| Mjeksia-Grup
| 100 poezitë më të mira të shqipes | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:48 pm | |
| Asdreni
Betimi mi flamur
Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir’ e një qëllim, Të gjith’ atij duk’ iu betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t’i mbajmë Të mprojmë atdhenë më çdo kënt, Të drejtat tona ne s’i ndajmë; Këtu armiqtë s’kanë vënt. Se Zoti vetë e tha me gojë Që kombe shuhen përmbi dhe, Po Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë, Te ty betonemi këtu, Për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë, Për nder’ edhe lavdimn’ e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet Atdheut kush iu bë theror; Për jet’ ay do të kujtohet Mi dhet mi dhet si një shenjtor!
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:49 pm | |
| FJALA
I thane fjales: tani je e lire Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh: nuk me duhet E c’ me duhet kur s’ u thashe atehere kur duhet? Kam mbetur pa krahe, Kam mbetur pa qiell, Jam jete pa enderr, Jam enderr pa jete. I thane fjales: je e lire Veshtire, tha fjala, sa veshtire Te besosh se je e lire; Pasi ke ngrene rrokjet e tua, Pasi ke mbetur cung Dhe liria behet burg . I thane fjales: liria jeton. Fjala ua ktheu : S’jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton I thane fjales: ti je liria Per ta kuptuar kete duhet fare pak Ajo e besoi, Ajo hapi gojen, Por ne vend te tingujve Prej saj doli gjak | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:49 pm | |
| Recital i Malcorit
O' si nuk kam nji grusht të fortë t'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë, ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët - n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,
Unë - lugat! Si hij'e trazueme, trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit, endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme dhe me klithma të paknaquna t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse për dite mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare, kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë... Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.
Mali hesht - dhe në heshtje qeshë. E unë vuej - dhe në vuejtje vdes!
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm! Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshëm... E unë të kënaqem, të kënaqem tu u qesh. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:49 pm | |
| Nga Petro Marko...
APOLOGJIA IME (JETES)
...Marrezi, turp turp dhe mekate per jeten e terbuar se kur me ndal, o gjenerate, qe vuan rruges ndonje nate, me merr per te denuar dhe, me nje ze qe vret, ngahera me pyet: -Ku linde, o i ri? -O jete, linda ne shkreti! -Ku rron dhe ku vete, ne c'dhera e ne c'dete?! -Cudi! C'kerkon prej meje ti dhe si, o jete, pyet, kurse ne varferi me hodhe kur me gjete te lindur nga skelete pa drite, pa liri? -Njeri! Nga vete, as me thua? -S'e di! Jo, Nuk e di! Po lerme, o jete, c'ke me mua? -Dua ta di, po dua! -Atehere, jete e krisur, per mua mos pyet se qysh ne n'agim kam nisur te shkel si skllav i shkrete mbi gjurma shprese drite... . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . -O mekatar, as faliu ligjes sime, bindu i cmendur enderrtar, s'jeton me shqetesime!... -Mu thell' ne brendesire ku ndjenja rron e lire, ku dhembja dhemb e prekur nga ligja jote e fuqiplote, ne gjirin tim si hekur, si hekur e celik, qello,qello, o me kamxhik; pa frik' e pa meshire e pa pendim, se mu ne thellesire te shpirtit, ne nje kend, lindi nje shqetesim qe celi varrin tend... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:49 pm | |
| Ndre Mjedja
Vaji i bylbylit
Po shkrihet bora, Dimri po shkon; Bylbyl i vorfën, Pse po gjimon?
Pushoi murrlani Me duhi t’vet; Bylbyl i vorfën, Çou, mos rri shkret.
Gjith’ fushët e malet Blerimi i mbëloi; Livadhi e pema Gjithkah lulzoi.
Ndër pyje e ograja, N’ma t’mirin vend, Me rreze dielli Po e gëzon gjithkend.
E tuj gjimue Shkon rreth e rreth Nji prrue që veret Rrjedh nëpër gjeth.
A çilë kafazi, Bylbyl flutro; Ndër pyje e ograja, Bylbyl, shpejto.
Kurrkush ma hovin Atje s’ta pret; Me zeher hajen Kurrkush s’ta qet.
Kafaz ke qiellin, Epshin pengim; E gjith’ ku t’rreshket Shkon fluturim.
Nëpër lamie, Ke me gjrtë mel; Për gjith’ prendverën Njajo buk’ t’del.
E kur t’zit edi Ndër prroje pi; Te njato prroje Që ti vetë di.
Tash pa frikë çerdhen E mban n’ndo’j lis; Nuk je si ‘i nieri Që nuk ka fis.
E kur t’vij’ zhegu, Kur dielli shkon, Ti ke me këndue Si ke zakon.
Rreth e rreth gjindja Me t’ndie rri; Prej asi vendit Ndahen me zi.
A çilë kafazi, Bylbyl, fluturo; Ndër pyje e ograja, Bylbyl, shpejto.
Ndër drandofille, Ndër zambakë nga; Ku qeshte kopshti, Idhnim mos mba.
Po shkrihet bora, Dimni po shkon; Bylbyl i vorfen, Pse po gjimon?
II
Por vaj! Se ‘i dimën tjetrë Paske, o bylbyl i shkreti; Pa da ty zemra t’treti Mbas vajit që t’rrethon.
Me lulzim t’vet prendvera Ty s’ta përtrin gazmendin: Jo kurrë s’e njifke shendin, Bylbyl, që po vajton.
A thue po kjan, se çerdhen Ta ka shkatrrue skyfteri? A thue po kjan, o i mjeri, Se me rrnue gjallë s’ke mel?
Ndrrojn’ edhe stinët e motit, E për çdo herë ndron era. Mbas dimrit vjen prendvera, Mbas borës blerimi del.
Veç ti me idhnime t’tuja N’zemër gjithmonë po pihe, E ditë e natë po shkrihe Mbas vajit që t’mundon.
Kur a tuj ardhun drita Ndihet tuj këndue shpendi, E n’këngë i duket shendi, Që zemrën ia gazmon.
Gjetiu ndër pem, ndër lule Shkon e fluturon bylbyli; N’at erë që jep zymbyli Vjollca e zambaku nget.
Por ty, n’kafaz t’shtrëngueshëm, Ty t’paska ndry mizori, E kurrnjiherë nuk t’nxori Me t’lëshue ku zemra t’thrret.
Ti kurr, nji kangë s’ia këndove Diellit kur nadje çohet; Zemra me vaj t’coptohet E me pajtue nuk don.
Ndoshta kujdesi i t’tujve Gjith’ ket hidhnim ta qiti, E shendin ta shutiti E vshtira që i mundon.
T’burguem i bani gjindja Veç përse donë me ndie Njat za që lëshojnë me hije Që t’knaq e që t’ban rob.
Çdo krajl i madh ndër shpija Ty t’mba m’u thanë i veti; Vetë bukuria, o i shkreti, Kena për ju nji kob.
Përse tu ndeja e t’mëdhajve Nji shpend i vogël s’ndalet; Shpendit i kande malet, Çerdhen e t’parve do.
Me at zanin tand t’përmallshëm Ndoshta ti ankon këto t’vështira; Derisa t’kthejn’ e mira, Bylbyl, papra gjimo.
III
Por njaj vaj që je tuj lëshue, Bylbyl, zemrën ma copton; Ditë e natë rri tuj prigjue, Vaj për mue! Kush mund t’ngushëllon?
Gjama jote a porsi ankimi I nji fëmijës që vetun mbet; Gjama jote a si shungllimi I nji t’zezës që gja s’ pre.
Porsi dnesë me futë në krye Nana e shkretë që mbet pa djelm; Njashtu tine rri tuj shfrye Njat idhnim që t’u ba helm.
Puna jote, o i mjeri, m’mbyti E kurrkund nuk m’len pushim, Shkoi nji muej, po shkon i dyti T’zezat t’tua s’kanë mbarim.
Tash ndër arë lulzoi qershia E me borë dimni po shkon: Kurr s’mbarojn’ t’zezat e mia, Gjama jote kurr s’mbaron.
Si t’burguemit n’ishull t’detit, Ku tallazi i thekshëm vrret, O t’vijë t’ftoftit, o t’vijë t’nxetit, Vaji zemrën ia pëlset;
E papra n’ankime t’veta Vajton fisin që larg la; E tu fëmija i shkon si zgjeta Mendja e shkretë se mbet pa ta;
Njashtu ti rri tuj vajtue N’njat kafaz që shungullon; Fisin tand rri tuj mendue T’zinë atdhe që s’e harron.
Për fat tand, për zogj që kishe Ndoshta zemra, i mjeri, t’dhemb; Me e pat dit’ të mjerët ku rrishe Kërkue t’kishin gemb mbi gemb.
Me e pasë ndie njat za që lëshoshe, Me e pasë ndie njat vajin tand, Kishin ardhë kudo që t’shkoshe, T’kishin lypun kand e kand.
Njat vaj tandin tuj kujtue Pa mbyllë syt’ kan’ shkue sa net; Pveshtin hanën tuj gjimue, Pvetshin hyjt për prind të vet.
Por aj kob që hana e diti E njaj vaj që ylli pau, T’shkretve n’vesh kurr nuk iu mbrriti, E kurr zemra nuk ju ndau.
Me ditë hyjt me bisedue, Me pasë sy që me derdhë lot, Vajin tand ju kishin prue T’kishin kja për jet’e mot.
Nëpër fush’ e nëpër shpija, Me kujdes që s’nep afat, Rreth e rreth t’kishin ardhun fëmija, Kjamun t’kishte i ngriti fat...
IV
Por ça ka toka, bylbyl, ndrron moti; Ankimi e vaji nuk asht i zoti Përgjithmonë zemrën me na coptue; Fillo me gëzue.
Mbas boret t’dimnit çilet prendvera; Nji ditë nuk gjindet që s’po ndrron era; Sendet që patmë nuk janë tuj mbarue; Fillo me gëzue.
Tuj dnes’ i vorfni se e mbluene t’kqijat, Me ankime t’veta mbush rrugët e shpijat; Lehtsim por s’mbramit gjen tuj punue; Fillo me gëzue.
Kjajnë fëmijn e dekun prindt e shkretnuem Me ‘j vaj që duket se s’ka t’pajtuem! Por zemrën moti jua ndrron tuj shkue: Fillo me gëzue.
Ndër ishujt t’detit kjan i burguemi Për fmij, për grue që s’shef i shuemi, Por prap durimi ka me ja prue, Fillo me gëzue.
Shpend tjerë burgosi sa herë mizori, E rishtas jashtë dikur i nxori; Ndër fushë e male janë tuj fluturue; Fillo me gëzue.
Flutrojnë ndër male, flutrojnë ndër lule, Flutrojnë ku çerdhen motit e ngule, E kangët e parshme nisin me këndue: Fillo me gëzue.
Ndër zogj që kishe ndonjëherë do t’hasin, Ndër pemë, ndër lule bashkë me ta ngasin; Për ty t’vorfnuemit rrijnë tuj shpnesue: Fillo me gëzue.
Bylbyl, ky shekull or e ças ndrrohet: Bijnë poshtë të naltit, i vogli çohet; Edhe natyra po don m’u ndrrue: Fillo me gëzue.
Porsi motmoti ndrrojmë dhe na vetë, Herë-herë gazmohna, herë rrijmë të shkretë, Por vaji e ankimi kanë për t’u shue; Fillo me gëzue.
Mbas vajit t’tashëm ka me t’ardhë shendi, Ka me ta shëndodhun zemrën gazmendi, Për mall, si motit, zanë ke me e lëshue: Fillo me gëzue.
Kur t’shkojsh ndër fush, kur t’shkojsh ndër male, Afër shpisë seme hovin tand ndale; Mahnit’ at zanin tand tuj prigjue Kam për t’u gëzue.
Forma e përkyer, gjatësie e vargut nis me katër-gjashtë rrokësh në pjesën e parë, tetë në të dytën, nëntë në të tretën, dhejtë dymbëdhjetë dhe gjashtë rroksh në të katërtën. Rrima abcb në pjesën e parë, abbc në të dytën, abab në të tretën, aabb në të katërtën. A ka bylbyl të këndojë më larmishëm e më gjatë pa iu dridhur zëri një herë të vetme? Vargje shekspiriane: Me ditë hyjt me bisedue, Me pasë sy që me derdhë lot, Vajin tand ju kishin prue T’kishin kja për jet’e mot. për Bylbylin, presje mbas çdo shkrimi të fjalës si një përulje të thellë për të. Dymbëdhjetë herë, aq sa muaj ka viti, grishje “Fillo me gëzue”, e mbas tyre një mbyllje e papritur “Kam për t’u gëzue” që na bën ta nisim recitimin (leximi është i pakët) nga e para e nëse gjendet bylbyl të na shoqërojë të shohim kush i vajton më bukur fitores së jetës ndaj vdekjes, gazmendit ndaj idhnimit, lirisë ndaj burgut. Me e pasë ndie njat za që lëshoshe, Me e pasë ndie njat vajin tand, Kishin ardhë kudo që t’shkoshe, T’kishin lypun kand e kand.
Ne erdhëm. Bylbyl, fillo me gëzue. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:49 pm | |
| Bageti e Bujqesia - Naim Frasheri
O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. .................................................. ..................... Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë, Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija, Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija. Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar, Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar; Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë, Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë .................................................. ................. Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur, Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur, Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë, Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë. Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas, Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas. Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë? - Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë .................................................. ................................... O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija! Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija! Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat, E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat; Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok, Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok, Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur, Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur. Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija, Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija, Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji, Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi; Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele, Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele. .................................................. ............................. Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë! E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!
.................................................. ............................ Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar! E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar! Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë? Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë! Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë, Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë, Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë; Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë. Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar, A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?
.................................................. ........................... Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë, Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë! O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more! O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore? Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit, Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit? Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron, Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon! .................................................. ......................... Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime, Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime, Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë, Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.
Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija, Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija. Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar, Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar. .................................................. .......................... Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë, Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë. O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë! N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë. Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë, Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë; Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit, Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit, Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë, Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë, Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë, Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë. Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë, Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë. Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë, Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë. .................................................. ........................ Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë, I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë; Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr, E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder, Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija, Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia, Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë, I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë. Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar. .................................................. ...................... Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë, Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë, Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti, Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji. Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë, I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë, Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije, Pej na********************, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije, Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë, Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë. Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë, Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë, Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut, I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut, Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas; Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas. .................................................. ................................... Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë, Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë. Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç, Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç, Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë, Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë. Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar, Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:50 pm | |
| Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET
GJUHA SHQYPE
1. Porsi kanga e zogut t'veres, Qi vallzon n'blerim të Prillit; Porsi i ambli flladi i erës, Qi lmon gjit e drandofillit: Porsi vala e bregut t'detit, Porsi gjâma e rrfés zhgjetare, Porsi ushtima e nji termetit, Njashtû â gjuha e jonë shqyptare. 2. Ah! po; â, ambël fiala e sajë, Porsi gjumi m'nji kerthí, Porsi drita plot uzdajë, Porsi gazi i pa mashtrí; Edhè ndihet tu kumbue, Porsi fleta e Kerubimit, Ka'i bjen qiellvet tue fluturue N't'zjartat valle t'ameshimit. 3. Prá, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketë gjuhë të Perendís, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lên ai fmís; Edhè atij i u thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja, Flet e t'veten lên mbas dore. 4. Në gjuhë shqype nanat t'ona Shì prej djepit na kanë thânun, Se âsht nji Zot, qi do t'a dona: Njatë, qi jetën na ka dhânun; Edhè shqyp na thanë se Zoti Per Shqyptarë Shqypnín e fali, se sá t'enden stina e moti, Do t'a gzojn kta djalë mbas djali. 5. Shqyp na vetë, po pik' mâ para, N'agim t'jetës kúr kemi shkue Tue ndjekë flutra neper ara, Shqyp mâ s'pari kemi kndue: Kemi kndue, po armët besnike, Qi flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet, Kah kanë dekë per besë jetike, Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet. 6. Në këtë gjuhë edhè njaj Leka, Qi 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni, Qi kah bijte ai, shkelte deka. Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni; Në këtë gjuhë edhè Kastriota U pat folë njatyne ushtrive, Qi sa t'ndrisë e diellit rrota, Kanë me kênë ndera e trimnive. 7. Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini, Gegë e Toskë, malcí e qyteta, Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini, Mos t'a lini sá t'jetë jeta, Por per tê gjithmonë punoni; Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej, Fisi i juej, vendi e zakoni Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej. 8. Nper gjuhë shqype bota mbarë Ka me u njohtë se ç'fis ju kini, Ka me u njohtë jú per Shqyptarë: Trima n'zà sikurse jini. Prandej, prá, n'e doni fisin, Mali, bregu edhè Malcija Prej njaj goje sod t'brohrisin: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!
Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET
SHQYPNIJA
1. Edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! 2. Fusha t' gjâna e kodra t' blera, Zijes s' mnershme larg kû âsht droja, Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera, Si t' Parrizit t' larmet shtroja. 3. Nen nji qiellë perherë t' kullueme, N' rreze e n' dritë pershkue unjí, Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. 4. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t' kjarta e t' cemta gurra, Tue rrëmbye nper mriza hale, Gurgullojn nper rrâjë e curra. 5. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, p'rherë besnike, Janë permendë nder fise t' tana. 6. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli. 7. Oh! Po, e din i prûjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku N' dorë t' ktij shndritë per vend t' të Parit. 8. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë mûjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka rá. 9. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka' i frigueshëm, si termeti, Atje rrmben kû e thrret Lirija. 10. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhen dete e male; Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin, Turrin ferri s' mund t' i a ndale. 11. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. 12. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit, Qi zanát ka besë e fé, Per Lirí, per fron të Mbretit Me dhânë jeten ka bâ bé. 13. Sy per sy, po, kqyr anmikun; Perse djemt, qi ti ke ushqyue, S' i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s' i ka thye, 14. Kaq të bukur, kaq të hieshme Perendija t' fali i Amshueshem, Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme: N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshem. 15. Po, edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! 16. Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:50 pm | |
| Lasgush Poradeci VDEKJA E NOSITIT
Me zjarr ju flas... me zjarr. Ne gjirin tim kam hapur varr... Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...
Un' ik liqerit zemerak Fatlum dh'i paster si zembak, Po zemra ime kullon gjak:
Se vijne-urtuar zogjte-e mi, Dh'u jap ushqim me dashuri - Nje dashuri per Ilaftari:
Pa nis ah! gjirin ta godas... Dh'e hap ah! gjirin me nje cas..., Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...
Ahere-helmohet e bucet Pas mallit tim liqeri-i shkret, E rrit tallazin posi det.
Ay e tund,ay e shkund, Ay e hap sa me te mund, Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.
E shpirtin dyke ma percjelle, Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle Ky gjir'i em qe te pat pjelle...
...Me zjarr ju flas, | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:53 pm | |
| Kadare
NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT
Në parkun q'ë mbuluan fletët Të dy ne ecim qetësisht, Pas shijes saj ka shtruar vjeshta Qilim të verdhë natyrisht.
Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë Ju fanit një muzg i vonë Ky park q'ë kan' mbuluar fletët Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.
Nga vagabondët me cigare Ti mos u tremb e dashur kot Imazhin tënd as dinosaurët Shekuj më parë s'e shtypën dot.
Që ti të vije kaq e bukur Me këta flokë, me këtë hap Toka të egrën klimë e zbuti Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.
Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe Të ndodhte ndryshe s'kish se si. U desh të zhdukeshin përbindshat Që te kjo botë të vije ti... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:54 pm | |
| VALLJA SHQIPTARE.
Tri herë opinga rrahu dheun Sikur kërkoi leje prej tij; Pastaj shamia palët ndehu Me qetësi dhe madhështi.
Kështu mes qiellit dhe tokës Vallja u lind, vallja u shpall; Këmba sinjale i çon tokës Dhe dora qiellit i jep lajm.
Dhe vallja rrokulliset tutje Mbi kohra hedhur si hobe; Prilli përsipër i hedh lule, Dhjetori borën shkund atje.
Valle shqiptare, shënja në erë Ylbere tirqesh tej-e-tehu; Kush ju kërceu ju njëherë Dhe këmbët rob s'i mbenë tek ju?
Kush ra midis vorbullës suaj Dhe s'u përzhit dhe s'u përflak, Ju bubullima me opinga Që nëpër shekuj brodhët varg? | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:54 pm | |
| Martin Camaj
Me falni diçka
Më falni diçka që më kënaq si puthja e nanës në ballë; më gëzoni një herë si gëzohet gjethi i njomë në puhi më shikoni si hana nëpër rremba e kam me u falë gjithçka: mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime dhe në zgarrat e synit të saj do të derdhi lot. Avitu njeri! Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë si bima prej fare në pranverë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:55 pm | |
| Ali Podrimja
Unë do të kisha atdhe
Të kanë rrejtur se je më i bukuri ndër trimat me trimi më i vjetri ndër të moçmit
Tjetër kush do të ishe
Të kanë rrejtur se nënë ke ulkonjën krahët e orakullit se pi ujë në gurra të Drinit
Tjetër kush do të ishe
Të kanë rrejtur se je Zoti i Dheut se je Zjarr i Fshehur se mbi Pashtrik hapet qielli e pikë terri në pjatë të Djallit
Tjetër kush do të ishe
Dhe unë do të kisha Atdhe | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:55 pm | |
| Fan Noli
Rent, or Marathonomak!
Rent, or rent, rent e u thuaj Se u-çthur ordi e huaj, Se betejën e fituam Dhe qytetin e shpëtuam! Rent, or rent, Rent, or Marothonomak!
Kap një degë prej dafine Dhe vërtitesh ndaj Athine, Nëpër fush’ e brek mbi brek Këmba tokën as t’a prek, Hip’ e zbrit, Petrit, Marathonomak!
Ke një plagë, po s’e the, Djers’ e gjak pikon për-dhe; Do që ti të jesh i pari, Për triumfin lajmëtari Flamur-gjak, Kuqo, Marathonomak!
T’u-tha gryka po s’të pihet, T’u-mpi këmba, po s’të rrihet, Se mileti po të pret, Ankthi zemrat ua vret, Vrer e tmerrr, Shpejt, or Marathonomak!
Kurrë kaqë s’dogji djelli Dhe si plumbi s’rëndovi qjelli, Kurr’ aq ëmbël’ e bukur s’ftoj Hij’ e lisit edhe kroj; Tur-u tej, Tutje, or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxin Ferra çjerr e guri grin Afsha gjoksin përvëlon Syrin avulli verbon; Ur’ e prush, Furr’o, or Marathonomak!
Gryka si gjyryk të çfryn Prej Vullkanit flag e tym Se ç’vëngon e se ç’gulçon, Zëmra brinjët t’i çkallmon Me tokmak, Mbahu, or Marathonomak!
Nëna, motra, nusja dalin, Ngrehin krahët të të ndalin, Mos, se s’janë veç Najada Magjistrica dhe Driada; Lark, or lark, Lark, or Marathonomak!
Hajde, ja Akropolia, Ja qyteti e njerëzia Që të pan’ e që të çpuan Dhe fuqinë ta rishtuan Ha dhe pak, Hajde, or Marathonomak!
Ja, arrive, ua the: Ç’gas e ç’helm qe kjo myzhde! “E fituam!”, brohorite Dhe për tok’ u-përpëlite; Vdiq, or vdiq! Vdiqe, or Marathonomak!
Rent kudo, dyke bërtitur, Nëpër shekuj faqe-ndritur, Se i vogli shtrin viganin Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:55 pm | |
| Azem Shkreli
Katrë këshilla vetes
Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh Me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.
Ngrehu mbi veten në do t’rrokësh frerët e erërave, Të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtërgatat e gjakut tënd.
N’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë, Jo në sy të kaltër se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh Për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:55 pm | |
| Tek Maja e Çelur, një antologji e poezisë (1940-1990) botuar në 1994 Mitrush Kuteli nuk përfaqsohet. Për vete nuk e di si mund të shkohet tek Maja e Çelur (apo Maja e Çelitur) e Lasgush Poradecit pa Baltën Shqipëtare të Mitrush Kutelit.
Mitrush Kuteli
Balta shqipëtare
Të dua, baltë shqipëtare! Të dua: egërsisht! dëshpërimisht! – Si ujku pyllin, si vala valën, si balta baltën!
Se gjer mbi gju jam brenda teje; se lerë kam këtu: Si Baba E Gjyshi.
Të dua, Baltë Shqipëtare! e gjer mbi bel e përmbi bel jam brenda teje – e s’dal dot, Se s’dua!
Se ti më lidh e më mban: Me mjaltë e me pelin!
Se vdekur ka, këtu, dhe Nëna, Dhe Baba, e Gjysh-strëgjyshi!
Të dua, Baltë shqipëtare, magjistare, e embël si vetë vdekja!
Se thellë jam këtu, brenda teje: gjer mbi gju gjer mbi bel e gjer mbi krye.
Dhe dua fort të dehem të prehem (ah, që tani!) Brenda teje.
Të të pushtoj i dëshpëruar; të të shtrëngoj, të më shtrëngosh: egërsisht! dëshpërimisht! e të më tretësh si gjysh-strëgjyshnë e si po tret ah! Zemër-madhë e flokë-bardhë e trup-zhuriturin Babanë!
Të dua Baltë shqipëtare, magjistare: ti mjalt e ëmbël, - pelin e hidhur. Të dua: egërsisht, dëshpërimisht, si ujku pyllin, si vala valën si balta baltën! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:55 pm | |
| Sefulla Maleshova (Lame Kodra)
Lypsi plak (Gjyshi plak)
Po del nga shpella ku e ka hedhur fati, I mjeri plak i krusur nga mundimet, I dridhen mjekra, këmbët, gjithë shtati, Skalitur ka në ballë hidhërimet. Ja, fill i vetëm udhën merr nga fshati I urtë, i shëmtuar nga mjerimet. Trastën në krahë, shkopin mban në dorë, Shiu me breshër bie e ka dëborë. Udhës mendon kur ishte si të tjerët: Me bukë, me kasoll’ e dashuri Dhe psherëtiu: Oh! S’paska për të mjerët Në këtë botë vallë Perëndi? Po ndjen në lukth një posi të prerët Edhe hedh këmbët plaku me fuqi. Torbën në krahë, shkopin mban në dorë. Në një kasolle afër sheh një zjarr, I ngrohet plakut shpirti si një varr, Dhe drejt kasolles niset me të katra Gëzohet edhe qesh edhe makar Udhës kërcen e hidhet shatra-patra. Trastën në krahë, shkopin mban në dorë, Shiu me breshër bie e ka dëborë. I valon gjaku plakut edhe shikon Përpara gjithnjë duke çaluar. Po te dera një djepe ç’e shikon. I dridhen buzët; buzët duke ngashëryer, Një gur atëhere këmbët i pengon Edhe përmbys atje mbetet harruar. Torbën me krahë, shkopin mban me dorë, Shiu me breshër bie, e ka dëborë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:56 pm | |
| Fatos Arapi
Atdheu
Atdheu është dhembje, është dhembje, Një prill i pikëlluar në shpirt. Atdheu është kryqi, është kryqi. E mban – edhe të mban ty – në shpirt.
Atdheu është toka e premtuar. Ti shkel si një zot dhe s’e ke ndën këmbë. Atdheu s’ka fjalë, ka sy të trishtuar. Vdes dashuria në dashuri që të çmend.
Atdheu është buka e uritur: Të ikën nga duart e dot nuk e ngop. Ëndërr dhe ankth dhe shpresë e sfilitur. Me sytë n’errësirë vetveten kërkon.
Atdheu është varr i hapur, është varr. Një jetë drejt tij shkon me besë që bind. Në një pikë loti mbyt lotin fatvrarë. Në një pikë loti lirinë e lind.
Atdheu yt i vogli, i vogli, ai hyjnori, i pavdekshmi – loti. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:56 pm | |
| Fatos Arapi
Deti
I vogël, me pantallona të shkurtra, Me këmbë të zbathura e një këmishë humaie, që e qepte vetë gjyshja... Ashtu darkë për darkë dilja në breg. Ndër gishtërinj të këmbës së ftohtë me rridhte rëra, Unë prisja me orë të tëra, Gjersa përnjëherësh, tutje nëpër fushat e gjëra të natës, Ngriheshin kope të çuditshme, të panumërta kuajsh të bardhë. Nëpër hapësirat e pafundme suleshin aradhë – aradhë. Turfullonin. Binin me këmbë të thyera, Rrokulliseshin duke gulçuar nëpër të zezat humnera. Mbi ta fluturonin të tjerë. Jelet e hakërruara dallgë-dallgë fushën e qiellit fshihnin. Hingëllimat e frikshme para tyre bridhnin. Ata vinin afroheshin drejt meje. Gjokset e mëdha e të bardha Lëshonin përpjetë; këmbët e para rrihnin në erë... Sytë u flakëronin. Një çast, dhe nën thundrat e tyre do të më coptonin. Kur ja, me poterë, si një gjëmim i madhërishëm përplaseshin te këmbët e mia. Nga flegrat gjigante miliarda grimcëza të kristalta shfrynin për të fundit herë. Të tjerë hingëllinin nëpër fushën e gjërë të natës. Me gëzim e frikë, orë të tëra unë shihja kuajt e bardhë të suleshin nëpër furtunë. Thyenin këmbët, rrokulliseshin, që të vinin sa më parë tek unë shkelnin fluturonin njeri mbi tjetrin.
Dhe tani, kudo që jam, Ashtu fantastik e i madhërishëm, më ndjek pas deti... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:56 pm | |
| LASGUSH PORADECI
Zog’ i qiejve
Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak... Do t’ja marr që sot e tutje si bilbili parëverak. Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:
Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli; Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë, Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë. E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpíje kryet Dh’i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet. Asohere-e ndjej si dridhet me një zë pa shëmbëllim Asohere-e ndjej si foli: Të jam falë, - o Zoti im! E pastaj i ulet gusha më-përposh-e-më-përposh, I venitet me-nga-dale syri-i-qarë-e bukurosh. Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’i ti ku pati sbritur. E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojëzën e hapi: Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku çel junapi!
Haj! Bilbil, se Vëndi jonë ka liqere-e anë detesh, Nëpër bimëzat e tyre po vërej si qan e tretesh; Po dëgjoj prej largësire, si nër male.e si nër fusha, Si nër kopshte jargavanësh dhemshurisht të fryhet gusha; E çdo lis të gjelbër, e çdo pemë-e çdo rakitê, E çdo bar i lulëzuar ças-për-ças t’i ndjen çuditë... Ti këndon, o zog i pastër, ti këndon, këndon përherë, Pa pushim të del nga zemra vaj’ e tingëllit të mjerë; Ti vajton me zë të fshehur, se një zjarr kupton në gji: Dheut! Ah dheut të përtëritur sot i falesh përsëri! E si rron në gji të dherit dit-për-ditë-e nat-për-natë, Gjir i dherit ku rreh jeta të fal brengë e përgjëratë: Se prej mallit që të thyen permes pamjeve të tija, Mun në fund të zembërës s’ate ritet fshehur dashurija. E si ritet prej së fellash, më një ças fillon të nisë Kënga jote-e papandehur q’është fjal’e dashurisë. Ajo ngrihet…ngrihet…ngrihet…dhemshurisht e dyke qarë, Pastaj sbret e parpalitet si një fluturëz e vrarë. E kështu ti qan pareshtur bukuritë-e dashuritë, Prej qepallës së përlotur të pikon një pik’e ngritë.
Asohere kënga jote shuhet dyke psherëtitur; Ti fillon ta rrahish mendjen, e buçet me shpirt të mitur: Se ç’gëzim përjetësije! E se ç’mall! E ç’dëshirime Të pat falur dashurija në të qarët e një grime! Prej dëshirës së zhuritur q’i dhe këngëvet, o zog, Rrodhi vesa mëngjezore përmi lule borsilog... Përmi lule ku rreh djelli ndrin me zjarr si pikë loti, Zjarri fërfëllon e ngrihet me vetijen më-përpjetë-e-më-përpjetë, Si mendim me hov të letë valon qiejve ti vetë: Ha! Ç’të zotëroi Drita! Ç’të përshkoj një Gas i ri! Seç të ndjell një Frymë-e largë tej nëpër paanësi!... Nër paanësi të ndrijnë yjt’ e ndezur larg-e-më-larg... …………………………………………………….............................. ... -Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot, Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qíejvet, o Zot! Fal-i Këngëtar-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji: Posi lot në reze djelli ndrit-e në Përjetësi!
1921 | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:56 pm | |
| Lasgush Poradeci
Poradeci
Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir. Po përhapet dal-nga-dalë një pluhurë si një hije. Nëpër Mal e në Lëndina shkrumb i natës që po bije, Dyke zbritur që nga qjelli përmi Fshat po bëhet fir…
E kudo krahin’e e gjërë më s’po qit as pipiëlim: Në Katund kërcet një portë...në liqer hesht një lopatë… Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal të Thatë… Futet zemr’e vetëmuar mun në fund të shpirtit t’im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra...u dergj...e zuri gjumi... Zotëroj më atër anët errësira... Po tashi: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri; Drini plak e i përmallshëm po buron prej Shëndaum | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:57 pm | |
| Luigj Gurakuqi
QINDRESA
Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojnë
Gjithë përrallat e kohës së re,
Si n'dimen bora dhenë, kryet na zbardhojnë
Vjetet e kujdeset ne !
Me lule t'ershme e larca më dukej shtrue
Bota sa ishe i ri ;
N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrë m'u ankue
Kurrë zemra s'm'ndjellte zi.
Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore
Janë zhdukun e kanë tretë ;
Idevet t'bukura, shpresavet lulzore
Veç emni u ka mbetë.
Veç një qëllim i naltë t'ban me durue,
E zemrën ta forcon ;
Ndër kundërshtime s'vyen kurrë me u ligshtue
Mjer' ai që nuk qindron ! __________________ | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:57 pm | |
| Mitrush Kuteli
Më di a nuk më di
Më di a nuk më di se qaj, më di a nuk më di se vuaj në orët e thella të natës, kur ngrihem i çmendur të shkruaj me gjakun e zemrës të shkruaj.
Më di a nuk më di se agimet më gjejnë pa gjumë në shtrat, me shpirt të shkretuar nga dhembja, e dhimbshëm i pres perëndimet, me ankth i pres perëndimet.
Më di a nuk më di se sot u drodha kur pashë pranverën, (vjeshtën) që zbriste me flladet e prillit (tetorit), e ëmbël siç ishte qëmot, e hidhur siç ishte qëmot.
Më di a nuk më di se vuaj në orët e thella të natës, kur ndjehem nga jeta i huaj, nga vendi i lemjes i huaj. Më di a nuk më di... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:58 pm | |
| Din Mehmeti
Kënga e thjeshtë
Ditën e tregut e ndesha shokun tim në tregtizë, Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzë e fytyra e mrrollur iu mbush me gaz, iu zgra, si dikur kur shkonim së bashku maleve me gja...
Na harrove – tha – s’të merr malli për ne në breg, burri s’vdes për së gjalli, pa i gjetur vetes shteg... E more rrugën e shkollës. Ani, të gjithë jemi krenuar, beso, që edhe ne kemi shkollar, që fëmijët tanë i mëso’...
Por ti na ktheve shpinën, u ndave prej votrës sonë e ne një vend në sofër për ty e kemi ruajtur gjithmonë. Sa herë dasma kemi ba ke qënë i thirrur me na pri’ e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty...
E di: rëndë po të flas. Por, për besë, s’e kam me sherr, s’e kam me gverr – dashuria e madhe shpirtin ta shtjerr... A e di kur ti këndoje e unë të përcillja me fyell – katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?...
Mos e lë pa u ngjitur, dimrit na gjen në shtëpi, bukë kallamoqe kemi, untë s’të lëmë – këngën me përtëri...
ulur çdo ngarkesë e mbingarkesë në raportet e: miqësisë, shoqërisë, klasave a shtresave, pronave, jetës e vdekjes, kohëve;
fjalë që lodhin akademikët: mrollur, zgra, gverr;
rima të brendshme: Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzë e fytyra e mrrollur Na harrove – tha – s’të merr malli për ne në breg, burri s’vdes për së gjalli,
lojë e këndshme: unë të përcillja me fyell – (fiell) katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?... ke qënë i thirrur me na pri’ e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty... (ti)
Kënga e thjeshtë është aq e thjeshtë sa thuhet por jo aq e thjeshtë sa duket. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:58 pm | |
| andon zako cajupi:
Shqipetar!
Shqiperin' e mori turku, i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Mjaft punove per te tjere, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq.
Te ka bere perendia luftetar, si s'te lodhi roberia, shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke, te kerkosh lirine, bashke me shoke te leftosh!
Mos beni si keni bere gjer me dje, por te leftoni te tere per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar me pahir, Lidhure me kemn' e duar me zinxhir!...
Myslyman' e te krishtere jemi keq! Te ngrihemi qe te tere, djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme trimeri; ja te vdesim ja te rrojme per liri!
O moj Shqiperiz' e dashur, memedhe, Te shoh me buze te plasur, si me sheh.
U shkretove anembane, Shqiperi, se shqiptaret s'kane dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare dhe mban zi, per Morene jane vrare, per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise, memedhe, vish armet e trimerise se ke ne! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Mon Feb 07, 2011 12:58 pm | |
| FAN NOLI:
JEPNI PER NENEN
Ç'thot' ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë- Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!" Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë.
Qan e lutet Nën' e mjerë, Kërkon vatrën edhe nderë, Do lirinë dhe atdhenë, Si ç'e pat me Skënderbenë, Bijt' e besës thërret pranë. Kur i thirri dhe s'i vanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Cilët jan' ata tiranë Që të pren' e që të vranë Që të therrë bij e bija, Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija? Derthni plumba, o Shqiptarë, Gjakn' e Nënës për të marrë, Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Cilët bij të trathëtuan Dhe të doqnë dhe të shuan Dhe të lan', o Shkab' e ngratë Pa fole, pa zog, pa shpatë? Këta qena, o shok' i mbytni, Mbushni gjyle që t'i shtypni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Sa kërkon e sa të duhen? Burrat nga detyra s'ndruhen! Trim i mirë do të japë, S'kursen jetën as paratë; Hithni, hithni tok dollarë, Të mos mbetemi të sharë. Mbahu, Nëno, mos kij frikë. Se ke djemtë n'Amerikë.
Do të ndihim pa kursyer Për ty, Nëna jon' e vyer, Që me drit' e nder të thuresh Dhe me bijt' e tu të mburesh. Cila Nënë lyp paranë? Cilët bij me shpirt s'i dhanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë.
Armë dhe fishekë mblithni, Qesen edhe shpirtin hithni: Për lirin' e vëndit t'onë, Sot -se nesër është vonë- Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë.
edhe kete e pelqej shume nga Driteroi: KUR TE JESH MERZITUR SHUME Ketu s' do te jem, do jem larguar; Ne toke i tretur si te tjeret, Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thate, Mbi varrin tim do te rrije i heshtur Nje qiparis si murg i ngrate.
Ti do trishtohesh atehere, Se s'do me kesh ne dhome gjalle, Dhe, kur ne xham te fryje ere, Do qash me eren dalengadale.
Po kur te jesh merzitur shume. Ne raft te librave kerkome, Atje do te jem i fshehur une, Ne ndonje varg a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshesh, Si nje blerim pas nje rrekeje. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes | |
| |
| | | | 100 poezitë më të mira të shqipes | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|