Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 OJQ-të kundër zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

OJQ-të kundër zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës Empty
MesazhTitulli: OJQ-të kundër zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës   OJQ-të kundër zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës I_icon_minitimeMon May 24, 2010 8:34 pm

OJQ-të kundër zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës F.0524161448649_m
Një grup i organizatave jo-qeveritare, nëpërmjet një deklarate të përbashkët, kanë reaguar të hënën lidhur me organizimin e zgjedhjeve të Republikës së Serbisë në Kosovë, që janë paralajmëruar të mbahen më 30 maj.
“Ne shprehim shqetësimin tonë me përgjigjen që institucionet e vendit, por edhe prania ndërkombëtare në Kosovë, po i japin këtij paralajmërimi, por jemi edhe më të shqetësuar me implikimet që këto zgjedhje mund të kenë në të ardhmen e vendit”, theksohet ndër të tjera në deklaratë.

Mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë, sipas këtyre organizatave, rrënon themelet e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendit dhe paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit.

“Lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës, konfirmon pushtetin real të Republikës së Serbisë ne veri dhe betonon gjendjen e ndarjes faktike para bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

Në anën tjetër, siç thuhet më tej, këto zgjedhje minojnë sukseset e përbashkëta të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare në procesin e integrimit të komunitetit serb në Kosovë.

Institucionet e Kosovës, sipas OJQ-ve, duhet të jenë këmbëngulëse që në koordinim me praninë ndërkombëtare në Kosovë të sigurojnë respektimin e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, ashtu siç kërkojnë jo vetëm dokumentet më të larta ligjore të shtetit të Kosovës, por edhe dokumentet ndërkombëtare mbi të cilat janë vënë themelet e shtetit të Kosovës”.

Këto organizata shprehin shqetësimin e tyre me tolerimin e këtij procesi edhe nga ana e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, EULEX-i, KFOR-it por edhe vendeve të Quintit.

Moslejimi i organizimit të zgjedhjeve serbe, sipas këtyre OJQ-ve, do të ndihmonte në krijimin e një atmosfere ku normalizimi i marrëdhënieve në mes dy vendeve do të ishte cak i arritshëm.

Deklarata është nënshkruar nga: Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Klubi për Politikë të Jashtme, Instituti për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Lëvizja FOL, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Syri i Vizionit, Iniciativa për Progres (INPO), Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC), Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
OJQ-të kundër zgjedhjeve serbe në veri të Mitrovicës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbajtja e zgjedhjeve serbe, cenim i sovranitetit
» Organizimi i zgjedhjeve në veri, i mundshëm?
» Pastrohen varrezat në veri dhe në jug të Mitrovicës
» Hapet Qendra për shërbime në veri të Mitrovicës
» Qeveria serbe: Ndalojeni Prishtinën në veri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: