Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 LDK shkon në zgjedhje me dy lista?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

LDK shkon në zgjedhje me dy lista? Empty
MesazhTitulli: LDK shkon në zgjedhje me dy lista?   LDK shkon në zgjedhje me dy lista? I_icon_minitimeFri Nov 05, 2010 6:00 pm

LDK shkon në zgjedhje me dy lista? 05ldk4
Prishtinë, 5 nëntor - Përderisa Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përcaktuar sot agjendën e punës së Kuvendit Zgjedhor, që do të mbahet të dielën, Lista Ibrahim Rugova, e dalë po nga LDK-ja, ka aplikuar për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 dhjetorit si iniciativë qytetare.


Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht mund të shkojë me dy lista në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Njëra si Listë e LDK-së dhe tjetra si Lista Ibrahim Rugova, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu, tha se partia që ai drejton po shkon në Kuvendin Zgjedhor – që do të mbahet të dielën - e përgatitur mirë. Por, ai nuk pranoi të konfirmojë nëse do të jetë apo jo kandidat për kryetar të LDK-së.

Shkrimet në media për tërheqjen e tij nga gara ditën e mbajtjes së Kuvendit, për t’i lëshuar drejtimin e partisë Isa Mustafës, kryetari Sejdiu i cilësoi si shkrime në media dhe asgjë më tepër.

“Qëndrimin tim e shpreh në kuvendin e partisë. Aty do të shihet se si do të shkojë... Me rëndësi është që të jetë një punë e mirë. Do të zgjidhet edhe këshilli i përgjithshëm. Pastaj, prej këshillit të përgjithshëm del struktura tjetër që lidhet me nënkryetarët e partisë dhe anëtarët e kryesisë. Kujtoj se do të jetë një votim i lirë në mënyrën që vendos kuvendi”, tha Sejdiu.

Organet drejtuese që do të dalin nga Kuvendi Zgjedhor i së dielës janë të papranueshme për Listën Ibrahim Rugova, e cila drejtohet nga Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Anëtari i kësaj liste, Astrit Haraqija, njëherësh me post edhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, tha se LDK-ja duhet t’i rikthehet procesit të brendshëm zgjedhor pas zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit, pasi që zgjedhjet e tashme, sipas tij, nuk ishin të rregullta.

“Ne jemi LDK dhe në asnjë moment nuk largohemi prej LDK-së. Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kërkojmë që të mbahen zgjedhje të partisë, me reforma të thella, jo vetëm sa për sy e faqe”.

“Unë do të kërkoja edhe nga kuvendi që t’i masë punët pak më mirë – të krijohet një kryesi teknike, të udhëheqë këtë proces deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 12 dhjetor dhe pastaj të mbahen zgjedhjet partiake, sepse nuk bën ndryshe”, u shpreh Haraqija.

Lista Ibrahim Rugova është prezantuar në media si një iniciativë qytetare që i përket spektrit të djathtë politik. Në media dhe opinion është folur edhe për mundësinë e përafrimit të saj me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e proklamuar po ashtu si subjekt djathtist.

Por, Haraqija tha se një gjë e tillë nuk qëndron dhe se kjo listë do të shkojë në zgjedhje si iniciativë qytetare, ndërsa do t’i kthehet LDK-së pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit, duke kërkuar zgjedhje të reja në LDK.

Haraqija tha se lista nuk nënkupton largimin e Ukë Rugovës dhe të përkrahësve të tij nga LDK-ja.

“Ne si listë do të dalim si listë e pavarur, pasi u krijua në kushte të jashtëzakonshme brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për këtë situatë të jashtëzakonshme, është dashur ta krijojmë këtë listë. Nuk kemi bërë asnjë marrëveshje, as me AAK-në, as me PDK-në, as me një parti tjetër. Ne jemi duke biseduar për opsionet e mundshme”, tha Haraqija.

Sidoqoftë, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sot drejtohet nga Fatmir Sejdiu dhe kryesia aktuale, kanë organizuar procesin zgjedhor nëpër degë e nëndegë. Të dielën pritet, në Kuvendin Zgjedhor, pritet të zgjidhet edhe kryetari i ri i partisë, këshilli i përgjithshëm, si dhe kryesia e re e LDK-së.

Ballafaqimi ndërmjet Listës Ibrahim Rugova dhe kryesisë së re të LDK-së mund të pritet pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LDK shkon në zgjedhje me dy lista?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Samiti i Varshavës, Jahjaga shkon, Tadic jo
» Kosova shkon drejt dy blloqeve politike
» Shkon në 3 numri i të vdekurve Berisha kërkon hetim
» Rasmussen: Kosova po shkon në kah të mirë
» Obama shkon përsëri në bregdetin e shtetit të Luizianës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: