Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Gjashte vese të mira shëndetsore..!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Gjashte vese të mira shëndetsore..! Empty
MesazhTitulli: Gjashte vese të mira shëndetsore..!   Gjashte vese të mira shëndetsore..! I_icon_minitimeMon May 24, 2010 7:47 pm

Gjashte
vese të mira shëndetsore
Me të cilat mundeni të filloni prej sot....



gjithë dëshirojmë të jemi të shëndetshëm, apo?

Edhe pse shumë gjëra
rreth shëndetit nuk mund ti kontrollojmë, disa prej tyre mundemi. Duke
zhvilluar vese të shëndetshme të cilat i praktikojmë gjatë ditës ne mund
të ndryshojmë fatin në të mirën tonë për një jetë më të gjatë dhe të
shëndetshme.

1. Pi më shumë ujë.

Pirja e ujit është e
domosdoshme e këtë krejt e dimë, mirëpo sasia që pimë shumica prej nesh,
është jo e mjaftueshme. Shumica e njerëzve nuk pinë aq ujë sa mjafton
për trupin e tyre. Thjeshtë nëse konsideron faktin që trupi i njeriut
përbëhet nga 75% ujë duhet të kuptosh rëndësinë e pirjes së 8 – 10 gota
ujë apo edhe më shumë në ditë. Problemet që shoqërohen me hidratim të
pamjaftueshëm dhe dobitë e hidratimit të mirë janë të shumta për ti
futur këtë, por mendo për këtë: Sasia e pamjaftueshme e ujit dhe
dehidratimi rrit rrezikun që të zhvilloni guret ne veshka. Nëse
ndonjëherë ke vuajtur dhe ke ndjerë dhembjet nga guret ne veshka kjo
mjafton për t’iu shtyrë juve që të pini ujë më shumë.

2. Ha më
pak ushqim dhe më shpesh.

Shumë njerëz besojnë se mënyra më e mirë
për humbje peshe është që të kapërcejmë (mos të hamë) vaktet (mëngjesin,
drekën apo darkën) dhe të hamë sa më rrallë. E vërteta është se kur
kapërcen vaktet metabolizmi ngadalësohet e kështu ju digjni më pak
kalori dhe yndyra. Më mirë është që të hani 5 apo 6 vakte me sasi të
vogla të ushqimit (ha çdo 3 orë gjatë ditës) që metabolizmi të vazhdoj
punën. Fut proteina (djathë, peshk, mish pa dhjam, arra, vezë, qumësht,
etj.) në secilin vakt që han për të parandaluar kërcimet (ngritjet) e
glycemines (sheqerin në gjak) që mund të ju bëjnë të shtoni më shumë
peshë.

3. Çka është bardh mos e ha.

Buka e bardhë, orizi i
bardh, sheqeri i bardh – të gjitha këto janë karbohidrate të procesuara
nga të cilat janë larguar vitaminat, mineralet dhe fibra natyrale e
tyre. Qëndro afër ushqimeve më natyrale si buka e zezë nga gruri i
tërësishëm, orizi i kafet dhe stevia (ëmbëzues natyral). Ushqimet e
procesuara që përmbajnë sasi të kufizuar të fibrës natyrale dhe
materieve ushqyese ndoshta ju ngopin, por ato prapë mund të lënë trupin
tuaj të keq ushqyer. Ushqimet natyrale përmbajnë fibër dhe mineralet që
trupit tuaj i nevojiten për të funksionuar si duhet.

4. Pastro
mëlçinë tuaj për ditë.

Për shumë nga ne mëlçia jonë punon pas orarit
të punës për të filtruar materiet toksike nga ajri që thithim, ushqimet
që hamë dhe gjërat që pimë. Ashtu sikur çfarëdo sistemi filtrimit edhe
mëlçia duhet të pastrohet kohë pas kohe për ti ndihmuar që të operoj si
duhet. Kështu që një ves tjetër i mirë që duhet të zhvilloni në jetën
tuaj është të bëni pastrim (detoksifikim) periodik. Për një detoksifikim
të mirë natyral shtrydh gjysmë limoni në një gotë ujë dhe shto mjaltë
për ti dhënë shije dhe pije këtë çdo mëngjes si gjënë e parë. Lëngu i
limonit ndihmon në pastrimin e mëlçisë dhe balancon në mënyrë natyrale
sheqerin në gjak.

5. Lëviz.
Nuk ka zgjidhje tjetër – nëse
vërtet dëshiron të arrish dhe qëndrosh me shëndet, ushtrimet janë
faktorë kryesorë. Hulumtimet kanë vërtetuar se ushtrimet aerobike të
vazhdueshme parandalojnë obesitetin dhe rezistencën ndaj insulinës që
mund të shpie në diabet të tipit 2. Ushtrimet janë vërtetuar të jenë po
aq efektive sa ndonjë ilaç oral diabeti në sensibilizimin e vendeve
receptor të insulinës për të lejuar glukozën në qeliza – dhe për këtë
nuk ju duhet receta nga mjeku! Natyrisht që dobitë e ushtrimeve arrijnë
edhe më lartë duke përfshirë këtu edhe shëndetin kardiovaskularë,
zvogëlimin e stresit, tonimin e muksujve dhe përmirësimin e gjumit.

6
Bëj gjumin si duhet.

Gjumi rigjallëron qelizat dhe ndihmon ne
procesin e shërimit e gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen dhe forcimin e
sistemit imunitar. Për shembull gjasat që ju të ftoheni apo të keni
gripin rriten nëse nuk ke fjetur mjaftueshëm). Mungesa e gjumit
gjithashtu shpien në stres, i cili shpien në rritje të lirimit të
korizolit, i cili më pas shpien në shtim të peshës. Sa mjafton? Për
shumicën e të rriturve afërsisht 7 deri 8 orë gjumë nate mjafton.

Siç
e dimë të gjithë nuk ka moment më të mirë se TASH të fillojmë rrugën
për shëndet më të mirë. Fillo këto vese të mira shëndetësore që sot dhe
pa e hetuar një ditë ato bëhen pjesë e natyrshme e jetës dhe rutinë
ditore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjashte vese të mira shëndetsore..!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Boronicat të mira për mëlçi
» Stafidhet të mira për eshtra
» Vibracionet e mira
» 100 poezitë më të mira të shqipes
» Fabregas: Barcelona më e mira

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: