Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Ofshamë në urnë-sadik krasniqi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:23 pm

<BLOCKQUOTE class="postcontent restore ">U(R)NË PRANË LUMIT

Jam u(r)në gjetur pranë lumit
plot dhembje me erë ashti
Ofshamë që dridh
një gjeth të blertë mbi valë

Në zgavrat e syve
qiell i pafund
me një pikë të zezë me flatra
e dalë nga bebëzat e përmallta

Edhe pas dymijë vjete
hirit m´i bën hije
krahu i dallëndyshes
me fluturimin gri drejt pranvere </BLOCKQUOTE>
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:23 pm

OFSHAMA BËHET FLUTUR
(Rekuiem për shkrimet e djegura, ku kishte
diç nga buzët, sytë dhe shpirti yt)

Për atë shpirt të djegur
Ofshama bëhet flutur
Fluturon në pranverën gri
Lëshon dhimbje në lulet e hirit
Për ata sy të shterë
Loti bëhet yll
Dhe bie si dritë
Mbi varret syçelë
Për ato buzë të hirta
Puthja bëhet mjellmë
Fërfëllima e krahëve të bardhë
dridh hënëzën e liqenit valëmall
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:23 pm

TRI MINIATURA PËR KOSOVËN

(Emri)

Nëse përsëri më pagëzojnë
Kush do ta mbajë në mend
Emrin tim të vjetër
A do të shkruhet e vërteta në gurë të ftohtë

(Shtëpia)

Nëse m’i lëkundin muret
A thua sërish do ta gjej
Në vatër
Gjarprin e shtëpisë

(Gjuha)

Nëse ma shterin detin
Me çka t’ua turbulloj fëmijëve
Lumin në përrallën
Mbi ujkun dhe qengjin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:24 pm

LOTI I JETËS*
(Kroit të Çamurlisë)

Pikon lotin e gurit
mbi syrin e verbër
bebëzës ia jep blerimin
dhe zë fill drita në liqe
Pikon shpirtin e ashtit
Shqiponja merr fluturimin
kalon ylberin
dhe hedh plisa mbi djepa
Pikon shkëlqimin mbi vetull
me puthje vajza zë diellin
hijet masin gjatësinë e jetës
me dridhjen e hënës së trembur
Pikon dhimbjen në gjak
fushat mbushen lulëkuqe
yjet zbresin mbi grunajat e Kosovës
ofshama gjallëron frymëmarrjen.

*Fituese e çmimit te parë në konkursin letrar të ''UPSH'' në Gjenevë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:24 pm

S’DO T’IA FAL VETES*
(Gjyshërve tanë)

S´do t´ia fali vetës
Qe s´e plaka një hije lisi me ju
Deri të gërvishtej hëna në rrem
E t á mësoja dhembjet natës
S´do t´ia fali vetës
Që s´e ftohëm gurin
E t´ia mpija gjarprit
Dhëmbin me helm
S´do t´ia fali vetës
Që s´e mësova
Orën e diellit mbi rërë
Që të dija të ligat e motit
S´do t´ia fali vetës
Që s´ua nxora fjalët e ashtit
E të dija për shpirtin e gjakut
Në atë flakë që më digjte të gjallë.

*Fituese e çmimit te dytë në konkursin letrar të ''UPSH'' ne Gjenevë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:25 pm

SHI DHE TROK KALI

Në këtë natë me shi dhe trok kali
Shaloj hingëllimën e trembur
Mbërrij tek babai dhe varri i çelë
Zë çastin e ndarjes
E puthë të gjallë
Me urnën e pikëllimit
Ia marr lotin e mallit
Në dhimbje më bie drita e kometës
E në qiell shndrit nuri i tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:25 pm

KRONIKË PËR QYTETIN TIM

(Lumit)

Ia ndotën bukurinë në kaltërsi
ç´u bë damar i sëmurë i qytetit
E varrosën solemnisht me duartrokitje
Qytetarët e moçëm
ku do t´i lajnë fytyrat e djersitura
nga kujtimet për kohën
vashat ku do t´i njomin bebëzat për dashuri
Me qerpikë të pluhurosur djemtë
Si do t´i gjejnë vashat
në takime të humbura
Të vegjlit do t´i harrojnë format e peshqve
(në ëndrra të luajnë me ta do të përpiqen)
Nekrologjinë e lumit të vdekur
e gozhduam në zemër të blirëve
Ata nga dhembja lotuan gjethe
Pranvera se ç´na u tha trotuareve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:25 pm

(Moti)

Tri herë stinët në ditë ndjekim njëra-tjetrën
(qytetarët kurrë s´e humbën ngrohtësinë e gjakut)
mysafirët kurrë s´arritën t ´i veshin rrobat e motit
erdhën me ëndrra të vonuara si mollët e pjekura
u kthyen me sëmundjen e eshtrave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:26 pm

KRONIKË PËR QYTETIN TIM

(Lumit)

Ia ndotën bukurinë në kaltërsi
ç´u bë damar i sëmurë i qytetit
E varrosën solemnisht me duartrokitje
Qytetarët e moçëm
ku do t´i lajnë fytyrat e djersitura
nga kujtimet për kohën
vashat ku do t´i njomin bebëzat për dashuri
Me qerpikë të pluhurosur djemtë
Si do t´i gjejnë vashat
në takime të humbura
Të vegjlit do t´i harrojnë format e peshqve
(në ëndrra të luajnë me ta do të përpiqen)
Nekrologjinë e lumit të vdekur
e gozhduam në zemër të blirëve
Ata nga dhembja lotuan gjethe
Pranvera se ç´na u tha trotuareve

(Moti)

Tri herë stinët në ditë ndjekim njëra-tjetrën
(qytetarët kurrë s´e humbën ngrohtësinë e gjakut)
mysafirët kurrë s´arritën t ´i veshin rrobat e motit
erdhën me ëndrra të vonuara si mollët e pjekura
u kthyen me sëmundjen e eshtrave

(Varri)

Varre prapa »Kodrës së Diellit »
Varre prapa « Kodrës së Dragodanit »
Qytetarët në mëdyshje
se ku t´i amshojnë eshtrat
shtyjnë vdekjen për nesër
përditë vdekjen shtyjnë

(Spitali)

portën sëmundjeve ia mbyllën në fund të qytetit
Jetën aty e arnojnë fëmijët
në atë anë ku perëndon dielli

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:26 pm

KRROKAMË E KRISUR

Krra krra krra
N´bredhin e trishtuar pranë dritares
Krrakos sorrë e krisur

Krra krra krra
Krrokamë e harlisur
Grith terrin si ferrin

Krra krra krra
Sorrë si katrani
Gërvisht ëndrrën deri në përgjakje

Krra krra krra
Krrokamë e harbuar
Prapa kreje trurin ma krryen

Krra krra krra
Tmerr
Ferr
N´terr
Në tru më ther
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:27 pm

URDHRI
(Mikut M. Çuni)

Në qelinë nr. 3
Mos e lejoni gjumin
se djaloshi i pabindshëm
sheh në ëndërr lirinë
puthë vashën që e pret
dhe çmallet me nënën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:27 pm

GJARPRI I SHTËPISË

Natën
fëmijës në djep lulak i bëhet
po e shkele ditën
zemrën ia gërryen

Natën e gëzimit
nuses gjerdan i bëhet
po e shkele ditën
ia helmon bukurinë
bleruar në bebëza

Ditën e mbaj në zemër
tmerrësisht të bekuar
në etje për takim
natën më mban në rreth
duke ia ruajtur fshehtësinë vatrës

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:28 pm

GURI I KULLËS
(Din Mehmetit)

Kur m’i këndon Kosovës
më bëhesh
gur i kullës së djegur në gjak
yll në kap(t)yll të djepit në galdim
frëngji malli në shikim kah deti
pushkë në krismë
“Zog i Dielli”
në tel të lahutës
me këngë drite në zemër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:29 pm

GURI I TROLLIT

Me këtë gur
ngrijmë kulla
harkojmë ura
gjejmë gurra
pagëzojmë burra

Medet kur luan vendi
ky gur trolli

Kallen kullat
prishen urat
shteren gurrat
tmerrohen burrat

Medet ky gur trolli
shpesh rrasë vorri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:29 pm

VARR I HUMBUR
(Micit)

Nëse s´e gjeni brigjeve
E kërkoni shtigjeve

Pa ia gjetur plisin
Mos ia rrëzoni lisin...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:30 pm

XIXËLLONJAT

Flutura që s´ vdesin kurrë
Vetëm pranverat ndërrojnë
Prej lumit dalin ujore në brigje
Mbi grunaja qiellin zbresin
Ato bëhen yje larg hëne
Në xham në pikënatë duke i soditur bebëzat i përmallin
Duke lypur udhën qumështore për atdhe
Në ballin e bardhë të fëmijëve dritë engjëllore bëhen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:31 pm

SYTË E ASAJ VASHE
(N-së)

Vetulla hark i zi
Nga vetulla në sy
largësia yllësi
Qerpikët
plepa blu në qiellin gri
hijesojnë njomësinë në urtësi
ç ´bukuri
n´ sy
ndry
n´frëngji
Oh mos të rëntë kurrë lot i zi
në ata sy
Kurrë mos t´u djegtë
ajo bukuri

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:31 pm

PRISHTINA NË KORRIK
(Pa Ty)

Diell diell diell
Prush tokë e qiell
Sheshi shkretëtirë pa erë
Blirët kordon helmetverdhë
Trotuaret (kah vjen ti) plot mall
Lulet në bebëza zjarr
Pritja e pluhurosur me tmerr
Prishtina pa ty vetëm ferr ferr ferr…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:32 pm

ULQINAKJA

Në atë kaltërsi
Fustani yt i flakur
Bëhet pulëbardhë
Mbi valë

E ti kripë e krisur
Në puthje

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:32 pm

PRITJA E LAGUR

Në këtë pritje të lagur
nëse s´ma heq brengën
bile ofshamën ma ndiej
Për shenjë dhembjeje në fytyrën tende
vuajtjen do ta vari në cep të yllit
gjersa bebëzat të pikojnë mall
VAJZË

Vaj vaj vaj
E vaj me zë
Vajzë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:33 pm

PAS VDEKJES TËNDE

Edhe pas vdekjes sate
Prapë do të ketë fushë të blertë

Lulet do të lulëzojnë zjarr
E unë do t´i prek me zemër.

FUSHË E NGRIRË

Mos më thuaj
se dhimbje do të kesh në pranverë
Ofshama jote
nënën do ta çojë te lulet e lumit

Deri te ai lumë
s´do mund ta kalosh fushën e ngrirë
Kolla e thatë
frymën do ta zë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:33 pm

DEGË ULLIRI NË ËNDËRR*

Me malin e kallur mbi kokë
Ujiti lulet në verandë
Që fëmijët të kenë pranverë në dritare
Përmes etjes së zhuritur në lëkurë të gjarprit
Kaloj hejzën e shkretëtirës
E në prehër mbaj thërrmija buke
Të merr pakëz cicërimë
Fluturimi gri i dallëndyshes drejt vendlindjes
Në natën me hënën e kuqe
Në majë gishtërinjsh marr flakë në yll
Ta ndritë rrugën e fjetur
Dhe ëndrrën e fëmijëve ta zë para agimit
E në atë ëndërr
Lë një zog një lule
Fytyrën e blertë të nënës e degën e ullirit

*Fituese e çmimit Agim Ramadani, 2006.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:34 pm

UNAZË DHEU

Erdhe me plis të djegur në majë
me faculetë të bardhë nëne
të lidhur katër cepash me nyje malli

Për në shtëpi mora atë lot dhe

Ky dhe i Kosovës
mban erë molle
erë shpirti me duhmë zjarri
erë vakësie t ´ëmblit të nënës
erë varri erë lirie

Mbrëmjeve në dritë të hënës
fëmijëve do t´ua sjell
Galdimit e Albinit
tri herë rreth koke
që tërë natën të ëndërrojnë
se shëtisin në grunaja të bukës së re
me xixëllonja në ballë

Do t´ua sjell rreth koke
Albinit e Galdimit
t´ua nyjëzoj shpirtin me Kosovën
me unazën e dheut të përndezur
do ta shijojnë për çdo mëngjes
dhe do të mësohen me erën e tij
rrugës qumështore përmes qiellit
do t´ i pluhuros yjet me prushin e këtij dheu

Galdimi dhe Albini
Kosovën do ta gjejnë të bleruar
edhe pas njëmijë vjetësh
kur ta puthin për herë të parë
kanë për të ditur
se kanë puthur Diellin e vet…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:34 pm


NË ÇAMËRI

Sa herë meteorët fluturojnë në Shqipëri
Thahet nga pikëllimi një ulli
Në Çamëri

Sa herë hëna përndizet
Në Çamëri
Hardhia hedh dhembje mbi dhe
Në bar bie rrush si prush
E digjet ajo fushë

Sa herë qiellin e ndan vetëtima
Në Çamëri
Vala e Jonit bëhet jelë kali
Në shkëmb varet nga malli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitimeSun Feb 06, 2011 3:35 pm

BISEDË NË AKSARAJ

(Nga malli në bebëzat e syrit
e njoha se ishte i dheut tim)

Kur u nisa këndej- i them
livadhet kositeshin në Kosovë
e ai më rrëfen për gjarprin
që e kafshoi në blerimin e jetës

I them se ende i ndërtojmë
Kullat me dritare nga dielli
e ai më rrëfen
për gjenezën e dheut

I them se sivjet kemi gëzim në verë
e ftoj në dasmën e madhe të vëllait të vogël
e ai më pyet
sa dërrasa qet plepi skaj oborrit

E pyes ç´t´i them Kosovës për të
më je mall i djegur në zemër-thotë
në fund e përshëndes TUNGJATJETA
e ai ma ktheu EJVALLA EVLAD

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





 Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  Empty
MesazhTitulli: Re: Ofshamë në urnë-sadik krasniqi     Ofshamë në urnë-sadik krasniqi  I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ofshamë në urnë-sadik krasniqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Krasniqi, Hysenit: “E keni pas bo fet ju”
» Krasniqi mbështet opozitën
»  Krasniqi takon drejtuesit e partive
» Krasniqi sugjeron Pacollin të mos rikandidohet
» Krasniqi padit Thaçin për shpifje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: