A.Z™ Moderator/e
Postime : 2150
| Titulli: Hoxhaj rikonfirmon premtimin e Thaçit për Pejën qytet universitar Sat Jun 26, 2010 12:33 pm | |
| Pejë, 26 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj ka rikonfirmuar premtimin e kryeministrit Hashim Thaçi se Peja do të jetë qytet universitar. “Në vitin tjetër do jetësohet premtimi i kryeministrit që Peja të bëhet qytet me universitet publik”, ka thënë Hoxhaj, në ceremoninë e kremtimit të 50-vjetorit të themelimit të fakultetit të Biznesit në Pejë. Duke lavdëruar punën e këtij institucioni, ministri i Arsimit ka thënë se përkulet para emrave të shkencës e të dijes kombëtare të dalë nga ky fakultet, i cili në fillim funksiononte si shkollë e lartë ekonomike, ndërsa në vitin akademik 200/2001 u transformua në fakultet me emrin Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Ceremonia e kremtimit të 50-vjetorit të themelimit të këtij fakulteti është mbajtur të premten në mbrëmje në teatrin “Istref Begolli” në Pejë. Numri një i universitetit të vetëm publik në Kosovë, UP-së, Mujë Rugova ka përforcuar premtimin e Hoxhajt, duke thënë se Universiteti i Prishtinës do të pësojë rritë pozitive me themelimin edhe të fakulteteve të tjera në qendrat kryesore të vendit. Për Pejën ka përmendur hapjen e Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik. “Ne do të shikojmë mundësitë e hapjes edhe të drejtimeve të tjera”, ka thënë Rugova, pa harruar të përmendë emrat e Drevish Rozhajës, Musa Haxhiut, Osman Imamit dhe intelektualëve të tjerë pejanë, të cilët tha se u kanë dhënë vulë shkencave të ndryshme në Kosovë. Kryetari i Pejës, Ali Berisha, duke uruar personelin e këtij fakulteti për përvjetorin e 50-të të ekzistimit, ka kthyer vëmendjen e të pranishmëve në ditët kur, jo vetëm ky institucion i arsimit të lartë, por edhe institucionet e tjera shkollore ishin degraduar së tepërmi nga dhuna serbe. “Profesorët e këtij fakulteti, njëjtë si edhe punëtorët e tjerë arsimorë të kësaj komune duke punuar në kushte të vështira, jashtë objekteve shkollore, mbajtën gjallë arsimin për gati një dekadë, duke bërë kështu që të mos shkëputet vazhdimësia e këtij procesi. Ndërkaq, dekani i këtij fakulteti, Armand Krasniqi ka treguar se në këtë institucion punojnë 65 profesorë e asistentë, ndërkohë që studimet zhvillohen në katër drejtime shumë të kërkuara në tregun e punës. | |
|