Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Bisedimet mund të sjellin rreziqe

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

  	  Bisedimet mund të sjellin rreziqe Empty
MesazhTitulli: Bisedimet mund të sjellin rreziqe     	  Bisedimet mund të sjellin rreziqe I_icon_minitimeMon Nov 15, 2010 9:30 pm

Kosova përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërkohë që qeveria e re do të përballet me mundësinë e bisedimeve për të ashtuquajtura çështje praktike me Beogradin. Analisti amerikan, James Pettifer, mendon se bisedime të tilla mund të shoqërohen me rreziqe dhe qeveria e Kosovës mund të mos jetë e përgatitur.
Historiani dhe analisti, James Pettifer, është autor i disa librave për Ballkanin dhe thotë se është duke shkruar një histori të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Radio Zëri i Amerikës.

Ai mendon se bisedime të tilla përveçse i rrisin Serbisë legjitimitetin dhe imazhin në komunitetin ndërkombëtar, shoqërohen me rreziqe. “Qeveria e Kosovës nuk është sa duhet e qartë për rreziqe të tilla. Sepse është e lehtë të fillosh të bisedosh për këto gjëra, por pastaj mund të vihesh përpara trysnisë për të biseduar mbi diçka tjetër”.

Ndërkaq, evropianët nuk po arrijnë të flasin me një zë të vetëm për Kosovën. Pesë vende të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin sovranitetin e shtetit të ri dhe çështja që shtrohet është se, a mundet që në këto kushte, Bashkimi Evropian të ketë rol udhëheqës në këto bisedime?

“Çështja më e madhe këtu është nëse Bashkimi Evropian mund të verë rregull në shtëpinë e vet, pra që çdo vend i tij pa përjashtim ta njohë Kosovën e pavarur. Nëse nuk e bëjnë dot këtë, ata nuk mund të kenë rol drejtues në këto bisedime”, thotë profesor Pettifer.

“Bashkimi Evropian po zbaton standarde të dyfishta sepse asgjë nuk thuhet për rolin e Beogradit në destabilizimin e Kosovës veriore, ose për strukturat paralele dhe rolin e qeverisë serbe në aktivitete të ndryshme atje. E gjitha kjo është lejuar dhe në këtë mënyrë, sundimi i ligjit kërcënohet”.

Nuk është e qartë nëse Bashkimi Evropian ka një plan konkret për atë se çfarë mund të përmbajnë bisedimet e ardhshme për çështjet praktike, por nëse ekziston, të paktën deri tani asnjë plan i tillë nuk është bërë publik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bisedimet mund të sjellin rreziqe
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maqedoni, shpenzimet sjellin FMN-në
» Dobitë që sjellin fruta dhe perimet
» Anulohen bisedimet Prishtinë-Beograd
» Bisedimet pas zgjedhjeve
» Bisedimet shtyhen për të mërkurën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: