Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rrëfimi për SHIK-un i Kadri Veselit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Rrëfimi për SHIK-un i Kadri Veselit Empty
MesazhTitulli: Rrëfimi për SHIK-un i Kadri Veselit   Rrëfimi për SHIK-un i Kadri Veselit I_icon_minitimeThu Sep 01, 2011 12:56 pm

Njerëzit për të cilët thuhet se kanë qenë nëntoka e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë shumë para për punën që kanë bërë.

Niveli i të ardhurave të tyre nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK) është sjellë nga 190 deri në 350 euro.

Ish-shefi i kësaj organizate, Kadri Veseli, ka zbuluar pagat e punëtorëve të tij, por nuk ka treguar se nga e ka siguruar buxhetin për t’i paguar ata. Gjatë një interviste që i ka dhënë prokurorit ndërkombëtar, Erwin Petilos, në cilësinë e dëshmitarit në “rastin Bllaca”, Veseli ka thënë se numri i anëtarëve të SHIK-ut nuk ka kaluar asnjëherë mbi 90, derisa numri i “spiunëve” të cilët dikur kanë punuar për Serbinë ka qenë 200.

“Rrogat silleshin nga 190 euro deri në 350 euro në momentin kur u mbyll shërbimi përkitazi me sfidat”, i ka thënë prokurorit ai, pa dashur të tregonte se nga janë siguruar ato. Ai ka treguar se në vitin 1999, buxheti për SHIK-un ishte ndarë nga Qeveria e Përkohshme e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

“Nuk ishte më shumë se 5000 marka në vitin 1999. Nëse më jepni kohë, atëherë unë mund të bisedoj me disa njerëz. Do të mundohem të jem shumë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. Unë jam këtu për ta thënë realitetin”, ka thënë ai. “Në vitin 1999 nuk kishte më shumë se 30 persona. Ne u krijuam hap pas hapi në konsultim me kryeministrin e Qeverisë së Përkohshme të asaj kohe. Kur ne rekrutonim ishte me rëndësi që ata t’i trajnonim dhe për këtë duheshin fonde. Më shumë se 80 për qind e njerëzve të mi ishin trajnuar së paku tre muaj apo më shumë, apo disa prej tyre vit pas viti në interes të organizatës...”, ka treguar Veseli.

Ish-shefi i SHIK-ut, organizatë kjo që zyrtarisht ka pushuar veprimtarinë më 15 qershor 2008, gati pas 12 vjetësh të themelimit i ka thënë prokurorit se ka pasur kontakte dhe bashkëpunim me bashkëpunëtorë të Serbisë. Numri i tyre për 10 vjet, sipas tij, kishte arritur në 200.

“Që nga fillimi jemi munduar të vendosim kontakte me këta persona, kishim një lloj partneriteti. Propozimi në interesin e vendit është parandalimi i gjërave të këqija e të cilat vijnë nga Serbia edhe sot, pasi që ata mund të manipulojnë. Ishte me interes vendosja e kontakteve me ta, që ishin rreth 200 veta”, ka rrëfyer Veseli, të cilit i është tërhequr vërejtja nga prokurori se nuk është i dyshuar, por vetëm dëshmitar. Ish-shefi i SHIK-ut ka thënë se njeriu që ishte i ngarkuar për të bashkëpunuar me këta njerëz ishte drejtori i përgjithshëm, Ferat Shala. Me ta kishte bashkëpunuar edhe Fatmir Xhelili.

“Ky partneritet ka ndihmuar. Interesi i vendit ishte komunikimi me ta me qëllim të zbulimit të informacionit se çka do të ndodhte në të ardhmen, dhe shumica e tyre e kishin këtë”, ka thënë ai. Veseli nuk ka folur nëse ka ndonjë listë me emra të bashkëpunëtorëve. Hartimi i listave me emra të bashkëpunëtorëve, sipas tij, do të ishte gabim.

“Ata na ndihmuan dhe mbështetën. Ne kontaktonim me ta kohë pas kohe përgjatë gjithë këtyre 10 vjetëve. Kemi pasur këta 200 njerëz këtu dhe nuk janë zhdukur. Më shumë se 99 për qind e tyre jetojnë dhe kontribuojnë për këtë vend. Ne kontaktuam më dikë në vitin 2000, kurse ai u kthye te ne në vitin 2005 apo 2006 dhe u paraqit e foli vetë. Ne u shpjeguam atyre se ishte mirë që ata të thonë diçka”, i ka thënë prokurorit më tej Veseli.



Prokurori inkriminon SHIK-un në vrasjen e njerëzve të LDK-së



Prokurori special ia ka bërë disa pyetje Veselit inkriminuese për organizatën që ka drejtuar ai. Ky prokuror i ka thënë atij se shumë persona të LDK-së kanë vdekur dhe duket se janë vrarë nga njerëz të PDK-së, të cilët kanë përdorur SHIK-un për t’i vrarë ata. Por një gjë të tillë e ka mohuar Veseli. Ai ka thënë se gjatë gjithë kësaj kohe kanë ndodhur shumë gjëra të mira dhe të njëjtën kohë ka thënë se gjatë gjithë kohës së pasluftës dikush është munduar të manipulojë me gjëra serioze.

“Nuk dua t’ia vërë fajin askujt. Unë nuk e di nëse dikush nga PDK-ja ka vrarë dikë, por kurrë nuk ka ndodhur që SHIK-u të jetë përdorur për atë qëllim. Kjo s’ka lidhje me SHIK-un. Ky rast është parë si mundësi qe 12 vjet dhe njerëzit akuzojnë njëri-tjetrin. Unë nuk ndihem mirë dhe familja ime nuk ndihet mirë. Tani kemi këtë situatë”, ka thënë Kadri Veseli. Por prokurori e ka pyetur atë sërish se a është e drejtë të thuhet se vrasjet që kanë ndodhur nuk janë urdhëruar nga Qeveria dhe nga SHIK-u, por nga individët. Veseli është përgjigjur se shërbimi që ka drejtuar nuk ka pasur fuqi ekzekutive.

“Ajo që më shqetëson është kjo: le të themi se është një revole që është përdorur në një vrasje dhe pas ekzaminimit të gëzhojave konstatohet se ajo është përdorur edhe në një vrasje tjetër. Ato i takojnë ose LDK-së ose bashkëpunëtorëve, e vetmja gjë e përbashkët është se janë armiq të PDK-së. Duket sikur është një institucion?”, e ka pyetur sërish prokurori Veselin. Mirëpo ai është përgjigjur se ato që kanë ndodhur nuk kanë të bëjnë me organizatën të cilën e ka udhëhequr, ose njerëzit me të cilët ka punuar.

“Po i referohem SHIK-ut. Unë insistoj që këtyre gjërave t’ju shkoni deri në fund, pasi që këto kanë një çmim për mua dhe për familjen time. Unë nuk kam qenë në shërbim të PDK-së, unë po i shërbeja vendit tim. Unë nuk dua të bind apo të krijoj bindjen, sidoqoftë unë nuk besoj se interesi politik mund të jetë aq primitiv sa t’ia marrë jetën dikujt”, ka thënë Veseli.



Struktura e SHIK-ut



Shefi i SHIK-ut, Veseli, ka folur edhe për mbledhjen e informacioneve dhe për shkëmbimin e tyre me “partnerët”. Ai ka mohuar se ky shërbim ka arkivuar dokumente. Shumica e informacioneve, sipas tij, nuk janë ruajtur, sepse, siç ka thënë ai, ka qenë e panevojshme. Veseli ka thënë se në fillim SHIK-u organizohej varësisht nga çështja në të cilën duhej të punonte. Më vonë ai ishte strukturuar dhe kreu i organizatës ishte ai që nga fillimi dhe katër drejtorë dhe drejtori i përgjithshëm: drejtori për antiterrorizëm, drejtori i krimit të organizuar, drejtori i informacionit dhe drejtori për kundërinteligjencë.

Ndonëse e ka quajtur si organizatë legale SHIK-un, Kadri Veseli ka thënë se pas shpërbërjes së Qeverisë së Përkohshme, Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara ishte pengesë për funksionimin e tij, e cila ka ndaluar veprimtarinë e çfarëdo shërbimi inteligjent vendës.

“Gjatë gjithë kohës ne u përpoqëm të gjenim një marrëveshje, pasi që nuk donim sfida, sepse ishim të vetëdijshëm se si ishte situata. Kishte disa probleme juridike për shkak të Rezolutës 1244. Kjo shihej si pengesa kryesore për të legjitimuar Shërbimin e Inteligjencës. Ne punuam deri në qershor të 2008-s, gjithmonë ishim të ligjshëm në qendër të Prishtinës. Ne u munduam të punonim brenda kësaj kornize. Deri në fund të qershorit 2008, ne kemi punuar dy vjet për një ligj për ta krijuar këtë”, ka thënë njeriu që është cilësuar si më enigmatiku në Kosovë.

Ai është pyetur se a i ka raportuar edhe Azem Sylës, përveç kryeministrit Thaçi. Këtë e ka mohuar kategorikisht. Madje e ka mohuar edhe përfshirjen e tij në SHIK, sikurse të Nazim Bllacës, Shpresim Ukës, Driton Hajdarit, Faruk Gashit, Sadik Abazit, Shaban Sylës.

“Jo kurrë. Ne kemi pasur përgjegjësi vertikale jo horizontale. I kemi raportuar vetëm kryeministrit. Informacioni i mbledhur shkonte tek kryeministri. Puna ime mbaronte me dhënien e informacionit kryeministrit të Qeverisë”, ka shtuar Veseli. “Azem Syla kurrë s’ka qenë pjesë e SHIK-ut dhe ata personat e tjerë që përmenden kurrë s’kanë qenë në SHIK. Ne po flasim për dy periudha krejt të ndryshme, sepse tani është bërë njëfarë taktike se nëse dikush dëshiron ta bindë tjetrin për diçka, ata mundohen ta përdorin dhe të manipulojnë me SHIK-un”, ka thënë Veseli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rrëfimi për SHIK-un i Kadri Veselit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zvicra ua prish vizën C Kadri Veselit e Azem Sylës?
» Rrëfimi i dy pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës
» Hetim ndaj SHIK-ut
» Mustafa: PDK po na shantazhon me SHIK-un
» S’mund të hetohet SHIK-u!?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: