëllumbat e janarit, Tiranë 1979. ROMANE: Murat Isaku: Plagët, Tiranë 1979; Ismail Kadare: Kush e solli Doruntinën?. POEZI: Dritëro Agolli: Poezi, Tiranë 1979; Ismail Kadare: Poezi, Tiranë 1979; Natasha Lako: E para fjalë e botës, Tiranë 1979; Sabri Hamiti: Trungu ilir, Prishtinë 1979. STUDIME LETRARE: Ibrahim Rugova & Sabri Hamiti: Kritika letrare. Tekste, shënime, komente, Prishtinë 1979. 1980 TREGIME: Ismail Kadare: Gjakftohtësia, Tiranë 1980; Vath Koreshi: Dasma e Sakos, Tiranë 1980. POEZI: Rrahman Dedaj: Gjërat që s'preken, Prishtinë 1980; Adem Gajtani: Kënga e mjellmës, Prishtinë 1980; Ismail Kadare: Buzëqeshje mbi botë, Prishtinë 1980. LEKSIKOGRAFI: Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare Sun Jun 20, 2010 3:53 pm | |
| 1981 Mars/prill 1981: kryengritja popullore në Kosovë për statusin e republikës; 17 dhjetor 1981: vdekja misterioze e rivalit të Enver Hoxhës, Mehmet Shehu. ROMANE: Teki Dërvishi: Herezia e Dervish Mallutës, Prishtinë 1981; Elena Kadare: Bashkëshortët, Tiranë 1981; Ismail Kadare: Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, Tiranë 1981; Mehmet Kraja: Moti i madh, Prishtinë 1981; Nasi Lera: Gjaku i prillit, Tiranë 1981. POEZI: Esad Mekuli: Midis dashurisë dhe urrejtjes, Tiranë 1981, Brigjet, Prishtinë 1981; Azem Shkreli: Pagëzimi i fjalës, Prishtinë 1981; Xhevahir Spahiu: Vdekje perëndive, Prishtinë 1981. 1982 Vrasja e poetit dhe gazetarit kosovar Jusuf Gërvalla në Gjermani. ROMANE: Jusuf Buxhovi: Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit, Prishtinë 1982. PROZË: Beqir Musliu: Mbledhësit e purpurit, Prishtinë 1982. POEZI: Eqrem Basha: Atleti i ëndrrave të bardha, Prishtinë 1982; Ali Podrimja: Lum Lumi, Prishtinë 1982; Vorea Ujko: Këngë arbëreshe, Tiranë 1982. 1983 TREGIME: Naum Prifti: Njëqind vjet, Tiranë 1983. ROMANE: Musa Ramadani: Ligatina, Prishtinë 1983. POEZI: Rrahman Dedaj: Jeta gabon, Prishtinë 1983; Abdylazis Islami: Majë malesh, Prishtinë 1983. STUDIME LETRARE: Dhimitër S. Shuteriqi (red.): Historia e letërsisë shqiptare. Tiranë 1983. 1984 TREGIME: Ismail Kadare: Sjellësi i fatkeqësisë - Islamo nox. ROMANE: Miço Kallamata: Asnjanësia e Zotit Lulo, Tiranë 1984; Mehmet Kraja: Udhëzime për kapërcimin e detit, Prishtinë 1984. POEZI: Natasha Lako: Këmisha e pranverës, Prishtinë 1984; Bardhyl Londo: Emrin e ka dashuri, Tiranë 1984. STUDIME LETRARE DHE ANTOLOGJI: Nebil Duraku (red.): Shkrimtarët e Kosovës '43-'83, Prishtinë 1984; Rexhep Qosja: Historia e romantizmit 1-3, Prishtinë 1984, 1984, 1986. 1985 11 prill 1985: vdekja e Enver Hoxhës, pasardhës i të cilit bëhet Ramiz Alia. ROMANE: Vath Koreshi: Rrugë për larg, Tiranë 1985; Ndoc Papleka: Gjaku i tokës, Tiranë 1985. POEZI: Dritëro Agolli: Udhëtoj i menduar, Tiranë 1985; Fahredin Gunga: Mallkimet e zgjuara, Prishtinë 1985; Sabri Hamiti: Leja e njohtimit, Prishtinë 1985; Muhamet Kërveshi: Lojë në vazhdime, Prishtinë 1985. STUDIME LETRARE: Agim Vinca: Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe 1945-1980, Prishtinë 1985. 1986 PROZË: Koço Kosta: Ata të dy e të tjerë; Ismail Kadare: Koha e shkrimeve, Tiranë 1986. ROMANE: Diana Çuli: Rrethi i kujtesës, Tiranë 1986; Fatos Kongoli: Ne të tre, Tiranë 1986; Mehmet Kraja: Sëmundja e ëndrrave, Prishtinë 1986; Ymer Shkreli: Rapsodi Kosovare, Prishtinë 1986. POEZI: Xhevahir Spahiu: Nesër jam aty, Tiranë 1986; Eqrem Basha: Udha qumështore, Prishtinë 1986; Azem Shkreli: Kënga e hutinit, Prishtinë 1986. STUDIME LETRARE: Robert Elsie: Dictionary of Albanian Literature, Nju Jork 1986 (Fjalor i letërsisë shqiptare); Zejnullah Rrahmani: Nga teoria e letërsisë shqipe, Prishtinë 1986. 1987 12 nëntor 1987: vdekja e Lasgush Poradecit. TREGIME: Zija Çela: Eklips dhe proza të tjera, Tiranë 1987. ROMANE: Martin Camaj: Karpa, Romë 1987; Skënder Drini: Njerëzit dhe deti,
Tiranë 1987; Teodor Laço: Të gjithë lumenjtë rrjedhin, Tiranë 1987. POEZI: Rrahman Dedaj: Fatkeqësia e urtisë, Prishtinë 1987; Beqir Musliu: Libri i anatemave, Prishtinë 1987; Agim Vinca: Arna dhe ëndrra, Prishtinë 1987. DRAMË: Edi Shukriu: Kthimi i Euridikës, Prishtinë 1987. STUDIME LETRARE: Ibrahim Rugova: Refuzimi estetik, Prishtinë 1987. 1988 Valter File: Nata e kuajve të bardhë, Tiranë 1988; Sabri Godo: Ujërat e qeta, Tiranë 1988; Ismail Kadare: Koncert në fund të dimrit, Tiranë 1988; Dhimitër Xhuvani: Shpirtin nuk e shes, Tiranë 1988. POEZI: Mimoza Ahmeti: Sidomos nesër, Tiranë 1988; Bardhyl Londo: Si ta qetësoj detin, Tiranë 1988; Din Mehmeti: As në tokë, as në qiell, Prishtinë 1988; Ndoc Papleka: Lumi e di ku buron, Tiranë 1988; Koçi Petriti: Të dashurova ty, Tiranë 1988; Ali Podrimja; Fund i gëzuar, Prishtinë 1988; Ilirjan Zhupa: Mos më pyet ku kam qenë, Tiranë 1988. DRAMË: Sabri Hamiti: Futa, Prishtinë 1988. STUDIME LETRARE: Koço Bihiku (red.): Studime për letërsinë shqiptare II. Probleme të letërsisë shqiptare të realizmit socialist, Tiranë 1988. 1989 TREGIME: Besnik Mustafaj: Vera pa kthim, Tiranë 1989. ROMANE: Jusuf Buxhovi: Libri i të mallkuarve, Prishtinë 1989; Petro Marko: Nata e Ustikës, Tiranë 1989; Neshat Tozaj: Thikat, Tiranë 1989; Dhimitër Xhuvani: E nesërmja e një gruaje, Tiranë 1989; Preç Zogaj: Vonesa, Tiranë 1989. POEZI: Fatos Arapi: Duke dalë prej ëndrrës, Tiranë 1989; Eqrem Basha: Brymë në zemër, Prishtinë 1989; Ervin Hatibi: Përditë shoh qiellin, Tiranë 1989; Rudolf Marku: Udhëtim për në vendin e gjërave që njohim, Tiranë 1989; Xhevahir Spahiu: Heshtje s'ka, Tiranë 1989; Moikom Zeqo: Njëqind zemra, Tiranë 1989. STUDIME LETRARE: Sabri Hamiti: Vetëdija letrare, Prishtinë 1989. 1990 24 prill 1990: lirimi i Adem Demaçit pas tri dekadash burgimi në Jugosllavi; Verë: pushtimi i plotë ushtarak serb i Kosovës e sjell këtë rajon në pragun e luftës civile, pezullimi i gazetës së përditëshme Rilindja dhe i transmetimeve radiotelevizive në gjuhën shqipe; Korrik 1990: mijëra shqiptarë strehohen në ambasadat e huaja në Tiranë dhe lejohen të largohen nga vendi; 25 tetor 1990: Ismail Kadare kërkon dhe merr strehim politik në Francë; 11 dhjetor 1990: lejimi i pluralizmit politik në Shqipëri. TREGIME: Skënder Drini: Rruga e njeriut, Tiranë 1990; Preç Zogaj: Shëtitorja, Tiranë 1990. ROMANE: Kiço Blushi: Koka e prerë, Tiranë 1990; Diana Çuli: Dreri i trotuareve, Tiranë 1990; Sabri Godo: Koha e njeriut, Tiranë 1990; Ismail Kadare: Dosja H., Tiranë 1990; Teodor Keko: Loja, Tiranë 1990; Mehmet Kraja: Net bizantine, Prishtinë 1990; Teodor Laço: Pushimet e kolonelit, Tiranë 1990. POEZI: Lindita Aliu: Ndoshta do të ishin më të mëdhenj, Prishtinë 1990; Fatos Arapi: Ku shkoni ju, statuja, Tiranë 1990; Adem Gashi: Realiteti objektiv, Prishtinë 1990; Sabri Hamiti: Kaosmos, Prishtinë 1990; Teodor Keko: Zemra nuk është këmishë, Tiranë 1990; Natasha Lako: Natyrë e qetë, Tiranë 1990; Bardhyl Londo: Ditë njerëzore, Tiranë 1990; Erind Pajo: Sikur pranë të kisha një zog..., Tiranë 1990; Ali Podrimja: Zari, Prishtinë 1990; Vorea Ujko: Hapma derën zonja mëmë, Tiranë 1990; Ilirjan Zhupa: Pema e ëndrrës, Prishtinë 1990.
DRAMË: Teki Dërvishi: Pranvera e librave, Prishtinë 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, Prishtinë 1990; Ymer Shkreli: Trilogjia e re, Prishtinë 1990. STUDIME LETRARE DHE ANTOLOGJI: Rexhep Ismajli: Poezia e sotme arbëreshe, Prishtinë 1990; Ismail Kadare: Eskili ky humbës i madh, Tiranë 1990, Ftesë në studio, Tiranë 1990; Agim Vinca: Orët e poezisë, Prishtinë 1990. 1991 20 shkurt 1991: në Tiranë rrëzohet statuja e Enver Hoxhës; 17 mars 1991: lirimi i të burgosurve të fundit politikë, ndër ta dhe një numër shkrimtarësh (Fadil Paçrami, Bashkim Shehu etj.); 31 mars 1991: zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri; Shkurt/mars 1991: heqja dhe prishja nga forcat serbe të Arkivit të Kosovës në Prishtinë; Vjeshtë: ndërprerja e mësimeve në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës. TREGIME: Martin Camaj: Pishtarët e natës, Prishtinë 1991; Adem Demaçi: Kur zoti harron, Prishtinë 1991; Teodor Keko: Lajmëtarja e vdekjeve, Tiranë 1991; Kasëm Trebeshina: Stina e stinëve, Prishtinë 1991. ROMANE: Diana Çuli: Rekuiem, Tiranë 1991. POEZI: Martin Camaj: Në hijen e gjarpnit, Prishtinë 1991, Palimpsest, Nju Jork 1991; Ndoc Gjetja: Kthimet, Tiranë 1991; Xhevahir Spahiu: Kohë e krisur, Tiranë 1991. PUBLICISTIKE: Ismail Kadare: Nga një dhjetor në tjetrin, Paris 1991, Pesha e kryqit, Paris 1991. STUDIME LETRARE: Arshi Pipa: Contemporary Albanian literature, Nju Jork 1991 (Letërsia bashkëkohore shqiptare). 1992 31 janar 1992: Dritëro Agolli lë detyrën e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve; 22 mars 1992: fitorja e Partisë Demokratike nën Sali Berishën në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri; 24 maj 1992: Kritiku letrar Ibrahim Rugova zgjidhet president i 'Republikës së Kosovës'; Qershor 1992: Bardhyl Londo emërohet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. TREGIME: Pjetër Arbnori: Kur dynden Vikingët, Tiranë 1992; Kasëm Trebeshina: Koha tani, vendi këtu, Tiranë 1992. ROMANE: Adem Istrefi: Lemeria, Tiranë 1992; Fatos Kongoli: I humburi, Tiranë 1992; Mehmet H. Myftiu: Shkrimtari, Tiranë 1992; Qerim Pllana: Legjenda e dasmës, Prishtinë 1992; Zejnullah Rrahmani: Udhëtimi arbdhetar, Prishtinë 1992; Hysen Sinani: Një burrë si ky, Tiranë 1992. POEZI: Hydajet Bajri: Tretja në mjegull, Tiranë 1992; Behram Hoti: Mos ma mbyll derën, Prishtinë 1992; Naim Kelmendi: Nyja e Gordiut, Prishtinë 1992; Kim Mehmeti: Fati, Shkup 1992. STUDIME LETRARE: Pal Duka-Gjini: Gjergj Fishta. Jeta dhe veprat, S. Maria degli Angeli [Assisi] 1992; Fabien Terpan: Ismail Kadaré, Paris 1992. 1993 TREGIME: Ibrahim Berisha: Sëmundjet e dimrit, Prishtinë 1993; Gentiana Minga: Autopsia e një shkatërrimit, Tiranë 1993; Sabit Rrustemi: Pika e zezë, Shkup 1993; Nehat Sopaj: Në fund të Akeronit, Shkup 1993; Lazër Stani: Misteri i hijeve, Tiranë 1993. ROMANE: Mimoza Ahmeti: Arkitrau, Tiranë 1993; Pjetër Arbnori: Muzgujt e mesjetës, Tiranë 1993; Arif Demolli: Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie, Prishtinë 1993; Nasi Lera: Ngjalla e diktatorit, Tiranë 1993; Ymer Shkreli: Azgal, Prishtinë 1993; Dhimitër Xhuvani: Jetë në arkivol, Tiranë 1993; Rexhep Zllatku: Plagoma, Shkup 1993; Preç Zogaj: Pa histori, Tiranë 1993. POEZI: Dritëro Agolli: Pelegrini i vonuar, Tiranë 1993; Jorgo Bllaci: Zërat e natës, Tiranë 1993; Lindita Ahmeti: Mjedra dhe bluz, Shkup 1993; Fatos Arapi:
Ne, pikëllimi i dritave, Tiranë 1993; Lindita Arapi: Kufomë lulesh, Tiranë 1993; Muhamed Kërveshi: Syri i Kosovës, Prishtinë 1993; Uran Kostreci: Lundërtari i detit, Tiranë 1993; Ron Kubati: Midis ëndrrës dhe shpresës, Tiranë 1993; Avni Kuçi: Ndërmjet dashurisë e dhembjes, Shkup 1993; Ferdinand Laholli: Në ishullin e vetmisë, Tiranë 1993; Leka Ndoja: Rrezja e territ, Tiranë 1993; Ridvan Peshkëpia: Qyteti ideal, Tiranë 1993; Ali Podrimja: Buzëqeshje në kafaz, Tiranë 1993; Lazër & Jozef Radi: Muret e muzgut, Tiranë 1993; Azem Shkreli: Muri përfundi shqipeve, Cyrih 1993; Ragip Sylaj: Lisi i shenjtë, Prishtinë 1993; Visar Zhiti: Kujtesa e ajrit, Tiranë 1993. DRAMË: Emin Kabashi: Gjaku i shprishur, Prishtinë 1993; Leka Toto: Vetëkryqëzimi, Tiranë 1993. STUDIME LETRARE DHE ANTOLOGJI: Tefik Çaushi: Universi letrar i Kadaresë, Tiranë 1993; Robert Elsie: An Elusive eagle soars. Anthology of modern Albanian poetry, Londër & Boston 1993; Sabri Hamiti: Tema shqiptare, Prishtinë 1993; Mahmud Hysa: Autorë dhe tekste nga letërsia e vjetër shqipe, Shkup 1993; Ardian Klosi; Quo vadis, Shqipëri?, Tiranë & Mynih 1993; Enea Nauni: Kadareja i panjohur, Tiranë 1993; Injac Zamputi: Ekskursion në dy vepra të Kadaresë, Tiranë 1993; Injac Zamputi: Fishta. Koha, njeriu, vepra, Tiranë 1993.
FUND | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare | |
| |
| | | | Histori e Letërsisë Shqiptare | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|