Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 KKR-ja zgjodhi gjashtë zëvendësministrat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

KKR-ja zgjodhi gjashtë zëvendësministrat  Empty
MesazhTitulli: KKR-ja zgjodhi gjashtë zëvendësministrat    KKR-ja zgjodhi gjashtë zëvendësministrat  I_icon_minitimeSat May 07, 2011 1:52 pm

Koalicioni për Kosovë të Re (KKR) ka shënuar përparim kundruall PDK-së në gjetjen e njerëzve për t’i vënë në pozicionet e zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës.
Burime të Kohës Ditore brenda Aleancës Kosova e Re (AKR) kanë thënë se tashmë KKR-ja ka vendosur për gjashtë bartës të funksioneve të zëvendësministrave nga radhët e saj, teksa për dy të tjerë s’ka vendosur ende.

“Emin Gërbeshi do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Gëzim Mehmeti në atë të Integrimeve, Banush Pacolli në atë të Infrastrukturës, Elizabeta Qarri-Musliu në atë të Kulturës, Avdi Mehmeti në atë të Punëve të Brendshme dhe Naim Ferati në atë të Administratës Publike”, kanë treguar këto burime për vendimin e AKR-së.

Këta janë gjashtë emra dhe kjo është punë e kryer, ndërsa për dy emra të tjerë po diskutohet, njëri do të jetë nga AKR-ja, kurse tjetri nga Partia e Drejtësisë. Tani mbetet që vetëm kryeministri Hashim Thaçi të nënshkruajë vendimin për emërimin e tyre.

Por, ushtruesi i detyrës së presidentit të AKR-së, Ibrahim Makolli, ka mohuar që koalicioni pjesë e të cilit është ai, të ketë ardhur në përfundim të identifikimit të njerëzve që kanë për të bartur funksione të zëvendësministrave.

“Sa u përket zëvendësministrave prej radhëve të Koalicionit për Kosovë të Re, ne jemi në proces të konsultave tona të brendshme për të identifikuar kandidatët e mundshëm për këto pozita. Ne nuk kemi vendosur ende, por besoj që së shpejti këto do të përfundojnë”, ka thënë Makolli.

Qeveria aktuale e Kosovës është formuar më 22 shkurt të këtij viti, por që atëherë janë rreth 30 kandidatë të partnerëve të koalicionit duke pritur për t’u emëruar zëvendësministra. Kjo, ngaqë shumë nga 19 ministritë do të kenë nga dy zëvendësministra. /Telegrafi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
KKR-ja zgjodhi gjashtë zëvendësministrat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Turqia zgjodhi Lamberto Zannierin në krye të OSBE-së
» Gjashte vese të mira shëndetsore..!
» Zbulohet shija e gjashtë, yndyra
» YouTube feston gjashtë vjetorin
» EULEX pajiset me gjashtë mjete të blinduara

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: