Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Situata e sigurisë në Kosovë është stabile

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Situata e sigurisë në Kosovë është stabile  Empty
MesazhTitulli: Situata e sigurisë në Kosovë është stabile    Situata e sigurisë në Kosovë është stabile  I_icon_minitimeSun May 08, 2011 10:29 am

Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Buehler ka thënë
se nuk do të ketë një reduktim të ri të ushtarëve të KFOR-it gjatë
vitit 2011.
“Ne tashmë e kemi pasur një reduktim të forcës
tonë. Nga 1 marsi kemi marrë një strukturë tërësisht të re dhe mendoj se
duhet mbajtur atë strukturë përmes së cilës mund të shohim se sa mund
të jetë në gjendje që të përballet me obligimet që i ka. Për këtë arsye
mendoj se gjatë vitit 2011 nuk do të ketë më shkurtim të fuqisë
ushtarake. Ne duhet të kryejmë disa detyra para se të bëjmë reduktimin e
ri”, ka thënë Buehler për agjencisë së lajmeve Beta.
Ai gjithashtu ka vlerësuar se situata e sigurisë është stabile dhe e qetë.
“Ky është mesazhi që ne duhet t’i dërgojmë botës pasi përshtypja që
ekziston për Kosovën në botë është e keqe, pasi që Kosovën gjithmonë e
lidhin me dhunën, trazirat. Për këtë arsye ne duhet të dërgojmë një
mesazh tjetër”, ka thënë ai.
Gjenerali gjerman nuk ka dashur shumë të flas rreth kompetencave që
pritet të ketë Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pasi këtë e ka
vlerësuar një pyetje politike. Për këtë, sipas Buehler, do të dihet më
shumë në vitin 2013 kur edhe pritet të bëhet një rishikim i Planit të
Ahtisaarit.
Komandanti i KFOR-it ka thënë se ka bashkëpunim të mirë me ushtrinë
serbe me të cilën ka edhe takime. Ndërkohë, ai ka sqaruar edhe rreth
përgjegjësive të misioneve ndërkombëtare në veriun e Kosovës, duke thënë
se “nëse strukturat paralele mblidhen dhe duan të zgjedhin udhëheqësin e
komunës, atëherë kjo nuk është përgjegjësi e KFOR-it”.
Sipas Buehlerit, nëse në veri raportohet se ka grup të armatosur atëherë “kjo do të jetë temë për KFOR-in”.
“Momentalisht nuk kam informacione të tilla”, ka thënë ai.
Po ashtu gjenerali gjerman e ka vlerësuar pozitive punën e policisë,
ndërsa në përgjithësi ka thënë se është arritur përparim në marrëdhëniet
mes popujve në Kosovë, por për shkak se në të kaluarën shumë gjëra të
këqija kanë ndodhur, për të arritur nivelin e besimit duhet ende kohë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Situata e sigurisë në Kosovë është stabile
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Situata e sigurisë në Mitrovicë më e qeta në 15 muajt e fundit
»  Kosovë – Mali i Zi, bashkëpunim në fushën e sigurisë
»  Shoqëria është stabile kur gratë e burrat kanë mundësi të barabarta
» Thaçi: Vendimi për rritje të sigurisë është në fuqi
» Rruga jonë është e vështirë, sepse është pëpjetë, por ajo është e qartë, sepse është e drejtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: