Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pakoja e Cooper-it

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pakoja e Cooper-it  Empty
MesazhTitulli: Pakoja e Cooper-it    Pakoja e Cooper-it  I_icon_minitimeThu May 05, 2011 9:10 am

Dialogu Prishtinë-Beograd ka hyrë në një fazë tjetër, më
serioze. Robert Cooper ka sjellë në Prishtinë propozimet për energjinë,
lëvizjen e lirë, telekomunikacionin dhe vulat doganore. Ai kërkoi
konstruktivitet nga kosovarët. Edita Tahiri thotë se për këto propozime,
përgjigjja do të jepet në Bruksel, më 17 maj.
Korniza e
mundshme e marrëveshjes që Cooper e ka dorëzuar në kryeqytetin e Kosovës
përfshin çështjet e energjisë, telekomunikacionit, lëvizjen e lirë dhe
vulën doganore.
Zëvendëskryeministrja Tahiri ka konfirmuar për Express se tanimë
Prishtina zyrtare ka në tavolinë propozimet e ndërmjetësit Cooper.
Shefja e delegacionit të Kosovës ka përmendur temat veç e veç, për të
cilat do të provohet të arrihet marrëveshje.
“U ndalëm edhe te çështjet e hapura nga takimet paraprake. Dhe për
disa nga këto çështjet e rëndësishme, siç është telekomunikacioni,
energjia, lëvizja e lirë dhe çështja e vulave të Doganave të Kosovës dhe
njohja e tyre nga Serbia, këmbyem pikëpamje për mundësinë e realizimit
të marrëveshjeve kornizë, të cilat do të mund pastaj në takimin e radhës
të analizohen dhe të shihet procesi i arritjes së marrëveshjes”, ka
thënë Tahiri.
Tani pala kosovare ka kohë që deri më 17 maj të analizojë “propozimet
evropiane” të ndërmjetësit Robert Cooper dhe të japë pastaj vlerësimet
apo komentet gjatë raundit të katërt të bisedimeve në Bruksel.
“Në takimin e ardhshëm të dy palët duhet të paraqesin vlerësimet e
tyre lidhur me zgjidhjet evropiane për çështjet praktike të hapura në
dialog, veçanërisht për katër fushat që i përmenda”, tha ajo, duke
shtuar se në takimin me Cooper ka biseduar edhe për agjendën e raundit
të ardhshëm të bisedimeve.
Delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit kanë filluar procesin e
bisedimeve gjatë muajit mars, duke mbajtur tri raunde të bisedimeve.
Deri më tani palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje mes vete, por
nga të gjitha anët është folur për një qasje konstruktive në tryezën e
bisedimeve. Sido që të jetë, përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit
nuk kanë hezituar të shprehin haptazi mospajtimet për çështjet e nxehta
politike.
Përfaqësuesi i BE-së në këto bisedime, Robert Cooper të enjten (sot)
do të qëndrojë në Beograd, ku do të takojë udhëheqësin e delegacionit
serb në bisedime dhe do t’ia paraqesë edhe atij propozimet e tij për
temat e diskutuara deri tani. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pakoja e Cooper-it
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fitou: Zgjidhjet për veriun nga Pakoja e Ahtisaarit
» Pakoja dhe gjashtëpikëshi ofrohen si bazë për veriun
» Hoxhaj: Pakoja e Ahtisaarit prodhon stabilitet
» Pakoja-bombë u zbulua vetëm 17 minuta para shpërthimit
» Pajtohet me ndërmjetësin e BE-së, Cooper

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: