Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbët në veri kundër USAID-it

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Serbët në veri kundër USAID-it   Empty
MesazhTitulli: Serbët në veri kundër USAID-it    Serbët në veri kundër USAID-it   I_icon_minitimeTue Apr 12, 2011 5:10 pm

Për serbët e veriut të Kosovës është e papranueshme mënyra se si po përpiqet t’i realizojë projektet e veta Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID), në këtë pjesë të Kosovës, vlerësojnë politikanët serbë në veri të vendit.
Ata thonë se kjo ka qenë arsyeja pse serbët lokalë në Zveçan, më 8 prill, kanë bllokuar rrugën Prishtinë-Mitrovicë, gjë që e pamundësoi takimin e përfaqësuesve të USAID-it me kompanitë e ndryshme ndërtimore në veri.

Dragisha Millovic, udhëheqës i serbëve në Zveçan, thotë se mënyra se si USAID-i po punon në veri të Kosovës, është jo e përshtatshme.

“Mendimi im personal është se ky është një tentim që të depërtohet përmes, siç thuhet, një dere të vogël. Po tentohet që përmes institucioneve të Prishtinës, të cilat ne nuk i njohim, të zbatohen projektet e tilla, si dhe të gjenden serbë të përshtatshëm, të cilët do t’i pranonin këto projekte”, thotë Millovic.

Marko Jakshic, po ashtu politikan serb dhe nënkryetar i të ashtuquajturit Kuvend i Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, thotë se qëndrimi i udhëheqësve serbë të veriut është se investimet e USAID-it në veri nuk janë në dobi të popullatës serbe, por për ndërtimin e, siç thotë ai, shtetit shqiptarë atje.

Ndërkaq, Xheraldina Cernobregu, përgjegjëse për informim në Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara thotë se qëllimi i projekteve të kësaj agjencie është përmirësimi i jetesës së qytetarëve, të cilët jetojnë në veri të Kosovës.

“USAID-i do të vazhdojë të punojë edhe më tutje në veri. T’i shikojmë mundësitë tjera, ndërmjet partnerëve tanë, që të vazhdojmë punën dhe kontributin tonë në këtë anë të Kosovës”, thotë Cernobregu. /Rel/Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbët në veri kundër USAID-it
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serbët në veri paralajmërojnë radikalizim të protestës
» Serbët po pengojnë ushtrimet e KFOR-it në veri
» Serbët bllokojnë sërish rrugët në veri
» EULEX-i nuk deshi t’i ndalonte serbët që u futën në veri
» Serbët e Kosovës akuzojnë Beogradin për trazirat në veri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: