Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Situatë e jashtëzakonshme edhe në centralin bërthamor Onagava

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Situatë e jashtëzakonshme edhe në centralin bërthamor Onagava  Empty
MesazhTitulli: Situatë e jashtëzakonshme edhe në centralin bërthamor Onagava    Situatë e jashtëzakonshme edhe në centralin bërthamor Onagava  I_icon_minitimeSun Mar 13, 2011 7:25 pm

Situatë e jashtëzakonshme edhe në centralin bërthamor Onagava  12fuku4

Tokio, 13 mars – Autoritetet japoneze kanë njoftuar Agjencinë ndërkombëtare për energji bërthamore (IAEA) se për shkak të rrezatimit të shtuar radioaktiv kanë shpallu situatë të jashtëzakonshme edhe në centralin tjetër bërthamor, në Onagava të prefekturës Mijagi, në të cilën pas tërmetit të së premtes ka shpërthyer zjarri.
Para kësaj, qeveria japoneze ka tërhequr vërejtjen edhe për një shpërthim të mundshëm në centralin bërthamor Fukushima 1, ku të premten ka pasur një shpërthim pas të cilit ka pasur rrjedhje të materieve radioaktive.
Autoritetet japoneze po bëjnë përpjekje për të penguar shkrirjen e bërthamës atomike në dy reaktorë të këtij centrali, që shtrihet rreth 250 km në verilindje të Tokios. Pas shpërthimit të djeshëm në Fukushima 1 janë rrënuar kulmi dhe muret rreth reaktorit të parë, mirëpo rreziku ekziston edhe në reaktorin e dytë të këtij centrali për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ftohjes.
Sipas të dhënave të IAEA tashmë janë evakuuar 170 mijë banorë rreth centralit Fukushima, kurse edhe 30 mijë të tjerë po përgatitet të evakuohen. Deri tash në spital janë dërguar 22 persona për arsye të ekspozimit ndaj radioaktivitetit, por nuk dihet më shumë për gjendjen e tyre shëndetësore.
Kësaj katastrofe të madhe që goditi Japoninë nga tërmeti më i fuqishëm i regjistruar deri tash, nga pasojat shkatërruese të cunamit e së fundi edhe rrezatimit radioaktiv, brenda tri ditësh mund t’i bashkëngjitet edhe një tjetër. Sizmologët japonezë kanë paralajmëruar se brenda tre ditëve Japoninë mund ta godasin edhe një sërë tërmetesh me fuqi mbi 7 ballë të Rihterit, gjë që do të shkaktonte viktima të reja, cunami të mundshme, si dhe rrënime të reja të banesave, por edhe të reaktorëve bërthamorë, një pjesë e të cilëve tashmë janë dëmtuar seriozisht.
Pas angazhimit fillestar të 50 mijë ushtarëve, autoritetet japoneze kanë shtuar numrin e ushtarëve për ofrimin e ndihmave në gjithsej 100 mijë, përkatësisht 40 për qind të numrit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Japonisë.
Gjendja është katastrofave miliona njerëz kanë mbetur pa furnizime me ushqime, ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Sipas agjencisë amerikane të lajmeve, pa ujë kanë mbetur 1.4 milion familje, kurse pa energji elektrike 2.5 milionë familje. Sipërfaqe të mëdha rurale janë të rrethuara nga uji i oqeanit dhe të izoluara nga bota.
Bota po solidarizohet me qytetarët e Japonisë. Aty tashmë kanë arritur ekipe të ndryshme shpëtimi nga SHB-ja, Kina, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Zvicra, Kora Jugore, Zelanda e Re, Singapori, Australia etj. Gjithsej janë paraqitur për ndihma 5 organizata ndërkombëtare humanitare dhe 69 shtete të botës.

Mbi 10 000 të vdekur në Miyagi

Më tepër se 10 000 persona mund të kenë vdekur gjatë tërmetit dhe cunamit që shkatërroi prefekturën Miyagi, më e afërta me epiqendrën, njoftoi sot shefi i policisë lokale, i cituar nga televizioni publik NHK.
Naoto Takeuchi shpjegoi se nuk kishte "asnjë dyshim" lidhur me faktin se numri i të vdekurve do ta kalojë shifrën 10 000.
Dje, NHK njoftoi se 10 000 nga 17 000 banorët e qytetit bregdetar Minamisanriku konsiderohen të zhdukur në këtë prefekturë.
Ndërkohë, tekniket japonezë po luftojnë për të ulur presionin në një reaktor tjetër berthamor të demtuar pas termetit qe shkaktoi nje cunami katastrofal diten e premte, 11 Mars. Zyrtare thane se reaktori N 3 humbi sistemin emergjent te ftohjes, nje problem i ngjashem shkaktoi shperthimin e reaktorit nje diten e shtune.
Me shume se 170 mije vete jane evakuzuar nga zona e rrezikut. Nderkohe rreth 1 700 njerez humben jetën pas termetit që shkaktoi cunami në veri lindje të Japonisë. Autoritetet po vazhdojnë perpjekjet per t’u ardhur ne ndihme banoreve ndersa numri forcave te shtepimit eshte dyfishuar me 100 mije. Ndërkohë kryeministri japonez Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve të zhvendosen të paktën 20 kilometra largë uzinës bërthamore në të cilën dje ndodhi një shpërthim i madh. Kryeministri Kan tha se përparësia kryesore është siguria e popullatës në rajonet rreth uzinës Fukushima. Në Fukushima, mund të shihen shtëllunga tymi që dalin nga ndërtesa e reaktorit bërthamor.
Mediat japoneze thonë se pas shpërthimit niveli i radioaktivitetit jashtë reaktorëve është rritur. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po mbledh më shumë informacione mbi situatën e krijuar. Para shpërthimit, autoritetet thanë se janë gjetur materiale radioaktive jashtë njërit prej reaktorëve që kishte humbur furnizimin me energji dhe nuk mund të ftohej. Kryeministri Kan përmendi gjithashtu bisedën me presidentin Obama, i cili i shprehu ngushëllime, dhe ofroi të japë çfarëdo lloj ndihme që nevojitet.Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Japonisë. Kjo është një fatkeqësi katastrofike, imazhet e shkatërrimit dhe përmbytjeve që vijnë nga Japonia janë të dhimbshme. Japonia është një nga aleatët tanë më të fuqishëm e më të ngushtë dhe këtë mëngjes pata një bisedë me kryeministrin Kan. Në emër të popullit amerikan, shpreh ngushëllimet më të thella, veçanërisht për viktimat dhe familjet e tyre dhe i kam ofruar çfarë do ndihme që u duhet miqve tanë japonezë.”

Mbi 170 mijë njerëz lënë Fukushimën

Mijëra njerëz janë larguar nga Fukushima, pas shpërthimit të centralit bërthamor. Sipas agjencive, ekziston rrezik i madh që të ndodhë një shpërthim më i fuqishëm dhe me pasoja të paparashikueshme nga centrali atomik, tashmë i dëmtuar, në fukushima. Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka ngritur fuqinë e tërmetit të së premtes në magnitudën 9, duke e bërë atë tërmetin më të fortë që ka ndodhur ndonjëherë.
Sipas raporteve të agjencive, numri i konfirmuar i të vdekurve nga tërmeti dhe cunami pasues në Japoni është rreth 900.
Zyrtarët shprehin drojën nga rrjedhja e materieve radioaktive në uzinat e energjisë, pasi është dëmtuar edhe një sistem ftohës dhe sistemet e rrezatimit tanimë kanë kaluar limitet ligjore.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore, e cila mbikëqyret nga Kombet e Bashkuara, tha se mbi 170 mijë njerëz janë evakuuar nga rajoni.
Lidhur me gjendjen e reaktorit të dytë, shefi i kabinetit, Juko Edano, tha:
“Dua t’ju tregoj për reaktorin Numër Tre. Kemi supozuar se do të kishte një shans për të, por funksioni i furnizimit me ujë të reaktorit ka ndaluar. Aktualisht jemi duke punuar në shpëtimin e tij”.
Sipas agjencisë bërthamore të Japonisë, aksidenti atomik në Fukushima ka qenë i nivelit 4 në shkallën prej 1 deri në 7.Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia Japoneze për Sigurinë Bërthamore dhe Industriale.
Ndërkohë 9 persona të evakuuar në zonat pranë çentralit, janë ekspozuar ndaj rrezatimit dhe janë shtruar menjëherë në spital.
Bëhet fjalë për banorë që jetojnë në një rreze pak më të madhe se 3 kilometra nga çentrali.
Rrezatimet janë zbuluar në veshjet e tyre dhe nuk është parë e nevojshme fillimi i proçedurave të dekontaminimit.
Në zonë, autoritetet janë të frikësuar për dëmet e shkaktuara nga impianti bërthamor.
Banorët janë në radhë të gjata për të marrë ujë të pijshëm.
Katastrofa bërthamore e Çernobilit, në 1986, u vlerësua e nivelit 7, ndërsa incidenti i 1979-s në Three Mile Island i nivelit 5.
Shpërthimi në impiantin e Fukushimas ka hedhur material radioaktiv në rrethinat përreth, ndërsa autoritetet evakuuan banorët 20 kilometra përreth zonës.
Rrjetet ndërkombëtare raportuan se si rrjedhojë e mbinxehjes së reaktorit bërthamor, një shpërthim i fuqishëm u regjistrua të shtunën në orën dhjetë dhe pamjet e televizioneve japoneze treguan ambulanca që i vinin në ndihmë punëtorëve të plagosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Situatë e jashtëzakonshme edhe në centralin bërthamor Onagava
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kryetari i TEPCO-s kërkon falje për problemet në centralin bërthamor
» ICG: Situatë e tensionuar në veri
» Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen
» Tadic: Edhe Evropa, edhe Kosova
» Nuk përjashtohet mundësia për zgjedhje të jashtëzakonshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: