Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  Arrihet marrëveshja, Pacolli nuk rikandidohet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

 Arrihet marrëveshja, Pacolli nuk rikandidohet	 Empty
MesazhTitulli: Arrihet marrëveshja, Pacolli nuk rikandidohet     Arrihet marrëveshja, Pacolli nuk rikandidohet	 I_icon_minitimeThu Apr 07, 2011 12:40 pm

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar para pak minutash se është arritur marrëveshja për tejkalimin e ngërçit politik. Ai ka thënë se marrëveshja mes tij, kryeministrit Hashim Thaci dhe lideri të LDK-së, Isa Mustafa, ka shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Koalicioni qeverisës do të vazhdojë, ndërkaq me qëllim të tejkalimit të kësaj krize politike dhe institucionale, unë jam tërhequr nga rikandidimi im për postin e Presidentit të Republikës”, ka thënë Pacolli, i cili një muaj pas marrjes së postit të Presidentit u tërhoq nga kjo pozitë, pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim se ai ishte zgjedhur president në mënyrë jokushtetuese.

“Nuk do të rikandidoj, sepse nuk dua të përjetoj atë që kam përjetuar. Isha viktimë e gabimeve të të tjerëve, andaj nuk dua të paguaj sërish për fajin e dikujt tjetër”, tha Pacolli në një intervistë për RTK-në.

Sipas marrëveshjes së arritur, Pacolli tha se presidenti i ardhshëm nuk do të ketë mandat të plotë, por gjashtë deri në nëntë muaj, kohë kjo e mjaftueshme për të bërë reformat zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese. Ai me këtë rast bëri me dije se pas ndryshimit të Ligjit zgjedhor do të kandidojë serish për postin e presidentit të Republikës, por kësaj radhe siç tha ai, duke kërkuar votën drejtpërdrejtë nga qytetarët e Kosovës.

Duke falënderuar faktorin ndërkombëtar për ndihmën e dhënë në arritjen e marrëveshjes, sidomos ambasadorin amerikan, Christopher Dell, Pacolli tha se më këtë marrëveshje edhe PDK-ja dhe LDK-ja janë pajtuar që të evitohen zgjedhjet e jashtëzakonshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Arrihet marrëveshja, Pacolli nuk rikandidohet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: