Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Halimi kundër hapjes së çështjes së kufijve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Halimi kundër hapjes së çështjes së kufijve  Empty
MesazhTitulli: Halimi kundër hapjes së çështjes së kufijve    Halimi kundër hapjes së çështjes së kufijve  I_icon_minitimeTue May 10, 2011 8:58 pm

Aplikimi i parimit të reciprocitetit për statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës sikur që e kanë serbët në Kosovë është alfa dhe omega e kërkesave politike të shqiptarëve në këtë rajon, thotë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë nga Presheva, Riza Halimi.

Në një intervistë për RTK Radio, ai shprehet kundër hapjes së çështjes së kufijve apo shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Halimi nuk beson se dialogu Kosovë- Serbi do të sjellë ndonjë marrëveshje për shkak se palët vazhdojnë të mbajnë qëndrime diametralisht të kundërta. Ai thotë se është tendenca e Beogradit që procesi i dialogut të stërzgjatet deri në maksimum. Megjithëkëtë Halimi e sheh të nevojshëm dialogun për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Derisa numëron plotë probleme të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që mund të zgjidhen përmes dialogut, ai thotë se ato nuk po përfshihen në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Ndërsa për zgjidhjen e tyre Halimi thotë se duhet të përdoren standardet e njëjta sikur për serbët në Kosovë.

“Reciprociteti është faktikisht alfa-omega e kërkesave politike shqiptare e kjo është që, pikërisht në situatën aktuale, në frymën e dokumentit të Ahtisarit, që ajo normal të jetësohet në Kosovë, por ato vlera të Drejtës Ndërkombëtare, të aplikohen në Luginë të Preshevës dhe kjo sigurisht do të siguronte një stabilitet më afatgjatë në rajon”, tha ai.

Ndërsa hapjen e çështjes së kufijve përkatësisht shkëmbimin e territoreve deputeti, Riza Halimi e sheh si një hap që pala shqiptare nuk duhet ta pranojë në asnjë mënyrë. Ai thotë se deklaratat për ndarjen e Kosovës që vijën nga Beogradi, janë matje e pulsit për bashkësinë ndërkombëtare, e që për aktualitetin, nuk duhet lëshuar në eksperimente të tilla.

“Në këto momente unë mendoj se nuk është temë serioze dhe se shumë më serioze është që atë që e kemi filluar ta mbarojmë deri në fund, në interesat e qytetarëve në terren”, tha ai. Ndryshe, në intervistën ekskluzive për RTK Radion, përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Riza Halimi, thotë se tash për tash Lugina e Preshevës ka mbetur e getoizuar si në planin ekonomik, social dhe kulturor gjë që po ndikon në rrezikimin e ruajtjes së substancës kombëtare shqiptare. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Halimi kundër hapjes së çështjes së kufijve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Halimi nuk beson në ndryshimin e kufijve
» KQZ nis procedurën e hapjes së kutive
» Halimi: Shqipëria “natyrore” marketing politik
» Rihapja e çështjes së Kosovës, e rrezikshme për rajonin
» Djurin: Ndryshimi i kufijve me pasoja në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: