Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 S’mund të hetohet SHIK-u!?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

S’mund të hetohet SHIK-u!?  Empty
MesazhTitulli: S’mund të hetohet SHIK-u!?    S’mund të hetohet SHIK-u!?  I_icon_minitimeWed Jun 22, 2011 6:45 am

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, edhe pas tre muajsh qëkur ka marrë nismën për krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e Shërbimit Informativ të Kosovës, nuk po arrin që t’i bindë as ligjvënësit e taborit opozitar për vënien e nënshkrimeve.

Deputetit Ramadani i ka mbetur pa nënshkrime lista prej 40 deputetësh, që kërkohet për ta ngritur komisionin hetimor për ish-Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), pasi që partia më e madhe opozitare, LDK-ja nuk e sheh të nevojshme që me SHIK-un të merret Kuvendi, përderisa Lëvizja Vetëvendosje, që thotë se është e gatshme ta nënshkruajë këtë nismë, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë, njofton Zëri

Megjithatë, deputeti i AAK-së shprehet i vendosur që ta çojë deri në fund nismën e tij për hetimin e SHIK-ut, ndonëse ka deklaruar se deri më tani ka marrë mbështetjen gojore vetëm nga subjekti i tij politik dhe Lëvizja “Vetëvendosje” e Albin Kurtit.

Fajin për bllokimin e kësaj nisme Ramadani ia hedh kryeministrit Hashim Thaçi dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Të gjitha partitë politike parimisht para televizionit u pajtuan për t’i dhënë mbështetje nismës sime, por në anën tjetër nuk kanë vënë asnjë nënshkrim ndoshta nga frika apo mundësia e ngritjes se ndonjë padie”, ka thënë deputeti i AAK-së.

“SHIK-ut i doli në mbrojtje edhe Ramë Maraj, i cili e kuptoi se e ka radhën për t’u hetuar. Por, Kadri Veseli (shef i SHIK-ut) dhe Ramë Maraj (shef i Sigurimit të Atdheut) do të përgjigjen për gjithçka që kanë bërë”, citohet të ketë thënë Ramadani.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që është apostrofuar nga deputeti Burim Ramadani, si pengues i nismës për hetimin e SHIK-ut, ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se është në favor të çfarëdo lloj hetimi ndaj shërbimit që dikur ka qenë pjesë e tij.

“Kjo nismë ka mbetur diku nëpër zyrat e AAK-së dhe them se është bërë shumë zhurmë rreth hetimit të SHIK-ut, sepse synimi ka qenë që të hetohet opinioni publik në Kosovë dhe të përfitohet politikisht. Andaj, them se faturat dhe të palarat janë munduar që t’ia adresojnë SHIK-ut, sepse veprimtaria e këtij shërbimi kombëtar është e pastër si loti, pasi që u ka shërbyer interesave nacionale”, ka thënë Haxhiu.

I njohur dikur si “Kamishi”, ai ka thënë se “veprimtaria e SHIK-ut është shumë transparente dhe nuk ka asgjë për të fshehur në këtë drejtim”.

Lëvizja “Vetëvendosje”, ndërkaq, nuk është në dijeni se ku ka mbetur nisma e deputetit të AAK-së. Glauk Konjufca i Vetëvendosjes mendon se nisma e deputetit Ramadani nuk ka pasur për qëllim përfitimin e poenëve politikë, por ka qenë një iniciativë serioze.

Konjufca kërkon që jo vetëm veprimtaria e SHIK-u të hetohet, por të gjitha shërbimet që kanë funksionuar nën ombrellën e partive politike.

Nga ana e tij, analisti politik Avni Zogiani konsideron se nismat e tilla të deputetëve gjithnjë do të mbesin në nivelin retorik, për faktin se interesat e forcave politike që kanë qenë deri më tani në pushtet janë të gërshetuara.

Shërbimi Informativ i Kosovës, që njihet si organizatë e afërt me Partinë Demokratike të Kosovës, kishte shpallur përfundimin e aktiviteteve të veta në qershor të vitit 2008. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
S’mund të hetohet SHIK-u!?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHIK-u me dyer të hapura në Qeveri
» Ish-presidenti i Ukrainës hetohet për vrasjen e gazetarit
» Mustafa: PDK po na shantazhon me SHIK-un
» Hetim ndaj SHIK-ut
» Geci për çdo gjë fajëson SHIK-un

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: