Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Warlick: Serbia humb kot kohën me kërkesa për renegocim të statusit të Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Warlick: Serbia humb kot kohën me kërkesa për renegocim të statusit të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Warlick: Serbia humb kot kohën me kërkesa për renegocim të statusit të Kosovës   Warlick: Serbia humb kot kohën me kërkesa për renegocim të statusit të Kosovës I_icon_minitimeFri Jun 25, 2010 9:30 pm

Warlick: Serbia humb kot kohën me kërkesa për renegocim të statusit të Kosovës 25vorlik4

Beograd, 25 qershor – SHBA nuk pret nga Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ky nuk është kushti për bashkëpunim mes dy vendeve, i ka deklaruar gazetës “V. Novosti” ambasadorja e SHBA në Beograd, Mary Burce Warlick.
“Dëshirojmë të shohim se Serbia po bashkëpunon në mënyrë konstruktive me Prishtinën, SHBA, BE dhe me aktorët e tjerë vendimtarë ndërkombëtarë”, i ka thënë diplomatja amerikane kësaj gazete të Beogradit.
E pyetur se cila është sfidë më e madhe për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së – Kosova, Haga, reforma e drejtësisë, Warlick u përgjigj se kjo do të ishte më shumë pyetje për BE-në, e cila përcakton kriteret për pranimin e anëtarëve të rinj. Por shtoi se “është e rëndësishme të kihet parasysh se hyrja në BE vetëkupton më shumë se miratimin e ligjeve të reja. Integrimet euroatlantike mbështetn në vlera të përbashkëta: ekonominë e tregut, sigurinë kolektive, mbrojtjen e minoriteteve etnike e të tjera, zgjedhje demokratike dhe liri të fjalës. Bindja ime është se Serbia dhe populli serb i kanë përqafuar këto vlera...”
Në një pyetje tjeter se me çfarë kushtesh do t’i mbështeste Amerika negociatat e reja për statusin e Kosovës, nëse GJND-ja vendos ashtu siç pret Beogradi, diplomatja amerikane se “SHBA dhe shumica e vendeve anëtare të BE kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam e bindur se puna e statusit ka marrë fund. Ndërkaq vazhdojmë të inkurajojmë Serbinë dhe Kosovën që të gjejnë mënyra për të zgjidhur çështjet e hapura që lidhen me refugjatët, arsimin, doganat, gjyqësinë, distribuimin e energjisë elektrike dhe telekomunikacionin, përkatësisht për të gjitha ato çështje që ndikojnë në jetën e përdtishme të të gjithëve në Kosovë”.
Pasi iu rikujtuan diskutimet e raktualizuara mbi ndarjen e Kosovës, “Novosti e pyeti ambasadoren amerikane në Beograd Mary Warlick nëse ky do të ishte një skenar real. Ajo u përgjigj pa mëdyshje: “Nuk përkrahim ndarjen e Kosovës, kjo nuk ësahtë reale. Sipas mendimit tonë kjo do të trazonte stabilitetin në rajon. Secila ditë të cilën Serbia e kalon në bisedime rreth përtërirjes së negociatave për status ose për ndarje (të Kosovës – plotësim ynë) për Serbinë është ditë e humbur në rrugën drejt ardhmërisë europiane”.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia do të jetë e detyruar të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të bëhet anëtare e NATO-s për t’u bërë anëtare e BE-së, diplomatja amerikane në Beograd, Warlick, tha se për aspekt të ndryshme të procesit e asociimit vendos BE-ja. “Është interesante se të gjitha vendet të cilat gjatë vjetëve të fundit janë bërë anëtare të BE-së, më së pari janë bërë anëtare të NATO-s. Qëllimi i tyre ka qenë të bëhen aleate të Europës në çdo pikëpamje – politike, ekonomike dhe të sigurisë. Por, do të doja të jem e qartë: ne nuk lobojmë që kreu shtetëror serb të vendosë për t’u anëtarësuar në NATO. Ky është vendim që Serbia e merr vetë”, u shpreh ajo.
“Novosti” e pyeti diplomaten amerikane në kryeqytetin serb se a mund të konsiderohet si kërkesë njohja e pavarësisë së Kosovës “nëpër kapixhik”, nëse Beogradi porositet pandërprerë të vendosë marrëdhënie të mirta me Prishtinën po deshi t’i bashkohet BE-së.
Ajo përkujtoi se gjatë vitit të shkuar nënpresidenti amerikan Bayden kishte thënë se SHBA nuk presin nga Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe ky është pozicioni ynë i cili mbetet i njëjtë. “Ky nuk është parakusht për marrëdhëniet tona të mira ose për mbështetjen e Washingtonit për integrimet tuaja në BE. Mirëpo, dëshirojmë të shohim se Serbia po bashkëpunon në mënyrë konstruktive me Prishtinën, SHBA, BE dhe me lojëtarët e tjerë më të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe se kërkon zgjidhje pragmatike që do të përmirësonin jetën e të gjithëve në Kosovë – edhe të serbëve, edhe të shqiptarëve”, u përgjigj ambasadorja e SHBA në Beograd, Mary Warlick
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Warlick: Serbia humb kot kohën me kërkesa për renegocim të statusit të Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tadiq kërkon veprime neutrale ndaj statusit të Kosovës
»  Serbia s’do t’i njohë diplomat e Kosovës
» Serbia në BE vetëm pas njohjes së Kosovës
» Serbia drejt njohjes së Kosovës
» Serbia jo në BE pa e zgjidhur problemin e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: