Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 AAK, e shqetësuar me gjendjen në shendetësi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

AAK, e shqetësuar me gjendjen në shendetësi  Empty
MesazhTitulli: AAK, e shqetësuar me gjendjen në shendetësi    AAK, e shqetësuar me gjendjen në shendetësi  I_icon_minitimeSat Sep 25, 2010 4:41 pm

AAK, e shqetësuar me gjendjen në shendetësi  Thumbnail.php?file=aak__300_196_964000794

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur brengosje të thellë me gjendjen, si e kanë klasifikuar tepër të rëndë në shëndetësinë e Republikës së Kosovës duke konstatuar edhe njëherë “paaftësinë e kësaj qeverie për të gjetur zgjidhje për problemet të cilat e rëndojnë këtë sektor të rëndësishëm”.

Mungesa e barnave dhe pajisjeve medicinale, qasja jo e barabartë dhe cilësia jo e kënaqshme e shërbimeve shëndetësore si dhe të ardhurat e ulëta të punëtorëve shëndetësor, vazhdojnë të jenë probleme për të cilat nuk ka zgjidhje. Të pakënaqur janë edhe të sëmurët edhe punëtorët shëndetësor. Dhe që është edhe më brengosëse – nuk ka as veprime konkrete që gjendja të tejkalohet, kanë konstatuar ekspertët e shendetësisë nga AAK.

“Në vend të tyre, Qeveria, vazhdon të gjenerojë kriza dhe konfuzion, duke zhvendosur vëmendjen e qytetarëve të Kosovës nga gjendja e mjerueshme në të cilin ndodhet ky sektor në fushën e konspiracioneve për individë dhe grupe të interesit që qëndrojnë prapa tyre. Fatkeqësisht, tash më shumë se kurdoherë edhe duke e shndërruar shëndetësinë në arenë luftërash për ndikime dhe pozicionime politike”, ka thënë Talat Gjinolli.

1. Për AAK kjo është e papranueshme, ka shtuar Luan Jaha, duke konkluduar se shëndetësia e Kosovës është interes nacional dhe ashtu duhet të trajtohet. Ajo nuk guxon te jetë peng i paaftësisë se një partie ose Qeverie për ta udhëhequr. Tre ekspertët e AAK-së, Talat Gjinolli, Luan Jaha dhe Tefik Bekteshi, kanë dhënë edhe rekomandimet e tyre për përmirësimin e gjendjës në shendetësinë e Kosovës:

2. AAK kërkon nga Qeveria dhe Parlamenti i Republikës së Kosovës që sa më shpejtë të formohet grupi i ekspertëve i cili do të analizojë situatën në shëndetësi dhe të dal me një projekt konkret për tejkalimin e saj. AAK, jo vetëm që shpreh gatishmërinë e saj për të qenë pjesë e një grupi profesional, por deklaron dhe gatishmërinë për t’i venë në dispozicion strategjinë e saj për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve të Kosovës të prezantuar në qershor të vitit 2009. Reformimi i plotë i sistemit shëndetësor në të gjitha nivelet dhe në të gjitha aspektet, përfshirë:

a. Ridefinimin e rolit të Ministrisë së shëndetësisë duke i deleguar përgjegjësitë dhe kompetencat që nuk i takojnë në strukturat e reja organizative në sistemin shëndetësor;

b. Ngritjen e fondit të sigurimeve shëndetësore dhe odës së mjekëve si dhe

c. Riorganizimin dhe pavarësimin e plotë të institucioneve shëndetësore.

3. AAK fton Parlamentin e Republikës së Kosovës që çështjen e shëndetësisë ta trajtoj me urgjencë në një seancë të posaçme parlamentare me seriozitet dhe përgjegjësi dhe që bashkë me Qeverinë e Republikës së Kosovës të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për kompletimin e rregullativës ligjore për reforma në shëndetësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
AAK, e shqetësuar me gjendjen në shendetësi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qasja gjithëpërfshirëse në shëndetësi
» Agani Mustafa pro bashkëpunimit në shëndetësi
» Shëndetësi pa kufij - Mundësi për kurim kudo në BE
» Të shqetësuar për lirinë e mediave
» LDD e shqetësuar me përkeqësimin e lirisë së shtypit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: