Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Histori e Letërsisë Shqiptare

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:53 pm

5.4 Shkrimtarë minorë të periudhës



Njihen një numër poetësh të tjerë të hershëm myslimanë, veprat e të cilëve kanë ardhur vetëm pjesërisht deri në ditët tona ose nuk kanë ardhur fare. Dervish Hasani nga Krusha e Vogël afër Rahovecit në Kosovë, që ka jetuar aty nga fundi i shekullit të shtatëmbëdhjetë, është autori i poezisë më të vjetër shqipe me shkrim arab të shkruar në Kosovë. Ai qe dervish në teqenë e madhe halvetie në Rahovec, të ngritur nga sheh Sulejman Ejup Dede i Potoçanit në vitet 1680. Nga vargjet e tij mistike pak gjë ka mbetur. Sulejman Temani, poet dhe sheh halveti nga Berati, është gjithashtu autor i disa vjershave me temë fetare. Haxhi Ymer Mustafa Kashari nga Tirana, lindur në fillim të shekullit të tetëmbëdhjetë, ka shkruar vjersha me temë

__________________________________________________ _________________
25 kr. Myderrizi 1955b.

26 kr. Shuteriqi 1976, f. 226-228.
__________________________________________________ _________________

fetare në shqipe dhe turqishte. Vargjet e tij, edhe pse të mbingarkuara me orientalizma, përbëjnë dokumentin më të vjetër të dialektit tiranas. Ka ardhur deri në ditët tona një ilahi me tetëmbëdhjetë vargje nga Mulla Beqiri, myfti i medresesë së Vushtrrisë në Kosovë, që ka jetuar nga mesi i shekullit të tetëmbëdhjetë apo fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, po kështu edhe dy vjersha dashurie nga Omer efendi Sadedini prej Shqipërisë jugore. Nga qendrat kulturore myslimane të lulëzuara të Beratit e Elbasanit kemi informacione mbi disa bashkëkohës të Nezim Frakullës. Ismail pashë Velabishti nga Berati, të cilin e kemi përmendur më sipër si patron të Nezimit e që është vrarë më 3 gusht 1764 në Vlorë, na ka lënë një vjershë me vargje tetërrokëshe të shkruar gjatë kohës që ishte komandant i kalasë në Lepanto, e ku shpreh mallin për atdheun. Nga Elbasani kemi vjershat e Ibrahim Elbasanit dhe Sulejman pashë Vërlacit, i njohur edhe si Sulejman Pashë Elbasani. Nga Shkodra njihet Mulla Salih Pata, i cili shkëlqeu në gjysmën e dytë të shekullit të tetëmbëdhjetë si poet në oborrin e Bushatllinjve.

Ai është autor bejtesh satirike, dy prej të cilave ia kushton Kara Mahmud pashës. Po në oborrin e Bushatllinjve ishte pa dyshim bashkëkohësi i tij Mulla Hysen Dobraçi nga Shkodra, që ndoshta është i njëjtë me një Hysen efendi Shkodra, autori i poezisë kushtuar qëndresës shqiptare kundër sundimit turk. Folkloristi dhe shkrimtari Zef Jubani (1818-1880), i cili ka botuar një pjesë të vargjeve të Dobraçit në librin e tij Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi, Trieste 1881 (Përmbledhje këngësh popullore e rapsodish shqiptare), e quan atë 'Anakreoni shqiptar'. Vjersha më e mirënjohur e Dobraçit i këndon betejës së Kara Mahmud pashës kundër forcave turke të komanduara nga Ahmed pasha në Berat më 1785. Një autor anonim nga Gjirokastra(27) gjithashtu na ka lënë një vjershë për mësymjen që i bëri qytetit Ali pashë Tepelena (1741-1822) aty nga viti 1793.


Edhe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë u krijuan shumë vjersha sipas traditës myslimane me tema fetare e disa historike nga autorë për të cilët kemi shumë pak të dhëna. Elmaz Gjirokastriti (28) ka qenë autori i një vjershe me nëntëdhjetë e dy vargje me titullin turqisht Evvel hastalik (Sëmundja e parë), e cila flet për epideminë që përfshiu krahinën e Gjirokastrës më 1817. Është shkruar më 1820 dhe ruhet në një dorëshkrim të ardhur nga Gjirokastra. Haxhi Etëhem bej Tirana (1783-1846), i njohur edhe si Etëhem bej Mollai, ka qenë autor poezie mistike bektashiane e i një divani shqip, nga të cilat nuk ka mbetur kurrgjë, si dhe i katër divanëve turqisht. Ai ka vdekur në Tiranë dhe është varrosur në xhaminë që edhe sot mban emrin e tij në qendër të kryeqytetit shqiptar. Një poet tjetër me frymëzim bektashian ka qenë Baba Abdullah Melçani (vd. 1852), që ka themeluar teqenë e madhe të Melçanit afër Korçës dhe ka marrë pjesë aktive në lëvizjen kombëtare. Nga vjershat e tij mistike shqip, vetëm njëra kushtuar legjendarit Sari Salltëk Baba (29) ka ardhur deri në ditët tona. Mulla Dervish Peja, i njohur edhe me emrin Dervish efendiu i Pejës, ka qenë një figurë fetare e nderuar në fillimin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, i njohur në traditën gojore për urtësinë e shprehur në bejtet dhe thëniet e tij. Ka mbetur vetëm një nga vjershat. Kurse nga vargjet fetare të Ahmet Elbasanit, sheh nga Elbasani, nuk është gjetur asgjë. Hysen Bitri, një poet nga kryeqendra bektashiane e Krujës, ka qenë autori i tri vjershave fetare shqip të shkruara para vrasjes së udhëheqësit shpirtëror Shemsedin Shemimiu (1748-1831) nga Fushë Kruja më 1831. Poeti Asllan bej Puçe (1807-1830) ishte djali i Ago Myhyrdarit, sekretar i Ali pashë Tepelenës. Ai vdiq njëzet e tre vjeç në masakrën e Manastirit më 30 gusht 1830 bashkë me krerët e tjerë shqiptarë. Asgjë nuk ka mbetur nga krijimet e tij. Po nga Shqipëria e jugut ka qenë Abdullah Sulejman Konispoli,

__________________________________________________ _________________

27 kr. Myderrizi 1959.

28 kr. Myderrizi 1957b.

29 Mbi legjendën e Sari Salltëkut, kr. Kaleshi 1971a.
__________________________________________________ _________________


autor i një mevludi në dialektin çam, të shkruar rreth vitit 1831 e që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, si dhe i vjershave të tjera përfshirë përkthime poezish nga arabishtja dhe turqishtja. Ahmet Tusi, një sheh i sektit rufai, ka lënë disa vargje me tema fetare aty rreth vitit 1836. Pak gjë dihet për Ismail Floqin nga krahina e Korçës, përkthyes i një mevludi (30), dhe për poetin Jonuz efendi Sabriu. Tahir Nasibiu (vd. 1835) ka qenë themeluesi i teqesë bektashiane të Frashërit më 1824-1825. Për të thuhet se ka shkruar poezi shqip, persisht dhe turqisht, por asgjë nuk ka ardhur deri në ditët tona. Poezi me interes historik ruhen nga Mulla Fejzo Abdalli (31) prej Gjirokastre, autor i një vjershe të datuar 1841 [1257 A.H.] për luftën kundër një pashai turk gjatë mbretërimit të Sulltan Mahmudit II (sundoi 1808-1839), dhe nga Demir Vlonjati (vd. 1845), i njohur edhe me emrin Demir aga Vlonjakasi, autor i një vjershe me vargje tetërrokësh me nëntëmbëdhjetë strofa katërshe të datuar 1845 [1261 A.H.], në të cilën ai dënon një masakër të kryer atë vit nga forcat turke dhe vuajtjet që pësoi Shqipëria nga reformat e Tanzimatit.

Një traditë letrare e çuditshme në Orient ka qenë ajo e fjalorëve në vargje. I pari fjalor i tillë shqip-turqisht, sikundër thamë, ka qenë ai i shkruar nga Nezim Frakulla. Në vitin 1835 [1251 A.H.], Shemimi Shkodra apo Shemimiu nga Shkodra përfundoi një fjalor shqip- turqisht (32) me rreth 1000 zëra me titull Nytkë (Ligjërim). Sipas autorit, ishte hartuar për t'u shërbyer nevojave të ushtarëve turq në Shqipëri dhe të shqiptarëve që nuk dinin turqisht. Dialekti i shqipes është ai i Shkodrës i përzier me elemente nga e folmja e Beratit, gjë që na bën të hamendësojmë se autori ka jetuar në Berat për ca kohë. Këtë interes për leksikografinë ndjek në traditën e shekullit të tetëmbëdhjetë Myslim Hoxha nga fshati Levan afër Fierit, i cili ka qenë autor i një përshtatjeje në gjuhën shqipe e Tyfhe-i Shâhidî (Dhuratë e Shahidiut), një fjalor persisht-turqisht i hartuar më 1514 [920 A.H.] nga Ibrâhîm Shâhidî Dede, një dervish mevlevi nga Mughla, që vdiq më 1550 [957 A.H.]. Ai përmbante disa mijëra zëra. Tekstet shqipe në prozë me shkrim arab kanë qenë jashtëzakonisht të rralla. Një i tillë, që mban datën 1840 [1256 A.H.], është përkthim i një teksti fetar nga arabishtja prej Mehmet Iljaz Korçës. Kjo vepër është një dorëshkrim me prejardhje nga Korça dhe u zbulua më 1953, kurse tani ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.




5.5 Përfundime



Bejtexhinjtë shqiptarë, në përgjithësi, nuk qenë poetë të nivelit të klasikëve persianë e arabë, aftësia e lartë letrare artistike e të cilëve vinte pas një mijëvjeçari qytetërimi oriental të zhvilluar. Megjithatë, ata qenë rapsodë me talent e me forcë krijuese që shkruan një letërsi të re shqiptare të mbështetur në traditat islamike të Orientit, por edhe një gjuhë letrare të re, sado ende të papërpunuar. Letërsia shqiptare u shkrua me shkrim arab për më se dy shekuj. Ajo lulëzoi gjatë gjithë shekullit të tetëmbëdhjetë dhe gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë derisa dalëngadalë u zëvendësua nga letërsia e romantizmit e periudhës së Rilindjes Kombëtare, e shkruar kryesisht me alfabetin latin. Në fazat e para, poezia e bejtexhinjve, ashtu si një pjesë e mirë e vjershërimit

__________________________________________________ _________________

30 kr. I. Floqi 1938.

31 kr. Myderrizi 1957b.

32 kr. Myderrizi 1951b dhe Rossi 1951.
__________________________________________________ _________________


divan osman, ishte kryesisht letërsi e dijeve dhe e mjeshtërive. Si e tillë, ajo mbeti mjet i drejtuar ndaj interesave të një pakice elitë, qoftë shoqërore, klerikale apo politike. Me kalimin e kohës, ajo e humbi aftësinë për të shprehur ëndrrat dhe aspiratat e popullit shqiptar. Venitja e traditës myslimane në letërsinë shqiptare erdhi krahas kalbëzimit të Perandorisë Osmane dhe lindjes së lëvizjes kombëtare shqiptare gjatë së cilës shqiptarët zunë t'i kthejnë shpinën gjithshkaje që ishte osmane dhe orientale. Turqishtja ishte gjuha e pushtuesit, kurse shkrimi arab erdhi e po shihej nga shumë si tipar i invadimit kulturor të huaj ndaj një populli që dalëngadalë po zgjohej e po luftonte për vetëvendosje. Vetëm një alfabet perëndimor, ide perëndimore e, si pasojë, edhe një letërsi më fort e orientuar nga Evropa mund ta ndihmonte Shqipërinë për t'i bërë ballë asimilimit kulturor nga ana e turqve. Si rrjedhim, letërsia e bejtexhinjve mori qëndrim të kundërt dhe shfaqi në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë një orientim edhe më të madh fetar, sidomos në traditat kulturore bektashiane. Madje kjo letërsi erdhi e hyri edhe në shekullin e njëzetë. Tradita myslimane vazhdoi sidomos në Kosovë, ku deri në vitin 1947 shkruheshin ende vargje me shkrim arab.

Nga të gjitha periudhat e shkrimeve letrare shqiptare, ajo e bejtexhinjve mbetet ndoshta më pak e njohura, si nga studiuesit ashtu edhe nga lexuesit shqiptarë. Dorëshkrimet, sikundër u tha më sipër, në pjesën më të madhe kanë humbur ose nuk gjenden më, dhe ka një mungesë të dukshme specialistësh të kualifikuar, të aftë për t'u marrë me atë që mund të gjendet. Sot nuk ka fare specialistë shqiptarë me njohje të mjaftueshme të osmanishtes e të shkrimit arab, kurse shumë të paktë janë orientalistët e huaj me njohje të mjaftueshme të shqipes, që mund ta trajtojnë me kritere shkencore këtë letërsi. Ajo nuk pati gëzuar ndonjë interesim të veçantë të kritikëve dhe lexuesve në Shqipërinë socialiste për shkak të përqëndrimit kryesisht në tema fetare, autorësisë elitare, konvencioneve klasike e formës së huaj (gjuha e pushtuesit). Për lexuesin e sotëm gjuha e asaj letërsie, përzierje e shqipes, turqishtes dhe persishtes, është tejet e mbingarkuar dhe e mërzitshme, për të mos thënë më tepër. E, megjithatë, letërsia myslimane e shekujve të tetëmbëdhjetë e nëntëmbëdhjetë është pjesë përbërëse e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, element që mbetet për t'u vlerësuar siç duhet e madje, në një masë të madhe edhe për t'u zbuluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:53 pm

6. TRASHËGIMIA E BIZANTIT.

SHKRIMET NË TRADITËN ORTODOKSE NË SHEKULLIN XVIII DHE NË FILLIMIN E SHEKULLIT XIX






6.1 Përçarje në identitetin kulturor



Para inkursioneve turke të fundit të shekullit të katërmbëdhjetë Shqipëria shpesh kishte qenë kufiri midis sferave antagoniste të ndikimit të katolicizmit roman dhe ortodoksizmit grek. Edhe pse si rrjedhojë e kryqëzatave disa zona të Shqipërisë veriore e në veçanti portet e Adriatikut nën ndikimin në rritje të Serenissimas i kthyen sytë nga Roma, pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore e jugore mbeti bizantine. Edhe sot e kësaj dite shqiponja dykrerëshe e Bizantit, simbol i kësaj trashëgimie, zbukuron flamurin shqiptar.

Ashtu si në lashtësi, vetë grekët e kohës së Bizantit nuk patën kurrë ndonjë interesim të veçantë për 'barbarët' jogreqishtfolës të Perandorisë, dhe nuk mund të ketë kurrfarë dyshimi se banorët e egër malësorë të Shqipërisë përbënin shembullin më të mirë të atyre që për ta ishin barbarë jashtë kufijve të qytetërimit helen. Edhe pas pushtimit osman të Evropës dhe rënies së Perandorisë së Bizantit, popullsia greke e Ballkanit jugor nuk ishte zhveshur plotësisht nga trashëgimia perandorake e dy mijëvjeçarëve, për të cilat ajo ishte krenare. Pavarësisht nga nënshtrimi i dhunshëm ndaj sundimit turk, midis grekëve mbretëronte një farë vazhdimësie idesh dhe zakonesh, të ushqyera në veçanti nga kisha ortodokse, vetë kuintesenca e madhështisë së venitur bizantine. Në Shqipërinë e jugut dhe Epir, që gjatë shekujve të sundimit turk e deri në ditët tona kanë pasur një popullsi të përzier folësish shqiptarë, grekë e aromunë, Kisha ortodokse mbeti shprehje e qytetërimit grek dhe iu përkushtua tërësisht gjuhës greke si mburojë kulturore kundër hordhive pushtuese të Islamit. Të ishe i fesë ortodokse do të thoshte të ishe grek, ashtu si të ishe i fesë islame do të thoshte të ishe turk. Në secilën prej këtyre kulturave pak vend kishte për zgjimin shkallë-shkallë të aspiratave kombëtare shqiptare. Kështu që shqiptarët e shkolluar në traditën greke do të orientoheshin doemos drejt gjuhës dhe kulturës greke. Përdorimi i shkrimit grek për të shkruar gjuhën e folur nga shqiptarët shihej nga kisha ortodokse si tepër i panevojshëm dhe më vonë shpesh edhe si herezi.




6.2 Shqipja me alfabet grek e me alfabete të tjera



Në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, prapëseprapë gjejmë një numër dokumentesh në gjuhën shqipe, të shkruara e të ruajtura në alfabetin grek, që dëshmojnë se interesimi për të shkruar shqipen kurrsesi nuk qe shuar në këtë kulturë të përzier. Këto vepra, nga të cilat pak janë botuar, përfshijnë përkthime nga letërsia fetare ortodokse, fjalorë dhe shënime për gramatikën e gjuhës shqipe. Edhe pse ato nuk janë letërsi artistike si e tillë, në rrethana të tjera, ato mund të kishin hedhur themelet e një tradite të re letrare në Shqipëri (1).

Alfabeti grek ka qenë krijim i grekëve të lashtë, i ndikuar në një periudhë fillestare të historisë së tyre nga fenikasit, dhe u formësua për t'iu përshtatur sistemit tingullor të gjuhës së tyre. Ai vazhdoi të përdorej për greqishten e re ndonëse shumë nga shkronjat e këtij alfabeti ishin bërë të tepërta në rrafsh sinkronik si pasojë e ndryshimeve fonologjike në shekuj. Kur përshtatej për gjuhën shqipe, ky sistem shkrimi nuk kishte shkronja të tepërta, por vetëm ato të gabuarat. Për shembull në shkrimin grek është e pamundur të bëhet dallim midis s dhe sh ose z dhe zh, ose të shprehen bashkëtingëlloret c, xh, gj, q të shqipes, ose zanorja asnjanëse ë. Por, natyrisht, me vullnet bëhet gjithçka, dhe vërtet shumë dijetarë ortodoksë te shekullit të tetëmbëdhjetë u përpoqën të përdorin alfabetin grek si të vetmin mjet të mundshëm që kishin për të shkruar shqipen. Dokumenti më i vjetër i shqipes me alfabet grek është Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja e përmendur më sipër, pa dyshim i shekullit të pesëmbëdhjetë ose fillimit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pesëmbëdhjetë radhë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut (27: 62-66).

Ai u zbulua nga historiani grek Spiridon Lampros (1851-1919) më 1906 në një dorëshkrim grek (2) që ruhej në Bibliotekën Ambrosiane të Milanos. Kjo vepër është një farë përjashtimi nga tradita ortodokse së pari, sepse duket se është dyqind vjet më e hershme se tekstet e tjera me rëndësi të shqipes me shkrim grek dhe, së dyti, sepse është gjetur në Italinë e veriut. Sidoqoftë, duhet të presim plot dy shekuj për rizbulimin e shkrimit grek. Nga viti 1731 vjen një gravurë e Virgjëreshës Mari që u vendos në Arkivin e Institutit të Shkencave, paraardhësi i Akademisë së Shkencave në Tiranë. Në këtë gravurë (3), e cila doli nga Manastiri i Shën Mërisë së Ardenicës midis qiparisash në një majë kodre afër Lushnjës, i restauruar kohët e fundit, është teksti 'Virgjëreshë dhe Nënë e Zotit lutu për ne mëkatarët' në tri gjuhë: greqisht, shqip dhe arumanisht, si edhe një tekst pakëz më i ndryshëm latinisht Regina Mater et Virgo auxiliare Servis suis. Teksti në shqipe me alfabet grek thotë Virgjin ë Mame eperndis uro prë nee faj torëte dhe i vishet një Nektar Tërpo (greq. Nektarios Terpos), klerik pa dyshim me prejardhje arumune nga Voskopoja. Tërpoja ishte kryemurg në Ardenicë dhe autor i një vepre fetare greqisht të titulluar Bibliarion kalumenon pistis, shtypur në Venedik më 1732 dhe 1750, e cila, ndonëse pa tekstin shqip të sipërpërmendur, përmban të njëjtën gravurë.

Kultura ortodokse në Shqipërinë e shekullit të tetëmbëdhjetë lidhet ngushtë me lulëzimin e qytetit të Voskopojës (4), tani një fshat prej pesëqind banorësh midis malesh njëzetepesë kilometra në perëndim të Korçës. Në shekullin e tetëmbëdhjetë, Voskopoja, e njohur në greqishte me emrin Moschopolis dhe në arumunishte Moscopole, u rrit jashtëzakonisht për nga madhësia dhe thonë se u bë një nga qytetet më të mëdha të Ballkanit si dhe qendër e lulëzuar e tregtisë dhe kulturës qytetare. Në kulmin e vet, para se të plaçkitej për herë të parë më 1769, thuhet se ka pasur një popullsi me afro 20,000-50,000 banorë, më të madhe se Athina, Sofje apo Beogradi asokohe, me 24 kisha, një spital, një jetimore, një

__________________________________________________ _________________

1 kr. Elsie 1991a.

2 Codex 133, f. 63. kr. Martini-Bassi Catalogus Codicum Graecorum, si dhe Lampros 1906 dhe Borgia 1930.

3 kr. Shuteriqi 1976, f. 107, dhe Hetzer 1982b, f. 140-141.

4 Për historinë e Voskopojës është shkruar shumë, kryesisht në greqishte dhe gjermanishte. kr. Skenderês 1928, Michalopoulos 1941, Martinianos 1957, Adhami 1972, 1989, Geôrgiadês 1975, Peyfuss 1976, 1986 dhe 1989, Gkatsopulos 1979, dhe Hetzer 1981a, f. 20-25.
__________________________________________________ _________________

bibliotekë, të vetmen shtypshkronjë (5) greke në Ballkan, e cila pati botuar të paktën nëntëmbëdhjetë vepra fetare, si dhe të ashtuquajturën 'Akademia e Re'. Akademia e Re ose Hellênikon Frontistêrion ishte një qendër e dijes e themeluar më 1744, e ngjashme me akademitë që dihet se kanë qenë në Bukuresht, Jash, Konstantinopojë, Mecovë, Janinë, në Malin Atos dhe Patmos. Shumë dijetarë grekë me emër vinin në Voskopojë për t'u dhënë mësim arumunëve, që përbënin shumicën e popullsisë, shqiptarëve dhe grekëve. Akademia e Re nuk ishte institucion vetëm teologjik. Ajo gëzonte emër të mirë për mësimdhënien e greqishtes së vjetër, filozofisë, matematikës dhe fizikës, dhe nxori shumë shkrimtarë e dijetarë të njohur. Midis viteve 1769 dhe 1789 Voskopoja u plaçkit disa herë dhe erdhi duke e humbur gjallërinë dhe rëndësinë si qendër tregtare në rrugët midis Konstantinopojës dhe Venedikut. Ajo në fund u shkatërrua më 1916 gjatë Luftës së Parë Botërore dhe, me përjashtim të katër a pesë kishave të bukura ortodokse, ndërtesat historike që patën mbetur, u rrafshuan tragjikisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve (6), i quajtur edhe Anonimi i Elbasanit, është një vepër që përmban përkthime pjesësh të katër ungjijve në gjuhën shqipe. Nuk është shkruar me shkrim grek, por me një alfabet të veçantë prej dyzet shkronjash, me sa duket më i vjetri shembull i një alfabeti origjinal shqip që njihet. Kjo vepër prej gjashtëdhjetë faqesh u gjet fillimisht në manastirin e Shën Gjon Vladimirit, të themeluar më 1381 nga Karl Topia. Ajo u shpëtua prej studiuesit elbasanas Lef Nosi (1873-1945) nga manastiri, i cili u dogj më 14 mars 1944 dhe, pas ekzekutimit të Nosit në vitin 1945, përfundoi në Tiranë. Autori i dorëshkrimit është pa dyshim Grigori i Voskopojës (vd. 1772), i njohur në shqipe edhe si Grigor Voskopojari ose Grigori i Durrësit, kurse në greqishte si Grêgorios ho Dyrrakhiu. Grigori ka qenë mësues dhe klerik ortodoks në Voskopojë dhe përmendet si autor i disa hagjiografive të botuara atje në greqisht. Nga fundi i jetës ai u zgjodh kryepeshkop i Durrësit (1768) dhe vdiq më 1772, ka të ngjarë në manastirin e Shën Gjon Vladimirit në Shijon të Elbasanit, që, me sa duket, ka qenë selia e kryepeshkopatës asokohe. Dihet se Grigor Voskopojari bëri përkthime të Dhjatës së Vjetër e të Re në një alfabet të shpikur prej tij dhe mund të themi me siguri se Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve është pjesë e veprës së tij. Megjithatë, Dhimitër Shuteriqi beson se autori i tekstit është një Papa Totasi, prift ortodoks nga ana e Shpatit, emri i të cilit mund të dalë me një shkrim tjetër në faqen e brendshme të dorëshkrimit. Por nuk ka kurrfarë dëshmie konkrete për qenien e një prifti apo shkrimtari të tillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:54 pm

Një tjetër figurë e kohës, aktiv në Akademinë e Re në Voskopojë, ka qenë Theodor Haxhifilipi (7) (rreth 1730-1805), i njohur me emrin Dhaskal Todhri nga Elbasani. Pasi studioi në Voskopojë, Todhri dha mësim në shkollën greke në vendlindje, në Elbasan, nga vjen dhe emri Dhaskal (mësues). Studiuesi gjerman Johan Georg fon Han (1811-1869), i cili vizitoi Shqipërinë në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, e përmend si njeri që ka përkthyer jo vetëm Dhjatën e Vjetër, por edhe Dhjatën e Re dhe vepra të tjera fetare. Për fat të keq, pjesa më e madhe e shkrimeve të tij u dogjën gjatë një epidemie më 1827, kështu që as nuk mund ta pohojmë e as ta mohojmë mëtimin e Hanit për përkthimet nga Bibla. Ndër fragmentet që kanë mbetur gjallë e që mendohet se janë të Todhrit, të ruajtura në Arkivin Qendror të Shtetit në

__________________________________________________ _________________

5 Për shtypshkronjën e Voskopojës, kr. Peyfuss 1989.

6 kr. Shuteriqi 1949 dhe 1976, f. 91-93, Zamputi 1951, Domi 1965, dhe Elsie
1994c, 1995b.

7 kr. Shuteriqi 1954, 1959, 1976, f. 156-159, dhe Hetzer 1982b, f. 148-149, 1987, f. 71-89.
__________________________________________________ _________________


Tiranë dhe në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë në Vjenë (8), janë përkthime shqip të një Libri Ortodoks të Orëve dhe Mesha e Shën Gjon Gojartit. Todhri i ka shkruar veprat e tij me një alfabet të veçantë prej pesëdhjetë e tre shkronjash, mbështetur me sa duket në një shkrim kursiv grek (disa shohin në të ndikime glagolitike), që del se e ka shpikur vetë. Ky i ashtuquajtur alfabet i Todhrit, krejt i ndryshëm nga ai i Dorëshkrimit Elbasanas të Ungjijve dhe i papërdorur për botim, u shti në punë asokohe edhe nga autorë të tjerë në krahinën e Elbasanit dhe vijoi më rrallë, me sa duket, deri nga vitet 1930(9). Nuk dihet me siguri se çfarë ka shkruar vetë Todhri. Të ruajtura në këtë lloj shkrimi janë, për shembull, edhe dy fabula të Ezopit.

Kostandin Berati (rreth 1745 - rreth 1825), i njohur në shqipe edhe si Kostë Berati, mendohet se ka qenë murg ortodoks dhe shkrimtar nga Berati. Ka specialistë që e mohojnë qenien e tij, të paktën si shkrimtar. Për të thuhet se ka pasur në dorë një dorëshkrim nga 1764 deri 1822, që mendohet se është vepra 154-faqëshe që ruhet sot në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë (10). Ky i ashtuquajturi Kodiku i Kostandinit nga Berati, ose shkurt Kodiku i Beratit, është në të vërtetë një dorëshkrim i thjeshtë në letër dhe nuk duhet kujtuar si 'kodik' pergameni i traditës perëndimore. Duket se ka qenë punë e të paktën dy duarve dhe është përfunduar jo më herët se rreth vitit 1798. Përmban lloj-lloj tekstesh të ndryshme në greqishte dhe shqipe11: tekste liturgjie biblike dhe ortodokse në shqip të shkruar në alfabet grek, të gjitha pa dyshim të përkthyera nga greqishtja ose të ndikuara fuqishëm nga modelet greke; një vjershë shqip me dyzet e katër vargje e me tekstin përkatës greqisht, të njohur si Zonja Shën Mëri përpara kryqësë; dy glosarë greqisht-shqip me një numër të përgjithshëm prej 1710 fjalësh; një fragment të shkurtër që përmban një tjetër alfabet origjinal; shënime të ndryshme me karakter fetar; dhe një kronikë ngjarjesh midis viteve 1764 e 1789 të shkruar greqisht. Disa nga këto tekste fetare të këtij dorëshkrimi më vonë qarkulluan për qëllime mësimdhënieje ndër bashkësitë ortodokse të Shqipërisë qendrore e jugore. Nga pikëpamja gjuhësore ky kodik jep të dhëna me vlerë për dialektin e Beratit në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë.

Me rëndësi letrare në Kodikun e Beratit është Zonja Shën Mëri përpara kryqësë, që përmendëm më sipër, shkruar në të ashtuquajturin varg 'politik' grek (stihos politikos) prej pesëmbëdhjetë rrokjesh. Ai është një përshkrim i çiltër dhe jo pa emocione i tmerrit që ndiente Shën Mëria kur pa të birin të gozhduar në kryq. Si burim është origjinali greqisht nga Akakios Diakrusis prej Qefalonie, botuar më 1730. Poema nis kështu (e transkriptuar këtu në drejtshkrimin shqip):

"Zonj'e Shën Mëri ardhurë,
e mbretëresh'e engjëjet,
e kur e pa mbërthyerë,
e qante ngashëryerë,
Judha i mallëkuarë,
e erdhë e të rrëmbyenë,
të shpunë të të gjykonjënë,
qiturë shahit jallanxhi,

e ndenj përpara kryqsë
zonjë e gjithë dynjasë
shpëtimn'e njerëzisë
me mallëngjim thërriste:
që kallëzoi çifutë
si ujqër të pandieshm
ndë avlli të Pillatit
që të të turpërojnë


__________________________________________________ _________________

8 Ser. Nova 3351.

9 kr. Shuteriqi 1976, f. 159.

10 An. S/22F.

11 kr. Ressuli 1938, Shuteriqi 1976, f. 121-122, dhe Hetzer 1981b, 1981-82, 1982a, 1982b, 1986, 1989.
__________________________________________________ _________________


të ndyninë e të pshtyninë,
me të math zë thërrisinë,
Vallë ç'u pate bër' o bir,
që mbë kryq të mbërthyenë,
o biri im i dashuri,
qysh i duron mundimetë,

e të rrah e të shanë
atij Pillatit: vra-e!
a ç'të lig u punove
e vdekë që të dhanë
e djali im i ëmbli
rrahur'e përçmuarë."



Një Kostandin Cepi (12) (greq. Tzepês), shkrimtar ortodoks nga fshati malor i Vithkuqit, njëzet e gjashtë kilometra në jugperëndim të Korçës në Shqipërinë juglindore, kishte bërë rreth vitit 1822 një kopje të pjesëve të Kodikut të Beratit. Për Cepin thuhet se ka pasur një farë funksioni në bashkësinë ortodokse të krahinës së Korçës. Në veçanti, ai përmendet në një mbishkrim greqisht në hyrje të kishës së Shën Mihalit në Vithkuq (shek. 17-18), i cili thotë: "Unë, Kostandin Cepi, mësues (dhaskal), erdha nga Berati dhe e gjeta këtë vend të rrënuar, me shtëpi të braktisura e gërmadha ...". Dorëshkrimi i Cepit, një kopje e të cilit ruhet sot në Tiranë, përbëhet nga 174 faqe tekstesh fetare, nga të cilat 22 janë në gjuhën shqipe.

Bindja përherë e më e fortë se tekstet liturgjike mund të shkruheshin shqip me anë të alfabetit grek, bëri në të vërtetë që të zgjohej interesimi i dijetarëve dhe klerikëve ortodoksë të Shqipërisë jugore për mundësinë e përkthimeve të Biblës. Ky interesim vazhdoi edhe më tej e sidomos në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë nëpërmjet veprimtarive të Shoqërisë Biblike Britanike dhe Botërore (British and Foreign Bible Society) me seli në Londër.
Nënvizuam më sipër përkthimet e hershme të Biblës në Dorëshkrimin Elbasanas të Ungjijve dhe pohimin e studiuesit Johan Georg fon Han se Todhër Haxhifilipi kishte përkthyer Dhjatën e Vjetër e të Re në shqipe në gjysmën e dytë të shekullit të tetëmbëdhjetë. Në vijim të veprave të Grigor Voskopojarit dhe Todhër Haxhifilipit, i pari përkthim serioz i Biblës që ka ardhur deri në ditët tona e që është botuar me shkrim grek u ndërmor nga Vangjel Meksi (vd. rreth 1823), i njohur në greqishte me emrin Evangelos Meksikos, nga Labova afër Gjirokastrës. Me ndihmën e një letre rekomandimi të Ali pashë Tepelenës (1741-1822) më 1803 u dërgua në Itali për të studiuar mjekësi. Pasi kreu studimet në Napoli, ai u kthye në Janinë dhe shërbeu në oborrin e Ali pashës. Meksi bëri udhëtime nëpër Evropë dhe dihet se ka qenë në Stamboll e në Selanik. Vdiq beqar aty rreth të gjashtëdhjetave në Tripolis, Greqi. Meksi përfundoi një përkthim të Dhjatës së Re në dialektin e tij lab për Shoqërisë Biblike Britanike e Botërore më 1821, por nuk jetoi për ta parë të botuar. Robert Pinkerton, përfaqësuesi i Shoqërisë në Stamboll, njoftonte më 1819 se Meksi kishte hartuar shqip edhe një gramatikë të gjuhës shqipe. Përpos kësaj, thuhet se ka përkthyer edhe një trajtesë fetare të abatit Klod Flëri (Abbé Claude Fleuri, 1640-1723). Ndërkaq, me sa duket, asnjë nga këto nuk ka ardhur deri në ditët tona. Do të ishte Grigor Gjirokastriti (13) (vd. 1829), i njohur në greqishte Grêgorios Argyrokastritês, peshkop i Eubesë dhe nga viti 1827 kryepeshkop i Athinës, që redaktoi dhe botoi përkthimin e Meksit të Ungjillit të Shën Mateut (Shoqata Biblike Joniane, Korfuz 1824) në një variant dygjuhësh shqip/greqisht dhe, tre vjet më pas, me një drejtshkrim të përmirësuar gjerësisht, gjithë Dhjatën e Re (Shoqata Biblike Joniane, Korfuz 1827), përsëri në variant dygjuhësh.

Pas tyre, përkthimet e para të Biblës u ndërmorën në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë nga Kostandin Kristoforidhi Nelko (14) (1826-1895), figurë kryesore ndër

__________________________________________________ _________________

12 kr. Shuteriqi 1976, f. 176, dhe Hetzer 1982b, f. 146.

13 kr. Lauriotos 1935.

14 kr. S. Shuteriqi 1911, Dh. Shuteriqi 1950 dhe Qosja 1984, vëll. 2, f. 375-420.
__________________________________________________ _________________

dijetarët shqiptarë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Kristoforidhi, i njohur në greqishte si Kônstantinos Christoforidês, ishte bir i një argjendari nga Elbasani, ku dhe u shkollua. Nga viti 1847 deri më 1850 ai ndoqi shkollën e mesme Zosimea në Janinë dhe bashkëpunoi atje me zëvendëskonsullin austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn) për veprën monumentale Albanesische Studien, Vjenë & Jena 1854 (Studime shqiptare). Vitet e mëpastajme e shpunë në Athinë, Durrës, ndoshta në Londër, Izmir, Stamboll, Maltë dhe Tunis,ku ai u martua dhe dha mësim në një shkollë greke. Pikërisht në vitet 1860 ai nisi të punojë për Shoqërinë Biblike Britanike e Botërore, për të cilën ai përktheu Dhjatën e Re në variantin gegërisht (1872 me alfabet latin) dhe në variantin toskërisht (1879 me alfabet grek) si dhe disa libra të Dhjatës së Vjetër (15). Këto përkthime ndihmuan për të shërbyer si mbështetje për një gjuhë letrare moderne, në dy variante dialektore, dhe i dhanë atij titullin e 'babait të gjuhës shqipe'. Kristoforidhi gjithashtu shkroi një gramatikë të gjuhës shqipe në greqishte Grammatikêtês albanikês glôssês, Stamboll 1882 (Gramatikë e gjuhës shqipe), dhe hartoi një fjalor shqip- greqisht Lexikon tês albanikês glôssês, Athinë 1904 (Fjalor i gjuhës shqipe). Ky fjalor, si një nga fjalorët më të mirë të shqipes deri vonë, u transliterua e u ribotua nga Aleksandër Xhuvani (Tiranë 1961). Kristoforidhi ka qenë gjithashtu autor veprash për fëmijë, si Historia e shenjtëse shkronjë për dielmt, Stamboll 1870 dhe e rrëfenjës Gjahu i malësorëvet, Stamboll 1884, e vështruar si një nga veprat më të hershme të prozës letrare moderne shqiptare.

Një pjesë e mirë e veprës së Kostandin Kristoforidhit u shkrua e u botua me alfabetin grek dhe duhet parë e lidhur ngushtë me traditën ortodokse bizantine në shkrimin shqip, edhe pse autori vetë punoi me bindje për Shoqërinë Biblike Britanike e Botërore protestante. Në të njëjtën kohë, Kristoforidhi është ndërkaq një figurë e rëndësishme e kulturës rilindëse të zgjimit kombëtar, lëvizje kjo që do ta shpinte Shqipërinë drejt formimit të një shteti të vetin.
Përkthimet e teksteve biblike nga Kristoforidhi përmbyllin listën e përkthimeve të letërsisë fetare në shqipe të kryera me alfabetin grek. Ajo që mbetet në këtë traditë të shkrimit shqip janë një numër fjalorësh me rëndësi dhe disa punime më të vogla për gramatikën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:54 pm

6.3 Fjalorë dhe gramatika



Theodhor Kavalioti
(16) (rreth 1718-1789), i njohur në greqishte me emrin Theodôros Anastasios Kaballiôtês, ka qenë një dijetar arumun nga Voskopoja, i cili dha një ndihmesë të rëndësishme për shkrimin shqip në fushën e leksikografisë. Kavalioti studioi matematikë, teologji dhe filozofi në Janinë midis viteve 1732 e 1734, ku dhe u njoh me veprat e Dekartit (Descartes), Malenbranshit (Malebranche) dhe Lajbnicit (Leibniz). U kthye në vendin e vet në Voskopojë, që kishte filluar të lulëzonte në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë, dhe u bë drejtor i Akademisë së Re më 1746. Është autor i disa veprave filozofike të shkruara në greqishte, i një gramatike elementare të greqishtes dhe i një libri për shkollat me titull Prôtopeiria, Venedik 1770 (libër fillestar), i cili përmban një fjalor trigjuhësh greqisht-arumanisht-shqip me rreth 1170 fjalë. Një kopje e kësaj vepre ndodhet në Bibliotekën e Akademisë Rumune në Bukuresht.

Ky fjalor u ribotua nga studiuesi suedez Johan Tunman (Johann Thunmann, 1746-1778) me një

__________________________________________________ _________________


15 kr. Darlow & Moule, 1911, vëll. 2, f. 45-48.

16 kr. Meyer 1895, Papacostea 1937, rishtypje 1983, f. 397-405, Qafëzezi 1938, Ruffini 1942, Peyfuss 1976, f. 117-118, 1985, dhe Hetzer 1981a, 1983a.
__________________________________________________ _________________


përkthim latinisht më 1774 (17) dhe është me interes gjuhësor për studentët qoftë shqiptarë apo arumunë. Tunmani na thotë:

<BLOCKQUOTE>"Libri në të cilin gjendet ky fjalor është shtypur në Venedik më 1770 nga Antonio Bortoli. Autori i tij është Protopapas ose predikatori më i shquar në Voskopojën e Maqedonisë, Z. Theodhor Kavalioti. Është njeri i ditur ndër njerëzit e vendit të vet, që ka përfituar nga studimet e gjuhëve, filozofisë dhe matematikës. Meqë kupton dhe flet greqishten, arumanishten dhe shqipen si gjuhë amtare, bashkatdhetari i tij Z. Gjergj Trikupa, i quajtur edhe Kosmiski, tregtar patriot dhe ithtar i shkollës dhe diturisë, e nxiti e i mbushi mendjen të shkruajë këtë Protopeiria për të mirën e grekëve dhe e shtypi në Venedik me shpenzimet e veta." (18) </BLOCKQUOTE>

Një vepër tjetër në këtë hulli është Eisagôgikê didaskalia,Venedik? 1802 (Mësime fillestare), një fjalor katërgjuhësh,greqisht-arumanisht-bullgarisht-shqip. Përmban rreth 1000 fjalë, si dhe 235 fraza të së folurës së përditshme të përkthyera lirisht, jo pa interes për studimin e morfologjisë e sintaksës historike të gjuhës shqipe. Autori i këtij fjalori të dytë shumëgjuhësh me shkrim grek, i hartuar në vitet 1793-1794, ishte Danieli i Voskopojës (19) (1754-1825), i njohur edhe si Mjeshtër Danieli ose Daniel (Dhanil) Haxhiu, kurse në greqishte me emrin Daniêl Moschopolitês ose Daniêl Adam Chatzis, pa dyshim dijetar arumun nga Voskopoja dhe nxënës i Kavaliotit, që me këtë vepër shpresonte t'u mbushte mendjen shqiptarëve, arumunëve dhe bullgarëve të braktisnin gjuhët e tyre 'barbare' e të mësonin greqishten, 'nënën e dijes'.

Marko Boçari (20) (1790-1823), i njohur në greqishte si Markos Botzarês, një hero suljot i luftërave greke (emrin e të cilit ka marrë një stacion metroje në Paris), ka qenë gjithashtu autori i një fjalori greqisht-shqip, të cilin e hartoi në Korfuz më 1809 me nxitjen e Fransua Pukëvilit (François Pouqueville, 1770-1839), vetë shkrimtar dhe konsull i Francës në Janinë. Ky fjalor me 1484 leksema shqipe, ndonse është pa ndonjë vlerë letrare të veçantë, ka rëndësi
për të mësuar diçka për dialektin suljot të shqipes të zhdukur në ditët tona. Ai ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Paris 921).

Një fjalor tjetër, kësaj radhe greqisht-anglisht-shqip me 2000 fjalë, është vepër e Jani Evstrat Vithkuqarit (22) (vd. 1822), i njohur edhe me emrin Eustratios nga Vithkuqi. Ka ndjekur studimet në Akademinë e Re të Voskopojës e në Janinë. Njeri me njohuri të mira të greqishtes dhe të shqipes, dihet se ka dhënë mësim në Artë, Voskopojë, Përmet e Janinë dhe ka qenë drejtor shkolle në Gjirokastër. Vithkuqari është bashkautor i materialit për gjuhën shqipe, që u përfshi në veprën Researches in Greece, Londër 1814 (Studime në Greqi), botuar nga studiuesi britanik Uiliam Martin Lik (William Martin Leake, 1777-1860). Në parathënien për pjesën e tij mbi gramatikën e shqipes. Liku shkruan: "The greater part of the information upon which the

__________________________________________________ _________________


17 kr. Thunmann 1774 dhe 1976.

18 vep. cit. f. 177-178.

19 kr. Leake 1814, Kristophson 1974 dhe Kônstantakopulu 1988.


20 kr. Mid'hat Frashëri, Kalendari 1926, f. 117-196, Fjalori 1926, Shuteriqi 1976, f. 165, Jochalas 1980, 1993, dhe Lloshi 1995.

21 Bibliothèque Nationale de Paris, Supplément grec 251, ff. 25-136.

22 kr. Leake 1814 dhe Jochalas 1985.
__________________________________________________ _________________

ollowing remarks are founded, was derived from Evstratio of Viskuki, who holds the rank of Hieroceryx in the Greek church, and had been many years school-master in Moskhopoli" (Pjesa më e madhe e të dhënave tek të cilat u mbështetën shënimet e mëposhtme janë marrë nga Evstratio Vithkuqari, i cili mban gradën e Hieroseriksit në kishën greke, dhe ka qenë për shumë vjet mësues në Voskopojë). Nga veprat e para gramatikore me shkrim grek, gjejmë të përmendur gramatikën e gjuhës shqipe të një Germanosi i Kretës (23) ose Germanos Hieromonachos (vd. 1760), për të cilën thuhet se është ruajtur asokohe në manastirin e Trinisë së Shenjtë në veri të Greqisë; po ashtu, një përkthim në shqip nga Nikolla Ikonom Postenani (24) (rreth 1748-1838) të një fragmenti nga një gramatikë e humanistit bizantin Manuel Krisolaras (Manuêl Chrysolaras, rreth 1350-1414); si dhe një gramatikë të greqishtes të shkruar në shqip nga vëllai i Nikollës Stefan Postenani (25).

Nga kjo traditë greko-shqiptare e dijes kemi shënimet gramatikore greqisht-shqip të Jan Vellarait (26) (1771-1823), i njohur në greqishte edhe si Ioanis Vilaras (Iôannês Bêlaras). Bir i një mjeku, Vellarai studioi mjekësi në Padovë më 1789 dhe më pas jetoi në Venedik. Më 1801 u bë mjeku i Veliut, birit të Ali pashë Tepelenës. Mbahet mend kryesisht si poet modern grek dhe, me sa duket, nuk ka qenë shqipfolës për së vogli. Tetëdhjetë e gjashtë faqet e tij me shënime gramatikore dygjuhëshe, të datuara 1801, pa dyshim synonin t'u vinin në ndihmë greqishtfolësve të tjerë për të mësuar shqipen. Shqipja e përdorur prej tij është një dialekt toskë i shkruar me një alfabet origjinal prej tridhjetë shkronjash, mbështetur te latinishtja e më pak te greqishtja. Dorëshkrimi i veprës i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare në Paris (27) më 1819 nga Fransua Pukëvili. I vetëdijshëm për vlerën e tij, Pukëvili shënonte: "Je possède un manuscrit, une grammaire grecque vulgaire et schype qui pourrait être utile aux philologues" (Kam një dorëshkrim, një gramatikë të greqishtes së folur dhe të shqipes, e cila mund të jetë e dobishme për filologë), por nuk mendoi ta botojë së bashku me përshkrimet e tij të udhëtimeve. E vënë si shtojcë në shënimet për gramatikën është edhe një letër me datë 30 tetor 1801, e shkruar shqip me dorën e Vellaras në fshatin Vokopolë, në jug të Beratit. Në të ai ankohet për kushtet e vështira të jetesës: "Kam tri muai qe fle mbë dhë; as shtratë, as paploma, as sëndonë, qe një gur më dënonë si jastik". Vellara vdiq më 23 dhjetor 1823.





6.4 Përfundime



Mbizotërimi i greqishtes si gjuhë e arsimit dhe kulturës së krishterë në Shqipërinë jugore si dhe qëndrimi shpesh armiqësor i kishës ortodokse ndaj përhapjes së shkrimeve në gjuhën shqipe e bënë të pamundur zhvillimin e një letërsie shqiptare me alfabetin grek. Kisha ortodokse si mjeti kryesor i përhapjes së kulturës në Ballkanin jugor, ndërsa synonte të përhapte

__________________________________________________ _________________

23 kr. Shuteriqi 1976, f. 112.

24 kr. Shuteriqi 1976, f. 216-217.

25 kr. Shuteriqi 1976, f. 179.

26 kr. Jochalas 1985.

27 Bibliothèque Nationale de Paris, Supplément grec 251, ff. 138-187.
__________________________________________________ _________________

arsimin dhe vlerat kristiane, nuk qe kurrë e bindur për dobinë e shkrimit të të folmeve vendëse si mjet për kthimin fetar të masave, ashtu sikundër kishte qenë e bindur, deri në një farë shkalle, kisha katolike në Shqipërinë veriore gjatë kohës së kundërreformës. Me përjashtim të shtypshkronjës jetëshkurtër në Voskopojë, shqiptarët e jugut nuk patën ndonjëherë as mjete botimi si ato që u viheshin në dispozicion klerikëve dhe dijetarëve të Shqipërisë katolike në Venedik e në Dalmaci. Si rrjedhim, tradita ortodokse në shkrimet shqipe, duke qenë një trashëgimi e fortë kulturore e shkollës dhe dijes, edhe pse e kufizuar kryesisht me përkthime tekstesh fetare e hartime fjalorësh, do të mbetej një filiz që kurrë nuk lëshoi gonxhe të vërteta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:55 pm

7. SOTTO IL SERENO CIELO ITALIANO
(Nën qiellin e kthjellët italian).

LETËRSIA ARBËRESHE NË SHEKUJT XVIII E XIX







7.1 Emigrimi shqiptar në Itali



Një degë e fuqishme e letërsisë shqiptare që do të zhvillohej më vete jashtë Ballkanit ishte letërsia e italo-shqiptarëve apo arbëreshëve të Italisë jugore. Grupe të rralla shqiptarësh kishin pasë marrë rrugën drejt Italisë qysh më 1272, 1388 dhe 1393, por vetëm në mesin e shekullit të pesëmbëdhjetë kemi ngulime të dukshme, kur trupa shqiptare nën komandën e Demetrius Reres u thirrën në Itali nga Alfonsi I Aragon (mbretëroi 1435-1458), mbreti i Napolit, për të mposhtur një kryengritje në Kalabri. Për ndihmën që dha, Reresit iu ofrua tokë në Kalabri më 1448, dhe pikërisht atje u vendosën ushtarët e tij me familjet e tyre. Thuhet se bijtë e tij, Gjergji dhe Vasili, më vonë morën rrugën për në Sicili dhe ngritën atje kolonitë e para shqiptare. Por ngulimet masive filluan me pushtimin e Ballkanit nga ana e Turqisë, gjë që shpuri në një eksod të madh të shqiptarëve drejt Italisë. Ky eksod u bë edhe më i ndjeshëm pas disfatës së qëndresës shqiptare me vdekjen e Skënderbeut më 1468, i cili kishte gjetur një mbështetje bujare nga ana e Oborrit Aragonas. Midis viteve 1468 dhe 1478 valë refugjatësh braktisën Shqipërinë jugore për t'u ngulur në Basilikatë, Molize, Pulje, dhe sidomos në Kalabri. Shqiptarë të tjerë u arratisën nga Greqia më 1532-1533 pas shtrirjes së Turqisë në More dhe u vendosën kryesisht në Sicili. Këto valë refugjatësh formuan bërthamën e kolonizimit shqiptar në Italinë jugore, ndonëse emigrantë të tjerë pasuan në vitet e mëvonëshme (28). Për shembull, një grup nga Piqerasi i krahinës së Himarës të Shqipërisë jugore u vendosën në Badhesë (ital. Villa Badessa) afër Peskarës më 1744-1746 (29), kurse një grup më i fundit u vendos në Brindizi di Montanja (ital. Brindisi di Montagna) afër Potencës më 1774.

Shqiptarët themeluan ose ripopulluan gjithsej mbi njëqind qytete e fshatra në Italinë jugore, gjysma e të cilave e më shumë gjenden në malësinë e Kalabrisë. Sot janë rreth pesëdhjetë qytete të shpërndarë anembanë Mezzogiorno-s, ku ende dëgjohet të flitet shqip. Këto bashkësi, që vlerësohet se përbëjnë një popullsi shqipfolëse prej rreth 90,000 vetësh, gjenden në shtatë krahina: Abruce, Molize, Kampania, Pulje, Bazilikata, Kalabri dhe Sicili. Ato janë:

Krahina e Peskarës (ital. Pescara / Abruzzi): Badhesa (ital. Villa Badessa),
Krahina e Kampobasos (ital. Campobasso, Molise): Këmarini (ital. Campomarino), Munxhifuni (ital. Montecilfone), Portkanuni (ital. Portocannone) dhe Ruri (ital. Ururi),

__________________________________________________ _________________

28 Për kolonizimin shqiptar të Italisë jugore, kr. Morelli 1842, Dorsa 1847, Scaglione 1921, Zangari 1940, Tajani 1969, Cassiano 1977, Bartl 1981a, Rotelli 1988 dhe Dessart 1984.

29 kr. Camaj 1975.
__________________________________________________ _________________


Krahina e Avelinos (ital. Avellino / Campania): Greçi (ital. Greci), Krahina e Foxhias (ital. Foggia / Puglia): Kazallveqi (ital. Casalvecchio di Puglia) dhe Qeuti (ital. Chieuti), Krahina e Tarantos (ital. Taranto / Puglia): Shën Marxani (ital. San Marzano di San Giuseppe), Krahina e Potencës (ital. Potenza / Basilicata):
Barilli (ital. Barile), Xhinestra (ital. Ginestra), Mashqiti (ital. Maschito), Shën Kostandini (ital. San Costantino Albanese) dhe Shën Pali (ital. San Paolo Albanese), Krahina e Kozencës (ital. Cosenza / Calabria): Firmoza (ital. Acquaformosa), Kastërnexhi (ital. Castroregio), Kajverici (ital. Cavallerizzo), Qana (ital. Cerzeto), Çifti (ital. Civita), Ejanina ose Purçilli (ital. Eianina ose Poicile), Fallkunara (ital. Falconara Albanese), Farneta (ital. Farneta), Ferma (ital. Firmo), Frasnita (ital. Frascineto), Ungra (ital. Lungro), Maqi (ital. Macchia Albanese), Marri (ital. Marri), Pllatani (ital. Plataci), Shën Vasili (ital. San Basile), Shën Benedhiti (ital. San Benedetto Ullano), Strigari (ital. San Cosmo Albanese), Shën Mitri (ital. San Demetrio Corone), Shën Japku (ital. San Giacomo di Cerzeto), Mbuzati (ital. San Giorgio Albanese), Shën Murtiri (ital. San Martino di Finita), Picilia (ital. Santa Caterina Albanese), Shën Sofia (ital. Santa Sofia d'Epiro), Spixana (ital. Spezzano Albanese) dhe Vakarici (ital. Vaccarizzo Albanese), Krahina e Katanxaros (ital. Catanzaro / Calabria):
Garafa (ital. Caraffa di Catanzaro), Karfici (ital. Carfizzi), Puhëriu (ital. Pallagorio), Shën Kolli (ital. San Nicola dell'Alto) dhe Vina (ital. Vena di Maida),
Krahina e Palermos (ital. Palermo / Sicilia): Kundisa (ital. Contessa Entellina), Hora e Arbëreshëvet (ital. Piana degli Albanesi) dhe Shëndhastini (ital. Santa Cristina Gela).

Edhe pse gjuha shqipe kurrsesi nuk është zhdukur në Itali pas pesëqind vjetësh ekzistence, italishtja po mbisundon edhe në fshatrat të veçuar malorë. Në një numër bashkësish të sipërpërmendura, shqipja flitet ende nga të gjithë banorët, kurse në ngulime të tjera vetëm të rriturit janë dygjuhësh, kurse fëmijët flasin vetëm italisht. Në disa bashkësi të tjera vetëm pleqtë e kuptojnë shqipen. Kështu në komunikimin nëpër fshatra është kaluar shkallë-shkallë nga shqipja në italishte, dhe kjo për disa arsye: përdorimi i detyrueshëm i italishtes në të gjitha shkollat, mungesa e njohjes zyrtare dhe e mbështetjes nga qeveria italiane, mungesa e një territori të pandarë shqipfolës, mjetet e komunikimit në gjuhën italiane, dhe sidomos emigrimi stinor për shkak të papunësisë kronike që ekziston në Italinë e jugut. Për komunikimin me shkrim, shqipja është përdorur vetëm nga një pakicë intelektualësh përderisa shkollimi dhe nxitjet kulturore të jashtme kanë qenë gjithmonë në gjuhën italiane. Dallimet serioze midis dialekteve të shqipes që fliten në Italinë e jugut dhe gjuhës letrare në Shqipëri e kanë bërë, gjithashtu, të vështirë për arbëreshët që t'i përshtaten shqipes letrare për të komunikuar me shkrim.




7.2 Letërsia arbëreshe në shekullin e tetëmbëdhjetë



Vepra e parë e letërsisë arbëreshe, E mbsuame e krështerë (Doktrina Kristiane) nga kryeprifti sicilian Lekë Matrënga (1567-1619), daton aty nga fundi i shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Por ky përkthim fetar nga një klerik arbëresh me synimin e thjeshtë për t'ua bërë kristianizmin më të kuptueshëm njerëzve në Italinë e jugut duke përdorur gjuhën e tyre, qe parathënë të mbetej një rast i veçuar i krijimtarisë në gjuhën e vet përderisa, me sa dimë, nuk pati fuqi të nxiste të tjerë intelektualë e krerë fetarë arbëreshë të kohës për ta shkruar gjuhën amtare. Shekulli i shtatëmbëdhjetë, që u dëshmua jashtëzakonisht i frytshëm për zhvillimin e shkrimit dhe të letërsisë brenda Shqipërisë, nuk pa kurrfarë shenjash veprimtarie letrare ndër arbëreshët, madje duhet të presim plot një shekull e gjysmë nën qiellin e kthjellët italian dhe në truallin pjellor të qytetërimit italian.

Fillimit të ri në shekullin e tetëmbëdhjetë vrulli i erdhi përsëri nga Sicilia, pa dyshim për shkak se shumë ngulime arbëreshe atje, sidomos Hora e Arbëreshëvet (ital. Piana degli Albanesi), ishin gjeografikisht më afër një qendre të kulturës qytetëse, d.m.th. kryeqendrës së Sicilisë Palermo me traditat e saj të pasura e të hershme kulturore. Ndër poetët e parë arbëreshë të shekullit të tetëmbëdhjetë ka qenë Nikollë Brankati (ital. Nicolò Brancato, 1675-1741) nga Hora e Arbëreshëvet, doktor në filozofi dhe 'protopapas' i fshatit të lindjes. Më 1717 Brankati u emërua kryeprift në kishën arbëreshe të Palermos, detyrë që e mbajti derisa vdiq. Mbeti në histori për përkthimin dhe përshtatjen e shumë këngëve fetare nga italishtja e latinishtja si dhe për disa origjinale të tijat në shqipe. Poezia e tij me metrikë të pasur e të përpunuar, shpesh e një karakteri meditues të ngjashëm me atë të këngëve fetare italiane të periudhës baroke, u botua për herë të parë e shumë kohë më vonë nga Dhimitër Kamarda (Demetrio Camarda), Xhuzepe Skiroi plaku (Giuseppe Schirò) dhe Mikel Markianoi (Michele Marchianò) (30) ndërkohë që një prej pjesëve të saj kishte qenë ruajtur në Kodikun e Qeutit (1737), një përmbledhje këngësh popullore dhe vjershash arbëreshe nga Sicilia e zbuluar më 1901 nga Mikel Markianoi. Megjithatë, nuk jemi krejtësisht të sigurtë se cila nga vjershat në këtë dorëshkrim e në të tjerët është shkruar vërtet nga Brankati.

Kodiku i Qeutit (ital.Chieuti), një bashkësi shqiptare në veri të Foxhas në Pulje, përmban edhe poezi shqip nga Nikollë Filja (31) (ital. Nicolò Figlia, 1682?-1769), për të cilin thuhet se e ka pasur këtë kodik të tijin që nga viti 1736 deri më 1746. Filja ka qenë kryeprift në fshatin e tij Munxifsi (ital. Mezzoiuso) në Sicili pasi kishte shërbyer për shumë kohë si kryeprift në Qeuti. Është autor vjershash fetare pa ndonjë meritë artistike të veçantë, pjesa më e mirë e të cilave është e përshtatur nga poezia italiane e siciliane. Ka përkthyer, gjithashtu, një katekizëm të titulluar I Cristèu i Arbrésc mbesùare ne mistìriet klìscese scèite (I krishteri arbëresh i mësuar me të fshehtat e kishës së shenjtë) në dialektin sot të zhdukur të Munxifsit (32). Përveç kësaj, mendohet se Filja ka përmbledhur të tetëmbëdhjetë këngët popullore arbëreshe të përfshira në këtë kodik, Këngëzë të pleqrijsë, që, me sa duket, përbën përmbledhjen më të hershme ekzistuese të këngëve popullore arbëreshe (33). Shtytje vendimtare i dha përparimit intelektual e kulturor të arbëreshëve të Sicilisë ngritja e një kolegji apo seminari grek (34) në Palermo (35) në vitin 1730. Themeluesi i saj, Gjergj


__________________________________________________ _________________

30 kr. Camarda 1866, Schirò senior 1907 dhe 1923, dhe Marchianò 1908b.

31 kr. Figlia 1995.

32 kr. Marchianò 1911.

33 kr. Marchianò 1908a.

34 Në Italinë e jugut termi 'grek' përdorej shpesh për të shënuar arbëreshët, meqë shumë prej tyre kishin emigruar në Itali duke ardhur nga Morea (Peloponez) dhe sidomos meqë

__________________________________________________ __________________


Guxeta (36) (ital. Giorgio Guzzetta, 1682-1756) nga Hora e Arbëreshëvet, ka qenë autor prozash e poezish në italishte, autor i një studimi etimologjik për gjuhën shqipe e i një vepre historike të titulluar Cronica della Macedonia fino ai tempi di Scanderbeg (Kronikë e Maqedonisë (37) deri
në periudhën e Skënderbeut). Pak kohë pas themelimit, ky seminar u bë qendra intelektuale e bashkësisë shqiptare në ishull, nga ku do të dilnin shumë shkrimtarë e dijetarë me emër. Një ndër studentët e parë e, njëkohësisht, më të shquar të seminarit grek në Palermo ka qenë Nikollë Keta (38) (Nicola Chetta, 1740?-1803). Keta ka lindur (39) në Kundisa (ital. Contessa Entellina), ngulimi më i vjetër shqiptar në Sicili, i themeluar midis viteve 1450 dhe 1467. Në seminar pati mësues Gjergj Guxetën dhe dijetarin Paolo Maria Parrino (40) (1710-1765). Më 1777 Keta u bë vetë rektor i atij seminari. Si poet ka shkruar vargje fetare dhe laike në gjuhën shqipe dhe në greqishte. Ai ka meritën të jetë autori i tingëllimës së parë shqiptare (1777):

"Farie së ndeerme në Kuntisë u bii
Kolë Ketta, vllastar i t'arbrit dhee,
Shkoi në Palermë praa tek e Arbrit shpii,
Ç'e reshti, si zogu rep në folee.

E veshi e e ngjeshi me zakon, me urtësii,
Për në vapët e përtriijti ndënë hjee,
Si të veshkurin rremp stolis një dhrii,
E nani prift klisha kurorë e vee.

Si zok i sbjerrë praa t'di krahët çoi
Në Palermë e n'Kuntisë, po ktei e atei
Ndeern'e Arbreshet të gjithë gramët kërkoi.



__________________________________________________ _________________

në pjesën më të madhe ishin me prejardhje ortodokse. Edhe sot, ndonëse i thonë vetes katolikë, arbëreshët i ruajnë ritet e tyre të kishës greke bizantine. Prandaj edhe emri i parë i fshatit arbëresh Piana degli Albanesi (Hora e arbëreshëvet) afër Palermos, i themeluar më 1488, në fillim ka qenë Piana dei Greci.

35 Kolegji grek i Palermos (më pas i njohur me emrin seminari greko-shqiptar, e më pas akoma me emrin seminari italo-shqiptar) nuk është më, ndonëse ndërtesa në 'Via del Seminario Italo-Albanese' në qendër të Palermos është ende pronë e kishës arbëreshe të Horës
së Arbëreshëvet. Sot ajo godinë i është lëshuar me qira qeverisë për shkollë publike.

36 kr. D'Angelo 1798 dhe R. Petrotta 1956.

37 Termi 'Maqedoni' këtu dhe në veprat e tjera bashkëkohëse të arbëreshëve shënon Shqipërinë qendrore e jo atë Maqedoni që njohim sot.

38 kr. Schirò junior 1969, Shuteriqi 1976, f. 120, 130-132, 153-155, dhe 1977, f. 179-204, Sedaj 1990, Mandalà 1992, dhe Chetta 1992, 1993.

39 Gangale 1973, f. 57, thotë se në dorëshkrime ka gjetur të dhëna që të bëjnë të mendosh se Keta ka lindur më 1723, dhe ngul këmbë se viti 1740, që mbahet përgjithësisht si vit i lindjes, është gabim i Petrottës.

40 kr. Sciambra 1967.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:55 pm

Si krymp mundafshi gjith e svis vetëhei
E ktë vistaar tuar, kjëndisi e shkroi,
Se të kjosëj gjithë Arbrin ndjeer përtei."


(Nga fis i ndershëm lindi në Kundesa
Kolë Keta, pinjoll i dheut të Arbërisë
Shkoi në Palermo pra te shtëpia e Arbrit
Që e priti si zog të njomë në fole.

E veshi e e ngjeshi me zakon, me urtësi,
Dhe në vapë e përtëriti nën hije,
Ashtu si rrembin e vyshkur stolis një dhri,
Dhe tani është prift, në kishë vë kurora.

Si zog i zbjerrë të dy krahët i çoi,
Në Palermo e në Kundisa, këndej e andej,
Në shkrimet e tij nderin e arbëreshëve kërkoi.

Si krimb mëndafshi u shua prej vetiu,
Dhe këtë visar tori, qëndisi e shkroi
Që të qoste gjithë Arbërinë gjer përtej.)

Më 1763 Keta hartoi një fjalor italisht-shqip prej 240 faqesh, i cili më 1779 u zgjerua mjaft deri në 640 faqe me rreth 10.000 fjalë. Një kopje e këtij Vocabulario italiano-albanese ende e pabotuar ruhet në Koleksionin Shqiptar në Bibliotekën Mbretërore në Kopenhagë (41). Libri i tij Tesoro di notizie su de' Macedoni, 1777 (Thesar njoftimesh mbi maqedonët), në kapakun e brendshëm të të cilit u zbulua tingëllima e mësipërme, është një trajtesë historike etnografike në italishte, deri diku jo pa atë shkallë fantazie tipike për kohën, për prejardhjen dhe historinë e shqiptarëve e të emigrimit të tyre në Itali. Ajo u botua pjesërisht në revistën La Sicilia në Palermo më 1867 (42). Vëllimi i parë trajton etnogjenezën e shqiptarëve deri në

__________________________________________________ _________________

41 kr. Gangale 1973 dhe 1977 për këtë e për dorëshkrime të tjera të Ketës dhe për veprat e shkrimtarëve të tjerë të vjetër arbëreshë në Koleksionin Shqiptar (Albansk Samling) në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës. Pjesën më të rëndësishme të këtij koleksioni e përbëjnë librat dhe dorëshkrimet e lëna nga dijetari i madh indo-evropianist dhe albanologu Holger Pedersen (1867-1953) mbas vdekjes. Louis Hjelmslev (1899-1965), vetë gjuhëtar i shquar dhe drejtor i Institutit të Gjuhësisë në Kopenhagë, kishte planifikuar të ngrinte një qendër studimesh shqiptare në kryeqytetin danez dhe dërgoi në Itali lektorin e tij të shqipes Xhuzepe Gangale (Giuseppe Gangale, 1898-1978) për të kërkuar dorëshkrime të tjera. Gangale i lindur vetë në Kalabri, gjeti, siguroi dhe bleu shumë dorëshkrime të vlefshme dhe botime të vjetra të letërsisë shqiptare për të cilat, me sa duket, askush nuk interesohej e nuk kujdesej asokohe. Arka plot me këto thesare morën rrugën për në Kopenhagë dhe, pasi u la projekti për një qendër studimesh shqiptare, u depozituan në sektorin e dorëshkrimeve të Bibliotekës Mbretërore. Për Xhuzepe Gangalen, emri i të cilit ka mbetur jo vetëm për këto zbulime, por edhe për veprimtaritë në mbështetje të kulturës Reto-Romane të Zvicrës, kr. biografinë e shkruar nga e veja e tij Margarita Uffer 1986. Kr. edhe Dhrimo & Lafe 1974, 1975.

42 kr. Spata 1870. Fragmente që trajtojnë seminarin grek janë botuar në Chetta 1985. Një kopje e dorëshkrimit origjinal të Thesarit është zbuluar kohët e fundit në 'Biblioteca
__________________________________________________ _________________

periudhëm romake dhe përhapjen e krishterimit; vëllimi i dytë trajton historinë e shqiptarëve nga periudha romake e deri në ditët tona, kurse vëllimi i tretë - emigrimin nga Shqipëria dhe Greqia në Italinë e jugut si dhe themelimin e seminarit grek në Palermo. Keta ishte poet me imagjinatë krijuese, ndonëse vargu i tij, me sa mund të gjykojmë sot për sot, nuk shquhet për ndonjë frymëzim të thellë, për metrikë të përpunuar apo për mjeshtëri gjuhësore. Rëndësia e tij, përgjithësisht, qendron më fort në larminë dhe shumanshmërinë e interesave dhe përpjekjeve si leksikograf e gjuhëtar, si një historian romantik i ndikuar mjaft nga Parrino dhe Guxeta, si teolog me prirje neoplatonike, dhe si figurë publike e fetare në detyrën e rektorit të seminarit grek. Por vlerësimi përfundimtar për Nikollë Ketën dhe veprën e tij mund të bëhet vetëm pasi dorëshkrimet të jenë botuar e studiuar si duhet.

Ndër poetë të tjerë shqiptarë nga Sicilia në shekullin e tetëmbëdhjetë mund të përmenden Jovan-Krisostomo Guxeta (43) (ital. Giovanni-Chrisostomo Guzzetta, 1700-1770), prift arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet, nip i Gjergj Guxetës dhe autor vjershash fetare; Nikollë Suli (ital. Nicolò Suli, vd. 1785), prift nga Pallaci (ital. Palazzo Adriano) dhe zëvendësrektor i seminarit grek në Palermo, që ka qenë autor i një vjershe shqip të datuar 1757; Xhuzepe Barça (44) (ital. Giuseppe Barcia) nga Pallaci, autor i një vjershe didaktike të shkruar më 1753 me titullin Njeriu i harroshëm; Andrea Filja (ital. Andrea Figlia), prift dhe kapelan i Regjimentit Maqedon Perandorak të krijuar nga mbreti i Dy Sicilive, autor i një vjershe në Kodikun e Qeutit (45), që mban datën 1770; dhe Jovan Thoma Barbaçi (ital. Giovanni Tommaso Barbaci, 1742-1791) nga Munxifsi, famullitar i kishës ortodokse në Napoli dhe, ashtu si Andrea Filja, kapelan i Regjimentit Maqedon Perandorak, për të cilin thuhet se ka qenë mësues i greqishtes në Trapani. Barbaçi përmendet për një vjershë fetare me titullin O ti çë helme shkove, kushtuar Shën Mërisë (46).

Edhe pse arbëreshët e Sicilisë, padyshim për shkak të stimulit kulturor të seminarit grek të Palermos, mund të kishin hedhur më herët themelet e një letërsie arbëreshe, na duhet të kthehemi te malet e Kalabrisë për të gjetur poetin e parë arbëresh vërtet të talentuar, Jul Varibobën (47) (ital. Giulio Varibobba, 1724-1788), i vështruar nga shumë të tjerë si poeti i parë i vërtetë në mbarë letërsinë shqiptare. Variboba lindi në fshatin Mbuzat (ital. San Giorgio Albanese) në krahinën e Kozencës, në një familje me prejardhje, thuhet, nga Mallakastra në Shqipërinë jugore. Ndoqi studimet në seminarin Korsini (Corsini) në Shën Benedhiti (ital. San Benedetto Ullano), qendër e dijes dhe e shkollimit për klerin bizantin grek. Ky seminar (48), i themeluar më 1732 nga Papa Klementi

__________________________________________________ _________________


Centrale della Regione Siciliana' në Palermo nga Eleuterio Massi. kr. Sedaj 1990.

43 kr. Schirò senior 1923.

44 kr. Schirò senior 1923, f. 78-80.

45 kr. Marchianò 1908a, f. 86-89.

46 Një variant i kësaj vjershe në dorëshkrim ruhet në Koleksionin Shqiptar në Kopenhagë me Nr. II 6. kr. Gangale 1973.

47 kr. Librandi 1897, 1928, Schirò junior 1944, Demiraj 1953, 1956, 1958, Lambertz 1956, Minisci 1959, Ferrari 1963, Cucci 1968, 1969, Gradilone 1974, f. 273-281, Laudone 1981, dhe Fortino 1984 dhe 1986.

48 kr. Zavarroni 1750, dhe Rodotà 1763.
__________________________________________________ _________________

XII, pati ndikim në zhvillimin kulturor të arbëreshëve të Kalabrisë në shekullin e tetëmbëdhjetë, të ngjashëm me atë të seminarit grek në Palermo për arbëreshët e Sicilisë. Variboba, një nga studentët e parë të seminarit, u shugurua prift më 1749 dhe u kthye në Mbuzatin e tij për të ndihmuar të atin e moshuar Xhovani, kryeprift i famullisë. Qysh gjatë studimeve në seminarin Korsini, Variboba kishte pasur një parapëlqim të theksuar për ritet latine (katolike) përkundër ritit tradicional grek bizantin në kishën arbëreshe (49). Me kalimin e kohës përkrahja e tij për kalimin në ritin katolik ngjalli mjaft kundërshtime dhe i dha emër jo të mirë si në famullinë e tij ashtu edhe në hierarkinë kishtare vendore në Rossano, sidomos pas thirrjes së drejtpërdrejtë që i bëri Papës. Me sa duket u detyrua të emigrojë, në fillim në Kampanjë e pastaj në Napoli, e më 1761 u vendos në Romë, ku edhe kaloi pjesën tjetër të jetës. Variboba vdiq ditën e fundit të vitit 1788.

Me gjithë trazirat e këtyre viteve, Variboba duhet të ketë kaluar edhe periudha të qeta, sepse menjëherë pas ardhjes në Romë u botua Ghiella e Shën Mëriis Virghiër, Romë 1762 (Jeta e Shën Mërisë së Virgjër), i vetmi libër arbëresh i shtypur në shekullin e tetëmbëdhjetë. Kjo poemë prej 4717 vargjesh, me një strukturë pjesësh jo fort të lidhura, e shkruar tërësisht në dialektin e Mbuzatit dhe e ngarkuar me mjaft fjalor të italishtes së Kalabrisë, i kushtohet jetës
së Shën Mërisë nga lindja deri në Ngjitjen në qiell. Duke u nisur nga jeta e poetit dhe nga qëndrimi i tij i patundur polemik ndaj riteve të kishës, mund të mendohej se kjo do të ishte poezi e meditimit të thellë shpirtëror, Ndërkaq, Ghiella dëshmon më shumë për një tonalitet lirizmi e balade popullore, duke përdorur Kalabrinë e Varibobës si sfond të lindjes dhe duke i shndërruar personazhet besimtarë të Dhjatës së Re në fshatarë truplidhur kalabrezë të shekullit të tetëmbëdhjetë. Variboba nuk e ka shoqin në letërsinë e vjetër shqiptare si për ndjeshmërinë e kthjellët e të thjeshtë poetike ashtu edhe për larminë e shprehjes ritmike, ndonëse cilësia artistike e tij ka dallime të mëdha nga një varg te tjetri. Forca e 'Jetës së Shën Mërisë së Virgjër', e ndërthurur siç është me këngë popullore, qëndron madje në stilin realist e konkret, shpesh të përshkuar nga humori e naiviteti, si dhe në ngjyrimin e freskët lokal të figuracionit që i jep autori. Një nga pjesët më karakteristike, e përmendur shpesh është Kënka e të zgjuarit, në të cilën Shën Mëria e zgjon me kujdes të voglin e saj për të marrë adhurimin e barinjve të thjeshtë, Nikollës, Frangut, Xhuditës, Elizabetës, etj., të gjithë me dhurata nga fshati.

"Zgjou, bîr, jo më gjum',
Zgjou, se më fjëjte shum',
Jeta ime, via, m'u zgjo,
Zgjou se bëre nino.
Vjen një lleg pekurâr
Pruçësjon' të vizitâr
Gjeq si lozën, si këndonjën,
Dhên e dêtin çëmonjën.
Karramunxa e fishkarol,
Surdullina e rrusinjol
Mîr bukur u nguallâr,
O çë vjersh të rrikrjâr!...
" (50)

(Zgjohu bir, jo më në gjumë,
Zgjohu se më fjete shumë,

__________________________________________________ _________________

49 Për këtë konflikt brendapërbrenda kishës arbëreshe, kr. Bartl 1969.

50 Transkriptimi i tekstit shqip është nga Fortino 1984.
__________________________________________________ _________________

Zgjohu shpirti im, m'u zgjo
Zgjohu se bëre nino.
Të kanë ardhur barinjtë
Një pas një për të të parë
Shih si lozin, si këndojnë T
okë e det po ushtojnë Gajde e fyej
Me kallama e pipa
Mirë e bukur tingëllojnë
Për ty këngë që të gëzojnë!...)

Para jetës së Shën Mërisë janë vënë dy hyrje të shkëlqyera në prozë: Oi e ndeermia Regin (O e nderuara Mbretëreshë) dhe Oi ti cië diavasën (O ti që më lexon), të cilat përcjellin mjaft nga stili i poetit dhe ku ai shpjegon synimet e tij. Proza e parë nis kështu:

"Të vjen somenat mbë tries një pem' e rê, çë nëng' e kê pravuar maj, çë kûr jê ndër qiell. Ësht një cik skallangure, dimërore e e egër, vërtet: fare duket e bukur, si ato të tjerat çë ngâ dit të sjellën rrigâll vasalt' e tû. Ma mos e rrëze, oj Zonja e Sh. Mërî. Pravê edhe këtë, ashtu të ruat Krishti. U dî se një hêr një rregj dheu hëngër dica gorrica e tha: "Thom të vërtetën, s'kam ngrën' maj pem' kaq t'ëmbëla si këto." I tha rregji ahiera kto fjal' jo se veramende gorricat jan' t'ëmbëla, ma se ai kûr i hëngër kish' û, e andajna i dukëshin cukar. Ora fjasëm pâ llatine na të di, Zonja e Sh. Mërî. E kê pritur maj, të kâ qën' rrigallârtur një rrim' e arbëresh mbë ktë manêr e kaq e gjat si ë kjo çë somenat ta vë ndër duar? U e dî se ndër gjith gjuhët të tjera kê pasur aq rrima të gjata, të ëmbëla e të bukura sa së kanë kund e nëmër, ma ndë gjuhët tën' arbërisht mund thom se kjo ësht e para çë të vjen nani. Kjo çë të rrëfien gjith gjellën tënde, gjith harêt edhe dhulluret e gozhdët çë të shpuan zëmërën kûr ishe ndë ktë jet'. Nj' atër kënk si kjo çertu se ne e kê pasur maj, ne mëngë t'Arbëresht e kanë pandehjur. Ësht gjuha arbërisht aq frushkullorea, aq çota, aq e përbëtalëmea, sâ me të duket se jo jatër fjalë mund thuhen, mose mallkime, nëm', të shara, o veramende për turp. Ma për racjona, për predhika, për shërbise spirituâll e për urtërî ndë do të beç të qeshënjën sa ze fîll e fol arbërisht."


Poeti i fundit kalabrez i shekullit të tetëmbëdhjetë, nga i cili kemi deri në ditët tona një vepër në gjuhën shqipe është Stefan Bafa (ital. Stefano Baffa, vd. 1808) nga Shën Sofia (ital. Santa Sofia d'Epiro). Prej tij ka mbetur një poemë 320 vargjesh në gjuhën shqipe mbi shkatërrimin e kolegjit të Shën Adrianit në Shën Mitër më 1799, ngjarje që e pa me sytë e vet gjatë kohës së turbullt të Napoleonit. Ferdinandi IV i Napolit kishte dekretuar mbylljen e seminarit Korsini në Shën Benedhit më 1794 dhe transferimin e tij në manastirin e Shën Adrianit (51) në Shën Mitër në anën tjetër të luginës së Kratit. Kjo poemë me tetëdhjetë strofa katërshe me rimë AABB, që mendohej se kishte humbur prej kohësh, u botua në Grottaferrata më 1971. Nga seminari Korsini, si para dhe pas transferimit në Shën Mitër, kanë dalë një numër

__________________________________________________ _________________

51 Kolegji arbëresh në manastirin Bazilian të Shën Adrianit, i themeluar më 955 të erës sonë nga Shën Nili i Rossanos (910-1004), vazhdoi të veprojë për shumë vjet si qendër e dijes për popullatën arbëreshe të Kalabrisë. Godina, e cila gjendet në një breg jashtë Shën Mitrit, u braktis më 1970 dhe sot është gërmadhë. Në një godinë ngjitur është një shkollë e mesme publike ku mësimi jepet vetëm italisht. kr. Argondizza 1884, Mazziotti 1908/1994, Cucci 1977, Cassiano 1981, dhe Cava 1984.

__________________________________________________ _________________

dijetarësh dhe shkrimtarësh arbëreshë me rëndësi të drejtpërdrejtë për përparimin e kulturës arbëreshe në Kalabrinë e shekullit të tetëmbëdhjetë. Françesk Avati (52) (ital. Francesco Avato, 1717-1800), lindur në Maq (ital. Macchia Albanese), ka qenë njëri nga studentët e parë të kolegjit në Shën Benedhit, rektor i të cilit u bë më pas. Më vonë u emërua profesor i greqishtes në Universitetin e Urbinos, ku edhe vdiq. Avati përmendet si një nga mbledhësit sistematikë më të parë të këngëve popullore shqiptare në Kalabri. Një student tjetër i këtij seminari ishte Mikel Belushi (ital. Michele Bellusci, 1754-1806) nga Frasnita (ital. Frascineto), i cili i këndon lavdisë së popullit të vet shqiptar në një vepër të shkruar italisht me titull Risposta di Filalete a Monsignor Cardamone, Napoli 1796 (Përgjigja e Filaletës për Imzot Kardamonen). Ai është edhe autori i një përmbledhjeje me dyzet e dy rapsodi të shkruara shqip (53). Paskuale Bafa (54) (ital. Pasquale Baffa, 1749-1799) nga Shën Sofia, ishte një filolog i shquar klasik i kohës. Ai mbajti katedrën e latinishtjes e greqishtjes në Salerno më 1769 si dhe katedrën e studimeve klasike në Napoli më 1773. Pas restaurimit të Burbonëve u dënua me vdekje më 11 nëntor 1799 për shkak të veprimtarisë së tij politike. Me seminarin Korsini është i lidhur edhe Feliçe Samuele Rodota (ital. Felice Samuele Rodotà, 1691-1738) nga Shën Benedhiti, drejtori i parë i tij dhe i pari peshkop greko-shqiptar, i emëruar më 1733. I vëllai më i vogël Pietro Pompilio Rodotà (55) (l. 1707) u shkollua në kolegjin grek në Romë dhe më pas u emërua përkthyes i greqishtes në Bibliotekën e Vatikanit. Ai është autori i një vepre të rëndësishme për historinë e kishës në Itali e në Shqipëri të titulluar Dell'origine, progresso e stato presente del rito greco in Italia, Romë 1758, 1760 dhe 1763 (Mbi prejardhjen, ecurinë dhe gjendjen e sotme të ritit grek në Itali).

Shekulli i tetëmbëdhjetë dëshmoi një lulëzim të plotë të veprimtarive kulturore ndër arbëreshët, përfshirë edhe fillimet e një letërsie arbëreshe në Sicili e në Kalabri. Kjo letërsi u zhvillua krejt e pavarur nga prodhimi letrar kristian i shekullit të gjashtëmbëdhjetë e të shtatëmbëdhjetë në Shqipëri, i cili u ndërpre e u shua me pushtimin turk të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:55 pm

7.3 Gjurmë të fundit të shkrimeve katolike në Shqipërinë e shekullit të tetëmbëdhjetë



Në Shqipërinë e shekullit të tetëmbëdhjetë nuk u krijua një letërsie e vërtetë në traditën katolike. Megjithatë kemi në dorë një numër të vogël dokumentesh të rralla në gjuhën shqipe, të gjitha të lidhura në një farë mënyre me Italinë.
Në fillimin e shekullit të tetëmbëdhjetë Roma pati, për të parën e të vetmen herë, një papë me prejardhje shqiptare, Klementin XI (Papë në vitet 1700-1721). Më 1702, Klementi XI urdhëroi peshkopin kroat Viskë Zmajeviqi (Vincentius Zmajevich, 1670-1742) të Tivarit (Antivari) për të raportuar mbi gjendjen e kishës katolike në Shqipërinë e veriut. Ky kryepeshkop e vizitoi Shqipërinë për tre muaj si 'Vizitor apostolik i Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë' dhe përgatiti një raport për vendin e vogël, për 'natione prediletta' e tij (kombin e parapëlqyer), të titulluar Notitie universali dello stato di Albania (Shënime të

__________________________________________________ _________________

52 kr. Shuteriqi 1975 dhe 1977, f. 160-178.

53 kr. Ferrari rreth 1965.

54 kr. Cava 1971; Tomori i vogël, Tiranë, 1942, nr. 8, f. 1-2..

55 kr. Scaglione 1921, f. 17; Leka, Shkodër, 1938, f. 350-351; Karalevskij 1950.
__________________________________________________ _________________

përgjithshme mbi gjendjen e Shqipërisë) (56), i cili ka shërbyer si burim parësor të dhënash për Shqipërinë e veriut të fillimit të shekullit të tetëmbëdhjetë. Me rastin e vizitës së kryepeshkopit, u mbajt një kuvend, i quajtur Kuvendi i Arbënit (57), në Mërqi afër Lezhës në dhjetor 1703. Si fjala e hapjes së Zmajeviçit ashtu edhe vendimet e Kuvendit qenë hartuar në gjuhën shqipe. Këto dokumente me rëndësi historike, gjuhësore dhe kishtare u dërguan në Romë për t'u parë nga Papa dhe u botuan shqip dhe latinisht nga Propaganda Fide më 1706 me ndihmën e Françesk Maria da Leçes O.F.M (ital. Francesco Maria da Lecce). Ato përbëjnë një burim me vlerë për njohuritë tona mbi gjuhën e Shqipërisë veriore në fillimin e shekullit të tetëmbëdhjetë.

Vetë Da Leçe, misionar dhe gjuhëtar italian, kishte qenë dërguar në Shqipëri nga Propaganda Fide më 1692 si prefekt apostolik i misioneve dhe kishte mësuar atje shqipen gjatë veprimtarisë së tij misionare. Një çerek shekulli më pas ai botoi librin Osservazioni grammaticali nella lingua albanese, Romë 1716 (Vëzhgime gramatikore mbi gjuhën shqipe), si e para gramatikë e shqipes e botuar ndonjëherë (58). Kleriku françeskan Da Leçe ka qenë edhe autori i një fjalori italisht-shqip (59) të shkruar para vitit 1702, i përmendur si më i zgjeruar se ai i Frang Bardhit (1635). Një kopje e këtij fjalori gjendej në Palermo deri në vitin 1890, kurse për një kopje tjetër ka fjalë se ruhet në arkivin e Propaganda Fides në Romë.

Gjon Nikollë Kazazi S.J. (1702-1752), i njohur në latinishte si Johannes Nicolevich Casasi dhe në italisht si Giovanni Battista di Nicola Casasi, lindur më 1 janar 1702 në Gjakovë, ka qenë autori i një përkthimi në shqipe të një Breve compendio della Dottrina Cristiana, Romë 1743 (Përmbledhje e shkurtër e Doktrinës së Krishterë) (60), i cili përbën të parin dokument të shkruar në dialektin e Gjakovës. Kazazi studioi për teologji në Kolegjin Ilirian të Loretos afër Ankonës dhe në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë, ku dhe mori titullin e doktorit në teologji e filozofi. Më pas u bë kryepeshkop i Shkupit derisa vdiq më 5 gusht 1752. Pikërisht gjatë studimeve në Kolegjin e Propaganda Fides, më 1740, Kazazi bëri zbulimin monumental të së vetmes kopje të mbetur të librit më të vjetër shqip, Meshari-t të Gjon Buzukut të vitit 1555. Ai bëri një kopje të pas-thënies dhe ia dhuroi Gjergj Guxetës, themeluesit të sipërpërmendur të seminarit grek në Palermo.

Po në këtë hulli është një Bonaventura Prucher, prift italian nga Kastel Xhovio (ital. Castel Giovio) me shërbim si misionar në Shqipëri. Ai është autori i një katekizme italisht- shqip, të cilit me sa duket i është vënë si shtojcë një fjalor italisht-shqip. Të dyja këto vepra, pjesë të një dorëshkrimi të shkruar para vitit 1752, ruheshin deri më 1765 në Propaganda Fide. Se çfarë u bë më vonë me këto vepra, nuk ka të dhëna.

__________________________________________________ _________________

56 kr. Bartl 1972 dhe 1975/1979.

57 kr. Stadtmüller 1956, P. Malaj 1971-1972, Bartl 1972, 1975 dhe 1979, dhe Ismajli 1985.

58 Një gramatikë e shqipes dhe një fjalor italisht-shqip më të hershëm, që tani i vishen Diego da Desios (Didacus a Desio), mbeti e pabotuar asokohe. Ruhet një kopje që mban datën 1710 në manastirin e Grottaferratës dhe është botuar nga Ismajli, 1982.

59 kr. Mandalà 1994, 1995.

60 kr. Shuteriqi 1976, f. 110-111.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:56 pm

7.4 Jeronim De Rada dhe letërsia arbëreshe e shekullit të nëntëmbëdhjetë





Jeronim De Rada (61) (ital. Girolamo De Rada, 1814-1903), është jo vetëm shkrimtari më i mirënjohur i letërsisë arbëreshe, por edhe figura më e shënuar e lëvizjes kombëtare shqiptare në Italinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Bir i një prifti ortodoks në Maq (ital. Macchia Albanese) në malet e krahinës së Kozencës, De Rada lindi më 29 nëntor 1814 dhe ndoqi Kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër. Tashmë i mbrujtur me dashuri të zjarrtë për prejardhjen e tij shqiptare, që në rini nisi të mbledhë material folklorik. Në tetor 1834, duke përmbushur dëshirën e të atit, u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Napolit, por interesimet e tij kryesore mbetën folklori dhe letërsia. Pikërisht në Napoli më 1836 De Rada nxori botimin e parë të poemës së tij më të mirënjohur shqip 'Këngët e Milosaos', nën titullin italisht Poesie albanesi del secolo XV. Canti di Milosao, figlio del despota di Scutari (Poezi shqiptare të shekullit XV. Këngët e Milosaos, bir i despotit të Shkodrës). Për shkak të një epidemie kolere që pllakosi Napolin u detyrua të braktisë studimet e të kthehet në shtëpi në Kalabri. Vepra e tij e dytë, Canti storici albanesi di Serafina Thopia, moglie del principe Nicola Ducagino, Napoli 1839 (Këngë historike shqiptare të Serafina Topisë, gruaja e princit Nikollë Dukagjini) nuk u la të qarkullojë nga autoritetet Burbone për shkak sikur De Rada kishte lidhje me grupet komplotiste gjatë Risorxhimentos italiane. Kjo vepër u ribotua me titullin Canti di Serafina Thopia, principessa di Zadrina nel secolo XV, Napoli 1843 (Këngët e Serafina Topisë, princeshës së Zadrimës në shekullin e 15-të) dhe më pas në një variant të tretë me titullin Specchio di umano transito, vita di Serafina Thopia, Principessa di Ducagino, Napoli 1897 (Pasqyrë e jetës njerëzore, jeta e Serafina Topisë, princeshë e Dukagjinit). Tragjedia e tij historike italisht I Numidi, Napoli 1846 (Numidët), e ripunuar gjysmë shekulli më vonë me titullin Sofonisba, dramma storico, Napoli 1892 (Sofonisba, dramë historike), nuk pati jehonë të gjerë publike. Në vitin e revolucioneve, 1848, ai themeloi gazetën L'Albanese d'Italia (Shqiptari i Italisë), në të cilën përfshiheshin artikuj në gjuhën shqipe. Kjo gazetë dygjuhëshe, një 'giornale polìtico, morale, letterario', me një tirazh në fund prej 3200 kopjesh, ishte i pari periodik në gjuhën shqipe që është botuar ndokund.

Emri i Jeronim De Radës si katalizator i ndërgjegjes kombëtare shqiptare u bë i njohur e u përhap në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai mbajti letërkëmbim me figura të tilla udhëheqëse të lëvizjes së Rilindjes si Thimi Mitko (1820-1890), Zef Jubani (1818-1880), Sami Frashëri (1850-1904) dhe Dora d'Istria (1828-1888), si dhe me studiues e shkrimtarë të huaj të interesuar për Shqipërinë, si albanologu francez Ogyst Dozon (Auguste Dozon, 1822-1891), baronesha Jozefin fon Knorr (Josephine von Knorr, 1827-1908) dhe gjuhëtari austriak Gustav Majer (Gustav Meyer, 1850-1900). Ai pati inkurajimin edhe të poetit e politikanit francez Alfons de Lamartin (Alphonse de Lamartine, 1790-1869), që qëndroi për një kohë në Iskia. Poeti provansal Frederik Mistral (Frédéric Mistral, 1830-1914), romani i të cilit në vargje Mirèio (1859) që jo rastësisht ka afërsi me veprën e De Radës, ka shprehur adhurimin e vet për Këngët e Milosaos. Që më 1856, vargje të De Radës ishin përkthyer në gjermanishte nga

__________________________________________________ _________________


61 Literatura për Jeronim De Radën është relativisht e gjërë: kr. Marchianò 1902, Douglas 1930, Gualtieri 1930, Gradilone 1960, f. 11-114, 1983, f. 13-38, Kastrati 1962c, Ruberto 1966, Valentini 1964, Koliqi 1972b, f. 81-116, dhe Qosja 1984, vëll. 2, f. 35-184. Për studime të veçanta mbi stilin poetik të De Radës, kr. Pipa 1969b, 1970, 1973, 1977, 1978b, 1982, Desnickaja 1985a, 1985b, K. Kodra 1988, Altimari 1991b, Hamiti 1993a, Kabashi 1994, dhe Pipa 1994.
__________________________________________________ _________________

Hajnrih Kristof Gotlib Shtir (Heinrich Christoph Gottlieb Stier) (62).
I shkurajuar nga ngjarjet e vitit 1848, Jeronim De Rada e la botimin e L'Albanese d'Italia, iku nga Napoli dhe u kthye në Shën Mitër për të dhënë mësim në shkollë. Atje arriti të përfshijë gjuhën shqipe në programin mësimor, por u pushua nga puna më 1853 për shkak të bindjeve politike liberale. Më 1850 u martua me Madalena Melikion (ital. Maddalena Melicchio) nga Kajverici (ital. Cavallerizzo) me të cilën pati katër fëmijë: Xhuzepe, Mikelanxhelo, Rodrigo, Ettore, të cilët vdiqën të gjithë sa qe gjallë ai vetë. Këto ishin vite të vështira për De Radën, i cili u mbyll edhe më tepër në vetvete për shkak të humbjes më vonë të gruas dhe të vëllezërve, dhe jetoi i vetmuar në fshatin e tij malor të Kalabrisë, me sa dimë pa ndonjë burim të mirë të ardhurash. Në një çast dëshpërimi, asgjëson gjithë atë përmbledhje këngësh popullore që i kishte mbledhur me aq dëshirë të flaktë vit pas viti. Më 1868 arriti të marrë një detyrë si drejtor i shkollës së mesme të Garopolit në Koriliano Kalabro, detyrë që do ta mbante për dhjetë vjet. Pikërisht gjatë kësaj periudhe u shtypën një numër veprash të tjera të tij, pjesa më e madhe në italishte: Principii di estetica, Napoli 1861 (Parime të estetikës), Antichità della nazione albanese e sua affinità con gli Elleni e i Latini, Napoli 1864 (Lashtësia e kombit shqiptar dhe afëria e tij me grekët e latinët), Rapsodie d'un poema albanese raccolte nelle colonie del Napoletano, Firence 1866 (Rapsodi nga një poemë shqiptare të mbledhura në ngulimet e krahinës së Napolit), Scanderbeccu i pafaan (Skënderbeu i pafat) në katër botime, Koriliano Kalabro 1872, 1873, Napoli 1877, 1884, dhe Quanto di libertà ed ottimo vivere sia nello stato rappresentativo, Napoli 1882 (Sa liri e mirëqenie ka në shtetin me përfaqësues).

Më 1883 ai themeloi revistën mujore dygjuhëshe Fiàmuri Arbërit - La bandiera dell'Albania. Ky periodik, i botuar në fillim në Maq e më pas në Kozencë 'nga një komitet fisnikësh nga Shqipëria dhe ngulimet e saj', zgjati deri në nëntor 1887 dhe, me gjithë censurën turke e greke, lexohej gjerësisht edhe nga shqiptarët në Ballkan.

Më 1892 De Rada u riemërua mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër dhe më 1895 organizoi të parin kongres gjuhësor arbëresh në Koriliano Kalabro. Gjithashtu, mori pjesë aktive në Kongresin e dytë gjuhësor arbëresh në Ungër (Lungro) dy vjet më vonë, në të cilin ai bëri thirrje për të ngritur një katedër shumë të nevojshme të studimeve shqiptare në Institutin Oriental në Napoli (63). Në këto vite të fundit të jetës ai botoi një Caratteri e grammatica della lingua albanese, Koriliano Kalabro 1894 (Shkronjat dhe gramatika e gjuhës shqipe) mbi bazën e leksioneve të mbajtura në kolegjin e Shën Adrianit , një Antologia albanese tradotta fedelmente in italiano, Napoli 1896 (Antologji shqipe e përkthyer besnikërisht në gjuhën italiane), ku përfshihen poezi të zgjedhura nga Variboba, Santori, etj. dhe një autobiografi në katër vëllime të titulluar Autobiologia, Kozencë 1898, Napoli 1899. Pak para se të vdiste, botoi edhe një Testamento politico, një përmbledhje kjo e pikëpamjeve të tij politike e kulturore, e botuar në La Nazione Albanese më 30 shtator 1902. I vetmuar e i varfër, gjysmë i verbuar e në prag të urisë, Jeronim De Rada vdiq në vendlindje në malësinë e Kalabrisë më 28 shkurt 1903 - një fund tragjik ky për një figurë të madhe të kulturës shqiptare.

Para se të bëhej entitet politik, Shqipëria ishte bërë realitet poetik në veprat e Jeronim De Radës. Përfytyrimi i një Shqipërie të pavarur tek ai në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, nga një dëshirë e thjeshtë erdhi e u kthye në një objektiv politik realist, për të cilin ai u angazhua në mënyrë të zjarrtë. De Rada qe lajmëtari dhe zëri i parë i dëgjueshëm i lëvizjes romantike në letërsinë

__________________________________________________ _________________

62 kr. Stier 1856.

63 Por në këtë katedër më 1901 nuk u caktua plaku De Rada, por poeti e studiuesi i ri arbëresh Xhuzepe Skirò plaku (1865-1927) nga Hora e Arbëreshëvet.
__________________________________________________ _________________

shqiptare, lëvizje e cila, e frymëzuar nga energjitë e tij të pashtershme në emër të zgjimit kombëtar ndër shqiptarët e Italisë e në Ballkan, do të zhvillohej në një romantizëm kombëtar karakteristik për periudhën e Rilindjes në Shqipëri. Veprimtaria e tij publicistike, letrare e politike ishte mjet jo vetëm për të zhvilluar vetëdijen e bashkësisë arbëreshe në Itali, por edhe për të hedhur themelet e një letërsie kombëtare shqiptare. Më e njohura ndër veprat e tij letrare është Këngët e Milosaos që përmendëm më lart, baladë e gjatë romantike që pasqyron dashurinë e Milosaos, një personazh i trilluar, djalosh fisnik në Shkodrën e shekullit të pesëmbëdhjetë, i cili është kthyer në shtëpi nga Selaniku. Këtu, tek burimi i fshatit, ai takon Rinën, vajzën e bareshës Kollogre, dhe bie në dashuri me të. Të dy të rinjtë e dashuruar u përkasin shtresave shoqërore të ndryshme, gjë që e pengon për një kohë të gjatë bashkimin e tyre, derisa vjen një ditë kur një tërmet shkatërron edhe qytetin edhe krejt fytyrën e dallimeve klasore. Pas martesës jashtë vendit u lind një foshnje. Por periudha e lumturisë martesore nuk zgjat shumë. I biri dhe e shoqja e Milosaos vdesin pas pak kohe, kurse ai vetë, i plagosur në betejë, jep shpirt në një breg lumi pranë Shkodrës. Këngët e Milosaos janë botuar në tri variante të ndryshme më 1836, 1847 dhe 1873. De Rada vazhdimisht e ndryshonte, e përmirësonte dhe e zgjeronte këtë përmbledhje baladash lirike me frymëzim të fuqishëm romantik, duke e kthyer nga një Milosao të mirëfilltë me njëzet këngë, në një variant përfundimtar shumë më të gjatë me tridhjetë e nëntë këngë. Kënga e parë nis kështu:

"Ljis jeta kishë ndërruar,
Uj të ri ndë dejtit
Kaljthëruar te dit e re;
Por llumbardh e Anakreontit
Ronej Temp e moçëme.
Nd'uj një dit vate të malji
E s'u pruar si kish zakon.
Vet çë atë s'e thajti bora,
S'e përgjaku akulli,
Se m'u resht njera çë ra
Tek e bardha shpia ime.
Kur te drita dheu me shpi
U sbuljua je dejti,
Si garea çë delj për sish,
Mua më zëgjoi, tue fjuturuar
Qeljqevet finestërës.
M'u pataksa e ruata jashtin:
Rusht pak skallankur
Dheut ën i kin hje;
Ljulje ljiu të gapura,
nd'era i tundën e përzien
Nd'at ninulj qeshënjën.
Si ato ljulje qielli.
Ti ruaje e së kuljtoje.
Një mbuin njerëzish.
Kallëzoret mbë dhemat
Mbajn kangjelje. Ka i goi
Ahjena ndër time motëra
Kishi arrën e mëma ime
Emërin tim thoj për ndë shpi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:56 pm

Një gare m'u rodh te kurmi,
Si garea mbrëmjes te shtrati,
Kur vajza e ngrohët
Ndien për të parëzën
Sist çë m'i frihjen."



Takimi i parë i Milosaos me të bijën e bareshës në këngën e dytë bëhet, ashtu siç ndodh shpesh në poezinë popullore shqiptare, te burimi i fshatit. Ai ka shërbyer si i vetmi vendtakimi në shoqërinë tradicionale shqiptare, ku të dy sekset, po t'u ecte, mund të këmbenin dy-tri fjalë para se vashat virgjëresha, me sytë e turpshëm ulur përdhe, të ktheheshin në strehën mbrojtëse të familjes.


"Vreshtat in të verdhullore:
Erth ka malji dheljpëra
Me të ljodhëta të bijlat
Porsa paru in të vjelja;
E te hera çë ndër sheshet
Sqepet djelli, si te bota
Ëma çë këntuan një valle,
Vet Fjokat u m'u hjimisa.
E përveshurëz, e ljart,
Me këshen të pjeksurith
Ndë një jetullëz të bardh,
Ish te kroi një vash. Te balli,
Një këshill i kish hje.
I ljidhur te brezi kaljthër,
Skemantilj' i ngit mbë truall.
Mua sa më ndieti,
Shtuara vasha m'u pruar,
Gjifritur, pjono hje.
Me të trëmbur një gare.
Trimi: 'Vajz, më jep ti një pik uj?'
Vajza: 'Sa të duash, ti, birë zoti.'
'Kuj e bilje je ti, vash?'
'Mos më je ti e dheut guaj?'
Kur jesh djalj e Salloniq
Vajta, vajza nëng ishin
Ndë katund me aqë gadhi.
Ndë çerët e dhezurës,
Vucën ajo ngrënej.
'Jam e bilje Kollogres',
Ngrejti ballët e sbuljuar.
Na vejim asaj udh,
Gjëmbat çë virëshin tek udha
Së gërvishtëtin at kopilje:
Me llort të përgjakura,
Ka ballt u më ja reshta.
Di buz të qeshëme,
Nji herje të bardh,
At mbrëma dukëshim."



Më fort se familjet, janë pushteti i zakoneve shoqërore dhe ndërgjegja klasore ato që i pengojnë të rinjtë të lidhen ashtu si dëshirojnë. Për më tepër e detyrojnë vashën që t'i shmanget të dashurit të saj të mundshëm. Ndodh edhe një ndarje, gjatë së cilës Milosaon e pushton dyshimi e dëshpërimi, të cilat nuk i ndahen deri në bashkimin përfundimtar. Në këtë poemë, të rralla janë rastet kur dashnorët takohen vërtet për të folur me njëri-tjetrin. Në këngën e katërt kemi një skenë prekëse të mbrujtur me motivin erotik, që nuk është karakteristik për poezinë shqiptare:


"Ish e diella menat
E i biri zonjës madhe
Ngjitej tek e bukura
Të m'i ljipën një pik uj,
Se ish et' i djegurith.
Vetëm e çoi ndë vatërët,
Çë këshen më pjeksënej.
Ata duhëshin e s'e thoshin.
Vajza, me buzën mbë gaz:
'Ç'ësht e ikën si ajri?'
'Më presën ndë roljiet.'
'Di moll t'ardhura
Qëndro, u tij t'i ruata.'
Me një dor ngrëjturith
Mbanej mbi veshin e bardh
Ljesht e saj të shpjeksurith;
Kalli jetërën te gjiri
E më goljq mollëzit,
Më ja e vu ndë dorjet,
Ndë çerët e dhezurëz.
Thomnie ju, të dashurit,
Nd'ëmbëlj aqë të puthurit."


Edhe 'Këngët e Serafina Topisë' na kthejnë prapa te bota romantike e mjegullt e Shqipërisë së mesit të shekullit të pesëmbëdhjetë. Serafina Topia, bija e dukës së Artës, dhe Bozdar Stresa janë nga dy dyer rivale të kohës së Mesjetës, një Romeo e një Zhuljetë shqiptarë, dashuria e të cilëve ka për të mbetur e papërmbushur. Në këtë romancë gotike të mbushur me magji dhe folklor kalabrez-shqiptar, Serafina sakrifikon lumturinë vetjake për interesat e shtetit, dhe martohet me princin Nikollë Dukagjini me qëllim që, në prag të pushtimit turk, Shqipëria e jugut dhe ajo e veriut të bashkohen. Rruga e jetës e të gjithë personazheve të poemës është e mbushur me fatkeqësi, vuajtje e madje vdekje të parakohshme, pasqyrë kjo e jetës së vetë poetit. Ashtu si me 'Këngët e Milosaos', De Rada i ndryshoi e i rishikoi disa herë 'Këngët e Serafina Topisë', e në çdo variant gjejmë të pasqyruar gjendjen e tij vetjake.

Vepra letrare e tretë më e madhe e De Radës në shqipe është Scanderbeccu i pa-faan (Skënderbeu i pafat) (64), që ai e konsideroi si kryeveprën e tij. Përsëri, edhe kjo seri baladash romantike doli në një radhë botimesh të ndryshme që pasqyrojnë gjendjen shpirtërore të poetit në kohë të ndryshme. Në vija të trasha, ajo mbulon historinë e bëmave të para të Skënderbeut nga viti 1418 deri më 1444 dhe ndërthuret me shumë intermezo që kanë pak lidhje me të tërën. Skënderbeu, në të vërtetë, del pak në vepër. Edhe pse përmban shumë fragmente me poezi

__________________________________________________ _________________

64 kr. Camaj 1969a.
__________________________________________________ _________________

emocionuese, Scanderbeccu i pafaan nuk është ajo poemë epike tradicionale që mund të pritej prej një pishtari të parë të lëvizjes kombëtare shqiptare. Ajo kalon sa në një çështje në një tjetër, e kjo vihet re sidomos në botimet e mëvonshme. Forcën e vet letrare De Rada nuk e kishte në saktësinë klasike apo unitetin strukturor të veprës. Në përgjithësi, korpusi i poezisë në gjuhën shqipe të Jeronim De Radës është vështirë të gjykohet e madje të skicohet për shkak të një mungese gjithandej të unitetit tematik në të tri veprat e tij kryesore, si dhe për shkak të prirjes së tij për ndryshime të vazhdueshme e botime të rishikuara, çka pasqyron gjendjen shpirtërore, nevojat emocionale dhe pëlqimet letrare në periudha të ndryshme të jetës së tij të gjatë. Në më të shumtën e rasteve, botimet e rishikuara duket se i kanë ulur vlerat letrare të veprave në fjalë. Ndonëse poezia e De Radës në dukje është ndërtuar mbi tema shqiptare, po t'i hysh më thellë, del e bëhet e qartë se, mbi të gjitha, ajo është për vetë De Radën. Nuk është pa baza që albanologu britanik Stuart Man (Stuart Mann, 1905-1986) e ka cilësuar poezinë e De Radës 'të dobësuar për mungesë subjekti e strukture, për gjuhë të errët, dialog të rëndomtë dhe irrelevancë politike' (65). Ndonëse shkrimtar me vlera kulturore të paçmueshme, De Rada nuk është kurrsesi poeti i poetëve. Nuk kemi përshtypje se ishte në gjendje të krijonte në zhanre poetikë të tjerë përveç baladës romantike. Ka kritikë që kanë shkuar aq larg, sa të mos i japin fare merita si poet e shkrimtar (66). Pavarësisht nga këto, Jeronim De Rada prapëseprapë mbetet një figurë e lartë në historinë e letërsisë shqiptare të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ai luajti një rol të dukshëm në zgjimin e arbëreshëve nga errësira kulturore e krahinorizmi letrar dhe veproi si katalizator, jehona e të cilit u ndie fort përtej detit në Shqipëri në që ende vuante nën zgjedhën osmane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 2:56 pm

7.5 Poetë romantikë: Françesk Santori, Gavril Dara i Riu dhe Zef Serembe




Zgjimi kulturor romantik i arbëreshëve në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë solli një tjetër shkrimtar me talent origjinal. Françesk Anton Santori (67) (ital. Francesco Antonio Santori, 1819-1894) lindi më 16 shtator 1819 në Picilia (ital. Santa Caterina Albanese) në krahinën e Kozencës. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç filloi mësimet për prift dhe më 1842 hyri në manastirin françeskan të Urdhërit të Reformuar në San Marko Arxhentano fqinje (San Marco Argentano). Atje jetoi tetëmbëdhjetë vjet deri më 1860 dhe pasi nuk arriti të themelojë një manastir në Latariko (Lattarico), aty nga viti 1858, e braktisi jetën e murgut njëherë e përgjithmonë. I kthyer prapë në Picilia, ai tani nisi të shtyjë ditët me një jetë modeste si mësues e si shitës i një vegje të bërë me duart e veta me tri apo katër fije. Më 1885 u caktua prift në famullinë e Shën Japkut (ital. San Giacomo di Cerzeto), ku edhe vdiq në shtator 1894. Santori është autor poezish, pjesësh teatrale, tregimesh, romanesh, përshtatjesh të 112 fabulave të Ezopit si dhe autor i një gramatike të shqipes të shkruar në vargje. Deri vonë pjesa më e madhe e shkrimeve, me një drejtshkrim të tijin e mjaft të vështirë, pati mbetur e

__________________________________________________ _________________

65 kr. Mann 1955, f. 21.

66 kr. Petrotta 1932, f. 219.

67 kr. Straticò 1896, f. 221-238, Z. Kodra 1954a, Gradilone 1974, f. 7-77, Altimari 1982, Qosja 1984, vëll. 2, f. 185-232, K. Kodra 1987, 1990, 1991, Fortino 1991a, 1993, dhe Santori 1993/1994.
__________________________________________________ _________________

pabotuar (68). Ishte ende në të njëzetat kur përfundoi poezinë e parë Canzoniere albanese (Këngëtorja arbëreshe). Kjo poemë e gjatë kushtuar dashurisë dhe bukurive të natyrës doli vetëm tre vjet pas botimit të parë të Këngëve të Milosaos të De Radës dhe në shumë anë mban vulën e De Radës. U ripërgatit për botim më 1975 nga Françesko Solano (l. 1914) dhe më pas në Tiranë nga Andrea Varfi (69). Me rastin e hyrjes në fuqi të kushtetutës napolitane më 1848, ai kompozoi edhe një himn shqip me titullin Vale garees madhe (Vallja e haresë së madhe), e cila u botua në revistën L'Albanese d'Italia të De Radës më 23 shkurt të atij viti. Il prigionero politico, Napoli 1848 (I burgosuri politik) është një rrëfim poetik në italishte, me disa pjesë në shqipe, për peripecitë e një familjeje të përndjekur gjatë revolucionit italian më 1848.

Spontaniteti dhe lirshmëria me të cilën Santori kalon nga italishtja në shqipe dëshmon për talentin e tij krijues në shprehjen kulturore dygjuhëshe. Santori është gjithashtu autori i dy veprave fetare në shqipe të botuara gjatë viteve që kaloi si murg në manastirin San Marko Arxhentano: Rozhaari i S. Myriis Virgkiyry, Kozencë 1849 (Ruzaria e Shën Mërisë së Virgjër), poemë fetare, dhe Kryšten i šyityruory, Napoli 1855 (I krishteri i shenjtëruar), 230 faqe vargje fetare, përmbledhje lutjesh, tekste kishtare në prozë e poezi dhe përkthime këngësh fetare nga Cuneus prophetarum (1685) i Pjetër Bogdanit, të cilat Santori i përfshiu në librin e tij në shenjë vazhdimësie të letërsisë fetare shqiptare.

Me rëndësi më të madhe letrare, nga pikëpamja historike janë dramat e Santorit. Emira njihet si e para dramë origjinale në gjuhën shqipe. U botua në mënyrë mjaft të çrregullt, disa pjesë në revistën Fiàmuri Arbërit në nëntor 1887, kurse të tjera në antologjinë shqiptare të De Radës të vitit 1896. Në vitin 1984 vepra u ribotua nga Françesko Solano (70). Santori shkroi një numër pjesësh melodramatike të tjera si komedi dhe tragjedi, disa të papërfunduara, që i mbetën në dorëshkrim për tërë jetën. Ndër to janë tragjedia Jeroboam dhe melodrama Alessio Ducagino (Lekë Dukagjini) të shkruara midis viteve 1855 dhe 1860, që janë botuar tani nga Françesko Solano(71).

Përveç përkthimit të fabulave të Ezopit që përmendëm më lart, Santori hartoi edhe 1845 vargje satirike që kanë dalë në dritë vetëm tani vonë (72). Në këto vargje më mirë se kudo mund të vërehet ndjeshmëria e thellë fshatare dhe lidhja e ngushtë e tij me folklorin, pikërisht në këto vargje shfaqet më së ploti vokacioni i vërtetë poetik i tij. Që Santori ishte edhe prozator me rëndësi për historinë e letërsisë shqiptare, është bërë përherë e më e qartë me anë të botimeve të sotme. Me dy romanet dhe gjashtë tregimet e tij ai mund të konsiderohet tani shkrimtari më i hershëm shqiptar që të ketë krijuar një korpus të rëndësishëm proze letrare ndonëse, me kriteret e sotme, asnjëra prej këtyre veprave, të cilat i mbetën të pabotuara në të gjallë, nuk ka ndonjë vlerë estetike të jashtëzakonshme. Romani i tij i papërfunduar Sofia Kominiate u shkrua në dy variante: një variant 282 faqesh në shqipe dhe një 714 faqesh në italishte, ndërsa Il soldato albanese (73) (Ushtari shqiptar) u shkrua vetëm në

__________________________________________________ _________________


68 kr. Gangale 1973 për dorëshkrimet ende të pabotuara që gjenden në Koleksionin Shqiptar në Kopenhagë, sidomos, f. 46 (III 5), (III 17), 102 (V 26) dhe 134 (V 58).

69 kr. Santori 1975, 1980.

70 kr. Santori 1984. Shih edhe Santori 1959, dhe K. Kodra 1977.

71 kr. Santori 1983.

72 kr. Santori 1982.

73 kr. Santori 1976.
__________________________________________________ _________________

italisht. Tregimet e tij, të njohur me emrat e personazheve kryesorë Panaini e Dellja (74), Kolluqi e Sorofina, Brisandi Lletixja e Ulladheni (75), Neomenia (76), Filaredo, Rosarja, Emilja, Miloshini, Virgjinia, Gnidhja e Kusari dhe Fëmija Pushtjerote (77) trajtojnë motive nga jeta në fshat. Të mbushur me mjaft elemente folklorike dhe etnografike konvencionale, ata vuajnë nga zgjidhje të lumtura sentimentale e naive, që vijnë në shumë raste me një 'deus ex machina'.

Santori e ushtroi penën e tij në shumë gjini: poezi, romanca në vargje, prozë, drama, përkthime dhe vjersha humoristike, dhe mu për këtë shumanëshmëri e ka të siguruar vendin e nderit në letërsinë arbëreshe, menjëherë pas De Radës. Krijimtaria e tij letrare është në përgjithësi më e kapshme për lexuesin se ajo e De Radës, me gjithë vështirësitë që paraqet drejtshkrimi i tij (veprat e Santorit tani botohen detyrimisht me transliterim). Nga ana tjetër, ajo është larg përsosmërisë artistike apo lëmimit estetik, nëse këto mund të shpresoheshin prej shkrimtarëve shqiptarë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Megjithëse kishin kaluar katër shekuj me traditë shkrimi, gjuha shqipe ishte ende mjaft e papërpunuar për letërsinë, dhe do të mbetej e tillë deri në shekullin e njëzetë.

Rrjedha ende e ngadaltë e letërsisë arbëreshe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, të cilën Jeronim De Rada e kishte kanalizuar aq thellë brenda lëvizjes romantike, do të nxirrte një vepër me frymëzim të vërtetë Osianik nga Gavril Dara i Riu (78) (1826-1885), i njohur edhe si Gabriele Dara. Dara lindi më 8 janar 1826 në Pallac (ital. Palazzo Adriano) në Sicili në një familje të lashtë arbëreshe me emër, duke qenë një nga të parat familje që kishte ikur nga Shqipëria pas vdekjes së Skënderbeut më 1468. Studioi në Seminarin grek në Palermo dhe më vonë kreu studimet e larta për drejtësi, dhe e ushtroi avokaturën disa kohë në Agrixhento. Dara u bë përherë e më aktiv në ngjarjet e bujshme politike të përmbysjes së Mbretërisë së Dy Sicilive prej Garibaldit dhe shërbeu në detyra të ndryshme. Pas emërimit të parë si kryekëshilltar i prefekturës së Palermos, ai shërbeu nga viti 1867 deri më 1869 si prefekt i qytetit të Trapanit. Nga 1871 deri më 1874 ishte edhe drejtor i periodikut La Riforma në Romë dhe vdiq më 19 nëntor 1885. Interesimet letrare e shkencore të Darës ishin të gjera dhe përfshinin poezinë, folklorin, filozofinë, arkeologjinë dhe drejtësinë. Ai shkroi vjersha në italishte si dhe një poemë fetare në shqipe kushtuar Shën Llazarit, por ka mbetur në histori kryesisht për baladën romantike Kënka e sprasme e Balës, Katanxaro 1906. Entuziazmi që shkaktoi poeti skocez Xhejms Mekferson (James Macpherson, 1736- 1796) me gjoja zbulimin e tij dhe botimin më 1760 të 'Fragmenteve nga poezia e lashtë e mbledhur në malësinë e Skocisë', e ndezi imagjinatën romantike të shkrimtarëve dhe studiuesve në mbarë Evropën gjatë më shumë se një shekulli. Mekfersoni hiqej se pati përkthyer poemat epike kelte të kalorësit dhe rapsodit legjendar Osian (Ossian), por, kur u shprehën dyshime për këtë, ai nuk paraqiti dot 'dorëshkrimet e vërteta të lashta' për të cilat bëhej fjalë. Lëvizja Romantike, me kultin e saj për sublimen dhe me primitivizmin e saj 'të vrazhdë fisnik', zgjoi pasionin për letërsinë gojore dhe traditat folklorike anembanë Evropës, kurse studiues të shumë gjuhëve iu vunë kërkimeve e studimeve për eposet e lashta të popujve të tjerë. Kështu një

__________________________________________________ _________________

74 kr. Santori 1979.

75 kr. Santori 1977.

76 kr. Fortino 1993.

77 kr. Santori 1979.

78 kr. Petrotta 1932, f. 228-232, 1950a, f. 8-24, K. Kodra 1975a, Varfi 1981, dhe Qosja 1984, vëll. 2, f. 349-374.
__________________________________________________ _________________

shembull, Johan Volfgang fon Gëte (Johann Wolfgang von Goethe, 1749-1832) ishte adhurues i madh i poezisë 'Osianike'. Nuk ka dyshim se tamam nën ndikimet e vona të Osianizmit, Gavril Dara mëtoi se kishte njohur në përmbledhjen me këngë popullore të gjyshit fragmente nga një poemë e lashtë epike shqiptare e një rapsodi malësor me emrin Balë. Kjo poemë në katër pjesë, që rrëfen për bëmat e Nik Petës dhe Pal Golemit, heronj shqiptarë gjatë periudhës së motit të madh të Skënderbeut, u botua së pari pjesë-pjesë më 1887 në periodikun Arbri i Ri nga Zef Skiroi (Giuseppe Schirò), kurse e plotë doli në italishte e në shqipe në revistën La Nazione Albanese (Kombi shqiptar) nga korriku i vitit 1900 e më tej. Skiroi e cilësoi atë që mendohej si autor i kësaj poeme epike, me këto fjalë:

"Bala ka qenë një luftëtar i lashtë ndër ata që, pas pushtimit të Shqipërisë, erdhën në Sicili dhe themeluan ngulimin e Pallacit. Pleqtë e moshuar e tregojnë si njeri kuqalash e harbut. Ai u ikte shokëve dhe kalonte ditë e muaj me radhë duke u endur nëpër malësi e duke hipur majave për të përshëndetur Shqipërinë. Kishte raste kur, në thellësi të pyjeve, fliste me veten dhe vajtonte për shokët e rinisë. Nganjëherë, kur dimri ishte i ashpër dhe malet e fushat i zbardhonte dëbora, ai ulej pranë zjarrit dhe u rrëfente fëmijëve e të rinjve bëmat e epokës për të cilën vajtonte. Ai ishte poet luftëtar, si Osiani, që jetoi i veçuar e i tërhequr në kujtimet e veta." (79)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:17 pm

Nuk vonoi shumë dhe u njoh se Kënka e sprasme e Balës, me nëntë këngët e saj, ishte e penës së vetë Gavril Darës. Fjalën që ai hedh sikur ka zbuluar fragmente të një poeme epike shqiptare të lashtë, mund ta konsiderojmë më shumë si një vlim romantik tipik për kohën sesa si sajesë me ndërgjegje. Cilatdo të kenë qenë synimet e autorit, poema nuk është pa merita letrare në vetvete dhe sidoqoftë ka unitet e harmoni më të madhe se veprat e paraardhësit dhe mësuesit të Darës, Jeronim De Radës. Trajtimi me frymë heroike që ai i bën periudhës epike të historisë së Shqipërisë, ndonëse i paraqitur në një këndvështrim romantik që në letërsitë bashkëkohore do të vështrohej si i tepruar, është të paktën edhe më i kuptueshëm se endjet e ngatërruara poetike të De Radës te Milosao e te Serafina Thopia. Madje, Kënka e sprasme e Balës përbën diçka mjaft të këndshme për t'u lexuar nga radha e letërsisë romantike arbëreshe të shekullit të nëntëmbëdhjetë e për më tepër vazhdon të lexohet me ëndje nga studentët edhe sot.

Poeti lirik Zef Serembe (80) (ital. Giuseppe Serembe, 1844-1901) ka qenë një shpirt i shqetësuar i parathënë për të mbajtur barrën e rëndë të vuajtjeve njerëzore. Ajo atmosferë tragjike dëshpërimi, që e ndoqi gjatë gjithë jetës, shfaqet herë pas here e duket edhe në vargun e tij. Serembja lindi më 6 mars 1844 (81) në Strigar (ital. San Kosmo Albanese) në krahinën kalabreze të Kozencës dhe ndoqi mësimet në kolegjin e Shën Adrianit. Në moshë të re, ra në dashuri me një vajzë nga fshati i lindjes, e cila emigroi në Brazil me familjen dhe vdiq atje. Humbja e saj nuk iu shqit nga mendja dhe, me shpresë se mos të paktën ia gjente varrin, Serembe mori detin për në Brazil më 1874 në kërkim të një jete të re. Me një letër rekomandimi në dorë nga Dora d'Istria (1828-1888), ai u prit në oborrin e perandorit Dom Pedro II. Pas një historie të shkurtër dashurie atje, u kthye në Evropë, i mërzitur e i brengosur. Me të mbërritur

__________________________________________________ _________________

79 kr. Arbri i ri, 3 (1 qershor 1887).

80 kr. Gradilone 1960, f. 142-161, 1989, K. Kodra 1970, 1971, 1975b, Shuteriqi 1961, 1974, f. 143-196, 1977, f. 251-309, Qosja 1979b, f. 9-38, 1986, vëll. 3, f. 7-66, Belmonte (red.) 1988, dhe Belmonte 1991.

81 Mbi ditëlindjen e Serembes, kr. Serembe 1985, vëll. 1, f. 10.
__________________________________________________ _________________

në Botën e Vjetër në shtator të vitit 1875 rrota e fatit i eci prapë ters. Mbetur pa para, se ia vodhën me sa duket në portin e Marsejës, u detyrua të kthehet në Itali më këmbë, dhe mendohet se gjatë udhëtimit humbi shumë dorëshkrime. Në Livorno e ndihmoi Dhimitër Kamarda (ital. Demetrio Camarda), i cili i dha paratë e trenit për pjesën e mbetur të rrugës deri në Kozencë. Kudo që shkonte e kapte dëshpërimi, pa dyshim nga ndonjë depresion kronik apo ndonjë formë tjetër çrregullimi psikik, dhe ndihej i vetmuar e i pasigurt. Prehje gjente në ëndërrimet e tokës së stërgjyshëve, vizion ky i turbulluar nga realiteti i pushtimit turk të Shqipërisë dhe nga indiferentizmi i fuqive Perëndimore ndaj vuajtjeve të saj. Në këtë izolim shpirtëror të tij, Italia po bëhej përherë e më tepër dheu i huaj. Më 1886, Serembja vizitoi ngulimet arbëreshe në Sicili dhe më 1893 vajti në Shtetet e Bashkuara, ku jetoi rreth dy vjet. Një vëllim me vjersha të tij në italishte u botua në Nju Jork më 1895. Më 1887, emigroi nga Kalabria e tij në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u mundua ta nisë jetën për së pari në Buenos Aires. Pas një viti ra sëmurë dhe vdiq më 31 dhjetor 1901 në Sao Paolo.

Shumë nga veprat e Serembes (vjersha, drama dhe një përkthim i Psalmeve të Davidit), të cilat ai vazhdimisht i rishikonte e i ripunonte, humbën gjatë ndërrimeve të shpeshta të vendbanimit. Në të gjallë ai botoi vetëm: Poesie italiane e canti originali tradotti dall'albanese, Kozencë 1883 (Poezi italiane dhe këngë origjinale të përkthyera nga shqipja) në italishte e shqipe, Il reduce soldato, ballata lirica, Nju Jork 1895 (Kthimi i ushtarit, baladë lirike), vargje vetëm në italishte, dhe Sonetti vari, Napoli 189? (Tingëllima të ndryshme), një përmbledhje tepër e rrallë prej dyzet e dy tingëllimash në italishte të pajisura me një hyrje, të gjitha të ngjeshura në katër faqe me shkronja të imëta. Një vjershë doli gjithashtu në gazetën e Xhuzepe Skiroit Arbri i Ri më 31 mars 1887. Nga vjershat në gjuhën shqipe, tridhjetë e nëntë iu botuan pas vdekjes në përmbledhjen Vjersha, Milano 1926, nga i nipi Kozmo Serembe (ital. Cosmo Serembe). Krijime të tjera i janë gjetur në dorëshkrime dhe arkiva (82) të ndryshme në vitet e fundit, kurse disa vjersha madje kanë ardhur deri në ditët tona duke kaluar gojë më gojë ndër fshatarët e Strigarit. Kjo provë e popullaritetit të tij është disi për t'u habitur, po të kemi parasysh se një pjesë të mirë të jetës e kaloi larg fshatit të lindjes.

Vargu i Serembes, i pikëlluar e i trishtuar nga karakteri, por shpesh patriotik dhe idealist për nga frymëzimi, konsiderohet nga një numër i madh njerëzish si poezia më e mirë lirike në shqipe, të paktën para kohëve të reja. Gama tematike e tij përfshin lirika melodioze për dashurinë dhe himne për vendlindjen (qoftë Italia, toka e lindjes së tij, qoftë Shqipëria, toka e ëndrrave të tij), vjersha elegante për miqësinë dhe po ashtu për bukuritë e natyrës, si dhe vargje me frymëzim fetar. Lirikat që i kushtohen atdheut të humbur janë vjersha romantike me frymë kombëtare e me ndjenjë të ndezur malli, vjersha që çimentojnë lidhjet letrare me brezin që po lindte të poetëve të Rilindjes në Shqipërinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Po të tilla janë edhe
ato që i kushtohen Ali pashë Tepelenës, Dora d'Istrias dhe Domeniko Mauros. Sado atdhetar që mund të ketë qenë, Serembja nuk ishte nga ata poetë intelektualë që mund të na jepnin një kronikë poetike të së kaluarës së Shqipërisë. Ai ishte një poet i ndjenjës, e sidomos i vetmisë e
i zhgënjimit. Në vargun e tij ndihen disa nga anët më intime të poetëve italianë Françesko Petrarka, Dante Aligieri dhe Xhakomo Leopardi, të cilët i kishte lexuar dhe adhuruar të gjithë. Lirikat e tij të dashurisë, disa kushtuar vajzës që kishte dashur, përbëjnë një ditar të vërtetë të zemrës së tij, për shembull Kënthimë tharosi, e njohur edhe nën titullin Kënkë malli:

"Rri e pikosur me mua, ku e di çë ke,
O ti e të bjerrit Parrajs molla më e mirë!
Thuomë çë të bëra u i shkret e kështu më le


__________________________________________________ _________________
82 Për fragmente të veprës së tij në Koleksionin Shqiptar në Kopenhagë, shih Shuteriqi 1963a, dhe Gangale 1973, f. 53 (III 24), 61 (IV 5).
__________________________________________________ _________________

Sa gjellen bën - e rronj pa fare hirë.


Oh! si të tharëta më shkuon kto dit, çë fare
Nkë pe ninat e qeshur nd'ata si
Çë shpirtin, dreq, m'e mbijin ndë gavnare
Çë m'e pataksjin lart me mallëmadhi.

Ballet terjorisur rrëmba dielli
Ka jotja dritsorë u më nkë pe,
Ne buzen me at çerë çë i qeshnej qielli,
Se të vrëret m'i mbuluon paru shum re.

Te gjiri, vash, mua zëmra mbëshon me zjarr,
Gjith trutë më vruntullisnjin me noere,
Pushimë u nkë mun çonj, paq nk' mun marr
E gjellen kështu ti, vash, m'e vret njëhere!"
(83)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:17 pm

7.6 Shkrimtarë të tjerë arbëreshë të shekullit të nëntëmbëdhjetë



Ndër shkrimtarët arbëreshë më të vegjël të fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë mund të përmendet Benjamin Frashini (84) (ital. Beniamin Frascini), poet dhe prift nga Frasnita (ital. Frascineto) në krahinën e Kozencës, autor i një poeme të gjatë, por me interes letrar të paktë. Ajo trajton ngjarjet e vitit 1807 kur trupat frënge shkretuan krahinën. Kjo vepër me 168 strofa, me titullin italisht I Francesi in Frascineto-Porcile nel 1807. Triste conseguenze delle discordie degli abitanti, divisi in Giacobini, partigiani de' Francesi, e Realisti, devoti al Re Ferdinando IV di Borbone (Francezët në Frasnitë-Purçill më 1807. Rrjedhojat trishtuese të mosmarrëveshjeve midis banorëve të ndarë në Jakobinë, partizanë të francezëve, dhe ruajalistë, besnikë të mbretit burbon Ferdinand IV), u kopjua më 1900 nga profesor Domeniko Manjeli (ital. Domenico Magnelli) dhe u zbulua në një nga dorëshkrimet e tij më 1960. Një poemë e dytë historike në shqipe që flet për pushtimin francez në atë periudhë është shkruar nga Kostantino Askuri (85) (ital. Costantino Ascuri, 1810-1871) nga Ejanina (ital. Eianina), student në kolegjin e Shën Mitrit. Ajo ndodhet në një dorëshkrim të titulluar thjesht Kënka (Kënga), që mban datën 1834. Një tjetër poet arbëresh nga Shën Mitri dhe student në kolegj ishte Kostantin Beluçi Shalja (86) (ital. Costantino Bellucci Sciaglia, 1796-1867). Beluçi ishte poet satirik i njohur, që asokohe e nxirrte jetesën duke punuar si rrobaqepës, kurse më vonë si pylltar. Veprat

__________________________________________________ _________________

83 Transkriptim i Xhuzepe Gradilones nga një dorëshkrim i Koleksionit Shqiptar të Bibliotekës Mbretërore në Kopenhagë, kr. Gradilone 1989, f. 98-99.

84 kr. Shuteriqi 1976, f. 162.

85 kr. Shuteriqi 1976, f. 205.

86 kr. Gradilone 1960, f. 218-232, Gangale 1973, f. 88 (V 10), dhe Shuteriqi, 1976, f. 249.
__________________________________________________ _________________
e tij u botuan pjesërisht nga Jeronim De Rada më 1884 (87) dhe u përkthyen në italishte nga Salvatore Braile (1872-1960) në Shkodër më 1924 nën titullin La commediante, satira ai galantuomini di San Demetrio Corone. Euxhenio Peta (ital. Eugenio Petta), prift dhe poet sicilian i cili, ashtu si Nikolë Filja (1693-1769), shërbeu në Qeuti në Puljen veriore më 1804 dhe 1807, ishte autor i dy distikëve shqip të gjetur në kishën e San Merkurio in Serrakapriola (ital. San Mercurio in Serracapriola). Ata u botuan nga Mikel Markianoi (88). Vinçenco Suli nga Pallaci (ital. Palazzo Adriano) në Sicili ka shkruar në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë një vjershë për verën (pije) (89). Françesko Parrino (90) (1754-1831) nga Hora e Arbëreshëvet ishte autor i dy vjershave shqip për Shën Llazarin. Thuhet se i ati, Demetrio Parrino (91), prift në Horën e Arbëreshëvet, ka përkthyer shqip pjesë të liturgjisë, disa në vargje, ndonëse këto përkthime nuk kanë ardhur deri në ditët tona. Një vjershë tjetër për Shën Llazarin na ka lënë Gavril Dara Plaku (92) (ital. Gabriele Dara, 1765-1832), gjyshi i Gavril Dara të Riut dhe folklorist nga Pallaci në Sicili, përmbledhja me këngë popullore arbëreshe e të cilit ka humbur. Edhe i biri, Andrea Dara (93) (1796-1872), babai i Gavril Dara të Riut, dëshmoi interesim të gjallë për folklorin arbëresh dhe qe autor jo vetëm i një përmbledhjeje me këngë popullore arbëreshe të Sicilisë dhe i një vepre mbi Usi e costumi di Palazzo Adriano, 1859 (Zakonet e Pallacit), por edhe i një fjalori 5000 fjalësh shqip-italisht (1862-1868), pas një gramatike të shkurtër të shqipes (1830) dhe një përkthimi të Ungjillit të Shën Mateut. Shumica e këtyre veprave mbetën të pabotuara dhe ruhen në formë dorëshkrimi në Koleksionin Shqiptar të Bibliotekës Mbretërore në Kopenhagë (94). Mosè Troiano (95) nga Pllatani (ital. Plataci) në veri të Kozencës njihet si përkthyes i dy vjershave italiane në shqipe duke përdorur alfabetin e përhapur nga Jeronim De Rada. Ato datojnë nga fillimi i mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Nja dy a tri vjersha humoristike në shqipe të shkruara nga Karlo Dulçi (ital. Carlo Dulci, 1765-1850), i njohur edhe me emrin Carlo Dolce ose Luz Glikjini, nga Hora e Arbëreshëvet, u botuan

__________________________________________________ _________________


87 kr. Fiàmuri Arbërit 1884, Nr. 11-12, f. 84-93.

88 kr. M. Marchianò 1906.

89 kr. Schirò 1923, f. 330-331.

90 kr. Schirò 1907 dhe 1923.

91 kr. Schirò 1923.

92 kr. Schirò 1907, dhe Shuteriqi 1976, f. 201-202. Vjersha në fjalë ruhet në Koleksionin Shqiptar në Kopenhagë. kr. Gangale 1973, f. 68 (IV 16).

93 kr. G. Dara 1906, f. 6-7, Schirò 1923, dhe Petrotta 1932, f. 81-82.

94 kr. Gangale 1973, f. 16 (II 10), 21 (II 17), 25 (II 20a), 62 (IV 6), 82 (V 4), 126 (V 50) dhe 129 (V 53).

95 kr. Shuteriqi 1976, f. 271.
__________________________________________________ _________________
nga Dhimitër Kamarda më 1866 (96). Akil Parapunja (97) (ital. Achille Parapugna, 1855-1883), të cilit De Rada i parashikoi një të ardhme të madhe si poet, vdiq para kohe më 16 mars 1883, duke mos lënë veçse disa këngë në dialektin e tij vendës të Ejaninës. Nga letërsia fetare e gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë kemi katekizmin shqip në dialektin kalabrez të Shën Vasilit (98) të vitit 1834 nga një i quajtur Bonifac Tamburi (ital. Bonifacio Tamburi, l. 1799), i njohur ndryshe me emrin Françesko Saverio Tamburi, si dhe një përkthim tjetër shqip të katekizmit të Shën Robert Belarminit (1542-1621) nga Zef Gualiata S. J. (99) (ital. Giuseppe Guagliata, l. rreth vitit 1814). Ky përkthim i Belarminit nën titullin Dottrina e Kerscten (Doktrina e krishterë), e botuar nga Propaganda Fide në Romë më 1845, ndjek traditën e përkthimit të Pjetër Budit (1618) e të Bernardit të Kuintianos të gjysmës së parë të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Thuhet se Gualiata, prift jezuit italian i dërguar si misionar në Shqipëri më 1841, ka qenë bashkautor (me Vinçenc Bazilen) i një gramatike tani të humbur të shqipes, të shkruar në italishte rreth vitit 1842. Përveç kësaj gramatike, Vinçenc Bazile S. J.(100) (ital. Vincenzo Basile, 1818-1882), edhe ky prift jezuit italian e misionar në Shkodër, botoi Ruga e parrisit, Romë 1845 (Rruga e parajsës), një përmbledhje 144 faqesh rrëfenjash moralizuese, ndër to edhe legjendën e ikjes së Shën Mërisë nga Shkodra për në Itali më 1567 (101). Propaganda Fide, përherë e shqetësuar për mendjet dhe zemrat e grigjës shqiptare të kishës, që po rrëmbeheshin nga Islami, botoi edhe një numër veprash të tjera fetare autorësh anonimë.

Gjysma e dytë e shekullit të nëntëmbëdhjetë që, me gjithë rrëzimin e dinastisë së Burbonëve, ishte një periudhë konfliktesh sociale të vazhdueshme në mbarë Italinë e jugut, na jep një shkrimtar i cili shpesh është cilësuar si poeti i parë socialist në letërsinë shqiptare, Vinçenc Stratigo (102) (ital. Vincenzo Straticò, 1822-1885). Ai ishte nga katundi kalabrez Ungër në provincën e Kozencës ku lindi më 16 dhjetor 1822 dhe studioi në Shën Mitër në Kolegjin e Shën Adrianit. Mori pjesë në ngjarjet e vitit 1848 ku për pak kohë ishte kapiten ushtrie. Me t'u kthyer në qytetin e lindjes, ku edhe kaloi pjesën tjetër të jetës, iu përkushtua me gjithë shpirt mbrojtjes së të drejtave sociale e politike të fshatarësisë së varfër të Kalabrisë dhe luftës së saj për një jetë më të mirë. Poezitë e tij me tema atdhetare, shoqërore e dashurie, nga të cilat një numër i vogël dolën në dritë, dëshmojnë për një vetëdije të mprehtë sociale të shfrytëzimit

__________________________________________________ _________________

96 kr. Camarda 1866, f. 195-197. Shih edhe Schirò 1923, Petrotta 1932, f. 157, 187,
dhe Shuteriqi 1976, f. 237, 271, dhe për dorëshkrimet e Dulçit në Kopenhagë, Gangale 1973, sidomos f. 11 (II 6) dhe 157 (V 81).

97 kr. Selvaggi 1962.

98 kr. Solano 1983.

99 kr. Shuteriqi 1976, f. 244-245.

100 kr. Shuteriqi 1976, f. 245.

101 Sipas legjendës, kur turqit zunë Shkodrën, ikona e Zojës së Shkodrës ose Zojës së Bekueme (ital. Madonna di Scutari) u shkëput nga muri i një kishe në rrëzë të kalasë së Rozafës dhe u arratis nëpër Adriatik. Atë e ndoqën dy shqiptarë, Gjorgji dhe De Sklavisi, të cilët pas shumë gjurmimesh e zbuluan në Genazzano afër Romës, ku edhe sot e kësaj dite është vend i shenjtë i Zojës së Shkodrës, ku shkojnë e falen katolikët shqiptarë.

102 kr. Straticò 1896, f. 263-270, dhe Z. Kodra 1965.
__________________________________________________ _________________

klasor, një tipar krejt unikal në letërsinë arbëreshe.
Pak e njohur deri vonë ka qenë poezia e Zef Engjëll Noçitit (103) (ital. Giuseppe Angelo Nociti, 1832-1899) nga Spixana (ital. Spezzano Albanese) në Kalabri. Ashtu si Stratigoi, Noçiti studioi në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër, ku edhe mori një arsim klasik të qëndrueshëm. Përmbledhja e tij prej njëzeteshtatë vjershash lirike me titull Rëmenxa t'arbresha (Rima shqiptare), e hartuar midis viteve 1858 e 1876 së bashku me një përkthim italisht, ka qenë botuar me një fjalor nga Italo Costante Fortino (104).

Bernard Bilota (105) (ital. Bernardo Bilotta, 1843-1918), ishte vjershëtor amator, filolog e mbledhës folklori që krijoi një numër të madh vjershash fshatarake. Lindur më 29 nëntor 1843 në Frasnitë në Kalabrinë e veriut, ai ndoqi kolegjin e Shën Adrianit dhe shërbeu si klerik më 1866, dhe më vonë si mësues. Mik dhe pasues i Jeronim De Radës, nga i cili trashëgoi vrullin e zjarrtë për të rizbuluar kulturën shqiptare, Bilota ishte antar i 'Consiglio Albanese d'Italia' (Këshillit Shqiptar të Italisë) dhe nismëtar, bashkë me De Radën dhe Anselm Lorekion, i kongresit të parë gjuhësor arbëresh në Koriliano Kalabro më 1895. Bilota ishte autor prodhimtar, ndonëse botoi pak. Përveç një numri veprash pak të njohura në italishte për historinë biblike, arkeologjinë dhe origjinën 'pellazgjike' të shqiptarëve, ai ishte autori i një Dizionario filologico albanese, 1888 (Fjalori filologjik të gjuhës shqipe) prej 6000 fjalësh, i cili përmban dyqind faqe me material gjuhësor në dialektin e Frasnitës si dhe disa sprova të habitshme etimologjike; i një Monografia di Frascineto, 1891 (Monografia e Frasnitës), kronikë poetike e papërfunduar në pesë pjesë për vendlindjen që përfshin rreth 2000 vargje njëmbëdhjetërrokshe, dhe Zakonet e Frasnitës, 1894, ku përshkruan traditat e fshatit, ritualet dhe ceremonitë e përvitshme, në 1710 vargje njëmbëdhjetërrokshe. Deri tani asnjë nga këto vepra nuk e ka gjetur dritën e botimit. Të pabotuara janë edhe një numër rrëfenjash në vargje, me tipare prozaike, fjala vjen E bukura e Jetës, 1895, sipas përrallës shqiptare të së Bukurës së Dheut; E Bukura Harezë, 1896, dhe Minosi, nga e cila gjenden tri variante, të viteve 1903, 1909 dhe 1918. Poema e tij satirike me 150 faqe, 8664 vargje, Minosi (106), na jep një tablo fshatarake e herë herë therëse satirike të skëterrës, në flakët e së cilës Bilota ndjen kënaqësinë Danteske të ndëshkimit të kundërshtarëve dhe armiqve të tij nga Frasnita. Ndër veprat e tjera të pabotuara, mbi 20,000 vargje gjithsej, janë Jeta e Shën Mërisë, 1896, me 1720 vargje; Të vdekurit, 1896; Monografi i Shën Nilit dhe një komedi me 3500 vargje Don Kishoti, 1908.

Në të gjallë Bilota botoi vetëm dy përmbledhje modeste me poezi shqipe: Versi lugubri, Kastrovillari 1894 (Vargje të zymtë), që përmban rreth dyzet sonete elegjiake me përkthim në italisht, dhe Stima agli ottimi, biasimo ai tristi, Kastrovillari 1898 (Nder më të mirëve, përbuzje të trishtuarve), një përmbledhje e vogël kushtuar Pjetër Buljarit (ital. Pietro Bugliari), që përmban edhe disa përkthime në italishte. Bilota lëvroi edhe temën shumë të dashur në letërsinë shqipe, atë të Skënderbeut, me poemën epike popullore me 10,000 vargje Shpata Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë, Tiranë 1967. Kjo poemë historike në 13 këngë plot patos heroik u nis më 1874 dhe përfundoi më 1890, dhe është me interes të veçantë për shqiptarët në kontekstin e zgjimit kombëtar në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Si në të tjerat, edhe në këtë vepër Bilotën e shohim shkrimtar që të habit me forcën e tij imagjinuese, të ndezur me vrull dhe entuziazëm patriotik, por pa ndonjë talent letrar e stil të spikatur. Skenave të zgjatura me

__________________________________________________ _________________

103 kr. Laviola 1991, Acquafredda 1991, dhe Francesco Marchianò 1993.

104 kr. Nociti 1992.

105 kr. Giordano 1959.

106 kr. Gangale 1973, f. 137 (V 61).
__________________________________________________ _________________

përshkrime betejash në Shpata Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë u mungon dukshëm dramaticiteti, kurse vepra e tij në përgjithësi është pak e përpunuar. Ajo që duhet nënvizuar është merita që ka Bilota në përdorimin e gjuhës amtare për herë të parë në një gamë aq të gjerë temash, duke i hapur kështu horizonte së idiomës fshatare të arbëreshëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:18 pm

7.7 Ndihmesa e shkrimtarëve dhe studiuesve arbëreshë që shkruan italisht



Fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë shënoi kështu daljen e një numri të mirë poetësh e autorësh arbëreshë që provuan të shkruanin shqip. Por, çka është më e rëndësishme për zgjimin e kulturës së tyre, kishte një grup tjetër shkrimtarësh e studiuesish arbëreshë që shkruanin italisht. Të nxitur në fillim nga lëvizja e romantizmit evropian, e cila zgjoi jo vetëm interesimin për dijen, por edhe respektin e dashurinë e fortë për folklorin, këto figura filluan të hetojnë rrënjët dhe traditat e tyre shqiptare duke e drejtuar vëmendjen e energjinë në zhvillimin e kulturës së vet arbëreshe dhe në veçanti, në studimin e letërsisë gojore. Nga ana e tij, ky studim jo vetëm i dha shtytje krijimtarisë së mëtejshme në gjuhën shqipe, të zgjuar nga veprimtaria e Jeronim De Radës, por edhe i bëri arbëreshët t'i kushtojnë vëmendje përherë e më shumë atdheut të largët në Ballkan dhe vëllezërve të tyre shqiptarë që hiqnin e vuanin barrën përherë e më të padurueshme të sundimit turk.

Engjëll Mashi (107) (ital. Angelo Masci, 1758- 1821), ishte një studiues arbëresh nga Shën Sofia në krahinën e Kozencës, ku edhe studioi pranë të sipërpërmendurit Stefan Bafa (vd. 1808). Ai kreu detyra zyrtare të rëndësishme në Mbretërinë e Dy Sicilive. Mashi është autor i një vepre në italishte me titull Discorso sull'origine, costumi e stato attuale della nazione albanese, Napoli 1807 (Fjalë për prejardhjen, zakonet dhe gjendjen e tanishme të kombit shqiptar), që u botua menjëherë pas daljes në frëngjishte të studimit të Konrad Malt-Brën (Conrad Malte-Brun, 1775-1826) Essai sur l'origine, les moeurs et l'état actuel de la nation albanaise (108) (Ese për prejardhjen, zakonet dhe gjendjen e tanishme të kombit shqiptar). Historiani Xhovani Skiroi (ital. Giovanni Schirò) nga Hora e Arbëreshëvet studioi e analizoi lidhjet midis Shqipërisë dhe Italisë së jugut në punimin e tij Rapporti tra l'Epiro e il Regno delle Due Sicilie, 1834 (Marrëdhëniet midis Epirit dhe Mbretërisë së Dy Sicilive)109. Një tjetër studiues i shquar ishte Zef Krispi (ital. Giuseppe Crispi, 1781-1859), nga Pallaci i Sicilisë. Ai ishte prift, profesor i letërsisë greke në Universitetin e Palermos dhe rektor i seminarit grek atje. Mbahet mend për punimin e tij Memoria sulla lingua albanese, Palermo 1831 (Shënime mbi gjuhën shqipe), ku orvatej të provonte prejardhjen pellazgjike të popullit shqiptar, një teori kjo e përhapur asokohe, që as vitet e fundit nuk është lënë përfundimisht. Ai është edhe autor i një përmbledhjeje këngësh popullore arbëreshe të Sicilisë, shoqëruar nga përkthime në italishte, të titulluar Canti degli Albanesi di Sicilia (Këngë të shqiptarëve të Sicilisë), botuar në Canti popolari siciliani, Katania 1857 (Këngë popullore siciliane), të Leonardo Vigos dhe i Memorie storiche di alcune costumanze appartenenti alle colonie greco-albanesi di Sicilia, Palermo 1853


__________________________________________________ _________________


107 kr. Shuteriqi 1976, f. 160-161, Kastrati 1987a, dhe Emmanuele 1988, f. 71.

108 kr. Malte-Brun 1807-1809, vëll. 3, f. 145-234.

109 Botuar në periodikun e Palermos 'Giornale di scienze, lettere ed arti di Palermo'.
__________________________________________________ _________________

(Shënime historike për disa zakone në ngulimet greko-shqiptare të Sicilisë). Rafaele Lopez (110) nga Shën Mitër, i cili ka dhënë mësim së bashku me De Radën në kolegjin e Shën Adrianit, ku të dy u arrestuan më 1851 për veprimtari revolucionare, përgatiti një përmbledhje këngësh popullore arbëreshe të përkthyera prej tij në italishte. Edhe një mik i ngushtë i tij, Luigj Petrasi (111) (ital. Luigi Petrassi, vd. rreth v. 1843), me prejardhje nga Qana (ital. Cerzeto), mblodhi këngë popullore kalabreze. Po Petrasi përktheu këngën e parë të Çajlld Haroldit të Lord Bajronit dhe Dei Sepolcri të Ugo Foskolos, që janë përkthimet e para në shqipe të njohura deri tani të poezisë romantike evropiane. Feliçe Stafa (112) (ital. Felice Staffa) nga Fallkunara (ital. Falconara Albanese) në provincën e Kozencës ndoqi studimet në Napoli më 1820-1821 pranë Gabriele Rossettit, baba i para-rafaelitëve anglezë Kristina e Dante Rossetti. Thuhet se ka marrë pjesë në Revolucionin e vitit 1848 dhe është dënuar me tre vjet burg. Një kopje fort e rrallë e një përmbledhjeje 32 faqesh me këngë popullore shqiptare, Canti albanesi, Napoli 1845 (Këngë shqiptare), ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.

Gjatë Revolucionit të vitit 1848 në Napoli ishte edhe Engjëll Bazile (113) (ital. Angelo Basile, 1813-1848) nga Pllatani. Nga veprat e tij të shumta, në të gjallë u botua vetëm një dramë në italishte, Ines de Castro, Napoli 1847, kushtuar Jeronim De Radës dhe frymëzuar nga Os Lusiades e poetit kombëtar portugez Luis de Camoes (1524-1580). Përmbledhja e tij me këngë popullore arbëreshe të përkthyera në italisht, Raccolta di canti popolari albanesi (Përmbledhje këngësh popullore shqiptare) u botua nga miku i tij i ngushtë Jeronim De Rada. Një mbledhës tjetër këngësh popullore shqiptare ishte dramaturgu, poeti dhe prozatori arbëresh Emanuel Bidera (114) (ital. Emmanuele Bidera, 1784-1858) nga Pallaci i Sicilisë. Përsiatjet e tij tepër të lirshme për prejardhjen e shqiptarëve si popull u botuan në katërvëllimshin Quaranta secoli racconti su le Due Sicilie, Napoli 1846-1850 (Dyzet shekuj të rrëfyera për Dy Sicilitë). Vëllimi i parë përmban disa poezi popullore arbëreshe. Themelues dhe drejtor i një shkolle të gojëtarisë në Napoli, Bidera shkroi edhe librete operash për kompozitorin Gaetano Donixeti (ital. Gaetano Donizetti, 1797-1848) në të ri të tij. Domenik Mauri (115) (ital. Domenico Mauro, 1812-1873) ishte poet i njohur kalabrez me prejardhje arbëreshe që shkroi vetëm italisht. Lindur më 13 janar 1812 në Shën Mitër, ai qe njëri prej udhëheqësve të kryengritjes së vitit 1848 në Kalabri, dhe pas një periudhe mërgimi në ishujt e Jonit e në Romë u bë një nga një mijë 'këmishëkuqtë' e Xhuzepe Garibaldit, duke i vajtur pas deri në Marsejë. Ai vdiq në Firence më 17 janar 1873. Ndër botimet e tij letrare janë: Versi sciolti in occasione della morte di mio padre in risposta all'amico, Napoli 1835 (Vjersha të zgjedhura me rastin e vdekjes së babait tim, në përgjigje të një miku), Errico, Novella calabrese, Cyrih 1845 (Erriku, tregim kalabrez), Poesie varie, Napoli 1862 (Vjersha të ndryshme), dhe Errico, poemetto in cinque canti, Napoli 1869 (Erriku, poemth në pesë këngë). Vargu i tij në stil bajronian është i frymëzuar e i gjallë, ndonëse vende-vende i mungon disiplina poetike.

Shkrimtarët dhe studiuesit arbëreshë të gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë


__________________________________________________ _________________

110 kr. Shuteriqi 1976, f. 223.

111 kr. Straticò 1896, f. 276, dhe Shuteriqi 1976, f. 229-230.

112 kr. Shuteriqi 1976, f. 246-247, 1977, f. 219-233.

113 kr. Shuteriqi 1974, f. 120-142, 1976, f. 228, 260, 261.

114 kr. Mann 1955, f. 111, dhe Shuteriqi 1976, f. 253-254.

115 kr. Cingari 1965, dhe Gradilone 1974, f. 282-291.
__________________________________________________ _________________

u nxitën mjaft nga shenjat e qarta që vinin nga Shqipëria për zgjimin politik e kulturor të saj. Përpjekjet e tyre qenë të dyfishta: t'i jepnin përkrahje këtij rizgjimi në atdhe dhe të luftonin për njohjen e kulturës së tyre shqiptare në Italinë e jugut. Letërsia gojore dhe folklori, të hulumtuara për herë të parë mbi një bazë më sistematike e shkencore, përbënin një pikënisje për veprimtarinë e intelektualëve arbëreshë, ndërkaq që problemi qendror politik, që ishte lufta e përpjekjet e mundimshme për pavarësi nga Perandoria Osmane në rënie, do të vihej shumë shpejt në qendër të vëmendjes së tyre. Kësisoj, qëllimi i përbashkët i shqiptarëve në Ballkan e në Itali gjatë gjithë luftës për të mbajtur gjallë kulturën, u bë ideali për një Shqipëri sovrane. Shkrimtarët, studiuesit dhe personalitetet publike arbëreshe u dhanë ndihmë homologëve të tyre shqiptarë aty ku mundën, dhe u forcuan lidhjet midis dy palëve për nxitjen e veprimtarisë kulturore. Shekujve të gjatë të izolimit absolut nga Shqipëria po u vinte fundi për arbëreshët. Ishin ruajtur lidhjet e pashlyeshme të gjakut.

Ndër udhëheqësit kulturorë të arbëreshëve në shekullin e nëntëmbëdhjetë, botimet e të cilëve në gjuhën dhe letërsinë shqipe u dhanë hov jo vetëm shqiptarëve në Itali, por edhe lëvizjes së Rilindjes në atdhe, ishte filologu dhe folkloristi Dhimitër Kamarda (ital. Demetrio Camarda, 1821-1882). Ai lindi në Horën e Arbëreshëvet në Sicili më 23 tetor 1821 dhe studioi për prift në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë. Pasi u shugurua në ritin bizantin më 1844, banoi në Napoli e në fshatin e lindjes deri më 1848 kur u dëbua nga Mbretëria e Dy Sicilive prej autoriteteve burbone me akuzën se kishte bashkëpunuar me liberalët. Në fillim vajti në Romë e pastaj në manastirin benediktin të Çezenës. Më 1852 u emërua mësues në shkollën e mesme në Livorno, ku edhe kaloi pjesën tjetër të jetës si famullitar. Vdiq më 13 prill 1882. Kamarda përmendet për veprën e tij Saggio di grammatologia comparata sulla lingua albanese, Livorno 1864 (Sprovë e gramatologjisë krahasuese mbi gjuhën shqipe), një nga të parat vepra të filologjisë diakronike shqiptare, ku u orvat të provonte afërinë e gjuhës shqipe me greqishten, në kundërshtim me gjuhëtarin komparativist gjerman Franc Bop (gjerm. Franz Bopp, 1791-1867), i cili kishte demonstruar prejardhjen e drejtpërdrejtë indo-evropiane të saj më 1854 (116). Kjo vepër u pasua nga Appendice al saggio di grammatologia comparata, Prato 1866 (Shtojcë për sprovën e gramatologjisë krahasuese), një përmbledhje këngësh popullore arbëreshe. Kamarda shkroi edhe një gramatikë të gjuhës shqipe (117) dhe botoi një libër me poezi shqiptare kushtuar Dora d'Istrias, me titullin A Dora d'Istria gli Albanesi, Livorno 1870 (Dora d'Istrias, shqiptarët), që përmbante vjersha nga Preng Doçi, Zef Jubani, Thimi Mitko, Jeronim De Rada, Françesk Anton Santori, Zef Serembe etj.

Dora d'Istria (118) (1828-1888), pseudonimi i Helena Gjikës, ka qenë një figurë interesante e kulturës shqiptare dhe evropiane të mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Kjo shkrimtare rumune me prejardhje shqiptare pati lindur në Bukuresht në familjen aristokrate Gjika të ardhur nga Maqedonia. I ungji, Grigore IV, ishte vojvodë në Vllahi. Që në moshë të re Dora d'Istria udhëtoi me prindët dhe vizitoi oborret e Vjenës, Drezdenit dhe Berlinit, dhe kudo
u adhurua për talentin dhe bukurinë. Më 1849 martesa me princin Aleksandër Masalski e shpuri në Rusi, ku kaloi gati gjashtë vjet. Pas ndarjes me të më 1855, u shpërngul e vajti në Zvicër, ku u bë e para grua që ngjiti Malin Jungfrau, kurse më 1860 bëri një udhëtim në Greqi. Pjesën tjetër të jetës e kaloi kryesisht në Itali. Përkushtimi i parreshtur i Dora d'Istrias ndaj aspiratave të pakicave kombëtare në Perandorinë Austro-Hungareze, ndaj barazisë së gruas e ndaj arsimit për popullin e bëri të mirënjohur në mbarë Evropën. Edhe pse disa e kanë konsideruar amatore

__________________________________________________ _________________

116 kr. Bopp 1855.

117 kr. Camarda 1962.

118 kr. Bala 1967 dhe Goçi 1989.
__________________________________________________ _________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:18 pm

në shkrimet e para, nuk ka kurrfarë dyshimi se studimi i saj La nationalité albanaise d'après les chants populaires (Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore), botuar më 1866 në revistën letrare të Parisit Revue des deux mondes, luajti rol në lëvizjen kombëtare shqiptare të periudhës së Rilindjes. Ishte Dhimitër Kamarda ai që këtë studim e përktheu në gjuhën shqipe me titullin Fylétia e arbenoré prèj kanekate laoshima, Livorno 1867, dhe botoi për nder të saj atë antologji poetike që e përmendëm më lart. Për historinë e familjes së vet Dora d'Istria botoi edhe një vepër 455 faqesh me titull Gli Albanesi in Rumenia. Storia dei principi Ghica nei secoli XVII, XVIII e XIX, Firenze 1873 (Shqiptarët në Rumani. Historia e princëve Gjika në shekujt e 17-të, 18-të dhe 19-të).

Vëllai më i vogël i Dhimitër Kamardës, Zef Kamarda (ital. Giuseppe Camarda, 1831-1878), përktheu Ungjillin e Shën Mateut në dialektin e Horës së Arbëreshëvet, variant ky i rishikuar nga Dhimitër Kamarda e i botuar në Londër më 1868 nga princi Louis-Lucien Bonaparte (119) (1813-1891). Zef Kamarda ishte edhe autor i disa poezive fetare, i një përralle e i një përmbledhjeje me këngë popullore arbëreshe.

Një variant kalabrez i Ungjillit të Shën Mateut, edhe ky i rishikuar nga Dhimitër Kamarda e i botuar në Londër më 1869 nga princi Louis-Lucien Bonaparte, u përkthye nga një studiues tjetër i shquar arbëresh, Vinçenc Dorsa (ital. Vincenzo Dorsa, 1823-1885). Lindur në Frasnitë në provincën e Kozencës më 26 shkurt 1823, Dorsa ndoqi studimet në kolegjin e Shën Adrianit në Shën Mitër e më pas në kolegjin e Propaganda Fides në Romë. Për shumë vjet qe mësues i greqishtes dhe latinishtes në shkollën e mesme të Telesios në Kozencë. Vepra me të cilën u shqua është Su gli Albanesi, ricerche e pensieri, Napoli 1847 (Mbi shqiptarët, hulumtime e mendime), kushtuar alla mia nazione divisa e dispersa ma una (kombit tim, të ndarë e të shprishur, por një i vetëm), që synonte, siç e thotë vetë Dorsa në parathënie, "të tërheqë vëmendjen e opinionit publik ndaj të drejtave të një kombi të shquar por të panjohur".

E ndarë në njëzet krerë, vepra përmban të dhëna të bollshme, të para në dritën e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, për prejardhjen dhe historinë e shqiptarëve deri në kohën e Skënderbeut, për ngulimet shqiptare në Italinë e jugut dhe për poezinë popullore, zakonet dhe letërsinë. Më pas Dorsa botoi Studi etimologici della lingua albanese, Kozencë 1862 (Studime etimologjike për gjuhën shqipe) dhe La tradizione greco-latina nei dialetti della Calabria citeriore, Kozencë 1876, 1884 (Tradita greko-latine në dialektet e Kalabrisë së Epërme). Të pabotuara kanë mbetur vepra e tij Discorso in lingua albanese, një traktat fetar i shkruar shqip gjatë studimeve në Romë më 1842 (120), dhe dorëshkrimi për afro gjashtëdhjetepesë këngë popullore arbëreshe nga Kozenca, me titullin Canti popolari albanesi (121) (Këngë popullore shqiptare), të cilat i shërbyen Jeronim De Radës në përmbledhjen që ky hartoi me material folklorik arbëresh.

Anton Argondica (ital. Antonio Argondizza, 1839-1918) ishte folklorist, poet dhe botues nga Mbuzati (ital. San Giorgio Albanese) në krahinën e Kozencës. Studimet i përfundoi në kolegjin e Shën Adrianit, ku edhe qe mësues më vonë. Argondica bashkëpunoi me një varg periodikësh me artikuj mbi folklorin dhe gjuhën shqipe. Më 1890 vizitoi Spanjën, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, ku themeloi gazetën L'Emigrato italiano. Më pas vizitoi Shqipërinë.

__________________________________________________ _________________

119 Koleksioni Shqiptar në Kopenhagë ruan një numër tekstesh e dokumentesh të Dhimitër dhe Zef Kamardës, ndër to një dorëshkrim të përkthimit origjinal nga Zef Kamarda të Shën Mateut, të bërë me alfabetin grek. kr. Gangale 1973, f. 62 (IV 6).

120 kr. Shuteriqi 1976, f. 228.

121 kr. Shuteriqi 1976, f. 270, dhe Gangale 1973, f. 32 (II 28).
__________________________________________________ _________________

Argondica ka mbetur kryesisht si botues i Ili i Arbrešvet (122) (Ylli i Arbëreshëve), revistë e themeluar më 1896 me porosi të kongresit të parë albanologjik në Koriliano Kalabro të kryesuar nga Jeronim De Rada më 1895. Kjo ishte një revistë me peshë në botën letrare arbëreshe, por, ashtu si shumë organe shqiptare shtypi të shekullit të nëntëmbëdhjetë, nuk e pati jetën të gjatë dhe u zëvendësua një vit më pas nga La Nazione albanese e Anselm Lorekios. Përveç shkrimeve në italishte për folklorin dhe gjuhën, dhe përveç një vepre mbi Collegio italo-greco di S. Adriano, Koriliano Kalabro 1884 (Kolegji italo-grek i Shën Adrianit), Argondica ishte edhe autori i disa vjershave shqip. Ato nuk kanë ndonjë nivel të dukshëm, vetëm mund të përmenden për interesa gjuhësore (123).

Gazetar, jurist dhe njeri i letrave, Pjetër Kjara (ital. Pietro Chiara, 1840-1915), lindi në Pallac në Sicili. Kushëri i Gavril Darës së Riut (1826-1885), Kjara bëri udhëtime në Shqipëri e në Ballkan më 1879 dhe, si shqipfolës që ishte, arriti të depërtojë thellë në gjendjen politike gjatë atyre viteve të ndera e vendimtare të Lidhjes së Prizrenit. Është autor i dy librave italisht për Shqipërinë: L'Albania, Palermo 1869 (Shqipëria), monografi në dymbëdhjetë krerë për gjuhën, letërsinë, historinë dhe politikën shqiptare, dhe L'Epiro, gli Albanesi e la Lega, Palermo 1880 (Epiri, shqiptarët dhe Lidhja), përmbledhje shkrimesh informative të botuara së pari në gazetën e Romës La Riforma, redaktuar në vitet 1871 deri 1874 nga Gavril Dara i Riu. Kjara, që ishte edhe deputet në parlament, botoi artikuj në të përmuajshmen e De Radës Fiàmuri Arbërit, e themeluar më 1883, si dhe shkroi disa poezi lirike modeste (124).

Sikundër e pamë, letërsia arbëreshe lindi dhe lulëzoi në truallin pjellor të qytetërimit italian, për të formuar një degë të letërsisë që nga fillesat e veta dhe nga zhvillimi që mori ishte krejt e pavarur nga ajo e Shqipërisë. Gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit nëntëmbëdhjetë, vetëm në Italinë e jugut kushtet politike, sociale e ekonomike, sado të zymta të kenë qenë, po të shihen me syrin e kohëve më të reja, ishin mjaft të qëndrueshme për t'u dhënë mundësi shqiptarëve që të zhvillonin kulturën e tyre modeste të shkrimeve, çka do të hidhte themelet e letërsisë së sotme shqiptare.

Por në shekullin e nëntëmbëdhjetë, edhe Shqipëria më në fund po zgjohej nga pikëpamja politike e kulturore. Në kujtesën kolektive të arbëreshëve, të flakur tej në brigjet e dheut të huaj, të cilin ata do ta shihnin gjithmonë me një farë dyshimi, Shqipëria po dilte nga mjegulla e kujtimeve të hershme e po shfaqej para syve të tyre si një realitet konkret, si një mëmëdhe që lëngonte e luftonte, e që i frymëzonte ata për të ruajtur kulturën e vet të brishtë. I palodhshmi Jeronim De Rada kishte çimentuar lidhjet midis ngulimeve arbëreshe, të shpërndara andej këndej në mbarë vargmalet e veçuara e të thella të Italisë së jugut, dhe mëmëdheut të tyre në Ballkan, që luftonte të ruante njëjtësinë e vet. Që atëherë e më pas gjatë mbarë shekullit të nëntëmbëdhjetë, lidhjet politike, kulturore dhe letrare u zhvilluan e u forcuan, çka u dëshmua e frytshme dhe e dobishme për të dy palët. Letërsia arbëreshe kishte lulëzuar vetë, dhe pa dyshim ishte aq e pjekur në këtë kohë sa për të ecur me këmbët e veta, por lidhjet me gjakun e shprishur, i dhanë mundësi të mbetej pjesë përbërëse e pandashme e kulturës shqiptare. Nga ana tjetër, as letërsia shqiptare vetë nuk mund të përfytyrohet e të merret me mend pa rrënjët arbëreshe.


__________________________________________________ _________________

122 kr. Sammarra 1984.

123 kr. Mbuzati 1959, Gangale 1973, f. 7-8 (II 1), 38 (II 35), dhe Laudone 1983.

124 kr. Gangale 1973 (II 12).
__________________________________________________ _________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:19 pm

8.2 Rënia e traditës myslimane



Pothuajse të gjithë autorët e mbetur të letërsisë myslimane të shekullit të njëzetë që njohim sot janë nga Kosova. Njëri nga më pjellorët ndër ta ka qenë Hilmi Abdyl Maliqi (14) (1856?-1928), i njohur edhe si Sheh Mala i Rahovecit apo Sheh Maliqi. Ka lindur në Kopila Gllavë afër Rahovecit dhe mori një shkollim të mirë në Rahovec dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren, duke mësuar jo vetëm shqipen e serbo-kroatishten, por edhe turqishten, persishten dhe arabishten. Poezia e tij mistike, përshkruese dhe sentimentale në një divan prej shtatëdhjetë e shtatë vjershash, ende pjesa më e madhe e pabotuar, shënon një kalim nga poezia orientale tradicionale në poezinë e periudhës së vonë të Rilindjes. Maliqi është autor edhe i gjashtëmbëdhjetë risaleteve apo letrave fetare dhe i disa përkthimeve nga turqishtja, persishtja dhe arabishtja, ndër to edhe një përkthim katërqind-faqesh i Wâridât të poetit, juristit dhe kryengritësit arab Bedr ed-Dîn nga Samauna (1358-1416).

Thuhet se dorëshkrimet e Maliqit ruhen në teqenë e Rahovecit. Bashkëkohësi i Maliqit Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi (15) (1871-1929) ishte poet dhe klerik mistik nga Prizreni që ndoqi studimet në medresenë Fatih në Stamboll. Ndonëse i mbrujtur me traditën islame, ai e përshëndeti Revolucionin e Tetorit dhe mbështeti Partinë Komuniste të sapoformuar në Shkup që më 1920, veprimtari që e vuri në konflikt me policinë serbe. Nxënës i shquar i Hilmi Maliqit ka qenë Shaip Zurnaxhiu (1884-1951), një dervish melami nga fshati Mamushë. Ai është autor i shtatëmbëdhjetë vjershave shqip, njëzet në turqisht dhe pesë në serbokroatisht, të gjitha të shkruara me alfabet arab. Poezia e tij me ngarkesë të mirë emocionale e me një shqipe pak të përzier me fjalor oriental përfshin tema fetare dhe lirika dashurie.

__________________________________________________ _________________

12 kr. Kaleshi 1956, 1958, dhe Shuteriqi 1976, f. 206.

13 kr. I. D. Hoxha 1996.

14 kr. M. Krasniqi 1953, Pirraku 1979, f. 226-235, dhe për një studim gjuhësor Ajeti 1966 dhe 1985, vëll. 2, f. 217-248.

15 kr. M. Krasniqi 1955 dhe Kaleshi 1962.
__________________________________________________ _________________

Edhe pse alfabeti arab ishte përdorur për shqipen për gati dy shekuj, ai kurrë nuk i shkoi plotësisht për shtat sistemit fonologjik të shqipes dhe kishte raste që shkaktonte keqkuptime për lexuesin pa përvojë. Rexhep Voka (16) (1847-1917), studiues nga Tetova, iu përkushtua këtij problemi dhe propozoi një alfabet me shkronja arabe të përbërë prej dyzetekatër shkronjash, bashkëtingëllore e zanore, të cilin e botoi në librin e tij Elifbaja shqip, Stamboll 1911 [1327 A.H.] (Abc-ja shqip). Rexhep Voka, lindur në fshatin Shipkovicë të rajonit gjerësisht shqipfolës në Tetovë, i nisi studimet në Stamboll më 1868 ku dhe më vonë punoi si mësues dhe gazetar. U kthye në Tetovë më 1895 dhe u aktivizua si myfti në Manastir gjatë revolucionit të xhonturqve si dhe anëtar i shoqërisë Bashkimi. Voka është autor i tri veprave të tjera të shquara: Vendimet e Kongresit të Dibrës, Manastir 1909 [A.H. 1325];Mendime, Stamboll 1911 [A.H. 1328], në të cilën parashtron gjendjen e prapambetur të Shqipërisë dhe nevojën për arsim; dhe Arnavudçe müfessal ilmihal, Stamboll 1911 (Abetare shqip për fenë). Alfabeti i Rexhep Vokës nuk kaloi pa u ndjerë dhe u përdor një vit pas botimit nga një i quajtur Fadil Bodinaku (17) (1870?-1932) ose Fazili nga Tirana, i cili shtypi një gramatikë 32-faqesh të shqipes me titullin turqisht Sarfi iptidai arnavudi, Stamboll 1911 (Gramatikë elementare e shqipes). Por në këtë kohë, shkrimi i shqipes me alfabet arab për veprat jofetare i pati ditët të numëruara.

Po nga kjo periudhë kemi një numër poetësh myslimanë pak të njohur, nga të cilët vetëm pak vjersha kanë ardhur deri në ditët tona. Ndër ta janë: Dervish Veseli (1887-1950) nga Rahoveci, i cili ka bërë shumë udhëtime në Lindjen e Afërme dhe vdiq nga një aksident në teqenë e madhe Sadiu në Gjakovë më 1950; Hafiz Imer Shemsiu (1893-1945), imam në Talinovc, që hapi një shkollë fillore në gjuhën shqipe në Sazli-Talinovc dhe nga tridhjetë vjershat fetare të çmuara të të cilit kemi vetëm tri; Dervish Idrizi, kovaç nga Gjakova dhe autor i një vjershe me datë 1908; mësuesi Faik Maloku (1900-1935), i njohur edhe si Faik efendiu nga Prishtina, Sheh Osmoni i Junikut nga të cilët kemi nga një vjershë; dhe Hafiz Islami (rreth v. 1910 - rreth v. 1934), pseudonim i Islam Mehmet Bytyqit, nga fshati Mllanaviq i Llapushës, i cili pas studimeve fetare në Gjakovë nën Fahri Efendiun vdiq i ri gjatë shërbimit ushtarak në Slloveni. Edhe një i quajtur Sheh Ahmedi nga Shkodra, dervish i sektit Rufai, ka qenë pak i njohur deri vonë, kur njëzet e tre nga vjershat e tij me tema fetare apo me frymë të hollë kombëtare u zbuluan në një dorëshkrim në Strellc të Epërm afër Deçanit (18). Sheh Hyseni i Halvetive (1873-1926) ka qenë studiues feje i sektit Halveti në Prizren dhe nga ai kemi një ilahi (himn fetar) me njëzetekatër vargje pa kurrfarë vlere letrare apo teologjike të veçantë. Me sa duket, asgjë nuk ka mbetur nga veprat e Azem Efendi Ollurit (1825-1913) nga Kroimiroc në Kosovë ose nga bashkëkohësi i tij Hasan Efendi Hoti prej Drenice të Kosovës, divanin shqip të të cilit e ka pasur i biri deri më 1945 (19).

Dy poetë aktivë në vitet 1930 e 1940 i japin fund dhe e mbyllin historinë e letërsisë shqipe me alfabet arab. Vejsel Xhelaludin Guta (1900-1979) ka lindur në fshatin Zaskok afër Ferizajt në Kosovë; studioi në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren, ku mësoi arabishten dhe persishten. Më vonë shërbeu si imam dhe mësues shkolle në Vojnoc afër Shtimes. Nga poezia e tij kemi pesë ilahi dhe një vjershë tjetër të vitit 1942. Mulla Hysein Hysni Statovci (l. 1900), lindur në Batllavë, jetoi në Prishtinë dhe Podujevë, ku edhe shërbeu si nëndrejtor i shkollës fillore myslimane të hapur nga Faik Maloku, që përmendëm më sipër. Ai mori pjesë në jetën

__________________________________________________ _________________

16 kr. Kaleshi 1956, f. 372-383, Pirraku 1979, f. 221-225, dhe Voka 1991.

17 kr. Kaleshi 1956, f. 383.

18 kr. Salihu 1987, f. 436.

19 kr. Pirraku 1979, f. 204-206.
__________________________________________________ _________________

politike e shoqërore të Kosovës së paraluftës dhe ishte luftëtar i flaktë për mësimdhënien në gjuhën shqipe. Shkroi vjersha midis viteve 1935 dhe 1947.

Me këta dy poetë të fundit fetarë, ende aktivë gjatë Luftës së Dytë Botërore, tradita e shkrimit shqip Alhamiado (span. aljamiado) merr fund një herë e mirë. Edhe pse letërsia shqiptare me alfabet arab kishte qenë gjithmonë e ndikuar fuqishëm nga Islami dhe traditat kulturore të Orientit, në shekullin e njëzetë ajo ishte kthyer në një veprimtari fetare e liturgjike të kohës së lirë, e ushtruar thuajse vetëm nga dervishë, imamë dhe klerikë vendorë, kryesisht në Kosovë. Edhe pse anakronike në vetvete, ajo e ruajti njëfarë flake të kulturës shqiptare në Jugosllavinë jugore në një kohë kur librat dhe shkollimi në gjuhën shqipe as mund të mendoheshin e kur njerëzit që e mbronin haptas këtë çështje u nënshtroheshin menjëherë përndjekjeve të egra të autoriteteve serbe. Në një atmosferë të tillë të rëndë shtypëse, kjo letërsi Alhamiado u shërbeu shkrimtarëve shqiptarë si liman shpëtimi, meqë alfabeti i saj arab dhe karakteri i dukshëm fetar e bënin tepër të largët e tepër të mbyllur për sulmet dhe shtypjen e mundshme nga ana e autoriteteve të Beogradit; e bënin një botë të pakuptueshme misticizmi oriental të ushqyer në teqetë e veçuara, xhamitë dhe medresetë nga një pakicë myslimane në dukje pa shkollë, pa pasuri e jo fort e kuptueshme brenda mbretërisë kristiane të sllavëve të jugut.

Vepra të tjera myslimane me alfabet arab janë shkruar pa dyshim midis dy luftërave edhe në Shqipëri, krahas letërsisë 'së vërtetë' me alfabet latin, që u zhvillua me vrull, por pak gjurmë të së parës kanë dalë në dritë. Është e sigurt që krijime të tilla me alfabet arab, qoftë me pretendime letrare apo jo, janë zhdukur ose kanë humbur gjatë fushatës revolucionare për heqjen e fesë në Shqipëri më 1967, e cila shpuri në fakt në shkatërrimin fizik të të gjitha xhamive, teqeve, kishave dhe manastireve në mbarë vendin. Mendimi i përgjithshëm sot në Shqipëri është se shumë vepra arti kanë përfunduar thjesht në koshin e plehrave ose janë djegur. Me sa duket të tri vëllimet me vjersha të poetit bektashi Ibrahim Hasnaj bëjnë një përjashtim. Vitet që vijnë do të tregojnë se çfarë tjetër ka mbetur nga kjo traditë letrare e shuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:19 pm

9.2 Letërsia katolike shkodrane e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë



Edhe pse shprehja e idealeve të lëvizjes kombëtare do të përbënte élan vital të letrave shqipe në shekullin e nëntëmbëdhjetë, sidomos në shpërthimin e gonxheve të para të gazetarisë në gjuhën shqipe, krijimtaria e parë letrare e mirëfilltë në këtë periudhë lindi nën patronazhin e kishës katolike, po ashtu siç kishte ndodhur në shekujt e gjashtëmbëdhjetë e të shtatëmbëdhjetë (5).

Kisha katolike shqiptare me fuqinë që kishte në veri të vendit, kryesisht në Shkodër e në malësi, ishte tradicionalisht e orientuar nga Italia. Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, edhe katolikët në këtë rajon ranë nën ndikimin e Austrisë në Kultusprotektorat-in (6) e saj (protektorati fetar), një e drejtë kjo që Vjena ia kishte rrëmbyer Portës gjatë një vargu traktatesh paqeje me sulltanët duke filluar që më 1616. Kultusprotektorat-i i rikonfirmuar pas luftës austro-turke të viteve 1683-1699, e autorizonte Austrinë të shërbente si mbrojtëse e popullsisë katolike në Ballkan, ku bënin pjesë edhe katolikët e Shqipërisë së veriut. Gjithmonë me qëllime politike pragmatiste në mendje më fort se me qëllime ungjillizuese altruiste, Austria tani filloi t'i shtojë veprimtaritë e veta në kuadrin e protektoratit si mjet për të ushtruar ndikim politik në Shqipërinë e veriut në mënyrë që të dobësonte fuqinë e Perandorisë Osmane nga brenda e të kundërshtonte çdo ambicje politike që mund të kishin sllavët ortodoksë të jugut. Me ndihmën e Austrisë, në Shqipërinë e veriut u ndërtuan e u meremetuan shkolla e kisha, kurse kisha katolike filloi të luajë një rol më aktiv në fushat e arsimit e të kulturës. Shkodra pa kaluar shumë kohë do të bëhej qendra letrare e kulturore jo vetëm për katolikët shqiptarë, që përbënin rreth një të dhjetën e popullsisë të Shqipërisë, por për të gjithë vendin.

Edhe pse urdhra të ndryshëm të kishës, sidomos Benediktinët dhe Dominikanët, kishin qenë aktivë në Shqipëri që në mesjetën e vonë, ndikimin vendimtar në kulturën shqiptare në shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzetë do ta kishin Françeskanët e më pas Jezuitët. Historia e urdhrit Françeskan (7), të themeluar nga Shën Françesku i Asizit (1181-1226) më 1209, e ka zanafillën në Shqipëri në vitin 1248, kur një grup murgjish u soll në këtë vend

__________________________________________________ _________________

5 Për letërsinë katolike shkodrane, kr. edhe Elsie 1991f.

6 kr. Ippen 1902, Benna 1954, Schwanda 1965, dhe Schanderl 1971.

7 Për françeskanët në Shqipëri, kr. Schizzo s.a., Fabianich 1930 dhe V. Malaj 1990, 1996.
__________________________________________________ _________________

nga misionari Xhovani da Piano Karpine (ital. Giovanni da Piano Carpine, 1182-1252). Një dokument i datës 1283 përmban një listë manastiresh në Shqipëri, kurse në shekullin e katërmbëdhjetë françeskanët, të njohur edhe si Urdhri i Fretërve Minorë (lat. Ordo Fratrum Minorum - O.F.M.), kishin themeluar protektoratin e tyre në Durrës, Custodia Durracensis. Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë ky urdhër u bë përherë e më aktiv në fushën e arsimit e të kulturës. Më 1855 ai themeloi një Shkollë Françeskane, të njohur më vonë me emrin Illyricum, shkolla e parë ku u dha gjuha shqipe. Më 1861 u themelua një Seminar Françeskan ku gjithashtu jepeshin mësime shqip. Më pas françeskanët ngritën një shtypshkronjë, ku shtypën një numër librash fetarë dhe laikë shqip, si dhe organe periodike me interes të madh letrar e kulturor si Hylli i Dritës, 1913-1944, dhe Zâni i Shna Ndout, 1913-1944.

Urdhri Jezuit, i themeluar nga Shën Injac Lojola (lat. Ignatius Loyola, 1491-1556) më 1534, erdhi në Shqipëri shumë më vonë (8). Vetëm më 1841 arritën në Shqipëri nga Sicilia për të ngritur një mision tre misionarët e parë jezuitë italianë, ndër ta shkrimtarët Zef Gualiata dhe Vinçens Bazile. Ndonëse erdhi vonë, Shoqata e Jezusit (lat. Societas Jesu - S.J.) siç quhet ky urdhër, luajti një rol të çmueshëm në arsimin dhe kulturën e Shqipërisë veriore për rreth njëqind vjet. Edhe pse objektivat kryesorë të Jezuitëve ishin stërvitja e seminaristëve për t'u bërë klerikë dhe propagandimi i fesë, për çka ata ngritën shkolla, kisha dhe lokale publike, veprimtaritë e tyre dhe talentet e tyre intelektuale të fuqishme dhanë gjithashtu një ndihmesë të ndjeshme për ngritjen e nivelit arsimor e kulturor të atdheut të tyre të ri. Më 1859 jezuitët hapën Kolegjia Papnore Shqyptare në Shkodër, kurse më 1870 ngritën aty një shtypshkronjë, Shtypshkroja e Zojës s'Paperlyeme, e cila gjashtë vjet më pas do të nxirrte librin e saj të parë shqip, Dotrina e kerscten, Shkodër 1876, e Ëngjëll Radojës. Deri në vitin 1928, shtypi jezuit kishte botuar gjithsej 471 vepra në shqipe, italishte dhe latinishte. Sikundër françeskanët, edhe jezuitët nxorën organe periodike të shquara si Elçija i Zemers t'Jezu Krisctit, 1891-1944, që nga viti 1914 e këndej pati emrin Lajmtari i Zemers t'Jezu Krishtit, revistë e kulturës fetare; Përparimi, 1914-1916, revistë historike dhe shkencore që nuk doli gjatë, dhe Leka, 1929-1944, revistë e përmuajshme kulturore. Më 1877, ata themeluan Kolegjin e Shën Françesk Saverit, i njohur edhe si Kolegja Saveriane (9) në Shkodër, e cila u kthye në një qendër të madhe të arsimit të lartë për të gjithë në Shqipëri, duke e vënë theksin te arsimi në gjuhën shqipe përveç atij në italishte. Kjo shkollë nxori shumë figura kombëtare dhe shkrimtarë të mëdhenj shqiptarë të fillimit të shekullit të njëzetë. Ndër figurat që kanë studiuar në Kolegjin Saverian janë poeti Ndre Mjeda (1866-1937), shkrimtari dhe publicisti Faik Konica (1875-1942), udhëheqësi politik dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi (1879-1925), poeti dhe folkloristi Vinçenc Prenushi (1885-1949), poeti, prozatori dhe studiuesi Ernest Koliqi (1903-1975), dramaturgu Kolë Jakova (l. 1916), revolucionari komunist dhe shkrimtari Qemal Stafa (1921-1942) dhe poeti e kritiku Mark Gurakuqi (1922-1970).

Ishin këta shqiptarë me shkollim katolik e deri diku edhe klerikët italianë të vendosur tani me banim në Shqipërinë veriore, që filluan në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë të krijojnë bazat e një letërsie të re shqiptare. Kjo letërsi me frymëzim fetar përfshinte poezi, që në fillim ishin imitime, dhe përkthime nga poezia italiane e latine, kurse më vonë, ndonëse në masë më të vogël, prozë dhe dramë. Ajo madje u bë nxitje për një pjesë të mirë të letërsisë shqiptare të shekullit të njëzetë e deri në Luftën e Dytë Botërore. Poeti më i hershëm katolik i shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte Pjetër Zarishi (10) (1806-

__________________________________________________ _________________

8 Për urdhërin Jezuit në Shqipëri, kr. Jesuits... 1988.

9 kr. Kolegja... 1928.

10 kr. F. Fishta 1940c, Ressuli 1941, f. 142-152, dhe Çobani 1988, f. 5-52.
__________________________________________________ _________________

1866) nga fshati Blinisht i krahinës së Zadrimës. Studioi për prift në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë dhe u kthye në Shqipëri për të punuar si prift fshati. Më pas Zarishi u bë abat në krahinën me popullsi krejt katolike të Mirditës dhe vdiq në Kallmet të Zadrimës së tij. Ai është kryesisht, por jo tërësisht, autor vjershash fetare që i shkruante duke thurur bukur elemente të huaja (italisht, latinisht dhe turqisht) me elemente vendës të Shqipërisë së Veriut. Ai gjithashtu ishte i pari që përdori e pastaj përhapi një numër metrash poetikë, p.sh. njëmbëdhjetërrokëshin dhe vargun e Safos, ende të panjohura nga poezia shqiptare. Disa nga krijimet e tij poetike u botuan më vonë në revistën e Shkodrës Hylli i Dritës, por shumë të tjera mbetën të pabotuara.

Ëngjëll Radoja (11) (1820-1880) nga Shkodra, i njohur italisht si Dom Angelo Radoja, ishte një tjetër prift katolik që studioi në Kolegjin e Propaganda Fides në Romë. Si edhe shumë shkrimtarë të tjerë katolikë shkodranë ai u nxit për të shkruar jo vetëm nga edukimi fetar, por edhe nga ndjenja kombëtare. Flitet se Radojën e kanë helmuar pikërisht për angazhim e tij në çështjen kombëtare. Radoja është autor veprash fetare shqip dhe përkthimesh, nga të cilat sot kemi tre: Jesu Criscti n'semer t'mesctaarit, Romë 1862 (Jezu Krisht në zemër të meshtarit); Concilli i Dhèut Scciypniis baamun n'viet 1703 n'coh t'paps scciyptarit Clementit t'Gnimdhettit, Romë 1872 (Kuvendi shqiptar i mbajtur në vitin 1703 në kohën e Papës shqiptar Klementi XI), një përkthim i ri shqip i dokumenteve të të famshmit Kuvendi i Arbënit më 1703; dhe Dotrina e kerscten me msime e me spieghime, Shkodër 1876. Kjo e fundit thuhet se përbënte të vetmin katekizëm të hershëm origjinal në shqipe, për vetë faktin se Doktrinat Kristiane të mëparshme, si ato të Pjetër Budit (1618), Bernard de Kuintianos (1675) dhe Zef Gualiatës (1845), kishin qenë të gjitha përkthime të 'katekizmës së vogël' të Shën Robert Belarminit.

Një autor tjetër prozash të hershme fetare në gjuhën shqipe ishte Dario Buçareli (ital. Dario Bucciarelli, 1827-1878). Prift dhe misionar françeskan i lindur në Kastelpiano më 4 prill 1827, Buçareli u emërua nga Piu IX më 1860 ipeshkëv i Pultit, kurse katër vjet më pas u bë kryeipeshkëv në Shkup. Ai është autori i Udha e sceites cryc' e tiera pun' t'divocme, Romë 1862 (Udha e kryqit të shenjtë dhe të tjera punë të devotshme), një përmbledhje prej 276 faqesh rrëfimesh fetare të mbështetura në jetën e shenjtorëve. Ai shkroi edhe një gramatikë të shqipes në italishte, dorëshkrimi i së cilës ka qenë ruajtur deri vonë në Shkodër.

Ndër poetët e traditës shkodrane të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por me nivel më të lartë artistik se të tjerët, është Leonardo De Martino (12) (1830-1923) nga fshati Greçi i Kampanjës në krahinën e Avelinos. Ai u dërgua si prift françeskan në Shkodër me punë misionare më 1865. Atje, duke pasë siguruar mbështetjen e ministrit italian të arsimit, Françesk Krispi, i cili ishte arbëresh, De Martino mori pjesë aktive në hapjen e së parës shkollë italiane në Shqipëri. Në pjesën më të madhe të kohës së shërbimit në Shqipërinë veriore ai punoi në dioqezën e Zadrimës dhe Lezhës. Për një farë kohe shërbeu si sekretar i Prenk pashës, princ i Mirditës, dhe ishte kujdestar i të birit Prenk Bibë Doda (1858-1920). Ai ishte gjithashtu mësues i Gjergj Fishtës (1871-1940) në rini, i cili do ta ngrinte traditën e poezisë së Shqipërisë veriore në maja më të larta. De Martino u largua nga Shqipëria në fund të shekullit, ose për të dalë në pension ose nën ndikimin e vazhdueshëm të qeverisë austro-hungareze, e cila po vendoste juridiksionin e saj të Kultusprotektorat-it, dhe vdiq në moshën nëntëdhjetetre vjeç në kuvendin e Sarnos në Itali më 12 korrik 1923.

Leonardo De Martino ishte poet i lindur, talenti poetik i të cilit habiti shumë nga bashkëkohësit, sidomos ngaqë nuk shkruante në gjuhën amëtare, por në dialektin gegë të Shqipërisë së veriut, që e pati mësuar gjatë dyzet vjetëve si misionar atje. Ai është autor përkthimesh në shqipe nga literatura fetare italiane dhe autor poezish me frymëzim kryesisht
__________________________________________________ _________________

11 kr. Ressuli 1941, f. 152-157.

12 kr. F. Fishta 1940a.

__________________________________________________ _________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:20 pm

Ndue Bytyçi (13) (1847-1917), emri i të cilit gjendet i shkruar në mënyra të ndryshme si Bityçi, Bytyqi ose Bityqi, i njohur si 'Bilbili i Kosovës', ishte poet dhe prift katolik i lindur afër Shkupit më 8 mars 1847. Ai mori shkollim katolik në kolegjin jezuit Kolegjia Papnore Shqyptare në Shkodër, ku hyri në moshën dymbëdhjetë vjeç si një nga nxënësit e parë të tij. Pasi kreu studimet, u kthye në Kosovë e Maqedoni për të punuar si mësues e si meshtar. Bytyçi është autor poezish fetare e i disa vjershave laike, në pjesën më të madhe të pabotuara, si dhe i një numri përkthimesh nga letërsia fetare italiane. Në Pejë më 1874 ai i kushtoi një sonet prekës mikut të tij Leonardo De Martino. Për Bytyçin është interesante se, përveç një vjershe atdhetare me titull Mymleqeti (Atdheu), të botuar më 1887, ai dhe lirika e tij nuk u përfshinë në vrullin në rritje të romantizmit kombëtar të poezisë shqiptare të kohës. Poezia e tij është e pasur në aspektin e mjeshtërisë e saktësisë metrike, ndonëse, ashtu si shumë shkrimtarë të tjerë katolikë shkodranë të kësaj periudhe, ajo është plot turqizma, çka e bën të vështirë për t'u kuptuar nga lexuesi i sotëm. Bien në sy sidomos përkthimet e tij të Psallmeve të Davidit.

Shkrimtar katolik shkodran me rëndësi si për prozën ashtu edhe për dramën shqipe ishte Pashko Babi (14) (1843-1905). Ka lindur më 6 janar 1843 në Shkodër dhe po atje i kreu studimet, si Ndue Bytyçi, në Kolegjia Papnore Shqyptare, në moshën tetëmbëdhjetë vjeç. Më pas shërbeu si famullitar në fshatra të ndryshme të Shqipërisë së veriut, sidomos në Sheldi dhe si mjek popullor. Ata të famullisë së tij e të tjerë më pas, kur e përmendnin, e quanin Dom Pashko Sheqeri, jo siç është menduar nganjëherë se ishte mjaft i butë e i ëmbël, por më fort ngaqë i ati kishte qenë tregtar sheqeri. Pashko Babi vdiq më 13 prill 1905. Është autor i një teksti për shkollat fetare me titull Vakinat e t'ligs hèrscme e t'ligs ree, Shkodër 1882 (Ngjarje nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re), i pari tekst shkollor i botuar në Shqipëri. Stili i tij narrativ dhe gjuha e gjallë shprehëse kanë ngjyrim të fuqishëm popullor, ndonëse shqipja e tij përsëri është e përzier me turqizma. Pashko Babi shkroi edhe një ndër të parat pjesë teatrore shqiptare, I biri i çifutit, e cila u luajt në Kolegjin Saverian në shkurt 1882.

Preng Doçi (15) (1846-1917), i njohur edhe me emrin Primus Docci, ka qenë figurë politike, fetare dhe poet, i lindur në Bulgër afër Lezhës më 25 shkurt 1846. Studimet i kreu në

__________________________________________________ _________________

13 kr. Ressuli 1941, f. 175-180, Fullani 1962, dhe Qosja, 1986, vëll. 3, f. 293-306.

14 kr. Ressuli 1941, f. 184-198, dhe K. Kamsi 1957.

15 kr. Bartl 1981b, 1983, Mobarak 1986-1987, dhe Pal Doçi 1991.
__________________________________________________ _________________

Kolegjia Papnore Shqyptare në Shkodër dhe në Propaganda Fide në Romë. Më 1871 u kthye në krahinën katolike të Mirditës dhe shërbeu si prift famullie në Korthpulë, në Orosh e më pas në Kalivare afër Spaçit. Ishte ndër udhëheqësit e kryengritjes së Mirditës kundër sundimit turk më 1876-1877. Gjatë përgatitjeve për këtë kryengritje Doçi bëri një udhëtim në Cetinjë, kryeqytet i Malit të Zi, për të kërkuar ndihmë financiare e ushtarake. Ndonëse fiset shqiptare të Veriut i shihnin të gjithë me dyshim planet malazeze kundër atdheut të tyre, ata bënë ujdi kësaj radhe për "të shtrënguar duart me vëllezërit sllavë të jugut e për t'i bërë ballë sundimit që po hiqnin së bashku". Edhe pse Doçi ia doli mbanë të kthehej nga Cetinja me një premtim për ndihmë nga Mali i Zi dhe, çka ishte po aq e rëndësishme, me një premtim për mosndërhyrje, kryengritja nuk pati sukses dhe u shtyp nga trupat turke në mars 1877. Preng Doçi u kap, u internua në Stamboll, por më pas u lirua e u dëbua për në Romë. Nga Vatikani, kardinal Simeoni i Propaganda Fides e dërgoi në bregun perëndimor të Njufaundlendit, ku edhe punoi si misionar deri në vitin 1881. Doçit i takon merita, me sa dimë, të jetë i pari shqiptar i vendosur me banim në Amerikën e Veriut. Por klima e vështirë e bregdetit të thyer perëndimor të Njufaundlendit nuk i eci Preng Doçit, dhe dëshirën e kishte të kthehej në vendlindjen e tij pranë brigjeve të Mesdheut. Si një kompromis të parë Vatikani e transferoi në Sejnt Xhon të Nju Brunsuikut, ku edhe punoi nga tetori 1881 deri në mars 1883. Pas kthimit në Romë, u dërgua me një tjetër detyrë misionare, kësaj radhe në Indi si sekretar i Delegatit Apostolik të Indisë, kardinalit Aliardi (ital. Agliardi). Më 1888, pas vitesh të tëra lutjesh e kërkesash e me ndërhyrjen e patrikut të Konstantinopojës, Preng Doçi më në fund arriti të marrë lejen nga autoritetet osmane për t'u kthyer në Shqipëri. Në janar të vitit tjetër u shugurua në krye të abacisë (lat. Abbas Nullius) së Shën Aleksandrit në Orosh të Mirditës, post ky që i dha mundësinë të ushtronte ndikim të konsiderueshëm politik e fetar në krahinë për shumë e shumë vite më pas. Më 1897 vajti në Vjenë për të propozuar krijimin e një principate katolike autonome në Shqipërinë e veriut nën udhëheqjen e Mirditës. Dy vjet më pas, më 1899, themeloi shoqërinë Shoqnia e bashkimit të gjuhës shqipe, të njohur më fort si shoqëria letrare Bashkimi, së bashku me Ndoc Nikajn (1864-1951) e Gjergj Fishtën, dhe krijuan të ashtuquajturin alfabet i Bashkimit. Vdiq më 22 shkurt 1917. Veprimtaria letrare e Preng Doçit zë fill më 1870 kur dha për botim një vjershë në A Dora d'Istria gli Albanesi, Livorno 1870 (Dora d'Istrias shqiptarët). Kjo përmbledhje e vogël me poezi shqiptare, e botuar nga Dhimitër Kamarda (1821-1882), iu përkushtua Dora d'Istrias (1828-1888), pseudonim i shkrimtares rumune me prejardhje shqiptare Helena Gjika, veprimtaria e së cilës për çështjen shqiptare luajti rol në lëvizjen kombëtare. Doçi është autor edhe i disa prozave të pabotuara si dhe i vjershave të tjera atdhetare, prej të cilave më të mirënjohura janë Shqypnia nën zgjedhë turke dhe Shqypnia në robni.

Infrastruktura e ngritur nga kisha katolike në Shqipërinë e veriut në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, sidomos me institucione shkollore si Kolegjia Papnore Shqyptare dhe Kolegjia Saveriane në Shkodër, me kalimin e kohës i dha frytet e veta. Ata sollën jo vetëm përfitimet ende jobindëse të katolicizmit të shekullit të nëntëmbëdhjetë në njërën nga trevat më të prapambetura të Evropës, por edhe bazat e një mendësie dhe arsimi perëndimor në një pakicë vërtet të vogël, por me ndikim në rritje. Elementi i huaj mbizotërues në kishë, d.m.th. misionarët qëllimmirë por të huaj italianë dhe zyrtarët kishtarë makiavelistë austriakë, dalëngadalë i hapi e i lëshoi udhë klerit vendës e kombëtar shqiptar, i cili qe i interesuar të përdorte gjuhën e vet për të shfrytëzuar mundësitë e reja të shprehjes letrare, që i ofronte kjo kulturë fetare fillimisht e huaj. Për më tepër, shkrimtarët e traditës katolike shkodrane qenë në përgjithësi pakëz më të gatshëm për t'ia kushtuar energjitë e tyre belles lettres në gjuhën shqipe sesa përfaqësuesit e letërsisë së Rilindjes, të zgjimit kombëtar, që i përqendruan përpjekjet dhe talentin e tyre në fillim më fort në shkrime me karakter politik e në gazetari. Është pikërisht letërsia katolike shkodrane, mjaft e shpërfillur nga kritikët marksistë të Shqipërisë së shekullit të njëzetë, ajo që ndihmoi për shndërrimin e shqipes nga një gjuhë të aftë për t'u shkruar në një mjet letrar të aftë për shprehësi artistike e për larmi stilistike. Pas këtyre që thamë, është e nevojshme të nënvizohet se, edhe pse jo aq e mbyllur dhe e veçuar nga shtrati kryesor sa letërsia myslimane dhe bektashiane e periudhës, rryma katolike në letërsinë shqiptare të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, me theksin e vet fetar e me kufizimet tematike, mbeti një letërsi dytësore në krahasim me letërsinë rilindëse të romantizmit kombëtar në rritje. Shqipëria në fund të fundit nuk ishte një vend kryesisht katolik dhe, me gjithë shtytjen e fortë të dhënë nga kultura katolike shkodrane, ajo nuk mund të bëhej e tillë.

Lufta për autonomi politike në kuadrin e Perandorisë Osmane që po lëngonte, dhe vullneti për identitet e mbijetesë të kulturës së një populli të prapambetur e fetarisht të ndarë u kristalizua në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë në lëvizjen e zgjimit kombëtar, që mori emrin Rilindje. Periudha e Rilindjes (16), që kap kryesisht vitet nga Lidhja e Prizrenit më 1878 e deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, zgjoi shqiptarët dhe i bashkoi në një tërësi gjuhësore, në një kulturë e në një komb. Midis qëllimeve të lëvizjes kombëtare në këtë periudhë dhe forcës krijuese të letërsisë shqiptare pati një lidhje të brendshme organike. Kështu, romantizmi kombëtar u bë rryma mbizotërues e letërsisë së Rilindjes (17). Fryma kombëtare në shkrime, d.m.th. letërsia në shërbim të identitetit kombëtar, do të mbulohej më vonë me një veshje tjetër, atë të realizmit socialist, ku mbeti në shkallën e një ideologjie shtetërore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:21 pm

9.3 Vëllezërit Frashëri dhe letërsia e romantizmit kombëtar të Rilindjes





Në një park mbi Tiranë ka një përmendore kushtuar tre vëllezërve Frashëri, të cilët me veprën e tyre i dhanë frymëzim e forcë lëvizjes së Rilindjes Kombëtare në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Sado të larmishme nga njëra-tjetra qenë ndihmesat e tyre, Abdyl Frashëri qe politikan, Naim Frashëri poet, kurse Sami Frashëri ideolog dhe dijetar, të tre këta vëllezër nga fshati Frashër në Shqipërinë e jugut patën një gjë të përbashkët: aspiratën e thellë e dëshirën e zjarrtë për vetëvendosje të popullit të tyre që vuante nën zgjedhën turke.
Pas vdekjes së prindërve, Halid Beut (1797-1859) dhe Emine Imrahorit (1814-1861), familja aristokrate Frashëri u shpërngul më 1865 nga fshati malor i Frashërit (sot në rrethin e Përmetit) e u vendos në Janinë ku djemtë më të vegjël ndiqnin shkollën e mesme Zosimea në gjuhën greke.

Abdyl Frashëri (18) (1839-1892), më i madhi i tetë fëmijëve, punonte si tregtar para se të bëhej nëpunës i Perandorisë Osmane. Atij i ra tani barra për të mbajtur familjen. Më 1877 u emërua përgjegjës i doganës në Janinë dhe po atë vit u zgjodh anëtar i Parlamentit Turk. Në dhjetor 1877, së bashku me intelektualë të tjerë shqiptarë, ndër ta edhe vëllai më i vogël Samiu, ai themeloi Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare në Konstantinopojë (Stamboll) me synimin që shqiptarët të fitonin një farë autonomie përbrenda Perandorisë Osmane. Pas fitores së rusëve dhe serbëve mbi Perandorinë Osmane më 31 janar

__________________________________________________ _________________

16 Për periudhën e historisë shqiptare të Rilindjes ekziston një korpus i madh shkrimesh, si nga autorë shqiptarë ashtu edhe të huaj. kr. për shembull, K. Frashëri 1962, Skendi 1953a, 1953b, 1954, 1967, Bartl 1968, Faensen 1980, dhe G. Shpuza 1988.

17 Për letërsinë e Rilindjes në përgjithësi kr. Fullani (red.) 1973, Faensen 1980, Bihiku (red.) 1981, Qosja 1984, 1986, Xholi 1987, dhe Stavileci 1990.

18 kr. Bartl 1968, Faensen 1980, f. 99-101, K. Frashëri 1984, 1990.
__________________________________________________ _________________

1878 dhe Traktatit të Shën Stefanit më 3 mars 1878, që vendosi aneksimin e një pjese të madhe të territorit me popullsi shqipfolëse nga shteti i posaformuar autonom bullgar dhe nga mbretëritë tani të pavarura të Malit të Zi dhe Serbisë, Abdyli i vuri edhe më shumë talentin dhe energjitë e veta në shërbim të çështjes së ngutshme shqiptare. Pikërisht në artikujt e tij në gazeta turke e greke gjetën shprehje për herë të parë shqetësimet dhe droja e popullsisë shqiptare të Ballkanit për pasojat e këtij traktati. Kongresi i Berlinit, që u mblodh më pas më 13 qershor 1878, kishte konfirmuar pavarësinë e Rumanisë, Serbisë, Malit të Zi si dhe një qeverisje autonome në Bullgari, ndërsa interesat e shqiptarëve nuk qenë përfillur fare. Meqë shumica e shqiptarëve asokohe ishin myslimanë, pra edhe pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane, të cilën ata gjithmonë kishin qenë të detyruar ta mbështetnin me qëllim që të mbroheshin vetë nga aspiratat ekspansioniste të fqinjëve të tyre të krishterë, ata nuk kishin shumë shpresa për të gjetur mirëkuptim në Evropë, kurse në këtë kongres nuk patën as edhe një fuqi të madhe që të mbronte interesat e tyre. As edhe qenia e tyre si popull nuk u njoh. Të ndodhur para mundësisë së copëtimit të vendit, shqiptarët myslimanë, ortodoksë e katolikë bashkë ndien nevojën për të vepruar në kuadrin e një lëvizjeje kombëtare.
Më 10 qershor 1878 delegatë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Prizren për të hartuar një platformë politike të përbashkët në Lidhjen e Prizrenit (19), pa dyshim në fillim me përkrahjen e heshtur të qeverisë osmane. Fjalën e hapjes e mbajti Abdyl Frashëri, i cili përfaqësonte Komitetin qendror nga Stambolli. Kararnameja, vendimet e Lidhjes së Prizrenit, u miratuan e u nënshkruan nga dyzet e shtatë bejlerë shqiptarë më 18 qershor 1878. Ndër to ishin:

<BLOCKQUOTE>1. mospranimi për t'i dorëzuar territore Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë;
2. kërkesa për të kthyer të gjitha tokat me popullsi shqipfolëse të aneksuara nga Serbia dhe Mali i Zi;
3. autonomia brenda Perandorisë; dhe
4. ndërprerja e thirrjes nën armë dhe e taksave nga qeveria qendrore në Stamboll. </BLOCKQUOTE>
Pas kësaj mbledhjeje historike, që shërbeu për t'i dhënë hov lëvizjes kombëtare, Abdyl Frashëri u kthye në Shqipërinë e jugut, ku organizoi një Komitet të Lidhjes dhe filloi të mbledhë trupa për të kundërshtuar aneksimin e jugut të vendit nga Greqia. Një mbledhje e rëndësishme e çifligarëve myslimanë dhe të krështerë në teqenë e bektashinjve në fshatin e tij të lindjes Frashër miratoi një program për autonomi, i cili u pranua nga Lidhja në Prizren më 27 nëntor 1878. Programi i kësaj mbledhjeje u botua më vonë nga Sami Frashëri në Stamboll në të përditshmen Tercümân-i-Ôark. Më 1879, Abdyl Frashëri bëri një udhëtim nëpër Evropë dhe vizitoi Berlinin, Parisin, Vjenën dhe Romën bashkë me Mehmed Ali Vrionin për të kërkuar përkrahje për çështjen shqiptare e për t'u dorëzuar Fuqive të Mëdha një memorandum me kërkesat e shqiptarëve. Në tetor 1879 ai bashkëthemeloi në Stamboll Shoqërinë e të shtypuri shkronja shqip. Në mesin e vitit 1880, delegatët e lëvizjes kombëtare në Gjirokastër miratuan me ndihmën e tij një program për autonominë e Shqipërisë. Edhe pse në këtë kohë ecejaket e tij qenë nën vëzhgimin e rreptë të autoriteteve të Stambollit, ai ia doli mbanë të shkojë në Prizren në dhjetor 1880 e një muaj më pas të ndikojë në formimin e një Kuverne të Përdorme (qeveri të përkohshme), e cila e shtriu autoritetin e saj anembanë Kosovës e deri në Shkup. Në Dibër Abdyl Frashëri rrëzoi mytesarifin turk dhe e vuri qytetin nën administrimin e Lidhjes, por në fund të prillit 1881 Porta e Lartë nuk duroi më dhe dërgoi trupa për të shtypur kryengritjen. Pas qëndresës në Gjakovë dhe pas shtypjes së Lidhjes Abdyl Frashëri u shtrëngua të marrë arratinë nga ana perëndimore për të dalë në Adriatik, nga ku shpresonte të ikte në Itali. Duke kaluar

__________________________________________________ _________________

19 kr. Dako 1922, Mehdi Frashëri 1927, Belegu 1939, dhe K. Frashëri 1979.
__________________________________________________ _________________

lumin Shkumbin pranë Elbasanit, ai u kap nga forcat turke dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Pas katër vitesh në një burg turk, Abdyl Frashëri u fal me ndërmjetësinë e Gazi Osman pashës në fund të vitit 1885. Vdiq në Stamboll më 23 tetor 1892, jo si figurë me rëndësi të drejtpërdrejtë për letërsinë shqiptare, por si njeri që, me veprimtarinë e vet politike, u bë pishtar që u ndriti rrugën dy vëllezërve më të rinj, të cilët do ta shpinin përpara letërsinë dhe kulturën shqiptare si askush më parë.

Naim Frashëri (20) (1846-1900) konsiderohet sot si poeti kombëtar i Shqipërisë. Fëmijërinë e kaloi në fshatin Frashër, ku pa dyshim nisi të mësojë turqishten, persishten e arabishten dhe ku, në teqen e bektashinjve, u gatua me traditat shpirtërore të Orientit. Në Janinë Naim Frashëri ndoqi gjimnazin Zosimea, ku dhe mori bazat e shkollimit klasik sipas sistemeve perëndimore. Këtu ai do të studionte greqishten e vjetër e të re, frëngjishten, italishten dhe, përveç këtyre, do të mësonte privatisht gjuhët orientale. Me kalimin e viteve e ndjeu veten më të afruar e të lidhur me fenë e tij panteistike bektashiane, me poetët klasikë persianë e me epokën e Iluminizmit frëng. Shkollimi në Janinë e bëri atë shembull të shkëlqyer të një intelektuali osman të fundshekullit të nëntëmbëdhjetë të familjarizuar njësoj me të dyja kulturat, me atë perëndimore e me atë orientale. Pasi kreu të mesmen më 1870, jetoi për ca kohë në Stamboll, ku botoi një Kavâid-i fârisiyye dar tarz-i nevîn, Stamboll 1871 [1288 A.H.] (Gramatikë e persishtes me një metodë të re). Për arsye shëndetësore u kthye në Shqipëri, me shpresë se klima malore do ta shpëtonte nga tuberkulozi, nga i cili qe sëmur në fëmijëri. Punoi si nëpunës, në fillim në Berat, kurse nga 1874 deri më 1877 si nëpunës dogane në Sarandë, përballë Korfuzit. Dihet edhe se ka kaluar një farë kohe në qendrën kurative austriake të Badenit për t'u shëruar nga reumatizmi, dhe, gjatë një vizite në Vjenë, pati rastin të shohë me sytë e vet e të adhurojë shpatën dhe përkrenaren e heroit shqiptar Skënderbeut (1405-1468), simbole këto të qëndresës kombëtare. Më 1881 ose 1882 u kthye në Stamboll dhe, pas arrestimit
të vëllait Abdyl në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Mori pjesë në punën e Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip, që ishte themeluar më 1879. Edhe pse deri në këtë kohë Naim Frashëri nuk kishte botuar gjë me rëndësi në gjuhën shqipe, ai dhe i vëllai më i vogël Samiu do të bëheshin shumë shpejt qendra e lëvizjes kombëtare shqiptare në brigjet e Bosforit.

Naim Frashëri është autori i gjithsej njëzet e dy veprave: katër në turqishte, një në persishte, dy në greqishte dhe pesëmbëdhjetë në shqipe. Duke qenë se ishte në një post delikat si drejtor i këshillit të censurës në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, me mundësi në disa raste për t'i bërë bisht ndalimit të librave dhe botimeve në shqipe nga ana e Portës së Lartë, Naimi e pa të arsyeshme të mos përdorte emrin e mbiemrin në shumë nga botimet e veta, por të shënonte vetëm 'nga N.H.', 'nga N.H.F.', ose 'nga N.F.'. Ndër botimet në gjuhë të huaj, të cilat mbizotëruan në periudhën e parë të krijimtarisë e që mbetën pjesë përbërëse e veprës së tij gjatë gjithë jetës, janë: Ihtiraat ve keÕfiyat, Konstantinopojë 1881/82 [1298 A. H.] (Shpikje dhe zbulime), një traktat shkollor në turqishte; Fusûli erbe'a, Konstantinopojë 1883 (Katër stinët), një përmbledhje prozash e vargjesh në turqishte sipas një vepre të letërsisë frënge; Tahayyulat, Konstantinopojë 1884 (Ëndërrimet), një përmbledhje 200-faqesh me poezi persiane; Ilyada, Konstantinopojë 1886, përkthim turqishte i librit të parë të Iliadës së Homerit; Ho alêthês pothos tôn skypetarôn, Bukuresht 1886 (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve), një poemë greqishte, ku u parashtronte qëllimet e lëvizjes kombëtare grekëve e sidomos shqiptarëve të jugut, shumë nga të cilët, për arsye shkollimi, mund të lexonin vetëm në greqishte; dhe Ho erôs, Konstantinopojë 1895 (Dashuria), një poemë lirike me tetë

__________________________________________________ _________________

20 kr. Kokojka 1901, Naim Frashërit 1925, Xholi 1962, Faensen 1980, f. 101-105, Shuteriqi 1982, Qosja 1986, Xh. Murati 1993, dhe Qazimi 1996.
__________________________________________________ _________________


këngë, edhe kjo në greqishte, ku ai shprehte afërinë e tij me kulturën greke.
Me sa duket, krijimtaria letrare e Naim Frashërit në gjuhën shqipe ka filluar rreth vitit 1880, kur vjersha e tij atdhetare Shqipëria qarkulloi në dorëshkrim ndër nacionalistët shqiptarë jashtë vendit, sidomos në Rumani. Kjo vepër në 106 vargje me tetërrokësh mjaft të parregullt, rima të shpejta dhe, krahasuar me veprat e mëvonëshme, e cekët nga përmbajtja, u botua shumë vonë në vitet e fundit të jetës së poetit (1897). Naimi këtu trajtoi shumë nga temat e tij të pëlqyera, ato që do të rishfaqeshin të trajtuara me një nivel më të lartë artistik në krijimet e mëvonëshme: prejardhja e lashtë pellazgjike e shqiptarëve, heronjtë kombëtarë të së kaluarës, nevoja për shkolla në gjuhën shqipe për të kapërcyer prapambetjen, etj.

Meqë Porta e Lartë nuk lejonte botimin e librave në gjuhën shqipe në Konstantinopojë, veprat më të mirënjohura të Naim Frashërit nuk u botuan në qendrën e Perandorisë Osmane, por në Bukuresht, ku kishte një ngulim të rëndësishëm e të zhvilluar shqiptarësh e ku ishte ngritur një shtypshkronjë shqiptare nga Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip (21) më 1886. Po këtu ai botoi një varg doracakësh në gjuhën shqipe për shkollat fillore, si p.sh. tekstin në dy pjesë E këndimit çunavet këndonjëtoreja, Bukuresht 1886; Vjersha për mësonjëtoret të para, Bukuresht 1886; Istori e përgjithëshme për mësonjëtoret të para, Bukuresht 1886; dhe Dituritë për mësonjëtoret të para, Bukuresht 1888. Ai ushtroi gjithashtu gjithë ndikimin e vet për marrjen e autorizimit që lejonte hapjen e së parës shkollë fillore në gjuhën shqipe në Korçë më 1887.

Edhe përmbledhjet poetike më të njohura të tij janë botuar në Bukuresht. Bagëti e bujqësija, Bukuresht 1886, është një poemë baritore me 450 vargje, që të kujton Virgjilin (70-19 para erës sonë) me plot shembëlltyra e tablo të atdheut të tij malor. Ajo u bë jashtëzakonisht popullore ndër bashkatdhetarët e Naimit dhe u fut në Shqipëri fshehtas me karvanet e udhëtarëve. Në të poeti shpreh pakënaqësinë për jetën në qytet, pa dyshim nga përvoja e vet në brigjet zhurmëmëdha të Bosforit, si dhe idealizon fshatin e largët shqiptar për të cilin e ka zhuritur malli. Poema është një himn për natyrën në traditat e romantizmit evropian, por njëkohësisht me thelb realist e tokësor e ku, ashtu si Hesiodi (shek. i 8-të para erës sonë) në veprën 'Punë dhe Ditë', Virgjili në 'Gjeorgjiket' apo poeti i madh lituanez i shekullit të tetëmbëdhjetë Kristijonas Donelaitis (1714-1780) në veprën e tij disi më pak idilike 'Stinët', Naim Frashëri u këndon tufave të dhenve e kopeve të bagëtisë, si dhe gëzimit dhe djersës së jetës fshatare.

Krenaria e një populli që lufton për liri dhe dashuria për Shqipërinë, që e përshkojnë këtë poezi, shprehen përmbledhtazi në hyrje të poemës, vargjet e së cilës çdo fëmijë shkolle në Shqipëri i di ose duhet t'i dijë përmendsh:

"O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë!
Fushat e gjera me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë!
Ju bregore bukuroshe e ju lumënjt' e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar!
Do të këndonj bagëtinë, që mbani ju e ushqeni,
O vëndethit' e bekuar! ju mëndjenë ma dëfreni.

Ti Shqipëri më ep nderrë, më ep emërin shqipëtar
Zëmërnë ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjar.

Shqipëri! o mëma ime! ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zëmëra s'e ka harruar."


__________________________________________________ _________________


21 kr. Myzyri 1979.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:21 pm

Në përmbledhjen Luletë e verësë, Bukuresht 1890, ai u këndon bukurive të fshatit shqiptar në njëzet e tri vjersha me kumbim të plotë. Këtu filozofia panteiste e edukatës së tij bektashiane dhe ndikimi i fuqishëm i klasikëve persianë harmonizohen bukur me idealizmin atdhetar - një krijimtari letrare kjo në shërbim të qëllimeve të identitetit kombëtar. Ndër vjersha të tilla janë: Jeta, Koh' e shkuarë, Fyelli, Zëmëra, Të vdekuritë, Bilbili, Gjuha jonë, dhe Perëndija. Tipike për prirjen e re filozofike të letërsisë shqiptare që solli Naim Frashëri është vjersha e tij Shpreh:

"Kam shumë shpresë
Te Perëndija. Që të mos jesë
Kshu Shqipëria,
Po të ndritohet
Të lulëzohet.


Pa vjen një ditë Që të na sjellë
Të madhe dritë P'ajo të pjellë:
Qytetërinë, Fatbardhësinë.

Vëllazërija Edhe bashkimi
E njerëzija Është shpëtimi,
Lum kush t'arrijnë!
Pa do të vijnë.

Që Shqipërija Do të ndritohet
Dhe ligësija
Do të mërgohet.
Jak' e vërtetë! Pse rri e qetë?

Për Shqipërinë Ditët e mira
Paskëtaj vinë Shkoj errësira,
Lum kush të rronjë,
T'a shohë zonjë!

Se Shqipëtari E gjuh' e tija
Venë së mbari
Dhe Shqipërija,
Lum kush t'a shohë
Për pakë kohë.

Pa dituritë
Dhe mbrothësija
E mirësitë
Dhe njerëzija
Do të burojnë
Nukë mënojnë."



Përmbledhja poetike Parajsa dhe fjala fluturake, Bukuresht 1894, e botuar së bashku me shkrimet moralizuese Mësime, Bukuresht 1894, dëshmuan lidhjen e thellë shpirtërore me heronjtë e së kaluarës dhe me traditat shpirtërore të Orientit, sidomos të mistikëve persianë.

Dy vjet më pas doli Iliadë e Omirit, Bukuresht 1896, përkthim shqip i librit të parë të Iliadës, të cilin Naimi e kishte pasë botuar të përkthyer turqisht dhjetë vjet më parë. Istori' e Skenderbeut, Bukuresht 1898, është një poemë epike historike prej 11,500 vargjesh që Naimi duhet ta ketë shkruar rreth vitit 1895, në periudhën e fundit krijuese, e që e shihte si kryeveprën e vet. Figura e heroit kombëtar shqiptar Skënderbeut (1405-1468), simboli dhe thelbi i qëndresës kundër sundimit të huaj, kishte një forcë tërheqëse të veçantë për intelektualët e periudhës së Rilindjes e për njerëzit e thjeshtë. Naim Frashëri nuk mund të gjente temë më të mirë për një poemë epike kombëtare se jeta e princit të merituar, që sprapsi trembëdhjetë fushata ushtarake osmane njëra pas tjetrës në shekullin e pesëmbëdhjetë e që mbrojti pavarësinë e vendit të vet derisa vdiq. Kjo biografi në rend kronologjik me njëzet e dy këngë e varg tetërrokësh, mbizotëruese në letërsinë gojore, u bë libri më i lexuar i letërsisë shqipe asokohe. Ajo përbënte dhe testamentin politik të poetit. Edhe pse është një vepër themelore e romantizmit kombëtar shqiptar të periudhës, Istori' e Skenderbeut nuk i qëndroi provës së kohës si poemë epike kombëtare. Ajo vuan nga po ato dobësi artistike që hasen në veprat e tjera të Naimit dhe në shumë vepra të letërsisë shqiptare të shekullit të njëzetë deri në ditët tona: retorika didaktike e moralizuese si dhe një ndarje e prerë bardhë e zi e protagonistëve në burra absolutisht të mirë e burra absolutisht të këqinj, të gjithë të mbledhur në një re gri sentimentalizmi që të këput shpirtin.

Një vepër tjetër me përmasa të tilla, e botuar në një vit me Istorinë e Skenderbeut është Qerbelaja, Bukuresht 1898, një poemë epike fetare shiite me njëzetepesë këngë, që flet për betejën e Qerbelasë në Irak në vitin 680 të erës sonë, ku u vra Huseini, nip i profetit Muhamed. Ndryshe nga Istori' e Skenderbeut, Qerbelaja është një poemë narrative pa ndonjë hero ose personazh kryesor. Ndoshta ka marrë deri diku si model poemat islamike në gjuhën shqipe të paraardhësve të tij - Myhtarnamenë, 1868, të Shahin bej Frashërit, dhe Hadikaja, 1842, të Dalip Frashërit, të dyja të pabotuara - ndonëse letërsia fetare turke e persiane do t'i kishte dhënë poetit fetar prototipa më të plotë. Për shkak të temës krejtësisht fetare, Qerbelaja kurrë nuk gëzoi atë popullaritet që pati ndër lexuesit shqiptarë të shekullit të njëzetë Istori' e Skenderbeut. Këtu mund të vihen re shumë elemente të botëkuptimit fetar të Naim Frashërit, sidomos panteizmi mbi të cilin ai përsiatej në vargjet e Fletores së Bektashinjet. Në këngën e fundit të Qerbelasë, për shembull, lexojmë:

"Besojmë Zotn' e vërtetë
Q'është gjithësija vetë,
Pa atë s'ka vënt gjëkundi,
Ajy 'shtë kreji dhe fundi.
Më ç'do anë, që shikojmë,
Fëtyrën' e tij vështojmë,
E tërë ç'është kjo jetë,
Ësht' ay Zot' i vërtetë!
Luletë, që lulëzojnë,

Bukurin' e tij tregojnë,
Ajy është trëndafili,
Ajy vetë dhe bilbili,
Po kur desh Zot' i vërtetë
Të dil faqeza në jetë,
Ahere bëri njerinë."


Me rëndësi të madhe për të njohur sektin panteist të fshehtë bektashi është Fletore e Bektashinjet, Bukuresht 1896, e Naim Frashërit. Frashëri besonte se besimi liberal bektashí, me të cilin ai qe lidhur që në fëmini në Frashër, një ditë do të mbisundonte si fe e re e Shqipërisë (22). Përderisa ky besim i kishte rrënjët edhe në Kuranin mysliman, edhe në Biblën e krishterë, ai mund të përforconte unitetin midis njerëzve me fe të ndryshme. Fletorja përmban një paraqitje hyrëse të fesë bektashiane dhe dhjetë vjersha fetare që japin një tablo të rrallë për besimin e këtij sekti (23), i cili në shekullin e nëntëmbëdhjetë luajti një rol të rëndësishëm për mbijetesën e kulturës shqiptare, sidomos me përhapjen fshehurazi të librave shqip. Ajo fillon kështu:
<BLOCKQUOTE>"Bektashitë besojnë Zotn' e math e të vërtetë, Muhammet-Alinë, Hadixhen' e Fatimenë edhe Hasan e Hysenë. Të dy-mbë-dhet' Imamëtë që janë: Ali, Hasan, Hysen, Zejnel- Abidin, Muhamet-Bakir, Xhafer-Sadik, Musa-Qazim, Ali-Riza, Muhammet-Teki, Ali- Neki, Hasan-Asqeri, Muhammet-Mehdi. Kanë gjithë at' Alinë edhe mëmë Fatimenë. Besojnë dhe gjithë të mirët, që janë të par' e të pasdajmë. Se besojnë mirësinë dhe asaj i falenë. Pa si, besojn' e duanë këta ashtu dhe Musan' e Merjemenë dhe Isan' e shërbëtorët' e tija. Të parë kanë Xhafer-Sadiknë edhe plak Haxhi-Bektash-Velinë, q'është ng'ajo derë. Këta të gjithë kanë thënë: bëj mir' e mos bëj keq. Kësaj fjale i kanë prurë besë Bektashitë. E vërteta dh'e drejta edhe mëndja e urtësia dhe gjithë mirësitë mbretërojnë në kët' udhë. Bes' e Bektashive është një udh' e gjerë, që ka përpara dritë urtësinë, vëllazërinë, miqësinë, dashurinë, njerëzinë edhe gjithë mirësitë. Me nj'anë ka lulet' e diturisë, m'anët tjatër të së vërtetësë. Pa dituri e pa të vërtetë dhe pa vëllazëri s'munt të bënetë njeriu Bektashi i vërtetë. Ngaj Bektashinjet gjithësia është vetë Perëndija."</BLOCKQUOTE>Me gjithë këtë lloj panteizmi e universaliteti, bindjet bektashiane të Naim Frashërit kanë një ngjyrë të fortë kombëtare: "Nukë vetëm në mest të tyre Bektashitë, po dhe me gjithë njerëzinë janë vëllezër' e shpirt. Duanë si shpirtin' e tyre dhe të tjerëtë mysliman' e të krishterë dhe shkojnë mir' e bukurë me gjithë njerëzinë. Po më shumë duanë Mëmëdhenë edhe mëmëdhetarët, që kjo është m'e mirë nga gjithë të miratë... Të përpiqenë dit' e natë për atë
__________________________________________________ _________________

22 kr. Plasari 1993.

23 Pas ndalimit të të gjitha sekteve të dervishëve në Turqi në vjeshtën e vitit 1925, bektashinjtë e transferuan selinë e tyre qendrore në Tiranë dhe themeluan një bashkësi fetare të pavarur, që vazhdoi deri në vitet pesëdhjetë. Kjo bashkësi u shpërnda më 1967, kur një dekret qeveritar ndaloi të gjithë veprimtarinë fetare në Shqipëri. Pas heqjes së këtij ndalimi, më 27 janar 1991 u krijua në Tiranë një komitet i përkohshëm për ringjalljen e bashkësisë bektashiane. Fletore e Bektashinjet ende mungon në botimin e fundit në Tiranë të veprave të Naim Frashërit, Vepra të zgjedhura 1-2 (Akademia e Shkencave, Tiranë 1980, 1985), por është në vëllimin 2 të botimit në Prishtinë, Vepra 1-8 (Rilindja, Prishtinë 1986). Dy teqe bektashinjsh ishin ende në aktivitet në fund të periudhës së diktaturës, ndonëse të dyja jashtë Shqipërisë: një në Gjakovë dhe një në Taylor, afër Detroitit në Miçigan (SHBA).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:22 pm

komp, q'i quan Atë e përgjërohetë për ata, të punojnë bashkë me parësin' e me pleqësinë për shpëtim të Shqipëris' e të Shqipëtarit, për diturit e për qytetërit të Kombit e të Mëmëdheut të tyre, për gjuhën e vet dhe për gjithë mbrothësit' e mbarësitë etj, etj."

Naim Frashëri ishte për pavarësinë e besimit nga pîr evi qendrore e fshatit Haxhi Bektash Qoj në Anadoll dhe propozoi një baba apo dede shqiptar në krye të bektashinjve shqiptarë. Ai gjithashtu qe i pari që futi në përdorim një numër termash shqip në vend të termave turqisht të përdorur tradicionalisht nga bektashinjtë shqiptarë: átë në vend të turqishtes baba, dhe gjysh në vend të turqishtes dede, me qëllim që t'i jepte fesë bektashiane karakter kombëtar e t'i bashkonte të gjithë shqiptarët. Rëndësia e Naim Frashërit si poet i Rilindjes e madje si 'poet kombëtar' qëndron jo aq në talentin e shprehjes letrare e as në nivelin artistik të poezisë së tij, sesa në mesazhet sociopolitike, filozofike e fetare që përcjell, të cilat synonin para së gjithash vetëdijen kombëtare dhe, duke ndjekur traditën bektashiane, të arrihej një kapërcim i ndarjeve fetare brenda vendit. Ndikimi i tij mbi shkrimtarët shqiptarë në fillim të shekullit të njëzetë ishte i jashtëzakonshëm. Që kur ishte gjallë, shumë nga vargjet e tij u muzikuan e u kënduan si këngë popullore, kurse gjuhën shqipe ai e ngriti në shkallën e një gjuhe letrare të përpunuar bukur.

Nga vëllezërit Frashëri, ai me talent më të shumanshëm e universal, ishte pa dyshim Sami Frashëri (24) (1850-1904), i njohur në turqishte me emrin Ôemseddin Sami. Ai u dallua si shkrimtar, botues dhe ideolog i lëvizjes kombëtare. Ashtu si i vëllai Naimi, edhe Samiu në fillim ra në kontakt me rrymat e filozofisë perëndimore në gjimnazin Zosimea të Janinës, ku dhe studioi greqishten, frëngjishten dhe italishten. Përveç tyre, me mësues të posaçëm në shtëpi mësoi arabishten, turqishten dhe persishten. Më 1871, Sami Frashërit iu dha një detyrë e thjeshtë në administratën e vilajetit të Janinës para se të shpërngulej në Konstantinopojë më 1872 për të punuar në zyrën qeveritare të shtypit. Në kryeqytetin e zhurmshëm të Perandorisë Osmane zuri miq shkrimtarët turq Namik Qemal (1840-1888) dhe Ebüzziya Tevfik (1849-1913), si dhe hoxhën shqiptar Hasan Tahsin (1811-1881). Më 1874 Sami Frashëri ndenji nëntë muaj në Tripoli, ku nxori në arabishte e në turqishte gazetën Tarabulus. Nuk dihet mirë nëse atje e internuan (mikun e tij Namik Qemal e kishin internuar në Famagusta të Qipros për botime shkrimesh që nuk i kishin pëlqyer Portës më 1873) apo thjesht e dërguan si njeri të aftë për të bërë punën. Sidoqoftë, me t'u kthyer në Stamboll, u mor përherë e më shumë me botime dhe nxori revistën Sabah 1876 (Mëngjesi).

Më 1877 Sami Frashëri punoi pesë muaj si sekretar i Sava Pashës, guvernator i ishullit të Rodit, kurse më pas si sekretar i komisionit ushtarak të Janinës të kryesuar nga Abedin Pasha. Në vjeshtë të vitit 1877 u kthye përsëri në Konstantinopojë dhe drejtoi të përditshmen turqisht Tercümân-i Ôark 1878 (Interpreti i Lindjes), ku botonte pikëpamjet dhe komentet e tij për ngjarjet politike të ditës. Këtë gazetë ai e përdori veçanërisht si tribunë për shpalljen e kërkesave dhe dëshirave të pakicës shqiptare brenda Perandorisë. Botues i palodhur, Sami Frashëri më pas botoi revistën Aile 1879 (Familja) dhe Hafta 1880/81 (Java). Së bashku me të vëllanë, Abdylin, atëherë anëtar i Parlamentit, e me Koto Hoxhin (1824-1895), Zija Prishtinën, Pandeli Sotirin (1843-1891), Hasan Tahsinin (1811-1881), Pashko Vasën (1825-1892), Jani Vreton (1820-1900), etj., ai punoi në Komitetin qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare, që e kemi zënë në gojë më parë, e që mbështeti kërkesat e shqiptarëve për autonomi në kohën e Lidhjes së Prizrenit. Një pengesë e veçantë për lulëzimin e kulturës shqiptare në Perandorinë Osmane, përveç qëndrimit përgjithësisht armiqësor të autoriteteve turke, ishte ende mungesa e një alfabeti të pranueshëm të gjuhës shqipe. Në fillim të vitit 1879, Komiteti qendror ngriti një komision për

__________________________________________________ _________________

24 kr. Hakki 1895, Daglioglu 1934, K. Frashëri 1955, 1966, Reso 1962, Kaleshi
1968, 1970, 1971b, Levend 1969, Xholi 1978, Faensen 1980, f. 105-112, Bakiu 1982, Çollaku 1986 dhe Hamiti 1995a.
__________________________________________________ _________________

alfabetin nën drejtimin e Sami Frashërit dhe për ta trajtuar përsëri problemin e drejtshkrimit. Alfabeti i krijuar nga Sami Frashëri, që pastaj u miratua nga komisioni, ishte një sistem fonetik i mbështetur kryesisht në shkronja latine, duke i shtuar edhe disa shkronja greke e cirilike. Më 12 tetor 1879, nga anëtarë të shquar të bashkësisë shqiptare në Konstantinopojë u ngrit ajo që përmendëm më parë - Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip, e cila kryesohej nga Sami Frashëri. Pas ndalimit të veprimtarive të saj, Shoqëria e shpërnguli selinë në Bukuresht, ku u shtypën shumë libra në gjuhën shqipe - ndër ta edhe veprat kryesore të Naim e Sami Frashërit. Atje, për shembull, u botuan tekstet shkollore në gjuhën shqipe të shkruara nga Sami Frashëri:

Abetare e gjuhësë shqip, Bukuresht 1886, Dheshkronjë, Bukuresht 1888 dhe Shkronjëtore e gjuhësë shqip, Bukuresht 1886, kjo e fundit - e para gramatikë shkollore e shqipes. Problemi i alfabetit vazhdoi të preokupojë figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare edhe në vitet e ardhshme. Më 14-22 nëntor 1908, në qytetin maqedonas të Manastirit u mbajt një kongres për të vendosur përfundimisht për alfabetin. Kongresi u thirr me nismën e shoqërisë letrare Bashkimi nën Gjergj Fishtën, dhe u kryesua nga Mid'hat bej Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Në Kongresin e Manastirit, sikundër dihet, morën pjesë delegatë katolikë, ortodoksë e myslimanë nga Shqipëria e jashtë saj, ndër ta Shahin Kolonja, Ndre Mjeda, Hilë Mosi dhe Sotir Peci. Tre alfabetet kryesore që u hodhën për diskutim ishin: alfabeti që përmendëm i Stambollit, i hartuar nga Sami Frashëri, alfabeti i Bashkimit i mbështetur nga Gjergj Fishta dhe shoqata e tij letrare Bashkimi e Shkodrës dhe alfabeti Agimi i shoqërisë letrare Agimi të përfaqësuar nga Ndre Mjeda. U zgjodh një komision prej njëmbëdhjetë delegatësh i kryesuar nga Fishta, dhe pas dy ditë debatesh ata vendosën të mbështetnin dy alfabete: një formë të modifikuar të alfabetit të Stambollit të Sami Frashërit, i cili po përdorej më gjerë asokohe, dhe një alfabet të ri latin gati të njëjtë me atë të Bashkimit për ta pasur më të lehtë shtypjen e librave jashtë Shqipërisë.

Sami Frashëri është autor i rreth pesëdhjetë veprave si dhe i një numri të madh artikujsh nëpër gazeta. Interesimet e tij përgjithësisht ishin më shumë shkencore sesa letrare. Midis viteve 1882 dhe 1902 ai botoi turqisht e arabisht gjashtë doracakë për shkolla. Madje botimet e tij në turqishte janë me rëndësi më universale se veprat në gjuhën shqipe. Më 1872 Sami Frashëri botoi atë që përgjithësisht merret si romani i parë turqisht e, njëherazi, romani i parë i shkruar e i botuar nga një shqiptar, librin me 180 faqe TaaÕÕuk-u Tal'at ve Fitnat (Dashuria e Talatit me Fitneten) (25). Ai i përket kohës së vet, por edhe i dha prozës asokohe një farë drejtimi.
<BLOCKQUOTE>Në lagjen Aksaraj të Stambollit, nëntëmbëdhjetë vjeçari Talat bie në dashuri me një vajzë të quajtur Fitnete, të cilën e mban mbyllur njerku i saj Haxhibaba. Me qëllim që ta takojë, Talati vishet si vajzë me emrin Ragibe dhe paraqitet në shtëpinë e Haxhibabait për t'i bërë shoqëri Fitnetes. Fitneten e tërheq menjëherë kjo Talat/Ragibe, por nuk dyshon për ndonjë rreng. Pas pak ditësh, shpallet se Fitneten do ta martojnë, kundër vullnetit të saj, me të kamurin dyzetvjeçar Ali bej. E dëshpëruar Fitnetja ia tregon Talat/Ragibesë, i cili i shfaqet siç është në të vërtetë dhe i shpreh dashurinë, por pa dobi. Vajzën e largojnë menjëherë dhe e shpien fshehurazi në sarajet e Ali beut në Ysqydar, në anën tjetër të Bosforit. Megjithatë, Fitnetja arrin të lajmërojë Talatin se ku ndodhet. Ali beu përpiqet disa herë ta bëjë për vete Fitneten, në mënyrë që ajo t'i jepet, por vajza e spraps si trime, dhe herën e fundit humb hajmalinë. Nga kjo stringël Ali beu zbulon se ajo që do bëhej nusja e tij në të vërtetë ishte e bija e humbur prej kohësh. Por po atë çast Fitnetja, në kulmin e dëshpërimit, vret veten me thikë dhe vdes. Nuk mbetet tjetër veçse të sulet Talati e ta gjejë të vdekur Fitneten e tij të dashur. Vdes edhe ai, kurse Ali beu i pikëlluar luan mendsh. </BLOCKQUOTE>__________________________________________________ _________________

25 kr. Hetzer 1991.

__________________________________________________ _________________

I tillë është subjekti i historisë së dashurisë sentimentale të Talatit me Fitneten, plotësisht në pajtim me shijet e kohës. Bashkërendimi i elementeve orientale dhe oksidentale nuk është kurrsesi realist, por fakti është se ai përmban një dozë të mirë kritike sociale, sidomos për gjendjen e gruas në shoqërinë osmane. Më fort se gjithçka, Sami Frashëri ishte një edukator. Drama e Sami Frashërit në 180 faqe Besa yahud ahde vefa ('Besa' ose mbajtja e fjalës),
e botuar në Konstantinopojë më 1875, dhe e përkthyer shqip nga Abdyl Ypi Kolonja më 1901, kurse anglisht nga Nelo Drizari (1902-1978) me titullin Pledge of honor, an Albanian tragedy, Nju Jork 1945, u shfaq për herë të parë më 6 prill 1874 në 'Osmanli Tiyatrosu' (Teatri Osman). Kjo pjesë, që për shijet e sotme ka një ton disi melodramatike, nxjerr në pah dilemën tragjike të një babai, që parapëlqen të vrasë të birin vetëm e vetëm që të mbajë besën, fjalën e dhënë.

Më 1884, me ndihmën e botuesit armen të gazetave Mihran, Sami Frashëri botoi një kolanë librash për kulturë të përgjithshme, drejtuar publikut të gjerë turk. Këtë kolanë me titull Cep Kütüphanesi (Biblioteka xhepi) e shfrytëzoi për të botuar pesëmbëdhjetë nga veprat e tij. Në këtë mënyrë u bë figurë e shquar në shoqërinë e Konstantinopojës. Si leksikograf i turqishtes, Sami Frashëri botoi në 1630 faqe Kamûs-u fransevî, fransizcadan türkçeye lugat, Konstantinopojë 1882 [1299 A.H.] (Fjalor frëngjisht-turqisht); një Kamûs-u fransevî, türkçeden fransizcaya lugat, Konstantinopojë 1883 [1301 A.H.] (Fjalor turqisht-frëngjisht), dhe në dy vëllime Kamûs-u türkî, Konstantinopojë 1900/1901 [1317 A.H.] (Fjalor turqisht), rishtypur në Stamboll 1979, që edhe sot konsiderohet i vlefshëm dhe u shfrytëzua nga Shoqata Filologjike Turke (Türk Dil Kurumu) më 1932 si udhërrëfyes për krijimin e gjuhës letrare bashkëkohore turke. Mungesa e fondeve e detyroi të braktisë planin e tij të gjerë për një Kamûs-u Arabî (Fjalor arabisht). Por pas dymbëdhjetë vjet përgatitjesh ai do t'ia dilte mbanë të botonte veprën e tij monumentale në gjashtë vëllime, enciklopedia turke e historisë dhe gjeografisë, Kamûs al-a'lâm, Konstantinopojë 1889-1896 [1306-1313 A.H.] (Fjalor i Botës). Me gjithsej 4830 faqe, Kamûs al-a'lâm do të ishte një vepër enciklopedike e jashtëzakonshme për kohën, që përmbante gjithashtu edhe të dhëna të bollshme për historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë.

Me sa duket Sami Frashëri ka hartuar edhe një fjalor të shqipes. Në një letër drejtuar Thimi Mitkos nga Bukureshti më 1885, Jani Vretoja i shkruan se kishte parë një fjalëtor të Sami beut, që përmbante mbi 6000 fjalë. Duke u nisur nga këmbëngulja dhe përvoja e Sami Frashërit si leksikograf, është plotësisht e mundshme që ky fjalor shqip të ketë qenë një angazhim madhor që nuk arriti ta përfundojë. Nuk dihet asgjë se ku mund të ndodhet ky dorëshkrim tani. Në fund të viteve nëntëdhjetë, me gjithë vështirësitë financiare, Sami Frashëri projektoi dhe ndërtoi një shtëpi të madhe në lagjen Erenqoj të rrethinës së Konstantinopojës. Kishte për të mbajtur jo vetëm familjen e vet (të shoqen Emine Velije me pesë fëmijët) por edhe dy fëmijët e të vëllait Abdyl, që kishte vdekur më 1892. Po në këtë ndërtesë ai vendosi bibliotekën e madhe personale të çmuar prej dhjetë deri në dymbëdhjetë mijë vëllime.

Rëndësi të madhe për lëvizjen kombëtare shqiptare kishte manifesti politik shumë i lexuar i Sami Frashërit Shqipëria - Ç'ka qënë, ç'është e çdo të bëhetë? Mendime për shpëtimt të mëmëdheut nga reziket që e kanë rethuarë, Bukuresht 1899, rishtypur në Sofje 1907, që u përkthye turqisht, greqisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht. Pasi jep një pasqyrë të shkurtër e me fantazi të historisë së Shqipërisë, Sami Frashëri vjen në përfundimin se Perandoria Osmane është në grahmat e fundit dhe se ka ardhur koha që shqiptarët të shkëputen (kërkesë që e tejkalonte thirrjen e deriatëhershme për autonomi) e të bëhen zotë të fateve të tyre. Ai e krahason 'Të sëmurin e Bosforit' me një që po mbytet e që përpiqet të kapet pas flokëve të tjetrit për të shpëtuar, dhe pastaj në mënyrë retorike bën pyetjen se ç'duhet bërë para një rreziku të tillë: "T'i apë një shkelmë të shëndoshë këti tradhëtori, që kërkon ta mbytnjë, ta dërgonjë në funt të detit edhe të shpëtonjë vetëhen' e ti. Kjo është udh' e shpëtimit e jo tjatërë."

Sami Frashëri e pranon se shqiptarët mund ta kenë çuar mirë nën Turqinë në të kaluarën, por proteston për trajtimin si skllevër që nga koha e ligjeve të Tanzimatit. Shqipëria i shërbente tani Perandorisë Osmane vetëm për rekrutë e për taksa. E prapëseprapë, qëllimi i afërt i manifestit të tij ishte autonomi e plotë brenda Perandorisë: "Sa të jetë Tyrqia n'Evropë, duamë të jetë nën' atë; edhe po s'na goditi e të na dëbonjë vetë, kurrë nukë do të duamë të ndahemi fare soje." Por Perandoria në të vërtetë ishte në gërmadha dhe po afrohej dita që Shqipëria të shkonte në rrugën e vet: "Ky është një njeri i vdekurë; sado ta duamë të vdekurinë, duhetë ta vëmë në dhet." Sami Frashëri vazhdon të japë përfytyrimin e tij për Shqipërinë e ardhshme. Ai përvijon kufijtë e vendit dhe shtjellon një sistem qeverisjeje me pleqësi, që do të mblidhet në një kryeqendër të re me emrin Skander Begas. Ai shkruan për arsimin (shkollimi i detyruar nga mosha shtatë deri në trembëdhjetë vjeç dhe themelimi i dy universiteteve), për ndërtime publike (hekurudhë shqiptare), për kishë autoqefale, për bujqësi e industri. Ndonëse disi utopike në tablonë që jep, kjo monografi historike përbën manifestin e parë politik konkret për një Shqipëri të pavarur.

Madje, ëndrra për pavarësi të plotë ishte diçka e re e mjaft e guximshme përderisa, sipas arsyetimit të shumicës së intelektualëve shqiptarë të kohës, një Shqipëri autonome do të ishte më e sigurt brenda Perandorisë, e mbrojtur nga synimet armiqësore e agresive të fqinjëve grekë, serbë e malazezë, që pa dyshim, do ta mbytnin shtetin e vogël në rast lufte. Sami Frashëri në veprën e tij shkonte edhe më larg. Ky ishte testamenti që i linte popullit të vet - që ideali i lartë i pavarësisë së Shqipërisë ishte vërtet i realizueshëm. Gjatë gjithë historisë së tyre, shqiptarët shpesh kishin bërë emër jashtë, sidomos si nëpunës dhe shtetarë në shërbim të Portës së Lartë. Por Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri përfaqësonin, për herë të parë, një brez të ri intelektualësh shqiptarë që, edhe pse të mësuar në shkollat greke e të ushqyer me traditat e mëdha kulturore të Orientit, ia kushtuan tërë talentin dhe energjinë atdheut të tyre, Shqipërisë. Më 1937, eshtrat e Naim Frashërit u shpërngulën nga Turqia për në Tiranë për t'u prehur në rrethinat e kryeqytetit të ri të vogël, ndërsa ato të Abdylit më 1978 me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Sami Frashëri, i madhi Ôemseddin Sami, për arsye të ndihmesës së madhe ndaj kulturës turke, mbetet i varrosur në Stamboll.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:22 pm

9.4 Letërsia toske e Jugut të Shqipërisë nën ndikimin kulturor grek



Shqiptarët toskë në jug të vendit, ashtu si vëllezërit Frashëri, kishin qenë gjithmonë nën ndikimin e fortë të Greqisë e të kulturës ortodokse. Shqiptarë e grekë kishin jetuar për shekuj me radhë së bashku në këtë zonë kufitare midis Shqipërisë së jugut dhe Epirit. Me gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ngulimet e përziera dhe mungesa e një vije kufitare përfundimtare midis shtetit të ri të pavarur grek dhe Shqipërisë, e cila ishte pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane, e kishin kthyer këtë rajon politikisht në një fuçi baruti, e cila shpërtheu më në fund në luftërat ballkanike të fillimit të shekullit të njëzetë. Grekët i shihnin me mosbesim fqinjët e tyre të ashpër e të pabindur shqiptarë, kurse shqiptarët, nga ana e tyre, kishin qenë gjithmonë të lëkundur në qëndrimin ndaj grekëve. Shumë shqiptarë kishin përfituar nga shkollimi dhe kultura greke, çka u kishte ngulitur një adhurim të pafund për qytetërimin helen. Gjimnazi Zosimea i Janinës, sikundër e pamë, u jepte të rinjve shqiptarë të talentuar nga atdheu i tyre i thyer malor bazat e arsimit e të kulturës, si dhe mundësi për kontakte intelektuale me botën e jashtme. Por shqiptarët nuk ishin grekë dhe nuk do të zhyteshin plotësisht në këtë kulturë tipike mesdhetare. Përveç kësaj, shumica e shqiptarëve, një numër i madh në jug, ishin myslimanë e për këtë arsye shiheshin si turq nga grekët epirotë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk njihen për ndonjë ndjenjë të dukshme turkofile. Edhe autoritetet greke nuk tregoheshin të gatshme të kuptonin se jo të gjithë myslimanet e jugut shqiptar ishin turq, po ashtu si edhe jo të gjithë ortodokset ishin grekë. Ky qëndrim dhe ide të tilla, për shumë fusha të jetës greke, kanë ardhur si të tilla deri në ditet tona. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, veçanërisht kisha ortodokse greke shkoi tepër larg në masat e saj për të shtypur edhe shenjën më të vogël të veprimtarive kulturore të shqiptarëve. Kështu, veprime të padëmshme, si për hapjen e ndonjë shkolle në gjuhën shqipe, mund të sillnin shkishërime. Zgjimi kombëtar shqiptar dhe krahas tij rritja e ndërgjegjes kombëtare do të binin në konflikt me interesat greke. Shqiptarët e jugut patën shumë përfitime nga kultura greke, ndërkaq ata vuajtën mjaft asokohe nga shovinizmi kulturor grek.

Caku i fundit i ngulimeve shqiptare nuk ishte rajoni kufitar greko-shqiptar. Përkundrazi, një pjesë e mirë e Greqisë qendrore kishte qenë e populluar prej shqiptarësh nga shekulli i katërmbëdhjetë e këndej. Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, madje, shqipfolësit përbënin shumicën e popullsisë në një pjesë të mirë të Atikës, përfshirë rrethinat e Athinës, dhe në treva të gjera të Beotisë e të Peloponezit, sidomos në Eubenë e jugut, në Andros e në ishujt e gjirit të Saronisë. Shumë nga heronjtë e luftës greke për çlirim kishin qenë arvanitas (Miaulisi, Boçari, Bubulina, Kondurioti, Xhavella), kurse flota greke e kohës ishte pothuajse tërësisht një institucion në gjuhën shqipe (26).
Derisa arvanitasit kishin dhënë një ndihmesë me rëndësi për çlirimin e Greqisë në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, ata gjithashtu kishin për të luajtur rolin e tyre në zgjimin kombëtar shqiptar në gjysmën e dytë të këtij shekulli.

Nga të gjitha figurat toske të lëvizjes kombëtare shqiptare që qenë ngulur me banim në brigjet e Bosforit, askush tjetër nuk do të ishte aq aktiv për çështjen e zgjimit kombëtar sa Jani Vreto (27) (1820-1900). Vretoja lindi në fshatin Postenan afër Leskovikut, një qytet jo larg kufirit të sotëm me Greqinë, më 14 janar 1820. Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga 1843 deri 1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur Zosimea në Janinë, ku vëllezërit Frashëri, Kostandin Kristoforidhi dhe shumë intelektualë të tjerë shqiptarë morën bazat e arsimit e të kulturës e që i ushqeu Vretos së ri adhurimin e përjetshëm për kulturën helene. Është kjo arsye që Faik Konica më pas do ta quante grekoman. Po pikërisht këtu do t'i zgjohej Vretos për herë të parë interesimi për gjuhën e vendit të vet. Më 1847 ai hartoi një vjershë për Skënderbeun me alfabet grek dhe nisi të mbledhë fjalë të urta e këngë popullore shqiptare. Më 1854 u shpërngul në Konstantinopojë, ku i ati merrej me tregti. Atje punoi si sekretar në një shoqëri duhanesh dhe me fillimin e viteve shtatëdhjetë ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini (1811-1881), Sami Frashëri (1850-1904), Pashko Vasa (1825-1892) dhe Ferid pashë Vlora. Gjithashtu mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko (1820-1890), Spiro Dine (1846?-1922) dhe Thimi Thoma Kreji si dhe me Dhimitër Kamardën (1821-1882) dhe Jeronim De Radën (1814-1903) në Itali. Botimi i parë i Vretos ishte një gramatikë e greqishtes e përkthyer shqip, Grammatikê tês omilumenês hellênikês glôssês eis tên albanikên, Konstantinopojë 1866 (Gramatikë e greqishtes së folur në gjuhën shqipe). Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe punoi aktivisht për përmbushjen e qëllimeve të tij. Në maj 1878, pas daljes së një radhe artikujsh polemikë në shtypin grek, sidomos në gazetën Neologos, që shpallnin pretendime për treva që banoheshin nga shqiptarë në Epir, pretendime që ishin hedhur poshtë më parë nga Abdyl

__________________________________________________ _______________

26 kr. Xoxi 1991.

27 kr. Uçi 1965, Vreto 1973, Faensen 1980, f. 151-154, Qosja 1984, vëll. 2, f. 265-305, dhe Xholi 1987, f. 89-124.
__________________________________________________ _______________
Frashëri, Vretoja botoi një Apologia, Konstantinopojë 1878, në greqishte, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Anëtarët e këtij komisioni prej kohësh kishin mendime të ndryshme e nuk pajtoheshin në këtë çështje shqetësuese të alfabetit. Filoheleni Jani Vreto parapëlqente alfabetin grek, Pashko Vasa kishte propozuar të përdorej vetëm alfabeti latin, kurse Hasan Tahsini kishte shpikur një alfabet të tijin. Më në fund komisioni miratoi alfabetin e quajtur të Stambollit, të propozuar nga kryetari i atij komisioni, Sami Frashëri, që përmbante shkronja latine si dhe disa të tjera në stil grek. Më 1879 komisioni botoi një Allfabetare e gluhësë shqip, disa pjesë të së cilës u shkruan nga Vretoja, sidomos një shkrim me titullin Udhë e të shkruarit të gluhësë shqip. Më 12 tetor të atij viti ai gjithashtu mori pjesë në themelimin e shoqërisë me rëndësi historike Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip, e cila do t'ia kushtonte energjitë e veta botimit të librave shqip, sidomos të teksteve shkollore, si dhe hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Vretoja qe autor i një statuti (Kanonizmë) të shoqërisë, së cilës i ra barra të reagonte me zgjuarësi e në mënyrë diplomatike ndaj kundërshtimeve Osmane e, sidomos, ndaj qëndrimeve armiqësore greke për çështjen e zgjimit kulturor shqiptar. Pikërisht në këtë kohë ai u shkishërua nga mitropoliti ortodoks i Gjirokastrës, sepse paskësh bërë herezi 'duke krijuar një çështje shqiptare'. Në verë të vitit 1881, Vretoja shkoi në Bukuresht që të zgjonte interesimin për lëvizjen kombëtare ndër shumë shqiptarë që ishin ngulur me banim aty e nëpër Rumani, dhe themeloi në Bukuresht një seksion të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip.

Pas kthimit në Konstantinopojë, Vretoja punoi me energji për botimin e organit periodik Drita, që më pas mori emrin Dituria, e cila doli në Konstantinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885. Veprimtaritë e aktivistëve të lëvizjes kombëtare shqiptare në Konstantinopojë, sidomos ato të Jani Vretos, zunë të shihen përherë e më me dyshim nga autoritetet osmane, të cilët e kuptonin se përparimi dhe autonomia kulturore nuk mund të shpinin veçse në kërkesa politike e ndoshta territoriale. Vretoja u dërgua nga shoqëria jashtë për të organizuar lëvizjen kombëtare e për të mbledhur fonde. Në dhjetor 1884 ai bashkëpunoi për themelimin e shoqërisë Drita të Bukureshtit dhe shërbeu si sekretar i saj. Kjo shoqëri, e kryesuar nga Anastas Avramidi Lakçe, ngriti një shtypshkronjë shqiptare dhe më 1886 nisi misionin historik të botimit të librave në gjuhën shqipe. Vetëm në vitin e parë të punës dolën dhjetë libra të tillë, duke përfshirë dy libra të Vretos: Mirëvetija, Bukuresht 1886, dhe Numeratoreja, Bukuresht 1886. Praktikisht ishte Vretoja ai që bënte punët në shtypshkronjë. Ai faqoste tekstet, lexonte bocat dhe pastaj interesohej për lidhjen e librave dhe për shpërndarjen e tyre. Ndër librat e botuar aty ishte një vepër e shkruar në fillim me alfabet arab, Erveheja, Bukuresht 1888, e poetit mysliman Muhamet Kyçyku, i njohur edhe me emrin Muhamet Çami (1784-1844), të cilin Vretoja e transkriptoi në alfabetin e Stambollit e madje e pastroi nga orientalizmat. Një vit më pas ai botoi një vepër 158 faqesh me titull Radhuashkronjë, Bukuresht 1889 (Llogaritje), për tregtarët dhe biznesmenët shqiptarë në Rumani. Gjatë gjithë viteve nëntëdhjetë, siç ndodhte shpesh në lëvizjen kombëtare, ndër udhëheqësit shqiptarë në Bukuresht shpërthyen debate. Plaku Jani Vreto, që tani po jetonte në prag të varfërisë, ndjeu se i qe bërë padrejtësi kur publicisti Vissar Dodani (rreth v. 1857-1939) zgjodhi një alfabet të ri të shqipes, të përshtatur nga rumanishtja, për botimin e gazetës së tij Shqipëria, 1897-1899, duke prishur kështu punën e një jete të tërë të Vretos për përhapjen e përdorimit nga të gjithë të një alfabeti të vetëm shqip. Në tetor 1899, Vretoja u largua dhe vajti në Athinë. Vdiq në kryeqytetin grek në fillim të korrikut një vit më pas, me sa duket nga uria.

Po të lemë mënjanë poemën rinore me interes artistik të kufizuar, Istori e Skënderbeut, të shkruar më 1847 por të shtypur veç më 1897 në organin periodik të Bukureshtit Shqipëria, Jani Vretoja nuk ishte autor i ndonjë vepre të botuar, që mund të hynte në kategorinë e letërsisë shqiptare si të tillë, por ai ishte një eseist me rëndësi. Tekstet e tij mësimore, artikujt në fushën e meditimit filozofik dhe përkthimet nga veprat e filozofëve të lashtësisë, të gjitha të botuara në numrat e periodikëve që ai redaktonte vetë, si dhe traktati i tij mbi 'mirëvetijën' i shtypur më 1886, nuk qenë pa ndikim si për pasurimin e gjuhës letrare ashtu edhe në zhvillimin e mendimit teorik shqiptar. Por Jani Vretoja zë një vend të rëndësishëm në historinë e letërsisë shqiptare jo thjesht nga këto shkrime. Si një nga anëtarët më aktivë të Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në Konstantinopojë e më pas në Bukuresht, Vreto luajti një rol kyç në përmbushjen e një qëllimi madhor të intelektualëve shqiptarë të periudhës - botimit të librave në gjuhën shqipe. Shtypshkronja shqiptare në Bukuresht, që ai e ngriti dhe e vuri në punë, ishte po me rëndësi themelore për përparimin e letërsisë shqipe në fundin e shekullit të nëntëmbëdhjetë sa edhe ç'kishte qenë shpikja e shtypshkronjës së lëvizshme nga Johan Gutenbergu për kulturën evropiane katër shekuj e gjysmë më parë. Për të parën herë ajo u dha shkrimtarëve shqiptarë atë që kishin kërkuar gjithmonë: lexuesin.

Shtytje të dukshme zgjimit të ndërgjegjes kombëtare i dha edhe Panajot Kupitori (1821-1881), i njohur në greqishte si Panagiôtês Kupitorês. Ky dijetar nga ishulli Idhra (Hydra) studioi letërsi në Universitetin e Athinës. Punoi si drejtor shkolle në Lamia dhe Halkis para se të kthehej në Athinë ku, më 1876, u emërua mësues në gjimnazin Varvakion (greqisht: Barbakeion gymnasio), e më pas u bë drejtor, dhe për më tepër një figurë me emër në kryeqytetin grek. Veprimtaria e tij studimore e arsimore pati rëndësi për përparimin e kulturës greke dhe të kulturës shqiptare. Ai është autor i një numri veprash greqisht, ndër to edhe një studim mbi ritmin në himnografinë ekleziastike greke dhe një fjalor latinisht-greqisht; thuhet edhe se ka organizuar një shkollë mbrëmjeje ku mësohej shqipja me alfabet grek. Për sa u përket studimeve shqiptare, Kupitori mbahet mend kryesisht si autor i një studimi greqisht me titull Albanikai meletai. Pragmateia historikê kai filologikê peri tês glôssês kai tu ethnus tôn Albanôn, Athinë 1879 (Studime shqiptare. Punim historik dhe filologjik mbi popullin dhe gjuhën shqipe). Kjo monografi me 62 faqe përmban të dhëna të ndryshme për çështje si historia e lashtë e Shqipërisë dhe prejardhja e gjuhës shqipe. Por duhet thënë se ajo gjithashtu riprodhon mjaft nga ato thashethemet dhe keqinformimet për shqiptarët, që mbizotëronin në studimet e mesit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Kupitori shkroi edhe një varg artikujsh mbi gjuhën shqipe, një studim për vetën e tretë të përemrit vetor të shqipes në dialektin e vendlindjes së tij, si dhe hartoi një fjalor të shqipes që ka mbetur i pabotuar. Dorëshkrimi i kësaj vepre të fundit u ble nga shoqata etimologjike dhe historike greke më 1926 dhe sot nuk dihet se ku ndodhet. Përveç këtyre veprave, për Kupitorin flitet të ketë botuar një abetare të shqipes më 1879 ndonëse ndonjë dëshmi për këtë nuk ka.

Me ndikim më të madh në letërsinë shqiptare është personaliteti kombëtar, botuesi dhe shkrimtari Anastas Kullurioti (28) (1822-1887) nga Athina. Kullurioti lindi në lagjen Plaka të kryeqytetit grek. Kjo lagje e vjetër edhe sot qendër turistike e Athinës rrëzë Akropolit, banuar asokohe nga shqiptarë, ende mban emrin e vet shqiptar. Në rini Kullurioti emigroi në Amerikë dhe thuhet se atje i eci mirë e bëri pasuri, sikundër thonë për të gjithë emigrantët shqiptarë të atjeshëm. Me t'u kthyer në Greqi, themeloi gazetën e përjavshme Hê fônê tês Albanias (Zëri i Shqipërisë), një periodik kombëtar i zjarrtë në gjuhën greke me ndonjë artikull të rastit në shqipe. Doli nga shtatori 1879 deri në gusht 1880 në gjithsej dyzet numra. Tre qëllimet kryesore të kësaj gazete e të veprimtarisë kombëtare të Kulluriotit në përgjithësi ishin: krijimi i një partie politike shqiptare në Greqi, hapja e shkollave në gjuhën shqipe dhe çlirimi i Shqipërisë nga zgjedha turke. Në fillim të viteve tetëdhjetë, Kullurioti bëri një udhëtim në Shqipërinë e jugut për të kërkuar përkrahje për çështjen kombëtare, një veprimtari kjo që doemos e vuri në konflikt edhe me autoritetet turke, edhe me ato greke. Në Gjirokastër, me kërkesën e konsullit grek, u

__________________________________________________ _______________

28 kr. Shuteriqi 1977, f. 335-356, Reso 1981, dhe Reso në Bihiku (red.) 1981, f. 491-507.
__________________________________________________ _______________
arrestua nga autoritetet osmane dhe u dëbua në Korfuz. Në Greqi e mbajtën për ca kohë në burg dhe thuhet se vdiq i helmuar në fillim të vitit 1887. Kullurioti mbahet mend jo vetëm si një botues, por edhe për librin e tij Avabatar arbëror ose Albanikon alfabêtarion, Athinë 1882 (Abetare shqip), një abetare dygjuhëshe në dialektin e vendlindjes së tij. Kjo përmbante veç të tjerave edhe një hyrje në gramatikën e gjuhës shqipe dhe një tufë përrallash, vargjesh popullore e proverbash shqip e greqisht. Po atë vit Kullurioti nxori një libër këndimi shqip me 116 faqe me titull Klumësht për foshnja, Athinë 1882, me tekstin në dy gjuhë, pa dyshim një nga veprat më të hershme të letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe. Njëra nga vjershat e tij u botua nga Spiro Dinia më 1908 në antologjinë Valët e detit. Kulluriotin më fort e interesonte ruajtja e trashëgimisë kulturore shqiptare në Greqi sesa krijimtaria letrare. Ai ishte shumë i interesuar, për shembull, për letërsinë gojore shqiptare dhe arvanitase dhe qe autori i një fletoreje 196 faqesh me këngë popullore shqiptare, ende e pabotuar, që tani ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Kjo fletore (29) përmban këngë popullore që Kullurioti i mblodhi vetë, dhjetë nga të cilat, çka është mjaft interesante, me një përkthim anglisht midis radhëve. Aty gjejmë edhe një transkriptim të përmbledhjes me këngë popullore të botuara nga konsulli austriak Johan Georg fon Han (Johann Georg von Hahn) më 1854, si dhe disa përkthime nga Bibla (Psallmet e Davidit 1-15 dhe Shën Mateut 23).

Si botues e si figurë kombëtare, Anastas Kullurioti dha një ndihmesë të dukshme për zgjimin e identitetit kombëtar ndër shqiptarët e Greqisë e të Shqipërisë së jugut. Kultura vendëse e Shqipërisë së jugut do të mbetej gjallë e do të zhvillohej si rezultat i veprimtarive të intelektualëve rilindës. Ndërkaq brenda Greqisë qendrore dhe jugore, shqiptarët, megjithëse në numër të madh, u asimiluan aq shpejt në dhjetëvjeçarët që erdhën, saqë atje pati shumë pak krijimtari letrare në gjuhën shqipe. Kemi një vjershë të një Gjergj Dhriva ose Dhrëva nga ishulli Idhra, që u botua nga Dhimitër Kamarda (1821-1882) në antologjinë A Dora d'Istria gli Albanesi, Livorno 1870 (Dora d'Istrias shqiptarët), si dhe një tjetër nga një që njihet pakëz më shumë, Jani Botasi (1839-1924), politikan greko-shqiptar. Botasi, pas studimeve në Athinë, emigroi në Shtetet e Bashkuara. Por, ashtu si Kullurioti, u kthye në Greqi më 1874, nisi karrierë në politikë dhe u bë deputet në parlamentin grek. Më 1899 u zgjodh president i shoqatës greke të historisë dhe etnografisë, post që do ta mbante për tridhjetë vjet. Në poezinë e tij shqip Botasi këndon bëmat e vendlindjes, si dhe ishullit Spece (Spetsai), gjatë luftës greke për çlirim. Me këta autorë rryma e veçantë greko-shqiptare e letërsisë shqiptare të shkruar mbaron e nuk shkon më tutje. Ndonëse gjuha shqipe (arbërisht) ende flitet nga të moshuarit në rreth 320 fshatra në Greqinë e sotme, ajo nuk i ka bërë ballë batërdisë së asimilimit kulturor dhe prej kohësh ka zbritur në nivelin e një të folmeje fshati. U takon folkloristëve tani të regjistrojnë atë që ka mbetur nga letërsia gojore në kujtesën kolektive të arvanitasve para se koha ta shuajë edhe atë përfundimisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:23 pm

9.5 Shkrimtarët gegë veriorë të Shkodrës



Në Shqipërinë veriore lëvizja e zgjimit kombëtar, Rilindja, do të zinte rrënjë më me ngadalë se në pjesën jugore. Terreni i ashpër malor dhe struktura fisnore feudale e popullsisë që banonte në luginat pak pjellore e të izoluara të veriut i kishin bërë gegët tipa të veçantë, malësorë të lirë, të fortë, të ashpër e të pavarur, që jetonin sipas zakoneve dhe ligjeve të tyre

__________________________________________________ _________________

29 kr. Shuteriqi 1977, f. 335-356.
__________________________________________________ _________________

tradicionale. Me që mjetet e komunikimit dhe transporti qenë mjaft të vështirë në malësinë e thyer të Alpeve të Shqipërisë së veriut, të mbuluara me borë në dimër e të thata e zhuritëse në verë, shumica e këtyre fiseve kishin pak lidhje me botën e jashtme. Përhapja e dukurisë së gjakmarrjes ndër ta dhe përvoja me forcat dhe trupat e tagrambledhësit osmanë u kishte mësuar të hapnin sytë mirë e të ruheshin nga çdo gjë që vinte nga jashtë. Ligjet tradicionale, si Kanuni
i Lekë Dukagjinit, drejtonin dhe rregullonin të gjitha anët e jetës në këto malësi (30).

Vetëm në qytetin hibrid të Shkodrës me klasën e vet tregtare dhe me mundësinë e daljes në det, urtësia tradicionale malësore mundi të pasurohej me bazat e një edukimi të rregullt në shkollat e rralla të huaja, dhe pikërisht këtu kultura shqiptare e veriut filloi të lulëzojë. Fiset e Shqipërisë së veriut kishin pak gjëra të përbashkëta mes tyre, pa folur më shumë për dallimet me toskët në jug. Megjithatë, kundërshtimi ndaj sundimit turk apo çdo ndryshimi në të, që u shpreh në kryengritjet njëra pas tjetrës gjatë gjithë shekullit të nëntëmbëdhjetë, si dhe meraku i përhershëm për ekspansionizmin malazez në drejtim të jugut, ushqeu te gegët një ndjenjë kombëtare mbarëshqiptare.

Një figurë nga Shqipëria veriore që luajti rol vendimtar në kulturën e Rilindjes të shekullit të nëntëmbëdhjetë ishte Pashko Vasa (31) (1825-1892), i njohur edhe me emrat Wassa Effendi, Vaso Pasha, apo Vaso Pasha Shkodrani. Ky burrë shteti, poet, romancier dhe atdhetar ka lindur më 17 shtator 1825 në Shkodër. Nga 1842 deri 1847 punoi si sekretar i konsullatës britanike në këtë qytet të Shqipërisë veriore, ku pati mundësi të përsoste njohuritë e veta në një numër gjuhësh të huaja: italisht, frëngjisht, turqisht dhe greqisht. Dinte edhe pak anglisht e serbokroatisht, kurse më vonë mësoi edhe arabishten. Më 1847, mbushur me ideale e guxim në mendje e në zemër, u nis për në Itali në vigjilje të ngjarjeve të vrullshme që do të ndodhnin atje si dhe nëpër Evropë më 1848. Prej tij kemi edhe dy letra të shkruara në Bolonjë në verë të atij viti revolucionesh, në të cilat ai shpreh qartë pikëpamjet e veta republikane e antiklerikale. Më pas e gjejmë në Venedik ku mori pjesë në betejën e Margerës (Marghera) më 4 maj 1849, gjatë kryengritjes venedikase kundër austriakëve. Pas mbërritjes së trupave austriake më 28 gusht të atij viti Pashko Vasa u shtrëngua të ikë në Ankonë ku, si qytetar osman, u dëbua e u dërgua në Konstantinopojë. Për atë çka pa e përjetoi në Itali, botoi pas një viti librin La mia prigionia, episodio storico dell'assedio di Venezia, Konstantinopojë 1850 (Burgimi im, episod historik nga rrethimi i Venedikut).

Nuk është e rastit që kjo biografi historike italisht mban një titull të ngjashëm me atë të kujtimeve të famshme të atdhetarit dhe dramaturgut italian Silvio Pellico (1789-1845), Le mie prigioni (Burgjet e mija), botuar më 1832. Në Konstantinopojë, pas një periudhe fillestare varfërie e vështirësish, ai fitoi një vend pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, nga ku u dërgua më pas në Ambasadën Perandorake Osmane në Londër për një farë kohe. Më vonë kreu detyra të ndryshme me përgjegjësi në shërbim të Portës së Lartë. Më 1863, falë njohurive për gjuhën serbokroate, siç na thotë vetë, u emërua sekretar dhe përkthyes i Ahmed Xhevdet pashës, shtetar dhe historian osman, në një mision në Bosnjë dhe Hercegovinë, që zgjati njëzet muaj, nga pranvera e vitit 1863 në tetor 1864. Ngjarjet e lidhura me këtë mision i përshkroi në La Bosnie et l'Herzégovine pendant la mission de Djevdet Efendi, Konstantinopojë 1865 (Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut). Rreth vitit 1867 e gjejmë në Halep. Pak vjet më pas botoi një vepër, tani të rrallë, me interes historik,

__________________________________________________ _________________

30 Për ligjet malësore tradicionale dhe Kanunin e Lekë Dukagjinit, kr. N. Ashta 1897-1899, 1901-1902, L. Mjeda 1898-1899, Thallóczy 1916, 1, f. 409-462, Gjeçovi 1933, 1941, 1993, Villari 1940, M. Hasluck 1954, Fox 1989, Del Re & Gustincich 1993, Illia 1993, dhe Baxhaku & Kaser 1996.

31 kr. Khair 1973, Kastrati 1975, Bala 1979, Qosja 1984, vëll. 2, f. 306-348, Vasa 1987 dhe 1989.

__________________________________________________ _________________

Esquisse historique sur le Monténégro d'après les traditions de l'Albanie, Konstantinopojë 1872 (Skicë historike e Malit të Zi sipas traditave shqiptare).
Megjithëse punonte në funksione të ndryshme për Portën, Pashko Vasa nuk e harroi kurrë atdheun e tij, Shqipërinë. Në vjeshtë të vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare në Konstantinopojë. Nëpërmjet kontakteve që pati atje, mori pjesë edhe në organizimin e Lidhjes së Prizrenit më 1878. Pa dyshim, ai ishte edhe një nga autorët e Memorandumit për Autonominë e Shqipërisë dorëzuar Ambasadës Britanike në Konstantinopojë. Së bashku me figura të tjera kombëtare në brigjet e Bosforit, si hoxhë Hasan Tahsini, Jani Vreto dhe Sami Frashëri, ai luajti rol në krijimin e një alfabeti të shqipes dhe, lidhur me këtë, botoi një broshurë 16 faqesh me titull L'alphabet latin appliqué à la langue albanaise, Konstantinopojë 1878 (Alfabeti latin zbatuar për gjuhën shqipe), në mbështetje të një alfabeti me shkronja vetëm latine. Ai ishte edhe anëtar i Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip, themeluar në Konstantinopojë më 12 tetor 1879 për të nxitur shtypjen dhe përhapjen e librave në gjuhën shqipe. Më 1879 Pashko Vasa punoi në Varna buzë Detit të Zi në administratën e vilajetit te Edrenesë me Ismail Qemal bej Vlorën (1844-1919). Gjithashtu mori titullin pasha dhe më 18 korrik 1883 u bë guvernator i Libanit, post që sipas traktateve ndërkombëtare i jepej një katoliku me shtetësi osmane, dhe post që me sa duket ai e mbajti, siç e ka pasur Libani traditë edhe atëhere e siç e ka edhe tani, në një atmosferë korrupsioni levantin e intrigash familjare. Atje kaloi vitet e fundit të jetës deri sa vdiq në Beirut pas një sëmundjeje të gjatë më 29 qershor 1892. Më 1978, në njëqindvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, eshtrat e tij u sollën nga Libani e u vunë në një varr modest në Shkodër (32).

Ndonëse, si nëpunës civil i shërbeu me besnikëri Perandorisë Osmane, Pashko Vasa energjitë e tij si shkrimtar shumëgjuhësh ia kushtoi lëvizjes kombëtare shqiptare. I vetëdijshëm për rëndësinë e Evropës në luftën e Shqipërisë për t'u njohur, ai botoi La vérité sur l'Albanie et les Albanais. Etude historique et critique, Paris 1879 (E vërteta për Shqipërinë dhe shqiptarët. Studim historik dhe kritik), monografi historike e politike që doli në një përkthim anglisht me titull The truth on Albania and the Albanians. Historical and critical study, Londër 1879, si dhe në shqipe, gjermanishte, turqishte e greqishte po atë vit, e më vonë në arabishte (1884) e në italishte (1916). Varianti shqip, Shqypnija e shqyptart, u botua në Allfabetare e gluhësë shqip, Konstantinopojë 1879, krahas veprës së Sami Frashërit dhe Jani Vretos. Në këtë traktat të hartuar që të informonte lexuesin evropian për popullin e vet, ai jep një pasqyrë të historisë së Shqipërisë nga pellazgët dhe ilirët e lashtë e deri në kohën e tij dhe shtjellon rrugët dhe mjetet për zhvillimin dhe përparimin e kombit.

Duke mos bërë aspak thirrje për pavarësi të Shqipërisë dhe për më tepër as për autonomi brenda Perandorisë, Pashko Vasa propozonte thjesht unifikimin e të gjitha trevave shqipfolëse në një vilajet të vetëm dhe deri diku një farë qeverisje lokale. Mundësia e një shteti sovran shqiptar ende nuk mund të mendohej. Ai nuk do të rronte aq sa të lexonte traktatin, që e zumë në gojë, të Sami Frashërit Shqipëria çka qenë, ç'është e çdo të bëhetë, të shtypur njëzet vjet më pas, ku del i pjekur përfundimisht nocioni i pavarësisë së plotë. Për ta bërë gjuhën shqipe më të njohur e për t'u dhënë evropianëve të tjera mundësi për ta mësuar, ai botoi Grammaire albanaise à l'usage de ceux qui désirent appendre cette langue sans l'aide d'un maître, Ludgate Hill 1887 (Gramatika e shqipes për ata që duan ta mësojnë këtë gjuhë pa mësues), një nga gramatikat më të rralla të kohës (33). Pashko Vasa ishte edhe autori i një numri veprash letrare të shquara. E para nga këto është një vëllim me poezi italisht me titull Rose e spine, Konstantinopojë 1873 (Trëndafila dhe

__________________________________________________ _________________

32 kr. Mobarak 1989.

33 kr. Kastrati 1992.
__________________________________________________ _________________

gjëmba) (34), me dyzet e një vjersha plot ndjenjë (gjithsej rreth 1600 vargje) kushtuar temave të dashurisë, vuajtjeve shpirtërore, vetmisë dhe vdekjes sipas traditave të poezisë romantike të paraardhësve të tij evropianë Xhakomo Leopardi (Giacomo Leopardi, 1798-1837), Alfons de Lamartin (Alphonse de Lamartine, 1790-1869) dhe Alfred de Mysé (Alfred de Musset, 1810-1857). Ndër temat që trajtojnë këto vjersha përsiatëse, dy ndër të cilat u kushtohen poetëve italianë Françesko Petrarka (Francesco Petrarcha, 1304-1374) dhe Torkuato Taso (Torquato Tasso, 1544-1595), janë jeta në mërgim dhe tragjedia familjare, pasqyrim i jetës vetjake të Pashko Vasës. Gruaja e tij e parë, Drandja, me të cilën qe martuar më 1855, si dhe katër nga pesë fëmijët me të i vdiqën sa qe vetë gjallë, por edhe më pas e ndoqi fati tragjik familjar. Më 1884, pak kohë pasi qe emëruar guvernator në Liban, gruaja e tij e dytë Katerina Bonati, i vdiq nga tuberkulozi, ashtu siç i vdiq edhe e bija që i pat mbetur gjallë, Roza, më 1887.

Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise, Paris 1890 (Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare), është një roman në gjuhën frënge që Pashko Vasa e botoi në Paris me pseudonimin Albanus Albano po atë vit që përmbledhja e shquar poetike e Naim Frashërit Luletë e verësë doli në Bukuresht. 'Bardha e Temalit', edhe pse jo në shqipe, është, pas prozës shumë të shkurtër të Sami Frashërit 'Dashuria e Talatit me Fitneten', romani më i vjetër i shkruar e i botuar nga një shqiptar dhe pa dyshim romani më i vjetër me temë shqiptare. Me ngjarjet e vendosura në Shkodër më 1842, ky roman - feuilleton me ndërtim klasik, tepër sentimental për shijet e sotme, ndjek travajet e vajzës së bukur, por të martuar Bardha dhe të dashurit të saj, djaloshit Aradi. Është shkruar jo vetëm si një histori zbavitëse dashurie, por edhe për t'i dhënë lexuesit perëndimor njohuri për doket dhe zakonet e shqiptarëve të Veriut. Madje natyra e tepruar informative e kësaj historie në prozë është edhe një nga dobësitë artistike më të mëdha të saj. Bardha është pa dyshim personifikimi i vetë Shqipërisë, e cila bashkëjeton me shtete e fuqi të tjera jashtë vullnetit të saj. Përveç karakterit didaktik dhe ndonjë pretendimi letrar që mund të ketë pasur autori, 'Bardha e Temalit' ka një sfond politik më të veçantë. Nga disa intelektualë shqiptarë të kohës ajo u interpretua si mjet për diskreditimin e fisit të Gjonmarkajve, të cilët, në bashkëpunim të fshehtë me abatët e fuqishëm të Mirditës, sundonin në krahinën e Shkodrës (35). Ka të ngjarë që për këtë arsye e botoi me pseudonimin Albanus Albano. Vepra nuk dihet të ketë pasur ndonjë jehonë të veçantë në shtypin frëng të kohës, kurse në gjuhën shqipe më në fund u përkthye nga Ymer Jaka (l. 1937) më 1969.

Ndonëse shumica e botimeve të Pashko Vasës qenë në frëngjishte e italishte, është një vjershë, ndoshta vjersha më popullore e më me ndikim e shkruar ndonjëherë në gjuhën shqipe, që i ka siguruar një vend të merituar në historinë e letërsisë shqiptare, e famshmja O moj Shqypni. Kjo thirrje prekëse e emocionuese për zgjim kombëtar mendohet të jetë shkruar aty diku midis vitit 1878, viti dramatik i Lidhjes së Prizrenit, dhe vitit 1880. Ajo u botua për herë të parë nga gjuhëtari çek Jan Urban Jarnik (1848-1923) më 188136. Një kopje tjetër e kësaj vjershe me 72 vargje, e cila fillon me fjalët Mori Shqypni, është gjetur në arkivin e De Radës në Biblioteca Civica të Kozencës në shtator 1975 dhe për një farë kohe u mendua se ishte shkruar nga dora e Pashko Vasës. Por, pas një shqyrtimi më të imët, ky variant, që i ishte dërguar Jeronim De Radës më 1881, doli se ishte me shkrimin e Sami Frashërit. Një variant i tretë i kësaj vjershe është gjetur në arkivat e Thimi Mitkos në Aleksandri (37). Këtu po japim të plotë

__________________________________________________ _________________

34 kr. K. Kodra 1992.

35 kr. Hetzer 1991a, f. 148-151.

36 kr. Jarnik 1881, f. 3-6.

37 kr. Bulo 1986.
__________________________________________________ _________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:23 pm

variantin e Jarnikut:

"O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qit me krye n'hi?
Ti ke pas ken nji zoj e rand,
Burrat e dheut të thirshin nan.
Ke pas shum t'mira e shum begati,
Me varza t'bukra e me djelm t'ri.
Gja e vend shum, ara e bashtina,
Me arm të bardha e me pushk ltina,
Me burra trima e me gra t'dlira
Ti ndër gjith shoqet ke ken ma e mira.

Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i Shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka ken për luft e n'luft ka dekun
E dhunë mprapa kurr s'i ka metun.
Kur ka lidh besën burri i Shqypnis,
I ka shti dridhën gjith Rumelis;
Ndër lufta t'rrebta gjithkund ka ra,
Me faqe t'bardh gjithmon asht da.

Por sot, Shqypni, po m'thuej, si je?
Por sikur lisi rrxuem për dhe!
Shkon, bota sipri, me kamb e shklet,
E nji fjal t'ambël kurrkush s'ia flet.
Si mal me bor, si fush me lule,
Ke pas ken veshun, sot je me crule
E nuk t'ka metun as emn as bes,
Vet e ke prishun për faqe t'zez.

Shqyptar, me vllazën jeni t'u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thon kam fe, sa thon kam din,
Njeni: jam turk, tjetri: latin
Do thom: jam grek, shkje disa tjerë,
Por jeni vllazën, t'gjith, more t'mjer!
Priftnit e hoxhët ju kan hutue,
Për me ju da e me ju vorfnue.
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e me motër;
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhën as gjakun tuej.

Kjani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqyptari u zu si zok ndër leqe!
Kjani ju trima, bashk me ne,
Se ra Shqypnija me faqe n'dhe,

E s'i ka metun as buk as mish,
As zjarm në votër as drit as pish,
As gjak në faqe as nder ndër shok,
Por asht rrëxue e bamun trok!

Mblidhnju ju varza, mblidhnju ju gra,
Me ata sy t'bukur q'dini me kja,
Eni t'vajtojm Shqypnin e mjer
Qi met e shkret pa emn, pa nder,
Ka met e vej si grue pa burr,
Ka met si nan qi s'pat djal kurr!

Kujt i ban zemra me e lan me dek
Kët far trimneshet qi sot asht mek?
Kët nan të dashtun e do ta lam,
Qi njeri i huej ta shklas me kamb?

Jo! jo! Kët marre askush s'e do,
Kët faqe t'zez gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnija,
Me pushk në dor le t'des trimnija.

Çonju, shqyptar, prej gjumit çonju,
Të gjith si vllazën n'nji bes shtrëngonju,
E mos shikjoni kish e xhamija,
Feja e shqyptarit asht shqyptarija!

Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap edhe rrezë,
Asht tok e jona, t'part na e kan lan,
Kush mos na e preki, se desim t'tan!
Desim si burrat qi diqne motit
E mos turpnohna përpara Zotit!"



Pashko Vasa i prek thellë ndjenjat e lexuesit shqiptar kur Shqipërinë e krahason sikur lisi rrxuem për dhe! ose, edhe më tepër, si zoj e rand e shkelur dhe e turpëruar nga të huajt. Lidhur me këtë, është me interes të theksojmë se, në vlerat patriarkale të kohës, ishte burri ai që duhet të mbante turpin kur përdhunohej e shoqja apo e motra. Vasa gjithashtu thekson karakterin përçarës të fesë në gjirin e popullit të tij dhe shpall: Feja e shqyptarit asht shqyptarija, shprehje e cila zuri vend në mendimin e luftëtarëve kombëtarë shqiptarë gjatë periudhës së Rilindjes e më pas.
Dom Ndoc Nikaj (38) (1864-1951), prozator dhe botues nga Shqipëria veriore, është quajtur babai i romanit shqiptar. Nikaj studioi në kolegjin jezuit Kolegjia Papnore Shqyptare në Shkodër, u shugurua më 1888 dhe më pas punoi si prift famullie në malësinë e Shkrelit. Që në moshë të re, edhe ai ia kushtoi energjitë të tij lëvizjes kombëtare për çlirimin e popullit nga pushtimi i huaj. Së bashku me Preng Doçin (1846-1917), ai themeloi Lidhjen e mshehët, e cila hapi udhën për kryengritjen që filloi më 25 mars 1910. Ndërkaq, ai ishte edhe anëtar i shoqërisë

__________________________________________________ _________________

38 kr. Lacaj 1963 dhe Plasari 1991d.
__________________________________________________ _________________

letrare Bashkimi në Shkodër. Me pseudonimin Nakdo Monici, ai bashkëpunoi aktivisht me organin e njohur periodik të Faik Konicës Albania, të botuar në Bruksel e më pas në Londër. Vetë si botues, Nikaj e nisi karierën duke themeluar më 1 janar 1910 gazetën e përjavshme Koha. Në numrin e dytë ai ia ndryshoi emrin në Bashkimi, me siguri për të theksuar afërinë me shoqërinë letrare me të njejtin emër. Kjo gazetë me katër faqe në shqip botonte artikuj për politikën, çështjet shoqërore, kulturën, letërsinë dhe ekonominë, dhe vazhdoi kështu deri afër vitit 1912. Në pranverën e vitit 1913 Ndoc Nikaj themeloi një gazetë tjetër, Besa Shqyptare, që dilte dy deri katër herë në javë gjer më 1921. Aty botohej edhe ndonjë artikull gjermanisht e italisht. Pas një periudhe të shkurtër, nga 29 korriku 1915 po kjo gazetë pati emrin Zani i Shkodërs. Përveç punës për nxjerrje gazetash, Ndoc Nikaj kishte edhe firmën e vet të vogël botuese Shtypshkroja Nikaj (39), të themeluar më 1909, ku u botuan shumë nga veprat e tij dhe të të tjerëve. Këtu ai shtypi libra këndimi në gjuhën shqipe, revista periodike si Hylli i Dritës dhe dhjetëra vepra të tjera. Ndonëse firma botuese nuk i dilte me fitim financiar, biznesmeni Nikaj dinte si të kompensonte humbjen me fitime në fusha të tjera më të leverdisshme si ato të tregtisë së lëndës së drurit apo të armëve.
Pas Luftës së Parë Botërore, Nikaj iu kthye më fort shkrimeve, dhe botoi libra shkollorë, libra fetarë për kishat, si dhe ndonjë prozë letrare. Më 1921 u arrestua dhe bëri dyzetegjashtë ditë burg në Tiranë për arsye që nuk dihen, kurse që rreth vitit 1924 nuk shkroi më. Për jetën personale në vitet e mëvonëshme deri në fundin e Luftës II Botërore dihet pak. Në kuadrin e përndjekjeve ndaj klerit katolik në Shqipërinë e veriut në fund të Luftës së Dytë Botërore, dom Ndoc Nikaj u arrestua nga komunistët më 1946, në moshën tetëdhjetedy vjeç, me akuzën absurde të planeve për përmbysjen e qeverisë me dhunë, dhe vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë, në janar 1951, që është më shumë se një fund tragjik për një figurë të madhe të kulturës shqiptare.

Ndër botimet e shquara arsimore, fetare e didaktike të Nikajt përmenden: një libër 320 faqesh Vakinat e scêites kisc, Romë 1888 (Historia e kishës së shenjtë); Bleta nner lule t'Parrizit, Shkodër 1899; libri 416 faqesh Historia e Shcypniis , Bruksel 1902, Shkodër 1917; përkthimi i një historie italisht të Turqisë, Historia e Turkiis, Londër 1902, e cila shërbeu si tekst për shkollat, si dhe vepra të tjera ekleziastike. Në fushën e letërsisë artistike Nikaj është autor i shumë vëllimeve, kryesisht në prozë, që tani pothuajse nuk gjenden, si dhe i ndonjë drame. Ndër më të njohurat janë novelat: Marzia e ksctenimi n'filles t'vet, Shkodër 1892; Fejesa n'djep a se Ulqini i mârrun, Shkodër 1913; dhe Shkodra e rrethueme, Shkodër 1913. Kjo e fundit është një histori, në formën e një romani të shkurtër, për rrethimin e Shkodrës gjatë luftës ballkanike të vitit 1912. Vepra të tjera janë tregimet historike të dashurisë Bukurusha, Shkodër 1918, subjekti i së cilës shtjellohet në vitet 1478-1479; Lulet në thes, Shkodër 1920, subjekti i së cilës shtjellohet në vitet 1830-1833; Burbuqja, Shkodër 1920, me subjekt nga vitet 1815-1817; dhe pjesa teatrale për vajza Motra për vllàn, Shkodër 1921. Edhe pse Nikaj ishte në gjendje t'i botonte të gjitha veprat e tij të mëvonëshme në shtypshkronjën e vet, me sa duket i ka shtypur në tirazh mjaft të kufizuar, sepse sot veprat e tij është shumë vështirë të gjenden. Pas vdekjes së tij vetëm Shkodra e rrethueme dhe Bukurusha janë ribotuar.

Heshtja për të mos botuar të tjera nga ky autor i njohur si 'babai i romanit shqiptar' ka ardhur patjetër ngaqë autoritetet komuniste të Tiranës e ndienin veten ngushtë për shkak të fundit të tij tragjik. Është e qartë se Ndoc Nikaj dha një ndihmesë të dukshme për zhvillimin e prozës shqiptare, e cila në fillim të shekullit ishte ende në shpërgënj. Për sa i përket romanit, që zakonisht cilësohet pak a shumë një vepër në prozë mbi dyqind faqe, me sa duket asnjë libër i Nikajt nuk hyn në atë kategori. Deri në këtë periudhë të historisë së letërsisë, romane të botuara

__________________________________________________ _________________

39 Për një pasqyrë mbi veprimtarinë e kësaj shtypshkronje, kr. revista Leka, Shkodër, IX, 8-12 (1937), f. 680-684.
__________________________________________________ _________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:23 pm

në gjuhën shqipe nuk ka pasur fare. Të vetmet romane shqiptare që mund të përmenden, ose janë shkruar në gjuhë të huaja, si p.sh. TaaÕÕuk-u Tal'at ve Fitnat (Dashuria e Talatit me Fitneten) i Sami Frashërit në turqishte, botuar më 1872, dhe Bardha de Témal, scènes de la vie albanaise, Paris 1890 (Bardha e Temalit, skena nga jeta shqiptare) i Pashko Vasës në frëngjishte, ose kanë mbetur të pabotuar, si vepra 282-faqesh e papërfunduar e Françesk Anton Santorit Sofia Kominiate. Vetëm kur në duart e tyre të kenë edhe vepra të tjera të Nikajt, kritikët
do të jenë në gjendje të gjykojnë nëse epiteti 'baba i romanit shqiptar' është i përligjur apo jo. Tani për tani më i saktë do të ishte cilësimi 'baba i prozës gege të shekullit të njëzetë', nëse terma të tillë kategorikë e të sipërfaqshëm mund të kenë ose jo ndonjë kuptim.

Po nga Shkodra ishte Luigj Gurakuqi (40) (1879-1925), shkrimtar dhe figurë politike madhore e Rilindjes në Shqipërinë veriore. Lindur më 19 shkurt 1879, Gurakuqi ndoqi studimet në Kolegjin Saverian të drejtuar nga jezuitët në Shkodrën e tij të lindjes, një nga shkollat më të mira në vend asokohe. I nxitur nga mësuesit e tij Anton Xanoni (1862-1915) dhe Gaspër Jakova Merturi (1870-1941) ai nisi të shkruajë poezi në italishte, latinishte dhe shqipe, këto të fundit të botuara në revistën jezuite të kulturës fetare Elçija i Zemers t'Jezu Krisctit. Më 1897 vajti në Itali për studime në kolegjin italo-shqiptar të Shën Mitrit nën drejtimin e Jeronim De Radës (1814-1903), i cili do të ushtronte një ndikim të fortë mbi të. Ai gjithashtu studioi për mjekësi tre vjet në Napoli, por interesimet e tij kryesore ishin shkencat natyrore dhe shoqërore. Në Napoli ra në kontakt me figura politike dhe letrare arbëreshe si studiuesi Zef Skiro (1865-1927) dhe bashkëpunoi me organet periodike arbëreshe La Nazione albanese (Kombi shqiptar) i botuar nga Anselmo Lorekio dhe La nuova Albania (Shqipëria e re) botuar nga Xhenaro Lusi (Gennaro Lusi). Po në Napoli Luigj Gurakuqi botoi tekste shkollore shqiptare dhe një libër mbi prozodinë. Më 1908, pas revolucionit të xhonturqve, Gurakuqi u kthye përfundimisht në Shqipëri dhe pas pak kohe u bë figurë udhëheqëse në lëvizjen kombëtare që shpuri në pavarësinë e vendit më 1912. Në nëntor 1908, së bashku me Gjergj Fishtën, ai përfaqësoi shoqërinë letrare Bashkimi të Shkodrës në Kongresin e Manastirit. Gurakuqi qe zëvendës- kryetar i këtij kongresi dhe u zgjodh në komisionin të cilit iu dha detyra e vështirë për të vendosur për një alfabet përfundimtar të gjuhës shqipe. Në shtator 1909 mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, i cili u mbajt për të organizuar arsimin dhe mësimdhënien në gjuhën shqipe. Kur u hap në Elbasan më 1 dhjetor 1909 shkolla e parë shqiptare për përgatitjen e mësuesve, Shkolla Normale, Luigj Gurakuqi u emërua drejtor i saj. Gurakuqi ishte edhe një nga udhëheqësit e kryengritjes së malësisë së veriut më 1911 dhe, së bashku me Ismail Qemal bej Vlorën (1844-1919), që më pas do të bëhej i pari kryeministër i Shqipërisë, i dërgoi një memorandum me dymbëdhjetë pika qeverisë turke në qershor 1911, duke i kërkuar pavarësinë e Shqipërisë. Ai gjithashtu mori pjesë në kryengritjen e Shqipërisë së jugut më 1912, kurse në mars të atij viti vajti në Shkup e në Gjakovë për të siguruar mbështetje për qëndresë të hapur kundër sundimit turk e për përfshirjen e Kosovës në shtetin e ri shqiptar. Gurakuqi mori pjesë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912 dhe u caktua ministër i arsimit në qeverinë e parë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemal bej Vlora. Më 1915, kur Shkodra e lindjes së tij u pushtua nga trupat malazeze, Gurakuqi u kap e u burgos në Mal të Zi deri pas ardhjes së forcave austro-hungareze. Më 1916 ai luajti rol në punën e Komisisë Letrare Shqype për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, çka ndihmoi gjithashtu për t'i dhënë shtytje botimit të teksteve shkollore shqip. Gjatë pushtimit austro-hungarez të Shkodrës, ai punoi si drejtor i përgjithshëm i arsimit dhe ndihmoi për ngritjen e rreth dyqind shkollave fillore. Më 1918 Gurakuqi u emërua përsëri ministër i arsimit, kësaj radhe në qeverinë e formuar rishtas të Durrësit. Një vit më vonë vajti në Paris për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes, e cila konfirmoi ekzistencën e shtetit të ri shqiptar, ndonëse trevat shqiptare në Kosovë dhe në

__________________________________________________ _______________

40 kr. Lacaj 1959, Gradilone 1974, f. 149-216, Pollo 1979, dhe Tako 1980, 1981.
__________________________________________________ _______________

Jugosllavinë e jugut nuk qenë përfshirë. Më 1921 u emërua ministër i brendshëm në qeverinë jetëshkurtër e Hasan bej Prishtinës (1873-1933), kurse më 1924 ministër i financave në qeverinë e Fan Nolit (1882-1965). Në gusht 1924 Gurakuqi vajti në Gjenevë për të mbrojtur interesat e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve por, me rrëzimin e qeverisë demokratike të Fan Nolit nga forcat totalitare të Zogut, u shtrëngua të ikë në Itali dhe u vra në Bari më 2 mars 1925 nga një farë Baltjon Stambolla, pa dyshim agjent i Ahmet Zogut (1895-1961).

Luigj Gurakuqi i shërbeu çështjes kombëtare jo vetëm duke luajtur një rol aktiv në jetën politiko-shoqërore, por edhe me artikuj informativë në një numër të mirë organesh periodike shqiptare, ndër to në revistën Albania të Faik Konicës, në Liria e Shqipërisë të Kristo Luarasit në Sofje, në revistën françeskane Hylli i Dritës dhe në të përjavshmen Ora e maleve në Shkodër. Përveç kësaj ai qe autor veprash poetike, shkollore e didaktike, pjesën më të madhe të të cilave i botoi me pseudonimin Lek Gruda dhe Jakin Shkodra. Ndër botimet didaktike mund të përmendim: Knnimé t'para per msojtoré filltaré t'Shcypniis, Napoli 1905, botuar me pseudonimin Lek Gruda; Abétar i vogel shcyp mas abévét t'Bashkimit é t'Stambollit mé trégimé n't'dy dhialéktet, Bukuresht 1906; Vargenimi n'gjuhe shcypé me gni fjalorth shcyp-frângisht n'marim, Napoli 1906, që ishte kodifikimi i parë i prosodisë botuar në gjuhën shqipe; Fjalorth shcyp-frângisht e frângisht-shcyp i fjalevé t'réja, Napoli 1906; si dhe katër vëllime tekstesh për shkollat fillore me titull Kendimét per çunat, që i shtypi në Athinë më 1912. Ky i fundit u botua në dialektin e mesëm të Elbasanit, në anën e të cilit ishte Gurakuqi në betejën që zhvillohej për një gjuhë letrare të njësuar. Gramatika e tij e gjuhës shqipe mbeti e pabotuar. Luigj Gurakuqi gjithashtu e rregulloi me shtëpinë botuese të Napolit Tocco e Salvietti për të nxjerrë botimin e tretë të idilit mjeshtëror të dashurisë të Zef Skiroit Mili e Haidhia, Napoli 1907, për të cilën ai shkroi një hyrje. Këtë vepër ai e konsideronte si një nga më të bukurat e letërsisë shqiptare.

Në poezinë e vet Gurakuqi është disi më pak i frymëzuar. Një përmbledhje e poezisë së tij, e mbrujtur me ndjenjë të fuqishme atdhetarie e me romantizëm kombëtar, iu botua për herë të parë pas vdekjes nën titullin Vjersha, Bari 1940, me 94 faqe nga Gjikam, pseudonimi i Gjon Kamsit. Ndonëse përmban tabllo të gjalla, përfshirë përshkrime stinësh, shtrëngatash e shkrepash malorë që lartohen deri në re, dhe kuptohet që të gjitha këto vijnë nga natyra e vendlindjes, kësaj poezie shpesh i mungon melodia dhe ritmi. Gurakuqi vërtet ishte i talentuar në gjuhë, por mjeshtër në poezi nuk ishte. Thuhet se kishte njohuri të shkëlqyera për shumë dialekte të shqipes dhe, po t'i kishte kushtuar më shumë kohë letërsisë, atëherë me siguri do ta kishte pasuruar mjaft gjuhën letrare. Por, duke parë rrjedhën e stuhishme të historisë në dy dhjetëvjeçarët e parë të shekullit, nuk është për t'u habitur që ai pëlqeu më fort veprimtarinë politike e atdhetare sesa kënaqësinë abstrakte të krijimtarisë letrare. Shkodra gjithmonë ka qenë krenare për Luigj Gurakuqin dhe më 29 maj 1991 universitetit të sapothemeluar në atë qytet i vuri emrin e tij.

Filip Shiroka (1859-1935) është një poet klasik i Rilindjes, poezia e të cilit do të bëhej e njohur më vonë. Ai lindi e u rrit në Shkodër dhe shkollën e kreu te françeskanët. Ndër mësuesit e tij ishte poeti Leonardo De Martino (1830-1923), ndikimi i të cilit ndihet kudo në poezinë e Shirokës. E para vjershë e tij e botuar, All'Albania, all'armi, all'armi! (Shqipërisë, armëve, armëve!), ishte më fort një vjershë patriotike e dobët për mbrojtjen e Ulqinit, e shkruar italisht dhe e shtypur në Osservatore Cattolico (Vëzhguesi katolik) në Milano më 1878. Sikundër shumë intelektualë shqiptarë të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Filip Shiroka kaloi një pjesë të madhe të jetës në mërgim. Më 1880, pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit, ai emigroi në Lindjen e Mesme dhe u ngul me banim në Egjipt e Liban, ku punoi si inxhinier ndërtimi hekurudhash. Poezia kombëtare, satirike dhe meditative e Shirokës në gjuhën shqipe u shkrua kryesisht nga 1896 deri më 1903. Ajo doli në organe shtypi si Albania e Faik Konicës, në periodikë shqiptarë që botoheshin në Egjipt, dhe në të përmuajshmen fetare të Shkodrës Elçija i Zemers t'Jezu Krisctit. Shiroka, i cili përdorte edhe pseudonimet Geg Postrippa dhe Ulqinaku, është autor i të paktën gjashtëdhjetë vjershave, tre tregimeve të shkurtra, disa artikujve e përkthimeve, sidomos përkthime veprash fetare të liturgjisë katolike. Përmbledhja e tij poetike, Zâni i zêmrës, Tiranë 1933, të cilën e hartoi në zgrip të shekullit, u botua nga Ndoc Nikaj dy vjet para vdekjes së Shirokës në Beirut. Poezia e Filip Shirokës, e frymëzuar nga poetë romantikë francezë e italianë të fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, si Alfred de Mysé (1810-1857), Alfons de Lamartin (1790-1853), dhe Tomaso Grosi (1790-1853), të cilët ai i lexoi në kohë të rinisë në Shkodër, nuk mbulon ndonjë gamë tematike apo leksikore të veçantë dhe nuk është e gjitha me nivel letrar, ndonëse kjo e fundit vlen pa dyshim të thuhet për shumë poetë të Rilindjes. Shiroka mbahet mend si lirik thellësisht emocional e si poet me gjuhë të pastër, i zhytur me mish e me shpirt në fatin vetiak e në atë të atdheut të largët. Bashkudhëtare në veprën e tij është tema e mallit për vendlindjen. Ndoshta më e mirënjohura e më tipikja nga vjershat e tij është Shko dallndryshë, një poezi e mbushur plot mall e trishtim:

"Udha e mbarë se erdh pranvera,
Shko, dallndryshë, tue fluturue,
Prej Misirit, n'dhena tjera,
Fusha e male tue kërkue;
N'Shqypni shko pra fluturim,
Shkon në Shkodër, n'gjytet tim!

Shndet prej meje të m'i falesh
'saj shpisë vjetër ku kam le,
Me ato vende rreth t'përfalesh
Ku kam shkue kohën e re;
Atje shko, pra fluturim,
Fal me shndet gjytetin tim! ...

Dhe kur t'mërrish në Fush' t'Rmajit,
Dallndryshë ulu me pushue;
Kam dy vorre n'at vend vajit,
T'nanës e t'babës qi m'kanë mjerue;
Qaj me za t'përmallshëm shqim
Nji kangë tanden gjith vajtim!

Ka shumë kohë qi s'jam n'Shqypni,
N'ato vorre me vajtue;
Ti, dallndryshë, veshun në zi,
Ti aty pra qaj për mue,
Me nj'at za t'përmallshëm shqim
Kangën tande për vajtim!"



Nga plejada e poetëve të periudhës së fundit të Rilindjes duhet përmendur edhe Hilë Mosi (41) (1885-1933), atdhetar, shkrimtar dhe figurë politike, veprat e të cilit, ashtu si ato të Luigj Gurakuqit dhe Filip Shirokës, i përkasin po periudhës së parë të pavarësisë. Lindur më 22 prill 1885 në Shkodër, Mosi ndoqi shkollën fillore italiane dhe Kolegjin Saverian, të themeluar nga

__________________________________________________ _________________

41 kr. Lacaj 1961.
__________________________________________________ _________________

jezuitët më 1877. Për katër vjet, rreth viteve 1904-1908, ai studioi në Klagenfurt, në Austrinë e jugut, në një shkollë për mësues. Atje, nën drejtimin e gjuhëtarit Gjergj Pekmezi (1872-1938) mori pjesë në organizimin e studentëve shqiptarë në Austri në klubin atdhetar Lirija, që më 27 dhjetor 1904 mori emrin Dija. Pas kthimit në Shqipëri më 1908, shërbeu si sekretar i Kongresit të Manastirit dhe, për një farë kohe, banoi në Korçë. Gjatë kohës së studimeve, duke përdorur pseudonime të ndryshme si Zog Sokoli, Lekë Dushmani, Malo Krimshi, Speci dhe Lirijasi, Mosi ishte bërë një bashkëpunëtor i palodhur në shumë organe periodike që botoheshin në atë kohë: Albania që doli në Bruksel e në Londër, Drita të Sofjes, Kombi të Bostonit, Albanija të Beogradit, dhe Shpnesa e Shcypeniis të Dubrovnikut, kurse më pas në Korça dhe Lidhja orthodhokse të Mihal Gramenos, që dilnin në Korçë. Në fund të dhjetorit 1909, së bashku me personalitetin atdhetar Dervish Hima (1873-1928), filloi të botojë gazetën e vet të përjavshme Shqipëtari-Arnavud në Konstantinopojë, me artikuj shqip, turqisht dhe frëngjisht. Më 1911 mori pjesë aktive në kryengritjen e Shqipërisë së veriut dhe dha mësim një vit në Shkollën Normale në Elbasan. Në fund të vitit 1912 e gjejmë përsëri në Austri, ku mori pjesë në Kongresin Shqiptar të Triestes në ditët e para të marsit 1913. Më pas kthehet në Shqipëri për të themeluar një të përjavshme tjetër kombëtare, kësaj radhe në Shkodër. Shqypnia e re, të cilën e ngriti në bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë Risto Siliqi (1882-1936) dhe me Karlo Sumën, doli më 15 qershor 1913 dhe pati një vit jetë. Për veprimtarinë e tij kombëtare Mosi u arrestua nga malazezët, të cilët kishin zënë Shkodrën më 27 qershor 1915, dhe u internua në Cetinjë për shtatë muaj së bashku me Luigj Gurakuqin dhe Risto Siliqin. Nën administratën austro-hungareze, që erdhi më pas, ai u emërua shef i policisë, kurse më 1916 themeloi një klub atdhetar me emrin Vllaznija. Po atë vit u bë anëtar i Komisisë Letrare Shqype të ngritur në Shkodër nga autoritetet austro-hungareze për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Nga viti 1920 deri më 1924 përfaqësoi Shkodrën e tij të lindjes në Parlament, kurse nga nëntori 1920 qe anëtar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve. Më 1921 u emërua ministër i arsimit, por me sa duket këtë detyrë nuk e filloi. Në kohën e qeverisë së Fan Nolit më 1924, Hilë Mosi qe prefekt i Korçës e i Gjirokastrës derisa u shtrëngua të ikë në Brindizi kur Ahmet Zogu (1895-1961) mori pushtetin aty afër krishtlindjeve të atij viti. Më 1926, me amnistinë e shpallur nga Zogu, Mosi u kthye në Shqipëri dhe u bë ministër i punëve botore. Një vit më pas punoi si drejtor i përgjithshëm i rendit publik dhe më 1930 si ministër i arsimit, detyrë që e mbajti deri sa vdiq më 22 shkurt 1933.

Hilë Mosi është autor vjershash atdhetare dhe lirikash dashurie, të shkruara kryesisht midis viteve 1900 e 1925 e të botuara në organe shtypi, si dhe në një numër të vogël përmbledhjesh. Këngat shqipe, Selanik 1909, e para përmbledhje poetike e tij, përmbante jo vetëm disa vjersha atdhetare të tij me frymëzim e nivel artistik modest, por edhe vjersha nga Mihal Grameno (1871-1931) dhe Asdreni (1872-1947) si dhe vargje folklorike. Më pas u botua Zân' i atdheut, Trieste 1913, një vëllim tjetër vjershash me tema kombëtare. Të dy vëllimet dëshmojnë ndjenjën e thellë patriotike të Mosit në një kohë kur shqiptarët po luftonin jo vetëm për pavarësi por edhe për afirmim kulturor. Veçse asnjëri prej tyre nuk paraqet ndonjë interes të madh letrar. Aty gjejmë vaje për gjendjen e rëndë të Shqipërisë, thirrje bashkatdhetarëve për të ngritur krye e për të hequr qafe zgjedhën turke, përshkrime të rëndomta të natyrës së atdheut dhe të jetesës së vajtueshme të mërgimtarëve, hymnizime të heronjve shqiptarë dhe, ashtu si Filip Shiroka, mallin për vitet e tij të rinisë në Shkodër. Nga të gjithë ata poetë të Rilindjes që njihen mirë, Mosi qe më pak i frymëzuari. Karrierist i palodhur, siç e cilëson Stuart Man (42), Mosi qe pjesërisht poet, pjesërisht përkthyes dhe pjesërisht figurë politike, duke mos gjetur asnjëherë kohë dhe qetësi shpirtërore për t'i përqëndruar të gjitha energjitë e veta në një fushë.
Hilë Mosi sa ishte në Klagenfurt, kishte qenë ndikuar nga romantizmi gjerman, dhe më

__________________________________________________ _________________

42 kr. Mann 1955, f. 75.
__________________________________________________ _________________

pas iu kushtua përkthimeve nga letërsia gjermane e italiane. Ndër përkthimet e tij letrare, jo të gjitha me nivel, janë: Die Räuber (Cubat) nga Fridrih Shiler (Friedrich Schiller, 1759-1805), një dramë në tri akte nga Teodor Kërner (Theodor Körner, 1791-1813), dhe Il servo di due padroni (Shërbëtori i dy zotërinjve) e I due servitori (Dy shërbëtorët), dy komedi këto nga Karlo Goldoni (Carlo Goldoni, 1707-1793). Dorëshkrimi i tij i përkthimit të veprës së Gëtes Die Leiden des jungen Werthers (Vuajtjet e djaloshit Verter) ka mbetur i pabotuar.

Nga krijimtaria origjinale e Mosit më me interes është vëllimi poetik Lotët e dashtnies, Shkodër 1916, që ka meritën se nisi një zhanër të ri në letërsinë shqiptare - poezinë e dashurisë. Së bashku me Andon Zako Çajupin (1866-1930) dhe Asdrenin (1872-1947), Hilë Mosi qe nga të parët poetë të shekullit të njëzetë që botoi vargje dashurie, një dukuri kjo relativisht e re në letrat shqiptare. Në botimin e dytë të kësaj përmbledhjeje, nën titullin më dinjitoz Lule prendvere, Tiranë 1927, Mosi përfshin edhe përkthime të tij vjershash dashurie nga poetë të huaj - Johan Volfgang fon Gëte (Johann Wolfgang von Goethe, 1749-1832), Shandor Petëfi (Sándor Petöfi, 1823-1849), Ludvig Uland (Ludwig Uhland, 1787-1862), Teodor Kërner (Theodor Körner, 1791-1813), Fridrih Shiler (Friedrich Schiller, 1759-1805), Hajnrih Hajne (Heinrich Heine, 1797-1856), Katuli (Catullus, 84-54 para erës sonë), Xhozue Karduçi (Giosuè Carducci, 1835-1907), pa dyshim për t'i thënë publikut shqiptar se poezia e dashurisë ishte një zhanër letrar dhe më se i pranueshëm. Në hyrjen e shkruar për botimin e vitit 1927 ai e përligj kështu këtë vendim:

"Ka shum kohë qi jam kah matëm për m'e shtypë një libër me vjersha dashtnore, edhe përpara se m'e vue nën shtyp m'asht dashtë shum herë me mendue: A thue i ka ardhë koha, qi në Shqipnië të shtypet një libër kësisojit, a por jo? Ma në funt, tuj mendue se leterësia asht ajo, e cila i hapë rrugën njerëzies në fushë të përparimit, vendova m'e shtypë ket libër, i cili, pa dyshim, njerzve pa të ndime mundet me iu dukë një sent tepër i ri, ose edhe ndoshta kundër moralit." (43)

Sot, është e vështirë të kuptohet që poezia aq e përmbajtur për një dashuri heteroseksuale mund të trondiste këtë vend të Evropës në fillimin e shekullit të njëzetë, por e tillë ishte atëhere Shqipëria. Misioni i poezisë në periudhën e Rilindjes ishte të ndizte ndjenjën atdhetare e t'i shërbente fuqizimit kombëtar dhe përparimit shoqëror, jo të humbiste kohë me dashurinë e me shprehjen e ndjenjave intime. Kjo pikëpamje për qëllimin e poezisë, e kanonizuar pas Luftës së Dytë Botërore pak a shumë po në këtë formë, vazhdoi të gjejë mjaft mbështetje deri në fundin e diktaturës së Enver Hoxhës. Nënkuptohet se kjo poezi dashurie, të cilën kritikët shqiptarë e quajnë 'poezi erotike', ishte shumë larg erotikës në kuptimin Perëndimor të fjalës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:24 pm

9.6 Përpjekjet për shkollën



Zgjimi i identitetit kombëtar e i kulturës së Rilindjes ndër shqiptarët e jugut në këtë periudhë ishte i lidhur ngushtë jo vetëm me veprimtaritë politike e botuese, por edhe me
__________________________________________________ _________________

43 kr. Mosi 1927, f. 3.
__________________________________________________ _________________

përpjekjet për shkollën, e sidomos për një shkollë në gjuhën shqipe (44). Mungesa e një arsimi zyrtar kishte qenë gjithmonë pengesë e madhe për përparim e kulturë në Shqipëri. Të tria sferat kulturore të ndryshme, në të cilat ndahej vendi, kishin sjellë me vete sisteme të ndryshme shkollash fillore të huaja. Shumica myslimane mund të shkonte vetëm në medresetë në gjuhën turke, shkolla të Kuranit, ku mësohej teologji dhe arabishtja. Pakica katolike në veriun malor të vendit në fakt nuk kishte pasur fare shkolla para se të ngriheshin institucionet arsimore, që ishin kryesisht italiane, nga françeskanët dhe jezuitët në Shkodër e përreth saj në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë, ndër to edhe një shkollë françeskane të ngritur më 1855 si dhe Kolegjia Papnore Shqyptare e hapur nga jezuitët më 1859. Këtyre u duhet shtuar Kolegji i Shën Françesko Saverit, zakonisht i njohur me emrin Kolegja Saveriane, e cila u hap në Shkodër më 1877. Me fillimin e shekullit të njëzetë ky institucion i shquar i drejtuar nga jezuitët pati mbi katërqind nxënës. Një pjesë e mirë e popullsisë ortodokse në jug kishin mundësi të hynin në shkollat me bazë gjuhën greke. Pra, deri në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, mësimi në Shqipëri jepej në gjuhë të huaja, rrethanë kjo që bëri e pamundur shkollimin e masave të popullsisë.

Porta e Lartë i shihte arsimin dhe librat në gjuhën shqipe si veprimtari subversive dhe e gjykonte të arsyeshme të ndalonte të gjitha shkollat dhe botimet në gjuhën shqipe, duke e zhytur kësisoj të gjithë vendin në padije e errësirë të thellë. Edhe ndonjë shkollë në gjuhën shqipe, që kish mundur të hapej, ishte mbyllur menjëherë. Edhe në shekullin e njëzetë madje, autoritetet osmane shpesh shkonin aq larg sa t'u hapnin njerëzve çantat dhe korrespondencën e të bastisnin shtëpitë për të gjetur gjësendi të shkruar shqip. Publicisti aristokrat Eqrem bej Vlora (1885-1964) njofton për një bastisje të tillë shtëpie në prill 1903: "Nuk doli gjë e madhe. U gjet një kartolinë e shkruar shqip në një fustan gruaje. Ky zbulim tronditës shkaktoi syrgjynosjen dhe burgimin e tetëdhjetë zotërinjve nga krahina e Vlorës."(45) Për burgun e Vlorës thuhej se ishte plot me kundërvajtës që u kishin gjetur ndonjë gjë të shkruar shqip. "Nja pesëqind veta janë ngjeshur në këtë sallë të ngushtë pa dritare e të pashtruar. Shumica e tyre ishin përkrahës të së ashtuquajturës ide kombëtare dhe prandaj edhe fajtorë për tradhti të lartë. Gjykatësi, vetë shqiptar, më tha në prani të disa funksionarëve turq: 'Po, e vërtetë është, mes tyre kemi edhe disa vrasës dhe hajdutë, por ata nuk kanë aq rëndësi. Gjithë puna është tek ata kundërvajtës të cilëve u janë gjetur fletë të shkruara shqip.'" (46) Edhe kisha ortodokse greke në Shqipërinë e jugut e shihte gjithë veprimtarinë kulturore shqiptare si rrezik për monopolin e saj mbi shkollën. Madje ajo kërcënonte me shkishërim cilindo që pranonte alfabetin shqip, e madje në një numër rastesh, për të ruajtur statusin e vet, nuk iu rresht as vrasjeve.

Në këto kushte të rënda, vetëkuptohet se ideologët e lëvizjes së zgjimit kombëtar të Rilindjes në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë ia kushtuan një pjesë të mirë të energjive të tyre luftës dhe përpjekjeve për shkolla në gjuhën shqipe. Vetëm nëpërmjet këtyre shkollave popullsia do të mund të mësonte të lexonte e të shkruante gjuhën e vet e do të kapërcente prapambetjen e së kaluarës. Veçanërisht zonat fshatare të Shqipërisë veriore me strukturën fisnore dhe terrenin malor të thyer do të bënin pak përparim në fushën e arsimit deri nga mesi i shekullit të njëzetë. Veriu mbeti prapa jugut realisht në të gjitha fushat, një dallim që mund të ndihet edhe sot e kësaj dite.
Por në Shqipërinë e jugut rrjeti modest i shkollave në gjuhën greke, që funksiononte nën

__________________________________________________ _________________

44 Për shkollat e para në gjuhën shqipe, kr. F. Pipa 1961-1963, Redzepagiƒ 1968, dhe Myzyri 1973, 1978.

45 kr. Vlora 1911, f. 39.

46 vep. cit. f. 68.
__________________________________________________ _________________

kujdesin e kishës ortodokse, u ndie deri diku në jetën e njerëzve. Këto shkolla arritën të sjellin një farë arsimimi e përparimi në njërin prej vendeve më të prapambetura të Evropës, por në të njëjtën kohë i detyronin të gjithë ata që e donin këtë arsimim të mohonin se ishin shqiptarë e të asimiloheshin nga gjuha e nga kultura greke. Lufta për shkolla në gjuhën shqipe ishte në të vërtetë një luftë e dyanëshme, si kundër Portës së Lartë që e kishte nxjerrë shkollimin shqip jashtë ligjit, ashtu edhe kundër kishës ortodokse greke, e cila me sa duket e ndinte se do të humbiste autoritetin e saj mbi grigjën shqiptare nëse lejohej shkollimi në gjuhën e 'barbarëve'. Në këtë pikë Patrikana ortodokse dhe autoritetet osmane në brigjet e Bosforit ishin në pajtim të plotë.

Petro Nini Luarasi (47) (1865-1911), një nga mësuesit e parë shqiptarë të periudhës së zgjimit kombëtar, ishte në pararojë të lëvizjes për çeljen e shkollave shqipe. Ai lindi më 22 prill 1865 në Luaras të Kolonjës dhe ndoqi shkollat greke në Nokovë të Gjirokastrës dhe Hotovë të Përmetit. Më pas ndoqi një kurs për përgatitje mësuesish në Qestorat. I ati kishte qenë mik me Koto Hoxhin (1824-1895), anëtar drejtues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe i Shoqërisë së të shtypuri shkronja shqip në Konstantinopojë e, si rrjedhim, idetë e zgjimit kombëtar shqiptar patën ndikim të hershëm tek ai. Pas kursit për mësues në Qestorat, u emërua në fillim mësues i greqishtes në fshatin Berzhdan më 1882, ku filloi t'u mësojë fëmijëve edhe shqipen, me të ashtuquajturin alfabet të Stambollit. Me gjithë kundërshtimin e egër të kishës ortodokse greke e të autoriteteve osmane në Konstantinopojë, ia doli mbanë që, me ndihmën financiare të Nikolla Naços (1843-1913) në Bukuresht, të ngrinte ë vitet më pas disa shkolla në Shqipërinë e jugut. Për këtë veprimtari u shkishërua prej Qirilit, mitropolit i Korçës, më 1887. Petro Nini Luarasi qe gjithashtu njëri prej mësuesve të shkollës së parë shqiptare të njohur zyrtarisht nga Porta, të hapur në Korçë më 7 mars 1887.

Në pranverë 1891 mori në dorë drejtimin e kësaj shkolle pas Pandeli Sotirit (1852-1890) dhe ndihmoi për financimin e shkollave të tjera në Shqipërinë e jugut. Më 20 shtator 1892 u shkishërua përsëri, kësaj radhe nga Fillareti, mitropolit i Kosturit, pse gjoja propagandonte masoneri e protestantizëm. Në një qarkore dërguar bashkësisë ortodokse, Fillareti mallkonte përpjekjet e Luarasit për të mbledhur mësues të shqipes, një gjuhë kjo që 'nuk ekziston', dhe kërcënonte cilindo që pranonte një detyrë të tillë ose libra 'masone' e 'protestante' me një mallkim nga i Plotfuqishmi vetë. Më 1903-1904, kur qeveria osmane filloi të mbyllte të gjitha shkollat shqipe, Luarasin e futën në burg, por ai arriti të ikë e të shpëtojë me një pasaportë të rreme e të emigrojë në Amerikë me pseudonimin Petro Kostandini. Lejimi i tij për banim në Shtetet e Bashkuara doli çështje e ngatërruar ngase nuk pranonte të regjistrohej si qytetar grek. Duke udhëtuar nëpër Nju Inglend nga një ngulim shqiptarësh në tjetrin për të mbajtur ligjërata mbi historinë e Shqipërisë, ai u bë shumë shpejt i njohur si Paul Revere i Shqipërisë. Më 1 janar 1906 ishte një nga themeluesit e shoqërisë Malli i mëmëdheut në Bufalo të Nju Jorkut, ku do të dërgohej më vonë Fan Noli (1882-1965). Ai gjithashtu shkroi artikuj për të përjavshmen shqiptaro- amerikane Kombi, që e nxirrte Sotir Peci (1873-1932) në Boston dhe për gazetën Drita të Sofjes, si dhe botoi disa vjersha të zakonshme me frymëzim kombëtar. Në vitin e revolucionit të xhonturqve, më 1908, Luarasi u kthye në Shqipëri pas një amnistie dhe vazhdoi veprimtarinë e vet. Në Korçë rimori drejtimin e shkollës kombëtare në vitet 1908-1909, kurse pas një viti u shpërngul në Manastir, ku dha gjuhën shqipe në një shkollë turke e ku bashkëpunoi në gazetën Bashkim' i kombit me artikuj për arsimin dhe mësimdhënien. Luarasi ishte edhe zëvendëskryetar i kongresit të dytë të Manastirit më 1-6 prill 1910, në të cilin u zgjidh përfundimisht debati për alfabetin e shqipes. Më pas dha mësim në shkollën e fshatit Negovan afër Follorinës. Në gusht 1911, dy ditë pas ceremonisë së përurimit të kishës në fshatin e tij të lindjes, ai u sëmur rëndë

__________________________________________________ _________________

47 kr. S. Luarasi 1958, Sevo 1936, Gjika 1974a, Faensen 1980, f. 124-127, dhe Xholi 1987, f. 353-382.
__________________________________________________ _________________

papritur në Ersekë,. Për këtë thuhet se është helmuar. Xhandarët vendës e rrethuan shtëpinë ku e kishin strehuar dhe hapën fjalë se kishte pasur kolerë, duke mos lejuar askënd t'i afrohej, madje as mjekun. Mendohet se i qe kurdisur një lojë e ndyrë. Nuk zgjati shumë dhe vdiq në Gostivisht më 17 gusht 1911, në moshën dyzetegjashtë vjeçare, i munduar në udhë e sipër për në fshatin e tij të lindjes. Petro Nini Luarasi mbahet mend jo vetëm për veprën e tij në të mirë të arsimit shqiptar, por edhe për një monografi greqisht dhe shqip me titullin Mallkim i shkronjavet shqip dhe çpërfolja e shqipëtarit, Manastir 1911. Këtu ai mbron shkollën në gjuhën shqipe kundër kishës ortodokse, që kish kërcënuar me shkishërim cilindo të krishterë që pranonte alfabetin shqip. Titulli i kësaj vepre të kujton atë të komedisë me tri akte Mallkimi i gjuhës shqipe, Bukuresht 1905, të publicistit dhe shkrimtarit të periudhës së vonë të Rilindjes Mihal Grameno (1871-1931), i cili gjithashtu e kundërshtoi me vendosmëri shovinizmin kulturor ortodoks grek.

Një tjetër figurë e shquar e arsimit dhe kulturës shqiptare është Papa Kristo Negovani (48) (1875-1905), i njohur edhe me emrin Kristo Harallambi. Ka lindur në Negovan afër Follorinës në Greqinë veriore, një fshat që, bashkë me Bellkamenin fqinjë, kishte qenë banuar në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë nga shqiptarë të Plikatit të krahinës së Kolonjës. Shkollën e bëri në Athinë, ku e dërgoi i ati Harallamb Çali, që ishte tregtar. Vdekja e të atit, të cilin e vranë banditët më 1891, e shtrëngoi Kristo Negovanin të braktisë studimet e të punojë si mësues në një shkollë fillore greke në Leskovik për të mbajtur familjen. Më 1894 emigroi në Braila të Rumanisë ku punoi tre vjet si marangoz. Bash këtu ra në kontakt me lëvizjen kombëtare dhe mësoi të shkruajë shqip (me alfabetin e Stambollit). Më 1897 u kthye në fshatin e lindjes, u shugurua prift dhe vazhdoi punën si mësues. Shtëpinë e vet Negovani e ktheu në shkollë dhe u mësoi shkrim e këndim shqip mbi njëqind fëmijëve e të rriturve. Ai edhe meshën e mbante shqip, gjë që nuk i pëlqeu aspak hierarkisë ortodokse greke. Më 10 shkurt 1905 Negovani mbajti një shërbesë kishtare shqip në prani të Karavangjelisit, peshkop i Kosturit, i cili duke dalë nga kisha, flitet se tha ato fjalë fatale, "Mos të gjettë viti tjetër ndër të gjallët". Pas dy ditësh, të shtunën, 12 shkurt 1905, fshati u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani, të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai. Për të marrë hak për këtë akt që hierarkia ortodokse greke ua veshi shqiptarëve, komiti shqiptar Bajo Topulli (1868-1930) i zuri pritë dhe vrau Fotin, peshkopin e Korçës, në shtator 1906.

Papa Kristo Negovani është autor proze e poezie, si dhe tekstesh shkollore, përkthimesh e përrallash. Veprat e tij u botuan në revista të kohës, sidomos në Kalendari kombiar. Ndër botimet e tij janë: Istori e dhiatësë vietërë, Bukuresht 1899; një përmbledhje vjershash me 78 faqe Vjershë shkresëtoreja, Sofje 1899; vjersha Prisheja e Hormovësë , Sofje 1903; tregimi i shkurtër I vogëli Dhonat Argjendi, Sofje 1904; libri me 122 faqe Bënjatë të shënjtorëvet dërgimëtarë, Sofje 1906 (Bëma të apostujve shenjtorë); vepra në dy pjesë I drunjëti kryq, Sofje 1906; dhe një tjetër me 16 faqe Istorishkronja e Plikatit, Selanik 1909, botuar pas vdekjes. Përshtatjet e fabulave të Ezopit dhe të La Fontenit dhe poezia e tij didaktike me frymë patriotike e edukative u drejtoheshin kryesisht fëmijëve. Ato paraqesin kryesisht interes historik dhe mund të themi se nuk dallohen për ndonjë vlerë artistike të veçantë.

Ndër edukatorë të tjerë të shquar toskë të kësaj kohe është familja Qiriazi (49) ose Kyrias nga Manastiri në Maqedoni. Gjerasim Qiriazi (50) (1858-1894) ndoqi shkollën greke në

__________________________________________________ _________________

48 kr. Fullani 1960, dhe Faensen 1980, f. 133-134.

49 kr. Faensen 1980, f. 138-140.

50 kr. S. Luarasi 1962, Myzyri 1973 dhe Gjerasim Qiriazi 1991.

__________________________________________________ _________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 3:24 pm

Manastirin e tij të lindjes dhe, me ndihmën e mësuesit të tij të anglishtes, misionarit amerikan Xheni (Jenney), iu dha mundësia të studiojë në një kolegj amerikan në Samokov, Bullgari. Pas katër vjet studimesh atje, iu dha një punë nga Shoqëria Biblike Britanike dhe Botërore (British and Foreign Bible Society), për të cilën filloi të punojë në Korçë më 1883. Gjithashtu nisi të shkruajë një gramatikë të shqipes dhe dihet se ka predikuar në gjuhën shqipe. Më 12 nëntor 1884, gjatë rrugës malore Korçë-Manastir u sulmua nga komitët dhe u mbajt peng për gjysmë viti (51). Hapja e së parës shkollë shqipe të njohur zyrtarisht në Korçë më 1887 e frymëzoi atë dhe të motrat Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970) të hapnin një shkollë për vajzat. Me ndihmën e Naim Frashërit (1846-1900) e sidomos të misionarëve amerikanë e anglezë, ato morën autorizimin e duhur në Konstantinopojë dhe më 15 tetor 1891 hapën të parë shkollë shqiptare të vashave në Korçë. Verën tjetër u shpërngulën në një ndërtesë më të madhe që mund të nxinte më shumë nxënëse. Hierarkia ortodokse greke e kundërshtoi hapjen e shkollës në mënyrë fanatike që nga fillimi, dhe shkoi aq larg, sa të mos pranonte të varroste djalin e njerit prej mercenëve të saj. Më 4 janar 1894 Gjerasim Qiriazi vdes, në moshën tridhjetegjashtë vjeçare nga pleuriti, që e kishte marrë gjatë kohës së pengut. Ai është autor vjershash, këngësh, skicash, dialogësh dhe tekstesh shkollore. Shkrime të tij të zgjedhura u botuan nga i vëllai më i vogël Gjergji në antologjinë Hristomathi më katër pjesë, Sofje 1902.

Gjergj Qiriazi (1868-1912), i njohur në anglishte me emrin George Kyrias, ashtu si i vëllai Gjerasimi, ndoqi shkollën greke në vendlindje Manastir dhe kolegjin amerikan në Samokov. Edhe ai u mor në punë nga Shoqëria Biblike Britanike dhe Botërore. Pas vdekjes së të vëllait më 1894 mori në dorë drejtimin e shkollës së vashave në Korçë, kurse më 1908 ishte delegat në Kongresin e Manastirit. Gjergj Qiriazi ishte një nga themeluesit e gazetës në gjuhën shqipe Bashkim' i kombit më 1909, duke u dalluar vazhdimisht për një aktivitet politik. Përveç hristomathisë së të vëllait, ai botoi një përmbledhje me vjersha fetare me titullin Kënkë të shenjtëruara, Sofje 1906. Gjergj Qiriazi qe aktiv sidomos në botime tekstesh shkollore. Ai botoi një tekst për fizikën, Fizika, Bukuresht 1899, si dhe një numër artikujsh në organe shtypi të kohës. Vdiq në Manastir më 30 dhjetor 1912.

Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos (1871-1949) të studionte në kolegjin me emër Robert College në Konstantinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t'u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen Yll' i mëngjesit.

Edhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970), e njohur edhe me emrin Paraskevi D. Kirias, studioi në Robert College në Konstantinopojë dhe u kthye në Shqipëri për të punuar si mësuese. Më 1909 ajo botoi një abetare për shkollat fillore. Më pas organizoi arsimin për të vegjël, shkolla mbrëmjeje në Shqipërinë jugore dhe ndihmoi për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Ajo ndihmoi për themelimin e shoqatës Yll' i mëngjesit më 1909 dhe në Shtetet e Bashkuara botoi periodikun e ilustruar me të njëjtin emër, që doli në Boston nga 1917 deri më 1920. E përdyjavëshmja Yll' i mëngjesit, kushtuar ndriçimit dhe përparimit të popullit shqiptar, përfshinte artikuj mbi politikën, shoqërinë, historinë,

__________________________________________________ _________________

51 Rrëfimi për gjashtë muajt e këtij kalvari është përkthyer anglisht nga J. W. Baird nga Manastiri, kr. Gjerasim Qiriazi 1902/1994, në shqip kr. Gjerasim Qiriazi 1993.
__________________________________________________ _________________

filologjinë, letërsinë, arsimin dhe folklorin. Parashqevi Qiriazi mori pjesë edhe në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 si përfaqësuese e bashkësisë shqiptaro-amerikane. Arsimi zyrtar dhe kultura e shkruar në Shqipërinë e veriut, e cila zhvillohej kryesisht në të vetmen qendër qytetare në ngritje e sipër që ishte Shkodra, gjendej nën Kultusprotektoratin, por realisht në dorën e kishës katolike, sikundër e kemi parë deri tani. Figurë e shquar e arsimit katolik në periudhën e Rilindjes qe Anton Xanoni(52) (1862-1915) i cili, në zgrip të shekullit, ushtroi një ndikim të dukshëm për zhvillimin e gegërishtes. Anton Xanoni, i njohur edhe me emrin Ndoc Zanoni, lindi në Durrës më 12 janar 1862, por që fëmijë u shpërngul në Shkodër, ku edhe mori arsim katolik. Etërit jezuitë, duke parë talentin e tij, e dërguan të kryente shkollën e lartë jashtë. Këtë ai e kreu në manastirin Kartusian në Porta Coeli në veri të Valencias, në Spanjë (1883), në një institucion jezuit në Kraljevica (ital. Porto Re) në bregdetin dalmat (1884), në Kremona të Italisë (1886), dhe në Kolegjin Gregorian në Krakov (Kraków) të Polonisë (1890-1892). Më 1892 u shugurua prift jezuit në Krakov dhe u kthye dy vjet më pas në Shkodër për të dhënë gjuhë shqipe në Kolegjin Saverian, ku kishte kryer studimet edhe vetë trembëdhjetë vjet më parë. Më 1896 dha mësim një vit në kolegjin Gregorian në Kieri (Chieri), në juglindje të Torinos në Itali, para se të kthehej në Shqipëri. Bashkë me poetin lirik klasik Ndre Mjeda (1866-1937) e me të vëllanë e tij Lazër Mjeda, Xanoni ishte anëtar aktiv i shoqërisë letrare Agimi, të themeluar më 1901, e cila punonte për nxitjen e përdorimit të gjuhës shqipe në letërsi, sidomos me anë të një alfabeti të ri.

Ishte Anton Xanoni ai që vendosi normat e retorikës dhe të stilit të shkrimit në dialektin verior të shqipes në një shkollë me ndikim si Kolegji Saverian, norma që i parashtroi në Prîsi në lâmë të letratyrës, Shkodër 1911-1912. Ai mbante qendrim purist në shkrimin e shqipes, ishte idhtar i zëvendësimit të shumë huazimeve nga italishtja, turqishtja dhe sllavishtja me rrënjë fjalësh më të lashta shqipe. Si autor vjershash, prozash letrare, dramash e punimesh studimore në gjuhën shqipe, që shërbyen si frymëzim i vazhdueshëm për studentët dhe kolegët e tij shkrimtarë, ai nuk ishte vetëm novator në gjuhë, por edhe stilist i shkëlqyer për kohën kur jetoi. Nga viti 1908 bashkëpunoi rregullisht me periodikun jezuit Elçija e Zemers t'Jezu Krisctit me artikuj për historinë, letërsinë, kulturën dhe politikën, por edhe me tregime të shkurtra e me vjersha të tijat apo përkthime që pëlqeheshin shumë. Ka mbetur në histori edhe për veprat Gramatika shqyp, Shkodër 1909, dhe Shkurtorja e historis së moçme, 1910, si dhe në veçanti për vjershën me frymën e Rilindjes Rrnoftë Shqypnia, kushtuar shpalljes së pavarësisë. Një pjesë e mirë e veprës së tij ka mbetur e pabotuar edhe sot e kësaj dite. Xanoni vdiq në Shkodër më 16 shkurt 1915 dhe çmohet si një veteran i arsimit dhe i kulturës shqiptare.

Edukator dhe botues, Mati Logoreci (53) (1867-1941), ka lindur më 10 shkurt 1867 në një familje katolike në Shkodër. Në moshë të re punoi çirak në shoqërinë tregtare italiane Parruca, e cila e dërgoi si llogaritar në Monfalkone afër Triestes. Po atje bëri shkollë edhe për mësues. Pas kthimit në Shqipëri hapi një shkollë në Prizren më 1 maj 1889, për të cilën thuhet se ishte shkolla e parë shqipe në Kosovë. Atje dha mësim për njëfarë kohe, sepse më pas dha dorëheqje, për shkak se ra në konflikt me konsullatën austro-hungareze, që drejtonte arsimimin e katolikëve shqiptarë në Perandorinë Osmane nën kujdesin e Kultusprotektoratit. Më 1899 Logoreci ngriti një shkollë tjetër private shqiptare e cila, sikundër del nga dokumentet, ka gëzuar mbështetje të gjerë. Të dyja shkollat u shkrinë më 1900. Shërbeu si mësues në Prizren deri më 1903, kur u transferua në shkollën françeskane në Shkodër. Më 14 nëntor 1907 nisi të botojë gazetën e përdyjavshme Dašamiri, që e shtypte në Trieste me alfabetin e quajtur Agimi. Gazeta nuk zgjati shumë. Ajo doli vetëm në katërmbëdhjetë numra deri sa u mbyll më 6 gusht

__________________________________________________ _________________

52 kr. Kastrati 1962a, 1962b, 1980, f. 281-287, 297-298n.

53 kr. Shpuza 1965, Faensen 1980, f. 123-124, dhe Musa Kraja 1987.
__________________________________________________ _________________

1908. Në nëntor 1908 Logoreci përfaqësoi shoqërinë Agimi të Shkodrës në Kongresin e Manastirit, së bashku me poetin Ndre Mjeda (1866-1937). Po më 1908, me Lazër Mjedën, të vëllanë e poetit, organizoi një shkollë nate shqipe në Shkodër. Nën kujdesin e këtij klubi ai botoi një tekst shkolle prej 201 faqesh për historinë e lashtë me titull Ndolliina historijet t'motshme, Shkodër 1911, e cila mbulonte historinë e lashtë të Ilirisë, Maqedonisë dhe Epirit si dhe përfshinte një vështrim mbi Egjiptin dhe Greqinë e lashtë. Pas pavarësisë Logoreci shërbeu si mësues në Tiranë, kurse nga 1916 deri 1918 si funksionar për arsimin në Shkodër. Më 1916 ishte edhe anëtar i Komisisë Letrare Shqype të ngritur në qytetin e tij të lindjes nga autoritetet austro-hungareze. Më 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Shkodrës. Nga 1922 deri 1923 qe sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe iu kushtua arsimit derisa doli në pension më 1930. Në vitet e fundit të jetës Mati Logoreci iu kthye botimit të një gazete të re, Drita, numri i parë i së cilës doli më 28 nëntor 1936 dhe zgjati të paktën deri më 1939. Drita kishte një tirazh prej 4000 kopjesh, pra qe gazeta më e madhe shqiptare në vitet para Luftës së Dytë Botërore. Mati Logoreci vetë i redaktoi nëntëdhjetë e tre numrat e parë deri më 23 mars 1937. Përveç tekstit Ndolliina historijet t'motshme, Logoreci ishte autor i një numri tekstesh të tjera shkollore dhe veprash për historinë, më e mira ndër të cilat është një libër 301 faqesh Historija e përgjithshëme, Shkodër 1924, ku bie në sy një prirje e lehtë letrare e gjuhësore. Është shquar si purist i gjuhës së dialektit të tij të Shqipërisë së Veriut. Mati Logoreci vdiq më 7 shkurt 1941 në Tiranë në moshën shtatëdhjetekatër vjeç, si figurë e shquar e arsimit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Letërsisë Shqiptare   Histori e Letërsisë Shqiptare - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Histori e Letërsisë Shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 Similar topics
-
» Lellouche: Kosova, një histori e dhimbshme
» Moratti: Ronaldo, më i miri në histori
» Tërmeti në Japoni, më i shtrenjti në histori
» Pak rreshta për shumë histori të botërorëve
» Pienaar, më i paguari në histori të Evertonit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: