Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Zannier: Ndërkombëtarët të nxjerrin mësime nga Kosova

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Zannier: Ndërkombëtarët të nxjerrin mësime nga Kosova  Empty
MesazhTitulli: Zannier: Ndërkombëtarët të nxjerrin mësime nga Kosova    Zannier: Ndërkombëtarët të nxjerrin mësime nga Kosova  I_icon_minitimeSat Apr 16, 2011 9:23 am

Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e ndërgjegjshme të mos përsërisë në Libi gabimet e bëra gjatë ndërhyrjes në Kosovë, ka thënë shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve. Në fillim të kësaj jave, duke folur për krizën libiane, precedenti i Kosovës është përsëritur dhe nga ministri i jashtëm i Finlandës Aleksandër Stub.
“Ka mësime që bashkësia ndërkombëtare duhet t’i nxjerrë dhe një prej tyre është se kur merren nisma të kësaj natyre, siç janë ndërhyrjet ushtarake, është e nevojshme të kemi dhe një strategji dalëse”, tha Zannier.

Në Kosovë, ka theksuar shefi i UNMIK-ut, nuk ka pasur strategji të qartë, derisa vendimi për statusin, pas ndërhyrjes ushtarake “në vazhdimësi është shtyrë bazuar në idenë shohim e bëjmë”. “Edhe sot jemi ende duke pritur”, ka thënë Zannier, transmeton Rel.

“Kosovarët menduan se bashkësia ndërkombëtare, në një mënyrë apo në një tjetër, do të pranonte faktet në terren, por kemi parë rezultate të tjera”. Zanineri theksoi se pas ndërhyrjes ushtarake një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare morri anën e Serbisë.

“Me shpalljen e pavarësisë Kosova nisi rrugën e saj, por nuk ka mundur ende t’i shkojë deri në fund. Aktualisht është e bllokuar në mes të rrugës”, thotë shefi i UNMIK-ut.

I pyetur për raportin e Dick Martyt mbi trafikimin e organeve dhe keqtrajtimin e të burgosurve gjatë luftës në Kosovë, Zannieri pohoi se “gjëra që nuk janë të shkruara” në raport, por që janë të njohura për autorin, senatorin zviceran Dick Marty, “mund të përcaktojnë zhvillimin e ngjarjeve” duke çuar në rihapjen e çështjes.

Lamberto Zannier, i cili aktualisht drejton misionin e OKB-së në Kosovë është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e OSBE-së. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Zannier: Ndërkombëtarët të nxjerrin mësime nga Kosova
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zannier largohet nga Kosova?
» Zannier largohet nga Kosova
» Zannier e krahasonte Kosovën me Afganistanin
» Zannier, kandidat konsensual për shef të OSBE-së
» Zgjedhjet të vëzhgohen nga ndërkombëtarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: