Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 “Pullazxhiu” synon ta bankrotojë PDK-në me gjyq amerikan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

“Pullazxhiu” synon ta bankrotojë PDK-në me gjyq amerikan Empty
MesazhTitulli: “Pullazxhiu” synon ta bankrotojë PDK-në me gjyq amerikan   “Pullazxhiu” synon ta bankrotojë PDK-në me gjyq amerikan I_icon_minitimeSun Nov 07, 2010 11:13 am

“Pullazxhiu” synon ta bankrotojë PDK-në me gjyq amerikan 07florin4
Prishtinë, 7 nëntor - Në një intervistë të botuar sot në gazetën Koha Ditore, aktivisti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, u kundërpërgjigjet akuzave që i janë bërë nga PDK-ja.
Florin Krasniqi, shtetasi amerikan që para më tepër se një dekade e ka furnizuar UÇK-në me armatim, nuk ndihet i dëmtuar nga akuzat publike që ia ka bërë PDK-ja, vetëm dy ditë pasi është bërë pjesë aktive e lëvizjes “Vetëvendosje”. Përkundrazi, ai konsideron se e dëmtuar nga ato akuza do të jetë vetë PDK-ja, pasi qysh javën e ardhshme “do të përfundojë në gjyq për shpifje dhe të pavërteta”.
Krasniqi ka vendosur që lëndën ta hapë në Gjykatën Supreme të New Yorkut me besim të plotë se nga ai proces do të dalë fitues dhe me këtë rast do ta bankrotojë partinë që aktualisht është më e madhja në vend.
“Pullazxhiu” i Amerikës, është i gatshëm që të përballet edhe me drejtësinë në Kosovë, në rast se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e padisin atë për bëmat dhe “pseudopatriotizmin” e tij. Ai nuk ka asnjë mëdyshje që akuzat ndaj tij janë bërë nga SHIK-u, po aq sa është i sigurt se në PDK ka plot njerëz të mirë. Krasniqi thotë se ditën kur PDK-ja ka lëshuar deklaratën denigruese kundër tij, tre nënkryetarë të kësaj partie i kanë telefonuar me qëllim që të distancohen prej saj.
Në intervistën për “Kohën Ditore”, të zhvilluar të shtunën, Krasniqi flet për lidhjet me Adrian Krasniqin dhe Ilir Konushevcin, por mohon bashkëpunimin me të arratisurin Bedri Krasniqi, i cili akuzohet për vrasje të dyfishtë të policëve. Ai nuk e ka problem të japë sqarime se ku ka qenë kur është vrarë dorasi i Ilir Konsushevcit, Bislim Demiri, e po aq sa nuk heziton të tregojë se nga kush është akuzuar për vrasjen e shefit të një bande kroate në SHBA. PDK-ja dhe SHIK-u, sipas tij, nuk kanë bërë mirë që nuk kanë sjellë të dhëna të sakta, kur kanë vendosur të lëshohen në jetën private të tij. Ai mohon t’ia ketë marrë gruan ndonjë miku në Suedi, ashtu siç pretendon PDK-ja, por e pranon se e ka një fëmijë jashtëmartesor në këtë shtet, për të cilin e di edhe gruaja me të cilën jeton. Krasniqi garanton se nuk është i rrethuar me banda kriminale dhe shpreh gatishmëri të japë llogari për çdo veprimtari biznesore, duke filluar nga hidrocentralet e deri të fabrika e autopjesëve në Pejë. Se a ia ka dhënë 500 mijë dollarë David Philipsit për një raport rreth SHIK-ut, se kush dhe për çka i ka kërkuar atij para dhe cila do të jetë “rruga e pakthim” e tij në Kosovë, e shpjegon gjatë intervistës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Pullazxhiu” synon ta bankrotojë PDK-në me gjyq amerikan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tre serbë të akuzuar për krime lufte dalin në gjyq
» Qeveria synon të themelojë kompani private për punëkërkuesit
» AKR-ja synon postet që lidhen me ekonominë
» Italia synon përfundimin e misionit në Kosovë
» Marty synon pengimin e anëtarësimit të Kosovës në KE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: