| Mjeksia-Grup
| 100 poezitë më të mira të shqipes | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:46 am | |
| Dhjetor i ngrirë
Në gishtat e mi dhjetori ka ngrirë Rruga fryn erë, tym del nga gjaku Në grykë përvëlon shpërfillja e shkrirë Zi e akullt…
Më kyç e më shkyç pas portash cinike Më vdes e më ngjall në role të reja Mbi flokë një kurorë si brirë drenushe… Si thonj rrufeje
Ç’po bëhet, më thuaj, po vdesim dhe ne ? As dhimbje, as lot, ky fund pa maraz Dhjetori ka ngrirë, rruga fryn erë, Zi buzagaz...
Pentesilea | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:47 am | |
| UJE BLU
Ujë blu pi kali në lumin hënor, Ju vinit të fshehur në shpatin e malit Unë endja ngadalë pëlhurën e zjarrtë Dhe djersët i fshija në jelën e kalit
Pastaj në faqe atë grykën e ftohtë Dhe sytë i picërruat pa pikën e turpit. Mbi gjoksin lulëkuq të vajzës së gjorë. Më hodhët të mekur si zogun e fatit.
Ju ikët të fshehur në faqen e malit Të dehur me trupin e vajzës së gjorë Në jelën e kalit u dogj pëlhura Ujë blu pi kali në lumin hënor... | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:47 am | |
| Nje sinteze e flakte patriotike... Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur dhe katosur Po vajtoj pa fund, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti Vaj-vatani e mjer-mileti Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur?
Se ç'e shëmpnë derbederët, Mercenarët dhe Bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës!
Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, Endërroj pa fund, pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
Dhe një zë vëngon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet Beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta, Dhe kudo gjëmon trumbeta: Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim Më bën djal' e më bën trim, Më jep forc' e më jep shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë Që do kthehemi një herë Pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur Brohoras me bes' e shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
'Fan S Noli' | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:47 am | |
| PER NAIMIN (A.Z.Cajupi) Vdiq Naimi,vdiq Naimi Moj e mjera Shqiperi Mendje larti ,zemer trimi, Vjershetori si ai!
Vdiq Naimi.po vajtoni Shqipetarka,shqipetare Naim bene kur ta kujtoni Mos pushoni duke qare
Vdiq Naimi,gjithe thone Qani turq,qani kaure Bilbili i gjuhes tone S'do degjohet me kurre!
Vdiq Naimi qe kendoi Trimrine ,Skenderbene Vdiq Naimi ,qe levdoi Dhe nderoi memedhene
Vdiq Naimi,po c`te gjeti O moj Shqiperi,e mjere! Vdiq Naimi,po kush mbeti? Si Naimi s`ka te tjere!
Vdiq Naimi, vdekje shkrehte Pse more te tille burre? I ndrite shpirti per jete, Mos i vdekte nami kurre! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:47 am | |
| Qerbelaja (Naim Frasheri) Per ju e per memedhene teperpiqni nate e dite Sa te daleme ne drite Zot i madh e i vertet Mos na ler kurre shkrete Ti je zot i gjithesise Perendi e Shqiperise Urdheri yt po te jete E po te duash ti vete Gjithe punet mbarohen Gjekundi nuk ndalohen Fali.fali Shqiperise Gjithe c'ke te miresise Edhe ju gjithe te miret Mos na lini n'errsiret Zot i madh per Qerbelane Per gjithe ato mundime Per ngasherimene time! Shqiperine mos e lere Te prishet e te bjere Po te jete gjalle perjete Gjithe ci duhet ta kete Te rojne e te mbreteroj Te jete lulz' e zonje Fali ti vecez urate Qe te jete jetegjate Shqipetari trim me flete Si ka qene le te jete Te ket' gjithe urtesine E ta doje Shqiperine Te vdese per memedhene Te jete trim e i imire Po te mos jete egersire Te jete i qyteteruar I ditur e i mesuar Ti ape nder Shqiperise | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:47 am | |
| Zogjte
Atje tani eshte ne prag pranvera, po kthehen zogjte shtegtare...
Te munduar nga fati, qe kurre s'na ndriti me pengun e ikjes lemsh ne fyt te lame Shqiperi morem arratine mes eres qe kujiste, detit me stuhi. (Sa here na i perpine endrrat, poshte, vorbullat ne thellesi...!)
Si erdhi' kjo ndarje kaq e larget, Shqiperi?! Ketu perendon dielli, kur lind atje te Ti...
Me vret syte shkelqimi larg vendit tim, Paris, Londer, New York, Rome, Zyrih, Berlin... Zgjohem, endem, kurrkund s'gjej qetesi, qyetit pa nate, udheve pa mbarim, te rrejne me iluzione, te vrasin me vetmi keto qytete te ftohta, me qiej te zymte! Atje te ti, mbi Adriatik e Jon te magjishme netet, praruar me yj!
Ne largesi pertej shquaj karvane zogjsh shtegtare, mbi re, lus Zotin te vije pranvera porsa te mberijne atje!
Pse parndjej zhgenjim ne shpirt mos te eshte ftohur dashuria ne gji rrenuar ura mes nesh perjete jemi ndre, Shqiperi?! Zoti mos e dhente, se ky mall ma shkallmon kraharorin pa pushim dashuria me e pamate u beka kur kapercen largesi pa kufij!
Druhem, qiejve mos mbes, para se aty te mberrij...!
Si nizam i kthyer, rrok syri horizontet nena kerrusur, ati ne varr prehet me kryet perkundruall qiejve atje ku zogjte ngahere kthehen!
Nje grusht dhe...heshtje... Rane ne paqe shpirtrat e te pareve u krye amaneti, mbetur pezull si peng ne jeten e te gjalleve! Shtati u tret, ne dhe te vet!
*
Ka zogj fatlume qe shkojne e vijne ka zogj qe nisen, por kurre, s'mberrijne nga udhe e gjate, padurimi ne fluturim ngrijne. Dhe tek i sheh atje lart ne kthimin prej se largu s'di jane te gjalle, a malli i ka ngrire ne vdekje krahehapur!
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:48 am | |
| Rent or Marathonomak
Rent, or rent, rent e u thuaj Se u çthur ordi e huaj, Se betejën e fituam Dhe qytetin e shpëtuam! Rent, or rent, Rent, or Marathonomak!
Kap një degë prej dafine Dhe vërtitesh ndaj Athine, Nëpër fush' e brek mi brek Këmba tokën as t'a prek, Hip' e zbrit, Petrit, Marathonomak!
Ke një plagë, po s'e the, Djers' e gjak pikon për-dhè; Do që ti të jesh i pari, Për triumfin lajmëtari Flamur-gjak, Kuqo, Marathonomak!
T'u tha gryka, po s'të pihet, T'u mpi këmba, po s'të rrihet, Se mileti po të pret, Ankthi zëmrat ua vret, Vrer e tmerr, Shpejt, or Marathonomak!
Kurrë kaqë s'dogji djelli Dhe si plumb s'rëndovi qjelli, Kurr' aq ëmbël' e bukur s'ftoj Hij' e lisit edhe kroj; Turru tej, Tutje, or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxin Ferra çjerr e guri grin Afsha gjoksin përvëlon Syrin avulli verbon; Ur' e prush, Furr', or Marathonomak!
Gryka si gjyryk të çfryn Prej Vullkani flag' e tym Se ç'vëngon e se ç'gulçon, Zëmra brinjët t'i çkallmon Me tokmak, Mbahu, or Marathonomak!
Nëna, motra, nusja dalin, Ngrehin krahët të të ndalin, Mos, se s'janë veç Najada Magjistrica dhe Driada; Lark, or lark, Lark, or Marathonomak!
Hajde, ja Akropolia, Ja qyteti e njerëzia Që të pan' e që të çquan Dhe fuqinë t'a rishtuan Ha dhe pak, Hajde, or Marathonomak!
Ja, arrive, ua the: Ç'gas e ç'helm qe kjo myzhde! "E fituam!", brohorite Dhe për tok' u përpëlite; Vdiq, or vdiq! Vdiqe, or Marathonomak!
Rent kudo, dyke bërtitur, Nëpër shekuj faqe-ndritur, Se i vogli shtrin viganin Dhe i shtypuri tiranin, Veç e tok, Tok, or Marathonomak! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:48 am | |
| Arshi Pipa
KANALI
Nga Korça bumbullon. Currila shiu rrjedhin prej mushamás mbi krena e shtroje. Pështillen, struken gjindja ndër mbuloje: nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu.
Mbramje. Dikush përbrî qet gjak për goje. Këndon letas mbatanë nji fmí arxhiu. Ky grindet për pakë uj qi shoku i piu; ai shán se i vodhën bukën. Hyn nji roje.
Shkopinj e shqelma. Britma. Fryn bilbili. Pushim. E dergjet lodhja, prân secili, e flên kush mundet për atë natë me fjetë.
Si lazaret rënkon e fshân baraka. Nesër të gjithë i pret kanali, brraka, veç atyne qi pret nji vorr i shkretë.
... dhe më të dhimbshmet
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:48 am | |
| Piedestali
Dale... Prit... S'ka me kuptim... Oh sa gjate qe kam vrapuar! Kesaj udhe pa mbarim asnjehere nuk kam ndaluar.
Jam rrezuar gjate rruges, gjunje e brryla kam derrmuar. Dhimbjen kurre s'ia fsheha turmes, me gjithe shpirt kam renkuar.
Perseri ne kembe u cova rraskapitur, sakatuar. Sfilitjen me dhembe e blova, etjen me djerse e kam shuar.
Asnjehere ama s'qendrova te mbledh forcat, te pushoj. Me revansh, vetem vershova pa e ditur ku po shkoj.
E pse renda? Cfare fitova? Me kaq ngut, ku kam arritur? Ke lashe pas? A triumfova? C'piedestal me kane ngritur?
Lashe pas lojra e gezime, shoqeri e miqesi, shpresa, endrra e zhgenjime, flirte, zenka e dashuri.
Lashe pas njerez e zakone, rruge, rrugica e shtepi. Lashe deshira e pasione, kenge motive e poezi.
Lashe nje jete te pajetuar ku hapat hidhen ngadale te peshuar, te shijuar, pa harbuar si i marre... ..... Kete vetes s'mund t'ia fal, e nje lot s'ma fsheh dot helmin... Ku dreq eshte ai piedestal t'i hidhem e t'i ve shkelmin! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:48 am | |
| Kur te jesh merzitur shume - Dritero Agolli
Këtu s'do të jem, do jem larguar; Nën tokë i tretur si të tjerët, Në kafenenë e preferuar Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thatë, Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë, Se s'do më kesh në dhomë të gjallë, Dhe, kur në xham të fryje erë, Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë. Në raft të librave kërkomë, Atje i fshehur do të jem unë, Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë
Mjafton qeë librin pak ta heqësh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshësh, Si një blerim pas një rrëkeje. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:49 am | |
| Ku shtrohet vala - Lasgush Poradeci (Ia dedikoj dikujt)
Ku shtrohet vala përmi zall E fryn një këng' e pakuptuar, Të pashë, motër, plot me mall, më pe me shpirt të llaftaruar.
Q'aherë silleshim me nge Gjith vet-i dytë, vet'e dytë... Dh'i shtinja sytë gjith përdhe- Gjithë përdhe m'i shtinje sytë...
Po me t'u ndarë vet e vet, Më s'kishim turp që s'kishte fjalë... Na ritej malli posi det, Posi një det që vjen me valë:
E prapë silleshim me nge Gjith vet-i dytë, vet-e dytë; E prapë sytë gjith përdhe, Gjithë përdhe pikonin sytë.
Q'aherë qamë plot me mall Atë vështrimin e kaluar, Ku shtrohet vala përmi zall E fryn një këng' e pakuptuar.
Se kish kuptim që s'kish kuptim, Kuptim'i fellë-i mallit t'onë; Se malli jon'ish zotërim, Që robëron përgjithëmonë;
Se s'dashuronja-as un' as ti, Po dashuronte dashurija: Një dashuri - një fshehtësi M'e fshehur sesa fshehtësija. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:49 am | |
| Arshi Pipa
KANALI
Nga Korca bumbullon. Currila shiu rrjedhin prej mushamas mbi krena e shtroje. Peshtillen, struken gjindja nder mbuloje: nji lamsh ku qelben recka e mish njeriu. Mrambje. Dikush perbri qet gjak per goje. Kendon letas mbatane nji fmi arxhiu. Ky grindet per pake uj qi shoku i piu; ai shan se i vodhen buken. Hyn nji roje. Shkopinj e shqelma. Britma. Fryn bilbili. Pushim. E dergjet lodhja, pran secili, e flen kush mundet per at nate me fjete. Si lazaret renkon e fshan baraka. Neser te gjithe i pret kanali, brraka, vec atyne qi pret nji vorr i shkrete.
II
Rreshtohet puntorija: ndahet corba, dy-tri patate qi vosisin n'uj. E shtrihen duert e dridhshme... Por shumkuj, pse normen nuk e kreu, s i njomet vorba. Ky ngjyen buken me krype, ai nji kepuje qepe qeron. E shkunden xhepa e torba. Per nji fundrri kazani mu si korba t'etshem mbi kerma sulen me rremuje. Mbasdreke. Diell. Tash lahen, hjekin llucen nga kofshet; terin petkat; ngjesin arnat. Dikush morritet. Njeni zien do barna, Si shtese per darken; tjetri qepe kepucen. Nji profesor me syza vetullcil bythca duhani mbledhe e i ban fitil.
III
A mund te quhen njerz? Qe shikoj. Fetyra dheu ku syt e shojtun ngrohen kur shofin buken; faqe qi gropohen e nofulla qi dalin si patkoj. Kambet s i mbajne e krahet u rrezohen. Si dordoleca lkunden qi vendoi mbi hunj kopshtari. Njerez kta ksisoj? Shaureten jane qi nga vorrezat cohen. Njerez kane qene. Sot jane vec zhele mishi, automa kockash, nji bersi, nji pleh, ku vec prej emnave dallon e njeh bujkun nga beu, tregtarin nga dervishi, kusarin, simahorin, lakanderin prej atdhetarit qi luftoi per nderin
IV
Por eja tash e shifi ndaj kanalit: njimijetreqind vete, nji mizeri. Lopata e bela tunden me furi e qerrkat mbarin plisat e mocalit. Tri metra e gjysem kub per cdo njeri. Qofsh babagjysh qi ke djalin e djalit, a qofsh i smunde sa dalun prej spitalit, bani ja vdis: ankimi s ban dobi. Shef te gjymtuem e pleq ngarkue mbi shpina dhogate randa e qerrkat mbi kaptina, qi bine e ngrihen e zvarnisen krrut. U mshon polici me dajak sa mundet. Por ndodh sa here qi njeni sish nuk tundet. Me vig e cojne e vigu mberrin tabut.
V
Kur bora e Prillit ndritte mbi Gramoz derisa bryma e vjeshtes rini kneten, punuem na pa pushim tue hapun shtreten nder baltat e mocalit veshe n'rrogoz. I futeshim kanalit vec me sheten, bela e lopata. Shunjzat vijanoz na thithshin edhe at gjak tuberkuloz qi kishte ngele sa me na mbjatun jeten. Sa zente cquhej nata nga mengjezi nder balta zhyteshin deri te brezi. Humbojshim, shkajshim, bijshim laradash. Ngulej qorras per fund lopata e qitte nji ndrag gjirizi qi si zifti ngjitte e duhej flakun tutje mbi tre pash.
VI
Kur rojeve u tekej me u-zbavitun merrshin ndokend nga puna, zakonisht fetare e njerez shkolle, dhe me bisht u hyjshin sa t'ishin merzitun. Mandej nji doc i hypun mbi kerbisht qi e ngitte porsi kalin tu'e shetitun pergjate kanalit, "hyja", tue i britun... E ja diftojshin puntoris me gisht: "Sabotator i poshter! klysh i Carit! Sabotoni po deshet ju te tjeret!" Zgerdhiheshin, ngerdhesheshin. At'here dy-tre zuzare ma t'ligj, shoket e t'parit, shtymen i jepshin n'gjol qe nga skarpati, dhe t'qitmen kryet me hunj i rrijshin gati.
VII
Pushonte puna, niste cfaqja vrik. Merrshin ata qi normen s kishin krye dhe i futshin prap n'kanal tue u-nderkrye ma keq mbi ta, ma t'dobtit, n'epsh sadik. Nji tregtari t'dukuem qi u-rrokullye nga pesha e qerres te skarpati thik dy pernjihere i futen me kamxhi, me shqelma neper llacna tue e shkrrye. Nji babaj zhgulin mjekrren, e peshtyjne. "Pa shih, derri! akoma bark me ka! Ngre kembet, sqap!... Mos ki merak, baba! Ta heqim ne!" Mandej n'hendek e shtyjne. E i kqyre nji idiot me gojen hape... I kllasin befas nji grusht me dhe... mandej gajasin.
VIII
Por thue se vec me kaq ngopeshin djajt? Cilat tortura lane ata pa cpikun. Kur u-merziten vete tue rrahe, tue fshikun, frroten ndersyem mbi ne posi cakajt. Cubin qi vrau per placke, sifilitikun rrufjan i s'motres dhe spijun i t'vllajt, horin qi hangri buke turpin e faj't, ata mblodhen, atyne u dhane kamxhikun. E "Bini atyne qi s punojne! - u thane- Bini, palaco, t'poshter! Mire e keni, qi anmiqt e popullit ende kurseni! Qi ju gabuet ata n'erresine ju lane. Dhe shpejt pushteti ju ai do t'ju fale. Por kta ktu do t'cfarosen dalngadale!"
IX
Diten asht vallja, naten sarabanda. Se rraskapitesh diten, naten flen? Nuk thom per morrin, qi per trup e gjen (u-msuem me te) si miza dheu nder banda. E zgjohesh trembshem... Ndien a veshi t'rren? Kelthitje t'cjerruna, renkime t'randa... Torturohen tash shoket te komanda, e radha e jote neser ka me qene. E c'nuk na bajshin! Na rrihshin me tel, lakuriq, e mandej n'ujna handraku na zhytshin, trupin plage n'currila gjaku. E na lidhshin me fill prej telefoni per shtyllat aty prane krahnuer e bel, qi t'na peshtynte nesret divizjoni.
X
Proza, jo vargu i mallengjyem lyri, t'i thote me rend te gjitha sa ktu pati: t'i cohen floket, t'i perqethet shtati kujdo lexon kanalin satanik. Shtate muej me radhe kjo pune e poshter ngajti. Kanali i Klosit, tjetri n'Libonik, dhe Dunaveci i namun, per anmik: njizet mije metra me Devollin mati. E nuk besojshim qysh i kishim ba. Gjithe ket fuqi ku, vall, e paten trupat, kufomat tona t'shtrydhuna si shtupat? Kur larg qe puna kater milje e ma na zgjojshin naten dhe me shiut llacit na nisshin trok nen rythmin e kerbacit.
XI
Zbathun ishim shumica e natja e brymte na futej deri n'eshtnat e krahnorit, anjtun kambesh prej ndragut dhe prej zorit, me mishin plage qi dukej mish i krymte. Ashtu punuem nen diellin e Qershorit qi ndezte ngjeshun koje dheun e lymte; ashtu punuem edhe kur qielli i zymte mbi ne perplasi shinat e Nandorit. Me vegla e barre gjithnduersh mbi sup e krye, sulmue prej rojeve tue na perzane prej mbrapa si kope mbas pune s'lane, shpesh here pa buke pse normen s kishim krye, duhej me nga. O mjere kush ra e ngeli! Mbeti aty lmuc si turma e shtypi, e shkeli.
XII
Cuditen bota, e nuk cuditen kot, qysh pyramidat ngrehu Faraoni dhe Koloseun Romaku ku Neroni i shpallej shekullit artist e zot. Skllevnit i bane: ashtu pat qene zakoni. Kjo ndodhte para nesh me mija mot. Por eni ktu e binduni ju sot! Sklleven modern na jemi: krahazoni. Kanale si njato qi nga Moskova lidhen me volgen, penda me centrale hydroelektrike e ara qi mocale e stepa qene, deshmina jane e prova cka munden skllevnit kur te jene miljona. Nji miniature e tyne punet tona.
XIII
N'infermerin e kampit, nji kasolle anash rrethue me haser, nalt me kashte, dergjen nder qelbesina pese a gjashte; njiqind, dyqind i ke gjithmone okolle. Pushim ankojne. Por vjen rreshteri i vrashte dhe krisin hunjt e cizmet n'ato golle jete s'percudun ngelun vec gezholle, e shpesh me shqelma i qet nga shtrati jashte. E vdesin fatkeqijt aty te praku, vdesin hendeqeve nder brraka gjaku, vdesin nen shtrat ku mshehen per me vdeke. Vdesin tue pritun buken, nder gjiriza tue ba nevojen, vdesin posi miza, dhe si coftina i kallin nder hendeke.
XIV
Ju shelqet e Vlocishtit qi shkelzeni kur lete puhija gjethin ju valvite, te djerri qi vec kallma e driza rrite uzdajen time ndofta shembelleni? Sa here trishtueshem un ju kam sodite. Sot thuprat tueja me na fye i keni. Por cka ju pate, deh, melodi shperbleni kur fej zanore do t'jene ato nji dite. O lemeri qi goja s mund ta thote! Sa vete u-pushkatuen aty me t'kote a-thue-deshen me kalue pertej! Sa tjere me shqelma ose me hunj u-mbyten, e ende per s'gjalli te ajo grope u-zhyten qi hapen vete e mbushen tjere mandej!
XV
Eshtnat pa vorr u kalben sot te djerri. E ashtu sa tjere u-varen vete me lak. Cka s pane kta sy. Dy plage plot qelb e gjak le t'ishin, t'ishin pus ku drita shteri: ma pake do t'dhimbshin. -O begime tmerri! Kujtese e dobet qi m'ban prorew lak!... Por sille fleten e pakryeme: cak qi s mund t'arrihet prej gjithkuj asht Ferri! O ti qi veten ndryshe din nga kafsha! Ktu eja e shif e shpejt do t'ulet lafsha! Menyrat, shijet, etiketa e nalte, sjelljet e kandshme? Koje t'imta ngjyre qi qytetnimi la mbi brum natyre. Kruje bilurin pake. Cka doli? Balte!
XVI
Shif, vizatoje! Floket cue si iriq. me krahet e shpuluem qi duken krraba! E zhgule prej dheut, si ta rrembente shkaba.... Cka? Nji panxhar!... E e dhamcon lakuriq! Ktu kemi pa si grinden djali e baba per nji kulac, per nji panxhar dy miq; si vdekja e shokut asht nji sihariq kur me fundrrit e tija t'fahet zhaba! Kuader i denje per Goya-n: mnere e krup! Njerez ktu pame nder grahma, synin shpelle, tu'e zgurdullue per buke, e tu'e percjelle! E shoket fill tu'e prekutn neper trup posa dha shpirt, e tu'i plackitun krodhen e bukes, krypen e cka n'torbe ju-ndodhen!
XVII
E pame se qysh nga halet mblidhen trohet, qysh jepet per nji buke e vetmaj kmishe, qysh hahet djathi qelbun, voeja prishe, qysh brehet kocka, bokla qysh thermohet. E si mandej cingarja ndahet trish (se dysh u0nda nder burgje qysh prej kohet). E pame si prej urije pezmatohet e bahet kafshe njeriu e bahet bishe. E kem'provue c'asht etja: kur na lejshin gjith diten n'diell pa uj (e jo pse s gjejshin), e ngjitej gjuha zam per quellze pa jarg. E pijshim uj kanali. Aty ku bani shurren ndonjeni e tjetri edhe pegani, nji shok i rreshtun piu, dy hapa larg.
XVIII
E kemi pa se si njeriu nga dhuna qi mbyte burrnin ma poshte se shtaza ra, se si nga friga meshkujt bahen gra, e bahen shkardha e bahen der spijuna. Njerez qi dijshim koca kemi pa kameleonta tue u-ba, majmuna. Por edhe tjeter pame: si burra e cuna vdesin torturash, pa kallzue, pa u-qa. E nxume se qysh e ku provohet trimi, si regjet karakteri nga mundimi, dalluem se kush asht shok e kush kodosh. E njoftem te urtin, burrin e martyrin, e njoftem turmen, njoftem panairin e shpirtenve qi jepen per dy grosh.
XIX
Miqsis ktu i endi lavd qi posi cam qendron i gjelber pa ju-veshkun fleta, ate qi koha ma nder endje t'veta forcon e rrite kur t'jete ngulite per shkam! Larg nga familjet nder kto vende t'shkreta sa here nji mik i mire na u-ba vellam, aq ma i cmueshem ku s ka vec brenge e skam, aq ma i dashun ku ma pake duhet jeta. Ma i langte ullini sa ma i ashper dheu. Pisha e madhnueshme qi mbi curr shpertheu virtytin cfaqe qi lindi prej durimit. Harrohet shoku me ke hove hove bunjte, defreve, nxune ose punove; por nuk harrohet kurr shoku i mjerimit.
XX
N'oret e clodhjes kur kujtesa e mpime shkundet ngadale nga pesha qi e mertise, vidhen prej fundit rrahjet e dashnis e tingullon nji heh n'anderrr t'nji grime. O paqe e votres, ambelsi e fmis! Rrewze e nji malli t'forte qi nuk u-shkime! A dot'i shofim prape ato bekime? A vine ma dit'e humbuna t'rinis? Ashtu mbas andrash bota ktu perralet, dhe hulumton mbi shenjat e mbi fallet se kur ma kjo sketerre do t'kete nji fund. N'ato perbindsha ku pergjon gjithkund m'nji qoshe barku Mortja pa u-perpushe, endet e ndrojtun shpresa si vejushe.
XXI
Ky gjol, fole malarje, qi limanin e lashte romak me t'socmin lidhe kundrejt, nji qytetnim nen vete ndryn qi u-ngrejt para se vendi t'kishte zot Romanin. O c'anderr burgu qi m'i ndezi dejt kur vepres me mendim i bajsha planin! Poet i kombit ktu naloje zanin! Kreshnike asht vepra dhe qellimi shejt! E shifsha njerzin e lire me vegla neper kanale tue shpejtue si thnegla, token e hapun der te rranza e malit... E shifsha nji qytet tue dale nga fundi... Nji sage ilire tue burue ndokundi... Por ka ndrsyshim kanali prej kanalit.
XXII
O Buchenwald, OMajdanek, Dachau! Kangen per ju qi nisa e nuk e sosa kto do ta kryej ku n'mishin tim vulosa gjithcka n'anmiq Gjermani dogj e vrau! I huej ai qe, mizuer per t'huej. Por dosa ne nuk na polli e nuk na llani shqau. Nji gjak, nji gjuhe prej kombesh tjere na ndau qi e murmurojne dy Drinat e Vijosa. Qysh pra velleznit tane punuen mbi ne t'atille nji dhune qi s'bane as turq as Shqe? Nga trolli i vendit duel e u-rrit kjo fare? Nji djall e mbolli te nji vend i verben. Shqiptare ata qi e sollen? Queji Serben, Bullgare e Greke e Ruse!... Por jo Shqiptare!
XXIII
Se qysh tepruem nuk din kush te pergjigjet. Topitet shkenca n'pamundsin e vet. Natyra mshhka mbrenda nji vullnet te cilit mendja ende s ja mati ligjet. Se kamp pune ky kurr nuk qe vertet por kamp cfarimi ku ndryshojne vec shtigjet. O Majdanek ku trupi n'furra digjet! Por pllambe e dhe, Vlocisht, ke ti skelet! Sa nji per tre, sa nji per pese punuem. Hoqem urin, lengaten e torturen. Rranjet e thella jetes ja diktuem. Jo te sasija e vjamit, as e gjakut, as te pejzit qi veshin armaturen. Por te besimi i ngulte, te forca e shkakut.
XXIV
Ajo na mbajti gjalle. Si luleferre nga rrota e qerres shkelun rrafsh me token, por qi nuk shtrohet per me vdeke e koken neserejt dielli plot uzdaje i pjerre, ashtu nen rroten qi per ne qe moken me shpirt nder dhambe duruem na ket sketerre, lirin andrruem te nata e bame stere, e zemrat tona ate per flamur rroken. Se nuk dyshuem na kurr qi shpejt a vone nga tyranija e rande atdheu do t'shkundesh, dhe si nji perle e nxjerrun thelle prej fundesh Ma e bukur do t'shkelqente besa jone. Vuej por qendro! Merr zemer te burrnija! E vdis tue brohoritun: Rrofte Shqipnija! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:49 am | |
| Frederik Rreshpja ( Zoti e bekofte atje ku prehet!)
Ku ishe ti?
Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë? Në ç’hënë barisnje vallë? Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim? Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde... Pastaj erdhi prap nata dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve. Zbrita tek kroi duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave. Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës si një sovran që abdikon. Ani, mua më zuri ky mallkim. Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta? A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë? Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet? Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët? Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët! | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes Tue Feb 08, 2011 8:50 am | |
| Kur në sulm hodhën turqit Hordhitë e pambaruara, Kështjellat e sintaksës S’i muar, që s’i muar.
Kur panë se gjuhës S’i hodhën dot prangat Lëshuan drejt saj Gjithfarë merimangash.
Parashtesa e pjesëza E lidhëza së prapthi, Të bukurën gjuhë Ta bënin leshharapi.
Të të bënin ty, donin, Shqipëri, memece. Po ja, erdhi Naimi, Si yll mbi ty ecte.
Dorën e zbehtë Mbi ballë ta vuri Të të hiqte zjarrllëkun Prej të sëmuri.
Dhe vdisnin pjesëzat, Thaheshin merimangat, Ndriste si perlat Poezia e madhe.
Gjuha Shqipe - Kadare | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: 100 poezitë më të mira të shqipes | |
| |
| | | | 100 poezitë më të mira të shqipes | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|