Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 VV:Shkeljet e 23 janarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
iliriana
Studentë i FM-së
Studentë i FM-së
iliriana


<b>Postime</b> Postime : 3702

VV:Shkeljet e 23 janarit Empty
MesazhTitulli: VV:Shkeljet e 23 janarit   VV:Shkeljet e 23 janarit I_icon_minitimeMon Jan 24, 2011 7:32 am

Ashtu sikurse më 12 dhjetor e 9 janar, edhe procesi sotëm i rivotimit në Mitrovicë, u shoqërua me shkelje të ndryshme, edhe pse në numër dukshëm më të pakëta. Lëvizja VETËVENDOSJE! tërhoqi vërejtjen për parregullsitë që fi­lluan të ndodhin qysh në mëngjes. Komisionerët e partive politike, të prirë nga ata të PDK-së, edhe këtë radhë tentuan ta zbatonin të njëjtin skenar sikurse në votimet e 12 dhjetorit dhe atyre të 9 janarit, por u penguan në masë të madhe nga komisionerët dhe vëzhguesit tanë. Ne po i japim disa shkelje.

Shkolla “Migjeni”

Në orën 9:55, në shkollën “Migjeni”, në vendvotimin 1102b/07r, vëzhguesi i VETËVENDOSJE!-s, Egzon Jashari u kërcënua nga komisioneri i PDK-së, Metor Balia. Kryesuesi i qendrës së votimit, Salih Hetemi nga LDD-ja, nuk lejoi që ky rast të shënohet në librin e votimeve.

Në qendrat e votimit 1102X dhe 1102b, përkatësisht në shkollat fillore “Migjeni” dhe “Abdullah Shabani”, nuk u lejuan gazetarët të hyjnë brenda, me arsyetim se është urdhër nga KKZ-ja.

Në vendvotimin 1102b/06r ka pasë shpërputhje mes fletëvotimeve dhe numrit të votuesve.

Haxhi Bejta, militant i PDK-së dhe këshilltar i Sami Lushtakut, që gjatë procesit të rivotimit më 9 janar në Skënderaj kishte ushtruar dhunë fizike mbi vëzhguesin tonë, Frashër Krasniqi, në mënyrë të paautorizuar dhe pa kurrfarë bexhi zhvillonte aktivitet propagandistik për PDK-në brenda kësaj shkolle. Kjo përbën shkelje të Nenit 2 (8) të rregullores mbi zgjedhjet 9/2009.

“Skënderbeu”

Në vendvotimin 1105b/03 ka pasë votime familjare. Në po këtë vendvotim nuk kanë punuar llampat ultravjollcë.

Votime familjare janë konstatuar edhe në vendvotimin 04, të toleruara nga kryesuesi i qendrës, Mursel Gashi.

Kurse në 07 vëzhguesi ndërkombëtar është udhëzuar që të largohet.

Vëzhguesit e PDK-së qëllimisht kanë grumbulluar nëpër korridoret e shkollës militantë partiakë, të cilët i ka larguar policia pas ankesës së vëzhguesit tonë. Në mesin e këtyre grupeve është vërejtur edhe djali i kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, si dhe militanti tjetër Idriz Bajraktari nga Likoci. Këto grupe kanë bërë probleme edhe më 12 dhjetor.

Në oborrin e kësaj shkolle militantët e PDK-së shpërndanin fletushka dhe bënin propagandë për këtë parti.

Në vendvotimet 02, 03 dhe 04 ka pasë votime të shumëfishta. Votuesit e shumëfishtë janë fotografuar.

Në këtë shkollë është ndalë rryma sapo ka rënë terri.

“Bedri Gjina”

Menaxherja e shkollës, Shahe Salihu, e pengon koordinatorin tonë, Erzen Islami, për t’u dërguar bukë vëzhguesve në vendvotimin 1111b. Kjo përbën shkelje të Nenit 2 (8.e) të rregullores së zgjedhjeve.

Vëzhguesi ynë u kërcënua nga komisioneri i LDK-së, Xhevdet Baftiri.

“Hivzi Sylejmani”

Ndërkaq, në shkollën fillore “Hivzi Sylejmani”, në qendrën e votimit 1112b, numri i votuesve në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 ka qenë 2933, ndërsa në këto zgjedhje 3202.

“Sylejman Vokshi”

Në qendrën e votimit 1129b/02d, në shkollën “Sylejman Vokshi”, kryesuesi i vendvotimit, Muhamet Veseli nga radhët e PDK-së, orientonte votuesit përmes porosisë “votoni IPKO”, që nënkupton numrin 49 të PDK-së në zgjedhje. Kjo është shkelje e Nenit 6 (1.b) e rregullores zgjedhore 11/2009.

“Abdullah Shabani”

Në shkollën fillore “Abdullah Shabani”, në vendvotimin 1102x, në orën 10:23, në kabinën e votimit është gjetur material propagandistik i AKR-së.

“Trepça”

Në këtë qendër votimi 1113b, Imer Halili ka blerë vota për AKR-në. Kjo paraqet shkelje të Nenit 177 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

TV Mitrovica

TV Mitrovica nga ora 11:33 ka transmetuar fjalime dhe aktivitete të Hashim Thaçit, duke e thyer në këtë mënyrë heshtjen zgjedhore. Duke qenë që udhëheqësi i këtij televizioni nuk është me PDK-në, atëherë mbetet dyshimi i korrupsionit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
VV:Shkeljet e 23 janarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rinumërohen votat e 9 janarit
»  Tri shkeljet e Kuvendit
» Kuçi paralajmëron masa për shkeljet në MD
» VV:Edhe në këto rivotime po përsëritet skenari i 12 dhjetorit dhe 9 janarit
» Kurti: Të identifikohen shkeljet ligjore gjatë privatizimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: