Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Skena e "turbullt" politike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Skena e "turbullt" politike Empty
MesazhTitulli: Skena e "turbullt" politike   Skena e "turbullt" politike I_icon_minitimeSat Nov 06, 2010 10:17 am

Skena e "turbullt" politike 06-skena-e-turbullt4
Prishtinë, 6 nëntor - Është evidente se në skenën politike të Kosovës tashmë po shpërfaqen fraksione të ndryshme brenda partive, si dhe aderime nga njëra parti në tjetrën, thonë analistë të çështjeve politike. Sipas tyre, këto janë procese që nuk i bëjnë mirë Kosovës e as skenës politike të saj.
Analisti Ismajl Hasani, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se të gjitha këto lëvizje janë të përqendruara në kontekstin e vrapit për të arritur, siç thotë ai, tregun e turbulluar të skenës politike në Kosovë.
“Destabilizimi institucional dhe çrregullimet shoqërore krijojnë edhe tregun e turbullt në skenën politike, në të cilën njerëzit, me ose pa ‘background’, vrapojnë pas atraksioneve, paraqiten me fraksione, me lëvizje të ndryshme partiake, me aderime prej një partie në partinë tjetër, etj”, totë ai për Radio Evropa e Lirë.
“Për mendimin tim, ky është proces që nuk i bën mirë një shoqërie, e sidomos Kosovës në këtë fazë”, vlerëson Hasani.
Ardian Arifaj, nga Klubi për Politikë të Jashtme, vlerëson se lëvizjet brenda skenës politike janë më shumë një reflektim i mungesës së demokracisë brenda vetë partive politike. Një gjë e tillë, sipas tij, reflektohet me pakënaqësitë e anëtarëve të caktuar të partive, të cilët kanë ambicie për t’u ngjitur më lart në hierarkitë e partive.
“Shpeshherë detyrohen ta braktisin partinë dhe shpeshherë reflektohen me përçarje dhe fragmentarizëm brenda vetë partisë. Normalisht, kjo reflektohet negativisht edhe në gjithë skenën politike kosovare”.
“Partitë nuk mund të jenë të forta, nuk mund të artikulojnë mirë programe dhe nuk mund të angazhohen mirë, sepse mbesin parti të dobëta, për shkak të dobësisë që e kanë vetë përbrenda. Është një pasojë e mënyrës se si janë ndërtuar partitë te ne, rreth një emri, rreth një lideri e jo rreth ideve dhe programeve”, shprehet Arifaj.
Të dy këta analistë nuk presin që në partitë e deritashme të ketë ndryshime në konceptin e tyre. Ata thonë se janë partitë e reja ato të cilat mund të sjellin ndryshime pozitive.
Megjithatë, sipas analistëve, nuk mund të pritet ndonjë ndryshim esencial në radhitjen e partive në skenën politike të Kosovës. Analisti Hasani thotë se aktualisht është e vështirë të parashikohet ndonjë ndryshim.
“Me tronditjen e fundit që ka ndodhur me rënien e Qeverisë Thaçi dhe postimin e zgjedhjeve nacionale për dhjetor, në vend të datës që ishte caktuar, nuk mund të priten lëvizje të mëdha, në kuptimin e paraqitjes së befasive në skenën politike”.
“Por, megjithatë, konsideroj se te disa subjekte politike mund të paraqiten lëvizje të lehta, në kuptimin pozitiv ose në kuptimin negativ”, mendon ai.
As analisti Arifaj nuk pret ndryshime të mëdha në radhitjen e partive në skenën politike. Sipas tij, është vetëm LDK-ja ajo që mund të shënojë kthesë pozitive në kuptimin e demokratizimeve brenda vetvetes.
Sipas tij, “tërmeti” më i madh mund të vijë prej LDK-së, nëse ata arrijnë të kenë një demokraci brenda partisë, e që do të reflektohej pozitivisht te votuesit...
“Nuk shoh se do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë e merr një numër të njëjtë të votuesve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e hendikepuar që këtë herë nuk e ka liderin e partisë në Kosovë, për të udhëhequr fushatën. Partitë tjera, besoj se kanë për të mbetur njëjtë”.
“Kush ka para më shumë për fushatë, do të ketë mundësi të fitojë më shumë vota dhe të bindë më shumë njerëz që të votojnë për të. Kush ka më pak para, do të ketë më pak njerëz që ta votojnë. Nuk besoj që partitë e reja dhe partitë e vogla do të mund të bëjnë ndonjë ‘tërmet’ në skenën politike”, vlerëson Arifaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Skena e "turbullt" politike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hetimet do të vazhdojnë pa ndërhyrjen e politikë
» Kushtetuesja “bën politikë”
» Vetëvendosje, oponent serioz në politikë
»  AAK fton për tryezë politike
» Rivotimet me pasoja politike për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: