Prishtinë, 6 prill - Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isa Mustafa, ish kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, mbajtën sonte një konferencë për medie, me ç’rast njoftuan për marrëveshjen e arritur sonte lidhur me tejkalimin krizës së shkaktuar me zgjedhjen jo kushtetuese të presidentit të vendit më 22 shkurt të këtij viti.
Duke iu drejtuar gazetarëve dhe qytetarëve të Kosovës, Hashim Thaçi tha se liderët e tri partive kanë arritur marrëveshje për, siç tha ai, Kosovën e reformave. “Ajo që dje dukej e paarritshme u arrit dhe kjo falë tejkalimit të interesave partiake në favor të interesave të vendit”, tha Thaçi.
Pacolli tha se ishte president i Kosovës për 35 ditë, e filloi punën mirë, por pastaj erdhi vendimi i Gjykatës Kushtetuse, të cilin e ka pranuar dhe është tërhequr nga posti i presidentit.
“Me ndihmë e mikut të madh të Kosovës, ambasadorit Dell, kemi arritur që në tryezë t’i ulim liderët e dy partive më të mëdha, gjë që e konsideroj sukses të madh”, tha Pacolli.
Ai njoftoi se është tërhequr nga kandidimi i tashëm për president dhe se në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë presion nga kushdo qoftë. Pastaj shtoi se këtë tërheqje nuk e konsideron si humbje, por se këtë e ka bërë në interes të qytetarëve të Kosovës, për të mos e çuar vendin në zgjedhje të reja të parakohshme. Pacolli njoftoi se qeveria e zgjedhur do të mbetet dhe madje edhe do të forcohet më tutje.
Kryeministri Thaçi pastaj informoi gazetarët me pikat e memorandumit të marrëveshjes së arritur midis këtyre tre liderëve partiakë.
“Ne nominojmë Atifete Jahjagën kandidate për presidente të Kosovës. Pajtohemi që menjëherë të formojmë një komision për reformën e zgjedhjeve presidenciale, në mënyrë që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Komisioni duhet ta përfundojë punën nga 6 – 9 muaj. Zgjedhjet do të mbahen jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese lidhur me zgjedhjen e presidentit nga populli”, tha Thaçi.
Sipas këtij memorandumi do të formohet edhe komisionin përkatës për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe që zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale të mbahen në vitin 2013.
Atifete Jahjaga është zëvendësdrejtore e përgjithshme e Policisë së Kosovës, ndërsa një kohë, pa shkarkimit të Behar Selimit dhe zgjedhjes me konkurs të Reshat malqi, ajo ushtroi edhe detyrën drejtorit të përgjithshëm të PK-së. Jahjaga është juriste e diplomuar.
Sipas këtij memorandumi do të formohet edhe komisionin përkatës për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe që zgjedhjet e reja parlamentare dhe ato lokale të mbahen në vitin 2013.
Isa Mustafa falënderoi Pacollin, ambasadorin Dell dhe Thaçin për gatishmërinë për të arritur marrëveshje.
Ai tha se kjo është një marrëveshje e rëndësishme për reformën e sistemit zgjedhor.