Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ish-presidenti Rugova përkujtohet si arkitekt i shtetit të Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

Ish-presidenti Rugova përkujtohet si arkitekt i shtetit të Kosovës  Empty
MesazhTitulli: Ish-presidenti Rugova përkujtohet si arkitekt i shtetit të Kosovës    Ish-presidenti Rugova përkujtohet si arkitekt i shtetit të Kosovës  I_icon_minitimeSat Jan 22, 2011 6:47 am

Udhëheqës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga kreu Isa Mustafa, kanë nderuar veprën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke e quajtur atë prijës dhe arkitekt të shtetit të Kosovës.Ndërkaq, në akademinë përkujtimore të organizuar nga Qeveria e Kosovës, kryeministri në larg, Hashim Thaçi tha se presidenti Rugova ishte njëri ndër figurat më të rëndësishme të shek XX.
Kreu i LDK-së tha se presidenti Rugova ishte ai që e bëri të njohur Kosovën në arenën ndërkombëtare, dhe si i tillë ktheu vëmendjen e botës nga Kosova, raportoi Telegrafi.

Ndërkaq, në akademinë përkujtimore organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ukë Rugova, djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova tha se fryme e bashkimit ka qenë frymë e presidenti Rugova.

Ai theksoi se në këtë përvjetor fryma unifikuese e Rugovës duhet të jetë udhërrëfyes për të ndërtuar institucione stabile.

“Sot na duhet më shumë se kurrë filozofia e presidentit Rugova”, tha Ukë Rugova, duke shtuar se na duhet fryma për unitet e presidentit Rugova për të dërguar vendin drejt integrim euroatlantike.

Ai vlerësoi më tej “Se duhet të bashkohemi për hir të Kosovës, ashtu si presidenti i bashkoi qytetarët drejt lirisë e demokracisë”.

Po ashtu, nderime pranë varrit të presidentit Rugova ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci tha se Kosova po vuan nga mungesa e një lideri të përmasave të Ibrahim Rugovës.

Kosova, sipas Dacit, ndodhet në udhëkryq dhe vetëm një lider, si Rugova ka ditur ta nxjerr vendin nga të tilla kriza.

Aktivitetet për nderë të Rugovës, do të vazhdojnë me një akademi përkujtimore të organizuar nga LDK-ja, ndërkohë mbajtjen e një akademie përkujtimore e ka organizuar edhe Qeveria e Kosovës.

Thaçi: Rugova ndër figurat më të rëndësishme të shekullit XX

Ndërkaq, edhe Qeveria e Kosovës ka organizuar një akademi përkujtimore me rastin e shënimit të pesëvjetorit të vdekjes së presidentit Rugova. Të pranishëm ishin familja Rugova, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dhe të tjerë.

Me këtë rast, kryeministri në largim i vendit, Hashim Thaçi theksoi se Kosova pesë vjet më parë u nda figura më e rëndësishme e historisë së Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai tha se vdekja e Rugovës ndodhi fatkeqësisht dy vjet para se pavarësisë së Kosovës, për të cilën presidenti i ndjerë dha kontribut të jashtëzakonshëm.

Thaçi vlerësoi se përkundur dhunës dhe represionit serb në Kosovë fryma liridashëse nuk u shua asnjëherë, ndërsa sipas tij në kthesat dhe zhvillimet e mëdha politike ka gjithnjë diversitet mendimesh, mirëpo kanë të njëjtin qëllim por me mjete e rrugë të ndryshme.

Duke folur në akademinë përkujtimore, Thaçi theksoi disa tipare dalluese të presidentit Rugova, si orientimin nga vlerat perëndimore, nga SHBA-të e BE-ja, kultivues i frymës tolerante, konsistent në kërkesën për Kosovën e pavarur etj.

Kryeministri në largim përmendi rolin unifikues të presidentit të ndjerë Rugova në të gjitha proceset e zhvillimet që ka kaluar vendi. Për Thaçin, presidenti Rugova ishte njëri ndër figurat më të rëndësishme të shek XX. Me veprimtarinë e tij intelektuale dhe politike ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ngritjen e vendit.

Sipas kryeministrit në largim, Kosova po vazhdon progresin dhe ka vizon të qartë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE dhe për raporte të shkëlqyeshme me SHBA-të.

Ndërkaq, Ukë Rugova, djali i presidentit Rugova në emër të familjes falënderoi për organizmin e akademisë përkujtimore.

Ai tha se vendi duhet të shërbehet me përvojën që ka lënë presidenti Rugova. Sipas tij, “edhe sot në këtë frymë ne duhet të punojmë për një qeveri stabile e kredibile” që do të punojë për integrime euro-atlantike.

Ai vlerësoi se fryma unifikuese duhet të jetë udhërrëfyes për punën e mëtejme.

Kreu dhe anëtarë të Partisë Fryma e Re bënë sot homazhe në nderim të presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova. Me këtë rast, Shpend Ahmeti, tha: “Në 5-vjetorin e vdekjes së presidentit të nderuar, Dr. Ibrahim Rugova, shprehim nderimet tona më të thella për punën dhe veprat e figurës më unifikuese të kombit tonë. Presidenti Rugova me urtësinë dhe diturinë e tij, prej një lideri të vërtetë, ka qenë nismëtar i demokracisë së Republikës së Kosovës. Është shqetësues fakti që sot, 5 vjet pasi humbëm një figurë të nderuar siç ishte presidenti Rugova, Kosova gjendet në një situatë jashtëzakonisht të rëndë politike në mungesë të një vullneti për të përparuar demokracinë në Kosovë dhe mesazhet e të ndjerit Dr Rugova”, tha Shpend Ahmeti, kryetar i Partisë Fryma e Re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ish-presidenti Rugova përkujtohet si arkitekt i shtetit të Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Stefanovic: Nuk do t’i pranojmë vulat e shtetit të Kosovës
» Franca po lobon për njohje të reja të shtetit të Kosovës
» Kuçi kërkon nga Greqia njohjen e shtetit të Kosovës
» Presidenti Topi uron Presidenten e Kosovës
» Vepra e familjes Jashari bazë për ndërtimin e shtetit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: