Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kosovës t’i mundësohet prezenca në AP të OSBE-së!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kosovës t’i mundësohet prezenca në AP të OSBE-së!  Empty
MesazhTitulli: Kosovës t’i mundësohet prezenca në AP të OSBE-së!    Kosovës t’i mundësohet prezenca në AP të OSBE-së!  I_icon_minitimeFri May 13, 2011 5:47 pm

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur të premten në një takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të kryesuar nga ambasadori Roberto Battelli, përfaqësues special për Evropën Juglindore, kurse në përbërje të delegacionit ishin edhe Andreas Nothelle, përfaqësues special i AP të OSBE-së në Vjenë, Matteo Mecacci, raportues i Komitetit të Tretë, dhe Ëerner Almhofer, ambasador i OSBE-së në Prishtinë.

Kryeparlamentari falënderoi përfaqësuesit e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa kërkesë e veçantë e Krasniqit ishte që edhe Kosovës t’i mundësohet prezenca në Asamblenë e Përgjithshme të OSBE-së, fillimisht në cilësinë e vëzhguesit dhe më pas përmes anëtarësimit me të drejta të plota, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kuvendit për marrëdhënie me publikun.

Roberto Battelli theksoi se OSBE-ja është mike e tërë popullit të Kosovës dhe se i takon ekzekutivit të saj që t’i bëjë lëvizjet e nevojshme që mund të përfundojnë me një formë të pjesëmarrjes aktive të parlamentarëve të Kosovës në punën e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Duke ofruar mbështetjen e OSBE-së për Kuvendin e Kosovës edhe në të ardhmen, Battelli dhe përfaqësuesit e tjerë të saj shfaqën interesimin për fillimin e punës në ndryshimin e Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor në Kosovë, procesin e decentralizimit, të drejtat e komuniteteve pakicë, dialogun teknik ndërmjet Kosovës e Serbisë, e të tjera. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kosovës t’i mundësohet prezenca në AP të OSBE-së!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: