Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Poezi nga Naim Kelmendi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 3:32 am

Poezi nga Naim KELMENDI



ESENCA

Në esencën e gjërave

kërkoje veten

në margjinat e jetës

nuk jetohet ashtu vetëm

të kanë zbuar

deri në moskuptim

pastaj t’i bëjnë

të nëntëdhjetenëntat

prapa shpine e përanash

tash të duhet vetëm esenca

e asaj që është gjakuar

nga paraardhësi ynë

në një kuptim të jemi Një

me degët rreth një trungu

jo ti fryesh më një fyelli shurdhan

nëpër botë fillivetëm pa identitet

kthehu te esenca dhe kërko kuptimin

në lëkurën tënde të rrjepur

në gjeografinë e kombit

sepse mashtrimit i del vonë tymi

po një mik yti tash është sa njëqind

të dikujt tjetër,

aty ku duhet të jesh ti ende s’je

e mos më kallëxo përralla pa kripë

kur e lëqit vëllain tënd

pse sheh me sytë e Argusit

pastaj si mor si kënaqesh

me vetveten në kaq kuptim

po a ta kanë copëtuar gjeografinë etnike

shekujve dhe a s’po të dhemb kjo

kur në esencë nuk je ai që je
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 3:32 am

DUKE QENË VETVETJA

Duke qenë vetvetja jam mërguar

nga esenca e gjërave të dashura

jam mbyllur si eremit në jetën e pajetë

kam thirrur në njeri dhe s’më ka dëgjuar kush

askushët janë shtirur se kinse s’kanë dëgjuar

se kinse s’kanë parë asgjë përtej hundëve

duke qenë vetvetja kam rënë në dashuri

me të vërtetën e ditur e të hidhur pelin

ia kam vënë kokës fjalën në pritë

vetëm për t’ua thënë në sy t’palarat

vetëm për t’ua numëruar poshtërsitë

dhe, duke qenë vetvetja përjetësisht

gjak më kanë pikuar mendimi e fjala

dhe s’kam luajtur kurrë nga e thëna

veç plagët ulërinin idhshëm shpirtërisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 3:32 am

UNË ME KOHËN FLAS VET


Dikund në një sfond i vetmuar po vdiste

zëri i një fëmije-engjëll

për shkak të hipokrizisë së të mëdhenjve

vetëm për shkak të vdekjes

së ndërgjegjës në njeri

dhe për shkak të mosleximit

të librave filozofik mbi moralin

librat nuk shiten si dikur

në treg shkojnë flakë laviret

marihuana pederët dhe gratë mashtruese

a po frikësohesh nga e ardhmja e pakrijuar

e pyeta dikend atje në grumbull

para shitores ushqimore me çmime të lira

jo assesi, sepse jemi mësuar tashmë

me gjakderdhjen me terrorin me krizat me luftën

po fatin tim si ma ruajnë kaq shumë

këta, armiqtë që kurrë nuk flenë -

këtë herë heshtjen s’do ta lë të heshtë

unë me kohën flas vet për gjërat në mungesë

për tregun e fjalëve që shiten shtrenjtë

në emër të çështjes kombëtare

për shpirtin e lënë rrugëve të botës

përtej shtatë detëve,për biografinë

në pasqyrën e thyer në letrat e dashurisë

të vëllait Serembe, atij fatkeqit dashnor

ai sërish mendon të kthehet në vendin e krimit

qyqet do i vras mbi qiparis nëse më vajtojnë

këngë qyqesh, s’dua më këngë vajtimi

mbi një mendim më pret ky fati im, i miri

sepse e di pse jam dhe e di kush jam

andaj me kohën flas vet unë i-liri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 3:33 am

MEDITIM

Keni masakruar shekujve

me gulfim gjaku me mizori

por, a e keni menduar një

se veç një farë shqiptari

t’mbetet dikund, ai do t’mbijë

zoti s’ka thënë se do zhduket

ashtu si mendon armiku i tij…

Prishtinë, dhjetor 2009


Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 3:33 am

ÇAST VETMITAR

A thua

a do të kishte kuptim

kjo Mulhouse

pa një shqiptar

si unë,

edhe këtu flitet shqip

dhe pëlcet shqip mendimi

heshtja e vret heshtjen me përmallim

po ku u fshehët biografi

e gjurmëve, dilni

biografi e rrugëve të fatit tim

Mulhouse, korrik 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 3:34 am

KUTIA E MENDJES

E di se jam

atje

këtu

gjithkund

ngapak

dhe ndoshta askund

e di që jam

ai që jam

në ecje

të pandalshme

për t’i kapur fijet e këputura

dikund ka ndodhur

pakuptimësia

dhe ka ardhur rënia

tash jam aty ku jam

sërish te kërkimi

në vetveten e humbur

caqeve të pakuptimësisë

në aureolë të jetës

më pret lavdia

atje në breg të fjalës

në breg të shkrimit

një horizont i bardhë

hapësirave të pajetuara



Shtutgart, 8 korrik 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 3:34 am

NDJENJË

Unë ty të kërkova

apo ti mua më gjete

fati im i fshehur

kemi kaluar

rrugë të gjatë

e të përvuajtur

sërish u takuam bashkë

e u pamë me hënë të mirë

me hënën pesëmbëdhjetëshe

tash po ecim

me veten tonë secili

me nga një kryq mbi shpinë-
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 3:35 am

ATY KU S’ISHIM

Secili jeton të veten

pjesën e vet secili

e merr nga dega e tij

dhe ecjen dhe biografinë

e vuajtjes

prandaj uroj të kenë vreshtat rrush

e të bëjnë kumbullat kumbulla

plot degën fiku

dhe plot këngën plot dhembjen

koha e vargut

le të na e duan

së paku gjurmën

atë që bëmë njeherë

për të mirën e tjetrit

e vetëdijën e gjërave

dhe s’prish punë jetuam

sipas qëllimit të parë e të mirë

apo s’jetuam ashtu si e pamë ëndrrën

për ideale të larta, pse na e morën dardhën

në degën që s’arritem as ta prekim,

sepse ishte në pyetje atdheu,

i mi që më kërciste nervat

nëpër të vërtetën e thënë

i tyre që po ia shtrydhnin

tamblin e nënës,po ia hanin

deri në palcë kuptimin e tyre

sikur rendin etshëm zulutë

sepse pjesën e vet secili e merr

nga dega e tij,dhe shkon

i fryen ashtit dhe vetmisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:10 am

Ti thua

Ti thua: "Jemi të lirë!" -
unë vuaj në këngët
që s'kam guxuar
t'i shkruaj.

Ti thua: "Jemi të lumtur!" -
unë dëgjoj e jam sikurse dje:
barkbosh.

Ti vazhdon të gënjesh,
unë të qesh filloj.

Hej!
Mos e bëj fjalën ylber elozhesh,
për meritat kurrë të merituara
të qeverisë.

Mjaft më!
Në s'don të jesh shëmbëllim i një ure,
që nuk lidh asgjë.

Ferdinand Laholli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:11 am

POEZI PËR KOSOVËN

Shaban Cakolli



MOJ KOSOVË MOJ PLAGË E VJETËR

Shkelë ndër thundër plotë gjashtë shekuj
turku e greku,të pabesë
ta prunë serbin e ta bënë pjesë
atë barbarin kriminel
që Karpateve për bukë ka bredhë
e ngulitën në toka t´Shqipërisë
me naj veshur rrobat e zisë
mori hov si gjarpër krajli
i thotë shqipes:Ja ku është varri
unë jam sërb e kam pushtet
s´ta lë nderin që të përket
por shqiptari e ka pasur traditë
mos me u mposhtur kurrë nga hordhitë
gjak ndër denj e zjarr në gji
s´ka pranuar kurrë me u josh n´robëri
nuk ja njohim pushtimin bushtrës
me ta flasim për grykë të pushkës
me gjak tonin njomëm këtë dhe
nuk i lëmë këtu sërbit fole
Se Kosova zemër madhe
ka traditë në dasma e varre
shqip jetojmë e vdesim shqip
si nënshtrohemi të pabesëve t´lig
su nënshtruam kurrë nën serb
fyta-fytas plot njëqind vjet
na kanë vra në prag të shpisë
jo qyqarë por në log të burrërisë
brez pas brezi,djalë pas djali
për liri s´na trembi varri.
Skënderbeu dhe Adem Jashari
kanë bërë shumë këtu mos jetë barbari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:11 am

SA TË DUA KOSOVË


Sa të dua Kosovë
edhe pse na ndanë
kjo largësi
sikur të bëhesha Shqiponjë
në çerdhe tjetër s´isha hy.

Je për mua vend i dashur
tjetër në botë nuk kam pëlqyar
nën një shkurre,isha përplasur
shpirtin tim për të ushqyar.

Foleja ime,larg mendje mos me qit
ne çerdhen tënde,mungon zogu yt
Nuk të harroi,po të përbehem
Më ndriço shtegun,që të mund të kthehem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:11 am

KOSOVËS

Kosovë
copë fushe e Edenit
me përmasa ëndrre
me qiellin
përplot shqiponja
që ngrejnë qerdhe
nëpër zemrat tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:12 am

RRUGË ME GJAK E DRITË LIRIE
Tokën tonë dhuratë prej Zotit
Kanë plagosur e vrarë motit
Kanë bërë gjak e kanë bërë vare

Mbi ty nënë,o hallemadhe


Ti nga zemra nxore prushin
Rrasht për rrasht,luftë me pushtuesin
Bëre rrugë t´gjatë çlirimtare
Jetë o vdekje për tokë shqiptare.

Shumë vigaj qëndrojnë krenar

Bijët më t´mirë
Tkombit shqiptar
Fyt n´këtë shekull
Me pushtuesin
Ne e njohëm bacë Metushin,

Bardhoshin,Kadriun;Jusufin
Rexhepin,Nuhiun,Bajramin,Zahirin
Edmondin,Tahirin


Fytas në shekuj me Sërbi
Drenica hyn n´histori
O Drenicë,kështjellë e lashtë
Bëre luftën,rash për rrasht
Çerdhe trimash në Prekaz

Në Prekaz u mund robëria
Në Prekaz,zë fill historia
Jasharajt matën trimërinë
Pa pushtues e bënë Shqipërinë.
Mic Sokoli i Besianës
Zahiri ky trim i nënës

Hajredinajt roje Gllogjanit
Në Kosharë Agim Ramadani
Prag me prag e mbrojnë me gjak
Flamujt në kulla i ngrisin lart

Qojnë mesazh trimat prej malit
Asnjë pëllëmbë si lëmë barbarit
Shtëpi për shtëpi,tym për tym
Kanë lindë nënat nga një trim
Se lëmë vendin nën pushtim.

Kur Kosova thirri kushtrimin

Trimat tanë kanë lënë mërgimin

Vjen Fehmiu,tok me Xhevën
Në Kosovë me sjellë pranverën.

Shaban Cakolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:13 am

ARIF MOLLIQI

HËNA MBI OBORRIN TIM


1. Të Lisi i rinisë

Aq gjatë e kam kërkuar mrizin e fëmijërisë
Me një kujtim të shenjtë një melodi fyelli erdhi
Ato fusha breg lumi dhe malet përmbi
E përjetova në një trajtë të re vendlindjen
Lisit të gjelbër hijes së tij freskuese
Ia dëgjova frymëmarrjen e qetë dhe të lehtë
U përshëndetem si duhet mirëserdhe më tha
Duke me shikuar me sy të amshuar plotë hijeshi
Me kurorën e patrazuar me pamjen e kristaltë
U ndala shtatin e zbardhur ia lëmova
Kur një rreze dielli nga qielli blu i kishte ra
E thirra këngët e Pranverës dallëndyshet a janë kthye
Por ishte vet Pranvera që ma afroj dashurinë
Me fushat e gjelbëruara me hijet e panumërta
I entuziazmuar nga afshi i luleve që kishin qel

Nën Lis takoi rininë e bukur që kurrë nuk e kam braktisë
Zemra më lëkundet kur natyrë për rreth më rrezaton
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:14 am

Pastrimi i moteve të rënduara

Një kujtim i mirë një udhëtim i dëshiruar
Më trokiti përball Alpeve Shqiptare
Ky udhëtim i plagosur sikur po zgjohet i shëruar
Mbi sogjet e udhëtimit që borë binte filloi shi
Një shi i imtë i ëmbël për ringjallje dhe gjithçka nis e çel
Kanë çel ndër shkëmbinj edhe lulet e pranverës
Te degë e kumbullës një bilbil këndon këngë dashurie
Zëri shkon gjer te pishat shtatgjata të majat e malit
Atje ku janë sytë e mi ku janë zogjtë krojet që nuk shtjerrin
Atje i shoh vashat qe me lisa i krehin flokët
Mbi majat e kërrusura të Alpeve shqiptare
Shoh shekujt e mykur që lahen në Liqenet e Gjeravicës
Shërimin e dhembjen fushave të Dukagjinit shoh
Shoh Drinin që pastron plagët e moteve të rënduara
Dhe mbi gjakun tim shoh gjithçka që merr frymë fuqishëm
Durimi ka ikur bashkë më qelbin e vdekjeve
Kohët e pakryera e keqja s´ka mbetur për nesër
Nuk ka mbetur fatkobi as hala në gjuhën e njëri tjetrit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:14 am

Dashuri e zgjuar

Nën lis me ato degë të gjata
Mbeta pa gjumë kur buzët e saja zura ti puth
Nga afshi i saj m´u turbullua natyra
S´di nata erdhi kur dita kishte filluar me zbardhu
Një fllad i pashuar u shkund mbi qershi një këngë u derdh
Kur dëgjova fjalët e saj posi bilbil në ligjërim
E ç´jam unë mos një ujk i tërbuar mbi ty
Ti e di se jam lindje dielli pranverë jam për ty
Kjo dashuri e kthyer që na solli kënaqësi
Klithma jote himn në vargun tim ngujuar
Ti mos thuaj asgjë mos psherëti këtë natë
Prej teje kam pritur të ndalesh të kesh durim më dëgjo
Përpara hireve tuaja zemrën e kam hapur si portat
Çdo lavdërim për ty dhe zbukurimet s´kanë vlerë
Në ketë natë që erdhe mos kurse zemrën ma merr
Ma lë ballin tënd me diellin lartë ta krahasoj
Kur të vjen mëngjesi e ty s´do të kem pranë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:14 am

Hëna mbi oborrin tim

Në mbarim të ditës se re
Egërsira iku edhe retë e errëta
N´prag të perëndimit të diellit
Zbrit kam nën Lisin plot kurora
Kur Hëna si drapër mbi muzgun ra
Fillua kam të pi gjer pas mesnate
Kur një fllad frynte e kënga më treti
E diçka zemrën ma shkundi
Shpirti i vrarë i lënduar përsëri u gjallërua
Ashtu siç shkrep një gur stralli
Ashtu diçka në shpirt m´u ndez
Kur zbriste nga mali me një shkëlqim të beftë
Mikesha ime u përkul ah u përkul mbi mua
Frymëmarrja kryengritëse sa hije i ka
Qëndrova e shikova nga erdhi kjo hënë
Kaq e lehtë si një dallëndyshe flokët ia merrte era
Nga pritje e gjatë e dashurisë heshti
Më thuaj pse prapë po hesht mikja ime
Kur kjo natë sa mirë na pret
Kur mbi fletët e lisit dashurinë e zgjojmë
Nga gjiri e kemi nxjerr shpresën dhe lumturinë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:15 am

Unë s´kam fjetur

Nga degët e Lisit erdhi një erë flladitëse
Një frymë që të gjithë në gjumë i ka venë
Asnjë zë nuk dëgjohet
unë s´kam fjetur
Në këtë natë s´dua ta lëshoi asgjë të ik
As hënë e as terrin
Dua të jam vetëm unë i zgjuar
Unë dhe dashuria ime e gjatë
Ah sa druhem
mos më mashtrojnë ëndrrat
e më kthejnë
Nëpër udhët e gjata
ku kryq e tërthor kam kërkua
Ta kthej hënën
Vetëm për të shtegtojnë sytë e mi
Më një plagë që e barta aq gjatë
Me lehjet që me vini pas
Dhe thashethemet e mesjetës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:15 am

IDILË PËR LAHUTËN

Pikëllim i ëmbël në qytetin me shpirt
Me të pazakonshmen thirrje nga lahutë e heshtur
Skaj saj këngë e bukur nëpër damarë rrjedh
Ah lahutë që shpirtin e këndell
Një shpirt kënge që kam frikë po vdes
Ndonëse tingujt tuaja s´e humbin shkëlqimin
Ta kam hapur dritaren hapësirën e qiellin blu
Dhe mund të dehem për zërin tënd respekt kam
Më lejo të dëgjoj të kam pranë gjithmonë
Çdo ditë nga lindja gjer tek perëndimi
Dielli hëna ylberi me gjithë harqe dhe rrufetë
Kah mbretëria e mugët e natës do të ndalen
Do të ndalen të dëgjojnë kur ti më rrëfen
Duke derdhur pa ia ndarë me zërin e këndshme
Për gjymtyrët e kohërave për fushëbetejat e tronditura
Për Gjergj Elez Alinë që nëntë plagë i këndojnë
Këngë që parandiente shkëlqimin e armëve hijezuese
Vetëm tokë e lagur e dëgjonte refrenin e përsëritur
Zot suprem i kësaj fushe i këtyre bjeshkëve i këtij lumi
Edhe kjo zhurmë është himni që nuk harrohet
Kjo zhurmë është zhurmë e zhurmshëm në shtatin që do rritet
Në hapësirën që e kapërcejnë kohën e vrugtë mjerimin
Ku klima e qetë frymon mbi tokë të butë plotë qetësi
Plotë këngë të ngrohtat të këndshme nga Ty

Kur dëgjoi një melodi magjike me erën e ngrohtë
Një melodi e ëmbël që ma mbush shpirtin
Plotë tinguj të ngrohtë rrëfyes me rrugë e goditur
O lahutë mijëvjeçare në gjoksin tonë e ngujuar
Që asnjëherë nuk heshte prore ke kënduar
Edhe në qiellin e qetë edhe në natën e trazuar
Nëpër skutat e mjera të harresës ti fole
Edhe në zjarrin që digjte edhe në rrëmujat e shekujve
Ta thirra emrin tënd zëri yt më erdhi
Në çdo maje bjeshke në çdo thellësi deti
Në secilën fytyrë buzëqeshja jote shndriti
Nëpër rrezet e Tuaja e pamë atdheu kur vallëzonte

(shtator, 2006, Deçan)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:17 am

ZAMBAKU I GJAKOVËS"SEBAHATE BYCI

Image

Zambaku i Gjakovës

Sabahate Byci

P o e z i

Tiranë, 2009
===============================

Redaktor: Besim R CENGU

Reçenca: Ymer DOMI

Korektor: Ferit Dida

Paraqitja grafike: Ornela Bita

© Të drerjtat e rezervuara

ISBN: 978-99956-33-79-0

Shtëpia botuese: Geer

Tiranë, 2009
===============================

Brenga e mallit dhe e jetës në
një vëllim poetik

Pasi lexon këto krijime, menjëherë një njohës i vargut poetik, por edhe dashamirës i letërsisë, arrin në përfundimin se kemi të bëjnë me një poete që e ka lëvruar poezinë me kohë dhe që di të kapë tema që i interesojnë jo vetëm artistit që i shkruan ato, por edhe të tjerëve që i lexojnë e i shijojnë.

Tematika e krijimeve poetike është me të vërtetë mbresëlënëse. Pas leximit të faqes së fundit të këtij vëllimi, ndjehen qartë gjurmët që lë çdo poezi në ndërgjegje të lexuesit. Përmes penelatave të holla dhe përzgjedhjes së fjalës, poetja ka aftësinë që të ftojë e të fusë brenda botës së saj, të bën për vete me mendimin e vet drejtpërdrejt pa vështirësi.
Nga ana tjetër këtë e them, se edhe pse këto poezi, i shkruan një shpirt i ndjeshëm njeriu që jeton larg vendit ku ka lindur dhe që (për fatin e mirë) nuk ka rënë në pellgun e nostalgjisë që shpesh herë bien duke u kapur “mat” krijuesit e larguar nga vendlindja për shkaqe kërkimit të një jete më të mirë diku tjetër.

Trajtesa tematike e poezisë është e larmishme dhe ka një fokus të gjerë gjykimi, sepse ky është edhe qëllimi i autores, që për mendimin tim ia ka arritur.

Kësisoj ne gjejmë vërtet krijime “nostalgjike” krejt të logjikshme, por nga ana tjetër hasim në poezi që kanë për qëllim trajtimin e jetën në përgjithësi, dritëhijet e saj, brengat e vështirësitë për ta përballuar, sfidat për të cilat njeriu është i detyruar t’i tejkalojë, pamëshirshmërinë që paraqet ajo për “njerëz të pambrojtur”, siç janë në të vërtetë mërgimtarët që lënë ëndrrat të prera në mes na vendin e tyre dhe nisin të detyruar një jetë të re që në të shumtën e rasteve nuk është e plotë, nuk përmbush aspiratat e qëllimet e jetës ku në fund të fundit, kur je në tokën tënde, jeton me njerëzit e tu të dashur dhe ke të njejtin mentalitet e kulturë me ta.

Në vendin e huaj nuk u jepen kushtet optimale të jenë si në vendin e tyre, ndaj as poetja dhe asnjë i mërguar tjetër kudoqoftë nuk është e mundur të përshtatet plotësisht me jetën, kulturën, traditat, gjuhën e shpirtin e njerëzve që gjen atje. Kuptohet se kjo jetë e mërgimtarit, sado që ka nivel më të lartë ekonomik, nuk u dhuron atyre (veçanarisht krijuesve) kënaqësinë, emocionin, relaksin e kondicionin e nevojshëm shpirtëror... Me një fjalë nuk u fal plotësisht të drejtën universale për të dashuruar, për t’u përpjekur, për të thënë pa ndrojtje fjalën, për të gjykuar njëlloj si të tjerët, për të kërkuar në brendësinë e jetës lumturinë e kuptimin e plotë të jetës...

Poezia ka brenda mallin, nostalgjinë për ikjen e rinisë, dashurinë për nënën, babain, vëllain, të dashurin...

Poezia e Sabahate Bycit ka një tematikë dhe një trajtim të atij lloji që e bën vargun të veçantë, teknikisht të një natyre tjetër, krejt tjetër, krahasuar me prodhimet e sotme poetike në vendin tonë. Ajo nuk pretendon shumë të shprehet përmes vargut, se sa përmes ndjenjës, përmes fjalës së përmallshme që ngjit e lë gjurmë, të bën të mendosh. Kjo ka bërë që poezia e këtij vëllimi është lehtësisht e kuptueshme, nuk ka ndërlikime të vargut e rëndesë të fjalës.

Së pari, poezia e Sabahate Bycit është qiellore në një farë mase, se ajo përmes poezisë së saj kërkon shpesh herë ndihmën e Hënës e Diellit, Qiellit etj. Kjo vërtetohet se gjatë udhëtimit poetik, poetja herë i “zgjat dorën Hënës”, herë “fshihet pas Diellit”, në një rast tjetër “fle me Hënën” duke kaluar kështu një natë ekzotike dhe pas kësaj “ik në pakthim...”.

Së dyti, poezia është edhe tokësore kur flet me dashuri për nënën e birin, babain, të afërmit, për kohën e nusërisë që ka ikur, për Shqipërinë, Gjakovën, Kukësin e Prishtinën, për jetën e vet personale dhe tallazet e kësaj jete që në disa raste e kanë përplasë në brigje të vështira, por që me guxim ajo i përballon.

Kjo gjetje artistike dhe këto mjete kanë realizuar qëllimin e një ndërtimi poetik që na bën ta quajmë vërtet interesant vëllimin, me varg që përbëhet prej fjalëve të kursyera dhe të zgjedhura, me ngarkesë emocionale e pa mbulesë të mendimit që rreket t’ia përcjellë lexuesit.

Në fund të fundit kjo është poezia; fjala cilësore, e përzgjedhur, ideja e qartë e mendimi i ngjeshur intensiv në varg, që dallon nga ligjërimi i përditshëm.

Krijimet poetike të këtij vëllimi janë fryt i një zemre shqiptare që pulson shqip, emocionohet shqip, dashuron e urren shqip, janë ide që dalin nga një mendje që mendon shqip, gjykon e analizon shqip, por edhe që mundohet t’u jepet të tjerëve nëpërmjet një poezie duke thirrë në ndihmë fjalën krenare, të bukur e kumbuese shqipe.

Besim R. Cengu -Tiranë, gusht 2009

* * *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:18 am

VENDI BOSH NË SOFËR

Një gur,
Një bjeshkë,
Një mall...

Përtej malesh,
Dielli qet syrin,
Zemra qan...

Ika që të kthehem,
Por s’u ktheva ende,
Sepse ika nga vetvetja...

Nënë,
Më fal,
Për vendin,
Bosh në sofër...

Godonë kurrë nuk e kam dashur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:18 am

MË KA MARRË MALLI PËR SHQIPËRINË

Shqipëri,
Sa herë më merr malli për Ty
Ulem e qaj me lotë Kosove - Shqip
Na ka nëna Zemër tha:
- O nënë,
Këto janë lotët e Shqipes!

Lotët e maleve të Naimit
Të Lulit të vocërr
Lot - Debat - i kurreshtjes
Sygjesti pa sarkazëm
- Ah, Bre!
“Sikur të isha djalë!”

Shqipëria ime!
Sa herë më merr malli për Ty
Qaj me lotë Kosove - Shqip
E në mend më bie fjala:
na ka - Nëna Zemër tha:
- O nënë,
- Ne jemi SHQIPËRIA E MADHE
Vetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:19 am

MIRË U PAFSHIM

Nëse zbret nga Qabrati,
Ma përqafo Gjakovën,
Si të duash Ti.

Nëse vjen nga Tirana,
Eja ma merr mallin,
Bashkë me lotin e gëzimit.

Nëse kthehesh nga Prishtina,
Ma përqafo Gjakovën,
Si nëna me Babanë.

E nëse nga lindja e Diellit,
Në mbrëmje të shkon mendja,
Te Hëna,
Mos harro dhe dije,
Se unë me mallin e pashkruar,
Gjithnjë përqafoj Gjakovën,
Kosovën,
Timin Kukësin,
Tiranën,
Të tërën
TË MADHEN,
SHQIPËRINË.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:19 am

TI VETË E DI

Përtej malesh Dielli e ngroh ditën,
“Moi”, atë, kur unë Ty dua të të harroj.

Përtej lumejsh, shiu përplaset e vërtitet
Në lagështinë e liqenit të kaltër - si sytë tu.

Ah! Jam bërë e tëra vjeshtë!

Në gjakun tim po rrjedh vetmia,
Që më mori me vete në kolapsin e fundjanarit 2008.
- Sa i madh e i bukur ishte Dielli ato ditë dimri plot acare!

Pse, bre, nuk e dita se do të vijë mesmarsi?!!

Dita e bashkimit pas ndarjes...!
Apo e ndarjes pas bashkimit...!?

Nuk dua të ma tregosh,
TI VETË E DI!

Përtej maleve Dielli ngroh ditën,
“Moi”, atë, kur unë Ty,
Po -
Përgjithmonë do të harroj!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli


<b>Postime</b> Postime : 678

Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitimeMon Aug 23, 2010 5:20 am

TË KAM ZAMBAK TË GJAKOVËS

Kokën e kam shtrirë në qetësinë e natës,
Dua ëndërrën ta thërras në takim.

Që kur Ty të njoha,
Gjumin syri ma lagu
Me shiun e lotëve dhe ëndërra
Më ikë
Me tradhëtinë e ferrit
Në heshtje,
E pa zë - si Ti!

Përse nuk ke mëshirë?!
Përse s’më flet me gojë?!
- A e di se dashuria ime për Ty,
Është si trëndafili i Elbasanit,
Edhe unë Ty të kam Zambak të Gjakovës!

Jam betuar se në Pranverën e Virgjër,
Për Ty do të thur një kurorë,
Me lulet më të bukura të Kosovës,
- Ty, Diadem i Mbretërisë të dashurisë sime,
Të madhe e pa kufi –
E do t’ia fal PUHISË SË SAJ!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi nga Naim Kelmendi Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi   Poezi nga Naim Kelmendi I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi nga Naim Kelmendi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Kelmendi nuk lëviz nga Kelmendi
» Naim Frasheri
» Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT
» Poezi pa fund
» Poezi nga Zenalda Hajdari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: