| Mjeksia-Grup
| Poezi nga Naim Kelmendi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:20 am | |
| TË KAM ZAMBAK TË GJAKOVËS
Kokën e kam shtrirë në qetësinë e natës, Dua ëndërrën ta thërras në takim.
Që kur Ty të njoha, Gjumin syri ma lagu Me shiun e lotëve dhe ëndërra Më ikë Me tradhëtinë e ferrit Në heshtje, E pa zë - si Ti!
Përse nuk ke mëshirë?! Përse s’më flet me gojë?! - A e di se dashuria ime për Ty, Është si trëndafili i Elbasanit, Edhe unë Ty të kam Zambak të Gjakovës!
Jam betuar se në Pranverën e Virgjër, Për Ty do të thur një kurorë, Me lulet më të bukura të Kosovës, - Ty, Diadem i Mbretërisë të dashurisë sime, Të madhe e pa kufi – E do t’ia fal PUHISË SË SAJ! | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:20 am | |
| ME TY
Mbrëmë unë e Ti - Ti Zhulietë E unë Edgar Alen Poe! Mbrëmë, Më vonë se mbrëmja - Unë Zhulietë E Ti Edgar Alen Poe.
Mbrëmë që nga mesnata, Ti me mua legjendë e Zhivagos, Legjendë nëntori 2007, Mbrëmë, Ti kotja ime në pakthim!
Mbrëmë fjeta me Hënën
Mes kristalesh drite, Humbavdekje, Shtatë ditë e shtatë netë, Gjuhën ma thau, Ma vodhi fjalën foshnjare, Të parën, Ma vodhi fjalën foshnjare, Të dytën.
Mbrëmë u treta në thirrje, Një milion herë, E mbeta si përherë e vetmuar. Me minutat e pritjes kot - Në minutat e pritjes. | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:20 am | |
| TI, HESHTJA IME MEMECE
Mbrëmëm, Edhe sot, E, edhe nesër, Edhe, Edhe, Edhe... Tërhiqe zvarrë kullimin e lotëve, Në shpirtin që e regj zemrën. Për heshtjen varr - Për humbjen e fjalës time Foshnjare të parë - Për humbjen e fjalës time, Foshnjare të dytë!
E sot, Sot, Me Ty’ E’ Pa Ty, Ndaj mërzinë, Që as ti vetë nuk e beson, Me lotin tim skëterrë, Që nga thellësia e shpirtit, Si gjak më kullon...!
Me Ty dua vetëm një herë të flas, Mbase zërin ta dëgjoj, Atëherë zemra të më pëlcasë.
E në çastin shterp, Që rrezen e dritës e shkatërron, Irisi i humbur sterrë, Vdekjen të ma lehtësojë.
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:21 am | |
| MBET E DREJTË - PA MBURRJE
Nuk të dua anipse nga larg, Ti një trëndafil do të ishe, Nga krypa e Tpasit, Ose shigjeta e Neptunit, Që flakën e shpërndan.
Të dua, Ashtu si njeriu ca gjëra të errëta I dashuron. Dhe atë në shkëlqimin e verbër Të zemrës së copëtuar “Më shumë se dje e më pak se nesër”!
Të dua pa e ditur përse?! Qysh kur e prej ku?! Të dua me të drejtë pa kompleksitet e mburrje! Të dua sepse ndryshe nuk di Aq shumë sa që: - Dora jote mbi toraksin tim - Dora ime është, Aq shumë sa që kur Ti sytë i mbyll, Mua shumë shpejt gjumi më zë...! | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:21 am | |
| EDHE PËR KËNGË
Sot ma kënaqe zemrën, Ma mbushe shtëpinë, Me zërin tënd të bukur, Me shpirtin plot dritë, Me dashurinë...
Krahët m’i dhurove, Shpirtin, gëzimin... Ecjen ma shpejtove, Ma fale fluturimin.
Mos, të lutem, mos, Se më lëndove fort, Me le duke qarë, E s’po pushoj dot.
Në zemrën time, Loçkë, Aty thellë ke hy. Po më lëviz me gjakun Të kam shpirt unë Ty. | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:22 am | |
| MË PRIT...
P rit O se E ja ti Z emra I me - shpirt
D ua A nipse S i e H utuar U lëras R rugëve të I kjes bashkë me vetminë - VETËM E dhe | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:22 am | |
| GËZUAR DITËLINDJEN
Si (n)’ Qersh-i (or) - iku e kuqe flakë, Rrezja e Diellit në thellësinë e mbrëmjes, Puthi natën, Dhe mori dashurinë gaforre në katrore, Për 24 orë ose 45 herë në gji! Me qejfe të thashë: (n)’ Korri (ik) or, Shtatë kallinjtë e heshtjes, Me të hidhet se vetë vdekja shekullore. E nëse do, thuri shtatëmbëdhjetë Poezi për Bereqet, Sepse molla qe ngrënë. Ty, zemra ime 1 (Perisht) Marathonomak, Vetëm e vetëm për mua, Gushën ta puthi si pëllumb. | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:22 am | |
| EDHE NGA LARG
Rrezja e Diellit puthi Yllin e Mëngjesit, Akullit ia fali lagështinë e lotëve, E vuajtjes së takimit në largësi, Dashuria frymën ia zuri...!
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:23 am | |
| MOLLA QË HËNGRE
Mollën që e hëngre, Ishte e kuqe.
E kafshove, E hodhe, Në shportën e mbeturinave...
Mbase gabove, Farërat i kishte origjinale, Si të atyre, Nga Naissi...
Mirë nuk bëre, Hiq, Që e kafshove, Dhe u ndave, Duke e lënë të lënduar... | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:23 am | |
| ATENTAT
Dielli nuk duron t’i bëhet atentat, Qelizat nuk durojnë të gënjehen... Bashkimi nuk duron për respekt ndarjen, Hëna nuk duron t’i vjedhin syzet... Ajo nuk është e verbër, Ajo sheh me sytë e shpirtit...
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:23 am | |
| MË KE TRADHËTUAR
Më ke tradhëtuar në emër të shkrimit, Në emër të figurave më ke tradhëtuar...
Kurrë nuk do të zërë vend, Fjala e jote poetike...
Pena jote nuk ka për të shkruar më poezi, Stuhitë e lakmisë e të tradhëtisë, E kanë fundosur në thellësi të oqeanit...
Do të të mallkojë fjala e shkruar, Edhe figurat e saj përjetë... | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:24 am | |
| BUKURIA E DITËS
Hëna u përshëndet me terrin e natës, Dhe Diellit ia fali dashurinë, Për t’ia shtuar hijershinë, Bukurinë e madhështinë e ditës.
Sot kur malli si kurrë më parë, Shpirtin ma ka kapluar, Nga foleja e gjoksit tënd, Kosova ime, E puthi çdo ditë të re. | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:24 am | |
| HËNËS I TREGOJ
Dielli, Shkatërroi një grumbull të reve Të zeza skëterrë Dhe qiti syrin e tij.
Ma fali mëngjesin, Lotin ma teri në strehë, Që shiu të mos ma lagë qerpikun...
Edhe Hënës do t’i tregojë, Se sa mu bë zemra mal. | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:24 am | |
| DESHA TË SHKRUAJ POEZI
Desha të shkruaj një poezi, Desha të t’i them vetëm dy fjalë, Desha të jem pranë teje - Aty përbri... Në mos mundsha në faqe, Të të puth në ballë... | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Mon Aug 23, 2010 5:25 am | |
| BUZË RRUGËS
Buzë rrugës së pakthim, Thitha pikën e vesës së mëngjesit. Dhe e gjora nuk e dita, Se lagështia e pabesë, Shpirtin ma thau...
Tradhëtia ishe Ti, Randevouz nuk bëhet me Luciferin!
Pakthimi s’ka kthim Në pakthim...! | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:50 am | |
| VDEKJEN S’TA KAM BORXH
Mos u fsheh pas Diellit kot, Sepse të sheh Hëna.
Pas Hënës s’mund të fshihesh, Sepse të shoh unë me Yjet.
Gjithësesi s’është vetëm e jotja, Ajo do gjithnjë lindje të reja.
Vdekjen nuk ta kam borxh, Mbase këtë e ke kuptuar... | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:50 am | |
| NË ZEMËR TË KAM
Në zemër të kam, Edhe në shpirt... Thellë.
Diellin në Ty e putha, Drejtpërdrejt pa lajka. Pa rroba kllounësh, Pa lëkurë të humbjes së virgjër.
Vetëm Ty të kam, Edhe në zemër, Edhe në shpirt... Thellë... | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:51 am | |
| MASHTRIMET E NARCISIT
Në lagështinë e e vetëgjelbërimit, Lotueset i hetojnë mashtrimet e Narcisit.
Mëkat për bukurinë që humbet pas kolapsit, Për hyrjen e vetvetes në qejfe, Mbi beben e syrit shterp...
Mëkat për nënën, Mëkat për babanë, Që gëzimet e klithjes së parë foshnjore Ia falin djalit.
Grimcat e pasqyrës të mbledhura grumbull, Reflekse portretesh për bukurinë thurin - Ata kanë vetëm tri ditë jetë...
Kështu thanë të parët!!! | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:51 am | |
| KRENARIA E KUKËSIT
Më lejove Diellin ta puthi shqip!
Për herë të parë, Shpirtërisht, Ia theve qafën mallit. E hodhe për një çast në greminë.
Edhe kurbetit skeletin ia thërmove! Me krenarinë e bujarinë Tënde, Për mallin e shpëtimin tim. | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:51 am | |
| HËNA S’ËSHTË JETIME
Zëri i bilbilit më ngazëllen, Kur këndon këngën e tij, Mendjen time ma rrëmben.
Për kurbet kurrë s’do të këndoj, S’do të këndoj shumë as edhe pak. S’do të thuri vargje e poezi, Se nga syri do të më rrjedhë gjak.
Ah, Tash nëna në terr vajton, Edhe pse Dielli si këtu ndriqon. Natën, Pse Hëna rri në mendime? Pse ka ngelë vetëm, E duket si jetime!?
Dhe ia zgjas dorën Hënës, E me zemër thërras. Nga malli shkrumbi i nënës, Oooo! - Zemra, Bre, Zemra le t’më pëlcasë! | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:52 am | |
| Edhe kësaj Pranvere, Ia kishin grisur fustanin... Kishin dashtë t’i shthurin kurorën, I kishin pasë thënë të vijë vetëm - Por ajo prapëseprapë, Si përherë erdhi, Bashkë me shqiponjën!
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:52 am | |
| UNË E TI NJË RELAKS
Poemë
I
Mashtrimit ia vura nënkëmbëzën, Për ta shpëtuar harresën, Se ti u zure me tre, Për qëllimin, Për trishtimin... Që të largohesh e të thuash: - Jo unë s’pata faj! Sherri të zuri për krahu, Bashkë me hijen ndjekapase. Theu qafën sakaq si ora, Që përcjell kohën me trishtim. - Po, po! Ti pate faj, Sherr - ti hija jote ndjekapase...! | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:52 am | |
| II
Në mua gjej udhëtimin, Me mendimin e bartjes, Ego në rrugën e pafaljes, Mike e dashuruar?! - Pse nuk del nga vetvetja?! Me dashuri, me miqësi, Që në mua ta gjej prapë, Udhëtimin me mendimin e bartjes së Egos, Zvarrë...! | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:53 am | |
| III
Unë e di, Se Ti më sheh! Pa frikë - Pa urrejtje... Numëroj minutat në kotje, Si hije e trajtuar, E njeriut me kohë të mjaftueshme...!
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:54 am | |
| IV
Një mori damarë akujsh, Fundosen pa shpresë, Në verën e kaluar-skllotë, Në thellësinë e syve të Tu... Çfarë tradhëtie!! Nëntori i kaluar, Prej detit të gjerë në oqean, Ku loti përplaset me dhimbje, Te ti, Zotërotja ime...! | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi Tue Aug 24, 2010 1:54 am | |
| V
Çdo gjë që bëra, Ishte me kast. Çdo kast që vura, Ishte një rast. Pahirin e trazova, Të iki nga rruga ime, Pa përftyrime, Syrgjyn gjallë, Ti, Vetmia ime... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi nga Naim Kelmendi | |
| |
| | | | Poezi nga Naim Kelmendi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|