| Mjeksia-Grup
| "Sikur Ana" - Rudina Xhunga | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:50 pm | |
| SIKUR ANA Zarfi ishte i bardhe. Siper tij asnje shenim. Brenda nje diskete. Nje eko femije dhe nje cope leter, ku shkruhej me dore: "Po te dergoj kete ditar, mbajtur ne shkurt, mars, prill 1997. Dua ta botosh. Ne kopertine vendos kete eko. Siper, ne vend te emrit, te shkruhet: "Anonime". Titullin mund ta gjesh vete, por dedikimi te jete: "Per Anen". Faleminderit!" E mora me te qeshur. Madje nuk me erdhi as inat me shkrimin detyrues, qe pervecse me drejtohej ne njejes, gati me urdheronte ta botoja, pa me vene parate per botim, sepaku, mire emrin apo adresen e vet jo se jo. Une jam botuese. Kjo fjale nuk eshte me si dikur, kur te thoshe botuese, ishte si te thuash tani trajnere delfinesh. Tani kam shume te ngjashem, por nuk ankohem, puna s'mungon. Kam nje shtepi te vogel, qe boton me teper libra te perkthyer. Librat i zgjedh vete. Nuk munda te behesha shkrimtare, sic enderroja, kur u binda, se asnjehere s'do ta merrja dot Nobelin ne letersi. Bej shaka, por sidoqofte kuptova ne kohe se kisha per te qene vec nje kopertine me pluhur mbi rafte libraresh. Por jam lexuese e mire, dhe kjo s'eshte pak. Me pelqen te them lexuese, jo kritike. Kritiket me ngjajne me grate shterpa. Nese nuk krijon, nuk lind, nese nuk provon kurre aktin e ngjizjes, je i mjere, je kritik, je kallogre. Kuptohet, nuk eshte tamam keshtu, po une kam mllef te madh me kete race, qe ne njefare menyre dhe i perkas. Dhe ca si shume, do thosha, perderisa mbledh vetullat duke krijuar nje xhunge te madhe mes tyre, sa here me bie ne dore nje liber i shkruar nga ndonje autor vendas. - Se c'ka qe nuk shkon,- them dhe nuk pranoj te botoj pervecse letersi te huaj. Paranoje kombetare! Keshtu, derisa nje dite u kujtova ta hapja disketen brenda zarfit. Kishte nje virus te panjohur. Me lodhi derisa e gjeta, ishte nje virus i vitit '97. Me ne fund u hap. Ishte e shkruar e gjitha ne WP5. E ktheva ne word dhe e printova: 80 faqe A-4. Nisa ta lexoja ne pune, pastaj ne taksi, mandej ne shtepi. Ime bije kishte temperature, por une e qetesoja pa mendje: - Do ta kaloje shpirt, do ta kaloje, pi dicka!- dhe nuk i hidhja as syte, se mos me shpetonte ndonje germe... 28 shkurt 1997 Sot jam mami. Kete mengjes u zgjova me ty, beb. Kemi qene bashke gjate gjithe ketij muaji, po s'e dija. Me fal, shpirt! Ti duhet te kesh ardhur tek une me 28 janar, te pakten keshtu mendon mjeku. Mbase ka te drejte, sepse ajo ka qene nje dite shume e cuditshme, nje nga ato dite qe sjell vec gjera te bukura. E tmerrshme, nuk kam as fjalor per memesine! Te quaj "gje". Ti je shpirt, ti je zemer, ti je frymemarrje brenda barkut tim, ti je nje bukuroshe e vockel, qe me behej se po qeshje me fytyren time te pataksur, ndersa kisha ngrire kur te pashe brenda nje aparati. Mjeku nuk tha se je patjeter vajze, po une keshtu dua te jesh, madje te kam gjetur edhe emrin. Ty, beb, te quajne Ana. Ne te dyja do te rrime bashke 9 muaj, vetem bashke, pa te tjere neper kembe. Oh, sa njerez do te na ndajne kur ti te dalesh, kur ti te rritesh! Ne fillim do te jete mjeku, pastaj babi yt, pastaj te dashurit e tu qe, do te te marrin prej meje, cik e nga njecik. Andaj, tani qe te kam, te vogel e te bukur brenda meje, do te te rrefej perdite nga nje perralle. Ku i dihet, bebushe, ne do te kesh me kohe e qejf te me degjosh kaq gjate, ndaj, po nuk t'i thashe tani gjithe c'doja te me thoshte nena ime dikur, s'di ne kam per te t'i thene ndonjehere. 28 shkurt, pasdite Ana ime, mami te ka diell fundshkurti. S'me durohet pa te te treguar c'do te bejme tani ne te dyja. Do te shkojme per nje vizite te shoqja ime e ngushte, qe ka ditelindjen. Bebushe, do te njohesh dhe Rein atje, qe do ta kesh shok kur te rritesh. Ah, moj beb, sa rremujshem po t'i tregoj gjerat! Ti ende nuk di kush eshte mami yt e une nis e te rrefej per shoqet dhe bebet e shoqeve. Mire pra, mami yt tani eshte 22 vjece. Vdes te dukem me e gjate nga c'jam, por, duke filluar nga sot, nuk do te mbaj me taka te larta, se kam frike mos rrezohem e te vras. Mami jeton ne nje shtepi me babin tend, por ai nuk di gje per c'te shkruaj ty. Ai eshte babi i mire dhe te do shume, ty, bebushe, por ku i dihet ne e kupton gjuhen tone. 1 mars, mengjes U zhgjove, Ana? I hape syckat, lepulushe? Edhe une, qe nuk fjeta mbreme, sa u zhgjova. Shpirti i mamit, te flas si e vogel, pse ti e vogel je, por nuk e di ne bej mire keshtu. Mbase nuk do te kem me mundesi te t'i them te gjitha c'dua dhe sic dua. Si mami i vajzes se madhe e te vetme. Mbase duhet te t'i them te gjitha tani, qe, kur te dalesh prej meje dhe kur te rritesh, te te kujtohen te gjitha, ose te pakten c'eshte me e rendesishme per ty. Kur isha e vogel, lexoja shume, pa kuptuat asgje. Madje, atehere bashkoja germat me gishta per te krijuar fjaline. Aq shume lexoja, sa me mbyllnin biblioteken e shtepise me celes. Por me beso, tani qe nuk jam me e vogel, sa here me duhet, me vjen ne ndihme nje personazh i atyre librave, me nje fraze gjithmone gati, me nje fytyre, me nje zgjidhje, me nje ngacmim. Ata kane qene te gjithe brenda meje ndersa rritesha, dhe me duket se nuk gaboj shume, nese te bej te thithesh bashke me dashurine time edhe tregimet e mia. Ti as mos qaj, as mos qesh, vec degjome. Do te kete gjithmone kohe per t'i nxene gjerat, por kam frike se nuk do te kete kohe per te t'i thene ato. Ndaj do te te tregoj gjithcka, pa te fshehur asgje. Do te t'i them ne menyren time. Mbase jam nje mami e cuditshme. Mbase... E di cfare? Kur isha e vogel, nuk me zinte gjumi vetem dhe kacavirresha nga shtrati im i vogel vrik e te shtrati i madh i prinderve te mi. Pastaj, qe te ma varnin pakez, e shkundja mamin per t'i thene: - Ma, ma, une po shoh filma ne sopraluce. E kisha fjalen per pjesen e siperme te deres se dhomes se gjumit, e gjitha me xham kristal. Mami e pergjumur peshperiste: - He, he, mire. Ma trego dhe mua. E kisha veshtire me vazhdimin e genjeshtres, por pak nga pak ia mora doren, pernate e me shume. Fiksoja figurat e filmave te mbremjes dhe te gjitha c'shihja ne ekran i percillja ne xham. Ajo me degjonte neper gjume, pa me nderprere kurre apo te me thoshte: je e cmendur. Perkundrazi, ndonje nate, kur nuk kishte gjume, i shihnim bashke filmat ne kristal. Mbase, nese ajo do te me kishte ndaluar dikur te luaja me figurat e mia, sot s'do dija te flisja me ty. Ndaj, bije e vockel, une jam kjo qe jam edhe prej mamit tim, dhe ti do te jesh ajo qe ke per te qene edhe prej meje. 1 mars, mbremje Beb, mire je ti? U trembe, u merzite, shpirt? Jo, nuk ndodhi gje. Mami vec sa beri pak fjale me babin tend. Ah shpirti im, ai ende nuk e kupton sa ankth mbart une per ty, mos te lendoj, mos te prek! Ai te do, nuk e kish me te keq kur tha se ti ishe ca therrime mishi qe s'te gjente gje, po te benim dashuri. Me beso, nuk e kish me te keq dhe mbase kishte te drejte. Une doja vetem qe ti ta dije me pare se c'eshte te besh dashuri e te mos trembeshe si une, kur me treguan si lindnin bebet. Atehere me kapi nje ngasherime dhe me erdhen neper sy te gjithe anetaret e Byrose Politike te asaj kohe, pse nuk me besohej se edhe ata bejne gjera kaq te turpshme. Pastaj nisa te pergjoja cdo nate nga vrima e celesit se mos kapja dhe babin e mamin duke bere kesi turpesh. Po me lodheshin syte pa pare kurre asgje, derisa lindi motra ime dhe une nuk mora vesh si erdhi, kur te mite nuk e bene ate gjene qe me kishin treguar shoqet ne shkolle. Zemra ime, une nuk dua qe ty t'i tregojne gjerat e ndaluara ne ndonje cep kalse pese vajza koke me koke, e as te me shohesh e tmerruar ne shtepi, as te me pergjosh mua dhe babin tend, nuk dua qe per ty te kete gjera te ndaluara. Ti duhet t'i dish te gjitha. Te besh dashuri, eshte bukur, beb, eshte te jesh shtrire te shtrati i madh i dhomes ku jam tani, prane ketij burri te nevrikosur heperhe, por qe zakonisht i ngjitem e gjitha dhe e puth e me puth, me prek dhe e nuhas, me perkedhel dhe e gudulis, derisa nuk jemi me dy, por nje. Nje njeri qe psheretin, renkon, bertet nga kenaqesia dhe pastaj prape behemi dy, pak nga pak dhe gjithmone. Eshte nje bli ketu perballe shtepise sone, nje bli qe ka sjelle degeza deri ne dritaren e dhomes se gjumit. Me merr malli per te kur jam ne shtepi dhe nuk e shoh, sepse ai me kujton hapjen e pare te syve te trallisur, kur bej dashuri. Tani jam me e qete, qe ti e di se c'do te ndodhe kur une te kem reshtur se shkruari. Do te te them naten e mire dhe do t'i afrohem babit tend, tinez, do te bej sikur me ngaterrohen kembet, do t'i terheq pak carcafin dhe do t'ia mbush kurrizin me kafshime te vockla dhe te mekta derisa te zgjohet, te kthehet dhe te me shtrengoje, fort, fooort. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:51 pm | |
| 2 mars, mengjes
Miremengjes, bebo! Shi u zhgjove ti? Une miiiiire. Babi u nis per ne pune, ndersa une po fle dhe pak. Babi yt merret me biznes. Nuk eshte i pasur, por do te behet. Nuk e di tamam sa para ka, por besoj aq sa na mjaftojne qe ti te rritesh, te kesh lodrat qe do, pastaj veshjet qe te pelqejne e me ne fund librat dhe pushimet. Zemra ime, une dhe babi nuk jemi te martuar. Ende jo, te pakten. Po besoj se do te martohemi se shpejti, para se te vish ti. Oh, cfare mrekullie, edhe ti do te jesh ne dasmen tone! Fustani im do te jete i bardhe, me nje dekolte te shkelqyer dhe i bollshem te barku, qe ty te te mos merret fryma. Do te jete shume qejf, mbase jo aq per babin tend, qe nuk i ka qejf dasmat, por une vdes per vellon me te gjate se fustani, por orizin dhe luledelet. Dhe njerez, aq shume njerez, sa do te hutohesh fare, por do te mesohesh, sepse do te jemi bashke. Ka per te qene shume bukur, nuk genjej. Ende nuk kemi folur me babin tend se ku do ta bejme dasmen, por ja, po ta them ty, do te doja qe ajo te behej ne nje park te madh, me bar te gjelber dhe karrige te bardha, me shishe shampanje qe kercasin dhe me vajza qe zihen se kujt i bie tapa. Eshte nje zakon, sipas te cilit vajzes qe i bie tapa e shampanjes, martohet brenda vitit. Mua s'me ka rene ndonjehere, e megjithate do te martohem kete vit, qe, kur ti te vish, ne te dyja te kemi mbiemrin e babit tend dhe... Bebush, po bie zilja e telefonit. Te shkoj pak une?
Telefononin nga puna ime. Mami yt është perkthyese e faqeve te jashtme ne një gazete. Me e shitura në vend. Unë s'para e lexoj, po kështu thonë te gjithë. Kam marrë një ditë leje, por nesër duhet te shkoj, ndryshe lamtumire pune. E pa pune nuk rrihet, beb. Jo aq për parate, se nuk jemi keq me to, por, po të rrija gjithë ditën ne shtepi, do të cmendesha. Megjithatë, nuk jam krenare për punën time. Nisa me te tjera endrra, thashë se pak nga pak, pas perkthimeve te lajmeve nga bota do të behesha gazetare kulturë, mandej ne faqet sociale, për te përfunduar ne ato politike. Por ende asgjë. Nejse, presim e te shohim, te lindesh ti njëherë, pastaj do t'u kthehem sërish endrrave te hershme. Beb, mami yt është shumë enderrimtare. E di çfarë është ajo qe dua te bëj vërtetë? Dua te jem aktore. Qekur isha e vogël, futesha ne banje, dilja para pasqyres se vjetër te tualetit dhe nisja e flisja me vete, duke shpikur dialoge ose imituar vajzat e filmave. Rrija aq gjatë, sa te mite kujtonin se vuaja nga kapslleku. Tani mbyllem më pak ne banje, se nuk kam me si t'i shpjegoj babit tënd qe me pëlqen te ngulem para pasqyres dhe te luaj dialoge njerezish te famshem. Madje, pjesa qe me pëlqen me shumë, është kur unë hyj diku dhe te gjithë kthejnë koken e me shohin. Ndërsa unë hedh floket pas dhe shperndaj buzeqeshje, pastaj ndaloj para ndonjë ish-miku, qe me sheh me sy te mallengjyer, e perqafoj dhe mandej nis e i tregoj sa mirë jam, sa mirë me ecën puna dhe sa mirë i ka ecur burrit tim me biznesin. Atij pak nga pak i rrudhet buzeqeshja e fillimit, por unë i flas e i flas, sikur kendoj. Eh, është ca e vështirë, t'ia tregoj këto babit tënd! Me ty është ndryshe. Bashke do të kenaqemi shumë.
2 mars, mbrëmje
Ana, mirë je ti, shpirt? Unë jo dhe aq. Babi yt ka ardhur gjithë nerva. Kisha përgatitur pule te mbushur, por as e ngau me dorë. Nuk se jam kuzhiniere e mbaruar, madje, kur nisa te bashkejetoja, nuk dija ku hidhej kafeja e ku uji ne ekspres. S'mbaj mend pothuaj asgjë nga koha kur ne shtepine tonë gatuante gjyshja. Se mos e kisha mendjen unë! Ajo me mesonte si te bëja specat e mbushur e unë, fshehtas, në vend te orizit, fusja një lecke ne spec, qe t'i binte dikujt nga njerëzitë e shtepise dhe te qeshnim te gjithë. Jo se nuk qeshnim, po unë e haja ndonjë te gerthitur, sidomos po t'i binte babit. Tani, para se te gatuaj, marr mamin dhjetë here ne telefon për ta pyetur për masat, por ajo se ç'ka një zakon te keq qe me perserit se masa ndihet me sy. S'kam sy kuzhine unë, u duk kjo pune qysh ne nisje, por nuk dua te bëj përditë makarona, ndaj përpiqem te mesoj. Një gjë tjetër qe urrej shumë, është hekurosja. Me është fiksuar mami duke hekurosur pelenat e lagura te motres sime te vogël për t'i thare e ndërruar te voglen. Kur ma linte mua hekurin, për t'u clodhur pak, me dukej se me zinte avulli. E ngjeshja aq fort hekurin ne te njëjtin vend, sa rroba merrte ngjyrë. - Leviz hekurin, moj vajzë, jo doren!- thoshte ime me, por kujt ia thoshte? Unë dhe tani doren rrotulloj, aq sa babi yt ka frikë te më lerë t'i hekuros kemishet e reja, se ia djeg. Vecse sot, s'mbaj mend te kem bërë ndonjë te pabere, nuk kuptoj pse s'më flet fare, po i është ngjitur pultit dhe i bëri gishtat cope duke ndërruar kanalet e televizorit. Hajt mo, nuk po ndihem derisa te qetesohet e te me flasë vete! Po rri dhe pak me shpirtin tim, qe do ta marrë gjumi tani.
***
Babi yt po dremit ne divan dhe ende nuk po vjen ne shtrat. Nuk po e ngacmoj. Unë nuk di si do të jesh ti, zemër, me te dashurin tënd të parë, te dytë, a te fundit. Nuk di si do të sillesh me burrin e ardhshëm dhe s'di cila është mënyra me e mirë për ta mbajtur dike gjatë dhe fort pas vetes, ndaj s'kam ç'të te mesoj. Por them se e vetmja mesuese është dashuria. Unë e dua babin tënd. Dikur i ngjitesha si camcakez, aq dyshimtare, xheloze isha. Tani diç më pak. Nuk di pse jam e tillë, gjithnjë gati ta ruaj, ta pergjoj e ta ndjek, ta shtrengoj e t'ia marr frymën. Me ty nuk do të bëj kështu. Nuk dua te te mbys me dashuri e vëmendje, betohem. Po marr ca mesime tani me babin tënd, por me shumë e detyroj veten sesa e bëj nga qejfi. Mundohem të mos i flas kur nuk do, të mos e pyes pa dashur te tregoje. Të qe për mua, do t'i shkoja tani pranë divanit, do t'i shtriqesha nëpër këmbë dhe to t'i cucurisja te veshi: - Zemra ime, çfarë te mundon? Cfaredo qoftë, do ta ndajme bashke, veç ma thuaj dhe unë jam këtu për te te dëgjuar. Qe ai, pastaj te nis e të flas dhe unë t'i perkedhel floket derisa ta marrë gjumi ne kraharorin tim. Mandej, ne mëngjes hallet duken gjithnjë më pak te vogla se ne mbrëmje, sidomos kur ke dalë nga dushi. Por babit tënd nuk i pëlqen te beje te dobetin para meje, ai pëlqen me mirë ta ndaje merzine me një gote para televizorit. Kështu qe nuk po e ngacmoj. Ja, me duket se po vjen. Ika, beb. Natën, shpirti im! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:51 pm | |
| 3 mars, mëngjes
Miremengjes, Anushke e mamit te vet! Të zgjoi mami herët sot, se do të ikim ne pune. Po ti fli dhe pak, po deshe, e mos m'u tremb kur te me shohësh tek takoj aq njerëz. Do te mesohesh dhe ti me punën time. Por s'do të jetë gjithëherë kështu, ke për ta pare. Nuk do të mbetem perkthyese ne gazete. Të premtoj se ke për te qenë krenare për mua, ndoshta jo aq sa do të jem unë për ty. Sa plane thur për ty, beb! Por s'po nis te t'i rreshtoj, se do me frikohesh e pastaj nuk do të duash te dalësh. Të puth, mami yt.
3 mars, mbrëmje
Me je lodhur sot, bebke. Ah, edhe unë ta dish sa! Po bëra mirë qe shkova ne pune, sepaku mesova pse babi yt është i mërzitur. Kështu është kur nuk lexon as gazeten ku punon vete, dhe do të bëhesh gazetare e politikes pastaj! Të faqet e botës dhe e kam shumë. Ndaj babi nuk na flet shumë ne darke, po i qepet televizorit. Ai shikon lajmet e diç pret, dhe unë budallaqja kujtoj se shikon filma! Dhe dua te me tregoje e kërkoje mendje pastaj! Sa budallaqe jam, sa inat më vjen! Pse u bëra kështu ka papritur, pse? Nuk kam qenë me pare. Tani vetëm librin e kuzhines lexoj. C'ti them babit tënd, po të me pyese si do t'i veje filli kësaj pune? - I dashur, ja, le të shfletojme faqen 63, aty ku shkruhet si gatuhet strudeli me molle?! Me vjen turp, shumë turp, beb, por do ta rregullojme. Duke nisur nga nesër, do të lexoj gazeten përditë dhe do të pyes gjithë gazetaret e ekonomise qe njoh se ç'do ndodhë me kompanite. Shpirti im, ende nuk te kam thënë si është puna. Po ja, beb, babi yt ka futur gjithë kursimet e veta, te kohës kur punonte ne Itali si dhe parate qe ka marrë nga shitja e shtepise se gjyshit te tij, ne një firmë qe quhet "Vefa", ne një tjetër qe quhet "Sudja", te cilën e kemi dhe afër shtepise, e c'mbeti te "Xhaferri". Këto firmat janë tip bankash, por me te mira se bankat. Pse-ne s'di si te ta shpjegoj, se as vete nuk e kuptoj mirë, por, nëse ne një banke fute 10 Lekë, merr 11 pas një viti, ndërsa këtu merr 20 Lekë, deri ne 30. Dhe jeton normalisht, jeton shumë mirë madje, pa pasur nevojë as të punosh, nëse nuk ta ka enda. Nuk i ka çuar vetëm babi yt parate nëpër firma, janë te gjithë qe e bëjnë këtë. Edhe unë, beb, futa 30 mijë Lekë të reja dhe para disa ditesh mora 90 mijë Lekë, me te cilat bleva këtë kompjuter, ku te shkruaj ty. Po të mos i kisha marrë ne dorë aq shumë para, nuk do ta besoja se kjo është e vërtetë. Edhe pse te gjithë e kanë mendjen te shesin ç'të shesin për ta kthyer ne pare dhe futur ne firma, unë isha ca dyshuese. Madje, bëtë fjale me babin tënd ne fillim. Mua s'di pse për dreq m'u kujtua përralla me Pinokun, qe shtrëngonte fort ne dorë një monedhe ari. Dhelpra dhe macoku e binden se, po ta mbillte monedhen ne një are, te nesërmen do të gjente ne te njëjtin vend tri monedha ari. Pinoku i vogël bëri siç in thanë. Pasi mbolli monedhen, shkoi në shtepi, u rehatua ne shtrat dhe ia keputi një gjumi te mirë, duke enderruar gjithë ç'do të blinte me tri monedhat e arit. Të nesërmen qe pa gdhire, u nis te vendi ku kishte mbjelle monedhen dhe gjeti... asgjë. Macoku dhe dhelpra ia kishin perlare te vetmen pasuri qe kishte. Kjo është përralla qe m'u kujtua atë ditë kur babi fluturonte nga gazi pse kishte ndare parate nëpër firma me emra bubullues dhe tirrte plane se ç'do të bënte me to kur t'i merrte te dyfishuara. - Ti je kalama!- më tha kur i kujtova perrallen, qe s'donte as ta degjonte deri në fund.- Ke mbetur e vogël dhe ende perrallis si të jesh pesevjeve! Me duket se ndolla te keqen. Kane nisur të thuhen shumë fjale për firmat. Ka radhe para tyre për te terhequr parate, siç kishte dikur për t'i futur. Ndaj është i mërzitur babi, por nuk do të ma tregoje. Mbase ka frikë se mos i them siç e kam zakon: - Të thashë unë, po s'më degjove! A thua se unë dua te dalë imja? Nuk di si do t'i vje filli kësaj pune. Uroj vetëm qe te jenë fjale. Sepse, po të jetë e vërtetë, ne gazete do të shkruanin diçka për nesër. Por jo, madje ajo vajza qe shkoi në vilen e bosit te "Vefes" por intervistë, i siguroi te gjithë se nuk kishte asnjë problem. Megjithëse s'është për t'i besuar aq. Kolegia e saj nxinte e gjitha sot dhe tha se ajo tjetra kishte marrë pare për intervisten. Kishte sjelle dhe diçka për kryeredaktorin, te cilit i shkelqente fytyra kur faqoste. Nuk e kuptoj. Por, sidoqoftë, nuk do t'ia hap as sot këtë bisede babit tënd, shpirt. Nesër do të mesoj diçka me shumë. Ja, po bie zilja e deres. Erdhi babi. Sa ka ndryshuar ai, shpirti im, ne kaq pak kohe! E ndiej qe nga mënyra si i bie ziles. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:52 pm | |
| 4 mars, mengjes
Miremengjes, Ana! Te merzita mbreme, bebushke. Sa keq kam fjetur! Nje enderr e lige ma nxori gjumin ne te gdhire. Isha une me babin tend ne nje rruge gjithe njerez duke nxituar, derisa dallova se te dy ishim zbathur. Kishim dale pa kepuce dhe me erdhi turp, kaq turp, sa me doli gjumi. Doja te zgjoja dhe babin e t'ia tregoja, sepse me ngjau si ogur i keq, por nuk donte te zgjohej. Me puthi e me tha te flija prape. Si eshte bere ai, bebushke! Nuk kane qene keshtu mengjeset tona. Mua here pas here me del gjumi nga enderrat. Oh, sa shume shoh! Ai, ndryshe nga une, nuk shihte fare dhe shkrihej kur e zgjoja dhe ia tregoja. Kukurisnim te dy nen carcafe teksa une numeroja gjithe enderrat e nates. Kur ai niste te me perkedhelte, kujtohesha per nje tjeter enderr dhe e nderprisja per t'ia treguar. Ai vetem qeshte dhe me perkedhelte perseri, derisa, une fol e ai degjo, na merrte gjumi serish, ne rastin me te keq, e ne ate me te mirin perfundonim duke bere dashuri. Oh, ishte kaq embel, ishte enderr me vete! Me duket sikur ajo kohe nuk do te kthehet me. Tani nuk ka deshire te ndaje me mua asgje vec jorganit. I harruam lojerat me jasteke, kercenimet se do te pija cigare ne shtrat, nese nuk e hiqte filmin nga videoja. I urrej filmat porno. Nuk e kam kuptuar asnjehere pse eksitohen burrat prej tyre. Mua me duket sikur aktoret shpifarake dhe te paturpshme do te kercejne mbi carcafe drejt e nga ekrani per te ndare me mua te dashurin tim. Sa e marre jam, flas me ty, bebushe, per filma porno ne mengjes! Ka te drejte babi yt, jam kalama fare! Le qe po te me degjoje kush, me fut ne burg per dhune mendore mbi te miturit. Me te vertete, te ishim ne Amerike, ne burg do te perfundoja. Nuk po me kujtohet as c'doja te te thosha ne fillim dhe si erdha deri te kjo bisede, keshtu qe po e le fare. Duhet te vishem tani, te behem gati, edhe ti bashke me mua, se do te shkojme te puna e mamit.
4 mars, mbremje
Erdhem shpejt sot, e vogla ime. Ti se c'me kishe, moj beb. Eshte heret qe ti te levizesh brenda meje, por mua me dukej sikur perpeliteshe. E nga te mos perpelitesh? Te lodha me hallet e mia, ne vend qe te flas me babin tend, flas me ty. Me fal, shpirt i vogel! Por me mire ta dish se nuk po vjen ne Parajse, po ne nje bote qe here pas here do te te beje te kerkosh te kthehesh ketu, ku je tani. Keshtu qe me mire te te pergatis per c'te pret. Por mbase po e bej ne menyren me te keqe, po t'i them gjithe te keqijat bashke, a thua se nuk ka te mira. Ka plot te tilla, bebushe. Ylli im, shpirti im, e vogla ime, Ana ime, te merziti, mami yt sot? Je me mire tani? Sot do te flas me babin tend. Do t'i them gjithe c'mesova ne pune per firmat. Jo se mesova gje te madhe, po te pakten e lexova intervisten e Alimuces rresht per rresht, fola dhe me gazetaren. Nuk ka ndonje gje per t'u trembur shume. Me e keqja qe mund te ndodhe, babi le t'i terheqe qe tani parate, nga te gjitha firmat ku i ka futur. Pune e madhe se do te fitoje me pak se c'kish parashikuar. Fundja, le t'i marre e t'i fuse ne kasaforten e shtepise, ku mban fotot e ish-te dashurave. Sa e keqe jam dhe une! Te pakten kete s'kam pse t'ia them, me gjithe ngasjen qe kam per ta hapur ate kasaforte e t'i gris gjithe fotot qe fsheh aty. Sa ma mban ne ankth keshtu, se me siguri nja dy a tri foto do te kete; te asaj italianes qe kishte para meje dhe te ndonje tjetre po koti. Budallaqe jam e tera, po pergatitem t'i flas per parate dhe ne maje te gjuhes kam ish-dashnoret! A thua e kane ato fajin pse gjerat nuk ecin si me pare! C'faj kane ato te shkretat, te kycura ne kasaforte, njera mbi tjetren, qe une dhe babi yt prej ca kohesh bejme seks kalendarik. Po nuk ka qene gjithmone keshtu, me beso! Babi yt eshte kaq i embel. Tani, vertet, kur ndodh, bejme dashuri vetem ne shtrat, por e ben dhe per hir te frikes sime per ty. Dikur nuk kishte dallim mes ballkonit dhe banjes, sobes dhe dushit. As droje nga parmaket e shkalleve teksa hynim ne shtepi, nga makina e parkuar ne ndonje hyrje te lokalit, jo se jo. Ate dhe mua sikur na thith lekura e njeri tjetrit! Edhe ne kulmin e inatit, nese me prek ne cepin me te parendesishem te trupit, une shnderrohem befas e gjitha ne leng dhe harroj gjithe shamaten qe kam bere pak me pare. Pavaresisht se une nuk kam ndonje kasaforte me foto ishesh, nuk isha e virgjer kur u lidha me babin tend, por me te gjithcka eshte ndryshe. Ai me eshte bere si gome qe fshin kujtimet dhe nuk me le kohe per te menduar per flirte apo dashuricka. Eshte vetem ai. Te te them nje te fshehte? Nuk jam shenjetore, edhe pse jam mami yt, ndaj nuk ka qene keshtu me pare. Me pelqente qe ne kulmin e nje lidhjeje te eksploroja, mandej te kthehesha serish, sikur mos te kish ndodhur asgje. As me shkon ndermen me babin tend. Terheqja ndaj tij eshte kaq e madhe, sa, nese dikush me thote: - Shpejt, shpejt, me thuaj se c'eshte gjeja me e embel per ty?- do t'ia tregoja pa u menduar gjate: - Eshte trupi i te dashurit qe i rri puthtas trupit tim te perthyer ne dysh ne mengjes. Beb, me gjithe kete parapergatitje erotike, une, ne vend qe t'i them babit tend: - Si mund te te ndihmoj qe te dalesh nga kjo gjendje?- me siguri kam per t'i thene:- Sa me ka marre malli te bejme dashuri pa sikur! E humba fillin, me duket se as sot nuk kemi per te folur. Te lashe dhe ty pa gjume. Fli, shpirt i shtrenjte, se mami do ta gdhika sonte. Babi po vonohet. Do te jete ende me shoket. Edhe ata kane shitur shtepite dhe i kane futur parate neper firma. Te pakten ky i yni vetem shtepine e gjyshit ka shitur! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:53 pm | |
| 5 mars, mengjes | <TABLE style="TABLE-LAYOUT: fixed" border=0 width="100%">
<TR> <td class=smalltext width="100%" colSpan=2> O beb, prape enderr te keqe kam pare mbreme. Eshte nje enderr qe e shoh shpesh, sa here qe nuk jam mire, si keto dite. Ne te vertete, nuk eshte enderr, ka ndodhur dikur, mua me kthehet here pas here, vec per te me tmerruar. Kohe me pare, kur isha nxenese ne shkollen e mesme pedagogjike, rrija ne konvikt. Megjithe qejfin qe per here te pare kisha aq shume shoqe, nuk durohej qe te gjitha ndanim te njejten dhome. Jo pak, por gjashte. Flinim ne shtreter marinari. Une flija poshte, se kisha frike mos bija, siper meje Anila, qe ne e therrisnim "arusha", ngase qe e madhe dhe e mbuluar perhere me triko leshi. Leri te tjerat, po ajo dhe gerhiste! Ma ngjiti dhe mua. Qysh atehere gerhas. Ne shtratin perbri flinte Beta. Une e ngacmoja gjithmone, bashke me Eden, duke i thene se gjyshi i saj kishte vdekur ne banje. Ajo nuk duroi gjate dhe nje dite na solli prinderit per te na bindur se ia fusnim kot. Sikur nuk e dinim ne! E te mos vazhdoj me historite e Ardites, qe kishte gjithmone ne dollap recel fiku dhe une hengra nje kavanoz te tere per nje cerek ore, kur u futa ne dollapin e saj te fshihesha nga kujdestarja, qe kontrollonte kush nuk kishte shkuar ne fizkulturen e mengjesit. Po keto qene gjerat e bukura, kishte te tjera plot, por t'u lebetitur, sic ishte zgjimi ne mengjes. Dhomat nuk kishin banje, nje te tille kishte gjithe kati i gocave. Parafytyro dyzet vajza qe cohen njekohesisht per te shkuar ne tri banja e qe lahen ne dy lavamane te medhenj e te grinjte nga pislleku! Te jetuarit bashke te ben te kesh edhe menstruacione te njekohshme, dhe une nuk arrij as ta kujtoj, as ta kuptoj se si ia benim per t'u lare. Por ajo qe me ka mbetur me shume e ngulitur ne mendje (me vjen turp edhe ta kujtoj, mbase ngaqe nuk ia them kujt, me del dhe ne enderr), e di cfare eshte? Kur banja ne mengjes ishte zene, jo zene ne kuptimin se duhej te ziheshe per radhen pas nje dere nga ku duken kembet e nje tjetre, se skena te tilla kishte cdo cast, por bllokuar. Dhe jashteqitja e mbremjes shperthente nga wc-te, per te permbytur hapesiren e vogel ku ndodheshin lavamanet. Nuk kishim kohe te prisnim pastrueset te zhbllokonin, por vishnim kepucet, mbanim hundet me duar dhe pershkonim ujin, ku notonte jashteqitja jone. Mes per mes saj mbanim radhen per te lare fytyren dhe dhembet. Cfare makthi, beb! Ty nuk do te te coj kurre ne asnje konvikt, te kujtdo qyteti apo shteti qofte. Me llahtaris vec permendja e fjales. Ti nuk ke si ta dish, dhe nuk dua ta mesosh kurre si ndihesh ndersa ke dale prej ketij mengjesi ferr dhe shkon ne klase e hiqesh sikur nuk ka ndodhur asgje para zyshes se letersise, e cila te flet per Homerin. Megjithese nje gje te mire e ka ajo kohe. Te prekesh te pegerat e tua, ne moshen kur ke nisur te mendosh per parfumet qe s'i blen dot, do te thote t'ia dish vleren banjes tende, lavamanit tend, dushit tend. Nejse, kam vuajtur une dhe per ty, nuk ka pse patjeter t'i provosh te gjitha per te mesuar vleren e gjerave, mjafton te me degjosh mua tek te tregoj perralla nga e kaluara. Me vjen keq qe nuk mund te flas edhe me babin tend me kete gjuhe. T'i tregoj peripecite e konviktit, kur me kapte uria dhe hyja ne mense per te ngrene supe, por luga qellonte e shpuar dhe befas lotet e supa ishin nje dhe une i rrufitja tok, kur gjeja luge tjeter. Nuk mund t'ia tregoj dot te gjitha per t'i thene se cdo e keqe ka nje fund, se nuk ia vlen te qash mbi supe, pse luga te ka qelluar e shpuar, mjafton te cohesh dhe te kerkosh luge tjeter. Edhe nese kjo qellon e piste, shko te cezma e parbashket me uje te trashe dhe ferkoje pak. Pastaj ushqehu. Nuk vdes kush nga vuajtjet, ne cfaredo moshe te ndodhte t'i takosh. Mbase vuajtjet e tij jane me te medha, dhe jane me te vertete te tilla, por do te kalojne, mjafton te flasim te dy. Atehere isha e vogel dhe e vetme. Tani jemi tre. Shpirt i mamit, sa do te doja qe ai t'i lexonte te gjitha keto qe te shkruaj ty! Mbase keshtu do te qe me mire, sepse une nuk mund t'ia them dot, sikunder bejme bashke. Sa e veshtire eshte! Kam dhe une komplekset e mia. Pastaj, mes te rriturish eshte gjithmone me e veshtire te flasesh sic do te deshiroje. Do te rritesh dhe do ta provosh vete. Babi po me pret te me coje ne pune. Nisemi, bebke, se e vonuam</TD></TR> <TR> <td id=modified_62217 class=smalltext vAlign=bottom></TD></TR></TABLE> |
5 mars, mbremje Zhemra ime, shi te kam une ty? Une jam mire fare. Sot hengra dreke jashte me babin tend. Me tregoi per parate dhe frken se mos ndodh gje me firmat. Une i thashe gjithe c'kisha degjuar ne pune, ku flitej neper ze se fondacionet mund te falimentonin, por kjo ishte me shume thashetheme se fjale e sigurt. E lame qe ai t'i merrte parate nga "Vefa", ku ka dhe pjesen me te madhe, dhe te lere pa terhequr parate e vogla ne dy firmat e tjera. Me premtoi se do te merret qysh neser me kete. Them se tani gjerat do ndryshojne. Po t'i kete parate ne shtepi, ka per t'u qetesuar dhe ne te dyja do te jemi me mire, e vogla ime. Nuk do te kete me babi te merzitur neper dhome, qe shperthen per hiscmosgje. Babi do te qeshe me shume me ne te dyja. Edhe ti e ndjen, shpirti i mamit, kur ai eshte i merzitur. Mos ki merak, mbaroi, kaq qe! Ti mbase s'e kupton si mund te merzitet njeriu aq shume kur nuk di ne c'duar i ka parate e veta, por ato jane gjithe cfare ka babi. Babi yt ka studiuar per inxhinieri. Por nuk punoi asnje dite. Kur mbaroi shkollen, hipi ne nje anije, qe e la ne Itali. Them e la, se edhe mund te mos e linte. Ishte anije peshkimi, beb. Por ate dite u mbush me njerez ngjeshur si konserva, ne vend te rrjetave me peshq. Qeshim ti dhe une tani, po babi e di cfare ka hequr. Ma ka treguar kaq here kete histori dhe, sa here e perserit, m'i ngaterron e shton hollesite, por te siguroj se ka pare vdekjen me sy. Nejse, ti mos kujto se e ke babin hero, mos ta teprojme. Si ai qene dhe bene te gjithe ne ate kohe. Nuk mbeti njeri po i hipur nje anijeje apo varke, moj po edhe kamerdareje, mjafton qe te conte matane. Kjo histori vazhdoi gjate, derisa me te shumte qene autobuset e ujit sesa taksite e rruges, madje tregojne se kishte dhe shofere deti qe, per te bere sa me shume rruge, i linin pasagjeret e shkrete ne nje gadishull perballe qytetit, duke u thene: -Zbrisni, arritet, kjo eshte Italia! Por babi pati fat, qelloi nder te paret qe iku dhe arriti gjalle. Une nuk di shume per ate kohe, kur te rritesh, babi ka c'te te tregoje. Megjithese me mire jo, se do te te ndodhe si me mua, qe ne fillim me ngjante sikur shihja filma me pirate, kur ai rrefente se si njerezit luteshin qe anija te mos fundosej dhe si psheretinin pas cdo trupi qe binte ne det: - Nje me pak, tani do te arrijme! Por me kalimin e kohes, sa here e degjoja kete fragment, me futej aq fort frika, sa tani lahem ne det vetem afer bregut. Me duket sikur, po te shkoj me thelle, do te me kape nga kembet ndonje i mbytur i atyre viteve, ndoshta njeri prej atyre qe yt ate e shtyu pa dashje ne mes te detit. Oh, beb, tmerrohem kur i mendoj! Sa mire qe nuk e kam njohur babin tend qysh atehere! Do me fikej zemra duke pritur te me telefononte kur ta arrinte. Sic ndodhi me nenen e tij. Ajo nuk duroi dot. Babi yt ishte djale i vetem dhe i pleqerise. Mami i tij nuk arriti ta priste sa te kthehej. Vdiq. Pak kohe me vone e ndoqi pas dhe i shoqi. Ai nuk mundi te vinte ne asnjerin nga varrimet: ishte ne nje kamp refugjatesh ne pritje te dokumenteve. Kur i mori, erdhi per te sjelle dy tufa me lule ne varret e prinderve dhe i qau te vdekur, sic e qane ate te gjalle. Tani shkojme shpesh ne varret e tyre. Ne fillim une nuk dilja mga makina, derisa ai vendosi te me njihte me ta. Ishin kaq te paqte ne fotografi! Ty do te te kishin dashur shume. Babi yt vazhdon te mendoje se ishte ai shkaku i vdekjes se tyre dhe qan fajin para dy varreve. Me tregon se, kur punonte ne Itali, donte te bente aq para sa te kthehej dhe ta hapte nje biznes. Donte qe ata te krenoheshin me te. Ia doli tani qe ata s'jane me. Mori me qira nje dyqan, sic donin ata. Pastaj parate i futi ne firma, kur i futen te gjithe, me shpresen se do te shtoheshin. Gjerat po shkonin mire derisa nisi kjo frika e falimentimit. S'ka gje, ai neser do t'i marre prape dhe gjerat do te kthehen serish aty ku ishin. Ne do te jemi prape mire. Me ben pershtypje qe keto kohe nuk kemi shkuar ne varreza. Ose mbase babi yt ka shkuar vetem dhe nuk me ka thene. Mbase ndruhet si ndaj meje, ashtu dhe para tyre te tregoje se po i humbet parate qe kishte premtuar te bente. Jo, jo, ia fus kot dhe une! Asgje nuk ka humbur, asgje nuk ka per te ndodhur. Te gjitha do te rregullohen. Ne kete shtepi jane prape tre njerez qe duhen si dikur babi yt me mamin dhe babin e ti. Tani jemi ne te tre, zemra e vogel: une, ti dhe babi. Duhet te mos i mbajme meri edhe ne thente ndonje fjale me shume. Ai tani ka nevoje per ne | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:54 pm | |
| 6 mars, mëngjes
Anushka ime, nuk kam kohe fare te te shkruaj sot, jam shumë vonë për ne pune dhe babi po pret t'i hekuros pantallonat, qe kam harruar krejt t'ia nxjerr nga lavatricja mbrëmë. Sepse ka fiksim te veshe pikërisht ato?! Ai s'ka qenë kurrë bestyt, por me sa duket me këto xhinset e zbardhura te Italise i duket sikur, po t'i veshe, i ecën. Si harrova fare? S'di as si ta gënjej, se me rrobat nuk është si me ilacet. Kur me kerkoi një nate një valium dhe s'po gjeja, pashë c'pashë i dhashe një paracetomol, duke i thënë se ishte valium. E piu, fjeti si qengj, kur u zgjua, më tha se pa valiumin nuk kish për te vënë gjume ne sy. Po me xhinset si t'ia bëj, si t'ia jap një pale xhinse blu e t'i them se janë te njëjtat, por nuk i kujtohen? Bobo, beb, larg qoftë te këtë probleme sot qe po shkon te marrë leket te "Vefa"! Kush e degjon pastaj, do të ma hedhe gjithë fajin mua! Ika te shpik ndonjë sajese, por me është bllokuar dhe fantazia.
***
E pe çfarë bëri babi yt? Me qelloi kur me pa tek nxirrja xhinset e tij nga lavatricja dhe tharesen e flokeve ne dorë. Pastaj iku, ndërsa unë kam mbetur si dru para pasqyres duke përsëritur: - Ai është i mërzitur, është i mërzitur, duhet ta kuptoj, ai është keq, duhet të mos zihem, ai është i dobët, duhet te mbaj mendjen, kjo është hera e pare dhe nuk ka për te ndodhur me. Nuk kam lot, beb, veç gulcima. Të te qelloje ai qe do, është gjë e poshtër, është e ndyre! Me dhemb gjithë trupi, edhe pse ai me goditi ne fytyre. Jo, mjaft me berbelitje para pasqyres: - Gjithçka shkon mirë, unë jam mirë. Sepse unë nuk jam hiç mirë. Madje, jam aq keq, sa më vjen ta hedh këtë lavatricen e dreqit, t'i gris me gersheret e mishit këto xhinset e mallkuara dhe ta thyej këtë pasqyren, ku me bëhet se shoh veten ne klase të parë, kur kisha marrë një 6 ne aritmetike! Babi im me pyeti se si ishte e mundur qe te merrja 6, dhe unë ia ktheva fletoren kokeposhte, duke i shpjeguar se ishte 9. Nuk e kam harruar dhe sot e kësaj ditë peshën e shuplakes, qe ishte aq e fortë, sa m'u erren sytë dhe ia vervita fletoren me gjithë kallamar e penë ne kokë. Ai u mbush i gjithi me boje dhe, ndërsa u be gati te me qellonte përsëri, u pengua, sepse nuk shikonte. Nuk me qelloi kurrë me, as ai, as kush tjetër. Deri sot, kur babi yt me dha një shuplake, dhe unë, 16 vjet pas pellembes se pare, nuk munda te bezaja. Ç'të me këtë ndodhur? Kam ndryshuar unë? Nuk e di, nuk e di! Do ta mendoj me vonë. Tani duhet te ikim ne pune. Mirë? Zemra ime, qe nuk të thash asnjë fjale te ëmbël sot! Me është hidheruar gjuha. Më fal, shpirti i mamit tënd, e vogla ime, shoqja ime!
6 mars, mbrëmje
Ai nuk ka ardhur ende. Domethënë, babi yt nuk ka ardhur ende. Ai është sërish babi yt, edhe pse jam zemeruar me te dhe sot nuk i kam gatuar gjë. Dhe do të fleme bashke ne dhomen e prinderve te tij, nuk kam për te fjetur ne dhomen e gjumit. E di qe ti je mësuar ne atë shtrat me babin afër, por nuk dua ta kaloje kaq lehtë dhe te mësohet qe ta fal gjithmonë. Vetëm se, sa here qe e kap inati, ai bie shpejt dhe kur thotë ndonjë fjale me shumë, gjithmonë vjen te me marrë me te mirë ne pune. Sot qe bëri një gjë kaq te tmerrshme, nuk u duk fare. Kam frikë se ka pasur probleme te "Vefa", nuk besoj të mos i këtë dalë inati i xhinseve. Por nuk do ta pyes, madje as do ta presim fare. Do të shkojmë te fleme. As mua, as ty nuk ka për te na marrë gjumi, por do të fikim dritën dhe do të bëjmë sikur. Sa here më duhet te luaj sikur, prapë me vijnë ndërmend detyrat e klases se pare dhe fytyra e tim eti kur kthehej ne shtepi dhe unë e shihja gjithë ankth përmes fijeve te kuvertes duke bërë sikur flija dhe luteshe me vete: - Ah, sikur tani qe do kërkoje te me kontrolloje detyrat për nesër, unë të mos zgjohem, te ngrij, ai te me shkunde dhe unë të mos leviz fare, po fare, asnjë muskul të mos më levize! Por s'pati asnjëherë sikur, ai me largonte kuverten, me ngrinte hopa me gjithë pizhame dhe unë hapja fletore pas fletoresh, me turinjte varur dhe mjekren qe dridhej nga frika se mos kisha bërë ndonjë mbledhje gabim apo ndonjë kerrabe keq. Do te fikim dritën dhe s'do të bezajme te dyja, se erdhi babi, shshshet | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:54 pm | |
| 7 mars, mëngjes
Eh, tani dhe ti, beb, ma more doren, mua dhe gjithë te rriturve, qe nuk e mbajmë fjalën asnjëherë! Nuk luajtem dot gjatë me sikur, as mbrëmë. Duket dielli qe ne mëngjes. Kur s'ia shet dot për te vërteta lojerat babit tënd kur je e vogël, s'do të mësosh t'i luash as për te dashurin tënd kur je e madhe. Edhe mbrëmë fjetem bashke te tre, ne shtratin e madh, pranë dritares, me bli te koka. Babi yt me mori ne krah si beb, edhe pse po nis te peshoj sa për dy. Me leshoi ne shtratin tonë dhe nisi te me perkedhele e te me flas ne vesh. Pastaj unë bëra sikur s'doja, sikur mbaja inat, por nuk me kish mbetur asnjë fije për be. Nuk patem kohe as t'i kerkoja shpjegime për shpullen, as te me kërkonte falje. Kjo është e keqja, apo ndoshta e mira, e atyre qe ndajne bashke naten: ata pajtohen gjithmonë ne shtrat. Sot babi yt do të shkoje prapë te "Vefa", më tha se dje nuk i kishte ardhur radha. I veshi dhe xhinset qe kishte merak. Të urojme qe t'i ece sot. Të kam si shpirt, te kam te voglen time, qe po rritesh duke u mësuar me mua, qe leshoj pe. Bebushke, nuk është zakon i grave ky, mos kujto se vetëm neve te se njejtes gjini na ndodh kështu, është zakon i atyre qe duan, si puna e mamit tënd, qe e do shumë babin tënd, po shumë fare. Do te rritesh e do ta kuptosh. Do të duash dhe ti shumë, do të falesh si unë dhe do të besh sikur... Sikur asgjë nuk ka ndodhur nga çasti kur do t'i vesh flaken shtepise se njeriut qe do, deri ne castin kur perpelitesh ne te njëjtin shtrat me te duke shijuar ndoca fjalesh te shkeputura mes pasthirrmash. 7 mars, mbremje
Shpirti i mamit! Babi i solli parate ne shtepi. I terhoqi te "Vefa". Nuk jne aq sa do te donim, por te pakten aq sa futi jane. Gjithe perqindja qe duhej te merrte, i shkoi bakshish nje menaxheri te firmes, qe e ndihmoi t'i merrte pa radhe. Nuk kishte si bente ndryshe, pa dhene, nuk kish per te marre gje e do te rrinim mbi gjemba gjithe diten e gjithe naten. Mbase asgje nuk ndodh dhe kalojne keto thashetheme falimenti, e mbase ai i fut prape pastaj ne firme, po te pakten tani i ka ne shtepi. Ti nuk ke si ta dish sa qejf eshte te numerosh para, te pakten per mua, se per babin tend, qe ia di historine cdo 1000-lekeshi, nuk eshte njesoj. Gjyshja ime me thoshte gjithmone se une i zhubrosja leket ne portofol ngaqe m'i jepte mamaja. - Kur te kesh te tuat, do t'i hekurosesh ne kulete,- me thoshte. Te drejte kishte. Babi i shikonte sot ne dreke sikunder shikoj une ekon tende. Boo, beb, gati me frikesoi gjithe ajo dashuri! Pastaj i mbylli ne kasaforte. Kuptohet, une e ndiqja me sy vjedhurazi, por nuk e hapa fare ate biseden e vjeter te ish-dashnoreve te kycura bashke me parate. Ne fund te fundit, ato nga fotografia nuk kane per te na hyre ne pjese! Pastaj, nuk ia vlen te zihem prape, sidomos tani qe atij iu kthye buzeqeshja dhe ne sot do ta festojme. Nuk dua te shkojme ne restorant. Bleva tre qirinj, edhe nje per ty, beb, dhe gatova pule me patate (edhe ti e di tani se une kete e kam gatim luksi, megjithe "pervojen" si kuzhiniere). Babi, kur te vije, do te sjelle vere te kuqe. Tani duhet te bej nje dush dhe te vishem. Pastaj do te lyhem dhe do te behem e bukur, per ty dhe babin tend. Jam e lumtur me te vertete! C'dua me shume? Te kam ty, kam babin tend, kam gjithe dashurine e botes. Ju dua te dyve me shpirt. E di, e di, do te dalesh nga ky barku im, do te rritesh e do te me pyesesh ke dua me shume. Po ty, mi beb, vec mos i thuaj gje babit. Te kam beb te shtrenjte, te dashur, por lerme tani te behem e bukur, se do te vije babi e do te me gjeje me pizhame dhe lekure kastraveci ne fytyre dhe do t'i iki gjithe qejfi i mbremjes. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:55 pm | |
| 8 mars, mengjes
Beb! Kur fusin koken ne dritare telashet,- thone- bej gati deren. Keshtu na ndodh dhe neve. Uroj ta kete pasur nga vera yt ate mbreme, kur me tha se kishte vendosur t'ia linte parate shokur te tij te ngushte kambist. Ai do t'i perdore tek tregu i dollarit dhe do t'ia ktheje bashke me perqindjen ne fund. Na iku per dreq darka, beme fjale, se une nuk doja. Po ai e ka vendosur. Those se nuk ka c'ben ndryshe. Parate qe ka, nuk i dalin. Ia ka vene syrin prej kohesh nje vile dykateshe ketu afer nesh. Do ta ktheje ne dyqan katin e pare, ndersa katin e dyte shtepi. Po pune e madhe se nuk na dalin parate per vilen! Nuk e blejme dot ate, do te blejme nje dyqan te vogel. Mbase do te shtohen parate qe kane mbetur pa terhequr ne dy firmat tjera. Ku i dihet. Rendesi ka qe shumicen e kemi ne shtepi. Pse duhet t'u hyjme anktheve nga e para? Jo, thote ai, bosin e "Vefes" nuk e njihte, por shokun e vet e njeh prej shkolles fillore. Ka besim se ai do te punoje me paret tona dhe ne fund do te na i dorezoje bashke me perqindjen e fitimit. S'eshte e vogel, sipas babit tend, por per mua, kur mendoj se sa shpetuam nga nje bela e do t'i hyjme nje tjetre, me kap data. Vec nuk e bind dot qe te mos e beje. Thote se une nuk kuptoj ne pune parash dhe nuk gabon shume. Pale, po kishte gjetur edhe bleres per shtepine ku jetojme tani e me t'i pasur gjithe parate ne dore, do ta bleje vilen, e ka vendosur. Me futi friken me planet qe me rreshtonte mbreme. Doja te ishim ne qetesi keto kohe, te pakten derisa te vije ti, po ai thote se me mire te vish nje here e mire ne shtepine tone te vertete, sesa te nderrosh ambient pasi te lindesh. Ku kupton ai nga bebet, o Zot, sa c'kuptoj une nga biznesi! Po nuk kam c'bej. Uroj vetem te zgjohet sot me mendje tjeter. Ndersa mua nuk me ka zene gjumi fare. Me vjen t'i gjej ate celesin e kasafortes dhe t'ia fsheh. Derisa te beje celes tjeter, a te shpertheje kasaforten, do te mundohem ta bind se kjo eshte shenje per te mos i prekur parate. Megjithese me njeh ai, e di se keto lodra i kurdis une e s'ka vend per shenja. Nuk e di, nuk e di, do te mendohem! Do te shkoj te shoh filxhanin, para se te shkoj sot ne pune. Une nuk para besoj te fallxhoret, por te gjitha shoqet e mia thone se funksionon. - C'di me shume per mua llumi i kafese se une per veten?- thosha dikur, pa ardhur ti dhe babi ne jeten time, por tani eshte ndryshe. Duhet te mendoj per ju te dy, dhe shume gjera une nuk i di. Nuk me kujtohet as ne duhet ta pi esell kafen qe shikohet apo me pare duhet te kem ngrene. C'ia fus kot dhe une! E ngaterroj fallin me analizen e urines. Ajo po qe duhet bere esell. Merre me mend sa kuptoj nga falli dhe fati! Nisemi, beb, sa pa u zgjuar babi. Mbase e gjejme ende ne shtepi kur te kthehemi, qe t'i tregoj c'do te na those filxhani. Po t'i mesoj edhe ty keto budallalleqe. Eshte hera e pare vertet, dhe nuk do e bej me. As ti! Ma jep fjalen?
Beb, ajo budallaqja me prishi gjakun. Per cfare vajta, e me cfare dola! - Burri yt ka nje tjeter,- me tha. I shpjegova se nuk e kam ende burre dhe pres nje femije prej tij. - Tjetra duhet te jete vajza ime,- i thashe, por ajo kembengulte se behej fjale per nje grua te madhe. - Mbase eshte nena e tij,- me tha kur me pa te prishur ne fytyre. C'nene, nena i ka vdekur atij! - Epo bej kujdes, moj bije, se djali me te cilin jeton, ka nje grua me te madhe se vetja, vec teje. Ju genjen te dyjave, por asnjeren nuk do te marre per grua. Thashe se me rreshkite ne nenvete kur ajo fliste. Ia lashe leket ne dore dhe s'ndenja as per ta pyetur per parate e babit tend. C'grua tjeter te kete ai? Dikur, pak kohe pas njohjes me mua, mbase shkonte me ndonje ish, por pastaj u lidhem shume, nisem te bashkejetojme. Jo, s'ka mundesi! Ai cdo nate kthehet ne shtepi. Si e genjeka ate tjetren me te cilen nuk ndan asnje nate? Nuk ka ikur as ne Itali keto koe. Pastaj, me e madhe se vetja? Megjithese ketu dyshoj pak. Atij i kane pelqyer gjithmone femrat me te medha, madje une jam e para me e vogel se ai. Por kjo ndodhte dikur, kur ishte i parritur dhe i mungonte familja. Tani eshte i rritur, c'e ben te kerkoje serish gra te medha? Pastaj, me gjithe ato halle qe ka, ku ta gjeje kohen per ta ndare mes meje dhe asaj? Nuk ka mundesi! Une duhet te ruhem kur t'i kemi gjerat ne vije, por tani eshte e pamundur. Po sikur te kete ndonje grua te martuar? Me siguri keshtu do jete. Po sikur te jete shitesja e tij? Jo, ajo e di qe ne jetojme bashke, pastaj ajo nuk eshte martuar! Megjithese kush me tha se ajo tjetra eshte e martuar? Madje, s'ka si te jete, sepse fallxhorja tha se ai na genjen te dyjave dhe nuk do te marre asnjeren per grua. Dhe, c'eshte e verteta, kemi kohe qe nuk flasim per martesen. Ohu, qyshkur nuk i jemi kthyer me kesaj bisede! Do cmendem, por nuk kam guxim te shkoj ne shtepi dhe ta pyes: - Kush eshte ajo? Kam frike. Me mire te shkoj ne pune dhe te ve rregull ne dyshime. T'i marr nje e nga nje. Mbase me vjen ndonje detaj. Ja, per shembull, sot eshte 8 mars dhe ai as qe eshte kujtuar te me beje dhurate, sic ka bere gjithmone. Nuk eshte detaj ky? Dhe i rendesishem, madje! Vjet me bleu parfum dhe perla. Une i kerkova te m'i jepte me 9 mars, ngaqe e kam inat festen e grave. Apo ndoshta i eshte fiksuar qysh vjet dhe ma ka ruajtur dhuraten per neser? Atehere, do te pres dhe pak pastaj do te flas me te. Megjithese c'do t'i them? Qe filxhani im thote se me tradhton. Jo, jo, duhet ta pergjoj me vemendje sonte ne darek, sidomos po te bejme dashuri. Dhe une mendoja se ai ishte tym nga parate! E pasta pasur gjetke hallin qe ka ndryshuar! O Zot, me ruaj mendjen! U bera si pastruesja e punes sime, qe lan pllakat duke mallkuar burrin pse e la per komshien. Te pres darken, pastaj te shoh c'do te bej. Nuk duhet te zihem pa mesuar me pare ndonje gje. Madje, as qe kam per ta pyetur. Sikur nuk e di une c'do thote ai! - Te dua vetem ty, nuk kam asnje tjeter. Kete refren te perbashket kendojne te gjithe burrat, qyshkur poligamia u zevendesua me monogamine. Beb, beb, beb, c'qe kjo qe me gjeti?!
8 mars, mbremje
Shpirti i mamit te vet! E pe si zgjidhen problemet? Mjafton te ruash toruan dhe te mos flasesh para kohe. Ka pasur te drejte profesori im kur thoshte se duhet numeruar deri ne 100 para se te nxehesh. Tani une as numerova deri ne 100, dhe sigurisht qe e humba toruan derisa me erdhi ne pune falltarja e me tha se duhet te shkoja perseri neser per te pare filxhanin, pasi nuk i kishte pelqyer shoqja qe me shoqeroi kete mengjes. E ketyre te fallit, kur nuk u pelqen nje njeri ne dhome, e humbin fuqine e parashikimit dhe pak a shume ia fusin kot. Ne rastin tone ia keputi krejt kot. Keshtu qe e lame te shkoj neser dhe te shoh filxhanin, madje dhe letra, se, sipas saj, eshte me e sigurt. Thashe une, c'eshte kjo femra tjeter?! Jo, nuk kishte mundesi! Babi yt na ka ne te dyjave, nuk ka vend per tjeter. Te te prishe diten nje filxhan! Po dhe kjo shoqja ime, c'shpirt i keq paska qene, ia ndryshoi humorin gruas se botes dhe ma prishi mua fallin! Me la pa marre vesh gje edhe per parate. Sidoqofte, babi beri tashme me koke te vet: i kishte cuar parate te shoku i tij me te dale ne nga shtepia. He, se mire do te veje, rendesi ka qe nuk eshte nje grua tjeter mes nesh. Megjithate, neser, kur te shkoj te shoh tamam filxhan, do ta pyes nese duhet te jem e sigurt per perqindjen qe do te marrim ne fund dhe a kemi per ta blere vilen. Do ta ve dhe nje here letra per tradhti, po kot, se nuk e besoj. E pe dhuraten qe me kish bere babi? Nje kostum i bardhe, qe na nxe te dyjave. I bukur, i bute si per beb. Shpirti i mamit, tani do ta dalim, se na u be kohe qe nuk bredhim pak. Do te shkojme te nje lokal qe mamit i pelqen shume, se atje jemi puthur per here te pare me babin tend. Hi, une nuk te kam treguar ty si jemi njohur, sa harraqe jam! Ta them nje dite tjeter, se sot jam per bredhje nate. Sa bredharake e ke mamin! Do me mesohesh dhe ti keq. Shpirti im i vogel, qe vec ne foto-eko te shoh! Neser do shkoj te te bej nje tjeter, te shohim sa me je rritur. Te puth mama jote, qe te ka si shpiiiiiiiirt! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:55 pm | |
| 9 mars, mengjes
Bebushe, nje mendje me thote te mos shkoj sot per te pare filxhanin. Parate nuk jane ne kasaforte qe nga mbreme dhe se si do te shkoje fati i tyre me mire e di babi sesa kafeja. Tjeter grua babi yt nuk ka si te kete, se ajo dje me siguroi se e kishte pare gabim, dhe une jam njeqind per qind e bindur per kete. Babi na do vetem ne te dyjave tani per tani, me vone te shohim e te flasim, por te pakten heperhe nuk ka pse te shqetesohemi, hic fare. Me mire te shkojme te te bejme ty nje fotografi te vockel, sesa te sorollatemi neper filxhane. Si thua beb, e kam mire?
***
Po sha e mire me je bere, moj bebushke! Po qe me je rritur ti mua?! Tani jo, tamam, se mjeku thote se vec nje jave ke shtuar, por pesejaveshe, mua e madhe me dukesh. Mjeku qeshte kur te flisja e te quaja Ana, Anushka, Anka, duke me keshilluar te mos zhgenjehesha po te ishte djale, po une jam e sigurt. Nuk mund ta dije aparati me mire se une qe ti, beb, je vajze, je nje goce e lezetshme, e bukur, dashte Zoti jo vetem per mua, por edhe per te tjeret, se bota eshte me e lehte per vajzat e bukura. Do te shkoj te bej eko serish pas nje jave, pastaj prape javen tjeter dhe ate tjetren, edhe pse doktori thote se nuk eshte e nevojshme, por une dua te kam sa me shume fotografi te tuat. Ne kohen time nuk kishte te tilla dhe ti do te shohesh mamin njevjece me nje pate te vogel loder neper duar, pastaj dy, tri, ne klasen e pare, ne te dyten e nga nje cdo vit, me te njejten fytyre qe kam dhe tani, me dhembet e pare pak te dale (thone se eshte shenje fati), me shprehjen e fytyres pak si buf. Bej shaka, kam pasur ca sy te qeshur, te vegjel, qe tani me jane rritur e qeshin me pak, por do t'i krahasojme fotot kur te rritesh. Zemra e mamit te vet, me duket sikur noton brenda meje, kur shoh ekon! Me je aq e vogel, edhe mami te ka kaq merak, sa ti nuk mund ta dish! Por do te rritesh perdite brenda meje, do te shoh pak e nga pak krahet, kembkat, dockat, derisa te behesh Ana prej verteti dhe te jesh gati per te dale. Atehere mami yt do te shkoje ne maternitet dhe do te shtrihet ne nje shtrat a dicka e tille, do te mbledhe gjithe forcat, nuk do te bezaje fare, po fare, derisa ti te dalesh: e vogel, me floke te lagur nga gjaku im. Pastaj do te te lajne, do te te veshin me rroba te bardha dhe mami do te te mbaje ne gji. Ti do te thithesh gjoksin tim dhe une do te behem e gjitha qumesht per ty, per ty, qe te kam me te shtrenjten ne bote! Po qe na iku koha me endrra! Duhet te shkojme ne pune, se kemi edhe 8 muaj para se ti te vish dhe une te marr ca pushime, madje 8 muaj pa nje jave.
9 mars, mbremje
Sa ka qeshur babi me foton tende sonte! Eshte shkrire fare teksa une te puthja e te shtrengoja, pa dashur t'ia lija atij gjate ne dore. Epo kjo, nisa qe tani te behem xheloze per ty! Kam frike se mos lidhesh me shume me babin tend, sesa me mua. Te mos them budallalleqe tani, ne te duam te dy njesoj! Tani, mua me duket se te dua nje cike me shume, po ti duhet te na duash te dyve. Po me deshe mua me teper, pak fare me teper, s'ka problem. Jo, se tallet mami. ne te sollem te dy ne jete dhe do te te duam gjithe jeten. Nuk ishim pergatitur per kete, por per fat, ndodhi. Nuk te kam treguar per diten kur ti u ngjize, gjithmone nese mjeku ka te drejte, dhe kjo ka ndodhur me 28 janar. Une dhe babi ate dite shkuam ne nje qytet buze detit. Shetitem gjithe diten. Babi e ka fiksim te me xhiroje ne cdo cast, aq sa te bezdis, por tani jam mesuar. U futem ne nje kala te madhe, te vjeter, kalaja e Ali Pashait i thone. Kur do te hynim, na doli para, si te na kish zene pusi, nje bari me ca dele. Ishte nga ato ane, e meqe kalaja nuk ka ciceron, i thashe te me tregonte dhomen e Vasiliqise, gruas se Pashait. - Ah,- psheretiu plaku,- ajo kurva e mori me qafe diteziun!- a thua se e kishte pasur komshie Vasiliqine. Pastaj na beri udhe e na coi ne nje dhome, ku shkruhej: "Lavdi marksizem-leninizmit!" Se c'pune kishte Marksi ne dhomen e gjumit te gruas se pashait, vetem jone e papare mund ta shpjegoje! Kuptohet, pervecse lageshti, dhoma nuk kish ndonje orendi. Vetem shikonte per nga deti. Ca frengji te mrekullueshme, nga ato qe, kur u ulesh siper, te vjen deshira te hidhesh. Jo per te vdekur, beb, per te fluturuar. Pastaj u futem ne ca kthina te erreta e gjithe myk, derisa gjetem shkallet. Une hipja e zbrisja neper shkalle duke imituar Vasiliqine, ndersa babi yt me xhironte me nje kamera dore. Bariu u merzit dhe na la, ndersa ne u ngjitem deri ne tarrace te kalase, nga ku dukej gjithe deti. U ulem aty duke pritur qe asnje dele te mos na rrinte neper kembe, e kur te gjitha na lane rehat, une nisa te zbertheja kopsat e xhupit te babit tend, pastaj te bluzes, pastaj iu kacavara dhe vetem i mbaja ere, ndersa ai rrinte puthitur nje portiku. Nuk ka qene ndonjehere me bukur, beb: une, babi yt, deti dhe Vasiliqia! Ajo kishte vdekur ca si heret, por mua me behej sikur na veshtronte prej dritares, duke mermeritur: - Mua me thote kurve bariu, e kjo tjetra beka c'beka ca levizje te cuditshme! Ate dite ishte 28 janar, me ftohte nuk kishte si behej, por ne beme dashuri dhe ti shpirt ate dite je ngjizur. Mbi kalane e nje Pashai, me detin per pagezonjes | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:55 pm | |
| 10 mars, mengjes
Ane, miremengjes, bijez e vogel! Sa kam levizur mbreme! Une vertitesha e babi me shtrengonte. Sa mire eshte, beb, te flesh me te! Nuk me kujtohet me koha kur flija vete. Eshte kaq bukur kur zgjohesh ne mengjes, kur nenkresa jote ka fluturuar, ndersa koka te eshte zhytur ne nenkresen e tij! Ai i ka bere duart unaze rreth barkut tim dhe mua me del gjumi e lumtur. Nuk paska lumturi me te madhe sesa siguria qe provon, kur ai me te cilin ishe mbreme ne shtrat, eshte dhe ne mengjes, gati per te te thene se te do si me pare, se do te te doje edhe kur te kesh ca kile me shume dhe ca nerva me teper. Nuk e di ne do te jete vertet gjithmone keshtu, por te pakten tani, ai kete thote, kur e pyes ne mengjes. Me siguri e di, ama, qe une do ta pyes gjithmone, pergjithmone ne me do si me pare. Babi eshte me i qete tani. Thote se shokut te vet po i ecen puna dhe shume shpejt ai do t'ia marre parate bashke me perqindjen dhe ne te tre do te shkojme te banojme te vila dykateshe. Aty do te mbjellim peme dhe lule, shume, plot. Do te var edhe nje shilares per ty e per vete. Sa qejf, sa qejf! A thua do te mbarojne te gjithe me pare se te kalojne 8 muajt? Them se po. Babi yt nuk gabon asnjehere. Sa pertoj sot te shkoj ne pune! Me vjen te shtriqem edhe ca, por s'kam c'bej, duhet te cohem dhe te vishem. Por shpejt, ama.
10 mars, mbremje
Me duket se nisen prape telashet, beb. Madje, ca me shume se c'na dukej. Sot ne gazete me thane se firmat do te shpallin falimentimin. Nuk ka me asnje shprese. Eshte vetem pune ditesh. Cfare mrekullie qe babi i terhoqi parate nga "Vefa"! Po halli eshte se ka te tjera te "Sudja" e "Xhaferri". Nuk di tamam sa para ka ne to, por sado qofshin, nuk jane asnjehere pak per t'i humbur. Ia thashe sot babit dhe ai u be keq. Me thote se kjo mbase nuk eshte e vertete, se, po te qe, dikush do te kishte dale ne lajme ta thoshte, apo sepaku do te shkruanin gazetat e opozites. Sikur une nuk punoj vete ne gazete e nuk e di si rrjedhin gjerat! Drejtuesit e kane hallin te terheqin parate e ttre. Te tyret! Tani, te tyret tamam s'jane, jane para qe i kane marre si dhurate prej firmave ne ditet e tyre te mira per ndonje interviste a reklame dhe mandej i kane futur po ne firma per t'i shtuar. Dhe po nuk i moren, c'humben ata? Si t'ia beje babi yt qe i ka parate e veta? Iu lute te shkoje se paku neser te "Sudja", pastaj te shohim e te bejme per te "Xhaferri". Madje, do te shkojme bashke! Do te cohemi heret per te zene radhe. O beb, sa rremuje jam! Nuk di si do te veje halli yne | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:55 pm | |
| 11 mars, mengjes
Ana, mami nuk flet dot gjate me ty sot, se babi po na pret te shkojme te "Sudja". Afer eshte, pak pallate me tutje, uroj vetem te mos kete radhe, megjithese me panikun qe ka kapur kreditoret kushedi c'turme do te jete mbledhur para deres se saj.
Si te tha mami ne mengjes? Uroj te mos kete radhe. Radhe thase, ata qene lukuni, moj shpirt, e po te mos kishte dale Sudja ne dritare, por ne dere, do ta kishin perpire me gjithe rroba. Pastaj, c'kreditore zeza! Ata qene gjynahqare qe kishin shitur nga nje lope e i kishin futur parate tek ajo grua, qe, kur t'i merrnin, te blinin prape nje lope plus nje dele. Apo ca te tjere, o Perendi, nuk kishin lene gur e mur shtepie pa shitur! Si kane shpetuar pa shitur kalamajte dhe grate nga gjithe kjo dalldi, nuk di ta them? Megjithese ku i dihet. C'nuk te degjojne veshet keto kohe! Leri te tjerat, po Suden vete e pe moj zemer? Po ka njeri me mend ne koke qe i heq paret nga shtepia e tij dhe i con te shtepia e asaj gruaje te zeze, te zhubravitur, zecjerre, qe ulerinte nga maja e ballkonit! Jo, nuk ka, vec babit tend dhe ca mijera burrave e grave si ai, nuk ka tjeter qe ta besoje se ajo t'i merr parate e me frymen e shenjte t'i shton e shumon. Sa e pashe, me iku gjaku. Une degjoja qe bertisnin: Sudja, Sudja, po nuk e dija se ishte ajo. Me dhemb ende dora qe shtrengoja per te mos shperthyer ndaj babit tend. Me vinte t'i ulerija: - Po ti, budalla ke qene, o njeri?! Vec, kur me tha se kishte futur pese milione, nuk m'u durua dhe iu ktheva: - Po seks te kishe bere ne Itali, per t'i fituar ato para, do te te dhembte ndonje organ gjenital, nese s'do te te dhembte zemra, qe i besove punen tende kesaj gruaje! Sa u zume kot dhe ikem fare. Por edhe te rrinim, ishte e kote, ajo nuk jepte para sot. Thane se do te shpallte ca lista qe te mos kishte radhe. Lista, po, po, lista, gjithmone nese di te shkruaje ajo grua. Po si na hodhi trute e gomarit, nuk e kuptoj! Ketij tonit dhe gjithe dynjase. Tani jam ne pune, por as qe me punohet. Si nuk me ka shkuar ndermend me pare: gjithe keta te huaj qe kemi neper kembe e qe dalin cdo dite ne televizor per te folur per GDP-ne, pse nuk thone gjysme fjale per kete zbulimin tone? Me zuri koka, beb. Me zure keq!
11 mars, mbremje
Shpirti i mamit! Nuk jam marre fare me tu. Gjithe diten ne pune, pa kuptuar asgje. E sigurt eshte vetem se nuk ka me shprese. Te gjithe gazetaret po zihen kush te shkoje me pare te beje intervisten neper firma per te gjetur ndonje mundesi te terheqe paret e veta. Une nuk kam shans. Ku lajmet nga bota e ku ekonomia, politika, kultura dhe sporti, se firmat me te gjitha keto jane marre. Nuk di si ta ndihmoje babin tend. Atij tani nuk i flitet fare. E vetmja qe na mban, eshte fati qe patem kur terhoqem shumen me te madhe nga "Vefa". Fat i thencin, e paguam shtrenjte ndermjetesine! Po pune e madhe, edhe te keto te dyja jemi gati te paguajme, vec t'i marrim. Babi do te shkoje prape neser, qysh ne mengjes. Edhe une dua te shkoj, por ai s'me merr. Kujt i hyj ne pune une tani me gjithe kete ankth qe mbaj dhe ia ngjis te gjithin atij? Kushedi sa te kam merzitur dhe ty, shpirti i vogel! Sa gjera te bukura doja te ndaja me ty e nuk po mundem! Por do te kemi kohe, mjaft qe te marrin fund te gjitha, tani, menjehere, sa pa ardhur ende ti. Ah, sikur ai t'i terheq neser parate te "Sudja"! Pastaj do te kete kohe per te zene radhe edhe te "Xhaferri". Edhe atje ka pese milione. Jam gati te shkoje vete atje, por babi nuk do. I mban faturat e te dyja firmave me vete dhe nuk me le as t'i shikoj. - Nuk ta kam ngene,- me thote,- te nisesh nga e para me perrallat e tua! Nuk flisje keshtu kur fute leket per makine shkrimi e i nxore per te blere kompjuter! Te drejte ka, sa u gezova ate dite qe bleva kompjuterin! Atehere nuk ankohesha. As kur harxhoja neper dyqane cerekun e perqindjeve te muajit nuk flisja. Por ne fillim, ama, i thashe. Eh, ja pikerisht kete fjale nuk duron babai yt dhe une kete e kam gjithmone ne maje te gjuhes! Tani as me afrohet ne shtrat. - Me fut vapen kur me ngjitesh,- thote. Po, pra, po. Vape ne mes te marsit! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:56 pm | |
| 12 mars, mengjes
Miremengjes, e mira ime! M'i hape syte e bukur ti? Edhe une. Do qe te rrime edhe pak te klevati? Mil, si te fuash ti, zhemra ime. Mami te thote gjithe cudirat e botes- qe do te linin gojehapur edhe nje dhjetevjecar, po te me degjonte- dhe pastaj te flet me gjuhe bebesh. Lemsh i bej te gjitha! Po me shijoka edhe mua te flas si e vogel. Kushedi sa bukur duhet te kete qene kur kam nisur te them ma, ba. Nuk me kujtohet asgje, por do te te degjoj ty kur te m'i thuash dhe do te kenaqem njesoj. Une, kur isha e vogel, qeshe pak thuthuqe, se mbaja gishtin ne goje. Nuk degjoja qe ta hiqja, me shijonte shume. Provuan te ma lyenin gishtin me kripe, me limon, me raki, por mua te gjitha keto me pelqenin dhe e thithja gishtin dy here me me qejf. Derisa ma lyen nje dite me piper te kuq, qe, o mami, o mami, kur e kujtoj ulerimen qe leshova teksa me perveloi gjuhen! Une nuk kisha nga ta dija se ata nuk ma lyenin perdite gishtin me piper, por vetem kur me kujtohej, e mbaja gojen tutje gishtit. Por dore nuk hiqja, u mesova te fusja ne goje cepin e batanijes, ose rripin e perparses se gjyshes, se ciles i ngjitesha gjithe diten, e ajo me terhiqte nga pas me gjithe perparese. Madje, nuk i ndahesha edhe kur dilte. Me kujtohet se nuk kam lene plake pa vizituar dhe cep te qytetit pa bredhur me te. Nje here, e mesuar sic isha ta fusja gishtin vend e pa vend, pasi perlava nje pjate me pelte, ndersa gjyshja ime dhe shoqja e saj, po gjyshe, po fjaloseshin, ia mbatha ne kuzhine. Hapa ca kanate dollapesh dhe me ere e gjeta nje tas te madh pelteje, qe sikur me priste mua t'i fusja gishtin brenda dhe ta lepija pastaj. Por pelteja qelloi me e forte dhe ma kapi gishtin e s'ma leshonte. Britmat e mia, tek me erdhen ndermend gjithe perrallat me kafshe te keqija qe ushqehen me gishta kalamajsh, sollen dy plakat ne kuzhine. Qe atehere hoqa dore nga futja e duarve vend e pavend. Po ti, beb, tani qe e more vesh c'u ndodh atyre qe mbajne gishtin ne dore, nuk ke per ta provuar. Ja, dhe sot qe doja te te tregoja nje perralle per te qene, nuk di c'te sajova. Cohemi tani, shpirt, se babi eshte ngritur qysh pa gdhire per te shkuar tek ajo grua e tmerrshme qe i ka marre parate. Ah, sikur te kete pak fat sot! Ta urojme, beb, ta urojme te kthehet me leket ne vend te fatures dhe mami te beje prape nje darke te mire me tre qirinj blu dhe me patate e mish pule te pjekur. Ta kam shpifur dhe ty me te njejtin gatim. Por sot do ta marr me vete librin e kuzhines dhe do te gjej ndonje gje te lehte per ta gatuar. Dhe ky babi yt, mo, asnje gjelle nuk di te beje! E pastaj ankohet nga une. Cohemi tani, shpirt, se na zuri dita shtrire.
12 mars, mbremje
Mesova te gatuaj lazanjen, por babi yt nuk e vuri ne goje. S'i solli as sot parate. Te shohim neser. Tha se ishte nje gjindje e madhe, qe nuk pyeste per listat e ngjitura ne katin e pare te pallatit ku banon Sudja. Eshte merzitur dhe nuk flet. Vetem pi cigare ne ballkon. Shkojme, shpirti i mamit, t'i rrime afer. Ai tani ka nevoje per ne. Po me degjove t'i them ndonje fjale me teper, leviz dhe mos me ler te vazhdoj me tej. Te ka mesuese te mire mami ty. Babi nuk ka nerva te degjoje leksione tani, do vetem dashuri. Nuk po e pyes as si po i shkon pune atij shokut te vet kambist, kam frike se me zemerohet. Ta mbaje mendjen ne nje vend tani, te mos e shperndaje sa te "Sudja", te "Xhaferri" apo tregu i dollarit. Dollari duket mire, eshte i larte me c'degjova ne pune. C'ti besh, gazetare ekonomie nuk e kisha ne plan, por kjo me duket me e afert tani, megjithe ato pyetje qe bej e te reja qe mesoj perdite. Shkojme te babi tani, zemer, e marrim me te mire dhe e cojme ne shtrat? Fleme te tre dhe neser cohemi heret. Ai per te shkuar te "Sudja", une te shoh filxhanin. Mbase bera gabim qe nuk e pashe qysh ate dite. Eja te shkojme, shpirti im! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga Mon Jun 21, 2010 7:56 pm | |
| 13 mars, mengjes
Sot eshte dite terse, po mbase babit tend i del per mbare dhe i merr parate. Ka dale heret. Tha se do te shkonte edhe te "Xhaferri" per te pare ne kishte radhe. Ne mos te njeri, te tjetri shpresoj te behet dicka. Ku qelloi dhe data 13! Mos eshte dite e keqe sot per te pare filxhanin? Une po pi kafen njehere, se mbreme e mbajtane nenkrese, sic tha ajo gruaja. Nese do te qe keq, ajo do te ma kishte thene. E kam bere dhe shtratin helaq. Mire qe nuk i ra ne sy babit tend, se kush e degjonte pastaj! Si me tha dje: - E shikon ndonjehere veten si je bere? Si ato shtepiaket qe kemi perqeshur gjithmone. Nga shtrati ne divan gjithe diten, me doren te barku. Te pakten ato bejne ndonje pune. Se ai nuk e quan pune lazanjen, qe me hangri gjithe diten per t'ia gatuar e s'e preku me dore. Pse, beb, te dukem e ndryshuar une ty? Ti ke pese jave me mua, si isha une dikur, para se te beja ekon tende te pare e te mesoja se te kisha? Aq tjeter dukem ne kaq pak kohe? Mbase, mbase, por tani nuk mund te kercej, te vrapoj, te enderroj si me pare. Tani une i kam gjithe c'dua. Uroj vetem te na shkoje mbare, mua, ty dhe babit. Me bejne veshet apo po bie zilja? U hap dera. Babi, beb!
***
Kane humbur faturat. Kane humbur faturat e dy firmave, qe babi i mbante ne portofolin e xhepit te pasem. Nuk po i gjen. Kemi dy ore qe kthyem permbys gjithe xhepat e xhinseve ne lavatrice, te pantallonave te varura ne ballkon se mos i kam lare bashke me portofolin. Por, per fat, nuk ishte keshtu. Megjitheqe c'fat zeza! Te pakten te lagura, por do te ishin. Keshtu s'po i gjejme fare. shtepia eshte lesh e li, sikur te kete rene termet, po faturat nuk gjenden gjekundi. Jane zhdukur. Sikur t'i kete perpire dheu. Une i thashe te shkoje njehere ta provoje se mos i merr parate edhe pa to, sepse ai e ka emrin ne ndonje regjister te shkruar, diten qe u be hyrja e parave, por babi thote se njerezit s'po i marrin dot me faturat e jo me pa to. Ai vazhdon te kerkoje, por mua me behet t'i them ta lere me mire, me siguri dikush ia ka vjedhur ndersa rrinte ne radhe. Nuk e ka pasur mendjen dhe mund t'i kete futur doren ne xhep pa e ndjere. Me mire nuk po ia them, se nuk e degjoj dot te me bertase pastaj, sikur ta kem fajin une. Le te kontrolloje dhe ca. Kur ke shprese, nuk te iken mendja e gjitha, por ne u bindte se dikush ia ka vjedhur dhe duhet t'u thote lamtumire dhjete milioneve, nuk ka burre qe ta mbaje pastaj, jo me une, edhe pse vete e dyte. C'i kam keto shakara, beb? Nuk jam mire me duket, se nuk ben gallate njeriu ne te tilla raste. Aq me teper me parate e tua. Po c'te bej, te hiqem sikur kontrolloj dhe une, te hap e te perplas sirtaret e frigoriferit dhe furren e sobes, sic po ben yt ate tani?! Pas pak ka per te marre komshinjte me radhe e t'i pyese se mos e ka harruar andej portofolin. Me siguri ka pasur dhe para brenda, patenten, dokumente te tjera. Megjithese c'rendesi ka tani, faturat jane sa per te gjitha bashke! Une dorezohem, nuk kam c'kontrolloj kot. Atij me siguri ia kane vjedhur dhe do t'ia them tani, te behet, c'te behet. Pergatitu per ndonje ulerime! 13 mars, mbremje
Nuk i gjetem dot, shpirti i mamit. Babi e ktheu shtepine dhe makinen permbyes, nuk la vend ku kishte shkuar mbreme dhe sot ne mengjes pa pyetur, por hic. E pranoi dhe vete se dikush duhet t'ia kete vjedhur. E vetmja gje qe me ngushellon tani, eshte se hajduti nuk mund te shkoje t'i terheq, sepse vec fatures i duhet dhe paraporta. Megjithese babi thote se nuk e ka kush mendjen te te kerkoje pasaporten. Kush ka fat t't afrohet asajh deres me shufra hekuri te "Sudes", i merr parate. Po sikur ta provoje njehere te "Xhaferri"? Atje me duket se eshte me ndryshe. Ka me kujdes ne hyrje-dalje parash. C'brokullis dhe une! Ai s'pati kujdes te falimentonte, paska kujdes te kerkoje pasaporten per te te dhene parate, nese ka ende te tilla! Iku dhe kjo. T'i qajme dhjete milionet tani. Dhe ne koken e babit tend nuk jane dhjete milione, jane dhjetera metra katrore te viles dykateshe. Cfare mallkimi ajo vile! Ende nuk me besohet se po na ndodhin te gjitha neve. Se mos vetem neve! Pse te tjeret qe nuk i kane humbur faturat, kane per t'i marre parate, thua? Madje, ky dyshim ma ben me te lehte humbjen tone. Sa surreale me duket e gjitha kjo! Te futesh leket te ca njerez qe, po t'i njihje, as borch nuk do t'u jepje, jo parate e tua! Dhe te presesh pastaj te t'i japin te dyqfishuara! Me duket vetja si Liza ne boten e cudirave. Nuk kam lexuar asnje liber, jo me film te kem pare, qe te tregoje histori te tilla. Uroj qe t'i kujtosh te gjitha c'po te te tregoj e t'i shkruash kur te rritesh. Fli tani, e vogla ime, qe po te rris me perralla te helmuara! Ujqerit me kembet me miell dhe dhelprat dinake do te te duken mir e mikesha me vone, para ketyre qe po degjon prej meje. Fli, e vogla ime! Fli te mbash mend! | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Sikur Ana" - Rudina Xhunga | |
| |
| | | | "Sikur Ana" - Rudina Xhunga | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|