Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ish-presidenti, i gjysmëprivilegjuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Ish-presidenti, i gjysmëprivilegjuar Empty
MesazhTitulli: Ish-presidenti, i gjysmëprivilegjuar   Ish-presidenti, i gjysmëprivilegjuar I_icon_minitimeFri Nov 19, 2010 5:15 pm

Ish-presidenti, i gjysmëprivilegjuar Privilegjet4
Prishtinë, 19 nëntor - Endja me veturë zyrtare dhe përcjellja nga njësiti për mbrojtje të afërt i policisë, mund ta bëjnë ish-presidentin, Fatmir Sejdiu, që të ndihet ende njeri i rëndësishëm në vend. Por, pesha e tij prej një ish-lideri shtetëror megjithatë nuk rëndon brenda institucionit ku ka punuar për afro pesë vjet, shkruan sot “Koha Ditore”. Qëkur ka e dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të shtetit, më 28 shtator, atij nuk i ka mbetur vend në këtë institucion. Ai nuk ka as zyrë e as staf profesional, ashtu siç i takojnë me Ligjin për presidentin. Sejdiu dhe familja e tij nuk i gëzojnë edhe shumë privilegje të tjera që u takojnë me të njëjtin ligj.
Zyrtarë nga stafi politik i ushtruesit të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, e heqin nga vetja barrën e përgjegjësisë për mosrealizimin e privilegjeve të presidentit të dytë të shtetit. Shefi i Protokollit të Presidencës, Bilall Sherifi, thotë se kjo çështje i takon ekskluzivisht administratës së Presidencës, ndonëse nuk e mohon se “privilegjet” kanë qenë objekt diskutimi mes Krasniqit dhe Sejdiut, ditën kur ky i fundit e ka dorëzuar mandatin e presidentit.
“Në prezencë të sekretarit të Presidencës, u.d i presidentit, Jakup Krasniqi, i ka thënë Sejdiut se do t’i marrë të gjitha privilegjet që i takojnë me ligj. Ka thënë se ai nuk e di se çka i takon e çka jo, por le të urdhërojë e le ta konsultojë ligjin”, tregon Sherifi. Se çka ka ndodhur më pas me privilegjet e ish-presidentit, ai thotë të mos jetë në dijeni, ngase kjo çështje, nuk bie në sferën e kompetencave të tij.
Sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Fahri Breznica, bën të ditur se aktualisht ish-presidenti Sejdiu, pos veturës dhe sigurimit nga policia, është duke e gëzuar edhe 70% të pagës, konform ligjit.
Ekspert të çështjeve juridike, kanë ngritur dilema nëse Sejdiu mund të gëzojë ndonjë privilegj, pasi ka marrë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese se ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës, duke e ushtruar postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë kohës sa ka qenë duke e ushtruar funksionin e presidentit të shtetit.
Në nenin 18 të Ligjit për presidentin, ku definohen të drejtat e presidentit, është përcaktuar që kreu i shtetit nuk mund të gëzojë të drejtat e garantuara me ligj, në rast se mandati i tij ka përfunduar për shkak se është dënuar për kryerjen e ndonjë krimi të rëndë, apo nëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Këto dispozita ligjore, sipas një eksperti juridik, që nuk ka dashur t’i përmendej emri në gazetë, e vënë në pikëpyetje edhe thirrjen e Fatmir Sejdiut si president, për faktin se ai është larguar nga posti për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Pas përfundimit të mandatit për të cilin është zgjedhur, thirrja ‘President’ vazhdon të vlejë për Presidentin e Republikës të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni (neni 10 v.j)”, thuhet në Ligjin për presidentin. E paragrafi 1 i këtij neni ligjor e parasheh në mënyrë eksplicite shkarkimin e presidentit.
Mirëpo, sekretari i Presidencës, sqaron se çështja e privilegjeve të ish-presidentit Sejdiu është e mbështetur në dy dispozita juridike: në Kornizën Kushtetuese dhe në Ligjin për presidentin. Kjo për faktin, se Sejdiu ka ushtruar dy mandate të presidentit, ndonëse asnjërin nuk e ka përfunduar. Herën e parë, sipas tij, Sejdiu është zgjedhur president konform Kornizës Kushtetuese, e cila e ka njohur “institucionin” e dorëheqjes.
“Dihet se Sejdiu e ka dhënë dorëheqjen në mandatin e parë, por në bazë të Kornizës Kushtetuese i është njohur dorëheqja, dhe rrjedhimisht, atij i kanë takuar privilegjet”, ka shpjeguar Breznica.
Sejdiu ishte zgjedhur president për herë të parë më 10 shkurt të vitit 2006, një muaj pas vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, por kishte dhënë dorëheqjen me 9 janar të vitit 2008, për t’u rizgjedhur në një mandat të ri pesëvjeçar. Më vonë, as Kushtetuta dhe as Ligji për presidentin nuk e kanë paraparë dorëheqjen, por vetëm shkarkimin e kreut të shtetit.
“Dihet se ish-presidenti e ka dhënë dorëheqjen, por nuk është shkarkuar nga Kuvendi, në mënyrë që ta humbte të drejtën për privilegje”, ka thënë Breznica.
Në fakt, dorëheqja e Sejdiut, vetëm është konstatuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, por nuk është ngritur fare si çështje në Kuvend. Me gjithë paqartësitë e krijuara, Gjykata Kushtetuese, nuk është përzier fare në këtë çështje.
“Ne s’jemi marrë me çështjen e privilegjeve të ish-presidentit, sepse kjo është një çështje që u takon protokollit dhe administratës së Presidencës. Te ne nuk ka ardhur kurrfarë kërkese për interpretim të privilegjeve, por edhe po të vinte, nuk do të futej fare në shqyrtim”, ka thënë një nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Sekretari i Presidencës nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen Sejdiut t’i krijohet ambient pune dhe t’i mundësohet staf punues, por nuk është i sigurt se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Ndarja e zyrës, sipas tij, ka mbetur peng vetëm i disa çështjeve teknike. E sa i përket stafit, ai thotë të ketë kërkuar shpjegime nga Ministria e Administratës Publike, se çka nënkuptohet konkretisht me “staf profesional”. “Por, ende nuk kemi marrë përgjigje nga ta”, thekson Breznica.
Në bazë të ligjit, presidenti pas përfundimit të mandatit ka të drejtë në kompensim monetar kalimtar për një periudhë shtatëmujore të transicionit në jetën private. “Fondet mund të përdoren për zyrë, kompensim të stafit, shërbime të telekomunikacionit, shtypje dhe shërbime postare të ndërlidhura me periudhën transitore”, thuhet në ligj. Me këtë ligj, pos tjerash, parashihet që presidenti dhe familja e tij, pas përfundimit të mandatit, kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe në shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës. Por, sipas, Breznicës, ish-presidenti dhe familja e tij gëzojnë të njëjtat të drejta që i gëzon edhe familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Edhe familjarët e ish-presidentit të ndjerë, sipas tij, marrin 70 të pagës bazë të presidentit.
Fatmir Sejdiu njihet si presidenti i dytë i Kosovës. Ai është larguar nga Presidenca, duke e dhënë dorëheqjen në mes të mandatit të dytë, për shkak të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese se ka bërë shkelje kushtetuese përmes mbajtjes së posteve të dyfishta politike. Dorëheqja e tij është përcjellë me krizë institucionale, pasi ka ndikuar në prishjen e koalicionit qeverisës PDK - LDK. Rrjedhimisht, pas vetëshkarkimit të Qeverisë dhe shpërbërjes së Kuvendit, vendi është shtyrë të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ish-presidenti, i gjysmëprivilegjuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Petrovic u prit nga presidenti kroat
»  Mustafa: Presidenti të zgjidhet me konsensus
» Presidenti i Hungarisë nënshkroi Kushtetutën
» Presidenti i ri gjerman do të zgjidhet më 30 qershor
» Presidenti Sejdiu uroi David Cameron

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: