Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Integrimi i komuniteteve RAE i nevojshëm për realizmin e politikave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Integrimi i komuniteteve RAE i nevojshëm për realizmin e politikave Empty
MesazhTitulli: Integrimi i komuniteteve RAE i nevojshëm për realizmin e politikave   Integrimi i komuniteteve RAE i nevojshëm për realizmin e politikave I_icon_minitimeWed May 11, 2011 2:50 pm

Mirel: Pjesëmarrja e romëve e nevojshme për të realizuar politikat.- Kuçi: Komuniteti RAE do të jenë qytetarë të barabartë në të gjitha fushat
Prishtinë, 11 maj 2011 (12.30)
Integrimi i komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas në jetën shoqërore dhe institucionale të vendit, vlerësohet të jetë i rëndësishëm në hartimin e politikës kosovare në përmbushjen e parakushteve themelore për integrim në Bashkimin Evropian.
Drejtori i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimorë, Pierre Mirel dhe zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi të mërkurën kanë zhvilluar një takim ku temë diskutimi ka qenë “BE-ja dhe integrimi i romëve, ashkalinjëve dhe egjiptasve në Kosovë”.
Drejtori i KE-së për Ballkanin Perëndimorë, Pierre Mirel ka theksuar se përpos integrimit të këtyre komuniteteve në fushën e edukimit, strehimit, kujdesit social dhe atij shëndetësor, element i rëndësishëm është edhe regjistri civil i tyre.
“Pjesëmarrja e romëve është e nevojshme për të bërë dhe realizuar politikat. Nuk janë vetëm institucionet shtetërore dhe komunat, por organizatat rome kanë një rol për të luajtur që nga fillimi nga projektimi deri në realizimin e politikave. Pesë temat që janë propozuar janë: regjistrimi civil, të gjithë mendojmë se është më i rëndësishmi, shkollimi, kujdesi shëndetësor, strehimi dhe jeta sociale-ekonomike”, ka vlerësuar Mirel.
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi nga ana e tij ka thënë se integrimi i komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptas në shoqërinë kosovare përbën një nga parakushtet themelore në procesin e integrimeve evropiane.
“Me zotërinë Mirel kemi diskutuar edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me çështje të integrimeve, ndër pikat e vizitës së tij ka qenë organizimi i një seminari për të drejtat e ashkalinjëve, romëve dhe egjiptasëve në Kosovë, prezantimin e punëve që ka bërë Qeveria e Kosovës në këtë drejtim, por mbi të gjitha prezantimi i objektivave që kemi për të ardhmen, në veçanti për mënyrën e integrimit të tyre si qytetarë të barabartë në fushën e edukimit, por edhe në fushat tjera, në mënyrë që ata të ndihen mirë, të integrohen dhe të jetë një problem në kuptimin jo vetëm të trajtimit të barabartë etnik, por edhe një problem i përmbushur në raport me integrimet evropiane”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Ndër të tjera, Kuçi ka bërë të ditur se një delegacion i Qeverisë së Kosovës javën e ardhshme do të zhvilloj takim me një delegacion të lartë të Komisionit Evropian, ku temë diskutimi do të jenë procesi i liberalizmit dhe marrëdhëniet kontraktoale Kosovë – BE.
Duke folur për vizitën e paralajmëruar për nesër të shefit të delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, Kuçi ka thënë se brenda ditës pritet të përfundojnë procedurat e vlerësimit të kërkesës së tij, e cila është bërë përmes përfaqësuesit të BE-së në Kosovë./kosovapress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Integrimi i komuniteteve RAE i nevojshëm për realizmin e politikave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arsimimi i komuniteteve i garantuar me Kushtetutë
» Integrimi nën “hijen” e krizave
» Kosova meriton të drejtë integrimi në BE
» Perspektiva e rajonit, integrimi i plotë në BE
» Bashkëpunimi i nevojshëm për cilësi në arsimin e lartë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: