Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pakoja dhe gjashtëpikëshi ofrohen si bazë për veriun

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pakoja dhe gjashtëpikëshi ofrohen si bazë për veriun  Empty
MesazhTitulli: Pakoja dhe gjashtëpikëshi ofrohen si bazë për veriun    Pakoja dhe gjashtëpikëshi ofrohen si bazë për veriun  I_icon_minitimeFri Aug 19, 2011 9:04 am

Aranzhimet për veriun e Kosovës do të kenë për bazë Pakon e Ahtisaarit dhe gjashtëpikëshin e sekretarit të OKB-së, Ban Ki-moon, shkruan Koha Ditore.
Një diplomat i lartë ndërkombëtar ka shpjeguar në kushte anonimiteti për këtë gazetë se mundësitë që krijon Pakoja e Ahtisaarit janë aq të mëdha, saqë për integrimin e veriut të Kosovës nuk do të ketë nevojë të shpiket asgjë e re.

Të drejtat e komuniteteve në Pakon e Ahtisaarit e edhe të drejtat në gjashtë fushat që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, i pati propozuar të krijonin realitetin e mjaftueshëm për integrimin e serbëve të veriut.

Të njëjtat të drejta, sipas të njëjtit diplomat, do të duhej t’u garantoheshin edhe serbëve në pjesët e tjera të Kosovës.

Në këtë mënyrë thuhet se komunat veriore serbe do të kenë një këshill regjional ku do të merreshin vendimet e krijuara mbi Pakon e Ahtisaarit.

Autonominë financiare do ta fitonin edhe nga Pakoja e edhe nga pikat e Ban Ki-moonit Komunat serbe në veri të vendit do të merrnin një pjesë të të hyrave nga doganat, do të kishin të drejtë në emërimin e komandantëve lokalë të policisë dhe gjykatat që do të funksionojnë në veri do të kenë përbërje të ndryshme nga ato në jug të lumit Ibër.

“Kur të eksplorohet Plani i Ahtisaarit deri në detaje do të ketë një ambient shumë të favorshëm. Pastaj do të varet nga Qeveria e Kosovës nëse dëshiron të bëjë lëshime të vogla në mënyrë që shteti të jetë më i pranueshëm atje. Për shembull mund të kemi një situatë që autoritetet lokale atje kërkojnë që policia në veri të ketë një shenjë që dallohet se janë nga ai rajon i Kosovës. Në këtë rast do të ishte Qeveria e Kosovës ajo që do të vendoste në dialog me ta”, ka shpjeguar ky diplomat.

Që nga viti i kaluar, në qarqe diplomatike është diskutuar për modele të ndryshme, të cilat do të mund të përdoreshin si model për integrimin e serbëve të veriut të Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe partitë politike në vazhdimësi kanë kundërshtuar çfarëdo autonomie dhe kompetence të zgjeruar për qytetarët e veriut të Kosovës, me arsyetimin se një gjë e tillë do të defunksionalizonte shtetin. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pakoja dhe gjashtëpikëshi ofrohen si bazë për veriun
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fitou: Zgjidhjet për veriun nga Pakoja e Ahtisaarit
» Për blerjen e Man. Unitedit ofrohen 2.5 miliardë sterlina
» Pacollit i ofrohen dy poste në vend të presidentit
» Pakoja e Cooper-it
» Hoxhaj: Pakoja e Ahtisaarit prodhon stabilitet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: