Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbia drejt njohjes së Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Serbia drejt njohjes së Kosovës  Empty
MesazhTitulli: Serbia drejt njohjes së Kosovës    Serbia drejt njohjes së Kosovës  I_icon_minitimeTue Jul 12, 2011 10:05 am

Zëvendësi i ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, në zyrën
e cila ndërmjetësonte negociatat për statusin, Albert Rohan, është i
kënaqur me dialogun aktual mes Kosovës dhe Serbisë. Ai shpreh bindjen që
Serbia po tregon shenjat e njohjes së shtetësisë së Kosovës, derisa ka
pranuar këtë dialog me përfaqësuesit e shtetit kosovar.
“Fakti
që të dy palët kanë filluar të bisedojnë me njëra- tjetrën, kjo i bie
që ato po e njohin njëra-tjetrën”, i deklaroi gazetës Zëri, Albert
Rohan.
Një nga autorët e Pakos së Ahtisaarit, Rohan, shkon deri aty sa
vlerëson se nuk është parësore që të shkohet nen për nen të propozimit
të statusit, për atë nëse kosovarët duhet të pranojnë ose jo diçka gjatë
dialogut aktual me Serbinë.
“Para se të verifikohet nëse Pako e Ahtisaarit po shkelet, kosovarët
duhet që të verifikojnë nëse ato të cilat po dialogohen me Serbinë janë
në të mirë të shtetit të ri”, thotë ai.
Reagimi i Rohanit bëhet pak ditë pasi gazeta “Zëri” raportoi se
marrëveshja tashmë e arritur për kthimin vetëm të kopjeve të librave të
amzës nga Serbia shkel nenin 7 të aneksit VII të propozimit prej nga
buron shtetësia e Kosovës. Sipas këtij neni, Kosova duhet të marrë në
tërësi arkivin që është jashtë Kosovës e jo kopjet e saj.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në muajin mars iu kishte thënë
deputetëve në parlamentin e Kosovës se “dialogu me Serbinë do bëhet duke
u mbështetur në Propozimin për Statusin”. Shefja e delegacionit
kosovar, Edita Tahiri, nuk e kishte hedhur poshtë shkeljen e pakos
Ahtisaari, por ka sqaruar se kjo është një masë e përkohshme derisa
Kosova e Serbia të ndërtojnë raporte ndërshtetërore.
Albert Rohan ka thënë se ai merr informata të rregullta nga
lidershipi kosovar se si po ecën dialogu aktual me Serbinë, ndërsa
shprehet i kënaqur me zbatimin e Pakos së Athisaarit, me përjashtim të
veriut të Kosovës.
“Jam jo pak i shqetësuar për atë që propozimi për statusin nuk ka
pasur deri më tash fare zbatim në atë pjesë të Kosovës”, tha në fund
Rohan. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbia drejt njohjes së Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Marrëveshjet, hap i parë drejt njohjes nga Serbia
» Serbia në BE vetëm pas njohjes së Kosovës
» Delo: Serbia më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës
» Nigeria afër njohjes së Kosovës
» Serbia e pengon rajonin drejt BE-së

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: