Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bizneset favorizohen nga veriu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Bizneset favorizohen nga veriu  Empty
MesazhTitulli: Bizneset favorizohen nga veriu    Bizneset favorizohen nga veriu  I_icon_minitimeWed Jan 19, 2011 8:09 am

Edhe pse mbledhja e të hyrave në veri të vendit është rritur për 10 për qind sipas zyrtarëve të Doganave të Kosovës, atje ende nuk ka një funksionim të mire të ligjit. Që nga shpallja e pavarësisë. kur serbet kishin djegur dy pikat doganore 1 e 31, veriu ka mbetur një vrimë e zezë, ku kontrabandohet me të madhe. Ekspert të ekonomisë thonë se, për shkak të kushteve, atje bizneset janë më të favorizuara, sepse bëjnë “dallavere” me TVSH.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci tha për Telegrafi se kontrabanda në veri të vendit ka shënuar rënie. Ai theksoi se si rezultat i angazhimit të Task Forcës është rritur mbledhja e të hyrave për buxhetin e shtetit.

“Sa i përket nivelit të kontrabandës në veri mund t u themi se është në zvogëlim. Janë disa indikator të cilët e sqarojnë këtë çështje. Atje kemi një rritje të të hyrave në mbi 10.3 për qind apo 65 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2009”.

Stavileci ka bërë më dije se është vërejtur zvogëlim i tentimeve të kontrabandës së derivateve që nga angazhimi i Task Forcës. “Vetëm në veri kemi pasur 788 raste të kundërvajtjeve, ku janë konfiskuar mallra në vlerë prej 868,236.29 euro. Ndërkaq gjoba ka pasur në vlerë prej 2.061.542.57”, tha zëdhënësi Stavileci.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Lekë Musa tha për Telegrafi se çështja e kontrabandës në veri është më shumë çështje politike. Sipas tij, duhet një angazhim më i madh i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare si dhe koordinim më të madh mes Qeverisë dhe EULEX-it për të kthyer kontrollin në pikat doganore 1 dhe 31.

“Përveç humbjeve, të cilat i shkaktohen buxhetit, në veri krijohen shumë biznese fantome, të cilat bëjnë keqpërdorime me TVSH”, theksoi Musa. Sipas tij, mos funksionimi i rendit dhe ligjit në veri i favorizon bizneset të cilat funksionojnë atje, me bizneset në pjesë të tjera të Kosovës.

Muhamet Mustafa, profesor i ekonomisë, tha për Telegrafi se pasojat negative të gjendjes në veri shprehen jo vetëm në dëmtimin e buxhetit , por edhe në krijimin e konkurrencës jo te barabarte midis bizneseve. Me këtë, sipas tij, bëhet favorizimi i bizneseve të Serbisë në krahasim me prodhuesit vendorë.

“Me këtë ushqehet jo vetëm krimi i organizuara dhe korrupsioni, por edhe mjedisi biznesor dhe investues në Kosovë, e me këtë edhe ndikimi negativ në rritje ekonomike dhe ulje të papunësisë dhe rritje të eksportit. Institucionet shtetërore duhet te krijojnë mekanizma që mundësojnë barazinë e bizneseve dhe konkurrencën e lirë në treg, e po ashtu edhe vjeljen e të ardhurave për buxhet”, theksoi Mustafa

Mallrat, sipas Doganës së Kosovës, që kontrabandohet atje janë derivate të naftës, pije të ndryshme energjike, mbathje të ndryshme, produkte të ndryshme ushqimore, pije alkoolike dhe joalkoolike, vaj të ndryshëm etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bizneset favorizohen nga veriu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bizneset që nuk ekzistojnë fitojnë tenderë
» AKI “out” nga veriu
» Veriu për BE-në
» Feith: Veriu si Katalonia
» Veriu po “rrëshqet nga dora”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: