Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 SHIK-u me dyer të hapura në Qeveri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

SHIK-u me dyer të hapura në Qeveri  Empty
MesazhTitulli: SHIK-u me dyer të hapura në Qeveri    SHIK-u me dyer të hapura në Qeveri  I_icon_minitimeSat Apr 16, 2011 9:21 am

Bashkëpunimi mes shefit të Shërbimit Inteligjent të Kosovës, Kadri Veseli dhe zyrtarëve të lartë të shtetit është konfirmuar të premten nga dy ish kryeministra të Kosovës: Bajram Rexhepi dhe Bajram Kosumi.
Të dy e kanë pranuar se Veseli ka qenë në zyrat e tyre, ani pse shërbimi sekret, të cilin e ka drejtuar për një dekadë nuk ka qenë i mbështetur në kornizat ligjore të pasluftës, shkruan Koha Ditore.

Por të dy e kanë mohuar që shefi i SHIK-ut u ka raportuar në baza të rregullta vjetore mbi aktivitetet e punës së organizatës.

Niveli i komunikimit të tyre me Veselin megjithatë del të mos ketë qenë i njëjtë. Derisa Rexhepi thotë se herë pas here ka marrë informacione nga shefi i SHIK-ut, Komsumi deklaron se me Veselin ka diskutuar vetëm rreth idesë së krijimit të agjencisë shtetërore të inteligjencës.

Rexhepi, që njihet edhe si kryeministri i parë i Kosovës, edhe sot ka bindjen se nuk ka bërë asnjë gabim që ka pranuar informata nga njeriu më enigmatik i dekadës së fundit.

Ministri aktual i Punëve të Brendshme ka rikujtuar se gjatë kohës kur ka qenë në krye të Qeverisë ishte dashur që të siguronte informata sekrete me qëllim të parandalimit të incidenteve me përmasa të mëdha për vendin.

Në atë kohë, sipas tij, në Kosovë ka pasur edhe shumë shërbime të huaja sekrete, përfshirë edhe shërbimin e inteligjencës së UNMIK-ut dhe atë të KFOR-it.

Zyra e kryeministrit nuk është mbyllur për shefin e SHIK-ut as kur ajo është drejtuar nga njerëzit e AAK-së, partisë së Ramush Haradinajt. Është Bajram Kosumi i cili e ka vazhduar mandatin e Haradinajt në krye të Qeverisë, ai që nuk e fsheh faktin se personalisht e ka ftuar Veselin në zyrën e tij.

Për dallim nga Rexhepi, ai thotë të mos e ketë thirrur atë për të marrë ndonjë informacion sekret, por për të dëgjuar konceptin dhe vizionin e tij për themelimin e shërbimit inteligjent zyrtar të shtetit. Për të njëjtin qëllim, Kosumi tregon se e ka ftuar në takim edhe Ramë Marajn. Ky i fundit është njohur si njeri i afërt me LDIK-në, që po ashtu ka drejtuar një shërbim tjetër të inteligjencës.

Për këtë detaj ka folur edhe shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli në një shkrim autorial të botuar muajin e kaluar. Aty ai ka treguar aktivitetet e përbashkëta me kryeministrat që për synim kanë pasur ndërtimin e shërbimit shtetëror të inteligjencës.

Më tej shkruan se ky inicim ka filluar kur Bajram Kosumi ishte kryeministër, ka marrë formë me Agim Çekun dhe është përfunduar me Hashim Thaçin. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
SHIK-u me dyer të hapura në Qeveri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mustafa: Dyert e LDK-së janë të hapura
» Kosova s’ka çështje të hapura me Maqedoninë
» Të gjitha qendrat e votimit të hapura me kohë
» Rrëfimi për SHIK-un i Kadri Veselit
» Hetim ndaj SHIK-ut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: