Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bisedimet Kosovë - Serbi, pa vullnet, pa rezultate

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Bisedimet Kosovë - Serbi, pa vullnet, pa rezultate   Empty
MesazhTitulli: Bisedimet Kosovë - Serbi, pa vullnet, pa rezultate    Bisedimet Kosovë - Serbi, pa vullnet, pa rezultate   I_icon_minitimeMon Apr 11, 2011 4:10 pm

Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë paralajmëruar të vazhdojnë këtë javë. Që nga nisja e bisedimeve në fillim të muajit mars, palët kanë trajtuar problemet që ndërlidhen me regjistrin civil, kthimin e dokumenteve kadastrale, CEFTA-n e vulat doganore, energjinë dhe postë- telekomunikacionin. Por, megjithatë, nuk është raportuar për ndonjë marrëveshje konkrete për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Sonja Biserko, tha se mungesa e marrëveshjeve konkrete ndërmjet delegacionit serb e atij kosovar ka të bëjë me qëndrimet ende të kundërta ndërmjet palëve dhe atmosferës ekzistuese në fillim të bisedimeve. Biserko theksoi që rezultatet nga procesi, i cili, sipas saj, ka nisur në frymën e një presioni të Brukselit zyrtar, duhet të nxiten nga vetë Bashkimi Evropian.

“Ajo që është shqetësuese është se kemi pasur së fundi disa deklarata në Serbi, jashtë procesit të dialogut. Një sugjerim shqetësues që është dhënë nga elita serbe është se shqiptarët e serbët do të duhej të arrinin një marrëveshje historike, e cila, në fakt, nënkupton ndarjen e Kosovës. Ata nuk thonë diçka konkrete lidhur me këtë e as nuk e përmendin datën, por kjo është një gjë që po sugjerohet dhe pritet. Deri më tani, kemi qenë dëshmitarë të testimit të palëve, se sa ato do të jenë në gjendje të arrijnë kompromis dhe sa në të vërtetë ka gatishmëri për të vazhduar dialogun”, theksoi Biserko, njofton REL.

Për shkak të insistimit evropian për nisjen e bisedimeve, analisti Ramush Tahiri, duke folur vetëm në cilësinë e politologut, nuk e përjashtoi mundësinë që Prishtina e Beogradi të kenë hyrë në këtë proces vetëm sa për ta zhvilluar atë. Ai tha se ecuria e deritashme e bisedimeve dëshmon mungesën e një vullneti politik për të zbatuar rezultate konkrete në terren.

“Po mungon vullneti politik i palëve që të gjendet marrëveshja dhe të gjendet zgjidhja e të nënshkruhet, le të themi, një protokoll bashkëpunimi, me të cilin i jepet udhë zgjidhjes së secilit rast konkret - ose përmes komisioneve të përbashkëta që krijohen, ose përmes një praktike evropiane - një autoriteti të respektueshëm ndërkombëtar, i cili do ta impononte zgjidhjen, por ajo zgjidhje që do të ofrohej të ishte në kuadër të ligjeve edhe të vendit, por para së gjithash edhe ndërkombëtare”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bisedimet Kosovë - Serbi, pa vullnet, pa rezultate
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bisedimet Kosovë – Serbi, në interes të të dyja palëve
» Bisedimet të imponuara - vështirë të japin rezultate
» Kosovë-Serbi, arrihen tri marrëveshje
» BE me rol më aktiv në dialogun Kosovë-Serbi
» Lugina e Preshevës me Kosovë, veriu i Kosovës me Serbi!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: