Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Poezi nga Zenalda Hajdari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi nga Zenalda Hajdari  Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Zenalda Hajdari    Poezi nga Zenalda Hajdari  I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 11:35 am


KUSH JE TI

Kush je ti që në zemrën time
hyre krejt papritur?
Kush je ti, që zemrës time i fale
kaq shumë gaz ?
Kush je ti që bëre syrin tim
të qeshë ?
Kush je ti që bëre zemrën të flasë ?
Ti erdhe një ditë nga vise
të largëta
Dhe një dhuratë mbaje
në dorë
Merri vogelushe
këto dollarë
Dhe jetën jetoje si të tjerë
qesh dhe gëzohu
Se ketej e tutje nuk do te jesh
e mjerë
Unë nuk të njoh
as emrin s’ta di
Kurse ti mua nuk me sheh
veçse në fotografi
Jam e sigurtë se një ditë
ne të dy po u pamë
S’ka gjë se gjuhen s’e dimë
mjafton tju shoh në sy dhe atje do të lexoj
mirësinë
Dhe ju në sytë e mi do te lexoni
mirënjohjen,dashurinë
Bekimin e Zotit ju paçi psrhers
ky është urimi që nga zemra ime del.

(Zenalda Hajdari)

MALL

Syri i bukur pse po qan
ah, moj zemër përse rënkon
kam një mall të madh në gji
që krejt trupin ma përvëlon

Ai është malli atëror
që askush s’ma zëvendëson
ndaj po digjem kokë e këmbë
si qiriri në shandan

Njerezit e mi vallë ku janë
përse askush s'me gjendet pranë
përse me lini që të tretem
dhe në jetë vetëm të mbetem

Ju e dini s'jam e huaj
sepse gjaku s'bëhet ujë
amanetin ju mos e harroni
ejani dhe me kujtoni
mallin nga zemra ma largoni

Se ju dua porsi dritën
si ajrin që bima thith
pra do ujë qe të rritet
ashtu unë dua dashurinë

Me mungoni, se kuptoni?
mos me lini në trishtim
jam e vogël dhe që të rritem
dua pakëz përkushtim

(Zenalda Hajdari)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi nga Zenalda Hajdari  Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Zenalda Hajdari    Poezi nga Zenalda Hajdari  I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 11:39 am

NJË PLUMB

Sa shumë të desha babi im, sa shumë ...
Ti me mungon çdo ditë, orë e çast ,
Ti më mungon në çdo pjesë të jetës sime .

Një plumb më ndau nga ty
Një plumb jetën ta preu në mes
Një plumb të ndau prej nesh
Një plumb që sa jetë njerezish ka marrë
Një plumb që sa zemra nënash ka tharë
Një plumb ..........

(Zenalda Hajdari)

JETIMET

Sa jetimë ka vallë ne botë ?
E dimë ? Jo .
Me qindra, me mijëra, kush e di !
Sa përbuzje sa poshtërime marrin
Ma thua ti ?
Kush për ta u kujtua t’i shikojë
Një fjalë të ngrohtë t’ua thotë !
Askush .
Veçse Zoti që i krijoi .
Kush me ta bukën e ndau ?
Kush vallë hallin ua qau ?
Allahu xh.sh dhe nëna që u dha gji .

(Zenalda Hajdari)

NENES

Nënë, fjala më e bukur në botë
Me ty pranë unë dua të jem në ç’do çast
Me buzeqeshjen tënde nis ditën e re
Me puthjen tënde mbi sy
Unë bie dhe fle .

Ti më jep ajrin që mushkëritë mi mbush
Ti më jep diellin që me djeg si prush
Pa ty nëna ime nuk do të kisha lerë
Pa ty jeta ime nuk do te kishte vlerë

Ty tëkam unë nënë
Ty të kam unë baba
Dashurinë e zemrës
Veç ty do ta jap


Mamit tim që e dua shumë

(Zenalda Hajdari)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Poezi nga Zenalda Hajdari  Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Zenalda Hajdari    Poezi nga Zenalda Hajdari  I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 11:41 am

DUA

Dua të jem diell
që njerezit t’i ngroh
Dua të jem yll
që në qiell të ndriçoj

Dua të jem ajër
që jetë të jap
Dua të jem engjëll
që të gjithë t’i ndihmoj

Dua, dhe çfarë dua ?
as vetë se kuptoj
Gjithë njerezit dua
T’i shoh njësoj

Dua që drejtesia
gjithmonë të mbretërojë
Mos valle Zoti
nuk na krijoi njësoj ?

Të pasur të varfër
kurrë të mos ketë
Gjithë njerëzia njelloj të jetë
dua, vallë çfarë dua ?

(Zenalda Hajdari)

MIRESI

Ti hyre në jetën time
Si një engjëll
Dhe mua nga ligësitë e kësaj bote
Ti me mbron
Me fute ne botën islame
Gjysëm hëna, shoqatës i thonë

As vete s’mund ta mendoja
Se kaq shpejt buzeqeshjen do me sillje ti
Une jam shumë e vogël
Ende jam fëmi

O engjëll që Zoti tek unë të solli
Me ndihmo me mirësi
Brengën që vdekja në zemër e mbolli
Largoje me dashuri
Edhe pse larg je dhe kurrë s’të kam parë
Nga zemra të uroj
Qofsh gjithmonë e bardhë

(Zenalda Hajdari)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Poezi nga Zenalda Hajdari  Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi nga Zenalda Hajdari    Poezi nga Zenalda Hajdari  I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi nga Zenalda Hajdari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi pa fund
» Poezi nga Naim Kelmendi
» Poezi shkruar nga një matematikan
» Poezi nga Rrustem Gecit-KËNGA E UJIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: