Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosova në krye të CEFTA-s

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Kosova në krye të CEFTA-s  Empty
MesazhTitulli: Kosova në krye të CEFTA-s    Kosova në krye të CEFTA-s  I_icon_minitimeSun Jan 09, 2011 10:25 am

Nga fillimi i këtij viti, presidenca e Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Evropën Qendrore, që njihet si CEFTA , ka kaluar nga Serbia tek Kosova.
Kjo është bërë pa ndonjë ceremoni zyrtare, por zyrtarët në Prishtinë e kanë vlerësuar kryesimin e CEFTA-s nga Kosova si një hap shumë të rëndësishëm për vendin, si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe ai politik, raporton BBC.
Kosova është anëtare e kësaj organizate nga korriku i vitit 2007. Atëherë marrëveshja për anëtarësim ishte nënshkruar nga shefi i UNMIK-ut dhe Kosova identifikohej me simbole të misionit të OKB-së.
Anëtarë të tjerë të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë me Evropën Qëndrore janë edhe Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja e Hercegovina dhe Moldavia.
CEFTA synon krijimin e një zone të lirë tregtare në rajon, por Kosova në këtë rrafsh po sfidohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat për më shumë se dy vjet nuk po lejojnë qarkullimin e mallrave të Kosovës në territorin e tyre.
Kjo për shkak se vulat e UNMIK-ut që më parë ishin vendosur në mallrat e Kosovës, qenë zëvendësuar me simbole shtetërore pas shpalljes së pavarësisë.
Drejtori i Departamentit të Tregtisë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Flamur Keqa thotë për BBC-në se ende nuk dihet nëse Kosova do të mund të përdorë simbolet e saj shtetërore gjatë kryesimit njëvjeçar të CEFTA-s.
Sipas Keqës, ashtu siç ishte paraparë edhe me legjislacionin e CEFTA-s, kryesimi është marrë nga Kosova nga janari i vitit 2011 dhe ai do të zgjasë një vit të plotë, dmth deri në fund të këtij viti.
Të gjitha përgatitjet sa i përket kryesimit të CEFTA-s janë bërë, janë përgatitur planet e punës dhe aktivitetet me të cilat Kosova dhe vendet tjera anëtare do të merren gjatë vitit 2011.
Ky plan është pranuar nga të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s dhe i cili do të fillojë të implementohet diku në çerekun e parë të vitit 2011. Në aspektin praktik, teknik dhe operacional, të gjitha përgatitjet janë bërë ashtu siç duhet.
Mirëpo për të kryesuar dhe për të filluar këto takime, kemi ndoshta vetëm një segment i cili çalon dhe po i mban pezull pak a shumë këto aktivitete dhe kjo ndërlidhet me aspektin politik, pra nuk është definuar ende forma e mbajtjes së takimeve apo modalitetet se si do të mbahen këto takime.
Keqa tha se, sidoqoftë, është njëfarë njohje e Serbisë, sepse vetë CEFTA ka të bëjë me tetë shtete dhe dorëzimi i kryesimit nga ana e Serbisë tek Kosova, flet për peshën që ka kjo.
Përndryshe mund të them që Kosova do të kryejë këtë menaxhim të kësaj detyre më së miri që është e mundur sepse është një projekt ndër-rajonal, i cili ka një rëndësi të veçantë.
Në pyetjen se cila është rëndësia e shtetit që kryeson këtë marrëveshje, është ajo më shumë simbolike, apo përmbajtësore, përkatësisht çfarë përfiton Kosova në këtë rast me kryesimin njëvjeçar të CEFTA-s, Flamur Keqa tha se “Po, unë besoj që Kosova me kryesimin e CEFTA-s tregon që ka kapacitete që të menaxhojë projekte ndërshtetërore dhe ndër-rajonale, të cilat kalojnë kufijtë e Kosovës.

Ka një domethënie, sepse në rast të suksesit gjatë kryesimit, e rrit imazhin e Kosovës në Evropë dhe në botë, poashtu ka edhe aspektin substancial që të sensibilizojë për disa çështje që tani janë pengesë, siç është çështja e njohjes së vulave të Kosovës, por edhe disa çështje tjera teknike-praktike”.
Keqa në vazhdim tha se “është e vërtetë se vetë krijimi i kësaj marrëveshje rajonale ka qenë që të bëhet liberalizimi i lirë i qarkullimit të mallrave, njerëzve e shërbimeve, mirëp në praktikë kjo nuk po ndodh për Kosovën.
Unë mendoj se disa nga shtetet që janë anëtare të CEFTA-s kanë përfituar mjaft, sa i përket implementimit dhe zbatimit të saj, por për Kosovën kjo nuk vlen.
Këtë qëndrim unë e kam shprehur kur kam qenë edhe në mbledhjen e fundit të CEFTA-s në Beograd, ku në mënyrë shumë publike e kam shprehur mendimin tonë se Kosova nuk është duke përfituar nga kjo marrëveshje, siç po përfitojnë shtetet tjera dhe ajo që vetëm që nuk po përfiton, por është edhe duke u dëmtuar në aspektin e tregtimit të mallrave dhe shërbimeve.
Kjo arsyetohet edhe më bllokadën që e kanë vendosur dy shtetet fqinje, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina qysh nga fundviti 2008. Në këtë drejtim ende nuk kemi kurrfarë lëvizje pozitive në mënyrë që të zhbllokohet kjo pengesë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova në krye të CEFTA-s
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova kryeson CEFTA-n
» Kosova e Re në rrugë pa krye
» CEFTA, reciprocitet ose të braktiset marrëveshja
» Pacolli të rikthehet në krye të AKR-së?
» Rama në krye të protestës homazh

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: