Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mustafa: PDK po na shantazhon me SHIK-un

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mustafa: PDK po na shantazhon me SHIK-un  Empty
MesazhTitulli: Mustafa: PDK po na shantazhon me SHIK-un    Mustafa: PDK po na shantazhon me SHIK-un  I_icon_minitimeWed May 18, 2011 5:19 pm

Muajt e fundit, PDK-ja, përmes strukturave të SHIK-ut brenda Policisë së Kosovës, ka shantazhuar punën e Komunës së Prishtinës duke u sjellë në formë të një regjimi policor, ka deklaruar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa.
Vërejtjet themelore të Mustafës janë për një prezencë jonormale të Policisë së Kosovës, të një njësie të policisë, që ka të bëjë me krimet ekonomike. Ata, sipas tij, kanë qenë prezentë gjatë këtyre gjashtë muajve në komunë... “kemi evidentuar që hyrja e dalja e tyre ka ndodhur deri në 12 herë gjatë ditës”, ka thënë Mustafa.
“Na ka habitur ky fakt, sepse më shumë përngjan në një shtet policor sesa në një shtet normal, demokratik. Assesi nuk do të thotë se policia nuk mund dhe nuk duhet ta bëjë punën e vet, sepse ajo ka të drejtë ta bëjë, mirëpo ta bëjë ashtu si edhe në institucionet e tjera dhe jo të përqendrohet vetëm në Prishtinë”, ka thënë Mustafa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Kjo, sipas Mustafës, ka marrë edhe efekte të një shantazhi politik që bëhet ndaj Prishtinës, sepse – siç shprehet ai – Partia Demokratike nuk ka mundur ta fitojë Prishtinën me vota. “Është pra edhe problemi i konkurrencës me LDK-në, andaj kjo ngjan në një luftë politike që zhvillohet me instrumente shtetërore, e që ne nuk duhet ta lejojmë”, thekson ai.
Mustafa shprehet se ka respekt ndaj Policisë së Kosovës dhe dëshiron që ajo të zhvillohet si një institucion i pavarur, të zbatojë plotësisht ligjin dhe të mos kemi elemente, të cilat disa segmente të policisë i shndërrojnë në segmente politike ose partiake.
“Këtu kam dhënë edhe vërejtjet lidhur me prezencën e elementeve të SHIK-ut në disa segmente, jo se ne tani duhet t’i gjykojmë apo duhet të marrim masa ndaj njerëzve që kanë punuar në SHIK përpara, por nga fakti se nuk dëshirojmë që një agjenci partiake, e cila ka funksionuar krejtësisht për interesa të një partie, tani, përmes policisë, të punojë po ashtu për interesa të asaj partie, sepse policia duhet të punojë për interesa të qytetarëve. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kjo”.
I pyetur nëse ai mendon se SHIK-u është ende aktiv përkundër faktit se ka shpallur pushimin e aktiviteteve, Mustafa thotë se, “ata e kanë shpallur pushimin si SHIK, por nuk do të ishte mirë që veprimtaria e tyre të vazhdojë në segmente të ndryshme përmes institucioneve vendore”.
“Këtë vërejtje e kam dhënë dhe do ta jap edhe më tutje, jo se kam diçka kundër njerëzve që kanë punuar aty, sepse ata me siguri i kanë pasur motivet e tyre, objektivat e tyre. Pjesa dërrmuese e tyre ka punuar në interes të Kosovës dhe për Kosovën, por ka punuar si pjesë e një partie politike”, ka thënë ndër të tjera kreu i LDK-së. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mustafa: PDK po na shantazhon me SHIK-un
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Geci për çdo gjë fajëson SHIK-un
» Hetim ndaj SHIK-ut
» S’mund të hetohet SHIK-u!?
» Rrëfimi për SHIK-un i Kadri Veselit
» Për EULEX-in, SHIK-u organizatë kriminale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: