Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Marrëveshjet, hap i parë drejt njohjes nga Serbia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Marrëveshjet, hap i parë drejt njohjes nga Serbia  Empty
MesazhTitulli: Marrëveshjet, hap i parë drejt njohjes nga Serbia    Marrëveshjet, hap i parë drejt njohjes nga Serbia  I_icon_minitimeSun Jul 03, 2011 10:46 pm

Udhëheqësja e delegacionit të Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, gjatë një konference për media që mbajti në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka ripërsëritur se marrëveshjet e arritura Prishtinë-Beograd, janë hapi i parë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Ky është një hap i parë i Serbisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Marrëveshja për lëvizjen e lirë është një marrëveshje ku qeveria e Republikës së Kosovës dhe unë si përfaqësuese kryesore në këto bisedime pra kemi mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sovranitetin e Kosovës, kemi punuar për marrëveshjet që janë në harmoni me ligjet por edhe rezolutën e Kuvendit”, ka thënë Tahiri dhe ka shtuar se marrëveshja për lëvizje të lirë bazohet në parimin e reciprocitetit të plotë midis këtyre dy shteteve në lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, praktikisht kjo marrëveshje mundëson që qytetarët e Republikës së Kosovës të lëvizin me dokumente të udhëtimit të Kosovës në Serbi dhe të gjitha elementet e marrëveshjes janë reciproke.

“Ajo që vlen për qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit në Serbi apo përmes Serbisë, e njëjta vlen edhe për qytetarët e Serbisë në Kosovë apo nëpër Kosovë”, ka shtuar Tahiri, duke thekuar se element i rëndësishëm i marrëveshjes është se të dyja shtetet kanë marrë vendim që përmes lejeve të njoftimeve të bëhet kalimi mes dy vendeve. “Prandaj shumë shpejt qytetarët tanë me leje njoftimi të Republikës së Kosovës do të mund të udhëtojnë në Serbi dhe mund po ashtu t’u them se këto praktika që kalimi të bëhet përmes lejeve të njoftimit tashmë zbatohet në shumë vende të rajonit”, ka thënë ajo .

Për sa i takon njohjes reciproke të diplomave universitare, Tahiri tha se është lajm shumë i mirë veçmas për shqiptarët e Luginës së Preshevës, sepse ata kryesisht shkollohen në Kosovë dhe më pas kanë vështirësi për nostrifikim diplomash pastaj për vazhdim studimesh apo punësim.

“Sa i përket regjistrave civil marrëveshja parasheh kthimin e kopjeve të certifikuara të regjistrave civilë. Kjo është një zgjidhje kalimtare. Ne e kemi pranuar këtë sepse përmes kësaj plotësojmë kuadrin e regjistrit civil dhe plotësojmë një prej kushteve për liberalizim të vizave për çka jemi duke u angazhuar intensivisht”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja.

Ajo po ashtu ka njoftuar se gjatë këtij muaji do te mbahet raundi i gjashtë dhe pritet një pako e re marrëveshjesh, e cila, sipas saj, do të jetë në frymën e marrëveshjeve ndërshtetërore te reciprocitetit të vlerave evropiane.

“Si konkluzion mund të them se për Kosovën nuk ka qenë e lehtë të hyhet në dialog me Serbinë, sepse dihet se historiku negativ që Serbia ka në Kosovë, e ka bërë këtë aktivitete të ndjeshëm dhe rëndë. Por ne kemi marrë këtë vendim si Qeveri sepse kemi ushtruar sovranitetin në politikën e jashtme, kemi marrë obligimin ndërkombëtar sipas rezolutës së OKB si dhe kemi vendosur marrëdhënie shumë më të ngushta me BE dhe presim që dialogu teknik të prodhojë efekte konkrete drejt afrimit me BE dhe kërkesat tona janë liberalizimi i vizave, hyrja në marrëdhënie kontraktuale dhe përshpejtimi i statusit të kandidatit. Ky është pra konteksti i gjithë angazhimit dhe këto janë objektivat tona”, ka vlerësuar Tahiri. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Marrëveshjet, hap i parë drejt njohjes nga Serbia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serbia drejt njohjes së Kosovës
» Serbia në BE vetëm pas njohjes së Kosovës
» Delo: Serbia më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës
» Me marrëveshjet, Serbia njohu Kosovën
» Serbia e pengon rajonin drejt BE-së

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: