Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës   Empty
MesazhTitulli: Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës    Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës   I_icon_minitimeFri Apr 08, 2011 6:39 am

Gjeneralmajor Atifete Jahjaga është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës. Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mbajtur të enjten në mbrëmje, Jahjaga – kandidate e përbashkët e PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, me votim të fshehtë, është zgjedhur gruaja e parë presidente e Republikës së Kosovës. Jahjaga është zgjedhur presidente në raundin e parë të votimit, me 80 vota “për” nga 100 deputetët e pranishëm. Dhjetë votat ka marrë kundërkandidatja Novoberdaliu, ndërsa dhjetë vota të tjera ishin të pavlefshme.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, paraqiti kandidaturën e kandidates Atifete Jahjagës, të përkrahur nga PDK-ja, LDK-ja dhe AKR-ja. Kjo është një nga pikat e marrëveshjes ndërmjet ish-presidentit Behgjet Pacolli, kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa, e cila u arrit të mërkurën me ndihmën e ambasadorit amerikan, Christopher Dell. Ndërkohë Grabovci për të përmbushur nevojat e Kushtetutës, paraqiti formalisht edhe kandidaturën e kundërkandidates së Jahjagës, Suzanë Novoberdaliu, kjo e fundit, deputet e AKR-së.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u larguan nga salla para votimit, me arsyetimin se nuk dëshirojnë të tallen me qytetarët e Kosovës. Përkrahjen për Jahjagen e ka dhënë edhe Grupi Parlamentari i LDK-së dhe ai i AKR-së. Ndërsa Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë, por nuk e bëri të ditur nëse ata/ato përkrahin ndonjërën nga kandidatet për presidente.

Deputeti Visar Imeri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë Jahjagen, sepse është produkt i një marrëveshje partiake që i jep fund Republikës. Kjo marrëveshje sipas tij ia zgjat jetën kësaj qeverisje për dy vjet e gjysmë, kohë e mjaftueshme për ta shitur Postën, KEK-un, Trepçën dhe për të përfunduar bisedimet me Serbinë, bosnjizimin e Kosovës. “Si mund ti përfaqësoj Jahjaga qytetarët e Kosovës kur qytetarët e Kosovës nuk e dinë kush është ajo, çfarë mendon ajo për Kosovën?”, pyeti Imeri duke njoftuar se deputetët e Vetëvendosjes do të largohet nga salla.

Jahjaga: Kam besim në Kosovën

Pas betimit, në fjalimin para deputetëve, presidentja Jahjaga tha se ka vullnet dhe vetëbesim që të ndihmojë reformat dhe ndryshimet pozitive në Kosovë. Ajo tha se si presidente e vendit do të mbrojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, do të jetë faktor unifikues, e paanshme politikisht, mbrojtëse dhe përfaqësuese e interesave të Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, përfaqësuese e të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim kombi, feje, race a gjinie.

“Kam besim në Kosovën, kam besim në këtë Qeveri dhe kam besim dhe shpresë për qytetarët e vendit tim se do të përmbushim të gjitha objektivat tona. Synimi i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian si dhe ruajtja e miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidentja e sapozgjedhur.

“Në rrugën tonë jemi krenarë në lavdinë, jemi krenarë në shëmbëlltyrën e Skënderbeut, në personalitetin e Nënës Terezë, në aktin sublim të Adem Jasharit dhe në veprimtarinë e Ibrahim Rugovës. Të gjitha këto personalitete, si edhe shumë e shumë të tjerë, gjatë shekujve dhe në ditët tona, interesin e vendit dhe të popullit e vunë përpara vetes dhe me dritën e veprës së tyre shndritën deri në ditët tona, e do të shndrisin edhe në të ardhmen, duke na e përcaktuar qartë rrugën tonë, përkushtimin dhe idealin për të qenë të ndershëm, për të qenë të dinjitetshëm të lirë dhe të barabartë”.

Jahjaga përmendi edhe procesin e dialogut me Serbinë, të cilin e cilësoi si krejt normal. “Pasi nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, ne do ta ndërtojmë të ardhmen duke mësuar nga gabimet e së shkuarës. Dialogu do të ketë sukses. Pas përfundimit të tij, rajoni do t’i kthehet paqes dhe stabilitetit. Kosova dhe Serbia do ta kenë rrugën e qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke ndihmuar dhe jo duke penguar njëra-tjetrën”, tha Jahjaga.

Kush është Atifete Jahjaga?

Atifete Jahjaga u lind më 20 prill, 1975, në Gjakovë, ndërkaq shkollimin fillor, atë të mesëm dhe studimet në Fakultetin Juridik i kreu në Prishtinë. Përfundoi edhe studimet në Universitetin Leicester në Angli, çertifikimin postdiplomik në menaxhimin policor dhe të së drejtës penale në vitin 2006/2007 dhe çertifikimin postdiplomik në shkenca kriminalistike në Universitetin e Virxhinias në SHBA.

Karrierën e saj e nisi në Policinë e Kosovës, duke qenë e angazhuar në sektorë të ndryshëm të këtij institucioni, që nga patrullimi e deri te hetuesia. Ka kryer edhe trajnimin në Qendrën Evropiane të Sigurisë “Xhorxh Marshall” në Gjermani dhe në Akademinë Nacionale të FBI-së në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deri më sot, Jahjaga ka ushtruar postin e zëvendësdrejtores së përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndërsa një kohë ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Atifete Jahjaga zgjidhet presidente e Republikës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Marrëveshja për Kosovën, presidente Atifete Jahjaga
»  Atifete Jahjaga, kandidate për presidente të Kosovës
»  Kush është Atifete Jahjaga?
» Jahjaga do të shqyrtojë rikandidimin për presidente
» Calmy-Rey uron homologen e saj Atifete Jahjaga

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: