Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Koalicion qeverisës apo zgjedhje të reja?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Koalicion qeverisës apo zgjedhje të reja?  Empty
MesazhTitulli: Koalicion qeverisës apo zgjedhje të reja?    Koalicion qeverisës apo zgjedhje të reja?  I_icon_minitimeThu Jan 06, 2011 9:14 am

Formimi i një qeverie stabile me shumicën e nevojshme në Parlament do të jetë një sfidë tejet e madhe, thonë përfaqësues të partive politike në Prishtinë.
Sipas tyre, rezultati i zgjedhjeve nuk i premton asnjërit subjekt politik që i vetëm të marrë nismën për formimin e qeverisë, andaj edhe krijimi i koalicioneve shihet si i domosdoshëm.
Në bazë të rezultateve preliminare, pritet që PDK-ja fillimisht të marrë nismën për lidhjen e një koalicioni qeverisës.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti thotë se skena politike tashmë ka pësuar ndryshime, pasi që në Parlament më nuk do të jetë një subjekt politik, si LDD-ja, dhe në vend të saj do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, me një numër të konsiderueshëm të deputetëve.
Po ashtu, tash për tash shihet si i pamundur edhe koalicioni i PDK-së me LDK-në, si në mandatin paraprak, andaj PDK-së i mbetet të gjejë partnerë të ri qeverisës.
“Mendoj që PDK-ja është në konsultim të përhershëm me subjektet politike. Si gjithnjë, dua të them që në politikë nuk ka të pamundshme, dihet që janë pakicat në qeveri dhe dihet që do të gjendet formula më e përshtatshme për Kosovën dhe, normalisht, edhe PDK-në që të ketë fuqi politike për të qeverisur katër vitet e ardhshme”, thotë Haliti për Radion Evropa e Lirë .
Në çdo rast, Xhavit Haliti thotë se nuk do ta mbështeste një qeveri të koalicionit të gjerë, pasi që “për demokracinë kosovare është i domosdoshëm edhe roli i opozitës”.
Derisa PDK-ja shpreson të marrë nën drejtim qeverinë për katër vitet e ardhshme, Lidhja Demokratike e Kosovës pret që mandati i këtyre institucioneve të jetë më i shkurtër, duke preferuar zgjedhje të reja qysh në vjeshtën e këtij viti.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri thotë se zgjedhjet e fundit ishin të manipuluara dhe të përcjella me parregullsi. Andaj, sipas tij, ato nuk prodhojnë institucione të qëndrueshme.
Si zgjidhje, Beqiri pret që Parlamenti i ri të formojë një qeveri teknike deri në zgjedhjet e reja.
“Në bazë të asaj që është aktualisht ‘fituese’, e që po paraqitet PDK-ja, LDK-ja nuk e sheh veten pjesë të një koalicioni me PDK-në. Deri në zgjedhje, besojmë në vjeshtën e këtij viti, mbase do të shkohej me një qeveri teknike, e cila do të ishte pjesë e negociatave dhe marrëveshjeve. Kjo do të ishte diçka tjetër”, shprehet Beqiri.
Në kalkulimet e ndryshme rreth formulës së ardhshme qeverisëse, krahas PDK-së apo LDK-së, si dy parti që mund të marrin nisma për formimin e koalicionit, vazhdimisht përmendet emri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si pjesë e qeverisjes së ardhshme.
Ahmet Isufi, nga Kryesia e AAK-së, thotë se ky subjekt politik do të përfshihej në një koalicion të ardhshëm, nëse përfillet programi i saj. Por, Isufi e përjashton mundësinë e hyrjes në koalicion me partitë që e çuan vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Edhe Isufi shpreh mendimin që zgjedhjet e reja parlamentare gjatë vjeshtës mund të jenë zgjidhja më e mirë.
“Shikuar realisht, këto zgjedhje kanë përfunduar me shumë manipulime. Prandaj, konsiderojmë se nëse nuk mund të krijohet një qeveri stabile, e cila do ta çonte vendin drejt zhvillimit, atëherë do të shikonim me partitë tjera politike për një solucion, qoftë edhe për zgjedhjet që do të mbaheshin në vjeshtën e këtij viti”, thekson Isufi.
Procesi zgjedhor pritet të përmbyllet me votimet e pjesshme të 9 janarit dhe me certifikimin e rezultatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Koalicion qeverisës apo zgjedhje të reja?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lunacek: Zgjedhje të reja në 2011
» Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja
» LDD e gatshme për koalicion me LDK-në
» AAK në koalicion me PDK, AKR jashtë?
» AAK e gatshme për koalicion paszgjedhor me LDK-në

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: