Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 QKUK, pacientët ende nuk mund të vendosin stendat në zemër

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

QKUK, pacientët ende nuk mund të vendosin stendat në zemër Empty
MesazhTitulli: QKUK, pacientët ende nuk mund të vendosin stendat në zemër   QKUK, pacientët ende nuk mund të vendosin stendat në zemër I_icon_minitimeMon Nov 15, 2010 12:46 pm

Që nga 9 maji i këtij viti, kur ekipi mjekësor i QKUK-së vendosi stendat në zemër për tre pacientë, asnjë shërbim i tillë më nuk është ofruar në këtë qendër. Zyrtarë të QKUK-së fajësojnë Ministrinë e Shëndetësisë për mungesë të sigurimit të materialit, ndërsa këta të fundit thonë se problemi është të keqmenaxhimi i QKUK-së.
Stagnimi i stafit mjekësor të QKUK-së më vendosjen e stendave në zemër ka bërë që të zbehen shpresat e pacientëve, të cilët ishin ngjallur në fillim të muajit majë të këtij viti. Rrëfimi i një familjari, i cili deshi të mbetet anonim, tregon më së miri se si është dashur të paguaj para të majme jashtë shtetit për një shërbim të tillë.
“Unë kam qenë para dy muajve për stendat e mamitë, ndërsa kur kam shkuar me e regjistruar, aty ka qenë mbi një mijë numri i pacientëve që ishin duke pritur për me i vendos stendat. Ndërsa, atëherë jemi detyruar që ta dërgojmë jashtë vendit për shkak që sëmundja nuk ka pritë, thoshin që janë duke punuar, mirëpo, pacientët thoshin që na po presim e s’po mundemi me i vendos stendat. Për këtë shërbim që e kam kryer jashtë vendit më ka kushtuar nëntë mijë euro”.
Faik Hoti, drejtor për informim në Ministrinë e Shëndetësisë informon se ky shërbim kishte filluar që të ofrohet në QKUK.
“Me 9 maj të këtij viti, për herë të parë në QKUK janë vendosur tri stenda, që nga ajo ditë e deri më sot nuk është vendosur asnjë stendë tjetër sa i përket kardiologjisë invazive nuk në QKUK”, thotë Hoti.
I pyetur se ku është problemi i mos funksionimit të këtij shërbimi, drejtori mjekësor i QKUK-së Sali Krasniqi shpjegon.
“Për material harxhues jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë, për me i siguru presim që brenda javës të startojmë me vendosjen e stendave në kardiologjinë invazive. E kemi bërë edhe dhomën”, thotë Krasniqi.
Ndërsa, Hoti, e mohon një gjë te tillë.
“Ministria e Shëndetësisë, që prej 5 qershorit të këtij viti, ka furnizuar me stenda për sasi vjetore QKUK-në. Është krejt çështje e menaxhimit të punës se si ata e menaxhojnë këtë proces, duket se mungon gatishmëria e stafit për ta kryer këtë punë”, tha Hoti.
Mbetet të shihet, se a do të rifillohet nga java e ardhshme që të ofrohet një shërbim i tillë në QKUK, ashtu siç u paralajmërua nga zyrtarë të kësaj Qendre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
QKUK, pacientët ende nuk mund të vendosin stendat në zemër
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» QKUK: 117 pacientë të pickuar nga rriqrat, 10 ende në mjekim
» hqipëria mund të presë ende për kandidaturën në BE
» Në QKUK janë kryer nëntë stentime
» Në QKUK ka mungesë të insulinave
» Bllokohen operacionet në QKUK

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: