Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bajrami: Thaçi dëshiron Qeveri me Pacollin e serbët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Bajrami: Thaçi dëshiron Qeveri me Pacollin e serbët Empty
MesazhTitulli: Bajrami: Thaçi dëshiron Qeveri me Pacollin e serbët   Bajrami: Thaçi dëshiron Qeveri me Pacollin e serbët I_icon_minitimeThu Nov 04, 2010 2:24 pm

Bajrami: Thaçi dëshiron Qeveri me Pacollin e serbët Danas_5
Prishtinë, 4 Beograd – Lideri i PDK-së dhe kryeministri “teknik” i Kosovës, Hashim Thaçi, është i bindur se sa më parë që të mbahen zgjedhjet parlamentare, aq më të mëdha do t’i ketë shanset për të qenë fitues, i ka thënë gazetës “Danas” të Beogradit, kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami. Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen kur partia e dytë më e madhe e Kosovës, LDK-ja e Fatmir Sejdiut, është në rënie, kur partia e vetme e vërtetë opozita në Kuvend, AAK-ja, ka humbur kokën, pas shkuarjes së Ramush Haradinajt në Hagë dhe kur opsionet e reja në skenën politike, “Vetëvendosje” e Albin Kurtit dhe sidomos iniciativa qytetare FER, janë gjetur në “cajtnot”, është shprehur ai.
I pyetur fillimisht nëse shpallja e zgjedhjeve për 12 dhjetorin është një manipulim politik, Bajrami është përgjigjur se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen pa një reformë të mirëfilltë zgjedhore dhe në një kohë të shkurtër për organizim të duhur, gjë që do të thotë se faktori i manipulimit të votave do të rritet. Kjo vetvetiu është përparësi për partitë më të mëdha dhe më të organizuara dhe mes tyre PDK-ja e Thaçit është më e madhja dhe më e organizuara.

Për dialogun teknik me Beogradin tha se është edhe një nga elementet që kanë ndikuar në ngjarjet e brendshme politike në Kosovë, duke përfshirë proceset që tani përmbyllen me zgjedhjet. Mendoj se është fare e qartë se në kohën kur Qeveria ka një mandat të limituar, kryeministri mund të llogarisë që bashkësia ndërkombëtare e para së gjithash Brukseli, do të ketë mirëkuptim dhe nuk do ta detyrojnë aq shumë që t’ia zgjasë dorën Tadiqit, ndërsa ajo pak dorë e shtrirë nuk do të vërehet shumë në Kosovë, sepse aty po hyhet në një periudhë kur vëmendja është e kapluar nga ngjarjet zgjedhore. Pas zgjedhjeve, nëse realizohet ajo që po pret Thaçi – që të marrë një mandat të ri katërvjeçar dhe ta forcojë edhe më shumicën parlamentare – ai do të jetë në pozitë shumë më ët mirë për të biseduar me Beogradin dhe që në ato bisedime të pranojë për të bërë lëshime të caktuara.

Agron Bajrami i tha kësaj gazete se në zgjedhjet e 12 dhjetorit PDK-ja do të mbajë ose edhe do të përmirësojë përqindjen e votave nga 32 në 35 për qind. LDK-ja do të vazhdojë me trendin e rënies dhe ka mundësi që pas zgjedhjeve të mos jetë më e dyta, por edhe deri e katërta. Sipas meje, kandidate për vendin e dytë do të jenë AAK-ja e Haradinajt dhe “Vetëvendosje” e Kurtit. Të tjerat do të luftojnë për ta kaluar pragun zgjedhor. Besoj se njëra nga dy partitë parlamentare, AKR-ja e Pacollit dhe LDD-ja e Dacit, nuk do të hyjnë në parlament. Ndërkohë, besoj se censusin do ta kalojë FER-i.

Sipas kryeredaktorit të “Kohës Ditore”, Thaçi llogarit që të bëjë qeverinë me Pacollin, pra me AKR-në, por edhe me pakicat, me çka do të ketë duar të lira. Mirëpo, ky kalkulim mund të jetë i ngutshëm, sepse mund të ngjajë që Pacolli të mos e kalojë pragun zgjedhor ose të mos ketë mjaft ulëse në Kuvend sa për t’ia mundësuar shumicën Hashim Thaçit. Kjo situatë do të mund të hapte kombinime të reja që do të mundë të rezultonin ashtu që Kosova të mos e ketë qeverinë menjëherë pas procesit zgjedhor dhe konstituimit të parlamentit.
Raportet e Kosovës dhe Serbisë i përcakton raporti ynë i përbashkët me Bashkësinë Evropiane, mendon Bajrami. Sipas tij, as Serbia, as Kosova, nuk mund të shpresojnë për anëtarësim në BE, përderisa ka paqartësi mes tyre. Kjo nënkupton që Serbia duhet të pranojë Kosovën ose të pranojë se Kosova e pavarur ekziston dhe duhet të pranojë që kjo Kosovë të mund të anëtarësohet në BE dhe në OKB si shtet i pavarur. Njëherësh, Kosova do të duhej të pranonte disa aranzhime të reja dhe lëshime të reja ndaj Serbisë, ndërsa veriu këtu përmendet vazhdimisht. Personalisht mendoj se kjo nuk do të përfundojë me ndarje të Kosovës, por do të mundë të arrinte deri te një autonomi për serbët në veri të Kosovës, sidomos meqë edhe vetë Thaçi si kryeministër ka paralajmëruar se veriu ka “një natyrë të veçantë rajonale” dhe se është i gatshëm për “ide të reja” dhe “zgjidhje kreative”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bajrami: Thaçi dëshiron Qeveri me Pacollin e serbët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Krasniqi sugjeron Pacollin të mos rikandidohet
» PDK lë në lloç Pacollin
»  LDK-ja pranon Pacollin?
» Novobërdaliu sfidon Pacollin?
»  Nëse PDK s’e do Pacollin, AKR tërhiqet nga Qeveria

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: