Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Synimi i Serbisë është ndarja e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Synimi i Serbisë është ndarja e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Synimi i Serbisë është ndarja e Kosovës   Synimi i Serbisë është ndarja e Kosovës I_icon_minitimeSun May 30, 2010 8:19 am

Synimi i Serbisë është ndarja e Kosovës F.0529202759423_m
Ish-diplomati amerikan, James Hooper është i bindur se statusi i veriut të Kosovës do të jetë tema kryesore e bisedimeve të paralajmëruara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për çështje teknike të interesit të ndërsjellë.
Ish diplomati amerikan i cili qëndroi për disa ditë në Kosovë, i shoqëruar edhe nga ish diplomati Louis Sell, thotë se tash Serbia po kërkon një marrëveshje për Kosovën dhe duke pasur parasysh së ajo shumë rrallë shpreh një gatishmëri të tillë, kjo po nxitë interesimin e kryeqyteteve evropiane dhe të Washingtonit.

Synimi i Serbisë thotë ai është ndarja e Kosovës. “Evropa është e ndarë rreth kësaj çështjeje. Janë disa kryeqytete evropiane që do të mirëprisnin ndarjen e Kosovës, sepse janë më shumë të përqendruara në marrëdhëniet e tyre me Serbinë dhe e konsiderojnë Kosovën një çështje më të vogël”, ka thënë Hooper për Zërin e Amerikës.

Këto kryeqytete, sipas Hooperit, nuk shqetësohen shumë për ndërlikimet që mund të shkaktojë një zhvillim i tillë i ngjarjeve. “Kjo nuk është pikëpamje e Shteteve të Bashkuara dhe qeveria amerikanë është e vendosur në qëndrimin e saj për të shmangur çdo diskutimet për çfarëdo ndarjeje, diskutimet për ndryshim kufijsh apo çfarëdo diskutimi për statusin e Kosovës”.

Ndarjen e cilëson si të papranueshme edhe ish diplomati tjetër amerikan Louis Sell i cili thotë se gjendja në veri është trashëgimi e qasjes së gabuar ndërkombëtare. “Kjo është rezultat i dështimit të komunitetit ndërkombëtar, një dështim që shkon prapa në vitin 1999. Një gjendje që ata ishin të pafuqishëm apo nuk kishin vullnet për ta zgjidhur. Kjo çoi në një gjendje që nuk është e mirë për askënd, as për njerëzit që jetojnë në veri, për qytetarët e Kosovës dhe as për rajonin. Kjo duhet të zgjidhet duke u bazuar në respektimin e plotë të pavarësie dhe tërësisë tokësore të Kosovës”.

Gjendja në atë pjesë, sipas Sell, nuk është në të mirë as të vet ardhmërisë së Serbisë. “Mendoj se Beogradi ka luajtur një rol fatkeq duke mbështetur strukturat paralele gjë që nuk është e mirë për vetë serbët në Kosovë e as për qëndrueshmërinë afatgjate të Serbisë”.

Të dy diplomatët tërheqin vërejtjen se të dyja vendet duhet të zgjidhin problemet e përbashkëta dhe të përqendrohen në përmbushjen e kritereve për integrimet evropiane, që janë synim i të dyja palëve. Hooper thotë se integrimi në Bashkimin Evropian duhet të ndodhë në të njëjtën kohë. “Është shumë e rrezikshme që Serbia të integrohet më herët sesa Kosova meqë kjo do të kishte ndërlikime për mundësitë që Kosova t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian”.

Të dy diplomatët thonë se prania ndërkombëtarë në Kosovë duhet të kryejë punët në veri atje ku qeveria e vendit ka shumë kufizime, ndërsa duhet t’i kalojë përgjegjësitë tej autoritetet e vendit dhe t’u kërkojë atyre llogari në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. /VoA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Synimi i Serbisë është ndarja e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe ndarja e Kosovës është e mundshme
» Serwer: Ndarja e Kosovës një ide e keqe
» Maqedonia nuk frikohet nga ndarja e Kosovës!
» Ndarja e Kosovës rrezikon Evropën
» Serwer: Ndarja e Kosovës joreale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: