Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Portugalia turpëron Korenë e Veriut

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Portugalia turpëron Korenë e Veriut Empty
MesazhTitulli: Portugalia turpëron Korenë e Veriut   Portugalia turpëron Korenë e Veriut I_icon_minitimeMon Jun 21, 2010 3:55 pm

Kombëtarja e Portugalisë ka bërë një lojë po thuajse të përkryer në pjesën e dytë të ndeshjes për të shtypur Korenë e Veriut me një fitore të thellë prej 7-0 dhe për të siguruar vend në rundin e ardhshëm të Kupës së Botës.
Edhe pse pati 15 tentime për shënim pjesa e parë solli vetëm një gol të vetëm. Pas një asistimi të Thiago në minutën e 29-të të lojës, Raul Meireles kaloi ekipin portugez në epërsi për ta çuar të qetë në pauzën mes pjesëve.

Portugalia turpëron Korenë e Veriut Meireles_Ronaldo_cannotbelieveit

Portugezët filluan edhe pjesën e dytë me shumë vrull, duke shënuar tre gola të shpejtë. Tetë minuta në pjesë së dytë ishte Simao i cili dyfishoi epërsinë pas një loje të mirë nga Hugo Almeida dhe Meireles (53’), ndërsa pas edhe tre minutash tjera në listën e golashënuesve u shënua Almeida (56’). Hovi i portugezëve nuk ndaloi, pasi kur u bënë një orë lojë në stadiumin Ellis Park në Johannesburg, Ronaldo shmangu pozitën jashtë loje për të asistuar për Thiagon që shënoi golin e katërt në ndeshje (60’).

Pas njëzet minutash pa gola, rrjetat përsëri u tundën tre herë në 10 minutat e fundit. Së pari Liedson shënoi me anë të një goditje të fuqishme (81’), para se në listën e shënuesve të shkruhet edhe Cristiano Ronaldo (88’) dhe për të dytën herë edhe Thiago (89’).

Fitorja tashmë i siguron Portugalisë kualifikim në rundin e ardhshëm, ndërsa pozita e parë do të vendoset në rundin e fundit të fazës grupore, kur kjo kombëtare do të përballet me Brazilin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Portugalia turpëron Korenë e Veriut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tre fuqitë e mëdha të Azisë bisedojnë për Korenë e Veriut
» Higuain mposht Korenë Jugore
» Portugalia
» Zebra nokauton luanin, e turpëron para luaneshave
» Bonuse për Nigerinë nëse mposht Korenë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: