Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbia e pengon rajonin drejt BE-së

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Serbia e pengon rajonin drejt BE-së Empty
MesazhTitulli: Serbia e pengon rajonin drejt BE-së   Serbia e pengon rajonin drejt BE-së I_icon_minitimeSat Jun 26, 2010 9:33 pm

Serbia e pengon rajonin drejt BE-së F.0626182234419_m

Diplomatë dhe ish-diplomatë nga Kosova e rajoni, dhe profesorë universitetesh evropiane, diskutuan mbi perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE. Ata theksuan nevojën për koherencë mes shteteve anëtare të BE-së lidhur me këtë çështje.
Luftimi i lodhjes nga zgjerimi që, siç thuhet, mbretëron në mesin e një pjese të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, mbetet detyra kryesore e shteteve të Ballkanit Perëndimor që synojnë t’i bashkohen BE-së, vlerësuan përfaqësuesit dhe ish-përfaqësuesit qeveritarë të vendeve të rajonit.

Kjo detyrë, sipas tyre, mund të arrihet me përmbushjen e kushteve të nevojshme nga shtatë shtetet e rajonit, gjë që thuhet se kërkon mbështetjen jo vetëm të Brukselit zyrtar, por edhe unitetin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha sa Bashkimi Evropian do të mbetej i paplotë, po qe se vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk u mundësohet integrimi evropian. Ai theksoi se pengesat diplomatike që Serbia po ia vë në rrugë Kosovës, po e mbajnë prapa gjithë rajonin, kur bëhet fjalë për të ardhmen evropiane.

“Ka tendenca te disa vende të rajonit dhe, pa ngurrim, më duhet të them se Serbia me synimin e saj për të hedhur blloqe shtesë diplomatike në rrugën e Kosovës po e mban në njëfarë mënyrë të gjithë rajonin duke vendnumëruar”, tha Hyseni.

Nevojën për ndryshimin e qasjes së Serbisë karshi Kosovës e theksoi ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo. Sipas tij, Beogradi zyrtar nuk mund të vendosë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Serbia, fillimisht, duhet të ndryshojë mentalitetin dhe politikat, jo vetëm ndaj Kosovës për të kuptuar se çka po ndodh në Kosovë, por për të kuptuar se çka po ndodh në të gjithë rajonin”.

“Nuk është Serbia ajo që mund të vendosë për të ardhmen e rajonit, por ne të gjithë do të vendosim mbi këtë”, u shpreh Milo, për të shtuar se përmes bashkëpunimit ndërmjet të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet t’i dërgohet një sinjal Brukselit zyrtar se ka interesim për t’u integruar në BE.

Ndërkohë, mesazhet që shtetet e rajonit kanë marrë deri më tani nga BE-ja, dallojnë varësisht fazës së përmbushjes së kritereve për integrim.

Për ta qartësuar vendin e Kosovës në këtë drejtim, profesori në Akademinë e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, James Pettifer, foli për ndikimin e Planit Ahtisari në Kosovë.

Pettifer tha se ky plan paraqet, në njëfarë mënyrë, një pengesë në rrugën e Kosovës drejt BE-së, meqë edhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë, e ka lënë Kosovën me një formë të pavarësisë pa veçoritë esenciale që kanë shtetet e tjera sovrane.

Duke folur për njohjet e kësaj shtetësie, Pettifer tha se jo gjithçka varet nga prezantimi i mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Mungesa e njohjeve nga pesë shtetet anëtare të BE-së, siç theksoi ai, vjen si pasojë e problemeve të brendshme, me të cilat aktualisht përballen ato shtete.

“Mendoj se vendet si Spanja, kanë marrë një qëndrim, me të cilin unë në fakt nuk pajtohem, por këto shtete tani kanë problemet e veta të brendshme”, u shpreh Pettifer.

Autoritetet në Kosovë, ndërkaq, tashmë kanë shfaqur shpresën se pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mund të rritet numri i njohjeve të shtetësisë së vendit, gjë që, siç thuhet, do të lehtësonte rrugën e Kosovës në strukturat euroatlantike. /Radio Evropa e Lirë/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbia e pengon rajonin drejt BE-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serbia drejt njohjes së Kosovës
» Marrëveshjet, hap i parë drejt njohjes nga Serbia
» Pavarësia e Kosovës stabilizoi rajonin
» BE pengon Tadicin për ndarjen e Kosovës
» Skicimi i hartave, efekt domino për rajonin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: