| Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT | |
|
|
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:26 am | |
| Poezi nga libri më i ri “ Këngët e uji
ART POETIK
Kjo fjalë gjaku o mik që vjen nga thëllima është një plagë e jona nga drita e të sotmes
Njeri,merri rreze diellit merri edhe pak frymë që fjala poshtë zemrës të d a l i më me forcë
O zë i ëmbël i poetit ti që fjalën shpërndan si dhuratë të shpirtit lavdi të qoftë poezia
Kosovë e artit të lartë Kosovë e artit të artë Me thërrimet t u a j a T h u r i këngë për ty | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:27 am | |
| REGJISORI
Vëllai im i këngës Ti që poezinë e lexon Me ngjyra, me zë Kjo është jeta jonë
Vëllai im i këngës Vëllai im i shpirtit I magjishëm është ai që e ndien poezinë
Në jetën e përditshme Janë tëra të sotmet Janë tëra të nesërmet Janë tëra të ardhmet
Vëllai im i këngës Vëllai im i gjakut Goditi ato qerre Që fshehin trazira | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:27 am | |
| BUJ T Ë S I T
Plot pushtues të huaj Që i ranë këtej pari Ata ishin edhe”bujtës” Dhe s´iknin pa luftë
Që nga Troja e lashtë Kur u shuan pellazgët U ngrit Iliro-shqipëria Nga ishte pellazgjia
Plot bujtës të huaj Nëpër t r o j e t tona Frigonin v e t ë s i n ë Për grurin dhe vajzat
Plot pushtues të huaj Me emrat më vrasës Prapa lanë varre, dhe pemë gjaku të prera | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:27 am | |
| OHRI
Një stuhi e madhe Në shpirt më buçet Fryn e r ë e fortë Një erë me xhaketë
Bari z ë e dridhet Qielli shungullon Një erë me xhaketë Pluhurin lart e qon
Laureshë e malit Më thuaj a më donë Laureshë e malit Pse nuk e pohon
Mos u skuq o shpirt Mos u skuq o xhan Se të dashuruarit Një dhimbje i mban | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:27 am | |
| YJET PREJ UJI
Në këngët me çamëri Fjalës i bien drithma Djersë të ftofta kohe Të rëna të përgjakëta
Në këngët me çamëri Populli i vogël çam Çdo ditë i bie daulles Se toka e tij nuk flë
Në këngët me çamëri Të trojeve të ilirisë Çami tregon Greqinë Lirinë e tij të shkelur
Në këngët me çamëri Prej ku nis çamëria Plot lule gjaknxehta Me këngë çame çelin | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:29 am | |
| Katër poema nga libri “ Një pikë gjak për tokën”
Rrustem Geci, katër poemë nga libri “ Një pikë gjak për tokën ”
EVROPË
(poemë)
Më sheh si jam bërë I tëri jam i gjakosur I tëri jam i plagosur Në këtë çast të rëndë dua ta gjej një fije bari të shoh nga po fryn era se vrasësit do të kthehen që t´ i fshehin kufomat Më sheh si jam bërë i t ë r i jam i gjakosur I t ë r i jam i plagosur po e gjeta një fije bari,do ta dijë nga po fryn era Në këtë vend të betejave kujtoj 1913, kujtoj 1945 kujtoj 1981, kujtoj 1990 kujtoj,.. e çka s´ kujtoj... | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:29 am | |
| Re: katër poema nga libri"PIKË GJAK PëR TOKËN"-RRUSTEM GECI
Evropë, jam q i e l l i im pellazgjike dhe iliriote me l a v d i të pranuar e me këngë të dëgjuara Më sheh s´i jam bërë gjaku më vie deri në gju shtypjes nuk i përballoj Evropë, ne jemi të njëjtë njihma të drejtën time të drejtën për vetëvendosje se edhe unë jam evropë Evropë , e j a këtej pari t´i tregoj gropat me varre kullat e mia të plagosura të vërtetën e përmbysur Serbia s´është e madhe po është gjenocidiste dhe e njohur për barbari | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:30 am | |
| Evropë, e bukura Evropë diellbardha apo diellzeza më s h e h s´ i jam bërë këmbët memzi më mbajnë e uria rëndë më kërcënon një fije bari më duhet që ta dijë nga fryn era vrasësit sërish do këthehen në të gjitha l u f t ë r a t komshinjtë më zvogëluan m´ i morën librat, dëfteret librat e shenjtë të tokës m' i plaçkitën, i asgjësuan për t´i bërë pronë të tyre Evropë, e bukura evropë unë kam një pyetje për ty pse s´më njeh, pse s´më do apo bëhesh se s´ kupton | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:30 am | |
| Evropë, ndalja dorën serbit ose po ia n d a l i vetë se tokat e mia më mjaftojnë për të mbjella e për të korra l u f t ë s nuk i trembem por , unë d r u a j prej teje nga paktet tuaja të fshehta dhe nga konferencat tuaja Unë qytetari yt modern bashkëkohanik me helenët i moçëm sa ka dashtë zoti i krishterë sa të krishterët popull qytetërues n´Evropë dy p e r a n d o r i më ranë me shkopin e të madhit dy perandori më gjakosën me zjarr e me h e k u r e unë ,ja ku jam, gjallë jam!..
P r i s h t i n ë, 1999 | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:30 am | |
| SKËNDERBEU
( p o e m ë )
Në bashkësinë e kombeve në bashkësinë e shteteve nuk ka një njeri të njëjtë që mund ta thotë zëshëm emrin e dhéut dhe atdhéut, emrin e kombit të tij sa trimi ynë Skënderbeu Në epokën e Kastriotit Shqipëria ishte një tërësi; e zgjuar me çastet e kohës dhe e aftë të bëjë histori Nën qeverisjen e Gjergjit u skuqën të gjithë gurët që atdheun e shqiponjave askush të mos e lakmojë Në atë epokë të ndritur Skënderbeu, shqipja lirisë i bashkoi gjithë shqiptarët në luftë kundër armikut. | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:30 am | |
| Në takimet e tija në Durrës në Gjirokastër , e Shkodër në Shkup e në Kosovë Gjergji e thërriste popullin që t´ i përgjigjeshin luftës Në Vlorë, ai u foli vlonjatve “S´di çfarë ju bën të dashur s´di çfarë ju bën të lumtur por, nën tehun e shpatave me shpatë duhet t´luftojmë!” pra, para se t´ia beh lufta përpara se të vie armiku këtu ishte S k ë n d e r b e u ai që i priu A r b r i t vetë në ç a s t i n më të duhur në çastin më të vështirë Gjergji i dha shkëlqim tokës ( t h e u gjitha rrethimet ) dhe i dha shkëlqim vendit me gjakun e më trimave na bëri që të mbetemi gjallë! | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:31 am | |
| Në njëzet e katër luftëra në njëzet e katër beteja në njëzet e katër fitore Gjergji ishte trimi ynë ai që i dha përgjigje kohës Princa të mirë të Arbrit mos u ligështoni, mbahuni Jini në b e t e j a t tuaja kjo p a s u r i e vetëdijes më detyron të ju këshilloj; Shqipërinë ta duani shumë dhe gjakun mos e kurseni që liria të jetë, Shqipëri Princa të zgjuar të Arbrit lufta është ekuacion , me të papritura e të panjohura nëse ju dilni të mundur nga ju lypset të luftoni kjo luftë kundër Turqisë është luftë për Shqipërinë luftë për të ardhmen tonë | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:31 am | |
| Princa të dashur të arbrit gjaku i luftës nuk humbet edhe sikur të na vrasin, edhe sikur të na mundin rëndë farë e huaj këtej s´do të mbijë Shqipëria është gjak i moçëm g j a k i s h k r u a r me gjak gjak i s h k r u a r me l i r i Në këtë vend me plot begati me klimë të butë e me det Të gjitha parajsat janë këtu për të lindur e të palindur një pasuri e pamohueshme për të gjithë qytetarët tanë Që shtetin ta bëjmë të fortë të qëndrueshëm e m o d e r n Shqipërisë i duhen fitoret dhe asnjë humbje në beteja | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:31 am | |
| Këtë vend me tokë e me det që ne e quajmë , Shqipëri ka aromën e fortë të luleve aromën e fortë të pemëve aromën e dimrit dhe verës aromën e fëmijës së qeshur Shqiptar , bashkohuni dhe mbajeni njëri tjetrin, duajeni se i humburi çdoherë paguan gjobën e rëndë të pushtimit Në këtë çast k o m b ë t a r Në këtë çast h i s t o r i k Shqipëria është atdheu ynë Adresa e jonë në këtë botë !.. | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:31 am | |
| PUTHJA E DHEUT
( p o e m ë )
Re të luftës,.. dallgë dhe stuhi S´na u hoqën kurrë mbi qepallë Më të fortë ishim se vetë Sparta Natën mbi Trojën nuk di ta falë
Dielli mbi Shqipëri nuk shuhet Kjo është një e vërtetë e qartë Roma Çezarit, Nata e osmanliut Na bëri të vuajmë, të heqim gjatë
Në një gjyq që as korbat se shkruan Të d ë n u a r ishim,...me kalvar! Në atë (kontratë ) tmerri e gjaku Shpërngulja bënte atentatin e parë
Tridhjetë shekuj janë rrënjët tona 30 shekuj kemi gurin në kufij dhuna ishte shumë e rëndë dhe ushtri tonën ne nuk kishim | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:31 am | |
| Në këtë b o t ë trishtimesh sa herë e kujtoj atë kohë një e tronditur më pushton krajla dhe mbretër të huaj që s´ i patëm kurrë asgjë na shkulën e na përshkulën në shkretëtirat e Anadollit Nga ajo këputjeje e rëndë unë vetvritem çdo d i t ë nga m a l l i i përmalluar nga të qënit i shpërngulur Në atë puthje të dheut lashë përroin e fshatit, lisin kopshtin me plot perime e pemë.Vreshtën e Dardhave se armiku na ra natën , dhe na i dogji të gjitha shtëpitë e ne që m b e t ë m gjallë; i lamë ca g u r ë tek pragu! | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:32 am | |
| Shpërnguljen nga mëmëdheu e kam përjetuar shumë rëndë më thotë një ish i shpërngulur ushtria dhe xhandarët serbë na nxorën në mes të rrugës udha për Selanik me qerre ishte një dramë më shumë që vriste gjithandej Kosovën Në ato vite të shpërnguljes një i quajtur Astrit Karadaku pjesëmarrës i (tre) luftërave na thotë për këtë p o e m ë betejat i takojnë historisë nëse betejat nuk sjellin fitore Në çastin kur po shkuleshim unë putha dheun tim të ëmbël dhe nga kopshti mora baltë që ta kem s´i kujtim të tokës dhe kujtim të dhéut e atdheut që të mos më bjerë hiadha apo ndonjë gjëmë e rëndë | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:32 am | |
| Në të gjitha ato vuajtje Stambolli ishte një vrasje kujtimet i kam të freskëta në Z y r a t për të huajtë tek po prisja në korridor të merrja kombësinë turke në radhët me ne, ishte një vajzë bjonde , vjeç 13- të nga Keçekolla e Prishtinës serbët asaj ia kishin vrarë 16 a n ë t a r ë të familjes, ndërsa ajo kishte shpëtuar duke u fshehur në plevicë. Ajo vajzë me atë dramë kishte 50 të rarë të familjes me gjak thuaja deri në gju doli nga zyra duke bërtitur këtë emër unë s´e kuptojë! | |
|
| |
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT Mon Jun 21, 2010 7:32 am | |
| më ktheni në vendin tim në fshatin me fytyrë bari tek shtëpia e prindërve tek v a r r i i nënës sime ish zëri i 13- të vjeçares një gjëmë e gjithëve neve
O më të mirët e shpirtit Gjergj , Aleks , Trëndëlinë dhe juve që s´ po u njoh gjuamëni me gurë, shajmëni se unë biri juaj dhe vëllai do duhej të isha atje, atje dhe s ë bashku në luftë t´i mbroja dhe unë trojet
Sa herë p ë r m a l l o h e m i bie telefonit e bisedoj; Kosovë, tungjatjeta, si je katundi s´i është; si dolët në mëngjes, a pati bastisje sa dasma u bënë, tregomë sa n u s e lindën fëmijë o vëlla i gjakut tim, trego se malli për ju më nbyti! | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT | |
| |
|
| |
| Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT | |
|